Aurora

‘Nuk më vjen turp ta them’/ Florjan Binaj tregon punën e parë që ka bërë

Florjan Binaj është një nga aktorët më të njohur të humorit në vend.

I ftuar në programin “Historia e Fundjavës” ka treguar faktin se si ka nisur të punojë që në moshë të vogël.

Gjatë intervistës me Mirela Milorin ai është shprehur gjithashtu se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të ndihmojë dhe të tjerët.

Mirela Milori: Në fakt the pak më parë the që ke punuar që herët. Ti nuk harron nga vjen kam idenë? Ti nuk harron vështirësitë e tua ndoshta, që të bën që të jesh kaq i mirë dhe ta japësh këtë mirësinë pa kursim tek të tjerët, me aq sa ke në dorë.

Florjan Binaj: Absolutisht jo. Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam punuar lloj-lloj punësh, e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës kur nuk kishte autobusë, nuk më vjen turp ta them, edhe sot e kësaj dite. Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin, edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit.

‘Nuk më vjen turp ta them’/ Florjan Binaj tregon punën e parë që ka bërë Read More »

6 superfuqitë e ujit me limon, si ta përgatisni atë në mënyrën e duhur

Limoni njihet për vetitë e tij terapeutike dhe shumë njerëz e kanë kthyer në zakon të shëndetshëm, pirjen e një gote ujë me lëngun e një limoni të shtrydhur çdo ditë.

I pasur me acide organike, të tilla si acid citrik, limoni stimulon jargëzimin dhe zhduk etjen. Ky agrum ofron shumë veti të tjera terapeutike, duke qenë shumë i pasur me lëndë ushqyese.

Pirja e një gote uji me lëng limoni çdo mëngjes ofron dhjetëra veti terapeutike dhe më poshtë po rendisim 6 më të rëndësishmet.

-Shija e limonit është acide, por ndihmon në rritjen e sekretimit të acideve në urinë, kështu që efekti i tij në gjak dhe trup alkalizon dhe detoksifikon.

-Një gotë ujë me gjysmë limoni ka rreth 2 kilokalori, dhe përmban 10 mg kalium, 4 mg vitaminë C dhe 0.5 gramë fibra. Kjo përmbajtje përmirëson qarkullimin e gjakut.

-Uji me limon është një ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe faringitin. Ky rol i dobishëm vjen për shkak të pasurisë së vitaminës C që në masë tek limoni.

-Vajrat aromatikë të limonit dhe fitonutrientët si flavanonët shumëfishojnë aftësinë stimuluese të vitaminës C.

-Falë përmbajtjes së citratit, lëngu i limonit parandalon shfaqjen e gurëve në veshka.

-Uji dhe limoni ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes duke rritur numrin e qelizave të bardha të gjakut, qeliza të afta për të eliminuar viruset dhe bakteret, shkruan noa.al.

Përgatitja e ujit me limon është shumë e thjeshtë. Vendosni lëngun e sapo shtrydhur të gjysmë limoni (ose një limoni të tërë) në një gotë, pastaj hidhni pak ujë të vakët. Mos shtoni ëmbëlsues. Këtë pije konsumojeni me stomakun bosh, para se të hani mëngjes. /noa.al

6 superfuqitë e ujit me limon, si ta përgatisni atë në mënyrën e duhur Read More »

Rudina Hajdari rrëfen castet e fundit me të atit: ‘E dimë kush e tërhoqi këmbëzën’

Rudina Hajdari foli për vrasjen e babait të saj, Azem Hajdari, ku tha se e di kush ishin personat që tërhoqën këmbëzën dhe qëlluan mbi të atin.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Hajdari rrëfeu edhe momentet e fundit me babanë, ku tha se pak para ngjarjes ata kanë pirë një kafe, në të cilën Azemi kishte qenë shumë entuziast.

“Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë. ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën”, u shpreh Hajdari.

Pyetje: Cila është porosia më e rëndësishme që ke marrë nga babai? Hajdari: Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë. Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që ai nuk lodhje kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve.

Rudina Hajdari rrëfen castet e fundit me të atit: ‘E dimë kush e tërhoqi këmbëzën’ Read More »

Ushqimet që ju plakin më shpejt, duhet ti shmangni

Ndodh shpesh që nga pamundësia për të gatuar, mund të marrësh një ushqim të konservuar.

Por nuk duhet ta bëni më pasi studiuesit pretendojnë se ky lloj ushqimi stimulon plakjen e shpejtë.

Studiuesit nga Universiteti i Navarra në Pamplona, Spanjë, kanë zbuluar se ngrënia e ushqimit të përpunuar është e lidhur në mënyrë të konsiderueshme me plakjen qelizore.

Kjo përfshin ushqime si vakte të ngrira, bukë të paketuara, pije freskuese, ushqim të shpejtë, biskota të paketuara, ëmbëlsira, meze të kripura dhe madje edhe “ushqime të shëndetshme” si biskotat e ëmbëlsuara, drithërat dhe proteinat pluhur.

Pra, speli është që konsumoni sa më shumë produkte të freskëta. /noa.al/

Ushqimet që ju plakin më shpejt, duhet ti shmangni Read More »

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi

Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare, është ndarë sot nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen e kulturës dhe edukimin e brezave. Pas ndryshimeve politike, edhe pse u largua nga Shqipëria për në Itali, ajo mbeti e përkushtuar në deri në ditët e fundit në profesionin e saj.

Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike. “Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare.

Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare.

Rozmari Jorganxhi u lind në qytetin e bukur, artdashës të Korçës më 8 korrik 1937 në një familje artizanësh, me tradita patriotike dhe muzikore. Xhaxhai i saj Icë (Kristicë) Jorganxhi ishte flautist në “Bandës e Lirisë” në Korçë, qysh në vitin 1909.

Po kështu xhaxhai tjetër Aleks Jorganxhi ishte pjestar i Bandës Muzikore “Vatra”, ku luante në benç dhe flikorno-bariton dhe në vitin 1920 erdhi nga Amerika me pjestarët e kësaj bande muzikore të drejtuar nga muzikanti patrioti Thoma Nasi, ku mori pjesë në Luftën e Vlorës.

Ati i saj Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, këndoi për 65 vjet si solist në koncerte të ndryshme nëpër gjithë Shqipërinë, në Radio “Korça” dhe në veçanti në grupin e mirënjohur të këngëve karakteristike korçare “Lira”.

E rritur në këtë mjedis muzikor Rozmaria trashëgoi një zë të bukur dhe një vesh muzikor të mrekullueshëm. Ajo qysh fëmijë u ngjit në skenë dhe u bë e njohur në qytetin e saj. Ende një vogëlushe pesëvjeçare ajo mori mësimet e para në fillim për kitarë e solfexh nga muzikanti poliglot Gaqo Tërpini dhe më vonë për piano nga pianisti i mirënjohur Boris Plumbi.

Pas çlirimit të vendit u aktivizua pranë Shtëpisë së Pionierit të Korçës dhe pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare, në vitin 1951 shkon për studime në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë me pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Në shtator të vitit 1952 shkon për studime të larta në Rusi në Konservatorin “P.I. Çajkovski” (sot Akademia e Arteve) në Moskë, ku studioi për shtatë vjet në dy fakultetet, të kantos dhe dirigjimit koral, të cilat i mbaroi shkëlqyshëm në vitin 1959.

Atë maj të vitit 1959 dy agjensitë telegrafike ajo TASS dhe ATSH do të jepnin lajmin nëpër gazetat qëndrore: ”Këngëtarja e re Rozmari Jorganxhi, mbaroi njëkohësisht dy fakultete”.

Këto rezultate të shkëlqyera në studimet e saj, ajo i arriti me një punë të madhe dhe këmbëngulëse, për të përballuar me sukses gjithë atë studim të madh që kërkonin në të njëjtën kohë këto dy fakultete, ndaj pas mbarimit me sukses të tyre ajo ishte tashmë jo vetëm një këngëtare dhe dirigjente me diplomë, prej një nga akademitë më të njohura në botë, por edhe një artiste e formuar dhe e pajisur me një kulturë të madhe të përgjithshme dhe artistike.

Me kthimin në Atdhe, Rozmari Jorganxhi filloi punën si soliste, mezzo-soprano pranë Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Para saj tani shtrihej rruga e gjatë, por e vështirë e artit. Ajo interpreton në të gjitha rolet e para dhe të dyta për mezzo-soprano të operave të vëna në skenën nga TKOB për gati 30 vjet. Në karrierën e saj si këngëtare ajo ka të realizuara role nga operat e autorëve klasikë të huaj dhe atyre shqiptarë. Në të gjitha këto role ajo ka vënë jo vetëm zërin e saj të bukur e të ngrohtë të mezzo-sopranos, por mbi të gjitha shpirtin dhe zemrën e saj prej artisteje.

Rozmari Jorganxhi ka dhënë me qindra koncerte, të cilat i ka filluar qyshse ishte studente në Moskë dhe në turne të ndryshme nëpër ish BRSS. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës së dhomës në vendin tonë.

Janë me dhjetra romancat e kënduara prej saj, vepra këto të autorëve të huaj klasikë dhe shqiptarë. Repertori i saj ka qenë shumë i gjerë dhe i pasur, ku përmblidhen dhe këngë popullore të përpunuara dhe arie nga opera të ndryshme.

Ajo ka treguar një mjeshtri të lartë artistike në interpretimin e romancave nga Moxart, Hendel, Shuman, Shubert, Grig, Rahmaninov, Çajkovski, De Falja, arie nga operat e shumënjohura si “Trovatore”,e Verdit (aria e Azuçenës), “Berberi i Seviljes” e Rosinit (kavatina e Rozinës), “Semiramide” e Rosinit “Samsoni e Dalila” e Rosinit (aria e Dalilës), “Hirushja e Rosinit, “Norma” e Belinit etj.

Ishte viti 1967, kur Rozmari Jorganxhi, krahas punës së saj si këngëtare lirike në TOB fillon punën edhe si dirigjente e korit pranë këtij tempulli të artit tonë skenik.

Ajo është kështu e para dirigjente e korit në Shqipëri duke thyer kështu tabunë që këtë profesion mund ta kenë “privilegj” vetëm burrat. Ajo u ngjit në pultin e dirigjentit të korit, pas mjeshtrit të madh Kostandin Trako “Artist i Merituar”, për të cilin ajo edhe sot ruan një konsideratë të lartë si artist dhe njeri dhe dirigjentit Milto Vako “Artist i Merituar”.

Por, nuk ishte e lehtë ky profesion për një grua të re. Gjithçka kishte mësuar për shtatë vjet tani do ta vinte në jetë. Gjeti një kolektiv kori me eksperiencë shumëvjeçare, me zëra të bukur, por paksa të lodhur nga vitet. Kërkoi të plotësohej ai kor me zëra të freskët nga studentët e posadiplomuar në kanto, por kjo kërkesë e saj nuk u plotësua nga Ministria e Kulturës e asaj kohe dhe ata studentë të posadiplomuar, artistë të rinj u dërguan nëpër rrethe ose vatra kulture, ku shumë prej tyre iu “shua” më kot talenti prej këngëtari.

“Freskimin” ose “rinovimin” e korit, sipas urdhrave të partisë në pushtet e detyruan ta bënte nga “artistë” të ardhur nga “gjiri i kalsës punëtore”. Dirigjentes në këtë kohë i duhej të punonte edhe për ngritjen e tyre profesionale. Shumë prej tyre nuk njihnin as solfexhin(!). Mos të harrojmë pastaj edhe “kontrollin punëtor”, i cili arriti një ditë t’i thotë asaj, se si shumë njerëz mbante në atë kor!… Duhej të bëheshin “shkurtime”!

Me gjithë këto vështirë dhe shumë të tjera, Rozmari Jorganxhi arriti me punën e saj të palodhur dhe plot pasion, duke mos u ndarë asnjë çast dhe nga puna e saj si soliste, të verë në skenë opera premierë si nga autorë të huaj, ashtu dhe nga autorë shqiptarë, kantata, poema, koncerte të Majit të TOB dhe grupeve të ndryshme amatore, të Ansamblit të Ushtrisë etj.

Në vitin 1980 ajo shkoi në Kosovë (sot Republika e Kosovës) për të ndihmuar në ngritjen e korit të RTP, ku dha me shumë sukses dhe një koncert, i cili u mirëprit nga artdashësit kosovarë. Në vitin 1992 merr pjesë në Ravena të Italisë si dirigjente dhe merr vlerësimin maksimal nga dirigjentët aty.

Rozmaria është nga pedagoget e para (të jashtme) të Konservatorit Shtetëror të Tiranës sot Akademia e Arteve, ku për shumë e shumë vjet me rradhë dha kontributin e saj në përgatitjen e artistëve të rinj si dirigjentet Zef Ҫoba, Pandi Bello, Naim Gjoshi, Oleg Arapi, Jetmir Barbullushi, Petrika Afezolli, këngëtaret Domenika Matja, Mimoza Demiri, Agim Hushi, Greta Marlocaj, Izet Salihi, Etleva Mata, Laura Hak.

Rozmari me një vullnet e dashuri të pa lodhur, nuk rreshti kurrë së punuari jo vetëm me studentët e saj, por me çdo artistë të ri që kërkonte ndihmën e saj për të marrë njohuritë e para si në kanto ashtu dhe në dirigjime.

Me një mbingarkesë profesionale Rozmari luajti një rol të denjë si bashkëshorte dhe nëna e tre femijëve të shkëlqyer ku dy djemtë e saj, sot artistë të talentuar e të mirënjohur, si nga vendi i tyre i origjinës ashtu dhe nga vendi ku sot jetojnë Trieste-Itali. Gjergj Leka kantautore dhe Hektor Leka Bariton në teatrin Xhuzepe Verdi ne Triestë.

Pasi Rozmari në vitin 1992 transferohet familjarisht si e riatdhesuar në qytetin e Triestës, në vitin 1993, në moshën 56 vjeçare, dhe fiton konkursin në Teatrin e Operës së Triestës “Xh.Verdi” dhe vendin e parë.

Ajo kntribuoi për 10 vjet rresht aty. Rozmari Jorganxhi, dy herë u dekorua me URDHËRIN “NAIM FRASHËRI” të Klasit të II’të.

Rolet e realizuara prej saj janë një galeri e tërë personazhesh si:

Marta në operën “Jollanta” e Çajkovskit,

Hata te “Nusja e shitur” e Smetanës,

Mara në operën “Mrika” të P. Jakovës,

Mirushi dhe nëna e Mirushit në operën “Pranvera” të T. Dajisë,

Hanxhesha në “Boris Godunov” të Musorskit,

Suzuki në “Madama Baterflaj e Puçinit,

Sanda dhe nëna e Dhimitrit në “Lulja e Kujtimit” të K. Konos,

Kontesha Anastasia në operetën Princesha e Çardashit të Kalmarit,

Madalena në operën “Rigoleto” të Verdit,

Kerubini në “Dasma e Figaros” të Moxartit,,

Ollga te “Heroina” e V. Novës,

Jerina te “Skënderbeu” të P. Jakovës,

Lina në operën “Zgjimi” të T. Harapit,

Karmen në skena nga opera “Karmen” të Bizesë,

Olga në “Eugjen Onjegini” të Çajkovskit,

Lola në “Kavaleria Rustikana” të Maskanjit etj.etj.

/NOA.al

Shuhet dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi Read More »

Djali i gazetares Ilva Tare feston 3-vjetorin e lindjes

Djali i gazetares Ilva Tare, Thomas Eduart, feston ditën e sotme 3-vjetorin e lindjes.

E lumtur teksa sheh vogëlushin duke u rritur, mami Ilva ka ndarë momente të tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, vogëlushi dëgjohet teksa thotë emrin e tij “Thomas Eduart”.

Po ashtu ajo ka ndarë një moment të djalit dhe vajzës Melodi, me të atin Eduart Selami si dhe me të.

“Thomas mbush 3 vjeç sot. Zoti ekziston. E bekuar! Gëzuar ditëlindjen e tretë, nënë e lumtur”, shkruan Ilva. /noa.al

Djali i gazetares Ilva Tare feston 3-vjetorin e lindjes Read More »

Si të mbrohemi nga celularët dhe rrezatimi i tyre/ 10 këshilla praktike

Studimi Interphone, i kryer në 13 shtete, nën drejtimin e Lennart Hartell, një shkencëtar suedez autoritar, vlerëson se një ekspozim prej më shumë se 27 minutash në ditë ndaj rrezatimit të emetuar nga telefoni celular për një periudhë prej 10 vjetësh rrit ndjeshëm mundësinë e glioma, i njohur si kanceri i trurit.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin ka përfshirë përdorimin e celularëve si një faktor të mundshëm kancerogjen, ku në Itali Këshilli Superior i Shëndetit më 15 nëntor 2011 ftoi Ministrinë e Shëndetësisë të promovojë përdorimin e kufjeve për të kufizuar rreziqet dhe u kërkoi prindërve të kufizojnë përdorimin e tyre tek fëmijët, vetëm në rast nevoje reale.

Më poshtë sjellim dhjetë këshillat për të kufizuar rreziqet e telefonave celularë

-Mos i lejoni fëmijët t’i përdorin celularët, përveç në raste urgjente. SMS-të tolerohen, por më mirë të reduktrohen. Në Francë, jo më kot ndalohet reklamimi për telefonat celular, referuar të miturive nën moshën 14 vjeç.

-Gjithmonë përdorni kufje me tela, jo ato wireless. Sidoqoftë, altoparlanti është gjithashtu më i mirë.

-Nëse ka pak rrjet, pak diapazon (mund ta shihni nga shiritat në ekran) mos bëni telefonata. Do të nevojitet më shumë fuqi rrezatuese, pra do të ekspozoheni me më shumë rrezatim.

-Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur në lëvizje: si në tren dhe në veturë, më pak sinjal, më shumë rrezatim.

-Mos e vendosni pranë kokës kur telefononi atje ku rrezatimi është më i fortë, prisni përgjigjen dhe përdorni nëse mundeni altoparlantin.

-Mos e mbani celularin në xhep ose në këmishë.

-Ndryshoni veshët që përdornin dhe zvogëloni kohëzgjatjen e thirrjeve tuaja.

-Përdorni telefonin fiks nëse mundeni, ose mjetet e mesazheve të çastit si Skype

-Mos flini me celularin tuaj afër kokës, për shembull duke e përdorur si orë me zile.

-Nëse vërtetë nuk mund ta fikni telefonin tuaj celular dhe duhet të flini, vendoseni në modalitetin Aeroplan, pasi në këtë mënyrë emetimet janë pothuajse zero, shkruan noa.al. Vetëm emetimet e vogla nga përbërësit e ndryshëm brenda telefonit celular mbeten në veprim. Gjithsesi distanca minimale nga telefoni celular duhet të jetë 1 metër.

Për të fjetur padyshim që ideale do të ishte ta fiknim celularin, dhe nëse duam ta mbajmë atë ndezur, këshillohet që ta vendosim në një dhomë tjetër. /noa.al

Si të mbrohemi nga celularët dhe rrezatimi i tyre/ 10 këshilla praktike Read More »

Zbuloni se përse gratë i ndërrojnë mbemrat dhe marrin mbiemrin e burrit

Marrja e mbiemrit të një burri doli nga historia patriarkale. Atëherë, pse kaq shumë çifte të rinj perëndimorë ende ndjekin traditën?

Planifikimi i një martese gjatë një pandemie është i mbushur me pasiguri, por për 30-vjeçaren Lindsey Evans, ka një gjë që ajo e ka të qartë. “Sa më shumë të jemi afër dasmës, aq më pozitive jam se dua të marr mbiemrin e tij,” thotë Kalifornianja, i cila drejton një kompani mediatike të stilit të jetës me partnerin e saj dhe do të lidhë martesë në korrik 2021.
Në SH.B.A., shumica e grave marrin mbiemrin e familjes së burrit të tyre kur martohen – rreth 70%, sipas një prej analizave më të mëdha të të dhënave në vitet e fundit. Për gratë britanike, shifra është pothuajse 90%, sipas një sondazhi të vitit 2016, me rreth 85% të atyre të moshës midis 18 dhe 30 që janëende duke ndjekur praktikën. Megjithëse këto shifra janë më të ulëta se sa ishin një brez më parë, është e qartë se mbetet një normë e fortë kulturore në pjesë të mëdha të botës perëndimore, pavarësisht epokës së sotme më individuale dhe të vetëdijshme për gjininë. Ndërsa përkufizimet e feminizmit ndryshojnë, 68% e grave nën 30 vjeç e përshkruajnë veten si feministë në SH.B.A. dhe rreth 60% në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është mjaft befasuese … [kaq shumë gra e pranojnë mbiemrin e burrit] pasi kjo vjen nga historia patriarkale, nga ideja që një grua, në martesë, u bë një nga pasuritë e burrit”, thotë Simon Duncan, një profesor për jetën në familje në Universitetin e Bradford, MB, i cili ka qenë duke studiuar praktikën e marrjes së mbiemrave të meshkujve. Ai e përshkruan traditën si “të ngulitur” në shumicën e vendeve anglishtfolëse, edhe pse koncepti i “zotërimit” të grave ishte hequr më shumë se një shekull më parë në Britani, dhe aktualisht nuk ka ndonjë kërkesë ligjore për të marrë mbiemrin e një burri.

Pjesa më e madhe e Evropës perëndimore ndjek gjithashtu të njëjtin model (përjashtime të dukshme përfshijnë Spanjën dhe Islandën, ku gratë priren të mbajnë mbiemrin e tyre të lindjes kur martohen dhe Greqia, e cila e ka bërë një kërkesë ligjore që gratë të mbajnë mbiemrin e tyre që nga viti 1983) . Edhe në Norvegji, e cila renditet rregullisht një nga vendet më të larta për barazinë gjinore dhe ka një histori patriarkale më pak të hapur, shumica e grave të martuara ende marrin mbiemrin e burrit të tyre. Megjithatë, atje, rreth gjysma e atyre që mbajnë mbiemrin mbajnë mbiemrin e tyre të vajzërisë si një mbiemrin të mesëm, i cili funksionon si një mbiemër dytësor.
Pse gratë ende ndërrojnë mbiemrat?

“Pyetja mbetet … a është kjo thjesht një traditë e padëmshme, apo ka ndonjë lloj kuptimi që rrjedh nga ato kohëra deri tani?” -thotë Duncan, i cili së fundmi u bashkua me akademikë në Universitetin e Oslo-s dhe Universitetin e Perëndimit të Anglisë për të hulumtuar në arsyet e këmbënguljes së tij.

Traditat patriarkale

Ka, sigurisht, arsye të shumta personale që një grua mund të dëshirojë të humbasë mbiemrin e saj të vajzërisë, nga mospëlqimi se si tingëllon, deri te dëshira për t’u shkëputur nga anëtarët e familjes që mungojnë ose abuzivë. Por përmes një analize të thelluar të hulumtimit ekzistues dhe intervistave të hollësishme me çifte të sapo martuar dhe të fejuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegji, ekipi i Duncan identifikoi dy motivuesit kryesorë që e forcojnë këtë traditë. E para ishte këmbëngulja e fuqisë patriarkale (pavarësisht nëse kjo ishte e qartë për çiftet apo jo). E dyta, ideali i familjes së mirë ’- kuptimi që të kesh të njëjtin emër me partnerin tënd simbolizon përkushtimin dhe të lidh ty dhe çdo fëmijë të mundshëm së bashku si një njësi.

Disa çifte thjesht e pranuan praktikën në mënyrë jo kritike thjesht sepse ishte konvencionale, ndërsa të tjerët në mënyrë aktive përqafuan idenë e përçimit të mbiemrave të meshkujve. “Disa njerëz ende insistuan në të – riprodhimi i këtij lloj supozimi patriarkal nga e kaluara”, -thotë Duncan. “Disa gra shkojnë së bashku me atë ose e brendësojnë atë. Pra, kemi gjetur njerëz që thonë se me të vërtetë presin të jenë një Zonjë ’dhe të ndryshojnë identitetin e tyre në atë të burrit të tyre.”

Pse gratë ende ndërrojnë mbiemrat?

“Është pjesë e romancës”, thotë Corinna Hirsch, 32 vjeç, një tregtare gjermane që jeton në Stokholm, e cila mori mbiemrin e burrit të saj kur u martuan vitin e kaluar. “Ne kemi fjetur në dhoma të ndara mbrëmjen para dasmës. Unë kisha diçka të vjetër, blu, të huazuar dhe të re. Babai dhe burri im mbajtën një fjalim, por unë nuk e mbajta. ” Ajo beson se këto tradita e ndihmuan atë dhe partnerin e saj të krijonin një lidhje më të thellë, edhe pas më shumë se tetë vitesh së bashku. “Ne nuk e prisnim që do të ndiheshim më afër pas dasmës, por unë mendoj se të bësh këtë dasmë të madhe dhe të kesh një mbiemër është romantike”.

Familje e mirë

Trendi i dytë thelbësor i vëzhguar nga ekipi i Duncan ka të bëjë më shumë me perceptimet e publikut. Ata arritën në përfundimin se marrja e mbiemrit të një partneri mbetet të shikohet si një mënyrë për të shfaqur angazhimin dhe unitetin tuaj në botën e jashtme.

“Ndihem sikur na jep një identitet si familje dhe jo vetëm si individë”, thotë Lindsey Evans në Kaliforni. “Ne kemi mbiemrat tanë të parë dhe të mesëm, të cilët na bëjnë të identifikueshëm, por të pasurit e një mbiemri të përbashkët na bën më shumë një njësi.”

Studimi i Duncan zbuloi se kjo fjala ‘familje e mirë’ ishte veçanërisht e fortë në mesin e grave që do të kishin fëmijë. Edhe disa nga ata që fillimisht nuk pranuan të merrnin mbiemrin e familjes së partnerit të tyre mashkull pas martesës ndryshuan qasjen e tyre pas lindjes.

“Doja ta bëja që të kisha një lidhje më të mirë me fëmijën tim, jo ​​vetëm në një marrëdhënie të dashur, por në letër”, thotë Jamie Berg, 36, një valltare dhe gjimnaste e lindur në SHBA që jeton në Oslo. Pasi mbajti mbiemrin e saj për disa vjet, kryesisht sepse ishte e rëndësishme për identitetin e saj profesional, ajo shtoi mbiemrin e burrit të saj në pasaportë dhe dokumente të tjera zyrtare kur lindi djali i saj “kështu që të tre do të kishim të njëjtin mbiemër”. Kjo, shpresonte ajo, gjithashtu do të shmangte sherrin administrativ, për shembull kur udhëtonte jashtë vendit me fëmijën e saj.

Studimi i Duncan theksoi një ndjenjë tjetër të zakonshme midis shumë prindërve, që fëmijët mund të përfundojnë të hutuar ose të pakënaqur si rezultat i prindërve që kanë mbiemra të ndryshëm.

Feminizmi

Akademikët janë të ndarë për mënyrën se si norma e ndryshimit të mbiemrit luan në sfondin e përpjekjeve për të arritur barazinë gjinore.

Pse gratë ende ndërrojnë mbiemrat?

Duncan e përshkruan atë si “mjaft të rrezikshme” – nëse çiftet që e bëjnë atë në mënyrë aktive po e pranojnë traditën, ose thjesht e respektojnë atë si parazgjedhje. “Ai përjetëson idenë që burri ka autoritetin … duke riprodhuar traditën që burri është kryefamiljari”, thotë ai.

Ky argument mbështetet fuqimisht nga gra si Nikki Hesford, një pronare biznesi 34-vjeçare nga Anglia veriore. Ajo tani është e divorcuar, por nuk pranoi të merrte mbiemrin e ish burrit të saj kur ata u martuan dhe thotë se ajo është tronditur kur disa gra bëjnë të njëjtën gjë.

“Gratë ankohen se përfundojnë të jenë kujdestari kryesor, ajo që duhet të largohet nga puna kur një fëmijë është i sëmurë, ajo që duhej të shkonte në takime në spital, ajo që vuan karrierën … por ata e kanë vendosur atë precedent në fillim duke thënë: ‘Ju jeni më të rëndësishëm se unë, ju jeni primari dhe unë sekondari’, “argumenton ajo. “Disa njerëz thonë: ‘Ju po e mendoni shumë, është thjesht një traditë e bukur dhe nuk do të thotë asgjë’, dhe unë nuk jam dakord.”

Sidoqoftë, Hilda Burke, një këshilltare dhe psikoterapiste Irlandeze për çifte me qendër në Londër, beson se gratë që refuzojnë marrjen e mbiemrave nuk duhet të jenë shumë të shpejtë për të gjykuar të tjerët. Ajo vëren se konceptet “e modës së vjetër” – të përforcuara prej kohësh nga filmi, letërsia dhe revistat – janë amplifikuar në një epokë të mediave sociale. Kjo do të thotë që gratë vazhdojnë të ndikohen nga këto lloj mesazhesh, pavarësisht nga perspektivat më pozitive gjinore, feministe që u jepet një platformë më e madhe. ”

Ajo thotë se për shumë, kalimi në mbiemrin e familjes së burrit të tyre është gjithashtu një zgjedhje pragmatike – për shembull, për të qetësuar të afërmit e moshuar ose për të shmangur nevojën për të shpjeguar veten në sheshin e lojërave të shkollës – dhe nuk do të thotë që këto gra nuk po bëjnë presion për barazi gjinore. “Ky është një shembull i disonancës së të pasurit ndoshta një parim, të kesh një ideal feminist, por pastaj të zbresësh në zellin e ashpër të jetës së përditshme,” thotë ajo. “Ata do të thoshin: ‘E dini çfarë? Unë jam ende duke punuar. Unë jam akoma duke u promovuar. Unë kam hequr dorë. Pra, e dini çfarë? Në shkallë më të madhe, unë jam ende feministe ”.

A do të ndryshojnë më shumë mbiemrat në të ardhmen?

Se sa e përhapur do të mbetet tradita e marrjes së mbiemrave të meshkujve në të ardhmen, diskutohet shumë nga studiuesit. Ekzistojnë pak kërkime akademike parashikuese, megjithëse ka shenja që – megjithë përparimin e ngadaltë deri më tani – si gratë ashtu edhe burrat po bëhen gjithnjë e më të hapur ndaj alternativave.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një sondazh i YouGov 2016 me më shumë se 1,500 njerëz tregoi se 59% e grave do të dëshironin ende të merrnin mbiemrin e bashkëshortit të tyre gjatë martesës – dhe 61% e burrave ende dëshirojnë që ata ta bëjnë këtë. Edhe pse këto shifra janë të larta, ato janë rreth 30% më të ulëta se përqindja e britanikëve që aktualisht ndjekin traditën. Një sondazh i veçantë tregoi se 11% e të rinjve 18 deri në 34 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar tani po mbajnë dy mbiemra të tyre kur martohen. Kjo praktikë ishte tradicionalisht ruajtja e familjeve britanike të klasës së lartë, por barazia gjinore po shfaqet si një motivues brenda çifteve me prejardhje më të ndryshme.

Në SH.B.A., një numër në rritje i grave po zgjedhin gjithashtu mbiemra të dyfishtë.

Me gratë që priren të martohen më vonë – mosha mesatare tani është 35 ose më e vjetër në vendet evropiane, përfshirë Britaninë, Itali dhe Spanjë, dhe rreth 28 në SHBA – kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim në zgjedhjet e ardhshme të mbiemrave. Hulumtimet nga Norvegjia dhe SH.B.A. sugjerojnë që gratë e moshuara, më të arsimuara dhe ekonomikisht të pavarura kanë më shumë gjasa të mbajnë mbiemrin e tyre të lindjes, ndërsa praktika është më pak e njohur për gratë më të reja, me paga më të ulta dhe brenda komunitetit afrikano-amerikan.

Studiues të tjerë tregojnë për ndikimin e komunitetit LGBTIQ, ku tashmë ka tendencë të ketë më shumë fleksibilitet rreth ndryshimit të mbiemrit. Dr Heath Schechinger, një psikolog dhe terapist me një post klinik në Universitetin e Kalifornisë, Berkley, parashikon që çiftet heteroseksuale mund të inkurajohen të mbajnë mbiemrin e tyre pasi “koncepti i ‘familjes’ zgjerohet” për të përfshirë më shumë LGBTQ dhe madje “dy -sindikatat partnere plus ”, duke e bërë më të zakonshme thyerjen e normave tradicionale. “Ndërsa nuk ka gjasa që partnerët të kenë ndonjëherë autonomi të plotë në lidhje me zgjedhjet e tyre të mbiemrave pa frikë nga pasojat shoqërore ose familjare, një numër në rritje i njerëzve janë dhe do të vazhdojnë të bëjnë zgjedhjen për të devijuar nga norma”, argumenton ai.

Zbuloni se përse gratë i ndërrojnë mbemrat dhe marrin mbiemrin e burrit Read More »