Aurora

Performanca e ‘magjishme’ e Rita Orës, spektakël dhe emocione në sheshin ‘Skënderbej/Foto

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhuroi spektakël dhe emocione mbrëmjen e kësaj të diele në sheshin “Skëndërbej”.

Atmosfera është ndezur nën ritmet e muzikës dhe performancës së shkëlqyer të Rita Orës ndërsa sheshi ishte i populluar nga qytetarë dhe adhurues të këngëtares.

Menjëherë sapo është ngjitur në skenë këngëtarja, publiku shqiptar e ka mirëpritur, duke brohoritur e kërcyer në ritmet e mrekullueshme të muzikës së saj.

Pas shkëlqimit të Ermal Metës në koncertin e 1 qershorit, është Rita Ora ajo që ndez skenën e sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Koncerti u realizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës. Koncerti ka filluar ne orën 18.00 me disa “DJ” të famshëm. Më pas performuan këngëtarët Kida dhe Yli Limani, për të mbërritur me performancën e Rita Orës.

Këtë verë, Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore ./ATSH

Performanca e ‘magjishme’ e Rita Orës, spektakël dhe emocione në sheshin ‘Skënderbej/Foto Read More »

Qeveria thirrje emigrantëve: Investoni kapitalet në agroturizëm!

540 fermerë nga qarku i Elbasanit janë përfitues të skemës kombëtare të qeverisë për mbështetjen e bujqësisë.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote gjatë turit për prezantimin e projekteve zhvilluese për qarkun e Elbasanit ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur se skema kombëtare e qeverisë parashikon mbështetje për fermerët në vlerën e 20 milionë eurove.

Sipas Kotes, nga kjo skemë kanë përfituar 540 fermerë të qarkut Elbasan, nga të cilët 100 janë blegtorë.

“Përmes mbështetjes me skemën direkte u bë e mundur mbjellja e 300 ha në këtë qark”, – tha Kote, ndërsa ftoi fermerët të zgjerojnë investimet e tyre duke i siguruar ata për fonde dhe mbështetje teknike.

Por, mbështetje për fermerët shqiptarë, sipas numrit 2 të Ministrisë së Bujqësisë, po vjen edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Përmes IPARD II, projekt i Bashkimit Europian po mbështetet ndjeshëm zhvillimi i bujqësisë shqiptare.

Kote u bëri thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë të kthehen e të investojnë kapitalet e tyre në agroturizëm, i vetmi sektor, siç u shpreh ai, fitimprurës.

“E keni mbështetjen financiare. Modelet kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme. Nevojitet orientimi i fermerëve dhe një strategji afatgjatë që t’i rezistojë kohës dhe produkti të shkojë për eksport e agroturizëm”, – deklaroi ai.

Qeveria thirrje emigrantëve: Investoni kapitalet në agroturizëm! Read More »

Detaje/ Tre suprizat e javës politike që do të turbullojnë vendin, nga audio-përgjimi tek Adriatik Llalla

Kjo javë e re që po vjen, pritet të sjelli disa zhvillime mjaft interesante rreth proceseve të rëndësishme që lidhin me fije të forta, drejtësinë dhe politikën në Shqipëri.

E para lidhet me ardhjen e përgjigjes nga laboratori shkencor i Romës në lidhje me autenticitetin e audiopërgjimit të Dëshmitarit “X” ose Albert Veliut, i njohur me nofkën “Babalja”. Prej saj varet besueshmëria e kauzës së opozitës ose fati politik i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mazhorancës.

E dyta lidhet me vendimin juridik për kalimin ose jo në procesin e “vettingut” të ish Kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili është strehuar sëfundi në Turqi.

Dhe e fundit, kemi seancat e proceseve administrative të vettingut për dy prokurorë dhe një gjyqtar, numri më i madh i të filtruarve brenda një jave nga sistemi i drejtësisë, qëshkurse ka nisur ky proces pas reformës në drejtësi.

VJEN PERGJIGJA NGA ITALIA PER AUDIOPERGJIMIN e “BABALES”
Ndërkohë që Albert Veliu është në pritje të përgjigjes nëse mund të përfitojë azil apo jo në shtetin Kosovar, prokuroria pritet të marrë javën tjetër ekspertizën audio të përgjimit. Pas nisjes së hetimeve për materialin e transmetuar nga Partia Demokratike prokuroria e dërgoi atë në një laborator të specializuar në Itali.

Burime nga organi i akuzës konfirmuan se përgjigja e letërporosisë nëpërmjet ministrisë së drejtësisë pritet të vijë javën e ardhshme ku do të mësohet mbi vërtetësinë e materialit. Pak kohë më parë vëllai i ministrit të brendshëm pretendoi se audio përgjimi nuk është i vërtetë dhe se zëri nuk është i tiji duke ngritur dyshime se regjistrimi ishte manipuluar në mënyrë të qëllimshme dhe ishte përdorur politikisht, raporton Alpenews. Tashmë prokuroria pret vetëm përgjigjen e laboratorit për të vazhduar të njëjtën linjë hetimi si ne atë të kallëzimit të rremë si në rastin Doshi-Bami.

Albert Veliu, ka thënë në Prokurori se audio-regjistrimi është i vërtetë dhe ishte kryer prej tij, pasi kishte disa inate dhe xhelozi të vjetra me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Pas këtyre deklarimeve oficerë të prokurorisë shkuan në Vlorë në lokalin ku pretendohet se është realizuar përgjimi ndërsa sekuestruan kamerat e sigurisë edhe të bizneseve të tjera në zonë. Për çështjen u regjistruan dy procedime penale njëri në prokurorinë e Tiranës dhe një tjetër tek krimet e rënda por që më pas u bashkuan në një të vetëm.

ME 6 QERSHOR, VENDOSET FATI I ADRIATIK LLALLES
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë javë. Me 6 qershor do të vendoset nëse Llalla, do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut apo jo. Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi, javën që po lëmë pas, shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik. Ky i fundit e kishte quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ish kreu i akuzës nuk ishte i pranishëm në seancë por ai kishte paraqitur një prokurë te lëshuar në 28 maj nga Turqia. Në seancën e KPA –së, komisionieri Florian Ballhysa tha se ish kryeprokurori nuk kishte ndjekur rrugën e duhur ligjore për t’u tërhequr nga sistemi. Ballhysa e ka argumentuar këtë pretendim me arsyetimin se Llalla ende mban statusin e magjistratit dhe të prokurorit, pasi nuk ka paraqitur kerkesë për dorëheqje KLD-së ose dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas kësaj logjike të shtruar nga Ballhysa, Vettingu për Llallën duhet të vijojë.

Avokati i ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj e ka kundërshtuar këtë pretendim të shtruar nga komisioneri Ballhysa. Sipas Hazizajt, Llalla ka ndjekur rrugën e duhur ligjore dhe ka njoftuar për dorëhqje Presidentin e Republikës me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare. Sipas avokatit, dorëheqja është një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese.

Kujtojmë se ish kryeprokurori Llalla është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda. Madje drejtuesja e re e këtij isntitucioni Donika Prela, u tha se u emërua për të prangosur Llallën. Prokuroria Durrësit pati regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-Kryeprokurorit Llalla më 15 mars të këtij viti.

Veprat penale, për të cilat po hetohet Llalla përfshijnë “refuzimin për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Ndaj Llallës ka nisur verifikimi pasuror për shitjen e disa pronave pasi ka mospërputhje sa u përket shumave të deklaruara. Ai ka blerë toka me çmime shumë të ulëta kur ushtronte detyrën e Kryeprokurorit dhe pas rivlerësimit, vlerat e pronave janë rritur me dhjetëra herë.

DY PROKURORE DHE NJE GJYQRAR NE VETTING
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit parashikon tre seanca dëgjimore për javën e ardhshme ku dy prokurorë dhe një gjyqtar do të dëgjojnë nga trupa gjykuese përfundimet e kontrollit të pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre. Njëri prej tyre është edhe Dritan Prençi, prokuror i Krimeve të Rënda angazhuar me dosjen “Tahiri”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka parashikuar seancën dëgjimore me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Peçi, për datën 5 qershor në orën 11:30 minuta. Ky i fundit është një ndër prokurorët që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por Prençi ka në dorë edhe dosje si ajo e Orest Sotës si dhe financierit të Habilajve, Nazer Seiti për ekstradimin e të cilit është në hetim disiplinor nga prokuroria e Durrësit, sëbashku me kolegun e tij Vladimir Mara.

Sipas të dhënave të deklaruara deri në vitin 2015 të publikuara në Open Spending Data, Prençi ka deklaruar në vitin 2008 pronësinë e një apartamenti me sipërfaqe 78 m2 dhe vlerë thuajse 32 mijë euro, të blerë me kredi bankare për shlyerje në 10 vjet. Por në 2011-n, prokurori ka deklaruar një tjetër kredi bankare me afat shlyerje 8 vjet, nëpërmjet së cilës ka shlyer në total edhe kredinë e marrë për blerjen e apartamentit.

Në pronësi të tij ka edhe një makinë tip Volswagen me vlerë 2000 euro. Burim të të ardhurave, prokurori deklaron pagën e tij dhe të bashkëshortes, të cilat do të kalojnë në sitën e trupës gjykuese të Vettingut të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Përveç Ditan Prençit po në 5 Qershor në orën 10 të mëngjesit përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa një ditë më parë, në 4 qershor KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka.

Detaje/ Tre suprizat e javës politike që do të turbullojnë vendin, nga audio-përgjimi tek Adriatik Llalla Read More »

Nobelisti gjerman shokon të gjithë mjeksinë: Sëmureni nga kanceri, sepse vazhdimisht i hani këto dy ushqime!

Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në lëmin e fiziologjisë, Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet tek lopët, mund të shkaktojë kancerin tek njerëzit!
“Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen

Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal. Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme!

“Shpjegimi tradicional është lidhur me përgatitjen e mishit për ushqim nga skara, ndërkaq nga aty janë nxjerrë konstatimet që mishi i pjekur në skarë çon në formimin e kancerogjeneve.

Kjo tezë humb rëndësinë meqë kancerogjene të tilla formohen edhe me rastin e fërgimit të mishit të peshkut dhe të pulës, ndërsa askush nuk çan kokën që përdorimi i mishit të shpezëve dhe peshkut shton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, thekson ky shkencëtar.

Ai gjithashtu tregon që niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai është i bindur që kjo në mënyrën më të drejtpërdrejtë është e lidhur me atë që në këto shtete është bërë i popullarizuar mishi i importuar i gjedhit.

Shkencëtari gjerman shton edhe që në shtetet aziatike shumë më rrallë ndodhin sëmundje të kancerit në gjëndrat qumështore, për shkak se në ato shtete minimalisht përdoret në ushqim qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.

Hausen në numrin e fundit të revistës shkencore International Journal of Cancer ka bërë publike që ka studiuar shkaktarët e gjakut dhe qumështit të lopës dhe që në ta ka zbuluar elemente të ADN-së të cilat mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili ka mundur të jetë shkaktar i kancerit.

Nobelisti gjerman shokon të gjithë mjeksinë: Sëmureni nga kanceri, sepse vazhdimisht i hani këto dy ushqime! Read More »

Pistës Olimpike të Fluturimeve në LLogara, i rikthehen ngjyrat

Pista Olimpike e fluturimeve në Himarë, e cilësuar dhe certifikuar si nga më të bukurat dhe më të veçantat në botë, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e të apasionuarve pas sportit të aventurës së fluturimeve të lira.

“Mediterranean Heart”, përherë një ndalese e “detyruar” në Himarën turistike, një investim i qeverisë shqiptare i dha imazhin e dëshiruar nga të gjithë, pikës ndoshta më të lartë dhe më të bukur në Mesdhe në shumë këndvështrime.

Ditët e fundit bashkia e Himarës bëri të mundur restaurimin e pistës, e cila ishte dëmtuar si pasojë e shkrimeve në muret e saj.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “i rikthyem ngjyrat e humbura prej disa muajsh “Zemrës së Mesdheut”, duke u përkujdesur për të rregulluar dëmtimet e bëra nga disa njerëz. Këto shkrime pa kuptim dhe shumë të panevojshme dëmtojnë imazhin e Himarës”.

Sipas tij, vizitorët shkruajnë vazhdimisht me bojë aty dhe kanë krijuar probleme.

Goro i bën thirrje të gjithë qytetarëve që lënë emrat e tyre apo të personave të tjerë në “Zemrën e Mesdheut”, të kursejnë bojën dhe energjitë e tyre për punë më të begata në Himarë e kudo.

“Zemra e Mesdheut” është e Himarës dhe të gjithëve””, shprehet Goro.

Pista Olimpike e fluturimeve “Mediterranean Heart” është tashmë një atraksion i ri turistik i qytetit jugor, të Himarës./atsh

Pistës Olimpike të Fluturimeve në LLogara, i rikthehen ngjyrat Read More »

Amantia : Historia e qytetit antik që tërheq turistët

Me nisjen e sezonit turistik të vitit 2018, një nga destinacionet kryesore turistike për Qarkun e Vlorës është parku arkeologjik i Amantias, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik vitet e fundit shënon rritje të dukshme.

Për të garantuar një infrastrukturë normale dhe akses në monumentet e atraksionet kryesore që ofron ky park, për vizitorët e interesuar, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, ka vijuar me rinovimin dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës orientuese dhe shpjeguese të parkut, mirëmbajtjen e monumenteve të vizitueshme së bashku me rrugëkalimet e itinerarit që të çon drejt tyre.

Për këtë sezon turistik, parku arkeologjik i Amantias ofron një mundësi interesante dhe atraktive në monumentet e saj unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristjane, tempulli i Afërditës, varret monumentale të nekropolit verilindor etj.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.

Amantia : Historia e qytetit antik që tërheq turistët Read More »

Sazani dhe Karaburuni, janë ndër destinacionet më mbresëlënëse për turistët vendas dhe të huaj.Anijet turistike drejt tyre …

Sazani dhe Karaburuni, janë ndër destinacionet më mbresëlënëse për turistët vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur kësaj zone.

Me fillimin e sezonit turistik anijet e vogla turistike të ankoruara në Portin Detar, Vlorë kanë nisur tashmë udhëtimet e para drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Drejtori i Portit Detar Vlorë, Admir Malaj, tha për ATSH-në, se “udhëtimi drejt Sazanit dhe Karaburunit këtë vit ka filluar pak më herët. Gjatë kësaj jave janë nisur nga dy anije me turistë çdo ditë për të zbuluar bukuritë natyrore të tyre”.

“Ky është viti i dytë që anijet turistike nisen nga Porti i Vlorës, por këtë vit ka më shumë kërkesa. Pranë drejtorisë së sh.a. Portit Detar Vlorë kanë aplikuar për licencë 12 anije”.

Sipas tij, deri tani pesë anije kanë lidhur kontratë me portin e Vlorës, ndërsa shpresojmë që kërkesat të rriten.

Drejtori Malaja shprehet se “vitin e kaluar ishin katër anije, këtë vit është dyfishuar numri i tyre”.

I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni me i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit dhe falezat e tij si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit.

Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore. /atsh

Sazani dhe Karaburuni, janë ndër destinacionet më mbresëlënëse për turistët vendas dhe të huaj.Anijet turistike drejt tyre … Read More »

7 ushqime për t’u shmangur nëse keni alergji në Pranverë. Kosi është njëri prej tyre!

Bllokimet e hundëve, rëndimi dhe simptoma të tjera si teshtimat janë të zakonshme për ata që vuajnë nga alergjitë sezonale.

Megjithatë, këto lloj alergjish mund të shkaktohen jo thjesht nga ajri në Pranverë, por edhe nga ushqimet që konsumoni.

Nëse e gjeni veten duke teshtirë, keni sy të përlotur apo hundë që rrjedhin (ose të thata) kur vjen pranvera, atëherë mund të keni nevojë të rregulloni dietën për të mirëpritur diellin e ngrohtë.

Këtu janë shtatë ushqime që është mirë t’i shmangni gjatë periudhës së ardhjes së Pranverës:

  1. Domatet
    Domatet mund të shkaktojnë reagime alergjike, duke përfshirë një fyt që shpon dhe terr, tharje të gojës dhe kruarje, sy që iu kruhen ose përloten.

Kjo, për shkak se domatet, në mesin e frutave dhe perimeve të tjera, mund të shkaktojnë reagime ndaj barit të polenit në varësi të ndjeshmërisë së individëve.

  1. Bananet
    Ajo që është përmendur shpesh si “ushqim i përsosur” mund të mos jetë aq e përsosur në qoftë se keni alergji. Disa fruta mund të ndikojnë negativisht duke bërë që njerëzit të jenë të ndjeshëm ndaj farësë së polenit. Bananet janë në listën e atyre që mund të shkaktojnë Sindromin e Alergjisë Orale. Nëse jeni alergjik ndaj saj, simptomat bëhen të dukshme brenda gjysmë ore pas konsumimit të saj.

  2. Kosi
    Mukusi i tepërt është shpesh një problem që shfaqet me alergjitë sezonale dhe ushqime me bazë qumështin, si kosi, mund ta përkeqësojnë më tej problemin.

Sipas Livestrong.com, kosi mund të bëjë që mukusi në sistemin tuaj të ntrashet, duke penguar lëvizjen dhe largimin e tij nga trupi juaj. Kur mukusi, i cili është paracaktuar për të pastruar trupin nga substancat e huaja, e ka ngadalësuar lëvizjen e tij, ai nuk  i largon alergjenët shpejt ose në mënyrë efektive nga trupi juaj.

  1. Kërpudhat
    Ju mund të lexoni fjalën “antihistamine” në çdo kuti të ilaçeve për alergjitë dhe të pyesni veten se për çfarë dreqin bëhet fjalë! Histaminat prodhohen nga trupi juaj dhe janë gjithashtu të pranishme në ushqime dhe mund të shkaktojnë reagime të caktuara alergjike, veçanërisht në qoftë se keni ndjeshmëri ndaj mykut.

Kërpudhat, (të cilat vetë janë një lloj myku) mund të rrisin nivelin e histaminës, duke çuar probleme me frymëmarrjen dhe në përgjithësi. Mbase është më mirë që herën tjetër kur të porosisni pizza, ta porosisni pa kërpudha!

  1. Birra ose vera
    Vera dhe birra po ashtu mund të përkeqësojnë simptomat tuaja alergjike. Nëse vuani nga alergjia sezonale, sipas New York Times, konsumi i alkoolit mund t’iu bëjë të ndiheni edhe më keq.

Birra dhe vera përmbajnë histaminë, të cilat janë të pranishme për shkak të procesit të fermentimit gjatë prodhimit të pijeve alkoolike. Vera dhe birra në mënyrë të veçantë përmbajnë sulfite, të cilat gjithashtu kanë lidhje me reaksionet alergjike dhe astmën.

  1. Ushqimet pikante
    EverydayHealth.com sugjeron që të qëndroni larg ushqimeve me erëza dhe pikante kur është sezoni i lulëzimit të polenit. Ushqimet pikante nxisin një “derdhje të histamines”.

  2. Ushqimet e papërpunuara

Ushqimet e papërpunuara shkaktojnë më tepër alergji sesa ushqimet e gatuara, për shkak të pesticideve dhe papastërtive të tjera ushqimore.

7 ushqime për t’u shmangur nëse keni alergji në Pranverë. Kosi është njëri prej tyre! Read More »