Një 42-vjeçar nga Skrapari me inicialet V.Sh është autori i ngacmimit seksual dhe përndjekjes së një dentisteje me inicialet D.B., Ndaj tij prokurori Ervin Karanxha ka ngritur akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
Nëpërmjet një sms-je ai ka ngacmuar seksualisht dentisten. Burime pranë prokurorisë thanë se nga verifikimi i telefonit të të pandehurit,ka rezultuar se ai ka ngacmuar seksualisht dhe pesë femra të tjera njëkohësisht, por për shkak se ato nuk kanë depozituar kallëzim penal në prokurori, hetimi për këto raste nuk është kryer.
Shtetasja D.B ka sqaruar në prokurori se: ”…numrin e telefonit që disponoj e përdor dhe për të patur kontakte me pacientët pasi jam me profesion Mjeke-Stomatologe…”.
Prokuroria e Tiranës thotë se në datën 11 dhjetor 2017 në orën 11:40 në celularin e saj i ka shkuar një sms me tekst: “…mua këtë numër ma ka dhënë një person që të ka ty në dorë se të ka parë dhe filmuar me dashnorin…”.
Por dentistja i ka kthyer sms duke i bërë me dije se keni ngatëruar numër dhe mos më shqetëso më. Por në të njëjtën ditë është dërguar sërisht një sms me tekst: “…të kam ty lakuriq dhe zogun tënd duke u puthur me të, a do fotografinë apo videon…”.
Pas kësaj sms dentistja ka vënë në dijeni vëllain e saj shtetasin E.K, si dhe bashkëshortin e saj N.B. Ky I fundit ka telefonuar dërguesin e sms-ve V.SH, por ai nuk i është përgjigjur, por i ka dërguar sërisht kallëzueses sms me tekst: “…po deshe më shkruaj, të tjerë mo mi bije, se do ta bëj publike, po më shqetësuan të tjerët…”.
Pas kësaj dentistja i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzim duke kërkuar ndjekje penale për personat që e shqetësonin në telefon. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se V.SH, ndodhet me banim në Tiranë, në zonën e Astirit. Pas gjurmimit të tij, u konstatua se numri i përkiste bashkëshortes së tij.
Gruaja e të pandehurit ka pohuar në prokurori se dentisten e njeh, pasi aty ka çuar disa herë vajzën e saj për të rregulluar dhëmbët. Por pas identifikimit, V.SH është marrë në pyetje, duke pretenduar se nuk është ai autori i dërgimit të sms-ve me tekst ngacmues.
Sipas dëshmisë së tij dentisten D.B, e njeh pasi ai vetë ka shkuar për të rregulluar dhëmbët. Kaq ka mjaftuar që prokuroria të bindet se autor i këtij ngacmimi seksual është 42-vjeçari nga Skrapari V.Sh./Shqiptarja.com
Qëndrimi zgjuar ne disa ore të caktuara te ditës, ka disa kuptime. Mësojini me poshtë: 9-11 të mbrëmjes. Qëndrimi zgjuar në këto orë është ndoshta për shkak të stresit. Nëse ky është vërtet problemi, përpiqu të relaksoheni për të paktën gjysmë ore para se të shkoni në shtrat. Provoni meditimin ose yoga, pa menduar për gjërat e tjera.
11 e mbrëmjes – 1 të mëngjesit
Nëse jeni zgjuar rreth këtyre orëve, po vuani me siguri nga ndonjë zhgënjim emocional. Në këtë orë, fshikëza e tëmthit është organi më aktiv. Për të zgjidhur problemin dhe për të fjetur sa më parë, përpiquni të kuptoni çfarë nuk shkon dhe bëni diçka që ju relakson.
1-3 e mëngjesit
Zgjimi në këtë orë është rezultat i zemërimit të tepërt që keni akumuluar gjatë ditës. Mjekësia tradicionale kineze thotë se kjo ndikon në funksionin e mëlçisë dhe gjithashtu mund të lidhet me energjinë e tepërt Yang. Për të zgjidhur problemin, përpiquni të meditoni dhe pini një gotë me ujë.
3-5 e mëngjesit
Të jesh zgjuar mes orës 3 dhe 5 të mëngjesit, do të thotë se një forcë e mbinatyrshme po përpiqet të komunikojë me ju. Disa ekspertë thonë se kjo përfshin një qëllim të madh dhe se ky “komunikim” është i lidhur me trishtimin. Ajo që duhet të bëni është të luteni më shumë, si dhe të mësoni disa teknika frymëmarrjeje ose ushtrime gjumi.
5-7 e mëngjesit
Zgjimi mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit është ndoshta për shkak të një bllokimi emocional. Në këtë pikë, zorra është organi më aktiv i trupit.
Për të zgjidhur problemin, përpiquni të çkontraktoni muskujt.
Shoqëria në krizë, reflekton imponimin politik që i bëhet pa mëshirë prej vitesh. Dhe si i kemi vrarë vlerat…
Ka disa gjëra me të cilat nuk merret kush publikisht në Shqipëri, e përfundojmë duke parë përdorimin e thikës nga adoleshentët sikur të ishte stilolaps, jo armë; kilogramë të tërë heroine, çudira oligarkësh, atlete politike e trukime sportive; vrasje e vjedhje, lopata e pemë që mbillen si shenja “këtu do jetë kulla tjetër”, abuzim fondesh për të cilat nuk mërzitet kush, provime qesharake mësuesish e kredite që blihen nga organizma fantazmë, e në fund, reagime të frikshme të një shoqërie që përjetimi i këtyre ngjarjeve, e ka çuar në krizë.
Pse? Sepse mbushja e ditës me këtë ushqim, ka vrarë disa elementë të tjerë që e mbajnë shoqërinë me mendjen në vend: Vlerat!
Dhe lidhjen e ngushtë të tyre me tre elemente të thjeshta: leximin, arsimin dhe punën.
Për shkak se gjendja e sotme i ka asgjësuar vlerat, leximin, arsimin e besimin te puna, vihet re qartë ndikimi i kësaj mungese në sjelljet ndërpersonale mes njerëzve dhe si reagojmë ndaj njëri-tjetrit: me shpatë në dorë!
Thikë në shkolla, plumba rrugëve, vrer pas krahëve, shpifje e negativizëm online.
Ky frustrim ka bazë të fortë ekonomike, por është edhe tregues i rrënimit të vlerave. Përqafojmë të keqen! Pranojmë shkeljet! Reagojmë pa e njohur pasojën apo përgjegjësinë!
Kjo gjendje ankthi e pranimit të anti-vlerave e të negativizmit si normë, për fat të keq duket sikur është institucionalizuar. Shembujt vijnë nga qeveritarët e njerëzit publikë. Dhe efektet hedhin lehtë rrënjë mes njerëzve që i kanë sytë tek ta, e jo tek libri, arsimi apo puna (temë e trishtë e më vete).
E keqja më e madhe është se kjo gjendje e talljes së vlerave nuk refuzohet më as nga të rinjtë. Thika është përgjigjia! Motori. Luksi i rremë. Cepat e frikshëm. Rrugët pa krye.
Mund të duket utopike, po ja që ato 3 gjërat e thjeshta (leximi, arsimi dhe puna) i mbajnë njerëzit larg situatave krizë që pasqyron media, e që mes të tjerash, gjeneron tensione dhe pa dashur, ushqen kriza të reja.
Kriza e thellë shoqërore dhe negativizmi që ka kapur Shqipërinë, është ndikim i drejtpërdrejtë i politikës në vend. I lidhjeve të saj me krimin dhe i abuzimit të pafre me paratë e shqiptarëve.
27 vjet me të njëjtat përqasje e krime politike, janë shumë. Dhe mjaftueshëm që ta paralizojnë shoqërinë e ta shndërrojnë në masë pasive që i pranon anti-vlerat si normë.
Bota jeton sot në një kohë ku shkenca është e aftë të provojë trajektoret e secilit trup qiellor në galaktikë, që ndodhet edhe 6 milionë vite drite larg sistemit diellor. Kurse politika shqiptare nuk ka vullnetin të zgjidhë sot e të parashikojë punësimin e denjë të 54% të të rinjve të saj, që pranimi i çuditshëm i gjendjes së imponuar nga politika, i çon tek përdorimi i thikës.
Ky është shembulli që transmeton politika: hipokrizi që as nuk ka standarte, as nuk i respekton ato. Dhe shoqëria nga kritike, u shndërrua në cinike e së fundmi, apatike për shembujt që vinë nga politika dhe skandalet e saj. Ideja e përhapur në popull është se “mund të bësh ç’të duash, se nuk të gjen asgjë”. Drogë, vjedhje, krim, vrasje, shtyp njerëz me makinë në rrugë e me gisht nga kolltuku i pushtetit. Madje, sa më lart në pushtet, aq më thjesht të bësh çdo krim që të shkon ndër mend. E mund edhe të bësh të fortin, prepotentin e arrogantin po të sulmoi njeri publikisht.
Ja kjo është Shqipëria e sotme, kazani jo i medias, po i antivlerave të kthyer në normë, të pranuara si të tilla, e të reflektuara në thikat, vrasjet, mashtrimet, djegiet e shthurjet e një shoqërie të mpirë.
Mbase leximi, arsimi e puna nuk duken ilaçe të forta. Por në vendet ku njerëzit lexojnë libra dhe në autobuz, ku arsimohen për dije e jo për karton, e ku puna i shërben njeriut (e jo e kundërta), dhe punë ka për të gjithë, të tria duken si ilaçe e me jo pak efekt.
Tirana paqësore dhe e pasur me dashuri kishte personazhet e vetë popullorë që ende sot kanë eko-n e tyre urbane. Kaluar goje më gojë, sy më sy dhe sot ata tingëllojnë kaq autentikë sa nuk i shpëton dot shprehjen “ ah .. poooo!!!”. Flasim shpesh për histori trimash, herojsh apo edhe luftërash të fituara e të humbura.
Diskutojmë për familje të mëdha të tradhëtuara apo besëmbajtura, për financues që ende i dedikojmë një vend lavdërues për historinë e Tiranës sonë tjerrëse. Orëndreqës, rrobaqepës, ndërtues (me qerpic), bakerzhij, samarxhij, kepucarë mjeshtra, argjendarë. Por janë edhe ato legjendat urbane të rrefyera apo të para nga brezi i 60-70-80 vjeçarëve të sotëm.
Sot kemi kaq shumë informacione dhe gjallëri saqë shumë fenomeneve as që na del koha t’i kushtojmë vvëmëndje e jo më të merremi me to. Personazhe të shumtë vidhen nga zhurma e ditëve të ngarkuara, mjaftë ngjarje na zvjerdhin shijen e të qenurit njeri ku fokusi yn të jetë komshiu pranë, furra e bukës, i meti i lagjes, qefliu, thyerësi i ligjit…. Lagja jonë është vendi ku ne çdo ditë shohim jetët tona në sytë e tjetrit. Është vendi ku u lindëm, po rritemi, krijuam familjet, ndarjet, plakjet e prindërve tanë … e më pas tonën. – “C’ bo vaki n’komshi, prite n’shpi” është shprehja tipike Tiranse ku sedërton çdo kënd për raportet me njëri-tjetrin. Ne, qytetin tonë nuk mundemi ta mbajmë të pandryshueshëm, ndërsa kujtimet janë aty, stoike. Nuk duhet t’i lëmë të zëvendësohen me fluksin pa jetë të ditëve që po jetojmë. Le të kujtojmë pra, na bënë mirë për memorjen dhe orjenton fëmijët tanë për vazhdimin. Umberto Eko në një nga shkrimet e tij mbi kohët dhe kancerin e saj është lartësimi mbi dobinë e kujtesës jo vetëm për ne, por sidomos brezit të ri. Është një nga format më të këshillueshme ku zëvendesimi i teknologjisë duhet me urgjecë t’i kalojë raporteve njerëzore, kontaktit, rrugës, lagjes,librit, kujtimit. Tani,sot, pa qënë shumë vonë nesër.
Personazhet e qytetit tonë
Hajdutët që dorëzoheshin vetë
Dita e enjte ishte ditë pazari dhe të gjithë fshatarët e fshatrave rreth e rrotull zbrisnin në qëndrën e Tiranës me mallin e tyre, lidhnin gomerët në periferitë e qëndrës që ishte diku te farmacia 5 sot dhe shisnin produktet e tyre. Bashkia me sektorin e xhandarmërisë e dinte fare mirë se cilët ishin elementet të cilët vuanin nga mania e vjedhjes, kleptomania, gjithsej rreth 4,5 persona. Këto ishin të detyruar që në ditën e pazarit, pra të ejten, të qëndronin në xhandarmëri deri në orët kur mbyllej orari i shitjeve. Dhe ata e zbatonin rigorozisht duke u paraqitur vetë.
Lymi i Tutit
Një personazh sa simpatik aq edhe ironik përpost pamjes së tij prej endacaku. Lymi kishte pasion hekurishtet dhe çdo ditë mblidhte gjithçka që mundej për t’i depozituar ne shtëpinë e tij, të kthyer në një magazinë skrapi. Kënga “Siciljana bruna” ishte lajtmotivi I Lymit, gjë që vërteton natyrën e gëzuar dhe optimiste përkundrejt kushteve të jetesës. Flitet se vetë babai kryegjyshatës kujdesej për të pasi i doli në ëndërr profecia se ku duhej të ndërtohej ambjenti i tyre i kultit. Në Tiranën e atyre viteve ku syri të kapte vetëm hapsira bosh kishte alternativa pa fund oazesh për gjithçka.
Tirana e varfër kishte fare pak lypsa; ne do sjellim tre raste. I pari ishte Besim 2-lekshi. Besimi donte vetëm 2 lek nga banorët. Me sa duket kuptonte se fukarallëku I tiranasve nuk i jepte më shumë se kaq dhe për të ruajtur zotnillikun edhe në rastin e një shume më të madhe, ai i kthente mbetjen, ndaj quhej si lypsi që kthen kusur. Rasti i dytë ishte i një personazhi që rinte gjatë gjithë kohës te “Bar Crimea” diku te zona e sahatit dhe priste kur dikush nga klientët ta qeraste. Lypsari nuk kërkonte para, por vetëm alkol. Klientët e “Crimea” (emër qyteti rus) e kishin objekt zbavitjeje, pasi në përgjithësi personazhi yn flinte dhe kur fansat e gjenin në gjumin rënduar edhe nga pija, e ngacmonin për ta zgjuar, ai u përgjigjej me batutat tipike – “ Shejtoni po fle, cke që e zgjo, jepi një dopjo ime”. Kur dikush e zgjaste humorin dhe e pyeste në donte të martohej pse jo edhe me nënën e tij, ai ironizonte – ”por kujto se do fle me të”. Sala, lypsari që këndonte. Te Bardhoshët (rrobaqepës profesionistë me emër) që ndodhen diku në rrugën Ali Pash Gucia(Kisha katolike) Sala kalonte vazhdimisht dhe nuk kërkonte asgjë, vetëm këndonte – kape zaro (qenin) kape leprin, haje me dhom e çoja të zotit. Me këtë tekst donte tu thoshte familjarëve se tani qeni do dali, por ai e këshillon tu qëndrojë besnik të zotëve. Pas kësaj plakat e shtëpisë dilnin dhe i falnin çfarë të mundnin, ndërsa Sala me bastunin-shok, largohej paqësisht.
Në dyqanet e viteve që po i referohemi edhe këtyre personazheve, nuk vidhej asgjë. Nëse vidhje një rrotë me pe që kushtonte njëmijë lek, dënoheshe me 1 deri në 3 vjet burg. Një tjetër personazh i njohur ishte edhe Kizi i pazarit, endacakja me aftësi të kufizuara dhe që vazhdimisht mbetej shtatëzan nga të panjohur. Haxhi Plasa njihet me batutën që kur i bie një glasë, thotë “ shyqyr që s’fluturojnë lopët”. Shaban Qosja ishte hundmadhi shitës i cili godiste klientat kur i shanin hundën me gurët e peshores, ndërsa në momentin që nuk ia përmendnin, ai ngacmohej vetë.
Këngë e valle për tu kërcyer?
Të gjithë e kemi dëgjuar e parë vallen “Ra Faja prej fikut” dhe gjithmonë çuditesha me tekstin e saj; citoj “Ra Faja pri’ fiku nuk e zu dekiku, ra faja pri’ moni, nuk e zu akshomi.” Pra flitet për Fajën pa fat i cili ra nga fiku dhe nuk mundi të jetonte gjatë, pra nuk e zuri minuti (dekiku). Ky Faja tjetër, ka rënë nga moni (mani) dhe nuk e zuri mbrëmja (akshami) se vdiq. Në të gjitha dasmat Tiranase (dhe jo vetëm) e kemi parë të inskenuar Fajën teksa kërcen topallce dhe njerëzit që zbaviten duke kërcyer apo kërcasin gishtërijtë, kjo është fuqia e asaj që vjen nga e shkuara e largët, largon emocionin dhe vjen vetëm si një copëz fotografie kujtimi.
Tirana, qyteti i sa e sa historive është edhe qyteti i im, është edhe qyteti i 300 mijë banorëve deri në vitet 90’. Ndaj kur rrëfej histori për të më duket sikur flas për familjen time me 300 mijë banorët më të bukur në botë, megjithë hallet e dertet Tiranase. E ketë ua servirë 1 milion banorëve të sotëm të cilët tashmë janë Tiranës të rinj, ndërsa ata të vjetrit janë aty dhe nësë do t’i dallosh, me fare pak vëmëndje kupton se përpara ke një Tirons den babaden. Se siç thotë edhe një shprehje e vjetër e saj se – Nëse nuk ke një carace në oborr, një budall në fis e një qenef (banjë) në fund të oborrit, sje Tirons! Në fakt caracën nuk e kam, budallin në fis e kam dhe më shumë se një madje, ndërsa në fund të oborrit kam pllakën e qenefit.
Tirana, dashuria që banorët megjithë varfërinë nuk ziheshin kurrë, nuk kenaqëshin me hallin e tjetrit; nuk zbaviteshin me kronikat e televizionit se skish, por harmonizonin paqtësinë e tyre në baret e bisedat pa fund./panorama
Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qëndrimi është shprehur qartë në një dokument të qeverisë holandeze, të siguruar nga Tv Klan, mbi vlerësimin e paketës së zgjerimit për vitin 2018.
Dokumenti përmend përparimet e theksuara edhe në rekomandimin pa kushte te Komisionit Europian, në reformën në drejtësi, reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Por qeveria holandeze thotë se nuk është ende e bindur për të votuar pro rekomandimit pa kushte për të hapur negociata.
“Qeveria ka ende shqetësime të mëdha në lidhje me dy prioritete te tjera; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç thekson me të drejtë Komisioni, numri i dënimeve mbetet i ulët. Ka shumë paqartësi edhe në procedurat e prokurimit publik.
Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të punojë në arritjen e rezultateve konkrete, të ndjekë, hetojë dhe dënojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Për sa u tha më sipër, Holanda nuk është e bindur që dhënia e rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është rruga që duhet ndjekur.
Shqipëria duhet që të vijojë të punojë mbi pesë prioritet kyçe të reformës, në veçanti me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni mund të hapen negociatat e pranimit”.
Sa u përket kritereve ekonomike, komisioni thotë se Shqipëria është e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe se tashmë është plotësisht e lidhur me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Teksa Komisioni raporton se numri i kërkesave për azil mbetet i lartë në Shtetet Anëtare të BE, dokumenti i qeverise holandeze thekson se bashkëpunimi i përforcuar midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare ka dhënë rezultate pozitive, por janë të nevojshme masa plotësuese.
Përsa i përket Maqedonisë, Holanda thotë se negociatat mund të hapen vetëm kur të nisë implementimi i reformave prioritare në drejtësi apo në dialogun politik, si dhe me zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit.
Të premten u raportua se Lulzim Basha dhe familja e tij survejoheshin nga policia. Me të marr vesh këtë lajm Lulzim Basha dërgoi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, deputetë të Partisë Demokratike.
Por lidhur me këtë çështje ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një document që përmbledh detaje nga raporti i ‘’2 agjentëve’’ YYYY dhe ZZZZ.
Ironia e kryeministrit bëhet akoma edhe më e theksuar teksa shkruan se subjekti Lulzim Basha ndodhet në gjumë në pjesën më të madhe të survejimit.
Gjyqtarja e Gjykatës së Kurbinit Marçela Shehu doli dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me verifikimet për ligjshmërinë e pasurisë, aftësisë profesionale dhe figurën.
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici u shprehën se nga verifikimi i ILDKPKI dhe i vetë komisionit ka rezultuar se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe fshehje të pasurisë.
“ILDKPI për gjyqtaren ka dorëzuar raportin me konstatim se është deklarim i saktë pasurie dhe e ka te justifikuar. Ne bëmë verifikim të thelluar, ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 në njësi bashkiake nr. 8 në Tiranë, veturë ‘Mercedez Benz’ blerë në 2016 me vlerë 6 mijë euro, para cash 1 milion e 350 mijë lekë dhe depozitë kursimi për fëmijë.
DSIK për sa i përket figurës ka sjellë raport ku shprehet se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe është e përshtatshme për të vazhduar detyrën”, tha trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjyqtarja u shpreh dakord me të gjitha konstatimet e trupës, ndërsa kërkoi që të vijonte detyrën.
“Jam dakord me verifikimet nga ana e KPK-s, kërkoj të vazhdoj detyrën, procesi ka qenë korrekt”, tha gjyqtarja. Vendimi për gjyqtaren do të jepet në datë 4 qershor, ndërsa pritet që të kalojë Vetingun, pasi nuk rezultoi me asnjë problem. Gjyqtarja e Kurbinit Marcela Shehu është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit-pozicion të cilin e mban edhe sot.
Pasuria
Të dhënat tregojnë se gjyqtarja Marçela Shehu zotëronte një pasuri familjare prej 1.3 milionë lekësh në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj është dyfishuar, duke kapur vlerën e rreth 2.7 milionë lekëve. Pasuria familjare e zonjës Shehu ndahet në 200 mijë lekë llogari bankare, 1.5 milionë lekë kursime në cash dhe rreth 1 milion lekë automjete. Gjyqtarja ka gjithashtu në bashkëpronësi një shtëpi private të ndërtuar në vitet 1998-2000, të cilën e ka përfituar si rrjedhojë e martesës dhe e ka deklaruar atë në vitin 2007.
Të ardhurat e gjyqtares Shehu përbëhen vetëm nga paga e saj dhe ajo e bashkëshortit, të cilat kapin në total vlerën e 12.9 milionë lekëve. Përgjatë viteve në karrierë, zonja Shehu ka shënuar një rritje mesatare të pasurisë prej 133 mijë lekësh në vit.
Vetëm gratë shpëtojnë
Nga procesi i deritanishëm i Vetingut, asnjë prokuror dhe gjyqtar mashkull nuk e ka kaluar testin e pasurisë. Nga ana tjetër, shumica e femrave prokurore dhe gjyqtare e kanë kaluar testin e pasurisë. Procesi i Vetingut pasi një pauzë prej dy javësh, por procesi ka ristartuar tashmë në mënyrë intensive. Nëse deri më tani është verifikuar një subjekt në javë, javën që vjen do të njihen me rezultatet e kontrollit tre subjekte njëherësh, një dy prokurorë dhe një anëtar i Gjykatës së Lartë.
Nga avancimi me procesin e Vetingut, varet ngritja e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, ngritja e KLGJ dhe KLP i hap rrugë ngritjes së organeve të SPAK-ut, konkretisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Tek këto organe janë përqendruar të gjitha pritshmëritë dhe shpresa për shembjen e murit të pandeshkueshmërisë në Shqipëri./Shqiptarja.com
Aloe vera është e njohur në të gjithë botën për vlerat e saj medicinale dhe është një përbërës aktiv në shumë produkte kozmetike.
Pse, atëherë, mbështeteni në produktet komerciale kur ne mund të përdorim direkt produktin natyror?
Përmes metodës që ne do të përshkruajmë më poshtë ju mund të mbroni lëkurën e fytyrës, shkruan ShkodraNews. duke i dhënë asaj një pamje rrezatuese dhe dinjitoze.
Ndiqni me kujdes udhëzimet më poshtë:
Lani fletën e Aloe Veras me shumë ujë.
Priteni fletën për ta zbutur atë. Priteni në gjysmë.
Hiqni skajet me kokrriza duke përdorur një thikë, shkruan ShkodraNews.
Hiqni xhelin që gjendet brenda fletës, duke e derdhur atë në një enë.
Përhapeni në të gjithë fytyrën, duke përdorur gishta dhe duke kryer masazhe të lehta.
Lëreni të veprojë për të paktën 15-20 minuta.
Lani fytyrën tuaj me shumë ujë. Mos përdorni sapun ose produkte të tjera kozmetike.
Aloe vera do të heqë të gjitha mbetjet e kimikateve që ne përdorim çdo ditë për bukurinë tonë. /Përshtati: ShkodraNews