Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se masat e reja kufizuese, që hyjnë në fuqi në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme, janë masa të intensitetit mesatar.
Në një lidhje me Skype për “Open”, ndërsa u pyet nëse vendi po shkon drejt një mbyllje totale, minsitrja u shpreh se situata po monitorohet.
Sipas Manastirliut, me evoluimin e epidemisë do të informohen edhe hapat e tjerë që do të ndërmerren.
“Këto masa janë masa të intensitetit mesatar. Situata është dinamike, patjetër që dhe masat janë fleksibël, grupet e punës po monitorojnë situatën. Do të ketë një vlerësim periodik me bazë javore dhe dy javore, me evoluimin epidemisë do kemi dhe komunikime që do informojmë për hapat që do ndërmarrim dhe situatën epidemiologjike, theksoi Manastirliu.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua sot kryeministrit Edi Rama me anë të një videomesazhi, duke u shprehur se në vend që të luftojë COVID-in, po përhap gënjeshtra kundër tij.
“Rama, duhet të të vijë turp nga vetja. Në vend që të luftosh Covid-in, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët, ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra, në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë”, tha Basha në videomesazh.
“Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti, sepse ti nuk je në gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë”, theksoi Basha.
“Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë”, tha Basha.
“Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish”, nënvizoi Basha.
Për të gjitha këto, shtoi kreu i PD, “po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë. Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për t’i dhënë një shpresë të re njerëzve. Për t’i korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe”.
“Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët. Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim. Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde. Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën. Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë”, apeloi Basha./atsh
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse do të ketë tjetër mbyllje, tregoi skenarin pas 2 dhjetorit.
Manastirliu theksoi se situata do të vlerësohet, pasi ky virus ka shumë të panjohura.
“Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë. Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka. Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve. Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.
Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.
Reshat Grendi tentoi të vriste veten sot, duke u hedhur nga kati i dytë i Spitalit Infektiv në Tiranë.
Vajza e 69-vjeçarit ka treguar për mediat gjendjen e babait të saj përpara se të ndërmerrte këtë veprim.
Ajo është shprehur se gjatë kohës që ka folur me babain e saj gjendja e tij ishte e mirë dhe nuk iu ka treguar për ndonjë shqetësim të mundshëm.
Esmeralda Kane ndodhet përpara Spitalit Infektiv për të marrë ndonjë informacion në lidhje me gjendjen e babait të saj, por doktoresha nuk i është përgjigjur në telefon.
“Kur kemi ardhur në orën 3 e gjysmë nuk ishte dhënë asnjë lloj mjekimi. Në orën 6 më merr dhe më thotë që po më mjekojnë dhe po mbushem më frymë. Doktoresha më tha që gjendja ishte mirë, por më pas ai u rëndua”, tha vajza e 69-vjeçarit.
“Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme. Babai im nuk vuante nga asnjë gjë tjetër përveç tensionit. Donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe duke e parë se gjendja e tyre u rëndua, ata e dërguan për këtu. Tirana ka specializim më shumë dhe aparatura më tepër”, tha vajza e pacientit.
Më tej ajo u shpreh se lajmin fillimisht e kanë parë në media.
“Lajmin e pashë në media, por në fillim nuk kishte emër, gjysmë ore më vonë më informojnë nga spitali. Që kur më morën më përpara më pas nuk më është dhënë asnjë informacion. Kam ri kontaktuar dhe doktoresha nuk më ka dhënë informacion, ndoshta ka qenë e zënë por unë dua informacion për babain tim”, – u shpreh vajza e 69-vjeçarit.
I ati i saj fatmirësisht mbijetoi pas hedhjes nga ballkoni i spitalit, ndryshe nga tre pacientët e tjerë më parë, të cilët ndërruan jetë në vend.
Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qerreti pak ditë më parë u përfshi në një përplasje virtuale me gazetarin Ilir Babaramo, pasi ky i fundit tha për këngëtaren se ishte pjesë e haremit të Donald Trump.
Pasi i dedikoi një postim në rrjetet sociale, Bleona është rikthyer të flasë edhe njëherë për gazetarin, ku në RTV Ora është shprehur se Babaramo është shumë i vogël që ajo të merret me të.
Këngëtarja u shpreh se gazetarit ia kanë thyer dhëmbët para 20 viteve për thashetheme, por si duket nuk ka nxënë mend akoma dhe vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.
“Kam kuptuar që fatkeqësisht në Shqipëri njerëzve nëse nuk u flet me gjuhën që kuptojnë nuk arrijnë të kuptojnë gjuhën që u flet ti.Për mua është thjesht një thashethemexhi që paguhet për të shpifur. Nuk dua ti kushtoj më vëmendje. Ja kanë thyer dhëmbët para 20 vitesh për thashetheme dhe më vjen keq që pas 20 vitesh vazhdojnë të bëjë të njëjtën gjë. Në momentin që flet me të njëjtin provencialitet që ke folur para 2 vitesh dhe përmend emrin tim për një kategori njerëzisht pjesë e të cilëve nuk kam qenë kurrë do të kem një reagim për këtë.
Kur më quan Bleona e klubeve do të reagoj, të gjithë miqtë e mi e dinë se unë jetoj një jetë private shumë të shëndetshme. Nëse kam qenë në lokale, në 90% kam qenë për koncerte.Ai është shumë i vogël për mua ti kthej përgjigje por duke parë që komuniteti shqiptar në Amerikë ja theu hundët pas 20 vitesh.Si guxon ai të flasë për njerëz këtu që kanë sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Nëse juve ju është bërë normale që njerëzit me lekët e drogës bëjnë jetë luksoze që njerëzit normale nuk e përballojnë dot dhe ju duket normale. Një njeri duhet të dalë dhe t’ju zgjojë nga gjumi. Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që bëjnë dhe thashethemet që bëjnë. Kur ti paguhesh për të përhapur thashetheme nuk mund lë të pikturosh një pikturë të shrembëruar timen”, tha Bleona Qerreti.
Kanë vijuar edhe sot akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundër kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën e pandemisë në vend.
Kryedemokrati ka deklaruar në një status në “Facebook”, se Rama po i merr lekët shqiptarëve dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi jua jep miqve të tij. Basha thotë se Rama pasi shkatërroi ekonominë tani po shkatërron edhe jetët e njerëzve.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca, – shkruan Basha. – Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet. Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”.