Aurora

Zbulimi i dëshmitarit X, shpërthen deputeti socialist: Vetëm një i viagruar si Lul Basha i beson një të dënuari për drogë

Deputeti socialist Pjerin Ndreu shkruan se zbulimi i identitetit të dëshmitarit X, që shfaqej në audiopërgjimin”Xhafaj”, nuk ishte gjë tjetër, veçse një autogol, që tregoi partnerët e opozitës për luftën për pushtet.

Postimi i deputetit Ndreu:

Ky tipi që u dekonspirua dhe u keqpërdor në mënyre vulgare nuk tha asgjë të re nga ata që opozita ka thënë e stërthënë gjithë këto ditë!

Por ajo që më bën përshtypje është që si mundet te jete kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashës me një njeri me personalitet të dyshimtë, i dënuar për drogë dhe mashtrim, me gjendje të mjeruar ekonomike, dhe qe na paska provoku se nuk kishte qëllim të çonte hashash!

Drejtësia duhet të vejë gjerat në vendin e vet dhe të zbardhë situatën me videon e sotme më ngjan më shumë me estradën e ushtrit dikur e një kohe! Padashur sot opozita bëri outogol duke tregu partneret e vetë në lufte për pushtet !

Zbulimi i dëshmitarit X, shpërthen deputeti socialist: Vetëm një i viagruar si Lul Basha i beson një të dënuari për drogë Read More »

Beteja me drejtësinë/ Izet Haxhia ndryshon avokat, ky do të jetë përfaqësuesi i tij

Izet Haxhia pas vetëdorëzimit te autoritetet turke u bë gati për procesin gjyqësor në Shqipëri. Haxhia zgjodhi avokatin që do ta mbronte në Shqipëri, Fran Dashin.

Pas ekstradimit nga Turqia për në Shqipëri pak kohë më parë pasi është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ish truproja i ish- kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka pajtuar avokat të ri.

Paraqita kërkesën për rihapjen e dosjes. Dosja ‘Hajdari’ duhet të rihapet, pasi klienti im Izet Haxhia është dënuar në mungesë. Klienti im të dëgjohet përpara një gjykate.

Izet Haxhia s’u paraqit për arsye madhore. Do flasim në kohën e duhur për këtë çështje”- ka thënë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla.

Beteja me drejtësinë/ Izet Haxhia ndryshon avokat, ky do të jetë përfaqësuesi i tij Read More »

Mesazh Ilir Metës/ Kënga e Bushpepës na çoi në Evropë, korrupsioni yt po na lë jashtë saj

Shtetari që nga 48 vite jetë, 28 vite i ka aktivitet hajdutërie

Shkruan: Memo Aliaj

Ndryshe nga çdo fundjavë, që relaksohet në super-vilën e tij luksoze në Gjirin e Lalëzit pas punës së lodhshme në ndarjen e dekoratave dhe, pas opozitës cfilitëse anti-korrupsion që po bënë bashkëshortja e tij, për të zgjidhur hallet e popullit, Presidenti Ilir Meta, çdo mëngjes të ditës së tij të punës, para se të shkoj në zyrë ndalon e pi kafe tek klubi i lagjes, shoqëruar nga njw i ftuar.

Të ftuarit e presidentit, janë figura të njohura publike si artistë, sportistë, shkencëtar, profesorë e veteranë lufte, të cilët me “qetësi dhe dashuri”, ai njeh me arrtijet e demokracisë shqiptare, me luftën kundër korrupsionit dhe kontributin që ai ka dhënë e po jep famljarisht, si fshat Çepan e si Skrapar, për futjen e Shqipërisë në BE, madje edhe duke përmbysur malet (me gurote), për të bërë realitet këtë objektiv.

Këtë mëngjes, i ftuari i radhës nga Presidentit Meta, ishte këngetari i njohur shqiptar Eugent Bushpepa, pjesëmarrës dinjitoz në “Eurvision”! Presidenti Meta, për t’u bërë udhëheqës më popullor e më i dashur për artistët dhe shqiptarët, bëri edhe një pozim special me këngëtarin Bushpepa, duek demonstruar simbolin dhe qëndrimin si “Rokstar”.

Ai e publikoi foton me këngëtarin, të shoqëruar me këtë mesazh: – “Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në “Eurovision”. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”!

Në fotografi, duken të dy të qeshur e të lumtur. Pyetja është kjo: – Mirë këngetari Bushpepa, që i kishte dy motive për të qenë i tillë, mbasi tregoi performancë të lartë në “Eurvision” dhe u takua e piu kafe me Presidentin e Republikës, po presidenti çfarë motivi kishte, që pozoi aq i lumtur në atë foto? Sepse ka një dallim kuptimplotë vlerash e kontributesh mes tyre, të cialt duhen ndarë.

Këngëtari Bushpepa në këto vite të karrirës së tij muzikore, njihet prej intepretimeve profesionale që përcjell. Ndërsa Presidenti Meta, nga 48 vjet jetë që ka kaluar deri sot, 28 prej tyre i ka aktivitet poltikë me përmbajtje hajdutërie! Këngëtari Bushpepa, me këngën e tij, na çoi në Europë, ndërsa Ilir Meta me korupsionin e tij… na ka lanë jashtë saj!/Pamfleti

Mesazh Ilir Metës/ Kënga e Bushpepës na çoi në Evropë, korrupsioni yt po na lë jashtë saj Read More »

Ky lloj djathi kushton 1000 euro një kilogram dhe prodhohet në këtë vend të Ballkanit

Blerësit e tyre, do të thotë dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomares, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë.

Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomares dhe kjo gjoja e shpjegon edhe çmimin e lartë të tij.

Momentalisht aty janë 120 gomare të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht. Varësisht nga ajo se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit). Gomarja gjatë gjithë vitit mund të japë më së shumti 35 litra qumësht dhe kjo vetëm deri sa rrit të vegjlit. Në botën shtazore gomaret mbajnë në bark më gjatë këlyshët e palindur, plot 1 vit e 15 ditë, dhe natyrisht gjatë asaj kohe nuk japin qumësht.

Mgid Header
Deri tek çmimi prej 1 000 eurove për një kilogram djathi është arritur me përllogaritje të thjeshtë, 40 herë 25. Shifra 40 tregon çmimin e qumështit të gomares në Serbi, kurse 25 sasia e litrave që nevojiten për prodhimin e një kg djathi.

Sipas gazetës zagrebase V. List, çmimi i këtij lloj qumështi në Kroaci shkon deri në 70, kurse në Evropë madje 100 euro. Ky qumësht është specifik sepse ka pothuajse 100 për qind të njëjtën përbërje me qumështin e nënave. Por, për prodhimin e djathit atij i shtohet edhe një sasi e vogël e qumështit të dhive, pasi qumështi i gomares përmban vetëm 1 për qind yndyra.

Shitja e këtij lloj djathi bëhet vetëm nëpërmjet internetit apo me porosi dhe me dërgim të drejtpërdrejt nëpër shtëpi.

Ky lloj djathi kushton 1000 euro një kilogram dhe prodhohet në këtë vend të Ballkanit Read More »

Pikërisht në këto ditë e gjithë bota po mbjell pemën e ullirit në vazo, arsyeja do t’ju habisë

Ju tashmë e dini se si mund të dekoroni shtëpinë tuaj me bimë dhe lule nga më të ndryshmet: sa më shumë, aq më mirë.

Kjo është provuar shkencërisht se bimët dhe lulet mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni, mund t’ju frymëzojnë krijimtarinë dhe sigurisht ndihmojnë të keni ajër sa më të pastër rreth jush. Dhe ajo që është futur në një trend së fundmi dhe po përhapet gjithndej, sipas “House Beautiful”, është mbjellja e pemës së ullirit në shtëpi.

A e dini se ato mund të rriten brenda në një vazo? Po dhe janë të përmasave të ndryshme, në vazo të mëdha dhe të vogla.

Nëse edhe ju doni ta bëni këtë gjë, e mira është që pasi ta blini një pemë të tillë, të siguroheni që ta vendosni në një vend ku ajo mund të marrë të paktën gjashtë orë diell çdo ditë. Dhe ju duhet ta ujisni rregullisht bimën tuaj dhe të mos lejoni që të thahet.

Mund të zgjidhni edhe një pemë xhuxhe, por mbani parasysh se kjo lloj peme sërisht mund të rritet në gjatësi, nëse nuk i krasitni degët, për t’i mbajtur ato të shkurtra.

Pikërisht në këto ditë e gjithë bota po mbjell pemën e ullirit në vazo, arsyeja do t’ju habisë Read More »

Spartak Ngjela: Si Fatmir Xhafaj tronditi dhe nxori dje nga rrjedha Edi Ramën

Çështja Xhafaj, kështu siç u zgjidh, krijoi hapjen e një epoke të re: Shqipëria më në fund dhe shenjën se do të jetë një shtet borgjez – kapitalist i mbështetur te morali individualist. Kurse korrupsioni i lartë sot duket i tronditur. Natyrisht, është e kuptueshme. Por politika shqiptare më në fund po duket se është duke ecur drejt moralit individualist perëndimor.

Shkruan Spartak Ngjela

l.
Në një shtet demokratik perëndimor morali individualist mbrohet me ligj, ku ndëshkimi dhe fajësia janë vetëm individuale. Në kapitalizmin modern risku apo rreziku është vetëm individuale. Dhe, drejtësia është nocion racional që konceptohet nga arsyeja më e lartë njerëzore, dhe jo nga besimet ideologjike.

Revolucioni amerikan i Shekullit të Tëtëmbëdhjetë i dha njerëzimit krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundimisht ngritjen e personalitetit individualist të njeriut të lirë, dhe që është i çliruar nga vargonjtë e fajësisë kolektive.

Pikërisht për këtë, mosdhënia e dorëheqjes nga ministri Fatmir Xhafaj ka qenë një akt rezistence që do të shërbejë shumë në krijimin e moralitetit të shtetit shqiptar, por dhe për ecjen drejt aplikimit të plotë të Reformës në Drejtësi.

ll.
Shqipërinë, komunizmi hoxhist e futi me dhunë në një kulturë ekstreme ku morali duhej të imponohej nga partia komuniste dhe ai nuk mund të ishte kurrë një moral individualist por një moral kolektivist. Individualizmi ishte armiqësi kundër shtetit.

Në tiraninë ideologjike hoxhiste, ku, kudo dhe në çdo hap jetësor kishte biografi dhe luftë klase, u kultivua morali sipas konceptit të përgjegjësisë kolektive. Një i dënuar në fis, implikon të gjithë karierën shtetërore të fisit. Një kundërshtar i regjimit komunisto-hoxhist në Shqipëri, i jepte të drejtën shtetit që të akuzonte të gjithë fisin. Përgjegjësi kolektive, madje dhe historike, e krejt një fisi të tërë – ky ka qenë inkuzicioni mesjetar hoxhist në Shqipëri.

Dhe shoqëria shqiptare nga ky moral ka vijuar të vuajë edhe në këto 27 vjet të paskomuniznit në Shqipëri sipas moralit të luftës së klasave që aplikoi Partia Demokratike në pushtet gjatë periudhës 1992-1996. Deri diku edhe Partia Socialiste ka qenë e orientuar nga morali hoxhist i fajsisë dhe përgjegjësisë kolektive, por jo sa qeveritë e Partisë Demokratike. Dje, befas, nga frika apo nga arsyeja, kryetari aktual i Partisë Socialiste doli nga kjo rrjedhë.

Çështja Xhafaj e prishi dje këtë rrjedhë për ta futur Shqipërinë realisht në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist me filozofinë e individualizmit perëndimor, dhe jo të një shteti ideologjik, të një ideologjie që përpunohet nga partia politike.

Sot, qytetërimi perëndimor ndahet ose përplaset me të gjitha qytetërimet orientale kolektiviste pikërisht te filozofia e individualizmit dhe personalitetit individual perëndimor.

lll.
Shtet demokratik kapitalist modern do të thotë shtet individualist, ku individualiteti dhe personaliteti i njeriut është i lidhur ngushtë me prestigjin dhe dinjitetin individual. Shteti i mbeshtetur te individualizmi do të thotë personalitet individual që vjen vetëm nga përgjegjësia individuale.

Shtet modern denokratik do të thotë që shteti nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë nderin dhe dinjitetin e individit, dhe do të thotë gjithashtu që individi ka të drejtë të pasurohet në mënyrë të ndershme me anë të tregtisë së lirë dhe të profesionit të lirë, në një treg të lirë që garantohet nga ligji.

Shtet kapitalist individualist do të thotë përgjegjshmëri individuale me risk dhe ku risku apo rreziku është vetëm individual. Shoqëri moderne kapitaliste don të thotë inisiativë private me risk drejt pasurimit individual, kurse prona private është një shenjtëri që mbrohet në mënyrë drastike nga ligji.

Nga e gjithë kjo rrjedh koncepti absolut se fajësia është vetëm individuale dhe si pasojë edhe përgjegjësia është vetëm individuale, prandaj inisiativa individuale drejt pasurimit të paligjshëm është vetëm rrezik individual dhe i ndëshkueshëm vetëm individualisht.

Fajsia dhe përgjegjësia kolektive është koncept tiranik i tiranive ideologjike, prandaj çdo tendencë drejt fajësisë kolektive është amoralitet. Po shqiptarët sot, a janë ndarë përfundimisht nga ky lloj morali mesjetaro-komunist?
Ende jo plotësisht, por dje u dha një shenjë pozitive drejt individualizmit perëndimor.

Spartak Ngjela: Si Fatmir Xhafaj tronditi dhe nxori dje nga rrjedha Edi Ramën Read More »

Deputeti “kryeneç” i LSI-së, që po ia ‘nxin’ Monës

Që nga momenti i marrjes së drejtimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është përballur me kundërshtitë e forta brenda forcës politike të cilat rrjedhimisht kanë sjellë edhe largime masive.

Deputeti i LSI Robert Bitri nuk u largua sot nga salla e Kuvendit, pavarësisht se kolegët e tij opozitarë vendosën të largoheshin nga salla.

Për Bitrin kjo nuk është hera e parë që ai vendos të mos ndjekë shembullin e opozitës.

Deputeti vijoi të ndjekë i vetëm seancën plenare, pavarësisht se të gjitha karriget e tjera në sallë rreth tij u boshatisën.

Deputeti “kryeneç” i LSI-së, që po ia ‘nxin’ Monës Read More »

Politika e tronditur, Lu dhe Vlahutin drekojnë bashkë (Foto)

Ambasadorët më me influencë në Shqipëri, ai i SHBA Donald Lu dhe e BE-së, Romava Vlahutin janë kapur teksa konsumojnë një drekë sëbashku sot në një nga restorantet e njohura në qendër të Tiranës. Në këtë foto të siguruar nga Opinion.al shohim se ata janë tejet të përqendruar në bisedën e tyre që me gjasë orientohet tek zhvillimet e fundit politike, ku edhe ata janë përfshirë.

Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me argumentin se ka mbrojtur (penguar drejtësinë të veprojë) mbi vëllanë e tij të dënuar për trafik droge. Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama i ka përdorur si mburojë dy ambasadorët.

Disa ditë më parë, ai tha se po të kishte gisht Fatmir Xhafaj do të kishte folur ambasadori Lu, ndërsa dje u shpreh se “zyra e BE në Tiranë konfirmoi se Xhafaj nuk ka trafikuar Kodin e Procedurës Penale për ekstradimet, pasi ai është bërë nën mbikëqyrjen t tyre”.

Edhe sot pati zhvillime pikërisht për çështjen “Xhafa”, opozita braktisi parlamentin, ndërsa seanca zgjati pak vetem me mazhorancën. Pikërisht në përfundim të seancës dhe në pritje të një tjetër denoncimi nga PD, Lu dhe Vlahutin drekojnë së bashku në qendër të Tiranës.

Politika e tronditur, Lu dhe Vlahutin drekojnë bashkë (Foto) Read More »