Aurora

Unik për shëndetin : Fuqia dhe roli fantastik i ujit të detit për organizmin

Hipokrati e përdori për herë të parë fjalën talasoterapi për të përshkruar efektet kuruese të ujit të detit.

Që në kohët e lashta ai analizoi përfitimet shëndetësore prej elementëve minerale të ujit të detit.

Talasoterapi do të thotë Kura Me Ujin e Detit

Ndër përparësitë e shumta për shëndetin, zhytja në ujin e detit përmirëson funksionimin e sistemit imunitar, nxit mirëqenien e përgjithshme të organizmit dhe rregullon lëkurën.

Një zhytje në det mund të përmirësojë gjendjen e organizmit dhe shëndetin tuaj. Lexoni hollësitë që sjell AgroWeb.org për ujin e detit dhe përfitoni nga kjo verë që po vjen.
Uji i Detit – Mrekulli Për Sistemin imunitar
Uji i detit përmban elemente jetike, vitamina, minerale, aminoacide dhe mikroorganizma të gjalla që prodhojnë veprim antibiotik dhe antibakterial që kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Sipas studimeve të konsultuara nga AgroWeb.org, përbërësit e ujit të detit përthithen dhe përdoren lehtë nga trupat tanë ndërsa ne notojmë.

Ekspertët pohojnë se noti në det hap poret në lëkurë duke lejuar thithjen e mineraleve detare. Gjithashtu noti eliminon helmet e trupit që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Uji i detit përdoret nga shumë njerëz për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Kjo pasi ai aktivizon mekanizmat e shërimit të trupit për të luftuar sëmundje të tilla si azma, artriti, bronkiti, si dhe dhimbjet e kyçeve.
Uji i Detit Ndihmon Fort Qarkullimin e Mirë të Gjakut
Noti në ujin e detit lehtëson shumë qarkullimin e gjakut në trupin tuaj. Qëllimi kryesor i terapisë së ujit të detit është rritja e qarkullimit të gjakut.

Larja në det raporton AgroWeb.org përmirëson qarkullimin e gjakut. Ajo stabilizon mineralet bazë të cilat dobësohen nga stresi, ushqimi i dobët dhe ndotja e mjedisit.
Uji i Detit – Bekim Për Gjendjen e Mirë të Trurit
Studimet shkencore të konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë se tingujt e valëve të detit ndikojnë tek truri i njeriut duke sjellë në një gjendje relaksimi të thellë.

Ky qetësim sjell rigjallërimin e mendjes dhe trupit. Një nga kripërat minerale bazike të ujit të detit është edhe magnezi. Minerali i magnezit eleminon irritimin nervor dhe rrit ndjenjën e qetësisë.
Ajri i Detit Sjell Gjumë Më të Shëndetshëm
A keni menduar ndonjëherë se pse flemë më qetë pasi notojmë në det? Ajri i detit është “i ngarkuar” me jone negativë të shëndoshë që përshpejtojnë kapacitetin përthithës të oksigjenit nga organizmi.

Kjo është arsyeja pse në fund të ditëve në det, ju keni më shumë energji ndërsa në të njëjtën kohë jeni më të relaksuar.
Përfitimet Unike Për Organizmin
Ngrohtësia e diellit pranë detit ndikon në sistemin tonë endokrin. Ekspozimi i kujdesshëm ndaj diellit është i dobishëm kundër disa problemeve të lëkurës të tilla si psoriaza, ndërsa rrezet ultravjollcë përmirësojnë lëkurën e thatë./AgroWeb.org

Unik për shëndetin : Fuqia dhe roli fantastik i ujit të detit për organizmin Read More »

Receta e lehtë e verës , supë pule me vezë dhe limon

E shëndetshme, e lehtë dhe plot shije, receta e supës së prerë me vezë e limon vijon të jetë një ndër traditat më fantastike të kuzhinës shqiptare.

Kjo supë, krahas vlerave kurative që ka kundër virozave, është fantastike për të hapur oreksin e nepsin në vaktin e plotë të drekës por mund të konsumohet edhe gjatë vaktit të darkës.

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer më sallatë të freskët jeshile, marinuar me limon e vaj ulliri.

Por edhe byrekë të ndryshëm, sidomos ata të përgatitur me gjizë apo me hithra e lakra të egra.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së kësaj supe fantastike tipike shqiptare krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Supës së Prerë me Vezë e Limon
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish pule

1.5 litra ujë

4 lugë gjelle oriz

Një kokërr vezë

50 gr ose dy lugë gjelle gjalpë të freskët

Lëngu i një gjysme kokrre limoni

Majdanoz

Piper i zi
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të kaurdisni me pak gjalpë ose vaj ulliri mishin e pulës dhe më pas ta zjeni derisa sa të zbutet mirë në 1.5 litra ujë me kripe , në mënyrë që lëngu të marrë të gjitha vlerat e duhura të mishit.

Mishin e pulës pasi është zjerë e nxjerrim dhe e lëmë mënjanë.

Në lëngun e mishit hedhim orizin e pastruar e të larë dhe e lëmë të zjejë në zjarr të ngadalshëm për 25-30 minuta.

Kur supa është gati e heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet.  Në momentin që është ende e vakët, e presim vezë dhe limon.

Për këtë, AgroWeb.org ju këshillon që në një tas prej porcelani  të hidhni të verdhën e vezës ose një vezë të tërë, rriheni mirë dhe më pas shtoni lëngun e limonit.

Këtë masë e shtojmë pak nga pak, tek supa duke e trazuar njëkohësisht që në mënyrë që masa të bëhet e njëtrajtshme.

Në fund, supës i hidhet mishi i ndarë në fije-fije ose thela e plota dhe kur serviret spërkatet me pak gjalpë të freskët të skuqur, majdanoz të grirë shumë hollë si dhe piper i zi./AgroWeb.org

Receta e lehtë e verës , supë pule me vezë dhe limon Read More »

Ndryshimet mes ullinjve jeshilë dhe atyre të zinj

Ullinjtë jeshilë apo të zinj? Cilët janë të preferuarit tuaj?

Ngjyra e ullinjve shpesh përbën një faktor në përzgjedhjen e këtij fruti të rëndësishëm, si në rastin e njerëzve që janë të ndarë mes çokollatës së zezë apo asaj me qumësht.

Zgjedhja mes dy ullinjve është tërësisht personale, siç është përzgjedhja e muzikës apo parfumit, por me ullinjtë njerëzit gjithnjë anojnë ndaj atij me ngjyrë jeshile.
Ndryshimi mes ullinjve të zinj dhe jeshilë
Fama e ullinjve për vlerat mjekësore dhe ushqyese nuk është zbehur prej shekujsh. Këto fruta rriten me bollëk në Mesdhe dhe në Shqipëri por edhe në Azinë qendrore dhe Afrikë.

Ndryshimi mes ullinjve të zinj dhe jeshilë është minimal. Në fakt bëhet fjalë thjesht për nivelin e pjekjes. Ullinjtë jeshilë janë të papjekur mirë, ndërsa ato të zinj janë të pjekur tërësisht.

Një tjetër dallim mes të dyve është se ullinjtë e gjelbër duhen futur në ujë me kripë, ndërsa ullinjtë e zinj nuk kanë nevojë për tretësirë kripe.

Ullinjtë jeshilë përmbajnë më shumë vaj se ullinjtë e zinj. Ullinjtë jeshilë janë më të fortë dhe kanë më shumë lagështirë, ndërsa ullinjtë e zinj janë të thatë, por kanë shije më të butë.

Shefat e kuzhinës kanë preference të ndryshmë në përdorimin e ullinjve jeshilë ose të zinj në menutë e tyre. Shumica përdorin ullinjtë jeshilë për t’u dhënë menuve të tyre një shije pak më të hidhur.

Ullinjtë jeshilë nuk gatuhen as nuk piqen, ndërkohë që ullinjtë e zinj përdoren në gatimet me bazë mishi, sallata, pica dhe panine me brumë pice.

Ullinjtë jeshilë kombinohen me turshi, kaperi, sardele, bajame dhe speca për mbushje të ndryshme, ndërkohë që ullinjtë e zinj jo. Në aspektin e vlerave ushqyese, ndryshimi mes ullinjve jeshilë dhe atyre të zinj është gjithashtu minimal.


Përdorimet në kuzhinë
Ullinjtë jeshilë përdoren në pije alkolike siç është martini, dhe në sallata, sidomos ajo me vezë. Ato mund të hahen veçmas, por nuk gatuhen ose ngrohen kurrë sepse shija e tyre e fortë mbyt aromën e çdo përbërësi tjetër.

Ullinjtë e zinj nga ana tjetër përdoren gjërësisht për sallata, pica, makarona dhe gatime të tjera mesdhetare.
Ullinjtë e zinj mund të mos jenë origjinal të zinj
Tingëllon çuditshëm, por ashtu është. Shqipëria prodhon kaq shumë ullinj sa një fenomen i tillë falsifikimi ngjyrash nuk ndodh në vendin tonë.

Megjithatë në vende ku ulliri importohet ndodhin gjëra të çuditshme. Shija e ullinjve të zinj është e thellë, por shpesh konsumatorët e huaj kanë hasur ullinj pa shije apo aromë.

Gati të gjithë ullinjtë e zinj të importuar dhe paketuar që shiten nëpër markete, janë thjesht ullinj jeshil të ngjyrosur.

Nëse merrni ullinj të papjekur dhe i zhysni në solucione me bazë alkaline apo ujë të oksigjenuar, atëherë ato do të nxihen.

Më pas, përdoret një kimikat që rregullon ngjyrën e ullinjve përpara se ato të paketohen në tretësirë me kripë.

Etiketa e këtyre produkteve, sigurisht që nuk e përfshin këtë informacion, duke qenë se në teori bëhet fjalë për përpunim se sa thjesht një ngjyrosje.

Nëse do të përballeni me zgjedhjen mes një ulliri të rremë të zi dhe atyre të vertetë jeshil, zgjidhja është e thjeshtë, apo jo?/AgroWeb.org

Ndryshimet mes ullinjve jeshilë dhe atyre të zinj Read More »

Shenjat që jep trupi 1 muaj para goditjes në zemër

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.
Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës.

Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.
Lodhja
Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën. Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.

Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër. Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës.

Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë./AgroWeb.org

Shenjat që jep trupi 1 muaj para goditjes në zemër Read More »

Dalin detaje të reja nga hetimi i aferës CEZ, dërgohen letërporosi në Francë e Kosovë

Hetimet për privatizimin e OSHEE-së nga kompania çeke CEZ janë shtrirë në Kosovë por edhe në Francë.

Detajet e reja nga hetimi, siç mëson News 24 lidhen me një letërporosi të dërguar pranë Prokurorisë së Kosovës nga prokuroria shqiptare.

Prokuroria jonë kërkon të marrë në pyetje dëshmitarin Nuel Kalaj dhe për këtë i kërkon informacione mbi vendndodhjen autoriteteve kosovare.

Mësohet  se Prokuroria e Kosovës ka kthyer përgjigje, duke saktësuar se po identifikojnë për adresën e personit në fjalë.

Po ashtu mësohet se në lidhje me këtë çështje është dërguar një tjetër porosi në Francë.

Dalin detaje të reja nga hetimi i aferës CEZ, dërgohen letërporosi në Francë e Kosovë Read More »

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë

Që kur Ilir Meta u zgjodh president i vendit, u kuptua se diçka nuk shkonte. Ceremonia në kohën që Meta u bë president ishte e vakët, ambasadorët po kurorëzonin një person që ka jetë të gjatë politike, por se e dinin tashmë se ishte stacioni i fundit e tij në pushtet, si një mollë që  kalbet e në fund do rrëzohet në tokë.

Me bekimin e votave të maxhorancës, Meta si një dragua pushtoi presidencën e vendit. Aty hyri njeriu i krimit, familja më kriminale në Ballkan që ka zaptuar çdo tokë të këtij vendi në kurriz të popullit dhe kishte vënë nën thembra drejtësinë vendore.

Në krye të presidencës së Shqipërisë hyri njeriu që shqiptarët e kanë parë me zë e figurë teksa kryente korrupsion galopant në zyrat e shtetit dhe se përdorte postin zyrtar për të kryer punësime nepotike, me njerëzit e tij të afërm, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në burgje ose e kanë braktisur atë, për shkak se e kanë parë se udha e presidentit aktual është në fund burgu.

Prandaj Meta ka mbetur vetëm sot. Në presidencë ka vetmi. Ilir Meta ka qenë i fuqishëm në fillime të politikës, madje edhe pasi ka krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në atë kohë ai kishte miq dhe të besuar, por se pak nga pak ata kanë “firuar”, LSI ka humbur fuqinë politike  e shumë drejtorë të saj janë arrestuar, për shkak se mendja e tyre punon vetëm për të vjedhur.

Miqve më të afërm të Metës iu ka ikur “koka” madje kanë arritur deri në rrethin e tij më të afërt,  ku përfshihet Kastriot Ismailaj me aferat e tij korruptive, që janë një lemeri e vërtetë.

Tashmë në presidencë ka heshtje. ‘Gjarpri’ ka kapur institucionin më të rëndësishëm politik në vend, por s’ka nga t’ja mbajë më, se nuk ka  ndihmën e dikurshme. Korrupsioni që mbart mbi shpinë është i madh dhe e mban postin gjithnjë nën frikën e madhe të prangave.

Drejtësia po mbërrin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët më të besuar të Shqipërisë kanë sjellë drejtësinë ndërkombëtare, duke hedhur tutje drejtësinë që ishte kapur nga mafia e Metës dhe e Berishës e këta të dy ndjejnë frikën në palcë, duke u dridhur për vdekje për ato që kanë kryer në 27 vite demokraci, me afera të korrupsionit që tejkalojnë çdo imagjinatë.

“Peshqit e mëdhenj” do të përfundojnë në pranga. Ata kanë nisur të dridhen e prangosja është më afër se kurrë./Pamfleti.com

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë Read More »

Bastisën prokurorinë e Durrësit, flet vëllai i njërit prej të arrestuarve: Është i pafajshëm, shikoni kamerat

Mëngjesin e 24 majit dy persona bastisën zyrat brenda prokurorisë e Durrësit, Ditën e  sotme vëllai i Besnik Bushit, Dilaveri në një intervistë në News 24 konfirmoi atë që tha vëllai në sallën e gjyqit. Ai pretendon se Besniku është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Natën e bastisjes së prokurorisë unë im vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Merrni kamerat e sigurisë së hotel “Gjermanisë” verifikojeni e mos mbani njerëz të pafajshëm në burg. Me drejtësi ai del vetë nga burgu. Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje”- shton më tej Dilaver Bushi.

Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë as dritat. Besniku nuk e di cjanë kompjuterët e serverat fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qera është pa drita. Ka që nga Janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat në shkollë, nuk ka familja për të ngrënë nënvizoi i vëllai. Familjarët kërkojnë drejtësi.

Më tej thuhet se siguria e Prokurorisë u thye nga tre persona identitetet e të cilëve janë; Besnik Bushi 54-vjeç, Artur Isa 49-vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena roja që kishte 5 ditë që kishte filluar punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen memories elektronike të Prokurorisë, dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të policisë gjyqësore.

Në masën e sigurisë prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurme te një gishti unaze dhe një gishti te madh te secilit prej tyre janë gjetur.

Bastisën prokurorinë e Durrësit, flet vëllai i njërit prej të arrestuarve: Është i pafajshëm, shikoni kamerat Read More »

‘’Përrallë nga e kaluara’’, kur Rama qeshte me premtimet utopike të deputetit

Deputetët shqiptarë janë shumë unikë, premtimet e tyre ja kalojnë dhe qiellgërvishtësve. Në fakt, ata e dinë mjaft mirë se nuk do t’i mbajnë, po ashtu dhe dëgjuesit që janë të detyruar të reagojnë dhe të duartrokasin, kanë frikë për bukën e gojës.

Rasti më unik është ai i deputetit të Shkumbinit, Alfred Peza. Në fushatën parazgjedhore, ai shpalosi projektet e tij për ekipin e futbollit të Shkumbinit. Skuadra do të rikthehej në maje, do të kishte binjakëzim me Lazion dhe do të kishte kanalin zyrtar. Peza fliste dhe në krahun tjetër Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Bashkim Fino qeshin me të madhe.

Sot, Shkumbini ka rënë nga Kategoria e Parë, vitin tjetër do të luajë në Kategorinë e Dytë. Klubi është i mbytur me borxhe dhe deputeti Peza është zhdukur. Sa bukur, erdha, pashë, mora votat dhe u largova…

https://youtu.be/pBN__knpQTE

‘’Përrallë nga e kaluara’’, kur Rama qeshte me premtimet utopike të deputetit Read More »