Aurora

”Çështja Xhafaj”/ Prokuroria e Krimeve të Rënda në kërkim të ‘Ermalit’

Prokuroria e Krimeve të Rënda i fokuson hetimet për përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj në Vlorë.

Tashmë, në fokus të hetimeve është personi i përmendur në video me emrin “Ermal”, që do të ndihmonte “dëshmitarin X” të bënte trafikun e drogës. Burime brenda organit të hetimit thonë për “Panorama”, se dy oficerë të Policisë Gjyqësore kanë qenë në qytetin e Vlorës këto ditë në kërkim të të dhënave për personin e quajtur “Ermal”.

Kështu, sipas burimeve, janë marrë kamerat e sigurisë së mjediseve përreth për datat kur dyshohet se mund të jetë konsumuar takimi mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt në lokalin e këtij të fundit. Gjithashtu, burimet thonë se janë verifikuar edhe të gjithë efektivët e Policisë së Vlorës, pasi ka pasur dyshime se “Ermali” mund të ketë qenë një zyrtar i lartë i uniformave blu. Lidhur me këtë gjë, Krimet e Rënda shprehen mjaft të rezervuar për rezultatet e hetimeve.

Deri më tani, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë thirrur për dëshmi Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X” në video, dy deputetët e PD-së, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si edhe Gazment Bardhi. Gjithashtu, në Prokurori është pyetur edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili mendohet se ka kryer përgjimin.

Të dhëna për “Ermalin” ka dhënë vetëm Albert Veliu dhe në bazë të të dhënave të tij po kryhen verifikimet. Më herët, në Prokurori ka qenë edhe vëllai i ministrit Xhafaj, që ka dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe ka lënë një regjistrim të zërit për krahasim me përgjimin.

Agron Xhafaj pretendon se zëri nuk është i tij dhe se përgjimi i publikuar nga PD është montazh. Ai është nisur drejt Italisë, ku ka shkuar me avokatin për të zgjidhur çështjen e dënimit në Itali. Lidhur me ekspertimin e videos, një burim i tha “Panoramës” se Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka vendosur se ku do ta dërgojë regjistrimin për ekspertim. Deri më tani po shqyrtohen marrëveshjet që janë me vendet partnere dhe më pas do të vendoset të dërgohet atje.

I njëjti burim i tha “Panorames” se po pritet që të identifikohet dhe të merret dëshmia e “Ermalit” në mënyrë që të vendoset për hapin tjetër të hetimit. Kujtojmë se fundjavën që lamë pas, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të bashkojë dy çështjet për regjistrimin. Kështu, denoncimi i Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD-së në Prokurorinë e Tiranë iu bashkua të premten procedimit të nisur kryesisht me akuzat e PD-së për përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj.

Në këtë audioregjistrim të zhvilluar në Vlorë, Albert Veliu, sipas PD-së, i kërkon Agron Xhafajt ta ndihmojë me një ngarkesë droge. Personi ka qenë i njohuri i Agron Xhafajt dhe, sipas PD-së, pasi u burgos, Agron Xhafaj nuk u interesua më për të.

Në audioregjistrim, bashkëbiseduesi që mendohet se është Agron Xhafaj, i thotë bashkëpunëtorit Veliu se kohët e fundit po sulmohej shumë nga opozita dhe se ishte hera e parë dhe e fundit që e ndihmonte. Ai e adreson te një person me emrin “Ermal” dhe më pas biseda mbyllet. Mirëpo, audioregjistrimi është konsideruar si i manipuluar nga qeveria.

”Çështja Xhafaj”/ Prokuroria e Krimeve të Rënda në kërkim të ‘Ermalit’ Read More »

Monika thotë se Rama po kërkon të afrohet me LSI-në, por kryeministri po luan tjetër strategji

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me krerët e degëve pretendoi se Rama po përpiqet të afrohet me LSI-në, por kjo forcë politike nuk do.

“Edhe pse po përpiqet që të afrohet me LSI-në, por nuk do ja dal pasi jemi në opozitë jo me Ramën si individ, por me Ramën si ideologji. LSI është e vendosur deri në fund në opozitë me drogën.”

Pavarësisht këtyre pretendimeve Rama është nën presionin e bazës për largimin e militantëve të LSI-së nga administrata.

Mësohet se baza socialiste ka kërkuar nga Rama që të mbajë premtimin, duke i kërkuar shkarkimin e militantëve të LSI nga administratë, për t’i hapur rrugë punësimit të socialistëve të papunë.

Gjithashtu, Rama ka kërkuar nga drejtorët që të koordinojnë dhe të harmonizojnë punën e tyre me zyrat e punës, si një mënyrë për të zbutur papunësinë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Pamfleti

Monika thotë se Rama po kërkon të afrohet me LSI-në, por kryeministri po luan tjetër strategji Read More »

“Babalja 3”? Edmond Spaho tregon kur do të publikohen përgjimet e reja

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka paralajmëruar publikimin e përgjimeve të reja. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit deklaroi se deri ditën e shtunë kur do të mbahet protesta, opozita do të publikojë disa materiale se si bëhen trafiqet e drogës.

Debati:

Balla: Nuk ka ndodhur ne bashke vend te be qe ka qene ne kete faze qe jemi ne qe te kete nje opozite si kjo

Spaho: Nuk ka pas nje minister te brendshem te lidhur me drogën (Nga PD)

Spaho: Si Frroku…

Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaceve

Spahia: Fol per drogen, fol per Fatmir Xhafen

Balla: Pusho, kur flas une ketu nuk flet njeri. Per Fatmir Xhafen do flas se po ju godet aty ku ju dhemb me shume

Balla: Ka vetëm një person qe quhet Sali Ram Berisha qe është regjisori

Balla-Bumcit: Te njëjtën procedure qe ndoqe ti per Izet Haxhine qe i dhe garanci shtetit…

Spaho: Deri diten e shtune do te keni përgjime te tjera ku do tregohen se si bëhen trafiqet e drogës.

“Babalja 3”? Edmond Spaho tregon kur do të publikohen përgjimet e reja Read More »

Kjo vajzë surprizoi dje Edi Ramën, së bashku me francezin bëjnë një gjë të mrekullueshme për Shqipërinë/Foto

Pas Gerta Lokut, mirditores e cila foli në foltoren e Kuvendit për të mirat që të ofron fshati, një tjetër vajzë që ka vendosur të investojë në fshat.

Dje nga Ballabani i Përmetit, ajo i rrëfeu kryeministrit Edi Rama gjatë drekës shtruar në fermë se si ka vendosi të investojë në fshatin e saj, bashkë me burrin francez. Bëhet fjalë për Elona Bejon dhe francezin Majid.

Ferma e tyre quhet “Grand Albanik”, dhe siç rrëfyen, interesi i të huajve dhe shqiptarëve i ka tejkaluar pritshmëritë.

“Historia është edhe e thjeshtë edhe e komplikuar. Im shoq është francez, kemi gati 2 vjet e gjysmë që punojmë e investojmë këtu dhe kemi shumë pak kohë që jemi hapur. Gjithçka po shkon shumë mirë, është edhe më lart nga sa e kemi pritur interesi dhe suksesi i fermës.

Tani me sezonin turistik, edhe sepse kemi bërë pak publicitet nëpër guida turistike, ka të huaj edhe shqiptarë që vijnë se kemi eksperiencë në këtë fushë, kemi qenë në një qytet tjetër në Elbasan, eci aty dhe erdhëm ta përsërisim në vendin e origjinës sime”, tha Elona nga Ballabani duke marrë komplimentet e kryeministrit.

“Ju jeni një ndër shembujt pozitivë dhe ne jemi të interesuar t’i promovojmë e të nxisim të tjerët të hyjnë në këtë rrugë”, u shpreh Rama.

“Vetëm receta është franceze këtu se gjithçka tjetër është shqiptare”, përforcoi Elona.

“Nuk kemi tokë bujqësore, prandaj kemi shkuar te ferma, kultura. Mënyra se si është ndarë toka në Shqipëri është shumë e mirë, sepse është e ndarë në parcela të vogla, gjë që të jep mundësi të krijosh kopshte të vogla. Atëherë kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i shërbyer tokës dhe për t’ja treguar të gjithëve si funksionon.

Ata që janë të interesuar janë të mirëpritur të vijnë ta shohin. Ne nuk prodhojmë vetë por ua blejmë banorëve të zonës”, shpjegoi Elona e cila shërbeu edhe si përkthyese e bashkëshortit të saj francez i cili gjithashtu me shumë entuziazëm tregoi për fermën e tyre në fshatin Ballaban.

“Kur shkova në Elbasan, të gjithë banorët talleshin me mua. Askush nuk e besonte se do funksiononte. Sepse ishin në atë botëkuptimin që duhet mbjellë vetëm grurë e misër. Kur nisa të ndërtoja shtëpitë e drurit u tallën edhe më keq: Si po ndërton pa gurë pa beton? Më thanë do të bjerë në tokë. Mbas 8 vjetësh ika, i çmontova, i solla këtu dhe ja ku montova një të dytë. Tani e njohin të gjithë Labinotin, atëhere s’e njihte askush. Pastaj erdhën të më kërkonin këshilla si e ndërtove me dru. Ne donim të ndryshonim ambient dhe erdhëm këtu. Këtu bëjmë edhe bujqësi edhe turizëm”, rrëfeu francezi duke theksuar se nuk ka hasur  problem në këtë rrugëtim me qeverisjen lokale aq sa me banorët që s’janë të hapur ndaj ndryshimeve.

Kjo vajzë surprizoi dje Edi Ramën, së bashku me francezin bëjnë një gjë të mrekullueshme për Shqipërinë/Foto Read More »

Saimir Tahiri vijon betejën me drejtësinë, caktohet seanca në Apelin e Krimeve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt do kërkojë heqjen e ‘arrestit shtëpiak’ në Apelin e Krimeve.

Seanca do zhvillohet në datën 28 maj. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dy javë më parë të lërë në arrest shtëpia ish-ministrin pas mbërritjes së provave të reja nga Italia dhe Greqia ku pretendohet se Tahiri ka bashkëpunuar me Habilajt.

Madje, sipas prokurorisë ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfus Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt i arrestuar në Itali si kreu i grupit kriminal të trafikut të kanabisit.

Saimir Tahiri vijon betejën me drejtësinë, caktohet seanca në Apelin e Krimeve Read More »

6 shenjat e horoskopit që janë bekuar me shprehjen: BOSS lind, nuk bëhesh

Shumë besojnë se të qenët “bos-lider” quajeni si të doni është një aftësi e lindur dhe jo e fituar gjatë jetës! Me këtë cilësi duket se janë “bekuar” vetëm 6 shenja të horoskopit dhe ato janë:

1.Dashi (21 mars – 19 prill)

Njerëzit më të vendosur i përkasin gjithmonë kësaj shenje! Janë gjithnjë përpara ta tjerëve sepse nuk e pranojnë dot faktin të jenë të dytët.

Nëse çdo biznes do të drejtohej nga një dash, ekonomia nuk do të bënte asnjëherë regres.

2.Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Megjithëse peshorja nuk do të ndihej mirë në një pozicion drejtues për shkak të ndjeshmërisë, ajo është ende një “bos” në mënyrën e vet.

Ka aftësinë të balancojë çdo gjë në jetë duke mos dështuar asnjëherë në asnjë fushë! A nuk është kjo një ndjesi e jashtëzakonshme? Të dish se ke gjithçka nën kontroll?

3.Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha nuk përfshihet asnëjherë emocionalisht në situatat, kur këto të fundit mund të prishin punë ! Është një shenjë e ftohtë që di si të mbajë distancë dhe mos të lejojë të tjerët të kuptojnë si ndihen në të vërtetë !

4.Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Peshqit janë jashtëzakonisht intuitive dhe kjo gjë i bën ata shumë të saktë në parashikimet që bëjnë.

Kësisoj kjo shenjë nuk gabon asnjëherë dhe del gjithmonë një Boss

5.Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi është këmbëngulës, i përpiktë dhe tejet i vendosur ! Këto cilësi e bëjnë atë një shenjë triumfuese.

6.Luani (22 gusht-21 shtator)
Luani është një bos, sepse kështu mendojnë të tjerët ! Edhe nëse ju nuk ndiheni të tillë, në sytë e të tjerëve jeni një njeri guximtar, me vision, tek i cili mund të besojnë.

6 shenjat e horoskopit që janë bekuar me shprehjen: BOSS lind, nuk bëhesh Read More »

“Është e mbaruar po ik, e kam marr unë përsipër”, qytetares i bien të fikët nga avokatja

Histori te tilla besojme se keni degjuar. Mashtrime qytetaresh nga njerezit e drejtesise, pikerisht ata qe duhet te japin zgjidhje problemeve te tyre, ua shtojne akoma si psikologjisht ashtu edhe financiasisht.

Urani Dhima tregoi në emisionin “Stop” sesi u mashtrua nga avokatja Alma Bala, të cilën e pajtoi për një problem pronësie.

“U interesova, mora një avokate, Alma Balën. Ajo mori përsipër të bënte gjyqin. Vazhdoi gjyqi në Lushnje, mbaroi dhe e hodhën në Vlorë. Atje ka mbaruar në muajin Janar 2017. Avokatja mua më thoshte që nuk ka mbaruar. Më thotë në muajin Maj që gjyqi mbaroi, ka ardhur vendimi dhe tani do regjistrohen te Hipoteka. Më thotë që duhen 835 mijë Lekë (të vjetra) për këto letra, 500 mijë Lekë për regjistrim ndërtese, 300 mijë Lekë për tokën dhe 5 mijë Lekë për atë që do bënte letrat. Ia jap lekët se e besova, kur një ditë ajo ma mbyll derën dhe nuk më pret më”, rrëfeu denoncuesja.
Ndaj dhe Urani Dhima vendosi të shkonte të interesohej vetë për ecurinë e çështjes gjyqësore, por u përball me një të vërtetë të hidhur.
Më datë 09.12.2015, Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit më datë 25.01.2017, kishin vendosur rrëzimin e padisë, por avokatja e kishte gënjyer dhe i kishte marrë para për t’i regjistruar pronën në Hipotekë, një veprim që nuk mund të kryhej, pasi binte në kundërshtim me vendimin e gjykatave.

“Këtë dua të di unë! Pse më ka gënjyer për një vit të tërë?!”, u shpreh e shqetësuar denoncuesja.
Urani Dhima u përball me avokaten dhe nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” provoi që kjo e fundit vijonte ta gënjente.

Qytetarja – Çfarë do bëjmë, në dreqin do vejë?!

Avokatja Alma Bala – Po ik tani! Mbarova unë ato që kisha për të bërë, të miat, se tani hallet nuk mbarojnë, po të paktën…

Qytetarja – Mbarojnë, po kur?

Avokatja Alma Bala – Mbarojnë, domethënë këtu jam unë. Do të marr unë nesër në telefon. Këtu jam unë, nuk lëviz më!

Qytetarja – O, Alma! Unë nuk kam më durim!

Avokatja Alma Bala – Ik tani! Nesër do të marr vetë në telefon.
Qytetarja – Mos më thuaj ik!

Avokatja Alma Bala – Po ik tani! Unë kam respekt për ty, që të them ik!

Qytetarja – Dale, të llafosemi 5 minuta!

Avokatja Alma Bala – Po, po!

Qytetarja – Ose 2 minuta, sa të llafosemi! Më the për vendimin e gjyqit, që e kam marrë.

Avokatja Alma Bala – Tani, të gjitha këto i ke të bëra, i kam unë dosjet në shtëpi, ti më ke gjetur dy herë duke qenë në zyrë. Do të marr vetë në telefon edhe kaq! E kam vetë dosjen në shpi.

Qytetarja – Puna e gjyqit, qysh ishte?

Avokatja Alma Bala – Është e mbaruar, po ik, se kam dosjen në shpi tashi!
Qytetarja – Unë kam marrë vetë vendimin e gjyqit. Vendimi i gjyqit ka mbaruar. Nuk kam fituar. Pse më gënjen?

Avokatja Alma Bala – O, ti, do ikësh tani?!

Qytetarja – Po pse më gënjeve, se ke marrë gjithë ato lekë? O Almaa…

Avokatja Alma Bala – O Urani, do ikësh tani?!

Qytetarja – Pse m’i ke marrë lekët?

Avokatja Alma Bala – O Urani! Nuk të merrem, ik tani do marrësh ato të hipotekës, që të duhet dhe rri e qetë!

Qytetarja – Po kur do t’i marr unë ato?

Avokatja Alma Bala – Ja, do të thërras unë nesër!

Qytetarja – Kur do më thërrasësh?

Avokatja Alma Bala – Nesër, do të thërras unë të thashë! Nesër! Unë tani sa erdha. Nesër do të thërras unë edhe do ta shikosh Hipotekën, e ke marrë apo s’e ke marrë, se s’të merr njeri… Lërë moj ti se unë ça ta kam bërë ti tani… Kam vajt unë para teje, rri e qetë se do të marrë unë të thashë, do të marr unë më vonë thash. Do të marrë unë thash ça ke e kam marrë unë përsipër këtë, do ta çoj unë deri në fund.
Duke u bazuar në fjalët e avokates Alma Bala, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje për të pyetur nëse ka nisur procedura për certifikatën e pronësisë. Juristja e këtij institucioni, Elfrida Bilbili deklaroi se nuk ka asnjë aplikim në emër të zonjës Dhima, apo përfaqësueses së saj ligjore.
Por avokatja Alma Bala, e pyetur nga gazetarja, u shpreh se e kanë humbur procesin gjyqësor, ndaj dhe nuk ka paraqitur dokumentet në ZVRPP. Ajo gjithashtu mohoi të ketë marrë para nga denoncuesja, pasi këmbënguli në faktin që gjyqet i kanë humbur.

“Është e mbaruar po ik, e kam marr unë përsipër”, qytetares i bien të fikët nga avokatja Read More »

Gjendet anija e mbytur prej 300 vitesh, vlen 17 miliardë dollarë

Anija spanjolle “San Hose”, e fundosur prej më shumë se 300 vjetësh në Detin e Karaibeve, jo shumë larg bregdetit të Kolumbisë, është gjetur me ndihmën e një mjeti autonom nënujor, njoftoi sot Instituti i oqeanografisë WHOI.

Zëvendëspresidenti i këtij instituti Rob Munier tha se lajmi ishte mbajtur sekret për tre vjet që nga gjetja, ‘në shenjë respekti’ ndaj qeverisë së Kolumbisë.

“San Hose” gjatë betejës me anijet britanike më 8 qershor 1708 u fundos së bashku me 600 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Anija kishte me vete ar dhe argjend me vlerë 17 miliardë dollarë dhe është çështje e kontestit juridik ndërmjet disa kombeve dhe kompanive private.

Para disa javësh, UNESCO i bëri thirrje Kolumbisë që të mos eksplorojë mbetjet e anijes, vendndodhja e së cilës ishte sekret shtetëror. Thesari i paprekur për momentin ndodhet në fund të detit, transmeton AP.

Vendndodhja e saktë e anijes konsiderohej për një kohë të gjatë si një nga misteret më të mëdha detare.

Gjendet anija e mbytur prej 300 vitesh, vlen 17 miliardë dollarë Read More »