Aurora

Erion Braçe tregon pse u shfaq me Ballën tek Ministria e Brendshme: Prej dy ditësh s’jemi takuar me Xhafajn

Deputeti socialist, Erijon Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga sa u raportua në media më herët, pasi dy deputetët u filmuan pranë ambienteve të Ministrisë.

I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Braçe tha se Xhafaj ka të gjithë mbështetjen e socialistëve dhe nuk ka nevojë sipas tij, për takime në zyrën e tij. Ai sqaron se me Ballën kanë inspektuar punimet në sheshin “Skënderbej”.

Unë kam pasur asnjë takim me z.Xhafaj. Kam qenë me Taulant Ballën në Bulevard, po kontrollonim punimet në shesh dhe te Ministria e Transporteve kemi marrë makinën e jemi larguar.

Z.Xhafa nuk e kam takuar as sot dhe as dje. Dje kam komunikuar me të. Nuk ka nevojë që të takoj Xhafën, sepse ai ka të gjithë mbështetjen e PS, është shprehur Braçe.

Që pas publikimit të audio-përgjimit nuk ka asnjë reagim nga ministri Xhafaj.

Erion Braçe tregon pse u shfaq me Ballën tek Ministria e Brendshme: Prej dy ditësh s’jemi takuar me Xhafajn Read More »

Hajdarmataj kërkoi burg për Tahirin, skenari i një trafikanti kokainë për të përdorur dosjen e tij si mburojë për të shpëtuar nga prangat duke bërë “viktimën” politike

Besim Hajdarmataj, prokurori i Sali Berishës është treguar më se qesharak ditën e sotme teksa është përballur me Saimir Tahirin, në Gjykatën e Krimeve të rënda.

Pa asnjë provë shtesë, dhe me pretendime të rrëzuara nga e kaluara, Hajdarmataj ka rrëshqitur madje duke bërë atë që është e palejueshme dhe për një njeri të thjeshtë, jo më për një prokuror.

Për më tepër që Hajdamataj ka qënë 18 vite drejtues prokurorie, nga më e thjeshta deri tek Krimet e Rënda.

Teksa ka kërkuar masën e arrestit me burg për ish ministrin e Brendshëm pa pasur asnjë provë, i inkurajuar dhe nga gjyqtarja e çështjes tek Gjykata e Krimeve të Rënda Liliana Baku, ish kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar që Tahiri të mbahet në burg, pasi ai mund të prishë provat.

Madje dhe në tavolinën e tij, duke shkaktuar ilaritet në sallë.

Dhe kur avokati i kërkoi të argumentonte se ku e mbështeste kërkesën e tij për arrestimin e Tahirit, ku i kishte provat e reja që kishte deklaruar, Hajdarmataj pa i lëvizur asnjë muskul në fytyrë, pa u skuqur apo zverdhur deklaroi se ai kishte bindjen për një gjë të tillë se Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës.

Duke deklaruar se do të vertetonin gjithçka, madje dhe se do të priste letër-porosinë tashmë nga Mali i Zi si dhe verifikimin e letër-porosive të blerjes së një skafi nga biznesmeni Liperi që ia kishte dhënë hua  ish Ministrit të Brendshëm.  Por vetëm “do të…”

Teksa sheh dhe dëgjon ato çfarë thotë Besim Hajdarmataj, besimi se do të bëhet drejtësia me këtë lloj takëmi, është zero. Ku dhe për vetë faktin që Hajdarmataj, përpos është një kamikaz partie, është dhe një njeri në hall, ka hall burgu.

Hajdarmataj  është zënë “lak” në trafikun e drogës kokainë nga Kolumbia, kryesisht atë me Abër Kuliçin, pronarin e “Arbër Garden”, në kontenierët e të cilit u kapën dhe sekuestruan mbi 613 kilogramë drogë në portin e Durrësit disa javë më parë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri nga Gjermania nga dita në ditë.

Hajdarmataj e ka liruar Kuliçin, bashkëpatriotin e tij, në një rast të ngjashëm kohë më parë me 80 kilogramë drogë, duke e mbyllur dosjen dhe duke ia hedhur fajin “prurësit” kolumbian.

Kështu që Besim Hajdarmataj po kërkon të shpëtojë kokën e tij, duke nxjerrë në “tregun” mediatik herë pas here dosjen Tahiri dhe duke bërë shou mediatik përmes kërkesës për arrest, pa pasur asnjë provë jo vetëm shtesë por as provë të qëndrueshme ekzistuese.

Pra po përpiqet të përdorë dosjen “Tahiri” për të krijuar alibi politike për pasojat që mund të ketë në të ardhmen e afërt nga veprimtaria e tij haptazi kriminale, si pjesa e fundme e drejtësisë që doli garant i trafikut kokainës nga Kolumbia.

Për ta cilësuar arrestimin e mundshëm të tij nga drejtësia shqiptare për trafik droge kokainë nga Kolumbia, si një arrestim politik për shkak se kërkonte dërgimin në burg të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për trafik droge. Arsyetim banal i pritshëm i Hajdamatajt.

Pra, prokurori që ka lënë të lirë trafikantin Arbër Çekaj pasi ka kapur mbi 80 kilogramë kokainë në kontenierin e tij, sot ka kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda sërish burg pa afat për ish- Tahirin.

Një kërkesë e re, pa paraqitur asnjë provë të re, bazuar vetëm mbi bisedat e përgjuara të dy trafikantëve, të cilët për ironi të fatit përmendnin Saimir Tahirin kamionist.

Ironia qëndron në faktin se i njëjti prokuror që lë të lirë një trafikant që u kap me drogë në flagrancë, kërkon të arrestojë pa afat ish-ministrin e Brendshëm për të cilin u hodh në publik një përgjim i zbardhur keq dhe që në dosjen Habilaj në Katania as që është përfshirë.

Dhe arriti që të paktën tek gjykatësja Baku të mbrojë rrënjën e fjalës “arrest”, duke e lënë sërish në arrest shtëpiak ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pra Hajdaramataj nuk është duke hetuar Tahirin, s’ka asnjë provë për të, por sa herë që kërcënohet me arrestim vetë Prokurori, e përdor dosjen ndaj ish Ministrit të Brendshëm si një mburojë për të shpëtuar veten nga burgu.

Por dhe për të paraqitur verdiktin e ardhshëm të drejtësisë si një hakmarrje politike. Pavarësisht se Hajdarmataj u shkarkua një javë më parë për shkak të tolerimit të një trafikanti kokaine.

Por përfitimi i tij në këtë rast është se për shkak të kompetencave të reja që ka një prokuror, Hajdarmataj ka ende në dorë dosjen “Tahiri” dhe tani po përpiqet të shpëtojë përmes saj, duke e përdorur atë sa hertë që ndjehet në rrezik.

I ndihmuar dhe nga gjykatësja në këtë rast.

Gjykatësja Baku e pa fare qartë përpëlitjen e Hajdamatajt sot, i cili s’po heton dhe flet si prokuror, as si njeri që ka parë ndonjë provë apo fakt teksa ka mbyllur dosjen “Tahiri”.

U pa qartë nga të gjithë se Besim Hajdarmataj po fliste si një shantazhues ordiner që ka kapur dosjen “Tahiri” dhe e mban atë peng, me shpresë se do t’i shpëtojë drejtësisë duke e përdorur atë për pazar.

Ku rasti i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është një shembull i pastër se si një kurban i politikës, kthehet në peshqesh për një prokuror që duhet të ishte në burg.

I cili mendon se mund të mbulojë kontenierët e kokainës së Kuliçit me prangat që kërkon ti vendosë në duar ish ministrit të Brendshëm.

Një guxim i justifikuar ky i Hajdamatajt, i një njeriu që po sheh dita ditës së si po i afrohet qelia e burgut për trafik kokaine. Qeli, ku mund të gjejë dhe ish shefin e tij Llalla, me pranga në duar./Pamfleti.com

Hajdarmataj kërkoi burg për Tahirin, skenari i një trafikanti kokainë për të përdorur dosjen e tij si mburojë për të shpëtuar nga prangat duke bërë “viktimën” politike Read More »

“Vendi zien”, Rama dhe Basha bëhen bashkë në Sofje

Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje do të paraprihet nga një drekë jozyrtare pune. Ftesa u është bëre pjesëmarrësve përmes një letre nga Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

I pranishëm do të jetë atje edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana e tij, Tusk shprehet në letër se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një angazhim i vendosur në të dy anët.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për në Sofje ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.

Mësohet se Basha dot ë shfrytëzojë samitin e PPE për të kërkuar mbështetjen për statusin e vendit kandidat. Basha do të jetë pjesë e punimeve të samitit të mërkurën, më pas do kthehet në Tiranë për seancën parlamentare të së enjtes, ku parashikohet të ketë tensione.

“Vendi zien”, Rama dhe Basha bëhen bashkë në Sofje Read More »

“Nuk e besojmë dot se çfarë kanë pirë njerëzit si ilaç deri tani”! Zbulimi i mjekëve shokon gjithë botën

Kanibalizmi është i ndaluar me ligj, por kjo nuk ndodhte shekullin e kaluar sepse gjaku i njeriut përdorej si ilaç në Europë. Ky nuk është i vetmi lajm tronditës, pasi edhe nëse e teproni me konsumin e mishit të kuq efektet mund të jenë po aq negative.

Mishi i kuq përmban proteinën mioglobinë me shumicë, por nëse ne e teprojmë me konsumin, pasojat mbi muskujt tanë do të jenë aq të tmerrshëme saqë mund të shkojë deri në paralizën e muskujve.

 Kjo nuk është pasoja e vetme, pasi konsumimi i tepër i mishit të kuq mund të bëhet shkaktar edhe për “sëmundjen e qeshur”, e cila paralizon sistemin nervor.

Megjithatë ka ende fise në Guinenë e Re, të cilët janë kanibalë. Fisi Fore ka si traditë të hajë pjesëtarët e familjes, pasi ata kanë ndërruar jetë. Ajo që u vu re tek ky fis gjatë një ekspedite antropologjike ishte se ata vuanin nga sëmundja Kuru.

Sëmundja në fjalë zhvillohet si pasojë e një bakteri që gjendet në mishin njerëzor dhe shkakton dridhje të trupit si dhe lëkura merr një ngjyrë kafe. Tani është një çrregullim shumë pak i përhapur, por në mesjetë ka qenë shumë i përhapur.

“Nuk e besojmë dot se çfarë kanë pirë njerëzit si ilaç deri tani”! Zbulimi i mjekëve shokon gjithë botën Read More »

170 mijë euro apartament, Vetting-u çon për hetim ish-gjyqtaren e dorëhequr

Pavarësisht dorëheqjes, për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana do të ketë hetim nga Vetting-u. Kjo pasi Komisioni i Pavarur i Apelimit ka bërë ankimim për dorëheqjen e saj. Sa i takon deklarimit të pasurisë së saj, vetëm apartamenti ku jeton kushton 170 mijë euro.

Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së Lartë. Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes. Gjithashtu, Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për pushimin e vettingut për ish-prokurorin Sulejman Tola.

Njoftimi:
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana. Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Natasha Mulaj Relator: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla Ardian Hajdari Sokol Çomo.

170 mijë euro apartament, Vetting-u çon për hetim ish-gjyqtaren e dorëhequr Read More »

Të gjithë sytë nga Ditmir Bushati, ministri jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar përfundimin e raundit të dytë të bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqise.

Ky ishte raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë

Ministria bën me dije: “përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.

Të gjithë sytë nga Ditmir Bushati, ministri jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët Read More »

Ja si t’i largoni gurët e veshkave në mënyrë natyrale dhe pa dhimbje në vetëm 2 javë

Fatkeqesisht gurët në veshka prekin gjithmonë e më shumë njerëz.

Problemi qëndron në krijimin e gurëve të madhësive të ndryshme, disa mund të jenë të vogla sa një kokërr rëre, por mund të ketë dhe të tjera me madhësi më të mëdhe sa një kikirik ose më shumë.

E nëse gurët e veshkave janë shumë të mëdhenj për eliminimin e tyre kërkohet patjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Ky trajtim është 100% natyral dhe mund ti largojë gurët e veshkave në vetëm 2 javë. Ja çfarë duhet të bëni!

Duhen 15 limonë dhe 15 vezë. Në mëngjes, me një stomak bosh, përzieni lëngun e limonit me të bardhat e vezës dhe pijeni menjëherë. Për 30 minuta mos pini dhe mos hani asgjë. Ky trajtim zgjat 15 ditë.

Çfarë është e rëndësishme për t’u theksuar është se gurët do largohen pa shkaktuar dhimbje. Menuja ditore nuk duhet të përfshij alkool, ushqime me yndyrë dhe kripë. Gjithashtu duhet të konsumoni çajra të ndryshëm për largimin e gurëve.

Ja si t’i largoni gurët e veshkave në mënyrë natyrale dhe pa dhimbje në vetëm 2 javë Read More »

“Xhafaj” po shkallon demokratë e socialistë, ama deputeti i njohur i PD shfaqet duke u argëtuar me partneren e tij

Edhe pse këto ditë vendi po ‘zien’ nga zhvillimet dhe akuzat politike, ku opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për shkak të vëllait të tij që sipas PD është i përshirë dhe i dënuar për trafik droge në Itali, deputeti i selisë blu Genc Pollo është shkëputur për një moment nga këto zhvillime.

Pollo është parë në një nga eventet e rëndësishme të kryeqytetit, në shoqërinë e partneres së tij, Ilda Mara.

12976759_10154741937753625_2678410845371736645_o

Mësohet se në këtë eveniment ku merrnin pjesë kryesisht gazetarë dhe personazhe të modës, Pollo duket mjaft i relaksuar dhe sidomos për faktin se ndodhej larg zhurmës që politika ka shkaktuar në këtë periudhë.

“Xhafaj” po shkallon demokratë e socialistë, ama deputeti i njohur i PD shfaqet duke u argëtuar me partneren e tij Read More »