Aurora

12 milje thellësi, si ishte e organizuar artileria bregdetare e viteve 70-80. Flet ish-ushtaraku Vladimir Duda

Rajoni i Durrësit ishte konstruktuar me një rrjet mbrojtjeje nga më të fuqishmit e kohës, pasi ishte porti kryesor i vëndit dhe në rast zbarkimi të trupave armike në gjirin e Durresit dhe atë të Lalëzit, rrezikohej kryeqyteti i vendit Tirana e cila ishte vetëm 30 km larg.

Akademistët ushtarakë të asaj periudhe kishin hartuar një rrjet të kryqëzuar zjarresh për mbrojtjen e territorit, por kishin instaluar njëkohësisht edhe një vijë mbrojtjeje të paisur me topa të artilerisë së rëndë me qitje direkte për të siguruar 12 milje hapësirë detare të ligjëruar sipas konventave ndërkombetare të detit.

Ish ushtaraku Vladimir Duda flet me hollësi për mënyrën e organizimit të Regjimentit të 4-të të Artilerisë Bregdetare Detare në Durrës, regjiment që sipas tijë, ka qënë dhe mbeti deri në fund një nga njësitë kryesore të ABD në veçanti dhe të artileris së ushtrisë në përgjithësi.

Ky regjiment, sipas Dudës, ka qëndruar në pararojë në vijën e parë të zjarrit direkt në buzën e ujit dhe në kepat e largët të rrethit të Durrësit për mbrojtjen e kufirit shtetëror detar e bregdetar në bashkëveprim të ngushtë me forcat tokësore, ushtarako detare e të aviacionit si dhe forcat vullnetare e ato kufitare që vepronin gjatë gjithë vijës bregdetare që nga derdhja e lumit Ishëm e deri në grykëderdhjen e lumit Shkumbin. Një hartë ushtarake e asaj periudhe tregon qartë se ishin rajonizuar repartet e shumta si dhe pozicionet e vijës së parë të artilerisë.

Detyra kryesore e kësaj njësie ishte që të mbronte me zjarr kufijtë detarë të vëndit që nga largësia maksimale e larghedhjes së topave deri në buzën e ujit, të mbronte portin më të rëndësishëm të vëndit tonë dhe të mos lejonte zbarkimin e trupave desantuese në të. Po ashtu detyrë e veçantë ishte edhe Mbrotja e bazës ushtarake të FLD në Kepin e Bisht Pallës anijeve e katerave silurues në pikat e hapjes faktike si në Kepin e Rodonit deri në Kalanë e Turrës. Si dhe mbrotja me zjarr e anijeve të flotës sonë gjatë goditjeve të përbashkëta si në gjirin e Durrësit dhe në atë të Lalëzit duke dëmtuar asgjësuar desantin ajror që mund të zbarkonte në fushën e Hamallajt dhe në ish kënetën e Durrësit.

Vladimir Duda thekson se kjo njësi zotëronte fuqi të madhe zjarri dhe larg hedhje. Bateritë e kepave mbronin me zjarr të gjithë hapësirën detare të vëndit tonë në thellësinë 12 milje ose 22 km. Nga Repi i Rodonit deri në Kalanë e Turrës kishte në vijën e parë 32 topa të kalibrave të rëndë. Të gjitha qëndërat ishin të paisura me ushtarë aktivë të gadishmërisë ushatarke. Norma e hapjes së zjarrit që nga dhënja e urdhërit pas konstatimit të objekteve në det ishte për repartet bregdetare 7 minuta. Shkeljet e kësaj norme të çonin në gjyqin ushtarak. Repartet më në thellësi kishin normen 17 minuta.

Një veçori specifike e Regjimentit Bregdetar të Durrësit ishte se të gjitha topat ishin të fortifikuar në tunele. Vënd komandat po ashtu në tunele të gatëshme për të përballuar çdo lloj sulmi. Të gjitha bateritë në veçanti nga artileria tokësore, kishin brënda qëndrave të zjarrit nga 150 predha për top dhe mbushje të kalibrave të mëdha.

POZICIONIMI I BATERIVE TE REGJIMENTIT

Regjimenti i 4-rt i ABD në momentet e krijimit të tijë përbehej nga 7 bateri të disllokuara në pozicione zjarri të cilat ishin : Bateria 122 m/m e vendosur në Shetaj, Kepi i Rodonit me larghedhje të predhave 24 km. Bateria 130 m/m me tërheqje mekanike e vendosur në Shkafane, larghedhja e predhave 27 km. Bateria 122 m/m top e vendosur ne kepin e Bishtpallës me larghedhje 24 km. Bateria 130 m/m stacionar vendosur në Currila, larghedhja 24 km. Bateria 130 m/m me tërheqje mekanike e vendosur në Golem të Kavajës dhe më pas në vitin 1973 u vendos në tunelet e Shkëmbit të Kavajës, larghedhja 27 km.

Bateria 122 m/m top e vendosur në Karpen të Kavajës larghedhja 24 km. Bateria 130 m/m stacionare e vendosur në Kalanë e Turrës me larghedhje 24 km. Në vitin 1978 u bë riorganizimi i regjimenteve të ABD dhe Regjimnetit te 4-t i u hoqën bateritë e Karpenit të Kavajës dhe të Kalasë së Turrës. Dhe i u bashkëngjiten 2 bateri të tjera që ishin në vartësi të regjimnetit të Lezhës, bateria 122 m/m e Kepit të Rodonit dhe bateria fushore 100 m/m në fshatin Bizë të Ishmit. Me ardhjen e këtyre 2 baterive regjimenti plotësonte detyra zjarri në Gjirin e Shëngjinit.

VROJTIMI DHE MODERNIZIMI I TEKNOLOGJIS ZBULUESE TË MJETEVE DETARE ME RADARË JAPONEZË

Ujërat territoriale sipas skemës së regjimit të lundrimit përfshinin territorin 12 milje thellësi nga vija e drejtë që bashkonte Kepin e Rodonit me te Bisht Pallës, Kalanë e Turrës, dhe vijonte. Ujrat brenda kësaj vije quheshin ujra të brëndëshme. Ujrat tona territoriale, vijon biseden Vladimiri, fillonin pas kesaj vije dhe shtriheshin në 12 milje ose rreth 23 km.

Në këto parametra bateritë e Rodonit, Bisht Pallës dhe Kalas së Turrës duke pasur larghedhjen e predhave deri në 24 km e mbulonin me zjarr tërësisht këtë sipërfaqe ujrash territoriale. Nga ana tjetër u moren masa të rëndësishme për forcimin e zbulimit të mjeteve detare. Kështu krahas 2 stacioneve radiolokatore që kishin Currilat dhe Kalaja e Turrës, në vitin 1978, vit që koinçidon edhe me prishjen e mardhënjeve miqësore me Kinën, të gjitha bateritë bregdetare u paisen edhe me radarë J.R.C.

Japonezë me aftësi zbulimi deri në 72 milje që e mbulonin plotësisht zonën e zbulimit të objekteve detarë në largësi të mëdha. Krahas tyre për zbulim ishin në funksion edhe P.C.V-të në Shetaj, Durrës dhe në Gurin e Gomares ne Divjakë. Që kishin fuqi zbulimi shumë më të mëdha.

Ndërkohë në të gjitha bateritë shërbimi i zbulimit organizohej 24 orë pa ndërprerje. Ky ishte një shërbim optiko pamor me sy dhe instrumenta si dhe me radar. Ky shërbim kryhej edhe në drejtim të ajrit. Të gjitha pikat e vrojtimit, ashtu si në të gjithë rajonin bregdetar të vëndit, edhe ato të Durrësit, nga Rodoni deri në Kalanë e Turrës, ishin të detyruara të raportonin në vënd komandat qëndrore dhe në grupin e drejtimit në çdo 15 minutësh se çfarë objekti kishin në sektorin e vrojtimit të tyre. Dhe të gjitha këto pika bashkëvepronin me njëra tjetrën për të ndjekur objektet detare që lëviznin në thellësi duke përfshirë edhe anijet tregtare, ushtarake si dhe deri tek peshkatoret tona.

SHMANGIA E INCIDENTIT TE RATSËSISHËM ME 2 DESTROJERË QË KISHIN SHKELUR NË UJRAT TERRITORIALE

Vladimir Duda ruan shume kujtime të veçanta nga jeta ushtarake në këtë regjimnet. Ku ka pasur disa detyra drejtuese si Komnadant Baterie në Shafane, Shef Zbulimi i Regjimnetit, Shef Shtabi i Regjimnetit të Artilerisë Bregdetare dhe në fund të karierës ushtarake ka pasur detyren e Shefit Operativ të Regjimnetit. Ai tregon se si në vitin 1980 ishin duke kryer një qitje reale në det në zonën e Currilave të Durrësit. Shenja që do të goditej, maketi lundrues po afrohej në pikën kur sapo do të jepej komanda për të hapur zjarr. Ai kujton: “ Papritur, në drejtim të maketit që do të qëllohej, kur sapo do të jepja komandën e hapjes së zjarrit, dalloj larg në horizont 2 destrojerë që ishin duke lundruar në vijë të drejtë me shenjën që do godisnim. Ato sapo kishin hyrë pak në ujrat tona territoriale. Ndalova zjarrin urgjentisht dhe njoftova Komandën e Regjimnetit për situatën që na u paraqit papritur.

Pas kontaktimit të tyre me Komandën e Marinës dolën 2 katera siluruesa në det dhe u afruan te destrojerët dhe i njoftuan për hyrjen e tyre në ujrat tona teritoriale. Ato ndërruan kurs dhe dolën nga zona. Në se do të kishim qëlluar në ato momente realisht do të ishim gjendur padashur në një prag incidenti ndërkombëtar të rëndë” thotë Duda. Po këto “ rastësi “ me pasoja kanë vijuar edhe më pas. Në vitin 1993 në kohën kur po bëhej rikonstruksioni i divizionit dhe i njësive të reparteve të tijë, në Currila zhvillohet një stërvitje treguese në të cilën merrte pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali dhe Shtabi i Ushtrisë.

Stërvitja kishte si temë: “Veprimet e batalionit të këmbësorisë në mbrojtje në bregdet në bashkëveprim me të gjitha llojet e armëve”. Në atë kohë, kujton ushtaraku Duda, megjithese isha i shkarkuar nga të gjitha funksionet, më dhanë si detyrë që të udhëhiqja pregatitjet e efektivit të artilerisë bregdetare për qitjen që do të bëhej. Në këtë periudhë në bregdetin tonë patrullonin 2 destrojerë amerikanë për të bllokuar trafikun e klandestinëve. Kur filluam stervitjen për pregatitjen e efektivit ndezem edhe lokatorin ZALLP 13 prodhim sovjetik i vitit 1954, me llampa. Për mësim filluam të përcaktonim drejtimin, kursin dhe shpejtësinë e 2 destrojerëve, me që nuk kishte objekt tjetër në det.

Ata po lëviznin në drejtim të veriut njëri pas tjetrit. Në momentin kur po përcaktonim të dhënat për drejtimin e lëvizjes së tyre,kurs, shpejtësi etj atyre i u bllokohen të gjitha stacionet e drejtimit. Dhe përfaqësuesit e tyre pranë Ministris së Mbrojtjes protestuan se një stacion radiollokator shumë i fuqishëm u ka bllokuar stacionet e drejtimit. Ata kishin dyshuar se mos ishte i qëllimshëm ky bllokim për të ndikuar në mos zbulimin e rrjetit të trafikut të klandestinëve në Adriatik.

Në atë periudhe Ministria e Mbrojtjes ishte me personel krejtësisht të ri dhe të papërvojë dhe ende nuk ishte stabilizuar personeli i artilerisë bregdetare që të njihte situatën në Durrës. E njëjta gjë ishte edhe për divizionin e Shijakut. Për fat në divizion ndodhej ushtaraku Gjergj Marina i cili e kuptoi situatën. Ai me telefonoi dhe me pyeti në se kishim bërë stërvitje me ZALLP 13 dhe se çfarë objektivash kishim përpara. I u përgjigja se po dhe se në drejtim të baterisë kanë qënë 2 destrojerë. Më njoftoi se kanë protestuar në Ministri se u kishim bllokuar stacionet e drejtimit të tyre. Më këshilloi që të merrja masa për plotësimin e dokumentimin e zbulimit pasi do të shkonte një ekip për verifikim. Po problemi u mbyll me kaq./Shqiptarja.com

12 milje thellësi, si ishte e organizuar artileria bregdetare e viteve 70-80. Flet ish-ushtaraku Vladimir Duda

12 milje thellësi, si ishte e organizuar artileria bregdetare e viteve 70-80. Flet ish-ushtaraku Vladimir Duda Read More »

”Midhja” hap sezonin turistik në Ksamil, Blendi Klosi: Turistët të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare. Synojmë rritjen e tyre

Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë festa kulinarie dhe të traditës për t’u demonstruar turistëve mikpritjen shqiptare.

Nga qendra e Ksamilit, ku me Festën e Midhjes është ngritur sipari i sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit turistik për t’u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti “Smile Albania” për t’u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.

Ministri Klosi tha se, ky sezon do të shënojë rritje të numrit të turistëve, çfarë do të thotë më shumë përgjegjësi për institucionet, por edhe bizneset.

”Midhja” hap sezonin turistik në Ksamil, Blendi Klosi: Turistët të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare. Synojmë rritjen e tyre Read More »

Prova të reja për Tahirin, ja kur do të dalë para gjykatës

Të tjera zhvillime priten të ndodhin me çështjen Tahiri, mësohet së fundmi se ish ministri i Brendshëm pritet të dalë përpara gjykatës brenda 72 orëve. Në këtë seancë, Tahiri do të merret në pyetje përveç se do të njihet me masën e sigurisë. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se me kërkesën për masë arresti ndaj Tahirit, prokurorët kanë paraqitur prova të reja.

Prokuroria ka siguruar edhe materialet e gjetura nga letërporositë e ardhura nga Italia dhe Greqia. Gjykata e Krimeve të Rënda dha një ditë më parë, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Tahirit, duke iu marrë pasaporta dhe karta e identitetit. Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prova të reja për Tahirin, ja kur do të dalë para gjykatës Read More »

Në krye të Krimeve të Rënda, zbardhet pasuria e gruas që “tmerron” burrat

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku menjëherë pasi u emërua filloi me lëvizjet në organin e akuzës. Fillimisht u duk se Arta Marku, por krijonte “ekipin e peshkimit”, për të hedhur grepin tek të mëdhenjtë e inkriminuar, por lëvizjet e njëpasnjëshme vërtetuan tjetër gjë.

Ndryshimet e para u shoqëruan me një sërë reagimesh nga prokurorët e lëvizur, madje ndaj Markut u depozituan edhe dy padi me arsyetimin se nuk ka kompetenca ligjore për shkak se ka mandat të kufizuar.

Që në fillim dihej se si do të shkonin këto padi dhe se Marku do të triumfonte, por lëvizja me të cilën Marku ka goditur, pavarësisht kompetencave që ka, ishte shkarkimi i kreut të Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Në vend të tij, Marku emëroi drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela
Prokurorja Donika Prela zuri vendin e Besim Hajdarmatajt, pasi në fillim të këtij viti kishte “përzënë” nga drejtimi i Prokurorisë së Durrësit, prokurorin Agron Gjana.

Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku firmosi lëvizjen e kryeprokurorit të Durrësit, Agron Gjana, duke e dërguar këtë të fundit në Pukë.
Në vendin e tij, Marku emëroi Donika Prelën, e cila më parë ishte prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kështu, Prela me mbështetjen e Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, brenda harkut kohor prej pesë muajsh, ka bërë lëvizje të rëndësishme.

Brenda një kohe të shkurtër, Prela e ka parë veten në majat e organit të akuzës. Dhe e gjitha kjo thuhet se ka ndodhur, për shkak se ajo ka premtuar hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Prela ndryshe njihet si gruaja që “tmerron” burrat, duke iu referuar emërimeve të saj të njëpasnjëshme në organin e akuzës, vetëm në pak kohë.

Fillimisht “tmerroi” ish-kreun e Prokurorisë së Durrësit Agron Gjanën, më pas e nisi në Tiranë me ish-kreun e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn dhe në dorë ka edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ndaj ish-kreut të organit të akuzës është regjistruar një procedim penal nga Prokuroria e Durrësit, në kohën që Prela drejtonte këtë prokurori.

Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash dhe ai tashmë është në “duart” e Prelës në Krimet e Rënda.
Emërimi i Prelës në krye të Krimeve të Rënda është komentuar në mënyra të ndryshme, duke qenë se ajo njihet edhe si mikeshë e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Gjithsesi Vettingut nuk do t’i shpëtojë as Donika Prela qoftë për aftësinë profesionale, bazuar në çështjet që ajo ka patur në duar, qoftë në aspektin pasuror.

Ndoshta atëherë do të zbardhet e vërteta e këtij emërimi, nëse ka lidhje me hetimet ndaj ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, apo nëse ka motive politike.
CNA.al sjell pasurinë Prelës të deklaruar me 24.03.2017 pranë ILDKPKI-së.
Pasuria e deklaruar nga kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela
Llogari bankare në shumën 4 500 758 47 lekë në emër të bashkëshortit Vangjel Prela. Vlera është përfituar nga shitja e një apartamenti si dhe kursimet familjare të depozituara në bankë, të deklaruara në vititn 2015.

Llogari bankare në emër të vajzës, nxënëse në klasën e gjashtë në vlerën 27 000 00 lekë.
Të ardhura nga shlyerja e huasë me datë 27.02.2015 e deklarur në vitin 2015, likujduar plotëisht me datë 02.08.2016 në shumën 300 000 lekë.
Kursime nga gjendja cash në shumën 500 000 lekë. Të krijuara nga të ardhurat e punës së prokurore dhe nga puan e bashkëshortit.

Të ardhura nga paga si prokurore në Prokurorinë Durrësit, për periudhën 2016, në shumën 1 195 108 lekë. Gjendja e llogarisë bankare të pagës me datë 31.12.2016, është pakësuar me 6 137 lekë.
Të ardhura nga paga neto e bashkëshortit Vangjel Prela me detyrë përgjegjës sektori pranë Bashkisë së Tiranë për vitin 2016, në shumën 813 517 lekë. Gjendja e llogarisë bankare me datë 31.12.2016 në shumën 73 812 63 lekë.

Në krye të Krimeve të Rënda, zbardhet pasuria e gruas që “tmerron” burrat Read More »

Ambasadorja e BE-së Vlahutin, na zbulon mrekullitë e Shqipërisë (që shumë nga ne nuk i njohim)/Foto

“Të premten, dita e 6-të e Javës së Evropës, udhëtimi ynë përmes mrekullive kulturore dhe natyrore të Shqipërisë u ndal në bashkinë e Pogradecit për një vizitë kushtuar potencialit turistik të Shqipërisë.

Ambasadorja e BE-së Vlahutin, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Ambasadori i Sllovenisë Stančič vizituan varret mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.

Në këtë vend me bukuri të qetë dhe rëndësi të madhe për historinë evropiane, ata diskutuan se si vende të tilla pak të njohura duhet të promovohen më mirë si një burim për zhvillimin vendor.

Pas një shëtitjeje në Liqenin e Ohrit, Delegacioni i BE-së organizoi një diskutim me qytetarët e Pogradecit mbi menaxhimin e rajonit si një destinacion turistik.

Diskutimi preku menaxhimin ndërkufitar të zonës, zhvillimin e sporteve të qëndrueshme të ujit dhe ofertën e Shqipërisë për përcaktimin UNESCO të pjesës së saj të liqenit (mbështetur nga fondet e BE-së).”

Kështu thuhet në një njoftim të zyrës së BE-së në Tiranë, e cila ka postuar edhe fotot e mëposhtme, që tregojnë një pamje fantastike, nga një vend që shumë njerëz në Shqipëri nuk e njohin.

 

Ambasadorja e BE-së Vlahutin, na zbulon mrekullitë e Shqipërisë (që shumë nga ne nuk i njohim)/Foto Read More »

Damian Gjiknuri në Orikum: Jemi drejt përfundimit të një prej veprave të rëndësishme energjetike. Nënstacioni, investim për zonën turistike

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi disa prej investimeve në rrjetin energjetik në zonën e Bashkisë Vlorë. Në fillim ai u ndal në kantierin e hapur në Orikum ku tanimë është drejt përfundimit nënstacioni i ri elektrik që lidh rrjetin 110 kV me rrjetet 35 dhe 20 kV, investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Jemi drejt përfundimit të një prej veprave të rëndësishme energjetike këtu në Qarkun e Vlorës që është nënstacioni elektrik i Orikumit.

Nënstacioni do bëjë të mundur përmirësimin e furnizimit me energji të të gjithë zonës së Orikumit ku efekti do të jetë i menjëhershëm me lidhjen që do të ketë rrjeti 35 kV.

Janë investime të nevojshme për këtë zonë turistike. Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë.

Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që ne tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit

Ndërkaq, i shoqëruar nga administratori Adrian Çela dhe drejtori rajonal Erion Osmanaj, ministri Gjiknuri pa nga afër edhe investimet që po kryen Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në qytetin e Vlorës.

Qyteti i Vlorës jo vetëm që ka përfituar këto 800 milion lekë të reja dhe ka në proces edhe 1.2 miliard lekë të reja investime që janë duke u zbatuar por ne kemi edhe një projekt tjetër agresiv investimi në Bashkinë e Vlorës.

Ky projekt i ri ka të bëjë me sistemimin e rrjetit elektrik nga tuneli i Ujit të Ftohtë deri në zonën e Radhimës që shkon rreth 2.2 miliard lek të reja. Gjithë këto rezultate dhe gjithë këto investime arrihen edhe në saj të performancës së kompanisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve./Shqiptarja.com

Damian Gjiknuri në Orikum: Jemi drejt përfundimit të një prej veprave të rëndësishme energjetike. Nënstacioni, investim për zonën turistike Read More »

”Mos ëndërrove mbrëmë, kur fillon ajo e shkretë ‘Rruga e Arbrit’ se ka mbetur jetime”. Komentuesit kapen me Ramën

Me pamjet e çeljes së sezonit turistik i ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama këtë të dielë. Por teksa nuk mungojnë kritikat, edhe këtë mëngjes, Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet disa prej tyre.

Ja replikat:

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje nga çelja e sezonit turistik në Vlorë, ju uroj një të dielë të bukur 🌹”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155804199936523/?t=0

”Mos ëndërrove mbrëmë, kur fillon ajo e shkretë ‘Rruga e Arbrit’ se ka mbetur jetime”. Komentuesit kapen me Ramën Read More »

Thirrja e fortë e mjekut infeksionist: Mos përgjegjësia qytetare arrin kulmin, këta prindër janë të papërgjegjshëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku sjell në vëmendje një sjellje të prindërve të rinj shqiptarë.

Këta prindër i nxjerrin femijet e tyre ne ambiente publike ku ka edhe femijë të tjerë, pavaresisht se shenjat e variceles, e cila është ngjitese, janë shumë të qarta.

POSTIMI I PLOTE:

Prindër ndërgjegjësohuni: ”Ignorantia non est argumentum”……Arësyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror….Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje….KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen…Quo vadis Shqipëria ime!!!

Thirrja e fortë e mjekut infeksionist: Mos përgjegjësia qytetare arrin kulmin, këta prindër janë të papërgjegjshëm Read More »