Aurora

Mesazhi i kryeinfermieres Luca: Ne jemi në luftë me COVID-19/ Më janë zbardhur flokët, por nuk më ka ikur buzëqeshja!

“Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë në luftë me COVID-19”.

Ky është mesazhi optimist i kryeinfermieres së spitalit Infektiv Ana Luca e cila së bashku me mjekë e infermierë të tjerë prej muajsh janë në vijën e parë në luftë me koronavirusin.

Luca ka publikuar edhe një video teksa tregon momentet kur ndërron rrobat që përdor në pavionin ku pacientë të prekur me COVID-19 po marrin shërbimin shëndetësor.

Kryeinfermierja përpiqet që të zbatojë të gjithë protokollin e zhveshjes, në mënyrë që të zvogëlojë sa më shumë rriskun e infektimit të vetes së saj, por edhe mos përhapjen e virusit.

Luca shprehet se i gjithë stafi në spitalin Infektiv është duke punuar me heshtje dhe përkushtim, për të bërë më të mirën për pacientët që kanë nevojë për ta.

“Janë 5 muaj luftë, më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra, por nuk më ka ikur buzëqeshja sepse ne jemi të gjithë bashkë. Ne jemi në luftë me COVID-19. Të heshtur e të përkushtuar. Ne flasim me gjuhën e shërbimit mjekësor nga një armatë e tërë personeli mjekësor”, shprehet ajo.

“Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.” Isaia 40:31”, thekson Luca duke cituar Biblën./atsh

Mesazhi i kryeinfermieres Luca: Ne jemi në luftë me COVID-19/ Më janë zbardhur flokët, por nuk më ka ikur buzëqeshja! Read More »

Horoskopi ditor, e hënë 20 korrik 2020

Dashi

Mos kërkoni me ngulm gjate kësaj dite qe partneri te kete per cdo gje, te njëjtin mendim me ju. Lereni ate te shprehet lirisht dhe mos impononi asgje nese nuk doni ta humbni se shpejti. Nese jeni beqare, nuk do keni fat as gjeta kësaj dite. Beni ende durim. Ne planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive. Do tregoheni te matur me shpenzimet dhe kjo do jete gjëja me e mirë.

Demi

Sot do merrni vendime te rëndësishme për jetën tuaj ne cift dhe kjo do iu bejë te ndiheni edhe më mirë. Personi qe keni ne krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Beqarët do kalojnë një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet qe do bëni. Klima ne planin financiar do jetë e favorshme. Mund te kryeni më ne fund transaksionet qe kishit menduar prej kohësh.

Binjaket

Marrëdhënia ne çift do jete goxha e ndërlikuar gjate kësaj dite. Debatet do jene te shumta dhe asnjeri prej jush nuk do tregohet i gatshëm te toleroje. Beqaret do vazhdojnë edhe sot te qëndrojnë vetëm. Mundësitë për takime do jene shume te pakta. Ne planin financiar mund te përballeni me surpriza jo te mira nëse shpenzoni kuturi. Maturia duhet te mbizotërojë gjate gjithë ditës.

Gaforrja

Çiftet do kenë mbështetjen e Marsit gjate kësaj dite dhe do kalojnë momente te mrekullueshme. Partneri do përmbushë edhe disa premtime qe iu kishte bere para disa kohesh. Beqaret ka shume gjasa te gjejnë peronin e duhur dhe te fillojnë angazhime serioz. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni. Situata do jete me e mire sesa mendonit.

Luani

Dashuria do jet ë ne qendër te vëmendjes gjatë kësaj dite. Do i kushtoni me tepër kohë atij qe keni ne krah dhe emocionet do jenë te shumëfishuara. Nese jeni vetem, do keni takimin qe keni pritur prej kohësh. Tregohuni te duruar para se te hidhni një hap më tej. Me financat duhet me tepër maturi dhe kujdes. Shmangni investimet e mëdha dhe te rrezikshme.

Virgjeresha

Shuë planetë do ndikojnë sot në jetën tuaj ne cift dhe do e bëjnë atë më te bukur. Shfrytezojeni për t’i shprehur më tepër ndjenjat dhe emocionet. Edhe nëse keni pakenaqësi thojini sot. Gjetja e dashurisë do jetë një mision i pamundur per beqarët. Beëni durim. Ne planin financiar do jetë një ditë e paqëndrueshme. Nëse bëni shumë shpenzime do keni tronditje.

Peshorja

Një fllad romantik dhe emocionues do fryje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te plotësuar dhe do përjetoni emocione pa fund. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëjnë çmenduri vetëm për te krijuar një lidhje sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar, kombinimi i yjeve do favorizoje një situate te qëndrueshme dhe te qete. Nuk do keni frike te bëni shpenzimet e nevojshme.

Akrepi

Shtojini dozat e fantazise ne jeten tuaj ne cift gjate kësaj dite dhe do jetoni ne nje ambient me te ngrohte ne cift. Partneri nga ana e tij ka menduar t’iu beje nje propozim interesant. Mendohuni mire para se te përgjigjeni. Takimet per beqaret do jene te pafundme, por asnjeri nuk do jete ne lartesine e duhur. Ne planin financiar ndiqni intuiten dhe aspak te tjeret.

Shigjetari

Zemra juaj do flakërohet gjate kësaj dite dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu përgatisë surpriza dhe dhurata te mrekullueshme. Beqaret do fillojnë histori te bukura dashurie te cilat do ua mbushin jetën me gëzim. Shfrytëzojeni çdo moment. Ne planin financiar qëndroni te matur nëse nuk doni te keni surpriza te pakëndshme. Kujdes!

Bricjapi

Do flisni pa u menduar sot duke menduar se partneri ju do aq shume saqë mund te pranojnë edhe ndonjë gabim. Ne fakt kjo nuk do ndodhe sot sepse partneri nuk do jete aspak ne humor te mire. Priten debate. Beqaret do ndikohen nga financat e disa personave qe do takojnë dhe do bëjnë zgjedhje te gabuara. ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji shume strikte.

Ujori

Hëna do e ndërlikojë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do keni debate te ashpra me partnerin. Do prekeni mjaft nga disa gjera qe ai do iu thotë dhe do trishtoheni. Beqaret do e kenë te vështire te gjejnë personin me te përshtatshëm për veten. Beni edhe pak durim. Çështjet financiare nuk do shkojnë ashtu si duhet. Do keni vështirësi te cilat mezi do i kaloni.

Peshqit

Influenca e yjeve ne jetën sentimentale te cifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë nga kjo klimë e qetë pa e kthyer kokën pas. Ju beqarë edhe pse do josheni mjaft nga dikush sot nuk do e jepni veten kollaj. Analizojeni me kujdes cdo detaj dhe më pas vendosni për te ardhmen tuaj. Urani dhe Neptuni do iu sjellin përmirësime te financave, por mos u tregoni impulsivë me shpenzimet.

Horoskopi ditor, e hënë 20 korrik 2020 Read More »

Kanioni i Llëngës, atraksion për turizmin malor në Pogradec

Shqipëria gjithnjë e më shumë njihet në botë si një vend turistik, i mbushur me bukuri natyrore që zbulohen dalëngadalë. Peizazhi natyror i larmishëm i vendin tonë ofron të gjitha llojet e turizmit.

Kanioni i Llëngës në Trebinjë të Pogradecit, është një tjetër bukuri natyrore shqiptare, që krahas historisë dhe kulturës që mbart në vetvete kjo zonë ka potenciale dhe ofron mundësi të mëdha për turizmin malor.

Kanioni i Llëngës i quajtur ndryshe si “Gryka e Gurit” ndodhet në zonën e Mokrës, në afërsi të Kishës së Shën Marenës, rreth dy e 30 minuta larg qytetit të bukur liqenor të Pogradecit.

Kanioni është i gjatë rreth 1 km dhe ka një gjerësi prej 15 deri 20 metra e gjerë. Ajo përbën një bukuri të rrallë me shpate mali që bien thikë në një lartësi rreth 50-60 m mbi hullinë e kanionit. Gjithashtu, një reliev të ngjashëm ka edhe një tjetër kanion më i vogël përsëri në afërsi të fshatit Llëngë.

Vizitorë dhe turistë që frekuentojnë pushimet në liqenin e Pogradecit kanë mundësinë të shijojnë edhe një udhëtim në natyrë drejt kësaj zone fantastike.

Kanioni është nga ato destinacione që ngjall interes të madh për turizmin e aventurës dhe sot është një vend i frekuentuar shpesh nga dashamirësit e natyrës dhe gjatë fundjavës./atsh

Kanioni i Llëngës, atraksion për turizmin malor në Pogradec Read More »

Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave, me detyrim vetëm maskat

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik deklaroi se COVID19 është bërë agresiv dhe ka zgjeruar fashën e moshave që prek.

Në një nga mediet e vendit, Tomini theksoi faktin se ka tendencë të rritjes së rasteve tek moshat e reja, edhe në një kohë kur temperaturat janë të larta.Sipas saj, në 3 javët e ardhshme parashikohet që të jenë përafërsisht po të njëjtat shifra të të infektuarve.

“Aktualisht ne kemi hasur këtë javë me një trend të lartë të infeksionit të COVID. Duke nisur nga 24 orëshi i kësaj jave që shkuan në 107 raste të gjurmuara. Ky gjurmim ka sjellë që të evidentohen raste simptomatik, asimptomatik. Janë evidentuar dhe raste që kanë qenë kontakte, pra bëhet fjalë për transmetim komunitar. Një pjesë e rasteve janë asimptomatik. Zgjerimi i fashës së orarit tregon se ka transmetueshmëri 2.5-3 % dhe agresivitet më të lartë. Një pjesë e madhe e pacientëve të hospitalizuar, janë me sëmundje shoqëruese. Disa prej tyre janë në gjendje të rënd. Ndaj u vendos dhe hapja e COVID2. Duhet të kemi kujdes, pasi rreziku është i madh.

Komiteti i Eksperteve vendosi që maska të behej e detyrueshme, në çdo ambient të mbyllur. Pavarësisht se deri diku në institucione publike sipërfaqja të lejon të kesh distancë. Por kjo distancë edhe mund të zvogëlohet në disa raste. Ndaj është bërë e detyrueshme. Nëse nuk mbahet dhe evidentohet se nuk është mbajtur, ligji në fuqi ka vendosur një gjobë që është në vlerën e 2 mijë lekë të rejave. Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave’, tha Tomini.

‘Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti. Maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme. Ndërkohë ambientet e mbyllura, në institucione, në fasoneri, apo dyqane, është e detyrueshme. Në lokalet e natës, jo të gjithë pjesëtarët e tavolinës, nuk janë anëtarë të një familje. Maska është bërë një element i higjienës, por domosdoshmëri me detyrim. Edhe në klubet e natës, duhet detyrimisht përdorimi i maskës. Dalë nga dalë ne jemi në ditët ku po hyjmë në këtë zbatim, ku askund s’do të lejohet pa maskë në ambientet e brendshme.”, shtoi ndër të tjera ajo./atsh

Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave, me detyrim vetëm maskat Read More »

Njihuni me akulloren më të çuditshme në botë

Në Kinë, uthulla përdoret në shumë gatime, ashtu siç gjen përdorim edhe ne vendin tonë.

Por një dyqan në veri të Kinës e ka ofruar uthullën në diçka më të pazakontë: në akullore.

Përbërësit e tjerë të akullores janë po aq të çuditshëm. Veç qumështit, dyqani i shton edhe shije bizelesh, elbi,si dhe uthullën e famshme.

Ky dyqan ndodhet në Taijuan, që njihet si vendi ku ka origjinën një lloj uthulle shumë e famshme në Kinë, e quajtur Lao Çen Su.

Njihuni me akulloren më të çuditshme në botë Read More »

Ndryshimet kushtetuese/ Mbledhja e Këshillit Politik mbahet të hënën në orën 11:00

Të hënën në ora 11:00 pritet të mbahet mbledhja e tryezës së Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Fillimisht ishte Damian Gjiknuri ai që u dërgoi një e-mail anëtarëve të tjerë të Këshillit Politik duke propozuar mbajtjen e një mbledhjeje të hënën ose të martën.

“Duke ndjekur deklarimet e opozitës jashtëparlamentare në lidhje me procesin e shqyrtimit nga Kuvendi të propozimit të deputetëve të opozitës parlamentare, për ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me vullnetin për të ballafaquar pikëpamjet tona përmes dialogut konstruktiv, ju propozoj mbledhjen ditën e hënë apo të martë (përkatësisht në 20 ose 21 korrik, sipas disponimit tuaj), ora 11:00, të një tryeze të Këshillit Politik me temë diskutimi ndryshimet e miratuara nga Komisioni i Ligjeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Gjiknuri.

Më pas ka ardhur edhe përgjigja nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, teksa përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, konfirmuan pjesëmarrjen në Këshillin Politik.

“Në emër të opozitës, mirëpresim reflektimin tuaj për të vijuar diskutimin dhe vendimmarrjen konsensuale në Këshillin Politik për çdo çështje lidhur me zgjedhjet, siç kemi rënë dakord me shkrim në Marrëveshjen Politike të 14 Janarit dhe Dakordësinë e 5 Qershorit. Paraprakisht ju konfirmojmë se dokumenti i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në Tryezën e Këshillit Politik duhet të miratohet sa më parë dhe pa asnjë ndryshim, dhe për këtë arsye, nuk mund të rihapet asnjë çështje që është dakordësuar aty”, u shprehën përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare./atsh

Ndryshimet kushtetuese/ Mbledhja e Këshillit Politik mbahet të hënën në orën 11:00 Read More »

COVID-19, si duhet të vendosim dhe heqim maskën që të mos rrezikojmë infektimin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas marrjes së vendimit për përdorimin e maskës në mënyrë të detyrueshme në ambientet e mbyllura, ka publikuar edhe udhëzuesin për mënyrën e heqjes së maskës, me qëllim mos rrezikimin nga ky virus, në çdo situatë të mundshme.

Ministria ka ripërsëritur edhe njëherë apelin për të respektuar detyrimin ligjor që ka tanimë çdo qytetar, për të mbajtur maskë në çdo ambient të mbyllur.

“Vendos maskë, kufizon përhapjen e COVID-19. Është shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën dhe ku duhet ta hedhim atë pas përdorimit.Ju lutemi ndiqni udhëzimet”, informon Ministria.

Por cila është mënyra sesi duhet ta heqim maskën?

“Pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë dhe sapun. Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskë dhe sigurohuni të mos lini hapësira mes maskës dhe fytyrës. Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar. Nëse e prekni lani duart me sapun dhe ujë ose fërkojini me njëra-tjetrën me solucione me bazë alkooli. Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshme. Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas, mos e prekni maskën nga përpara. Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë dhe sapun”, udhëzon ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtëse Sociale. /atsh

COVID-19, si duhet të vendosim dhe heqim maskën që të mos rrezikojmë infektimin Read More »

Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të saj”.

Në fjalën e tij në Kuvend, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës parlamentare Kryeministri Rama tha se “më lejoni t’iu jap një mesazh të qartë të gjithëve ju duke filluar nga i palodhuri prej një tranzicioni të gjatë ku shpesh herë ka qenë viktimë e keqadministrimit zgjedhor, Myslym Murrizi dhe deri tek deputeti i fundit jo për nga rëndësia ai i opozitës parlamentare. Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund t’i kërkoni të gjitha dhe të gjithë së bashku duhet të bëjmë lëshimet tona. Po ua them sot që të jemi shumë të qartë është e pamundur që ne të votojmë së bashku me ju në rast se ju nuk votoni së bashku me ne dhe për ne marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të saj”.

“E them këtë duke e përsëritur edhe këtu, mua marrëveshja e 5 qershorit nuk më pëlqen dhe për mua ajo ka një problem të madh që ne nuk kemi arritur dot të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBE-ODIHR, që është një rekomandim i përsëritur thuajse në të gjitha raportet, pas të gjitha zgjedhjeve depolitizimi i administratës zgjedhore. Ju e dini shumë mirë që ne kemi qenë vijimësisht këmbëngulës dhe madje kemi thënë që ne do ta bëjmë depolitizimin do apo nuk do Partia Demokratike, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem u vendos vetëm një parti është që duhet edhe të tërhiqesh, të bësh kompromise edhe të pranosh çka nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh”, – theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “zonja Hajdari ka firmosur në Këshillin Politik dhe ka dhënë argumentet e saj dhe e di shumë mirë si dëshmitare okulare, pasi Damiani nuk është i besueshëm për Myslymin dhe për ju, nuk po e sjell këtu si dëshmitar, që deri në fund marrëveshja është penguar nga mosdakordësia pikërisht për këtë pikë dhe në fund pasi topi shkoi në fushën e Lulzim Bashës u kthye me një kusht që mund ta kishte hedhur në erë marrëveshjen nga ana e Lulzim Bashës që donte me çdo kusht që gjërat të mos të ndryshonin edhe pse faktikisht duke thënë le t’i lëmë gjërat siç janë se janë më mirë se çdo gjë tjetër ka thënë që gjithçka për të cilën ai ka luftuar, ka qenë një teatër dhe nuk kuptohet edhe pse iku nga parlamenti edhe pse gjërat paskan qenë në rregull dhe nuk kanë nevojë për ndryshime”.

“Lulzim Basha pretendon se ne pranuam këtë sepse na i futën këmbët në një këpucë. Unë vërtet këpucën e djathtë e kam 46, por këmbën e majtë nuk ma nxë. E vërteta është që ne bëmë një lëshim shumë të madh, jo sepse ne nuk kishim rrugë tjetër, por sepse kjo ishte rruga më e mirë për ta përshirë PD dhe opozitën jashtëparlamentare në procesin politik dhe është një motiv që të gjithë të kuptojmë që PS dhe unë personalisht nuk kemi një qasje autoritariste. Ishte rasti për të bërë të kundërtën nëse do ishim të tillë dhe të thoshim kush kush jeni ju, ju nuk jeni në parlament, nuk përfaqësoni askënd tjetër përveç vetes dhe rrugës tuaj të rrugës, ne nuk u njohim”, – tha Rama.

Por, shtoi Kryeministri, nga pikëpamja institucionale do ishim korrekt, por nga pikëpamja politike dhe nga këndvështrimi ynë demokratik për jetën tonë politike nuk do të ishim korrekt sepse PD është një realitet politik pavarësisht se nuk është pjesë e realitetit të sotëm parlamentar.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Rama tha se “keni kohë të reflektoni, të kuptoni që të dyja janë të lidhura bashkë marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh. Ne nuk e kemi pranuar se duam t’iu bëjmë juve qejfin, por e kemi pranuar se është e drejtë”./atsh

Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të saj Read More »