Aurora

I lini të vazhdojnë “kokat e mëdha”, kërkesa befasuese e Ramës këtë mëngjes

Duke postuar shkrimin e prestigjiozes amerikane “Lonely Planet” që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet dhe qe e ka renditur Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë, Kryeministri Edi Rama kete mengjes ka zgjedhur te ironizoje ata qe thone se Tirana eshte bere e pajetueshme.

POSTIMI I PLOTE:

dhe me ftesën që të shkoni vetë deri tek numri 10 e pastaj t’i lini të vazhdojnë “kokat e mëdha” të klubit të llafeve të Tiranës të thonë se Tirana është bërë qytet i pajetueshëm👎 ju uroj një ditë të bukur😉

I lini të vazhdojnë “kokat e mëdha”, kërkesa befasuese e Ramës këtë mëngjes Read More »

Gjesti human që ka prekur botën, familjes shqiptare nuk i japin azil, francezja përlot me atë që bën

Një shtetase franceze, e quajtur Michèle Passas, ua ka liruar prindërve dhomën e saj. Dhoma e miqve është e zënë me fëmijët e moshës 8 e 10-vjeçare.
HISTORIA

Në Gap të Francës, një familjes shqiptare i është refuzuar kërkesa për azil. Asaj nuk i mbetet gjë tjetër vetëm kthimi në vendlindje. Mirëpo, një shoqatë humanitare franceze është mobilizuar dhe bën ftesë për t`i ndihmuar familjes me dy fëmijë të moshës 8 e 10-vjeçare.

Shtetasja franceze Michèle Passas, ua ka liruar prindërve dhomën e saj. Dhoma e miqve është e zënë me fëmijët e moshës 8 e 10-vjeçare. Tani tre ditë me radhë, kjo banore e Gapit e ka ndarë banesën e saj me familjen shqiptare. Ajo që është më keq, francezja fle në divanin e sallonit. “Dua që ata të kenë sado pak intimitet, që të mund të pushojnë, pasi ata janë shumë të stresuar”, ka pohuar francezja që është anëtare e shoqatës, për “France 3”, përcjell Albinfo.ch.

Më tej ajo spjegon se çifti fle nën ndriçimin e dritave pasi kanë frikë të vazhdueshme nga errësira.

Çifti i cili ka kërcënime nga mafia në Shqipëri, ka parashtruar kërkesë për azil, njofton më tej Albinfo.ch. Mirëpo, ajo iu refuzua. Pa Michèle, familja do të mbetej në rrugë. “Më parë, ka ekzistuar mundësia për të thirrë numrin telefonik 115 që është përgjegjës për strehim, por tani ata refuzojnë të ndihmojnë familjet që gjenden në këtë situatë”, thekson Cécile Leroux, vullnetare e shoqatës, e cila vazhdon: “Na kanë thënë se nuk janë të prekshëm, por çfarë do të thotë i prekshëm kur bëhet fjalë për një familje me dy fëmijë të mitur që nuk ka të holla?”

Familja do të vazhdojë përpjekjet e saj. Megjithatë, shqiptarët përbëjnë nacionalitetin e parë në vitin 2017 që ka parashtruar kërkesa për azil në Francë. Në këtë vend me vështirësi të mëdha ekonomike, i cili është vlerësuar si vend me prejardhje të sigurt, shqiptarët shumë pak e kanë të rregulluar jetën.

Gjesti human që ka prekur botën, familjes shqiptare nuk i japin azil, francezja përlot me atë që bën Read More »

Historia e çiftit të ndarë Shqiptarë: Natën e parë të martesës zbulova që nuk ishte e virgjër

Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin. Kalvari i shqetësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pretendon se ajo nuk ishte e virgjër.

Nga ku nisën dhe të gjitha problemet. Majlinda ngelet shtatzënë, por Dritani (ish-bashkëshorti) nuk ka pranuar ta njohë fëmijën që ajo lindi. Në fillim të pranishëm në studio kanë qenë motër e vëlla dhe më pas ka ardhur dhe Dritani.

Majlinda: Sot do them të vërtetë time, edhe pse as familja ime s’më beson akoma sot pas 4 vitesh, le më tutje, opinion publik. Sot në këtë karrige do doja të ishte babai i fëmijës ose pjesëtarë të tjerë të familjes të ish-burrit.

Historia e çiftit të ndarë Shqiptarë: Natën e parë të martesës zbulova që nuk ishte e virgjër Read More »

Ajo hante kastraveca ne cdo kohe, derisa një ditë e kuptoi se diçka kishte ndryshuar. Shikoni cfarë ndodhi!

Kastraveci është një kompleks bimor me më shumë se 97% ujë.

Megjithatë, përmban shumë ushqyes që e bëjnë atë një nga perimet më të shëndetshme. Është një perime e fresket dhe me përfitime për shëndetin tonë. Kjo është arsyeja pse kastravecat jane nje ushqim popullor ne tryezen tone cdo dite,mund te perdoret neper sallata me vaj ulliri dhe limon.

Me poshte do te flasim per perfitimet e tij:

Edhe pse përbëhet nga 97% uje, kastraveci është gjithashtu i pasur me vitaminë B, vitaminë K, kalium, vitaminë C, mangan dhe bakër.

Antioksidant. Përmban doza të mëdha të beta-karotenit dhe vitaminës C, ushqyesve thelbësorë qe luftojne dhe parandalojne plakjen. Anti-stres.

Vitamina B njihet për efektivitetin e saj të madh në luftimin e sëmundjeve të lidhura me stresin, ankthin dhe depresionin. Përmban vitaminë B1, B5 dhe B7, duke e bërë atë të shkëlqyer për trajtimin e të gjitha llojeve të sëmundjeve emocionale dhe të lidhura me stresin.

Ndihmon tretjen e ushqimit. Ai vepron si një tretës i fuqishëm natyror, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit dhe fibrave. Ndihmon për të humbur peshë. Eshte nje diuretik i fuqishëm natyror. Kujdeset për trurin tuaj.

Një tjetër nga cilesite më të shquara është “fisetina”, nje anti-inflamator i fuqishëm qe kontribuon në shëndetin e trurit. Ndihmon në luftën kundër frymëmarrjes së keqe.

Përmban veti te fuqishme antibiotike që ndihmojnë në eliminimin e mikrobeve që janë përgjegjëse për frymëmarrjen e keqe. Vendosni një fetë kastraveci në gojën tuaj dhe mbajeni 30 sekonda, do të shihni sesi fryma juaj e keqe do të zhduket menjëherë.

Ajo hante kastraveca ne cdo kohe, derisa një ditë e kuptoi se diçka kishte ndryshuar. Shikoni cfarë ndodhi! Read More »

Këto tre binjake refuzojnë të flasin me të tjerët në shkollë. Pastaj mësuesi arrin të zbulojë sekretin e tyre që i ka përlotur të gjithë

Kur Haley, Kassidy dhe Sierra shkuan për herë të parë në një shkollë në Las Vegas, dukeshin krejtësisht të pakënaqura me atë që mësuesit thonin. Ata qëndronin si në mbrojtje nga të gjithë njerëzit. Fillimisht stafi i shkollës nuk mund ta kuptonte arsyen e kësaj sjelljeje.

Kjo derisa vajzat filluan të bënin shumë mungesa. Pra, në fund, mësuesit preferuan të përfshijnë vajzat në një program ndihme.

Ky program është pjesë e ligjit federal që synon të ndihmojë nxënësit me të ardhura të ulëta të zhvillojnë aftësi, shkruan ShkodraNews. Në fund, kur Haley, Kassidy dhe Sierra u ndjenë të sigurta, ata gjithashtu arritën të tregonin se çfarë i kishte ndodhur dhe kjo ishte shumë më e tmerrshme sesa ajo që mendonin mësuesit.

Trinjaket kishin humbur nënën kur ishin vetëm tre vjeçe dhe në moshën 6 -vjeçare babai i tyre u arrestua. Për këtë arsye, vajzat u detyruan të shkonin dhe të jetonin me një gjysh, i cili shpesh i linte pa ngrënë. Kur babai i tyre doli nga burgu, ai arriti të merrte me vete vajzat e tij të vogla, por i linte vetëm ndonjëherë edhe për disa javë.

Kjo situatë mori fund kur autoritetet ia besuan vajzat gjysherve të tyre. Ama gjërat nuk u përmirësuan aspak, shkruan ShkodraNews. Përkundrazi, ata shpesh mbetën pa ushqim dhe rroba.

Por me ndihmën e këtij programi, vajzat arritën të kapërcejnë të kaluarën e tyre të tmerrshme.

Madje ato jane edhe diplomuar.

Me punë dhe këmbëngulje të fortë, Haley, Kassidy dhe Sierra dolën në jetë. Ata kanë lëvizur nga shkolla e mesme në universitet.

Historia e tyre e mrekullueshme e mbijetesës frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën.

Na ndihmo për të përhapur këtë histori, e cila duhet të frymëzojë ata që kanë pasur një të kaluar të tmerrshme si Haley, Kassydi dhe Sierra. Shpërndaje!

Këto tre binjake refuzojnë të flasin me të tjerët në shkollë. Pastaj mësuesi arrin të zbulojë sekretin e tyre që i ka përlotur të gjithë Read More »

Rrushi i bardhë apo i zi? Ja cili është më i miri

Rrushi mbron nga tretja me vështirësi, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera. Edhe pse ekzistojnë lloje të shumtë rrushi, shumica e konsumatorëve më së shumti njohin rrushin e bardhë dhe rrushin e zi.

Rrushi i zi duhet ngrënë sa më shpesh edhe për shkak të kaliumit, manganit, vitaminave C, B1 dhe B6. Mirëpo edhe për shkak se është i pasur me fibra bimore, kalcium dhe hekur.

Lëvorja e kokrrës së rrushit ka rëndësi të madhe, pasi ajo është e dobishme për shëndetin. Përmban polifenole, antociane, katekina dhe kuercetinë. Këta janë antioksidues që i shkatërrojnë radikalet e lira, ruajnë enët e gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Hulumtimet kanë treguar që rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, i cili është hormon i domosdoshëm për gjumë të mirë. Rrushi i zi mendohet se ndihmon shumë organizmin për t’u pastruar nga helmet. Por rrushi i zi asnjëherë nuk u këshillohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, ai ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku. Rrushi duhet të jetë sa më i zi dhe kur t’a tundni vilen, kokrrat nuk duhet të bien.

Edhe rrushi i bardhë është i ngjashëm me atë të ziun. Përmban vlerë të përafërta shëndetësore me të, por është më i varfër në fenole. Po ashtu nuk është i pasur aq shumë me kalium e kalcium.

Lëngu i rrushit të bardhë është i përshtatshëm edhe për bebet që sapo kanë filluar ushqimin.

Si t’a ruajmë që të mos prishet?

Mos e lani rrushin kur e fusni në frigorifer, por në momentin e konsumimit. Deri në këtë moment futeni në kuti plastike të mbyllur me kapak të shpuar. Në frigorifer mbajeni në pjesën më të ulët (te koshi i frutave) dhe duhet t’a konsumoni e shumta brenda shtatë ditëve.

Rrushi i bardhë apo i zi? Ja cili është më i miri Read More »

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik

Disa, këtë dukuri e quajnë “këmba Greke” dhe është e njohur si shenjë e fuqisë, inteligjencës dhe tërheqjes. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo është vetëm diferencë vizuale, mirëpo duhet të kemi më shumë kujdes, pasi që shumë shpejt kjo mund të kaloj në dhimbje.

Njerëzit që e kanë “këmbën e Grekut” mund të kenë dhimbje në gisht, sepse si pasojë e ecjes apo vrapimit gishti lakohet. Kjo lëvizje mund të shpijë në pezmatim, që sjell dhimbje të madhe, mirëpo rreziku është më i madh për vrapuesit.

Prandaj, preferohet t’i mbathni këpucët që kanë hapësirë të mjaftueshme për gishtërinjtë tua, dhe asnjëherë mos mbathni këpucë që shkaktojnë dhimbje rreth gishtërinjve.

Nëse e keni gishtin e dytë më të gjatë se të madhin, jeni në rrezik Read More »

Bamir Topi kundër largimit të Xhafajt: Nuk është ai problemi! Audiopërgjimi, lojë politike

Ish-presidenti, i pyetur nëse Xhafaj duhet të japë dorëheqjen deklaroi se problemi nuk është te Xhafaj, por te vetë kryeministri. Sipas ish-presidentin, Xhafaj ka udhëhequr reformën më të rëndësishme në vend, atë të drejtësisë.

Topo tha se ka “dyshime që audiopergjimi të jetë e përdorur nga politika për segmente që i interesojnë”

Vasili: “E vlerësoni si një investim gazetaresk apo shkojmë përtej kësaj?”

Topi: “Gazetarët duhen përgëzuar, pasi në një farë mënyre ka marrë rolin e politikës. Studiot janë mbushur, gazetarët flasin dhe një javë pas daljes së kësaj videoje, ende nuk dihet e vërteta”

Vasili: “Kush duhet ta thotë të vërtetën?”

Topi: “Niçja thoshtë që e vërteta është një iluzion që gjendet vetëm atëherë kur gjithçka ka mbaruar dhe thotë që atëherë kur vdiq e vërteta e gënjeshtra mbajti një fjalim mbresëlënës. E vërteta është varrosur nga partitë politike. Nuk mund të mbaj qëndrim për autenticitetin e videos, por veprimi i kryeministrit pasi erdhi nga Bullgaria ishte i papjekur”.

Vasili: “A është e paragjykuar prokuroria në çfarëdolloj pozicioni të qëndrojë ajo”

Topi: “Koha ka treguar që po”

Vasili: “Nëse flet prokuroria, duhet ta marrim si të vërtetë”

Topi: “Jo, ndaj kemi gjykatat e institucionet e tjera”

Vasili: “Pse po vonon përgjigja nga prokuoria?”

Topi: “Paradoksi i madh është që kryeministri e merr vesh në orët e vona të natës, ndërkohë prokuroria ka një javë se zbulon dot”

Vasili: “Besoni se është Agron Xhafaj në audiopërgjim”

Topi: “Nuk dua të përzihem fare këtu. Do ishte më e ndershme të thuash që ka ndodhur kjo situatë dhe të thuhej arsyeja. Unë kam pritur që Rama të japë arsyet pse vendi precipitoi në këtë situatë me kanabisin. Po i jap Ramës një përgjigje për Lazaratin. Lazarati është një fenomen lokal, por me qeverinë Rama u përhap. Rama kapet me gjëra që nuk ekzistojnë. Prisja që të fliste dhe të pranonte realitetin siç është. Në rast se ai vetëm mohon, ky vend s’ka shanc”

Vasili: “Audiopërgjimi është lojë politike, apo është investigim gazetaresk”

Topi: “Fakti që është një kontradiksion brenda saj, kam dyshime që të jetë e përdorur nga politika për segmente që i interesojnë”

Vasili: “Si e vlerësoni përgjimin”

Topi: “Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që ëshët humbur besimi, pse ka humbur besimi?”
Vasili: “Në kohën kur keni qenë president,a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj?”

Topi: “Jo nuk kam pasur asnjë informacion”

Vasili: “Nu ka rezultuar asnjëherë me precedentë?”

Topi: “Me dijeninë time jo”

Vasili: “Mendoni që z. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?”

Topi: “Problemi nuk është te Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.”

Vasili: “Hap i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?”

Topi: “Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej”

Bamir Topi kundër largimit të Xhafajt: Nuk është ai problemi! Audiopërgjimi, lojë politike Read More »