Aurora

Prekëse: E braktisi kur ishte foshnjë, nëna gjen djalin pas 45 vitesh: Të kërkoj falje

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ditën e sotme ishin të ftuar Lumturia dhe Fatjoni, nënë e birë që për 45 vite nuk e kanë parë njëri-tjetrin. Lumturia është detyruar ta braktisë Fatjonin kur ai ishte 3 muajsh. Ajo kishte ardhur nga Palermo për të treguar historinë tek “E diela shqiptare”, por nuk e dinte që djali po e dëgjonte nga ana tjetër e murit.

Lumturia tregoi se kur ishte 16 vjeçe ishte dashuruar me një djalë nga Elbasani dhe kishte mbetur shtatzënë. Kur e mësoi, i dashuri i kërkoi ta hiqte fëmijën dhe e braktisi. Lumturia nga dëshpërimi kishte marrë armën e të atit i cili ishte ushtarak dhe kishte vendosur t’i jepte fund jetës. Babai e kishte kuptuar, kishte lajmëruar policinë dhe për fat të mirë tragjedia u parandalua. Prindërit e Lumturies mësuan se ajo është shtatzënë por nuk iu gjendën pranë sepse nuk mund ta pranonin këtë. Lumturia tregoi se kishte qëndruar 3 muaj në maternitet duke e ushqyer djalin me gji. Pas 3 muajsh duhej të largohej nga spitali, babai nuk e linte të merrte djalin dhe Lumturia u detyrua ta braktiste në jetimore.

“Vajta për ta parë çunin prapë në maternitet dhe ato ma nxorrën dhe ika prapë në shtëpi. Kur vajta herën tjetër e kishin larguar dhe nuk e gjeta sepse e kishin çuar në befotrof. Një komshia ime që ishte mami më tha që e kanë çuar në Shkodër. Vajti çuni i xhaxhait për ta kërkuar dhe vëllai im po ashtu por u thonin që ‘nuk kemi këtu Fatjon Bregu’ e nuk tregonin”, u shpreh Lumturia.

Ajo nuk ka rreshtur së kërkuari djalin të cilin e takoi sot tek “E diela shqiptare” pas 45 vitesh. “Jam e lumtur që e shoh. Më ka munguar por nuk e kam harruar dhe gjithmonë e kam kërkuar. Unë kërkoj që të më mirëkuptojë. I kërkoj falje që e lashë se nuk kisha mundësi ta mbaja për momentin”, tha Lumturia teksa nënë e bijë u përqafuan.

 

Prekëse: E braktisi kur ishte foshnjë, nëna gjen djalin pas 45 vitesh: Të kërkoj falje Read More »

Meta bllokon 9 muaj dekretin për kreun e SHISH, s’ka inat me Ramën po ka hallin e tij. Kryetari i shërbimit sekret do hetojë pasuritë jashtë vendit

Kanë kaluar afër nëntë muaj që kur kryeministri Edi Rama i dorëzoi presidentit Ilir Meta propozimin për emërimin e Helidon Bendos në postin e kryetarit të SHISH.

Vendi i kreut të shërbimit sekret shqiptar kishte mbetur vakant pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës nga ky post.

Kryeministri propozoi njëherësh ish kreun e SHISH për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO dhe zv.kreun e SHISH Helidon Bendo për postin e kreut të shërbimit sekret shqiptar.

Presidenti i Republikës Ilir Meta e dekretoi menjëherë Visho Ajazi Likën për ambasador të Shqipërisë në NATO, pavarësisht se në media kishin dalë lajmet se Visho kishte përgjuar Metën, Ramën dhe bashkëpunëtorët e tyre kur ishin në opozitë por dhe gjatë kohës në pushtet.

Ndonëse Visho Ajazi Lika asnjëherë nuk e mohoi as pohoi këtë akuzë, Ilir Meta e firmosi pa hezitim emërimin e tij në krye të ambasadës sonë në NATO.

Ndërkohë që, ndonëse kanë kaluar nëntë muaj nga propozimi i Ramës për kreun e ri të SHISH Bendo, Presidenti Meta ende po “mendohet” dhe po e “studion” dosjen e tij pa e vënë firmën akoma mbi dekretin e emërimit në krye të shërbimit sekret.

Ndonëse nuk ka asnjë limit ligjor për të firmosur dekretimin e kreut të ri të SHISH, zvarritja për nëntë muaj i zhbën të gjitha deklarimet dhe justifikimet zyrtare dhe publike të Ilir Metës për mosdekretimin e Helidon Bendos si kreu i ri i SHISH.

Interesimit të medias për mosdekretimin e kreut të SHISH, Meta ose i është shmangur duke folur për tema të tjera ose i është përgjigjur se po e studion dosjen e tij.

“Duhet të keni në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme. Presidenti i Republikës duhet të jete i bindur që vendim përfundimtar tregon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm si ai i sigurisë kombëtare”, tha Meta në dhjetor të vitit të kaluar, kur kishin kaluar vetëm dy muaj nga propozimi i kryeministrit Rama për Bendon.

Ndërkohë herë tjetër është shprehur se “fakti që zotëria mban postin e zv/drejtorit tregon që është gjykuar i përshtatshëm nga autoritetet që e kanë propozuar dhe e kanë emëruar në këtë detyrë. Dhe njëkohësisht fakti që ky shërbim ka zv/drejtor është fakt pozitiv, sepse tregon që mund të vazhdojë të funksionojë.

Sa i takon çështjes së dekretimit, sigurisht që nëse nuk mund të mbash dikë përtej vullnetit të tij asnjë minutë më shumë në një detyrë nuk ka asnjë arsye për t’u nxituar për të nënshkruar një dekret mendoj të rëndësishëm”.

Pra Meta po e shqyrton me “qetësi” por pa asnjë “dashuri” propozimin e Ramës për kreun e SHISH, ndërkohë që vonesa prej 9 muajsh deri më tani, ku gjasat janë që të mos e dekretojë dhe për shumë kohë, tregon se arsyet janë më të thella se sa “studimi”.

Në krye të herës duhet të themi se Ilir Meta nuk e firmos dekretin për emërimin e Helidon Bendos në krye të SHISH jo për shkak se ka ndonjë inat me Edi Ramën.

Presidenti e di se Kryeministri nuk e vret mendjen shumë se kush është në krye të SHISH, është dekretuar ose jo dhe për më tepër në shumë gjëra Rama është në unison me Metën, sidomos përsa i përket abuzimit me pushtetin dhe klientelizmin.

Por nga ana tjetër Ilir Meta ka një hall të tijin, që është me të vërtetë hall jete dhe burgu por dhe pasurie, të cilët e ka në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Pavarësisht se çfarë deklarohet apo çfarë thuhet nëpër deklarata e kundërdeklarata, asnjëherë zv.kryetari i SHSH nuk është me të njejtat kompetenca si kryetari i SHISH.

Thuhet se numri dy është si numri një, por nuk është kurrë numri 1 i instucionit përsa i përket vendimmarrjes dhe aksesit mbi dokumentacionin sekret, marrëveshjet bilaterale me shërbimet partnere dhe një sërë detyrash të tjera funksionale për kreun e SHISH.

Në këtë kontekst, Helidon Bendo si nënkryetar i SHISH ka të drejtën e firmës për shumë procese bazike të funksionimit të institucionit, por asnjëherë me kapacitet të plotë.

Duke qënë se SHISH ka për detyrë që të gjurmojë bashkë me shërbimet partnere jo vetëm krimin brenda dhe jashtë vendit por dhe në kuadër të një vendi anëtar të NATO-s në vendet jomike dhe armike të kësaj organizate dhe krimin dhe terrorizmin apo rreziqet që i kanosen Aleancës, deri më tani pa kreun e SHISH ky kontribut ka qënë i mangët.

Në kuadër të reformës në drejtësi dhe Vettingut, SHISH ka për detyrë që bashkë me shërbimet partnere të gjurmojë të gjitha pasuritë e paligjshme brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu dhe llogaritë bankare të zyrtarëve të lartë që kanë abuzuar me pushtetin, një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa firmën e kreut të SHISH, ndërkohë që zv.kryetari nuk firmos me kompetencë të plotë.

Pasi kreu i asnjë shërbimi partner me shërbimin sekret shqiptar, nuk mund të firmosë me numrin dy të institucionit të SHISH.

Vlen të theksohet se dhe ambasada amerikane, një nga arësyet që nuk i ka dhënë ende numrat e llogarisë së deputetëve dhe zyrtarëve që kanë pasuri në bankat e huaja, ka qënë me Visho Ajazi Likën në krye të SHISH mungesa e besimit, ndërsa me Helidon Bendon, posti i padekretuar ende i kryetarit të SHISH.

Këtu me sa duket e ka arsyen dhe Ilir Meta që nuk firmos emrin e Helidon Bendos si propozim i kryeministrit Edi Rama për kryetar të SHISH.

Meta nuk ka besim te Bendo se do të veprojë sipas udhëzimeve të tij për të shpëtuar pasurinë e tij dhe miqve të tij që të mos dekonspirohen dhe sekuestrohen.

Kjo sepse Bendo me sa duket nuk bën pjesë në rrethin e njerëzve të besuar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, dhe emërimi i tij në këtë detyrë nuk ngjall shumë besim tek ata se do të veprojë sipas rregullave të ish kreut të LSI dhe Monikës.

Ndaj e ka refuzuar firmën për nëntë muaj me radhë mbi dekretin e emërimit të Bendos në krye të SHISH dhe pritet ta refuzojë pa limit, pavarësisht se Rama as që kujtohet më të propozojë ndonjë tjetër, përderisa Presidenti nuk e ka refuzuar zyrtarisht kandidaturën./Pamfleti

Meta bllokon 9 muaj dekretin për kreun e SHISH, s’ka inat me Ramën po ka hallin e tij. Kryetari i shërbimit sekret do hetojë pasuritë jashtë vendit Read More »

Rikthehet taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të jetë çmimi për kuksianët

100 lekë për një kalim, ose 200 lek për dy kalime pritet të jetë tarifa, e cila do të paguhet nga banorët e Kukësit për të kaluar në Rrugën e Kombit. Megjithëse në fillim u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të ishte 1.5 euro për kalim.

Ulja e taksës pritet të ketë efekt financiar, sepse do të ulë të ardhurat që do të mblidhen në stacionin e pagesës. Paratë do të kompesohen nga qeveria dhe jo nga koncesionarët privatë, ashtu si parashikohet në kontratën koncesionare.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vemdos për herë të parë në fillim të muajit prill. Në atë periudhë tarifa e vendosur atëherë ishte 5 euro për një kalim dhe 10 euro vajtje-ardhje. Në kontatë parashikohej që të kishte lehtësira për banorët e zonës. Kontrata parashikohej të të hynte në fuqi 6 muaj pas fillimit të aplikimit të taksës, pasi të ishin identifikuar përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Menjëherë pas shpalljes së taksës pati trazira në Kukës dhe disa nga banorët u arrestuan.

Pas trazirave qeveria nisi bosedimet me koncesionarin ashtu dhe me banorët për të gjetur një formë të re të pagesës. Sipas Top Channel kjo formulë parashikon që pagesa për banorët e zonës të jetë 100 lek , duke filluar zyrtarisht nga java e ardhshme. Ndërkohë që kompania ka filluar punimet për të rindërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të paguhet taksa. ë

Rikthehet taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të jetë çmimi për kuksianët Read More »

Provokojnë sërish serbët, forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën

Forca të armatosura të ushtrisë së Serbisë së bashku me pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë vendosur që nga mëngjesi i sotëm afër kufirit të Jarinjes.

Ata janë dislokuar në Rudnicë, që ndodhet pak metra nga Jarinja në drejtim të Serbisë dhe janë duke kontrolluar të gjitha hyrje-daljet e personave dhe automjeteve, të cilat qarkullojnë Kosovë-Serbi dhe anasjelltas.

Po sipas këtyre burimeve, është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që ushtarët serbë dhe të armatosur shihen në këtë vend.

“Ushtarë të Serbisë nuk janë parë ndonjëherë afër kufirit prej krijimit të Kosovës shtet i pavarur, dhe prezenca e tyre ka befasuar edhe policët kufitarë të Kosovës.

Nuk dihet qëllimi i prezencës së ushtarëve të armatosur serbë sot afër kufirit”, kanë thënë burimet konfindenciale./balkanweb

Provokojnë sërish serbët, forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën Read More »

Nëse keni këto shenja paralajmëruese diheni se pas 1 muaji do pësoni atak në zemër

Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjendje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit. E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak.

Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes. Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën. Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri. Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër.

Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante. Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit.

Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës. Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.

Nëse keni këto shenja paralajmëruese diheni se pas 1 muaji do pësoni atak në zemër Read More »

Arbana Osmanit i ndodh surpriza që nuk e priste kurre, shfaqet duke u dridhur dhe qarë nga ajo që kaloi

Të gjithë e duan Arbanën! Stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen drejtueses së këtij projekti, Arbana Osmani kishte përgatitur disa surpriza. Mënyra që ata kishin gjetur për ta surprizuar moderatoren ishte një klip me momentet më gazmore të Arbanës, të cilin e prezantoi regjisori Eduart Grishaj.

Ama kjo nuk ishte surpriza e vetme për moderatoren, pasi stafi kishte përgatitur edhe një klip në të cilën u shfaqën disa nga njerëzit më të afërt të Arbanës në vite.

Momenti që e përloti moderatoren ishte dedikimi i shoqes së saj të gjimnazit, Florena, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. “Ti je një nga njerëzit më të çmuar të jetës time. Nuk është e vështirë të bëhesh shoqe me ty pasi ti ke aftësinë t’i bësh të gjithë për vete, me buzëqeshjen dhe zemrën tënde. Vazhdo të bësh të lumtur të gjithë ashtu siç di vetëm ti”.

Sakaq pjesë e klipit ishin edhe disa nga bashkëpunëtorët e parë të Arbanës, Artan Kristo, Bojken Lako e Alban Dudushi, të cilët treguan fillesat e një karriere të gjatë dhe të suksesshme.

Surpriza e fundit e stafit për Arbanën ishte këngëtari i saj i preferuar për momentin, Ylli Limani, i cili performoi këngët e tij dhe e falenderoi moderatoren që kishte qënë një frymëzim për të dhe për shumë njerëz të tjerë.

Në fund Arbana Osmani falenderoi publikun që si gjithmonë e ka mbështetur dhe e ka vlerësuar në çdo projekt të sajin. Surpriza që moderatorja kishte përgatitur për ta ishte një tortë e madhe, ku i ftoi të gjithë të ëmbëlsoheshin duke i lënë takimin tjetër sezonin e ardhshëm.

Arbana Osmanit i ndodh surpriza që nuk e priste kurre, shfaqet duke u dridhur dhe qarë nga ajo që kaloi Read More »

Çfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë? Salvini: Kohët e bukura kanë mbaruar, tani të largohen

Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini ka thënë se për emigrantët duhet të merren vendime me shumë rëndësi. Gjatë një fjalimi publik, Salvini ka thënë se do të niset për në Siçili, për shkak se atje është “kufiri për emigrantët”.

Numri një i Lega-s është shprehur se kohët e bukura për klandestinët kanë mbaruar. ““Për klandestinët mbaruan kohët e bukura. Tani duhet të bëjnë gati valixhet. Me qetësi, por duhet të ikin”, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini. Ministri nuk përmendi shifra, por nëse fjalët e tij shndërrohen në realitet, mijëra refugjatë do të riatdhesohen nga Italia

Ai nuk ka kursyer kritikat e ashpra për organizatat joqeveritare, duke thënë se ata nuk duhet të flasin “më tepër nga se duhet”. Sipas ministrit të Brendshëm, shtetet duhet të bëjnë punën e tyre dhe asnjë skafist nuk duhet të anokorojë më në brigjet italiane.

Kujtojmë se mbi 500 mijë shqiptarë jetojnë në Itali. Shumë prej tyre jetojnë me probleme me dokumentacionet. Ardhja në pushtet e forcave të djathta në shtetin italian ua bën më të vështirë jetën emigrantëve të Shqipërisë në vendin fqinj.

Çfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë? Salvini: Kohët e bukura kanë mbaruar, tani të largohen Read More »

Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpi, babai bën për një lek vajzën live

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Nuredini i cili kishte ardhur nga Brindisi i Italisë për të shprehur një shqetësim mbi faktin që nipi i tij 6-vjeçar nuk flet shqip.

Vajza e tij, Ada është e martuar me një italian, Robertin me të cilin ka një djalë, Mikelen. Mirëpo 6-vjeçarit Ada nuk i ka mësuar shqip dhe kjo e shqetëson Nuredinin.

“Djali kupton shqip por nuk e flet. Ai reagon po të flasësh keq për atë por nuk na e kthen në shqip por në italisht. Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës. E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës. I thashë ‘me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky? Më tha që kështu jemi mësuar. I bëra një pyetje ‘ti si i shikon ëndrrat, në shqip apo në italisht’? Pse ma bën këtë pyetje, më tha. Jo i thashë unë, sepse atëherë njeriu është pa ndienja. ‘Shqip i shikoj’ më tha. ‘Atëherë je shqiptare puro i thashë, andej nga Kavaja ndaj fliti fëmijës shqip”, u shpreh Nuredini.

Ada, vajza e Nuredinit erdhi në studio dhe kur mori mesazhin e të atit u shpreh se “djali di shqip por nuk flet sepse ka frikë se gabon”. Nuredini i la afat deri në fund të vitit që Mikele të flasë shqip, përndryshe nuk jenë më të mirëpritur në shtëpinë e tij funjavave.

Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpi, babai bën për një lek vajzën live Read More »