Aurora

Në 2019 jo vetëm kuksianët, por të githë do ikim në Angli. Britania jep mundësinë e lejeqëndrimit për të gjithë shqiptarët që plotësojnë këtë kusht

Qeveria njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.

E ky është një shans i mirë edhe për shqiptarët që plotësojnë vetëm një kusht.

Prandaj, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta greke apo italiane ose nga ndonjë shtet i BE-së janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike.

Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik në radhët e konservatorëve britanik.

Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik.

Nëse ata vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik.

Ndërkaq, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë.

Ajo që ka vendosur së fundmi qeveria britanike është edhe për ata që do të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit./Pamfleti

Në 2019 jo vetëm kuksianët, por të githë do ikim në Angli. Britania jep mundësinë e lejeqëndrimit për të gjithë shqiptarët që plotësojnë këtë kusht Read More »

Ky është keku që ka çmendur breza! Thuhet se nëse e bën dhe e konsumon, ajo sjell fat dhe lumturi

Bëhet fjalë per kekun e Vatikanit! Deri tani askush nuk e di si ka ardhur historia për kete tortë, por ajo ka kaluar nëpër breza dhe ka mberritur deri tek ne sot.

Duhen 7 ditë për ta përgatitur atë, por çfarë janë 7 ditë përpara një jete të mbushur me gëzim, lumturi dhe fat?

Si përgatitet:

Së pari, kini parasysh që nuk mund të përdorni enët metalike ose një lugë metalike. Përdorni një enë prej qelqi dhe një lugë druri. Mos e mbani përzierjen në frigorifer, por në temperaturën e dhomës, të mbuluar me një peshqir kuzhine.

E hënë

Në një tas të madh vendosni 250gr sheqer të bardhë.

E martë

Shtoni 250 ml qumësht dhe e përzieni me lugë druri.

E mërkurë

Shtoni 250 gr miell(e përzieni me një lugë druri).

E enjte

Përzieni tri herë në ditë (një herë në mëngjes, një herë pasdite dhe një herë në mbrëmje).

E premte

Shtoni 250 ml qumësht, 250 gr miell dhe 250 gr sheqer. I përzieni mirë!

E shtunë

Përzieni brumin dhe ndajeni atë më pas në 4 pjesë të barabarta. Vendosni 3 copat në kavanozë të veçantë prej qelqi dhe lëreni copën tuaj në një tas më vete.

E diel
Në tasin me brumë shtoni: 250 gr miell, 250 ml vaj, 3 vezë, 3 mollë të grira, 1 lugë gjelle pluhur pjekje, ½ lugë gjelle sodë buke, 1 lugë gjelle kanellë, 50 gr çokollatë, 150 gr rrush i thatë dhe 1 lugë gjelle sheqer vanilje.

I përzieni të gjitha shumë mirë. Piqini për 20-30 minuta në 180 ° C. Shikoni furrën herë pas here.

Enët që kanë brumin (e veçuar) duhet të kalojnë tek tri njerëz të ndryshëm. Në këtë mënyrë ju do ta përhapni lumturinë dhe do t’u jepni mundësi njerëzve të tjerë të kenë fat në jetë.

Ky është keku që ka çmendur breza! Thuhet se nëse e bën dhe e konsumon, ajo sjell fat dhe lumturi Read More »

Turqia në alarm: Shqipëria baza kryesore e trafikut të kanabisit që shkakton skizofreni

Turqia po lufton në një front të ri kundër drogës. Skunk, (Qelbësi) një lloj i ri kanabisi, i modifikuar gjenetikisht po përhapet me shpejtësi, shkruan Daily Sabah. I njohur për aromën e fortë (nga e cila ka marrë edhe emrin), kjo drogë e re ka zëvëndësuar “Bonzai”-n, një drogë sintetike, deri dje shumë popullore mes të rinjve.

Vitet e fundit përdorimi i sintetikes Bonzai ka rënë me 80%, dhe është zvëndësuar me shpejtësi nga përdoruesit, që thonë se “Skunk” është një drogë organike dhe si e tillë, më pak e dëmshme.

Ekspertët thonë se është e vërtetë që ky lloj i ri kanabisi që është futur në Turqi, pra “Skunk” nuk shkakton të njëjtën gjendje të rëndë fiziologjike si sintetikja Bonzai, por mbetet një drogë e fortë që mund të provokojë skizofreni apo forma të tjera të sëmundjeve mendore.

Për herë të parë ky lloj i ri kanabisi u kap në operacionet e antidrogës disa vite më parë. Vetëm në Stamboll, në 17 muajt e fundit, policia sekuestroi 3.9 ton.

Së fundmi, për këtë lloj droge u fol pas arrestimit të një bosi droge nga Shqipëria, që u ndalua bashkë me dy skafet luksoze që përdoreshin për trafik. Met Kanani, ose Met Shqiptari u kap bashkë me anëtarët e tjerë të bandës në mars, gjatë një përpjekjeje për të kaluar 1.1 ton kanabis e llojit “Skunk” nga Mugla për në Stamboll. Kjo nuk ishte rruga e tij e parë, thonë autoritetet.

Shqipëria është një nga bazat kryesore të trafikantëve të kanabisit të llojit “Skunk” që vjen nga Shqipëria.

Ky lloj kanabisi është shumë më i dëmshëm sesa kanabisi standart, thonë ekspertët. Skunk kultivohet në laborator dhe është 20 apo 30 herë më i fuqishëm se kanabisi standart.

Fara zhvillohet në ambjente të mbyllura me anë të ndriçimit special dhe përmes ambjenteve ku temperatura mbahet e kontrolluar. Kjo farë e re mendohet se u modifikua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara para se të sillej në Hollandë, kryeqytetin europian të drogave.

Profesori i asociuar, Onur Noyan, psikiatër i specializuar në varësinë nga droga, thotë se Skunk dhe droga të tjera të ngjashme me të, po fillojnë të konsiderohen më të sigurta se drogat e tjera nga të rinjtë.

“Nuk ka dallim nëse janë organike apo sintetike, siç thonë. Në fund të fundit është e dëmshme për shëndetin tënd. Skunk është një drogë. Rrit mundësinë që përdoruesi të vuajë nga skicofrenia: lehtëson zhvillimin e sëmundjes tek një person. Pas pesë apo gjashtë muajsh varësi, përdoruesi shfaq shenja skicofrenie dhe ka nevojë për trajtim të dyanshëm, si për varësinë nga droga, ashtu edhe për shëndetin mendor” thotë ai.

Si një vend tranzit në trafikun e drogës nga Azia për në Europë, Turqia po kërkon të luftojë përdorimin e drogave dhe që nga viti 2014 qeveria ka nisur “Planin e veprimit kundër drogave”.

Plani i veprimit shtrihet në të gjitha aspektet e luftës kundër narkotikëve, me të cilat abuzohet nga 2.7% e popullsisë. Plani parashikon edhe sensibilizimin për efektet e dëmshme të drogës dhe ngritjen e qendrave të rehabilitimit për përdoruesit./Pamfleti

Turqia në alarm: Shqipëria baza kryesore e trafikut të kanabisit që shkakton skizofreni Read More »

Xhafa është preteksti, Rama objektivi! Dy zhvillimet e bujshme që pritet të ndodhin para dhe pas protestës

Selia blu si kurrë ndonjëherë është jo vetëm në pregatitje të specializuara për protestën, por dhe e vendosur të mos ndalet pa arritur objektivin e saj: Largimin e Edi Ramës me çdo mënyrë. Përveç strukturave partiake një strukturë e veçantë është aktivizuar kryesisht me ish ushtarakë në lirim. Kryetari Basha dhe anëtarët në hije të shtabit ka 5 dite që komunikojnë mes tyre pa prezencën fizike të aparateve celulare. Është një konspiracion i plotë. Por dy gjëra janë të sigurta:

-Shtabi blu ka informacione që Fatmir Xhafa do dorëhiqet pak orë përpara protestws për t’i djegur kauzen opozites dhe për të zhvleftesuar intensitetin deri në agresivitet të kësaj ndërmarjeje opozitare. Mirpo edhe nga formulimet e slloganeve dhe skenarët e mitingut duket se qëllimi është vetë Edi Rama.

Protesta do të zhvendoset te kryeministria dhe do të këtë një rrethim pacifik të saj i cili sipas “regjizoreve”te mitingut nuk do pushojë non-stop dite e natë deri në largimin e Ramës. Pas kësaj me shpejtësi një kuartet Shba-Gjermani-Itali-Francë do udhëheqë bisedime dy ditore me ndërmjetësimin e diplomaëeve dhe emisareve të shteteve të kuartetit me produkt krijimin e qeverisë një- vjeçare anti-mafje.

E vetmja vështirësi sipas burimeve të besueshme do të jetë pranimi i tre prokurorëve nga opozita me në krye Arta Markun për të udhëhequr Këshillin qeveritar Anti-Mafja. Por Basha do të duhet ta pranojë patjetër formulën Euroatlantike. Ndërkohë edhe sot pas vizitës në Francë Arta Marku pritet të udhëtojë me ftesë speciale në një tjetër kancelari/Pamfleti

Xhafa është preteksti, Rama objektivi! Dy zhvillimet e bujshme që pritet të ndodhin para dhe pas protestës Read More »

Shqipëria e Kosova, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në Europë

Shqipëria e Kosova janë në 10 destinancionet më të mira për t’u vizituar në 2018-ën, sipas Lonely Planet, një prej agjencive më të mëdha në botë të guidave turistike.

Vendin e parë në renditje e mban rajoni i Emilia-Romanias, sipas guidës prestigjioze botërore të udhëtimeve.

Kosova me ndërtimet e vjetra otomane, vjen e katërta në sugjerimet e Lonely Planet.

Pjesë e sugjerimeve është edhe Shqipëria, ose më saktë kryeqyteti i vendit tonë, Tirana.

Lonely Planet vlerëson Tiranën për ndërtimet si të periudhës otomane, por edhe arkitekturën sovjetike.

Image

Image

Image

Image

Image

ImageImage

Image

Image

Image

Shqipëria e Kosova, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në Europë Read More »

Domatet Zemërkau – Autentiket Shqiptare, Më Të Freskëtat e Stinës

Nga bahçet e kopshtet e shtëpive private e deri tek tek fermat e vogla, domatet zemërkau si qëmoti edhe sot të mrekullojnë me shijen e tyre të freskët.

Një prodhim tërësisht me farë autentike shqiptare, domatet zemërkau janë padyshim nga produktet më të veçanta ndër fruta-perimet e kultivuara në Shqipëri.

Me shije dhe aromë unike, me tul të plotë e natyrale domatet zemërkau të prodhuara kryesisht në kopshtet private apo edhe në parcela të vogla nësera e ferma mbeten më të preferuarat e shqiptarëve.

Specialistët thonë për AgroWeb.org se shija dhe vlerat e domates së vendit, përfshirë dhe atë të varietetit zemërkau janë të një niveli shumë të lartë, falë edhe kushteve klimaterike relativisht të ngrohta në Shqipëri.

Domatet zemërkau kanë një shije të lehtë. Ato shijojnë shumë, sidomos nëse konsumohen sapo këputen nga pema e tyre, kjo pasi ato janë delikate dhe zbuten brenda dy apo tre ditëve.

Kjo është edhe arsyeja përse këto lloj domatesh krahasuar me domatet e tjera tradicionale prodhohen në sasi të limituara dhe nuk gjenden masivisht në tregje.

Aktualisht, domatet zemërkau gjenden në tregjet e fshatarëve por edhe në tregjet e fruta perimeve pavarësisht se sasia e tyre është e limituar.

Për shkak të shijes së tyre unike, çmimi i tyre është më i lartë se varietet e tjera të domateve.

Aktualisht kur sapo kanë nisur të shiten në tregje, 1 kg domate zemërkau kushton 250 lekë të reja, megjithatë çmimi i tyre pritet të ulet më shumë në javët në vijim.

Domatet shqiptare më të kërkuarat në tregjet evropiane dhe jo vetëm
Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ato shkojnë kudo, deri ne Rusi. Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona. Shqipëria eksporton në vit mbi 52 mijë ton perime, nga të cilat 34 mijë ton domate.

Interes në rritje për perimet e freskëta Made in Albania po tregojnë tregjet lindore, si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia dhe Hungaria.

Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, edhe Gjermania, Italia, Hollanda e Franca janë tepër të interesuara për të blerë prodhimet tona të freskëta. Kryesisht domaten, por edhe perime të tjera, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie më të madhe për rolin që ka në ekonominë tonë.

Tregu i Bashkimit Evropian paguan shumë më mirë sesa tregjet rajonale për njësi prodhimi.

Vlerat e domates
Domatet përfshirë edhe ato zemërkau janë të njohura për përmbajtjen e lartë të antioksidantëve.

Vetë pigmenti karotenoid është sipas shkencëtarëve tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave.

Domatet janë një burim i jashtëzakonshëm i Vitaminës C dhe Vitaminës K.

Ajo është bujare në përmbajtjen e potasit, magnezit, fibrave, vitaminës A, B6, folatit, Vitaminës E, fosforit, kromit, proteinave, zinkut dhe hekurit.

Domatet të bëjnë mirë për zemrën, ulin kolesterolin dhe trigliceridet.

Studime të shumta, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë treguar që domatja është e shkëlqyer në mbrojtjen e zemrës. Jo vetëm prej vlerave antioksidante por edhe për faktin që rregullon yndyrnat në qarkullimin e gjakut./AgroWeb.org

Domatet Zemërkau – Autentiket Shqiptare, Më Të Freskëtat e Stinës Read More »

Prokuroria e Vlorës filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata

Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa.

Hetimet filluan nga prokurorja dhe oficeri i prokurorise që janë të gatshëm. Janë shoqëruar tre punonjesit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre.

Prokuroria e Vlorës filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata Read More »

Kulte tradicionale shqiptare – Kulti i zjarrit dhe i Diellit

Tashmë edhe Prometeu e ka kryer “dënimin”, që mori prej Zeusit, për shkak se, ua dha njerëzve sekretin e zjarrit dhe kjo “ngjarje” është e fiksuar, jo më vetëm si legjendë, por edhe në shkrimet e autorëve të antikitetit, p.sh. nga Eskili te “Prometeu i lidhur”. Zjarri është konsideruar i shenjtë për vlerat e tij dhe për ndryshimet, që solli në botën njerëzore, gjatë hapave të para të saj.

Në gojëdhënat popullore flitet për vatrën, për zjarrin, madje, edhe kur duan të mallkojnë, njerëzit shprehen: “T’u shoftë zjarri!”, “T’u shoftë vatra!”, “Për këtë zjarr!”, “Për këtë zjarr e m’u shofë vatra/”, “T’u shoft kandili/”, “T’u shoftë drita/” etj., Autorët e lashtësisë njoftojnë se, për të ruajtur zjarrin në çdo shtëpi, lihej një njeri.

Shumë sinjifikativ është fakti se gjatë pushtimit osman, midis taksave të shumta kishte edhe një taksë për tymin, apo për oxhakun.

Nga ky fakt mbeti e dhe shprehja, “shtëpi oxhaku”, e cila do të thoshte “derë e lartë”.

“Zjarri shikohej edhe si personifikim i familjes…,” konkludon studiuesi R. Memushaj në monografinë “Historia e Kurveleshit” Sentencat, “Ju shua kandili!”, “ Ju shua zjarri!”, “Zjarr i shuar”, “ Vatër zjarri (e ngrohtë, mikpritëse)”, “E shoi atë zjarr lumëmadhi” etj. e konfirmojnë këtë ide.

Kulti i zjarrit është i lidhur me kultin e Diellit, i cili mendohet edhe si burim i jetës, i të mirave materiale etj.

Elementet e natyrës kanë qenë një burim adhurimi, por mbi të gjithë: dielli, toka dhe hëna kanë qenë adhuruar si hyjni në gjithë hapësirën pellazgjike dhe ilire (ilire, epirotase dhe dardane).

Populli ruan në kujtesën e tij disa shprehje, të cilat i përdor si urim, mallkim, betim etj., siç janë: “Për këtë dhe! “Për këtë qiell”, “Për këtë Diell”, “Për atë Diell”, “Për këtë Hënë”, “Për këtë vatër”, “Për këtë zjarr”, “Të thertë rrezja e Diellit”, “Për atë Diell, që vete lodhur e këputur” “Për atë symadh, që i sheh të gjitha”. “Qofsh i bardhë, si rrezja e Diellit” etj.

Këto sentenca e kanë origjinën përtej kufirit të besimit monoteist, në kohët e besimit pagan dhe janë dëshmi e autoktonisë së elementit bartës, pra të vazhdimësisë iliro-shqiptare.

Një tregues specifik i kësaj vazhdimësie është edhe riti i varrimit, i cili që nga lashtësia pellazgjike është i pandryshueshëm.

Vendosja e kufomës me fytyrë nga dielli dhe me kokë nga Perëndimi, si edhe krijimi i një rrethi, që simbolizon Diellin në varrezat tumulare, janë një tjetër dëshmi e vazhdimësisë dhe tregues i kultit të Diellit.

“Sipas besimit pagan, konfirmon baroni F. Nopça, shqiptarët nderonin Diellin, duke iu falur majave të malit”. Edhe sot, në majën e Tomorrit, shpellën e Sari Salltikut në Krujë, kurorën e malit në Gribë, Selgjikja në Malin e Gjerë mbi Lazarat, në Gjakovë e gjetkë respektohen, si vende pelegrinazhi, majat e maleve.

Kulti i diellit, sipas autorëve antikë: Herodotit, Strabonit, Ciceronit dhe Plutarkut, por edhe Durham, Nopça, Stipçeviç, Sbeshlaqiq, Shuteriqi, Shkupi e Tirta, dëshmojnë se Dielli ka qenë objekt i tatuazheve ndër iliro-shqiptarët.

Në historinë romake, vihet re qëndrimi i perandorit me origjinë iliriane, Kostandinit të Madh, i cili i urdhëronte ushtarët e tij të recitonin të dielën, “ditën e dritës dhe të Diellit”, një lutje Diellit, që do t’u sillte fltoren”.
Ky kult pagan ka ekzistuar edhe në shekullin V të e. s. Këtë e mësojmë nga vizita e papa Leo i Madh (440-461) në trojet ilire.

Kur papa vizitoi Kostandinopojën, në hyrje të kishës së Shën Pjetrit, ai vuri re disa njerëz që predikonin kultin e Diellit.

Papa, me këtë rast, ua bëri një kritikë të ashpër këtyre predikuesve/Njekomb

Kulte tradicionale shqiptare – Kulti i zjarrit dhe i Diellit Read More »