Aurora

Opozita “vesh më vesh” nëpër komisione (Foto)

Partia Demokratike kërkoi sot në disa komisione parlamentare dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas audio-përgjimit të publikuar dje.

Në komisionin e Medias, deputetët e PS-së u larguan nga mbledhja duke lënë vetëm opozitën, ndërsa në atë të ekonomisë, shumica duket se rezistoi duke e vijuar mbledhjen.

Në disa foto të publikuara nga fotografi i akredituar në Kuvend, Agim Rama, është fiksuar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke i treguar një mesazh kolegut të saj, Flamur Noka.
Por siç duket nga fotot, ajo është kujdesur shumë që mesazhi të mos rrjedhë te persona të tjerë, ku më pranë tyre ishte kryetari i Komisionit, Erion Braçe.

Opozita “vesh më vesh” nëpër komisione (Foto) Read More »

Vlorë : Palletet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit , nga rrethrotullimi në Skelë, deri te Xhamia, do të furnizohen me ujë të pijshëm nga një linjë e re

Palletet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Vlorës, nga rrethrotullimi në Skelë, deri te Xhamia, do të furnizohen me ujë të pijshëm nga një linjë e re.

Investimi kryhet në kuadër të punës që po bëhet për rikonceptimin e bulevardit. Në këtë kuadër, Ujësjellës Kanalizime Vlorë, në bashkëpunim me firmën që po kryhen punimet për këtë investim, zbuluan në zonën pranë “Aleksandrisë”, saracineskat manovruese të cilat ishin të mbuluara nga rruga.

Me zbulimin e kësaj puste të manovrimit të sistemit të vjetër të ujësjellësit, është bërë pastrimi i saj, ndërsa specialistët e Ujësjellës Kanalizime kanë rakorduar punën me firmën që po punon në bulevard, për të bërë ndonjë riparim të mundshëm me qëllim që linja të vihen në funksion.

Specialistë të Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, konfirmojnë se bëhet fjalë për dy linja që furnizojnë me ujë, pallatet e vjetër përgjatë rrugës Vlorës-Skelë, nga të dy anët e rrugës.

Firma do të shtrijë dy tubo të reja ‘200’ dhe të vjetrat do të dalin jashtë pune. Pas zbulimit të këtyre saracineskave manovruese, ato do të mbyllen me kapakë dhe do të jenë të manovrueshme, me qëllim që në kohën që mund të ketë defekte, Vlora të mos mbetet pa ujë të pijshëm.

Vlorë : Palletet përgjatë bulevardit kryesor të qytetit , nga rrethrotullimi në Skelë, deri te Xhamia, do të furnizohen me ujë të pijshëm nga një linjë e re Read More »

Zbuloi tradhtinë e gruas me mikun e shtëpisë

Babai i 4 fëmijëve pas tradhtisë bashkëshortore mori guximin të përballej jo vetëm me gruan por dhe me të dashurin e saj, ku ky i fundit ishte dhe miku i familjes.

Një përballje e vështirë, jo vetëm për personazhet në studio por dhe për panelin e të ftuarve.

Në atë transmetim për një orë e gjysmë u ngritën një lumë akuzash nga të dyja palët, ku ish-bashkëshortja Shqipe Hysenaj e akuzonte babain e fëmijëve të saj për dhunë fizike, dhe ky i fundit për tradhti, ku më e rënda ishte dëshmia e vajzës 16-vjeçare Xhuljetës, e cila tregoi gjatë emisionit se nëna i hidhte valium në ushqim Alfredit dhe ajo dilte natën me një burrë L.Mirin.

Ai emision u mbyll dhe çifti shkoj drejt divorcit, nisën procedurat në gjykatë. Por çfarë ka ndodhur pas një viti?

Alfred Karaj u divorcua me Shqipen. Fëmijët kaluan me babain dhe nga gjykata u vendos që Shqipja të jepte detyrimin ushqimor. Ajo sipas Alfredit, nuk e ka paguar kurrë. Mësohet se Shqipja bashkëjetoi disa kohë me L. Mirin, ky i fundit e ka dhunuar dhe madje ka bërë dhe disa muaj burg. Nëna e fëmijëve u largua dhe nga Mirii dhe tani jeton me dikë tjetër po në Fushë-Krujë dhe nuk kujdeset për fëmijët.

Alfred Karaj pas largimit të gruas nga shtëpia, ngeli me 4 fëmijët dhe dy prindërit  e tij. Dy prindërit ndërruan jetë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa vajza e madhe Xhuljana që ka qenë dhe pjesë e studios, sot është martuar. Alberti tregon se vajza 16-vjeçare është martuar para një viti në një zonë të Librazhdit dhe pret të bëhet nënë, raporton “BalkanWeb”.

Nga varfëria, babai i fëmijëve ka shitur shtëpinë që dispononte dhe paratë i ka prishur. Pretendon se ka paguar avokat për të mbyllur çështjet gjyqësore, pasi ish- gruaja e kishte denoncuar për dhunë, përpos divorcit që kryen.

Ai me tre të miturit e tjerë jeton tashmë me qira në Fushë-Krujë dhe ka si të ardhur vetëm 50 mijë lekë të vjetra që merr si përkrahje sociale nga bashkia.

Po me nënën e fëmijëve?

Ajo u nda dhe nga L. Miri dhe bashkëjeton me një tjetër person në Fushë Krujë. Është shumë afër fëmijëve, por nuk kujdeset për ata. Edhe detyrimin mujor prej 150 mijë lekë të vjetra që i ka caktuar gjykata nuk e paguan.

Tre fëmijët e vegjël tashmë jetojnë në kushte të mjerueshme me babain e tyre, i vetmi që nuk i braktisi.

“Celebrimin e ka me Mirin. Është martuar me një tjetër por celebrimin e ka me Mirin. Ne jemi shumë keq. Unë herë punoj e herë jo. Nuk kemi të ardhura. Ajo më ka lënë një borxh në bankë dhe kam akoma për të larë. Kam edhe probleme shëndetësore. Fëmijët po rrisin njeri-tjetrin. Unë i gatuaj. Vajzën e vogël e kam në kopsht, në 12 e marr. Vajza tjetër është në shkollë pasdite. Djali që akoma si ka bërë 16 vjeç shkon në punë. Mezi ia dalim, çfarë të bëjmë”, tregon Alfredi, raporton “BalkanWeb”.

Ai i kërkon ish-gruas të paguajë detyrimet ushqimore për fëmijët. “Ajo duhet të bëjë pagesën, se ndryshe do vejë në burg”, tha babai i 4 fëmijëve.

Në emision ka ndërhyrë edhe vajza më e madhe, e martuar, e cila deklaroi se nuk ka asnjë lidhje apo komunikim me nënën e sa. “Nuk kam folur fare me nënën. As nuk i kam numër telefoni. Jetoj në Librazhd me mamin dhe babin e burrit. Do vijë edhe burri nga Greqia, këtë javë do vijë”, tregoi vajza.

Zbuloi tradhtinë e gruas me mikun e shtëpisë Read More »

Goditja e Spartak Ngjelës: Vetë Edi Rama po sulmon Fatmir Xhafajn

Avokati Spartak Ngjela në një reagim të tij në rrjetet sociale, shkruan se ministri Xhafaj po sulmohet nga vetë kryeministri Edi Rama.

Postimi i tij i plotë:

Të korruptuar të lartë të Shqipërisë!
Po lodheni kot se është e pamundur që me një logjikë fëminore të mund të bindini politikën amerikane.

Sot i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar: edhe ky Rama edhe ai Berisha shihet se janë hedhur në sulm kundër ministrit të Brendshëm Xhafaj.

Po pse?

Sepse atë e mbështet Uashingtoni në luftë kundër korrupsionit shqiptar aktual.
Po mirë: nuk e kuptojnë këta fakirë të kapur në abuzim se këtë gjë e kuptojnë edhe amerikanët?
Po mirë: Pse, ministri Xhafaj do prishë marrëveshjen me politikën e lartë amerikanë kundër korrupsionit shqiptar, për “mustaqet e Çelos”?

Asgjë… ai është ministri anti korrupsion i aleatit të madh të Shqipërisë. Po nuk besoj se mund të bindet politika amerikane nga psherëtimat dëshpëruese të korrupsionit të lartë shqiptar, kur të gjithë këtë korrupsion, individualisht, ai e ka tashmë të skeduar në analet e tij në Uashington.

Kjo është një komedi… hajdutët në Tiranë po bërtasin me thirrmë çjerrëse : “kapni hajdutin”. Kurse amerikanët kam përshtypjen se po qeshin.
Po pse po qeshin?
Do të vijë koha të shpjegohet edhe kjo….

Goditja e Spartak Ngjelës: Vetë Edi Rama po sulmon Fatmir Xhafajn Read More »

Parullat e opozitës janë “lotë” për popullin, apo luftë për kolltukët e Lulit dhe Monës?

Rreth-rrotullim pushteti/ Nëse ikin nga pushteti këta që janë, do rikthehen ata që ishin, nëpër “shalët” e tyre edhe “konia” LSI
Shkruan Memo Aliaj

Sot paradite, në “fermën” e PD kishte vetëm dy ngjarje të rëndësishme, që tregojnë vazhdimësiën e protestës së opozitës. 1. Qysh në mëngjes, tek Luli shkuan për “kafe” Monika e guroreve, Nardi i shëndetësisë, Fatmiri i Gerdecit, Agroni i vezëve, Dashi i rakisë dhe Vangelis i Janullatosit.

  1. Poshtë hijeve të pemëve tek selia “SHQUP, futur në mes të shkurreve, ishte një grup “artistësh-artizanë”, të cilët po bëheshin gati të shkruanin dhe montonin disa parulla, me tekste kundër mazhorancës së PS.

Shefi i “grupit të parullave”, ishte një i njohuri im, ish-shofer i Berishës, ndërsa shkrimin e parullave pa gabime ortografike, po e mbikëqyrte një mësues gjuhe ende në punë, i cili më tha se e urrente këtë qeveri, mbasi e kishte hequr nga detyra si Drejtor në Ministrinë e Arsimit.

Ata më konfirmuan, se këto ditë do të bëhet një protestë e fuqishme që nuk ëhstë aprë në Shqipëri as në kohën e mitngjeve të Salës kur u vra Azemi, me objektiv për të rrëzuar Edvinin. Ndaj qysh në mëngjes, siaps tyre, në zyrën e Lulit kishte shkuar Saliu, Mona, Fatja, Nardi, Goni, Dashi dhe Vangjoja, për të bërë skenarin e protestës! Pastaj, si për të më bindur për “tërmetin përmbysës” të kësaj proteste finale, më lexuan disa nga tekstet e 15 parullave kryesore, të miratuara unanimisht nga “Byroja Politike e Opozitës”, ndër të cilat ishin edhe këto:

  1. “QEVERIA RA, PUSHTETI ËSHTË YNI, T’I DALIM ZOT VENDIT”,

  2. “RAMA NUK ËSHTË MË KRYEMINISTËR”

  3. “LULI, KRYEMINISTËR SHPËTIMTAR I SHQIPTARËVE”

  4. “DUAM SHQIPËRI, PA KORRUPSION“

  5. “FËMIJËT E POPULLIT NË MIZERJE, FËMIJËT E OLIGARKËVE NË LUKS DHEE SHKOLA JASHTË SHTETIT”

  6. “JASHTË NGA SHQIPËRIA, SHËRBETORËT E SERBISË”

  7. “TË SHPORRIM OLIGARKËT E PASURUAR NË KURRIZ TË POPULLIT”

  8. “TREGONI PASURITË E VJEDHURA QE KENI FSHEHUR”

  9. “SEKUSTRO PASURIVE TË POLITIKANËVE HAJDUT”

10.“NË EUROPË NA FUT VETËM FUQIA PD+LSI+PR+PAA+PDK+LZHK-PBDNJ”

  1. “POSHTË SHITËSIT E DETIT”

  2. “DORËZONI PARA DREJTËSISË, FAMILJARËT E LIDHUR ME KRIMIN ”

  3. “TË SHPORREN FYTYRAT E POLITIKËS SË VJETËR”

  4. MOS U TALLNI MË ME TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT”

15.“KEMI GJALLË IDEALET E BERISHËS DHE AZEMIT”

  1. “BERISHA-BASHA-KRYEMADHI, SHPRESA E RE E SHQIPTAREVE”!

Në listë, ishin edhe 3 parulla të tjera, me këto tekste:
1. “KTHENI NË SHQIPËRI, FAMILJET TUAJA QË JETOJNË NË BOTË”
2. “KORRUPSIONI, KRIM QË VRET SHQIPTARËT”
3. “PUSHTET QË VRET SHQIPTARËT NË RRUGË”

Por, parullës së parë, i kishte vënë vizë Luli, si një parullë që shkel të drejtën universale europiane të çdo shtetasi dhe familjeve të ndershme shqiptare, për të jetuar atje ku dëshiron!

Parullën e dytë e kishte kundërshtuan Berisha e Mediu, duke argumentuar se mund të keq-kuptohej me biznesin dhe krimin e Gërdecit, për më terpër që ajo dosje është mbyllur “pa ekzistencë krimi”. Parullën e tretë e hoqën Berisha e Kryemadhi, duke thënë se nuk mund t’i nxjerirn “sytë vehtes”, mbasi i vetmi pushtet që ka vrarë shqiptarë në rrugë është ish-pushteti “Berisha-Meta” më 21 janar, por edhe sespe sot PD-LSI nuk proteston për krimet e veta, por të “Rilindjes”.

Duke lexuar këto parulla, të cilat do të jenë programi i protestës “finale” të opozitës së bashkuar e të ndarë disa herë, konstaton se përmbajtja e tyre është fytyra e vërtetë e krerëve të PD-LSI dhe “koneve” të kësaj “çete kaçkaësh”, që është hedhur përsëri në sulm për të bërë “plaçkë”! Sepse ata nuk kërkojnë pushtet, për të zgjidhur hallet e popullit, por për shtimin e pasurive dhe luksit të tyre në 10 breza!

Sepse nuk mund të besohen në tirrjet e tyre pr sekuestro pasurie korruptive, kur dihet që pasuri SHEIK-ësh të vënë me krime e korrupsion kanë vetëm atae jo shqiptarët e papunë, pensionistët dhe invalidët e naftës dhe minierave. Sepse fëmijët me jetë luksi dhe studime në universitetet e botës me pagesë nga 160 mijë euro, nuk i kanë familjet e varfëra, që për të pluguar tokat përdorin fëmijët në vend të kaut e traktorit!

Sepse Shqipërinë e zhytën në korurpsion, pikërisht këta hajdutë me e pa çzime, që gjoja dalin e protestonjë kundër krimit dhe korrupsionit. Sepse të përndjekurit dhe ish-pronarët, u mashturuan, u zhvatën e u tallën pikërisht prej këtyre horrave, që tani duan t’i “peshkojnë” për t’i përdorur si dekor nëpër protesta dhe për vota.

Mjafton të shikosh duelin opozitë-pozitë të këtyre 26 viteve dhe gjithçka ngjason me një “kampionat” për pushtet. Mjafton të shikosh “partiçka-çingijet”, që në çdo palë zgjedhje bredhin “hu më hu” nëpër parti dhe kupton, se çfarë synimi kanë kryetarë batakçinjtë e tyre, që si anëtarë kanë vetëm veten dhe dashnoret e tyre sekretare!

Këta që janë në opozitë sot, kanë qenë në pushtet para 5 vitesh dhe e katandisën popullin për të lypur “5 lekë bukë”! Këta që janë në pushtet sot, erdhën në fuqi me parullat për luftë kundër korrupsionit, për ndëshkim të krimeve të ish-pushtetit PD-LSI (2009-2013), për sekuestrim të pasurive të vjedhura prej tyre, por nuk e bënë realitet, përkundrazi janë ulur në një “sofër” me ta, duke lënë e marrë pushtetin nga njeri tjetri, tamam si ajo “stafeta” që kalon dorë më dorë në rreth-rrotullim, 27 vjet më të njëjtët “ekipe, trajnerë, lojtarë e stola rezervë”!

Diçitura:
Ja këta që janë sot në pushtet, ja dhe këtë që ishin dhe duan të rikthehen në pushtet, me parullat e mësipërme

Parullat e opozitës janë “lotë” për popullin, apo luftë për kolltukët e Lulit dhe Monës? Read More »

“Drejt shembjes perandoria e beut”/ Kolegji i Apelimit vendos nesër nëse do të hetohen pasuritë e Adriatik Llallës

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të jetë nesër përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelit, i cili do vlerësojë nëse ish kryetari i organit të akuzës do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.

Sipas njoftimit për shtyp, “KPA bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” njofton, se ditën e Mërkurë, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla”.

Kryesues i trupit gjykues do të jetë Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Kjo seancë vjen në kuadër të vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku për ish Kryeprokurorin Llalla u vendos ndërprerja e procesit të vetting-ut, sipas vendimit të datës 16 shkurt 2018, pasi ai u largua nga sistemi i drejtësisë dhe më këtë argument KPK vendosi ndërprerjen e procesit të vetting-ut.

“Drejt shembjes perandoria e beut”/ Kolegji i Apelimit vendos nesër nëse do të hetohen pasuritë e Adriatik Llallës Read More »

Del para Gjykatës vrasësi shqiptar i ”kokës” së mafias greke. Ofendimi fyes që i bëri Prokurorit të çështjes

Shqiptari i shumëpërfolur për arratisjet e tij spektakolare nën masa të rrepta sigurie së bashku me dy shqiptarë të tjerë janë transportuar rreth orës 09:00 nga burgu i Domokos në Gjykatën e Lamias.

Të shoqëruar dhe rrethuar nga një numër i madh policësh të armatosur shqiptarët janë parë të prangosur teksa hynin dhe dilnin nga gjykata.

Ai dhe dy ‘’bashkëpunëtorët’’ e tij kanë dalë para gjyqit, ku akuzohen se në qelinë e tyre janë gjetur disa thika. Rizai ka kërkuar nga trupi gjykues që të shohë si provë thikat e sekuestruara.

Por bëmat e tij nuk kanë të ndalur. Ai i është drejtuar Prokurorit me tone të ashpërta, por gjyqtari i ka ndërpreë fjalën dhe i tha se ‘’ “Ju jeni këtu për t’iu përgjigjur dhe jo për të pyetur”. Pas tensioneve në sallë, gjyqtari ndërpreu gjykimin.

Alket Rizai dhe një tjetër shqiptar u dënuan me 26 muaj burg, ndërsa i treti me 3 vjet. Kur u njoh me dënimin, Rizai ofendoi rëndë kreun e trupit gjykues. Zougla shkruan se Rizai i ka thënë gjyqtarit grek: “Ik q… ore” dhe disa fraza të tjera.

Del para Gjykatës vrasësi shqiptar i ”kokës” së mafias greke. Ofendimi fyes që i bëri Prokurorit të çështjes Read More »

Politika gëlon, Rama me Presidentin Macron në Pallatin Elysée

Vizita e Edi Ramës në Francë dhe pikërisht në Paris, në qytetin e tij të preferuar, me Presidentin Macron ka rastisur në një moment mjaft delikat për politikën shqiptare dhe veçanërisht qeverinë e tij.

Teksa opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj pas audio-përgjimit të publikuar ku përmendet vëllai i tij Agron Xhafaj, Rama ndodhet sot në Paris në një takim me Macron në Pallatin Elysée.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155809263751523/?t=0

Politika gëlon, Rama me Presidentin Macron në Pallatin Elysée Read More »