Aurora

Hajdarmataj mban “peng” Artan Hoxhën

Rënia e avionit në Ishëm, me pilot italianin Guido Guidi në 15 shtator të 2016, pasoi me marrjen peng të telefonave të gazetarit investigativ, Artan Hoxha.

Prokuroria e Krimeve të Rënda asokohe me Kryeprokuror Besim Hajdarmatajn, i ka sekuestruar dy telefona celular, nën pretendimin se kishte nxjerrë sekretin hetimor teksa e kishte komentuar ngjarjen në një emision televiziv.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha është shprehur se telefonat ende nuk i ka tërhequr nga Prokuroria, me arsyetimin se janë duke i kryer ekspertizë.
“Telefonat i kam kërkuar disa herë, por nuk mi kanë kthyer me arsyetimin se janë duke i kryer ekspertizë”,- ka thënë Artan Hoxha.
Në këtë mënyrë pasqyrohet dhe një herë arroganca e Prokurorisë ndaj medias si institucion dhe gazetarëve/Pamfleti

Hajdarmataj mban “peng” Artan Hoxhën Read More »

Për 4 muaj 500 raste me kancer! Doktori shqiptar, specialisti më i mirë i fushës, na shpjegon pse

Afro 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Të gjithë këta, janë duke marrë trajtim në Klinikën e Onkologjisë që funksion në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Lloji më i shpeshtë i kancerit është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë. Por, pacientët që vuajnë nga kanceri, po ballafaqohen me mungesë të terapive në Onkologji. Aty shpeshherë mungon edhe kimioterapia.

Gjatë ditës së sotme, drejtori në Klinikën e Onkologjisë, Ekrem Hyseni ka shpjeguar rreth numrit të këtyre rasteve.

“Gjatë muajve janar deri në muajin prill të këtij viti në klinikën tonë janë paraqitur 482 raste të reja me kancer.  Ndërkohë, vitin e kaluar për periudhën e njëjtë i kemi pasur 511 raste”,  ka thënë Hyseni. Ai ka shpjeguar edhe për llojin më të shpeshtë të kancerit nga i cili po preken kosovarët.

“Kanceri më i shpeshtë është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë”, thotë drejtori i klinikës së Onkologjisë.

Por kosovarët të cilët vuajnë nga kanceri në dy javët e para të muajit maj janë ballafaquar me mungesë të terapisë së për kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë. Përveç kësaj terapie, Onkologjia ende ballafaqohet me mungesë të disa terapive.

“2 javët e para të muajit Maj ka pas mungesa në furnizim, por pas datës 10 Maj ky furnizim është stabilizuar dhe tani kemi shumicën e produkteve. Edhe produktet që mungojnë jemi informuar nga MSH se brenda javës plotësohen”, ka sqaruar më tej Ekrem Hyseni, drejtor në klinikën e Onkologjisë në QKUK.

E për furnizimin me terapi dhe ilaçe, për pacientët që vuajnë nga kanceri është deklaruar edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu. Ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duket të bëjë më shumë për furnizim me barna.

Baftiu ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të të prekurve nga kjo sëmundje.

“Shifrat e qytetarëve të prekur me kancer janë shqetësuese. Numri për çdo vit është duke u rritur. I kemi rreth 1 mijë e 500 raste të raportuara, e janë edhe disa raste të tjera të cilat janë trajtuar jashtë QKUK’së.  Ne këtë shqetësim e kemi shprehur edhe në komision. Sfidat e pacientëve për trajtimin e kësaj sëmundje në Kosovë janë të mëdha, mungesa e barnave dhe çmimet janë të mëdha në treg. Por ne si komision kemi besim që ministri i shëndetësisë do të merret më shumë me këtë punë”, i ka thënë Baftiu Express’it.

Megjithëkëtë, shifrat e kosovarëve që po preken nga kanceri nga viti në vit po shtohen. Vetëm gjatë vitit që shkoi rreth 1 mijë e 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer, 334 raste më shumë se në vitin 2016.

Lloji më i shpeshtë i  kancerit po del të jetë ai i mushkërive tek meshkujt dhe kanceri i gjirit tek femrat. Sidoqoftë, hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra

Për 4 muaj 500 raste me kancer! Doktori shqiptar, specialisti më i mirë i fushës, na shpjegon pse Read More »

Meterologu na jep përgjigjen e saktë: Kjo është dita kur fillon i nxehti afrikan në Shqipëri

Sot pasdite dhe orët e para të ditës së nesërme do të ketë reshje shiu në gjithë vendin, por nga ana tjetër fundjava dhe java që vjen do të sjellë një të nxehtë afrikan.

Paqëndrueshmëria e motit do të sjellë reshje shiu, por edhe temperatura të larta.

Në një intervistë për Report TV, meteorologu Metodi Marku tregon se e mërkura pasdite dhe dita e nesërme në paradite do të ketë reshje shiu.

“Duke përjashtuar ditën e sotme dhe ditën e nesërme, më pas në fundjavë dhe në ditët e para të javës që vjen ne presim që të kemi një skenar ditor ku pjesa e parë e ditës ka probabilitete të larta që të jetë e kthjellët, ndërkohë që pjesa e dytë duhet të bëhet kujdes nga qytetarët për arsye se mund të ketë kondeksion lokal dhe reshje të pasdites, të cilat mund shoqërohen me shtrëngata, por edhe me ngarkesa elektrike”, thotë Meteorologu Metodi Marku

Por, një mot me kapriço si ky i pranverës do të na sjellë dhe temperatura të larta. Në fundjavë Shqipërinë e prek vala e të nxehtit afrikan.

“Në ditët në vijim për shkak të masave ajrore të ardhura nga kontinenti afrikan presim që të reflektojnë rritje të temperaturave ndonëse graduale. Kjo do të vazhdojë në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës që vjen. Pra, një tendencë në rritje e temperaturave”.

Ndërsa për verën që vjen, Shqipëria nuk pritet të ketë ndryshime. IGJEUM informon se reshjet do të jetë të pakta dhe temperaturat e larta.

Meterologu na jep përgjigjen e saktë: Kjo është dita kur fillon i nxehti afrikan në Shqipëri Read More »

Basha paralajmëron Ramën e Xhafajn: Nëse i ndodh gjë dëshmitarit X dhe gazetarit, do mbani përgjegjësi

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal për të kërcënuar dëshmitarin X dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha u ka dërguar një mesazh Ramës dhe Xhafajt, duke u shprehur se nëse u ndodh gjë dëshmitarit X dhe familjarëve të tij, apo edhe gazetarit Olldashi, ata do të mbajnë përgjegjësi.

“Çdo përpjekje për të blerë dëshmitarin X i zhyt edhe më thellë Xhafajn e Ramën në skandalin ku janë përfshirë. Deklaratat nxjerrin zbuluar frikën dhe përfshirjen e tyre në këtë veprimtari kriminale për të mbuluar narko-aferën e Agron Xhafajt. Kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal, ‘bli dëshmitarin, ose likuido dëshmitarin ose familjen e tij’.

Kjo është prova më e qartë e rënies totale të shtetit, kapjes totale të qeverisë Rama nga krimi. Hartimi dhe zbatimi i këtij skenari është arsyeja e vetme pse Xhafaj mbahet me thonj pas karriges së ministrit të Brendshëm.

I përsëris sot Ramës dhe Xhafës paralajmërimin e prerë se për çdo hap që hidhet për të vënë në presion Albert Veliun dhe familjen e tij, si dhe gazetarin, përgjegjësia do të jetë e juaja. Ndal presionin mafioz ndaj dëshmitarit X dhe gazetarit Olldashi”, tha Basha.

Sakaq, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së shtunës.

“Kërcënimet ndaj tyre janë rritur ethshëm para protestës së të shtunës. E vetmja forcë që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi ynë, ndaj ju ftoj të gjithëve të na bashkoheni në protestën kundër kësaj qeverie, e cila ka vepruar kundër interesave të qytetarëve të këtij vendi, duke bashkëpunuar me krimin për të mbajtur pushtetin. Të gjithë bashkë më 26 maj në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej”, dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit””, e mbylli kryedemokrati Basha fjalën e tij./Pamfleti

Basha paralajmëron Ramën e Xhafajn: Nëse i ndodh gjë dëshmitarit X dhe gazetarit, do mbani përgjegjësi Read More »

“Kokaina e lidhur me PD”, Berisha flet për akuzat e Ramës: Familjen e Çekajt e kam kundërshtare

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ka komentuar deklaratat e Ramës për kokainën në Durrës.

Berisha tha se familja e Arbër Çekajt është kundërshtare me të në Tropojë dhe xhaxhai tij ka qenë kryetari i Partisë Socialiste në Kukës.

“E vërteta është se ky pronari i përket një familje kundërshtare e Sali Berishës. KA qenë themeluese e Partisë Komuniste dhe kanë bërë anti-miting për mua. Xhaxhai i tij ka qenë kryetari i Socialistëve në Kukës dhe kryetari i Këshillit në Kukës, kur këtë bashki e drejtonte PS”, ka deklaruar Berisha.

“Kokaina e lidhur me PD”, Berisha flet për akuzat e Ramës: Familjen e Çekajt e kam kundërshtare Read More »

Flet juristi italian: Ja sa burg do të bëjë Agron Xhafaj për trafikun e drogës

Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane mëngjesin e 16 majit, vetëm pak orë pasi në media ishte shpërndarë një letër e hapur e nënshkruar prej tij, përmes së cilës ai sqaronte pozicionin e tij me drejtësinë italiane. Por asnjë detaj tjtër nuk u dha për të sqaruar se në çfarë statusi ishte paraqitur Xhafaj tek autoritetet italiane dhe se çfarë procedure ishte ndjekur për të? A do të vuajë Agron Xhafaj të plotë dënimin e tij pas 5 vitesh nga dhënia e sentencës prej Gjykatës së Kasacionit?

Këtyre pyetjeve i është përgjigjur ekskluzivisht për Konica.al një nga njohësit më të mirë së drejtës dhe procedurës penale, anëtar në Dhomën e Avokatëve të Romës. Juristi në fjalë limitohet në një interpretim preçiz të asaj çka parashikon ligji italian nisur nga të dhënat e disponuara edhe për publikun e gjerë në lidhje me çështjen Xhafaj.

1 – Agron Xhafaj u paraqit tek autoritetet italiane për të vuajtur një dënim të dhënë nga Gjykata e Lartë në Itali (pra vendim i formës së prerë) të dhënë afro 5 vite më parë. Si funksionon procedura e dorëzimit në të tillë raste?
Një shtetas i kërkuar nga drejtësia e një vendi është lehtësisht i verifikueshëm që në momentin që kalon në pikën kufitare. Oficerët e kufirit e ndalojnë në kufi pasi është sistemi që e sinjalizon. Sipas procedurës, ata e shoqërojnë shtetasin në fjalë në burgun më të afërt. Shtetasi i ndaluar del përpara gjykatësit, i cili ka në dorë dosjen e përcjellë nga prokuroria. Praktikisht z.Xhafaj, referuar afateve proceduriale të shtetit italian, tanimë duhet të jetë në burg.

2- A ekziston vendimi i parashkruar në Kodin e Procedurës Italiane, në rastin kur ka kaluar më shumë se gjysma e kohës së dënimit të akorduar nga drejtësia italiane?
Sipas dispozitivit të nenit 172 të Kodit Penal Italian në pikën 1 specifikohet se dënimi me burg mund të zhbëhet brenda një kohe të barabartë për dyfishin e penalitetit. Në çdo rast duhet të jetë jo më shumë se 30 vjet dh jo më pak se 10 vjet. Pra nëse i dyshuari është dënuar nga gjykata me 7 vjet (si në rastin në fjalë) atëherë vendimi është i vlefshëm për t’u ekzekutuar brenda 14 vjetësh. Pika 3 e këtij neni sqaron më tej se zhbërja e dënimit nuk ndodh në rastet e “recidivitetit” thënë në shqip përsëritjes së të njëjtës vepër penale të përcaktuara në nenin 99. Pra nëse i dënuari gjatë kohës së nevojshme për shuarjen e dënimit ka marrë një dënim tjetër me burg për një krim të së njëjtës natyrë.

3- A ekziston mundësia që kërkesa ekstradimit ndaj z.Xhafaj të mos jetë dërguar asnjëherë nga autoritetet italiane?
Nuk di të pohoj diçka të tillë me siguri, por është e vërtetë që në Itali ndiqet shpesh praktika e mosdërgimit të kërkesës për ekstradim, sidomos për raste dënimesh jo fort të rëndësishme. Qëllimi është të shmanget mbipopullimi i burgjeve, një problem më vete në Itali. Ndaj dhe në rastet kur nuk përbën rëndësi, autoritetet vendosin të shpallin të dënuarin “latitante” pra të kërkuar nga drejtësia, duke pritur që ta arrestojnë sapo ai të shkel në tokën italiane.

4- Në Shqipëri është çelur një debat i ri pas dorëzimit të z.Xhafaj tek autoritetet italiane, me idenë që ai ka dashur t’i shmanget në këtë mënyre hetimet në vendin e tij. Sa qëndron ligjërisht ky pretendim?
Aspak. Paraqitja e z. Xhafaj pranë autoriteteve italiane nuk e mbron aspak atë nga hetimet paralele që mund të nisin në Shqipëri. Sigurisht që parimi i mishëruar në çdo kod penal të vendeve të BE-së, është se nuk mund të dënohesh dy herë për të njëjtën vepër penale, por sigurisht që nëse kjo faktohet, pozitat e të dënuarit rëndohen. Në Itali recidiviteti pra përsëritja e veprës penale nuk është diçka që mund të kaloht lehtë.

5- Ministri i Brendshëm foli për një vendim të parashkruar për të vëllain, i cili nëse do të qëndronte në Shqipëri mund të interpretohej se kishte zgjedhur të shpëntonte pa u dënuar pikërisht për shkak të parashkrimit të kohës së dënimit. A mund të përdoret si lehtësi kjo nga z.Agron Xhafaj në emër edhe të parimit të të ashtuquajturës “ekonomi e gjykimit”?
Jo. Sistemet juridike janë të pavarura. Kjo do të thotë se Italia merr parasysh kodin e saj të procedurës penale sa kohë që bëhet fjalë për vepra penale të kryera në tërritorin e saj.

6- Kjo është e vlefshme edhe kur kanë marrëveshje reciprociteti për njohjen e dënimeve penale si në rastin e Shqipërisë me Italinë?
Rasti i njohjes së vendimeve zbatohet kur vjen urdhri i ekzekutimit. Vetëm atëherë vendoset nëse do gjykohet në Shqipëri dhe mund të procedohet me marrëveshjen e reciprocitetit. Një rast tjetër do të ishte kur ekzekutimi i vendimit jepet në Shqipëri me konvertim të dënimit mbi bazën e marrëveshjes së Strasburgut. Por këto janë hipoteza ligjore që mund veçohen vetëm pasi të shikohen aktet e procesit për të cilin ju po pyesni.

7- Nëse ju do të ishit avokati i Agron Xhafës, çfarë do t’i kishit sugjeruar?
Të dorëzohej dhe të bëntë burgun. Në Itali me ligjin e ri, z. Xhafaj nuk do bëj më shumë se 1 vit e gjysëm. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë nisur nga ajo çka ofron legjislacioni italian është se z.Xhafaj mund t’i zbriten për çdo 6 muaj nga 75 ditë për sjellje të mirë. Kështu do t’i zbriten pesë muaj në vit. Efektivisht 7 vitet e tij janë të barazvlefshm me 4. Kështu do të mbetet vetëm 2/3 dënimit dh në raste të tilla ai mund të kërkojë aplikimin për dalje të parakohshme si shtetas i huaj, kur t’i mbeten ehe 2 vjet nga përfundimi i dënimit. Për më tepër kur sipas kodit penal në Itali nën 4 vjet mund të dalësh paq edhe me arrest shtëpie, ose nën 3 vjet mund të dalësh edhe për fare nga burgu.

Flet juristi italian: Ja sa burg do të bëjë Agron Xhafaj për trafikun e drogës Read More »

“Goditje” për Monikën, braktiset nga kryetari i Kukësit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kukës, Qemal Elezi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.
Tashmë në krye të LSI-së në Kukës është vendosur, Lavdosh Zeneli.

Kreu i komanduar i kësaj partie, Lavdosh Zeneli, bën të ditur se ish-kryetari është dorëhequr nga ky post vetm pak ditë më parë. Kjo lëvizje e ish-kryetarit, Qemal Elezi vjen pas largimit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Kukësit të disa prej eksponentëve të kësaj partie, drejt Partisë Socialiste.

Qemal Elezi prej vitesh e ka drejtuar partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, ku ka qenë edhe kandidat për deputet. Ndërsa kreu i ri i kësaj partie, i komanduar, Lavdosh Zeneli, vjen nga radhët e Lëvizjes Rinore për Integrim.

“Goditje” për Monikën, braktiset nga kryetari i Kukësit Read More »

Nesër Kuvend/ Fletëpalosje me mesazhe kundër Ramës, bllokim të foltores. Zbulohen porositë e Bashës për deputetët

Partia Demokratike vijon përgatitjet për protestën e 26 majit, ku do të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi mesditën e sotme grupin parlamentar të PD, ku ka folur shkurt lidhur me aksionin e të shtunës.

Basha ka kërkuar të shpërndahen fletëpalosje me mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij. Report Tv ju sjell më poshtë fletëpalosjet që do iu shpërndahen qytetarëve, ku shfaqen ministrat e qeverisë, ndërsa shkruhet se ata janë me krimin për para dhe pushtet.

Ndërsa në një fletëpalosje tjetër shkruhen qëllimet e protestës së opozitës, ku ndër të tjera thuhet se aksioni bëhet për një jetë më të mirë dhe për shpresë për çdo shqiptar. Sa i takon seancës plenare të ditës së enjte, mësohet se do të përsëritet e njëjta situatë si javën e kaluar.

Basha ka porositur deputetët e tij të bllokojnë foltoren, sapo ai të mbarojë fjalën në foltoren e Kuvendit. ashtu siç ndodhi edhe të enjten që lamë pas, demokratët mbajtën peng foltoren, duke transmetuar seancën live nga ‘Facebook’, ndërsa më vonë u shpërndanë, pa lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Nesër Kuvend/ Fletëpalosje me mesazhe kundër Ramës, bllokim të foltores. Zbulohen porositë e Bashës për deputetët Read More »