Gjatë turit të llogaridhënies me qytetarët në Elbasan, rami zgjodhi të dëgjojë si fillim ankesat e grave, por në Cërrik këto të fundit i janë ankuar Kryeministrit për 2 fenomenet më të përhapura në Shqipëri; papunësinë dhe shëndetësinë.
Rama: Jepja zonjës mikrofonin
Qytetarja: Kam një vajzë të papunë, është ekselente me 4 diploma. Unë jam ndëshkuar nga politika, disa herë jam hequr nga puna, por nuk dua të ketë edhe ajo fatin tim. Kam edhe një vajzë topografe, por e kam të zgjidhur se ajo është martuar në Itali.
Rama: Ajo topografja do na interesonte, por e paska marrë italiani, ka dalë më i zgjuar. E dyta të konkurrojë sipas rregullave.
Qytetarja2: Jam me diabet, jam në punë, por e kam të vështirë të bëj analizat falas
Rama: Mos vije tek unë, bëjë analizat
Qytetarja 2: Bëhen ditë jave, jo të shtunë. A mund të ketë një ditë të vetme për ata që janë në punë, të gjejmë mjekun atje
Rama: Të shikojmë nëse i gjejmë një zgjidhe analizave paradite të shtunën se analiza pasdite nuk bëhen
Qytetarja 3: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up. Pap test apo mamografi?
Rama: Kush të tha që nuk janë falas?
Qytetarja 3: Po atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin
Rama: Po mirë po mendove ashtu. Unë them mamografi falas e pap test i ke në Elbasan…
Jepja dhe zonjës aty e të marrim një burrë pastaj se…
Çohet një tjetër grua: Burrit i ra trombozë, nuk ma shtruan në spitalin shtetëror. E kuruam në privat po tani i ka ilaçet më të shtrenjta se pensioni. Edhe unë jam me ilaçe, më thanë merr këto ilaçet që janë me rimbursim, mua ato s’më bëjnë mirë… Pastaj ato pllakat që keni shtruar që qendër të qytetit janë skarco.
Rama: Për këtë fol me kryetarin e bashkisë. Shëndetësia ishte copë e cikë kudo.. mos të kërkojmë tani qira në hell
Zonja flet nga vendi
Rama: Të dëgjova me respekt e po të them që spitali i Elbasanit po transformohet në Shëndetësi.
Xhavit Haliti ky njeri “misterioz” dhe i përfolur per shume histori para/gjate/pas luftes në Kosove! Në daljen e tij te fundit ne media, mes tjerash tha se “per parat e popullit shqiptare te shpenzuara para dhe gjate luftes NUK DUHET ME FOL, janë SEKRET”!!!!!
Shkruan Flamur Vezaj
E për çfarë duhet te mbesin sekret nese ata jane shpenzuar si duhet??! Une dyshoj se shuma te medha parash kane perfunduar ne xhepat e disa prej drejtuesve te politikës tashme ne Kosoves, te cilet ne asnje rast nuk kane dhene shpjegime per pasurine e tyre!
Meqense Xh.Haliti tha qe “parat e luftës nuk duhet folur” e ai i di me mire arsyet pse, une them po per pasurit e tij në Shqiperi a duhet te flas! Me poshtë keni dokumentet qe provojne se Xhavit Mehmet Haliti ka disa prona në Shqiperi te blera ne kohe te ndryshme!
Sipas ketyre letrave reZulton se ai disponon dy apartamente ne Rrugen e “Durresit” ne Tirane me siperfaqe 68.2 m2 dhe 51.2 m2. Ne zonen ku ndodhen keto dy apartamente, cmimi i tregut per 1 m2 kap shifren nga 1400 deri 1500 euro metri katror! Dmth nje pasuri qe kap vleren e rreth 150 mije Euro! Vec dy apartamenteve ne sistem rezulton edhe nje person me emrin Xhavit Haliti si pronar i nje trualli ne afersi te zones se “Qytet Studentit” me nje siperfaqe prej 1000 m2! Prone qe nga perllgaritja e cmimit te tregut ne kete zone kap shifra qindra mijera eurosh!
Po keto prona me cfare para i ka blere ky njeriu i sekreteve te medha??? Apo edhe per keto prona nuk duhet fol tani pas luftes se jane nje “Sekret” i madh?! Ka ardh koha mos te beni konspiracion, por te jepni llogari per djersen e shqiptareve! P.S. Per kurreshtaret dhe te duruarit Kemi edhe te tjera ne ditet ne vazhdim!
Edi Rama është përballur në Elbasan me shumë pyetje dhe ankesa të banorëve të Cërrikut. Ai ka kërkuar që fjalën në fillim të marrin gratë, por kjo gjë nuk ka qenë e lehtë për Kryeministrin, pasi mezor është mbajtur radha e fjalës.
“Ule ore dorën, të shikoj që nuk je burrë, po ky kështu”- u është drejtuar Rama të pranishmëve që kërkonte fjalën.
Ndërkohë një grua ka insistuar të marrë fjalën, duke mos lejuar një burrë të fliste.
“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”,- i tha Rama, duke shtuar, “vërtetë themi gratë, gratë, por edhe kështu”.
Një nënë i ankohet Ramës për dy vajzat ekselente të papuna:
Kam një problem të madh, dy vajzat ekselente pa punë. ‘E madhja inxhiniere topografe, ekselente, ka marrë burrë italian dhe skam hall për atë, e dyta për eksperte e Krimeve të Rënda, është ekselencë, gabova që nuk solla dipolomën, më vjen keq që truri i Shqipërisë po rri jashtë”.
Rama: Për vajzën topografe do ishim të lumtur, e ka marrë italiani atë, ka dalë më i squt se ne ca të bëjmë tani, e dyta të shkojë e të konkurrojë sipas rregullave se kështu veprohet.
Edi Rama i ka kërkuar qytetares që t’i marrë gjërat me rrashë për problematikat
“Ulu, jo nuk e merr fjalën duke u ngritur në këmbë. Rregulli i parë është që të flasin gratë në fillim. Të mbarojnë gratë pastaj burrat. Mos ma ngri dorën se e shoh që je burrë nuk je grua. Të respektojmë radhën. Ooo çfarë… të flasin gratë njëherë se të shoh që nuk je grua”- tha kryeministri.
Ndërkohë një qytetare ka nisur të flasë për disa problematika njëkohësisht, por Rama i kërkoi t’i marrë me radhë.
Rama: Sa fëmijë ke ti?
Gruaja: Tre.
Rama: Nuk i ke bërë përnjëherë besoj, prandaj me radhë.
Zbardhet pasuria e plotë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Gazeta ka siguruar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive deklarimet e plota të tij dhe me plot gojën mund të cilësohet si një ndër pushtetarët më të pasur në vend.
Sejko në vitin 2015 mori mandatin e lënë në mes nga Ardjan Fullani. Por përveç mandatit duket se dhe sa i takon pasurisë është në të njëjtën linjë me paraardhësin, pasi pasuria e Fullanit ishte në nivele shumë të larta.
Deklarata e parë e Sejkos është bërë për vitin 2014 dhe aty ai ka deklaruar shumë pasuri. Sejko ka deklaruar fillimisht tre apartamente. Një apartament me sipërfaqe 104 m2 në Tiranë, apartament me sipërfaqe 65 m2 në Tiranë dhe po një tjetër apartament me sipërfaqe 70.2 m2 në kryeqytet. Ajo që bie në sy është se Sejko ka deklaruar se të tre apartamentet i ka dhuratë nga babai.
Po ashtu ka deklaruar se në vitin 2013 ka blerë një apartament në Durrës me vlerë 103 mijë euro, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij është bashkëpronare e një apartamenti banimi dhe i një pjese toke në Sarandë. Kjo e fundit e trashëguar nga babai. Sejko ka deklaruar një depozitë bankare me afat 12-mujor, 260.000 euro, pjesë e regjimit martesor.
Po ashtu ka deklaruar dhe dy depozita të tjera me vlerë 75 mijë dollarë dhe 37.5 mijë euro. Bie në sy fakti se pavarësisht se ka gjithë këto para, Sejko sërish ka marrë kredi bankare. Ai ka deklaruar kredi bankare së bashku me bashkëshorten marrë më 21.09.2006 me principal 80.000 euro. Dhe një tjetër kredi së bashku me bashkëshorten marrë më 17.09.2008 me principal 52.000 euro. Në vitin 2015, pasi mori detyrën, Sejko ka deklaruar shtim të 2 llogarive bankare me 25.000 dhe 39.395 dollarë. Ndërsa një tjetër llogari bankare është pakësuar me 37.532 euro.
Vitet 206 dhe 2017
Viti 2016 ka sjellë ndryshime të shumta në pasurinë e Guvernatorit Sejko, pasi të ardhurat e tij vetëm janë shtuar. Përveç pagës së tij dhe të bashkëshortes, ai ka deklaruar shtim të një llogarie bankare me 2.8 mijë euro. Një tjetër llogari është shtuar me 55 mijë dollarë, ndërsa llogari rrjedhëse është shtuar me 15.565 euro.
Në vitin 2016 ka nënshtruar një kontratë sipërmarrje për blerje apartament banimi me sipërfaqe 209 m2 në Tiranë, për të cilën është paguar kësti i parë prej 87.780 euro përmes kredisë së marrë dhe janë ende pa paguar 204.820 euro, pjesë e regjimit martesor. Në 2016 është shlyer një kredi prej 80 mijë euro, ndërsa në bankën ku punon Sejko ka marrë 11.400.000 lekë kredi.
Gazeta “Sot” ka siguruar dhe deklarimin e tij më të fundit, atë për vitin 2017. Ai ka deklaruar depozitë në Societe General Albania, pakësuar me 93.415 euro; depozitë në Societe General Albania dyemërore, +1.315 USD; Llogari në Societe General Albania, +56.682 lekë; Llogari në Societe General Albania, +14.604 euro dhe llogari e pagës në në Societe General Albania, 1.514.146 lekë. Interesant është fakti se Sejko ka marrë 10 mijë euro nga dietat për udhëtimet e tij jashtë vendit. Në 2017 ka deklaruar dhe vijimin e shlyerjes së kredive.
Korrupsioni i babait, ka vrarë 4 “kokë-palarë” dhe ka shkaktuar 10 jetimë më 21 janar 2011
Shkruan: Memo Aliaj
Edhe këtë 1 qershor, “Baba Likja” tashmë presdent i Republikës, mblodhi disa fëmijë të përzgjedhur nga OJF-ja e paguar nga presidenca, për këtë “qokë” të porositur prej Ilir Metës, në shërbim të pastrimit të imazhit të ndotur e antinjerëzor të Ilir Metës!
OJF-ja që gëlltiti disa mijëra lekë nga kjo “qokë”, nuk çoi tek presidenti fëmijë jetimë, fëmijë minatorësh të Bulqizës, fëmijë naftëtarësh, suvaxhinjsh, invalidësh, barinjsh, romësh. egjiptianësh e pastruesish të rrugëve dhe pusetave, që fëmijërinë e tyre po e kalojnë duke punuar e lypur, por çoi fëmijë të pispillosur pasanikësh e poiitikanësh, që “Baba Likja” t’i paraqiste si “fëmijë të lumtur të popullit”.
Ndërsa shikonim sjelljet, buzëqeshjet, përqafimet dhe përkëdhelitë false që Ilir Meta bënte si kloun para fëmijëve, ndërsa dëgjonim që fliste për dashuriën e madhe dhe kontrbutin e tij për jetën e lumtur të fëmijëve të popullit, na u kujtua një kronikë e 17 viteve më parë, kur Ilir Meta kryeministër, aktronte po të njëjtën hipokrizi me fëmijët në 1 Qershorin e vitit 2001, në festën e organizuar në këndin e lojërave “7 xhuxhat” tek rruga e Elbasanit në Tiranë.
Edhe në 1 Qershorin e para 17 viteve, Ilir Meta duke vozitur në pishinë së bashku me vajzën e tij Bora, u premtonte fëmijëve të popullit “jetë të lumtur”. Por sot në 1 Qershorin e vitit 2018, rezulton se me pushtetin e tij absolut në disa poste të larta shtetërore, ka krijuar vetëm lumturinë, luksin dhe pasuritë e fëmijëve të tij.
Vogëlushja që duket në këto foto të 1 Qershorit 2001m duke u relaksuar me Ilir Metën është vajza e tij Bora, sot Zonjë e Parë e Shqipërisë me 1100 euro pagë mujore (pagë ministri) dhe studente universitare në Angli, me pagesë private 160 mijë paund, financiar nga kursimet prej rrogës së prindërve.
Ndërsa bashkë-moshatarët e Borës të para 17 viteve, sot janë emigrantë në kërkim të bukës së gojës, janë të paarsimuar për shkak se prindërit e tyre janë me paga lëmoshë, pa biznese, pa “dhuarata” e pa pushtet. Bashkë-mnosharatrët e Borës, sot janë të papunë në Shqipëri, të zhytur në stres prej varfërisë ekstreme, që shpesh I çon në depresion e vetëvrasje. Sot fëmijët e popullit edhe pas 17 vitesh premtime të bëra prej babit të Borës, fëmijët e popullit lypin dhe detyrohen të punojnë si skllevër, për të siguruara atë copë bukë që pushteti dhe shteti i krminalizuar i babit të saj, nuk u ka dhënë dhe nuk ua jep.
Ndërsa prindërve të fëmijëve të popullit, nuk u falet asnjë qindarkë taksa, gjoba, ujë dhe energji elektrike, babai dhe mami i Borës po këkrojnë t’u falen vjehdjet që kanë bërë në këto 27 vite nëpërmjet krimit e korrupsionit!
Ndërsa Bora jeton në luks dhe ka trashëgimi shumë pasuri e llogari bankare sheikësh edhe prej miliardave të siguruara nga korrupsioni me bllok në dorë të babait të saj, i cili ka shkaktuar 10 jetimë më 21 janar 2011…
Ditën sotme kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Elbasan për të marrë pjesë në panairin e punës.
Ai është pritur me protesta nga dhjetëra simpatizatë të PD, të cilët shoqërohen nga deputetë dhe kryetari i kësaj force politike në këtë qytet. Forca të shumta policie po monitorojnë situatën.
Në pankartat e tyre shkruhet: ‘’Poshtë pashallarët e krimit’’.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Brokaj ka dhënë detaje se përse ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka zgjedhur Turqinë për t’u arratisur. Sipas tij, lëvizja e Llallës drejt Turqisë është e paramenduar, pasi ai synon që përmes azilit t’u shpëtojë hetimeve dhe akuzave të ngritura për të.
Sa i takon pretendimeve të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama përmes Ministrisë së Brendshme po survejon kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-ministri i ka quajtur ato si shpifje mjerane. Sipas tij, PD-ja ka nisur këtë fushatë shpifjesh me audio-përgjime, Babale dhe survejime, sepse është një parti pa vizon dhe pa ide. Duke komentuar thirrjet e Berishës për dhunë, Brokaj akuzoi ish-kryeministrin Berisha se dhunën dhe vrasjet i ka bashkudhëtarë në karrierën e tij si politikan. Dhe për këtë, ai vuri në dukje masakrën e “2 Prillit” 1991 dhe “21 Janarin”, dy ngjarje që sipas tij janë shkaktuar nga Berisha.
-Zoti Brokaj, të enjten u mbajt seanca e radhës në Kolegjin e Apelimit ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm dhe u njoftua se ndodhet në Stamboll. Në gjykimin tuaj, pse mund të ketë shkuar në shtetin turk?
Në gjykimin tim, ikjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla drejt Turqisë, e shoh si një mundësi për t’u strehuar dhe larguar nga hetimi dhe gjykimi. Turqia është bërë një vend i zakonshëm për njerëzit e sërës së Sali Berishës për t’u strehuar dhe qëndruar atje. Atje ka qënë dikur dhe ish-kreu i SHISH, Bashkim Gazidede, si dhe Agim Shehu, etj, etj. Kështu që Llalla ka ikur në gjurmët e atyre meqenëse veprimtaria e tij, është thuajse e njëjta si e Gazidedes dhe Shehut, apo edhe të tjerë beniaminëve të Saliut.
-Pra, sipas jush ish-kryeprokurori Llalla po tenton të përfitojë azil politik nga frika e hetimeve që po bëhen në Tiranë?
Adriatik Llalla ka vajtur në Turqi për azil politik. Për mendimin tim ai prandaj ka udhëtuar drejt Turqisë, pavarësisht se është tjetër gjë se sa do të ia arrijë ta realizojë që të përfitojë azil. Pra gjithë synimi i Llallës është që t’i shmanget hetimeve dhe të qëndrojë atje. Fakti që ish-kryeprokurori e largoi me kohë familjen e tij nga Shqipëria, tregon qartë që çdo gjë ai e ka bërë me paramendim. Pra çdo njeri normal duhet të gjykojë që Llalla e largoi familjen qëllimisht, pasi më pas do bënte dhe lëvizjen tjetër duke ikur vetë. Kështu që është në atë linjë të menduar dhe këshilluar prej kohësh, madje veprimi i tij është edhe i diktuar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.
-A duhet të mbajë përgjegjësi ish-kryeprokurori për dështimin gjatë 5 viteve në krye të organit të akuzës? Kjo pasi premtoi disa herë se do arrestonte pushtetarë të korruptuar dhe sot të gjithë ish-ministrat me dosje janë të lirë.
E kam thënë kaq herë dhe vijoj ta përsëris që kryeministri Edi Rama duhet ta kishte hequr Adriatik Llallën nga kryeprokuror, qysh në fillim të mandatit të tij të parë. Madje, për mendimin tim Rama duhet ta çonte në Kuvend Llallën që të jepte llogari për dështimet e tij dhe më pas ta shkarkonte publikisht Parlamenti. Në 5 vite detyrë, Adriatik Llalla nuk ka bërë asgjë dhe do të mbahet mënd dhe do hyjë në gjenezën e historisë si kryeprokurori më i dështuar që ka pasur Shqipëria, për shumë arsye. Llalla gjatë kohës që ushtronte postin e kryeprokurorit ka qenë vetëm në shërbim të Saliut dhe Partisë Demokratike dhe nuk ka bërë asgjë të mirë për këtë vend. Kështu që është e tepërt të thellosh më tej analizën, sa i takon gjykimit të punës së tij.
-PD të premten hodhi akuza ndaj policisë se është duke survejuar dhe përgjuar kreun e saj, Lulzim Basha. Si i shihni këto pretendime dhe pse do i interesonte policisë të survejonte liderin demokrat?
Lëvizja e fundit e Partisë Demokratike me të ashtuquajturat audio-përgjime, video-përgjime dhe survejimi, siç është pretendimi më i fundit i PD që gjasme policia po survejon Lulzim Bashën, është e vetmja mençuri e kësaj partie në konotacionin negativ, që të bëjë dhe shpikë sa më shumë budallallëqe. Pra të gjitha këto janë jashtë PD-së në njëfarë mënyre, pasi në qoftë se vërtet Partia Demokratike kërkon të vijë në pushtet duhet të organizohet, duhet t’i ofrojë qyetarëve program, duhet tju mbushë mendjen se është një parti demokratike, me vizion dhe me vlera, madje edhe një parti me perspektivë që ofron potencial qeverisës.
Por meqenëse Partia Demokratike nuk ka asgjë nga këto që sipërpërmenda, venë tek zakoni i vjetër i filluar qysh në vitin 1990 dhe 1991, shpif, shpif dhe vetëm shpif. Kështu që kësaj partie i kanë mbetur reflekset negative të krijimit të kësaj force politike. PD di vetëm të shpifë dhe trillojë se nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Vetëm se në gjykimin tim këto shpifjet e fundit si gjasme survejimi i Bashës apo rasti i “Babales” janë nga më idiotet.
Për arsye se shteti nuk ka nevojë të survejojë apo të përgjojë kryetarin e opozitës, në një kohë kur lideri i minorancës mbrohet me ligj nga Ministria e Rendit, me njerëz me të gjitha. E çfarë do t’i gjesh Bashës që ta përgjosh. Kanë ndërmend ata të bëjnë ndonjë grusht shteti dhe po përgjohen!!!??? Kështu që pretendimet e demokratëve janë vërtet si përgjimi i Babales. Është mjerane teksa shikon që opozita e një vendi është katandisur në këtë farë derexheje. Prandaj si përfundim unë ndjej keqardhje për opozitën dhe sjelljen e saj. Madje, edhe neveri për mënyrën se si po bën opozitë.
-Ditët e fundit kemi parë dy qëndrime brenda opozitës: Nga njëra anë është kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili është kundër dhunës. Dhe nga ana tjetër kemi ish-kryeministrin që nxit revoltë. Pse Berisha është gjithmonë për dhunë?
Protesta e opozitës ishte e koordinuar. Por mos harrojmë që protestuesit mësymën para Ministrisë së Brendshme. Nuk vajtën atje me dëshirën e Lulit, pasi mënyra pse u thirr protesta të forconte bindjen se ata do të shkonin atje. Por realiteti është më i thellë, kështu që nuk ka asnjë dyshim që organizatori dhe regjisori është Berisha. Berisha dominon PD-në sot. Më lejoni tju sjell në vëmendjen tuaj rastet kur Saliu ka qeverisur këtë vend.
Sali Berisha gjithmonë në karrierën e tij politike është udhëhequr nga dy parime: “Dhuna dhe Vrasjet”, binom i cili i ka dhënë luksin që të mbajë pushtetin. Kini parasysh “2 Prillin” e vitit 1991, që është ingaurimi i marrjes së pushtetit me dhunë nga ana e Berishës, në kuptimin që sabotuan zgjedhjet normale dhe realizuan të parakohshmet duke ia faturuar krimin e tyre, i cili u urdhërua nga Berisha në adresë të partisë tjetër që ishte në pushtet.
Më pas Berisha të njëjtën gjë ka bërë gjithmonë, duke ardhur tek viti 1998, kohë kur Saliu bëri grusht shteti për të marrë pushtetin. Kështu që në kodin e Saliut dhuna dhe vrasjet për të marrë apo mbajtur pushtetin janë. Është tjetër gjë pastaj momentet kur arrin t’i realizojë ai. Kini parasysh edhe një tjetër fakt, “21 Janari”.
Dhe ajo vrasje për pushtetin ishte. Asokohe Berisha kishte synim të asgjësonte opozitën, madje ta implikonte si të përfshirë në nxitjen e trazirave, vetëm e vetëm për të mbajtur pushtetin. Kështu që nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe jashtë strategjisë së Berishës. Berisha sa të jetë në politikë, gjithmonë do të synojë të shkaktojë dhunë në këtë vend.
-Si e shihni faktin që PD-LSI kanë filluar të sulmojnë shumë fortë reformën në drejtësi?
Është absurde të sulmosh reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është një nga reformat më të mëdha të ndërrmara nga ana e qeverisë. Kështu që sa i takon vetingut, kam bindjen se ky proces do të skualifikojë shumë gjyqtarët e prokurorë, madje nuk kam asnjë dyshim për këtë. Çdo gjyqtar dhe prokuror i korruptuar duhet të përjashtohet nga sistemi dhe të ndiqet penalisht nëse ka abuzuar me detyrën. Ka ardhur koha që në Shqipëri të ndërtohet një sistem drejtësie profesional dhe i pavarur.
– Kryeministri Edi Rama dhe ministri Bushati kanë folur për prezencë të ndikimit rus. Sa të rrezikuar jeni ne?
Ne jemi vend anëtar i NATO-s kështu që Rusia e ka të vështirë të penetrojë. Por duke parë që ka elementë të kësaj natyre, ku Rusia ka shtrirë tentakulat në shumë vende, për rrjedhoje frika ekziston, dhe pa diskutim mund të gjesh.
-A mendoi se dhe Shqipëria duhet të ndjekë shembujt e rajonit për të nisur arrestimet në nivele të larta?
-Mendoj që me ngritjen e reja të organeve të drejtësisë duhet të nisin arrestimet e zyrtarëve të lartë që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e vjedhur dhe plaçkitur. Arrestime e ashtuquajtura “VIP” do të shëndoshin imazhin e Shqipërisë tek sytë e ndërkombëtarëve, duke treguar më në fund që ne jemi të denjë të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në embrion. Megjithatë, na duhet të presim që ta shikojmë këtë realitet.