Aurora

Xhafa është preteksti, Rama objektivi! Dy zhvillimet e bujshme që pritet të ndodhin para dhe pas protestës

Selia blu si kurrë ndonjëherë është jo vetëm në pregatitje të specializuara për protestën, por dhe e vendosur të mos ndalet pa arritur objektivin e saj: Largimin e Edi Ramës me çdo mënyrë. Përveç strukturave partiake një strukturë e veçantë është aktivizuar kryesisht me ish ushtarakë në lirim. Kryetari Basha dhe anëtarët në hije të shtabit ka 5 dite që komunikojnë mes tyre pa prezencën fizike të aparateve celulare. Është një konspiracion i plotë. Por dy gjëra janë të sigurta:

-Shtabi blu ka informacione që Fatmir Xhafa do dorëhiqet pak orë përpara protestës për t’i djegur kauzën opozitës dhe për të zhvleftësuar intensitetin deri në agresivitet të kësaj ndërmarjeje opozitare. Mirpo edhe nga formulimet e slloganeve dhe skenarët e mitingut duket se qëllimi është vetë Edi Rama.

Protesta do të zhvendoset te kryeministria dhe do të këtë një rrethim pacifik të saj i cili sipas “regjizoreve”te mitingut nuk do pushojë non-stop ditë e natë deri në largimin e Ramës. Pas kësaj me shpejtësi një kuartet Shba-Gjermani-Itali-Francë do udhëheqë bisedime dy ditore me ndërmjetësimin e diplomatëve dhe emisarëve të shteteve të kuartetit me produkt krijimin e qeverisë një- vjeçare anti-mafje.

E vetmja vështirësi sipas burimeve të besueshme do të jetë pranimi i tre prokurorëve nga opozita me në krye Arta Markun për të udhëhequr Këshillin qeveritar Anti-Mafja. Por Basha do të duhet ta pranojë patjetër formulën Euroatlantike. Ndërkohë edhe sot pas vizitës në Francë Arta Marku pritet të udhëtojë me ftesë speciale në një tjetër kancelari./Pamfleti

Xhafa është preteksti, Rama objektivi! Dy zhvillimet e bujshme që pritet të ndodhin para dhe pas protestës Read More »

Receta e veçantë , kumbulla shahine turshi

Kumbullat Shahine janë ndër frutat më të preferuara të shqiptarëve.

Kumbullat jeshile mbartin kujtime të ëmbla të fëmijërisë.

Ato konsumohen të freskëta por përdoren edhe për përgatitjen e reçelit dhe ëmbëlsirave të ndryshme.

Së fundmi këto kumbulla përdoren edhe për turshi, recetën e së cilës do e gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org

Kjo recetë mund të përgatitet mjaft lehtë.
Përbërësit:
Kumbulla jeshile sipas sasisë që dëshironi

Katër lugë gjelle kripë për çdo kavanoz

Speca djegës mundësisht jeshilë

Ujë
Përgatitja:
Sterilizojini kavanozët e qelqit në ujë të valuar.

Lajini kumbullat mirë me ujë të bollshëm dhe çajini me thikë. Sasinë e kumbullave e vendosni vetë sipas konsumit.

Hidhini më pas nëpër kavanozë, hidhni katër lugë gjelle me kripë në secilin kavanoz.

Zieni ujin në një tenxhere dhe më pas lëreni të ftohet.

Kur të jetë ftohur uji, hidheni sipër kumbullave sa t’i mbulojnë dhe mbyllini kavanozët me kapak.

Nëse doni shije pikante atëherë shtoni pak spec djegës jeshil në çdo kavanoz.

Prisni një javë përpara se të hapni kavanozët.

Gjatë kësaj periudhe, kumbullat jeshile zverdhen dhe zbuten.

Pas hapjes së kavanozëve, futini ato në frigorifer.

AgroWeb.org sugjeron që kumbullat turshi mund t’i servirni si me sallata, por edhe për të balancuar shijen e ëmbëlsirave të ndryshme që serviren në fund të një vakti.
Vlerat Shëndetësore Të Kumbullave Shahine
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kumbullat shahine përmirësojnë tretjen, ruajnë shëndetin e zemrës dhe parandalojnë rritjen e nivelit të kolesterolit.

Ngrënia e tre kokrrave në ditë ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve dhe fuqizon veshkat.

Përbërësit e kumbullave jeshile pastrojnë organizmin nga toksinat dhe parandalojnë shfaqjen e diabetit.

Ato përmirësojnë shëndetin e sistemit nervor dhe kujtesën.

Kumbullat përmbajnë shumë vitamina dhe minerale, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.

Kumbullat Shahine ripërtërijnë qelizat dhe e mbrojnë lëkurën.

Ngrënia e tyre ndihmon për flokë të shëndetshëm dhe të fortë. Me pak fjalë, mos i ndani kumbullat shahine nga vetja.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e tyre të menjëhershëm sapo kumbullat të mbërrijnë në treg. Ky është pikërisht sezoni i tyre/AgroWeb.org

Receta e veçantë , kumbulla shahine turshi Read More »

Çfarë Tregon Për Shëndetin Dhimbja Mbrapa Koke

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.

Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.
Simptomat E Dhimbjes Mbrapa Koke
Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm.

Këto simptoma janë:

Mpirje e qafës

Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës

Mpirje të kokës

Dhimbje e fortë të syrit

Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës

Pamundësi në lëvizjen e qafës
Shkaqet E Dhimbjes Mbrapa Koke
Tensioni
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme.

Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.
<Lëndimet E Qafës
Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme.

Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë.

Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.
Si Të Përballeni Me Dhimbjen Mbrapa Koke
Ndryshoni Mënyrën E Qëndrimit
Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë.

Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.
Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.
Kompresat E Ngrohta
Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.
Kur Duhet Të Shqetësoheni?
është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur:

Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës

Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulare

Vëreni një rënie të shpejtë në peshë

Pësoni fraktura të shpeshta

Keni vështirësi në ecje.

Çfarë Tregon Për Shëndetin Dhimbja Mbrapa Koke Read More »

Hapja e negociatave, Tanja Fajon: Franca e shqetësuar nga azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria

Qëndrimi i Presidentit francez Emmanuel Macron pak ditë më parë se BE duhet të reformohet para se të zgjerohet vijon që të shkaktojë reagime.

Së fundmi ka qenë eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ka dalë në krah të kërkesës së vendeve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e BE.

“Ndonjëherë më duket se Macron nuk është mjaft i vetëdijshëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe pse zgjerimi është i rëndësishëm për të gjithë Evropën.

Franca ka një qëndrim të vendosur mbi zgjerimin dhe është e shqetësuar nga siguria dhe çështja e azilkërkuesve, shumica e të cilëve ende vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.

Megjithatë, shpresoj se Franca do të zbutë qëndrimin e saj edhe mbi çështjen e Shqipërisë”, shkruan Tanja Fajon.

Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Hapja e negociatave, Tanja Fajon: Franca e shqetësuar nga azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria Read More »

Majdanoz dhe lëng limoni. Gjithçka që ju duhet për të hequr njollat e errëta në lëkurë për 14 ditë

Njollat e errëta në lëkurë shfaqen me kalimin e viteve dhe arsyeja kryesore e tyre lidhet me ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë për një kohë të gjatë. Sa më shumë të merrni nga këto rreze, aq më shpejt ndodh procesi i melaninës në trupin tuaj.

Këto njolla mund të shfaqen edhe në msohën 20 vjeç dhe kjo varet nga lloji i lëkurës dhe sasia e rrezeve ultavjollcë.

Lajmi i mirë është se ekzistojnë metoda të sigurta për largimin e këtyre shenjave të padëshiruara. Nëse nuk ju pëlqen pamja e këtyre shenjave të moshës dhe jeni duke kërkuar një mënyrë për t’i hequr ato, atëherë ne kemi një zgjidhje për ju. Përbërësit i keni me shumë siguri në kuzhinë.

Dermatologët thonë se ky locion ​​shtëpiak është gjithashtu shumë i dobishëm për heqjen e skuqjes, acarimit dhe zbardhjen e lëkurës. Ai po ashtu ndihmon në eliminimin e akneve dhe pikave të zeza. Mjafton të kombinoni majdanozin me lëng limoni duke ndjekur udhëzimet e recetës së mëposhtme:
Përbërësit:

2 lugë gjelle gjethe majdanoz të grirë
1 lugë çaji lëng limoni

Udhëzime:

Hidhni fillimisht majdanozin në një enë me 200 ml ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për rreth 15 minuta. Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të ftohen.
Kulloni lëngun e majdanozit dhe hidheni në një tas të vogël. Shtoni në të edhe lëngun e limonit.
Përziejini mirë dhe tranferojeni ilaçin në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
Duhet të aplikoni vetëm pak nga ky locion në lëkurë dhe ta masazhoni butësisht me lëvizje rrethore.
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqeni këtë trajtim për vetëm 14 ditë dhe do të mahniteni nga rezultatet.

Majdanoz dhe lëng limoni. Gjithçka që ju duhet për të hequr njollat e errëta në lëkurë për 14 ditë Read More »

E dashura e Izet Haxhisë: Familjarët e Azemit po më kërcënojnë, nuk duan të hapet dosja “Hajdari”, të vërtetat e kësaj çështje do të trondisin vendin

Ekstradimi i ish-truprojës së Sali Berishës në Tiranë, ka shkaktuar mjaft debate mbi të ashtëquajturën dosja “Hajdari”.

E dashura e Haxhisë ka reaguar përmes një statusi në profilin e këtij të fundit në Facebook ku tregon se është kërcënuar nga shumë persona që të mos prononcohet dhe të mbrojë Izet Haxhinë nga ana politike.
Në letrën publike, ajo shkruan se është vetë familja dhe miqtë e Azem Hajdarit që nuk duan që të hidhet dritë mbi vrasjen e tij.

Postimi i plotë:

Miq te dashur te Izetit!
Me duhet te publikoj nje pergjigjen time personale, mbas disa “keshillash miqesore” dhe mesazhesh kercenuese qe kam marre keto kohe… Me keshillojne me fjale te ndryshme, nga me filozofiket deri tek ato me fyeset, qe te mos prononcohem dhe mos perkrah Izet Haxhine, nga ana politike! Sepse do ishte e rrezikshme per mua konkretisht, teknikisht, etj, etj…Sepse duhet te mbaj pozicionin e “kukulles” dhe kaq…

Dua te bej dicka te qarte, perfundimisht, dhe pa asnje keqinterpretim! Izet Haxhia eshte dashuria ime e madhe, kjo eshte e padiskutueshme e s’do mund t’a ndryshoje asnje e asgje! Por, kjo dashuri eshte jeta jone private, dhe s’me ben mua aspak, te pavetedijeshme politikisht, as me verbon, e as me influencon llogjikén!

Perkrahja ime totale ndaj tij, edhe politikisht, ka ardhur mbas nje reflektimi dhe studimi vetjak faktesh , mbas nje analize qe bera ne mendjen time, pa u influencuar nga dashuria qe kam per te!

Vij nga nje familje e masakruar nga komunizmi, nga nje familje, qe ashtu si shume shqiptare, ishim plot ideale, plot shprese e plot entuziazem per demokracine aq te enderruar! Por fjala “zhgenjim” eshte shume e varfer dhe e paplote per te shprehur , ate qe perjetuam nga pseudo-demokracia ne te cilen plot romantizem , i besuam endrrat tona! Nese komunizmi na vrau e internoi, “demokracia e PD” na flaku ne rruge, na hoqi cdo te drejte ankese, cdo dere u mbyll, sepse nuk ishim as te pasur, as mafioze, as ” te forte”…

E verteta mbi vrasjen e Azemit, me shume duhet t ju interesoje pikerisht ketyre” te djathteve” qe e adhuronin… Ajo cka do deshmoje Izet Haxhia, duhet ne rradhe te pare t’i interesoje familjes dhe miqve te Azemit.. Por, jo..! Konstatoj komplet te kunderten.. Pakez me shume se e cuditshme, apo jo?
Askush prej tyre, nuk do te ngrihet tapeti e te dalin pluhurat dhe pislliqet qe jane mbuluar aty prej vitesh!

E pra, une jam nje shtetase e thjeshte, qe kam te drejten time legjitime, te perkrah ate cka me duket e drejte, e vertete, ate cka me duket bindese !
Nuk jam e ndikuar as nga dashuria per Izetin, as nga kercenimet( qe nepermjet meje, synojne mbylljén e gojes se Izet Haxhise) dhe as nga ” keshillat miqesore”…

E dua vendin tim, dhe dua t’a ngreme ate tapet te piset, e te pastrojme me rrenje gjithcka!
Ndryshe, edhe varret do te na rrine te ngushte kur te na vije ora e fundit, edhe Zoti vete do na ktheje krahet, sepse e verteta, qendron mbi gjithcka!!

Eshte detyra, e drejta dhe pergjegjesia jone , t’a kerkojme ate!
Nese nje prej te vertetave, vjen nga Izeti, ashtu si une jam komplet e bindur, aq me mire, aq me krenare ndjehem per dashurine time!!!

Dhe nje te fundit: do te flas per dashurine tone sa here qe t’a ndjejme te nevojshme te shprehemi, dhe do te flas per politike a per drejtesi sa here qe te dua, sepse eshte e drejta ime , si shtetase shqiptare, si qytetare , si njeri i lire ne shpirt e ne zemer!!!Pike!!!

Ju qe kercenoni e “keshilloni”, keni gjetur personin e gabuar… Jo me kot, duhemi me Izet Haxhine, kemi secili nje koke te forte e nje personalitet pakez te veshtire per ta trembur… 😀

Ju faleminderit!

Ps: Izeti ju pershendet te gjitheve, eshte mire dhe po pergatitet per betejen qe e pret, me kurajo dhe force!!!
Dite te mbare te gjitheve!

E dashura e Izet Haxhisë: Familjarët e Azemit po më kërcënojnë, nuk duan të hapet dosja “Hajdari”, të vërtetat e kësaj çështje do të trondisin vendin Read More »

Përçahet opozita, Fatmir Mediu kundër protestës së Lulzim Bashës

Opozita ka vendosur të protestojë të shtunën e 26 majit, ndërkohë që në vendin tonë organizohet një eveniment i rëndësishëm siç është ai i Mëngjesit të Lutjeve.

Dita e mbajtjes së protestës është kundërshtuar jo vetëm nga brenda PD-së, por edhe nga aleatët, për shkak të aktivitetit të Mëngjesit të Lutjeve.

Në takimin e fundit që kreu i PD –së, ka realizuar me aleatët ka munguar kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu. CNA.al mëson se mungesa e tij ka ardhur për shkak se ka kundërshtuar protestën e ditës së shtunë duke kërkuar që të respektohet protokolli i vedosur 6 muaj më parë për Mëngjesin e Lutjeve, ku do të jenë të pranishëm senatorë amerikanë dhe personalite të rëndësishme ndërkombëtare.

Basha e ka kundërshtuar dhe për më tepër ka refuzuar pjesëmarrjen në Mëngjesin e Lutjeve, gjë që ka sjellë përplasje me kryerepublikanin Fatmir Mediu, i cili nuk ka qenë kundër protestave, por për respektimin e axhendës së vendosur 6 muaj më parë, për aktivitetin e Mëngjesit të Lutjeve.
Kundërshtia e Bashës ka sjellë një thyerje të madhe mes dy aleatëve historikë.

Përçahet opozita, Fatmir Mediu kundër protestës së Lulzim Bashës Read More »

Në gjurmët e “bisedës Babale-Xhafaj”, ja çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë

Hetuesit e Krimeve të Rënda nuk kanë mundur të gjejnë pamje filmike të takimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm në një lokal në Vlorë.
Ndërkohë, përgjimi origjinal i publikuar nga PD ndodhet tashme në duart e prokurorisë, e cila pritet ta çojë për ekspertim jashtë vendit.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, ku pretendohet të kenë qëndruar Albert Veliu, “Bashkëpunëtori X” i audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike nuk i kanë ardhur në ndihmë hetimit.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për AbcNews se nga verifikimi paraprak ka rezultuar se nuk ka pamje të ditës kur pretendohet të jetë realizuar përgjimi i bisedës mes “Babales” dhe Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë prej pasdites të së martës, Prokuroria për Krimet e Rënda zotëron materialin origjinal të përgjimit, si edhe mjetin me të cilin është realizuar përgjimi.
Ato u dorëzuan në prokurori nga ana e gazetarit, Jetmir Olldashi, autori i investigimit gjatë të cilit u realizua përgjimi.

Burime jozyrtare konfirmuan se ekspertimi i audiopërgjimit për të identifikuar nëse zëri në të i përket Agron Xhafajt do të realizohet në një laborator jashtë vendit, pa dhënë detaje për emrin.
Prokuroria do të vendosë në dispozicion të laboratorin që do të kryejë akt-ekspertimin edhe regjistrimet audio të zërit që i janë bërë për llogari të hetmit Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.

Veliu la kampion krahasues zëri pas dëshmisë së tij ditën e premte tek Krimet e Rënda, ndërsa Xhafaj në Prokurorinë e Tiranës, një ditë para se të udhëtonte drejt Italisë ku u vetëdorëzua tek autoritetet e këtij vendi ku kishte një dënim me burg të pakryer.

Nga ana tjetër, prokuroria po kryen verifikime për saktësimin e punonjësve të policisë me emrin “Ermal” në organikën e Policisë së Vlorës për kohën, kur pretendohet të jetë bërë audiopërgjimi, e nëse po, në cfarë sektori ka qenë i angazhuar.

Në gjurmët e “bisedës Babale-Xhafaj”, ja çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë Read More »