Aurora

Kur’ani më i madh në botë, 700 metra i gjatë dhe i shkruar me dorë (Foto)

Një egjiptian që kishte braktisur shkollën shpreson të hyjë në histori pasi ka kaluar tre vite duke e krijuar, atë që beson ai të jetë, Kurani më i madh në botë.

Dorëshkrimi i bërë nga Saad Mohammed është 700 metra i gjatë, që do të thotë, pothujase dy herë më i lartë se Empire State Building.

Deri me tani, Mohammed, i cili jeton në qytetin Belqina, në veri të Kajros, ka financuar çdo centimetër të projektit të tij.

Ai ka shpresa që ky punim do të tërheqë vëmendjen e njerëzve.

Ai shpreson se do të hyjë në Librin e Rekordeve Gines, por ka shtuar se për këtë i nevojitet ndihmë, pasi nuk i ka mjetet e duhura.

Kur’ani më i madh në botë, 700 metra i gjatë dhe i shkruar me dorë (Foto) Read More »

Dëshmitari X nga Vlora , sfidon Ramën e Xhafajn: Është zëri i Agronit, çojeni ku të doni!

Albert Veliu nga Vlora, dëshmitari i cili riktheu në burgun e Italisë Agron Xhafajn ka deklaruar se përgjimi nuk është bërë nga ai. Ndër të tjera ai e pranon dhe këmbëngul fort se zëri në video është i Agron Xhafajt dhe askujt tjetër.

“Zëri i atij, zëri im, zëri i Ermalit dhe Altinit, nëse ka ndonjë tjetër, mund të jetë dhe i plakut tim ne varreza çoje ku të duash për vërtetësinë, ai zë është. Kur e pashë te djali, këto folje që u bënë dhe doli, të gjitha çfarë kemi bërë thashë çne këto përgjime. Agronin e kanë përgjuar të tjerët, nga ka ardhur kjo e gjen ai vetë, nga kanë ardhur përgjimet”, thotë Veliu.

Dëshmitari X nga Vlora , sfidon Ramën e Xhafajn: Është zëri i Agronit, çojeni ku të doni! Read More »

Makron “ngrin” shpresat e Shqipërisë për negociatat/ Çfarë deklaroi në Sofje

Makron “derdh ujë të ftohtë në shpresat e anëtarësimit në vendeve te Ballkanit në BE”. Keshtu raportojne mediat e huaja, teksa i referohen deklarates se presidentit te Frances dhene per gazetaret e interesuar gjate Samitit te Sofjes.

Komentet e Macron vijnë si një zhgënjim ne menyre te vecante për Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilët shpresojnë për dritën e gjelbër nga udhëheqësit e BE muajin e ardhshëm për të filluar bisedimet për t’u bashkuar me bllokun, pasi ka pranuar gishtin nga Komisioni Evropian në prill.

“Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit”, tha Macron për gazetarët në samitin e kryeqytetit bullgar Sofia.

“Unë jam në favor të anetaresimit te Ballkanit në Evropë dhe të ecjes drejt Evropës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi”- tha Macron.

Ai deklaroi se eshte “në favor të lëvizjes drejt zgjerimit, por me pare duhet gjithe siguria e nevojshme dhe se pari nje reformë reale për të lejuar një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Evropian”.

Makron “ngrin” shpresat e Shqipërisë për negociatat/ Çfarë deklaroi në Sofje Read More »

Romeo Kara takon në qeli Izet Haxhinë, çfarë diskutuan ?

Sot u finalizua akti i parë ligjor për rihapjen e çështjes Hajdari. Izet Haxhiaj, nëpërmjet avokatit të tij, sot ka paraqitur përpara gjykatës kërkesën e parë, me qëllim rihapjen nga e para të çështjes penale, të zhvilluar kundra tij padrejtësisht në mungesë të tij.

Këtë gjë Izeti m’a konfirmoi edhe vete personalisht sot, në një takim të shkurtër që pata me të. Ai dukej mjaft mirë me shëndet i qartë dhe tepër i vendosur për hapin ligjor që u ndërrmor sot si dhe për të tjeret në vijim.

Është për t’u vlerësuar qetësia dhe humori i tij, brenda qelive të burgut 302, të cilat janë totalisht në kontrast, me qetësinë dhe humorin e autorëve të vërtetë të vrasjes së Hajdarit.

Ai premton publikisht, se do të bëjë të ditura edhe vepra të tjera penale të klanit Berisha, për të cilat ai ka dijeni. Çdo hap ligjor në lidhje me çështjen, do t’i bëhet i ditur opinionit nëpërmjet medias ne kohën e duhur.

Në emër të tij, përshëndes të gjithe dashamirësit e tij dhe të vendosjes së drejtesisë në Shqipëri.

Romeo Kara takon në qeli Izet Haxhinë, çfarë diskutuan ? Read More »

‘Pse Zoti të mori, o Klajdi?!’ Dhimbje e madhe për vdekjen e adoleshentit shqiptar në Itali.

‘Pse Zoti të mori, o Klajdi?!’ Dhimbje e madhe për vdekjen e adoleshentit shqiptar në Itali.

Një adoleshent shqiptar humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së martës në një aksident me motor. 17-vjeçari Klajdi Leka, nga Laçi por që jetonte në Milano po udhëtonte me një skuter, kur edhe u përplas me një makinë në një kryqëzim mes D’Annuzio dhe Parini, në Seggiano.

Ndërkohë që policia po vijon ende punën për të zbardhur dinamikën e saktë të kësaj tragjedie, familja Leka ka hapur dyert e mortit dhe të premten trupi i Klajdit pritet të mbërrijë në Shqipëri.

I gjithë komuniteti në Pioltello, ku jetonte Klajdi është tronditur nga humbja e tij. Zija dhe trishtimi ka pllakosur në familjen Leka, ndërsa të afërmit shprehin dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. Një afërme e Klajdit ka rrëqethur me postimin e saj, shkruan GSH. “Pse Zoti të mori mor Klajdi, s’të la midis nesh. Të thirri për vete, t’i preu ëndrrat në mes. Nuk më besohet mor Zzot, më duket si një ëndërr. I madhi zot të pastë afër vetes. Do na mungosh gjithmonë”.

17-vjeçari Leka dyshohet se teksa udhëtonte me motor ka hasur një pengesë në rrugë, që e ka bërë motorin të kërcejë në ajër, ndërsa i riu ka fluturuar disa metra më tutje duke përfunduar në trotuar, e për pasojë ka humbur jetën.

‘Pse Zoti të mori, o Klajdi?!’ Dhimbje e madhe për vdekjen e adoleshentit shqiptar në Itali. Read More »

Refuzuan të shkojnë në Prokurori, sa vite burg rrezikojnë Alibeaj- Salianji nëse s’provojnë dot vërtetësinë e audio- përgjimit

Nëse dy deputetët e PD Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe ish ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi nuk arrijnë të provojnë vërtetëtësinë e audiopërgjimit ndaj Agron Xhafajt, ata janë seriozisht në telashe shumë të mëdha me drejtësinë.

Kodi Penal parashikon ndëshkime serioze si sa i përket falsifikatorëve të dokumentave, në rastin konkret audiopërgjimi është një dokument, ashtu edhe të shantazhit për të përfituar në çfarëdo lloj mënyre qoftë përfitimi. Mbi tre personat e sipërpërmendur ka një padi penale konkrete në organin e prokurorisë nga vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Zyrtarët e lartë të PD akuzohen për falsifikim dhe shantazh, vepra penale të cilat përveç burgut i penalizojnë auturët edhe me gjobë. Sa i përket veprës penale të falsifikimit të dokumenteve, Kodi Penal në nenin 186 të tij parashikon burgim deri në tre vjet dhe një gjobë deri në 600 mijë lek.

Por kur kjo vepër penale është kryer në bashkëpunim dhe ka sjellë pasoja të rënda dënimi për autorët dënimi shkon deri në 4 vite burgim dhe gjoba deri në 1 milion lek, shkruan javanews.al.

Ndërsa vepra penale e shantazhit, sipas përcaktimeve juridike në Kodin Penal neni 109/b, klasifikohet edhe më e rëndë. Ajo parashikon deri në 8 vite burg për autorët dhe deri në 3 milion lek gjobë.

Këto janë përcaktimet e Kodit Penal mbi të cilën do të ballafaqohen 3 zyrtarët e PD nëse nuk arrijnë të provojnë vërtetësinë e audiopërgjimit të PD, me të cilën krijuan një klimë tensioni të pashembullt në vend. Dy deputetët refuzuan sot të dëshmojnë para Prokurorisë për audiopërgjimin, gjë që daravit pak a shumë dhe mjegullën rreth këtij fakti, shkruan javanews.al.

Kodi Penal
Neni 186
Falsifikimi i dokumenteve

(Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 4)
Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet dhe me
gjobë nga dyqind mijë deri në gjashtëqind mijë lekë.
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda,
dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion
lekë

Neni 109/b
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
(Shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 11)
Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të
fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë./JavaNews

Refuzuan të shkojnë në Prokurori, sa vite burg rrezikojnë Alibeaj- Salianji nëse s’provojnë dot vërtetësinë e audio- përgjimit Read More »

Zbulohet identiteti i bashkëpunëtorit X në audiopërgjimin ‘Xhafaj’, shoqërohet në polici (Emri)

Policia ka shoqëruar sot bashkëpunëtorin X të shfaqur në audio përgjimin e Partisë Demokratike, ku implikonte vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Panorama” nga burime të sigurta ka mësuar se emri i të arrestuarit është Albert, që në audio është idendifikuar si bashkëpunëtori X.

Sot kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se bashkëpunëtori X është ne terror nga bandat e Xhafajt dhe nga presioni i policisë.

“Policia ka marrë urdhër nga vëllezërit Xhafaj, prej 72 orësh dëshmitari x dhe familja e tij janë në presion të dyfishtë, të bandës Xhafaj dhe terrorin policor, e gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë atij”, tha Basha nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Bashes, “E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xahafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin. Por kanë bërë dicka tjetër, terror policor, përderisa audiopërgjigimi nuk është i vërtetë, perse i jane vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave?”. Pamfleti

Zbulohet identiteti i bashkëpunëtorit X në audiopërgjimin ‘Xhafaj’, shoqërohet në polici (Emri) Read More »

Fëmijëria mes plehrave; Të miturit që po rriten në landfillin e Durrësit (Video)

Dhjetëra fëmijë sigurojnë jetesën së bashku me familjet e tyre nga mbledhja e mbetjeve të diferencuara në Durrës.

Çdo ditë ata rendin pas makinave që transportojnë mbetjet e zonave përreth. Klevisi dhe tre anëtarë të tjerë të familjes së tij e sigurojnë jetesën përmes punës në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të zonës së Sukthit.

Prindërit e tij nuk punojnë. Familja nuk përfiton as nga skema e ndihmës sociale. E ka braktisur herët shkollën, ndërsa e motra është analfabete. E kanë të vështirë të thonë dhe sa para fitojnë nga puna në landfill.

-“Nuk dua të shkoj. Punoj këtu e me lekët marr ushqime për familjen. Na e prenë asistencën dhe e lashë shkollën”, shprehen disa prej fëmijëve. Ka dhe nga ata të cilëve dëshira për shkollën nuk u mungon. “Unë vij këtu kur mbaroj shkollën. Jam në klasë të shtatë. Fitoj 3500 lekë. Blej ushqime. Jemi 7 veta në familje. Vetëm babi punon në Maqedoni. Mami është e sëmurë.”

Në pamundësi për të gjetur alternativa punësimi, prindërit pranojnë që fëmijët të punojnë këtu për të siguruar të ardhurat për familjen.

“Nuk shkojnë në shkollë se nuk kanë ç’të hanë. Unë fitoj 2 mijë lekë në ditë. Tërë ditën të rrish këtu për 2 mijë lekë. Kjo nuk mjafton. As një çokollatë për fëmijët nuk blihet”, shprehet një banor i zonës.

Asnjë prej këtyre fëmijëve, nuk thotë se një pjesë të parave i përdor për të plotësuar dëshirat prej fëmije. Fëmijëria është një realitet i harruar për ta në frontin e parë të rrezikut që vjen nga ndotja.
Top Channel

Fëmijëria mes plehrave; Të miturit që po rriten në landfillin e Durrësit (Video) Read More »