Aurora

Drogë me mushka drejt Evropës, zbardhet skema e transportit nga Met Kanani

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, që prej një viti ka  nisur hetimet në lidhje me grupinn e Met Kanannit, apo siç njihet ndryshe “baroni i drogës”.

Kanani dhe bashkëpunëtorë të tij në Shqipëri dhe në rajon dyshohet të kenë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Më 12 maj 2018,  u vunë në pranga 19 persona, 14 në Shqipëri dhe 5 jashtë saj,  pas një  operacioni të gjërë antidrogë të nisur nga Krimet e Rënda.

Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e Met Kananit, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

CNA.al ka siguruar dosjen hetimore, ku konstatohet se pas vënies në përgjim  të një sërë numrash telefonik celularë, është zbuluar rrjeti i trafikantëve, skema e trafikimit të lëndëve narkotike dhe zonat ku ishin përqëndruar.

Në dosje jepen detaje se si “baroni i drogës”, Met Kanani e kalonte lëndën narkotike ngë Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet grupit të tij që kishte këtu.

Nga Shqipëria për në Maqedoni, droga kalonte me mushka, përmes kufirit të gjelbër, ndërsa në Maqedoni dhe konkrteisht në Strugë do të përdoreshin kamionë, për të vijuar transportin në Evropë.

Dosja hetimore

Me  datë 27.02.2018 në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, ku në makinën e tij në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 85 kg.lëndë narkotike kanabis sativa.

Si rezultat i pergjimeve telefonike rezulton se i hetuari Arvanit Ulndreaj me numër telefoni 0685156203 që në datë 25.02.2018 sëbashku me të hetuarin tjetër Landi me numër telefoni 0694336858  kanë shkuar në shtetin e Maqedonisë dhe sëbashku kanë organizuar punën për kalimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë nga ku i hetuari Arvanit Ulndreaj ka mbajtur kontakte dhe me të hetuarit apo persona të tjerë të cilët janë “Sadiku” (i hetuari Andrea Balla) me numër telefoni 0695484568, Saimir me numër telefoni 0697222020 dhe 0697505070 dhe Ladi me numër telefoni 0692197027 dhe bashkë me ta kanë bërë të mundur kalimin e lëndës narkotike me anë të transportit me kafshë në terren të vështirë.

Me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike Shqipëri-Maqedoni,  nga Sektori per Hetimin e Narkotikëve trasmetua në kohë reale informacioni sipas të cilit rezulton se kamioni i markës “Iveco”, model Magirus me targa AA501LA dhe ADR036. ngjyrë të bardhë me drejtues mjeti shtetasin Mentor Muçka ka marrë përsipër të transportojë një sasi lënde narkotike nga Maqedonia me destinacion vendet e BE -së.

Lëndën narkotike ky shtetas do e merrte me kamion me datë 26.02.2018 në parkingun e “Bar Ambienti’, i cili ndodhet në dalje të Strugës.

Lënda narkotike do të dërgohej Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër me mushka dhe me pas do të çohej me kamion nga i hetuari Klinsi Aliaj dhe Florand Xhabej.

Transportin në brendësi të territorit të Maqedonisë e kishin marrë përsipër ta organizonin shtetasit që thërriten Arvanit, Ladi dhe “Sadiku”, Aranit Balla.

Ndërsa në rolin e ndihmësit ishte Orges Islami, i cili kishte lidhje shoqërore me Klinsi Aliaj, Alfred Shabanin dhe Arvanit Ulndreaj.

Nge autoritetet e antidrogës në Maqedoni është kërkuar që kamioni dhe e gjithë situata të mbahet nën kontroll  me qëllim identifikimin e rolin e gjithësecilit, si dhe kapjen e sekuestrimin e lëndës narkotike.

Me datë 26.02.2018, rreth orës 07:04. i hetuari Florand Xhabej ka dalë nga Maqedonia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Qafë Thanë me mjetin me targa AA 187MT.

Edhe shtetasit Klinsi Aliaj dhe Arvanit Ulndreaj  kanë dalë nga Maqedonia nëpërmjet të njëjtës pikë të kalimit kufitar, rreth orës 17:38 me mjetin me targë AA773011.

Me datë 25.01.2018 i hetuari Arvanit me numrin e telefonit 0685156203 ka  komunikuar me një sms, me të dyshuarin Sadik (i hetuari Alfred Shabani), i cili përdor numrin e telefonit 0695484568 dhe sëbashku rreth orës 13:05 janë takuar tek lokali pranë karburant “Gega” në Tiranë.

Pas takimit me Arvanitin shtetasi i cili thërritet Sadik sëbashku me një shtetas tjetër kanë shkuar në Maqedoni dhe pas kthimit nga Maqedonia në orën 19:46, kanë komunikuar në telefon me njëri- tjetrin.

Sadiku i thotë “se ishim në në Strugë, po s’na mbaroi punë”.

I hetuari Arvanit thotë se, “po mua më tha se mbas orës 7 le të vijë”.

Stetasi i cili thërritet Sadik (i hetuari Alfred Shabani) i thotë se, “folëm në telefon dhe më tha që kam mysafirë”. Ndërkohë që e lënë të takohen të nesërmen me njëri tjetrin.

I hetuari Orges Islami sëbashku me të hetuarin Klinsi Aliaj dyshohen se dispononin pikërisht sasinë e lëndës narkotike që u trafikua.

Kjo sasi lënde narkotike ishte e vendosur në një banesë e cila dyshohet se është në përdorim të shtetases Valbona Shabani, motra e e të hetuarit Alfred Shabani.

Md datë 24.01.2018. në orën 12:03 i hetuari Arvanit me numrin e telefonit 0685156203 ka komunikuar me shtetasin i cili thërritet “Bilo” i cili përdor numrin e telefonit 0698678486.  Shtetasi i cili thërritet “Bilo” e pyet se, “kemi ndonjë gjë” dhe i hetuari Arvanit i tha se “ ..prit gomar të dali bari.. po pres… kur të dalë them.. ti çfarë, bën të mori gjë Prenga”

Bilo i thotë: “Akoma nuk më ka kthyer përgjigje, se është këto dy ditë poshtë, hajde shiko mos bëjmë ndonjj gjë shpejt e shpejt”.

Sipas Prokurorisë, e cila u referohet përgjimeve, ndërsa po bëhej gati transportimi i  drogës Shqipëri-Mqedoni, në skenë del Met Kanani i cili ka biseduar në gjuhën angleze, me një shtetas të panjohur ende për organin e akuzës.

Duke përdorur përgjigjmet si prova, prokuroria ka urdhëruar arrestimin e personave që kanë kishin planifikuar të transportnin drogën Shqipëri-Maqedoni.

Drogë me mushka drejt Evropës, zbardhet skema e transportit nga Met Kanani Read More »

Zbulimi suprizues, çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë

Të shumtë janë vizitorët dhe turistët që ndërsa kanë vizituar vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë nuk e kanë ditur se poshtë këmbëve të tyre fshihet edhe një tjetër thesar i çmuar.

Madje as ciceronët nuk e përmendin një fakt të tillë. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapet prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë.

As lezhjanët nuk e dinë se çfarë ndodhet vetëm dy metër poshtë vendit ku janë vendosur imitimet e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut. Këtë e thotë edhe specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni.

Ai shpjegon se ekzistojnë dyshime se krahas strukturës që është e punuar me një nivel të lartë artistik, i fshehur mund të jetë edhe një sorkofag.

Hapja dhe ekspozimi i këtij zbulimi të madh do të ishte një tjetër tërheqje për vizitorët dhe turistët. Specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni ka edhe sugjerimet e tij sesi mund te realizohet ky qëllim.

Burime nga Bashkia e Lezhës kanë bërë të ditur se do të kërkohet bashkëpunimi me institutin e arkeologjisë që ky vend të hapet dhe të jetë i vizitueshëm, pasi janë të bindur se edhe numri i vizitorëve do të jetë shumë më i madh. Për këtë veçori që fsheh vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë flet edhe ish Përgjegjësi i Kulturës Kombëtarë në Lezhë, historiani Paulin Zefi.

Sipas tij në vitet 1978-1981, gjatë proçesit të punimeve që u zhvilluan tek Katedralja e Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) nga ana e specialistëve të “Ateliesë së Monumenteve të Kulturës” në Tiranë, përveç zbulimit të themeleve të mureve perimetrale të këtij objekti, stratigrafia e pasur antike dhe mesjetare, heqja e suvatimit, zbulimi i rrugës antike Iliro – Romake dhe të tjera gjetje është zbuluar edhe një Kriptë (varr i nëndheshëm).

Gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet e tjera strukturore nxorën në dritë muraturën origjinale që i përket fazave të para ndërtimore deri në shek.XV-të. Gjatë gërmimeve në hapësirën e brendshme të Katedrales së Shën Nikollit pranë vendit ku ndodhej altari (i shkatërruar nga osmanët) u zbulua një varr i fshehte dhe një sarkofag prej guri gëlqeror i punuar sipas tipologjisë së sarkofagëve të periudhës së mesjetës.

Ky sarkofag ishte i mbuluar nga një material me trashësi rreth 1.8 m në raport me nivelin e dyshemesë së Kishës. Ai rezultoi të ishte bosh pra pa asnjë fragment kocke apo relike të tjera. Pozicionimi i sarkofagut nuk ishte sipas aksit të Kishës, lindje – perëndim, por pak i devijuar në aksin veriperëndim – juglindje.
Mendohet se gjatë gërmimit brutal (1478) ka pësuar edhe dëmtime të ndryshme. Specialistët vendosen që pikërisht mbi vendin ku u zbulua ky sarkofag, të vendosej pllaka prej mermeri, përkrenarja dhe shpata ceremoniale prej bronxi (sipas modelit origjinal). Struktura që shohim sot përfaqëson varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, por realisht ndodhet 2m mbi sarkofagun e zbrazët dhe kriptën e këtij objekti religjioz.

Rikonceptimi i këtij varri simbolik, rihapja e kriptës së Kishës dhe ekspozimi i sarkofagut duke nxjerrë në pah varrin e vërtetë që vazhdon të qëndrojë i fshehur poshtë një kapaku prej betoni, do ti jepte edhe më shumë vlera këtij vendi të shenjtë për Shqiptarët.

Zbulimi suprizues, çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë Read More »

Lajm i keq për emigrantët shqiptarë në Itali, merret vendimi i parë nga qeveria e re

Ministri i brendshëm, nga e djathta ekstreme, këmbëngul se do ta mbajë premtimin elektoral për të dëbuar rreth 500,000 emigrantë nga Italia. Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, nga e djathta ekstreme italiane, ka deklaruar se një nga përparësitë kryesore të partisë së re populiste do të jetë “dërgimi në shtëpi” i emigrantëve, duke sinjalizuar se do të mbaj një premtim elektoral për të dëbuar qindra mijëra emigrantë të paligjshëm.

Kaosi politik që ka mbështjellë Italinë javët e fundit, e vjen nga dyshimet e krijuara për qeverinë e re, e cila u zyrtarizua të Premten dhe që po drejtohet nga një kryeministër krejtësisht i panjohur, Giuseppe Conte. Pyetja kryesore është nëse kjo qeveri do të ndjekë një politikë të ashpër për sa i përket detyrimeve fiskale në Bruksel.

Por ngritja në fuqi e Salvinit,  nga ish-drejtues i një emisioni radiofonik, tashmë në postin më të rëndësishëm qeveritar brenda Italisë, që ka nën kontroll sigurinë e vendit, të drejtat e njeriut, emigrimin, azilin dhe zgjedhjet, mund të sjellë një ndryshim dramatik.

Disa orë pasi presidenti italian, Sergio Mattarella, dekretoi qeverinë e re, Salvini tha se Italia do të mbante një qëndrim më të ashpër.

“Italia do të hapë dyert për njerëzit e mirë, dhe do të kthejë ata që kanë ardhur në Itali për të bërë trazira. Një nga përparësitë kryesore do të jetë kthimi i tyre në shtëpi”, tha ai.

Salvini, i cili drejton Lega Nord, të djathtën ekstreme nacionaliste, e cila ka qenë në favor të ndarjes së Italisë, ka premtuar të dëbojë rreth 500,000 emigrantë që jetojnë në Itali në mënyrë të paligjshme.

Ndonëse kjo retorikë ka ngjallur shqetësime mes ekspertëve të emigrimit dhe grupeve humanitare, deri tani është parë si axhendë aspak realiste, sepse Italia nuk i ka pasur burimet e mjaftueshme apo edhe fleksibilitetin ligjor për të realizuar dëbime në masë.

Ekspertët e emigrimit, të kontaktuar nga Guardian, janë gjithsesi të alarmuar nga emërimi i Salvinit. Ata druajnë se të drejtat e azilkërkuesve, emigrantëve dhe refugjatëve, do të humbasin në mënyrë dramatike në një vend ku po hasin që tani vështirësi për t’u akomoduar e për t’u integruar me komunitetet vendase.

Calogero Santoro është drejtuesi i Girasoli, një organizatë jo-fitimprurëse që reklamon integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve në komunitetet lokale të Sicilisë. Ai thotë: “Gjatë fushatës së fundit zgjedhore janë përhapur lajme të rreme për emigrantët në të gjithë Italinë. Shqetësimi im është për të ardhmen e azil-kërkuesve, njerëzve që e meritojnë statusin e refugjatit. Ç’do të ndodhë me ata nën drejtimin e Salvinit?”

Santoro shtoi: “Kjo është ajo që më tremb. Marrëveshja e qeverisë së mëparshme me Tripolin po e bën jetën e këtyre njerëzve gjithnjë e më të vështirë në Libi. Tani Salvini mund t’ua bëjë jetën të pamundur edhe në Itali.”

Santoro i referohet një marrëveshjeje midis Italisë dhe Libisë, nëpërmjet të cilës Italianët trajnojnë rojat bregdetare të Libisë, të cilët kanë ndaluar varka me emigrantë dhe kanë kthyer në kampet e Libisë njerëz që po përpiqeshin të udhëtonin në Europë. Marrëveshja është dënuar nga mbështetësit e të drejtave të njeriut. Ka pasur shumë raport që kanë përshkruar kushtet çnjerëzore, përdhunimet dhe abuzime të tjera fizike që ndodhin atje.

Ekspertët e emigrimit janë gjithashtu të shqetësuar për faktin që Salvini mund të ulë fondet për qendrat e pritjes, të cilat janë kritikuar që tani nga grupet për të drejtat e njeriut për sa i përket kushteve. Kjo do ta bënte jetën e emigrantëve në Itali edhe më të vështirë.

“Frika ime është se mos qendrat e pritjes së emigrantëve në Itali kthehen në ‘xhungla’ të ngjashme me të Kalesë, në Francë, që u bëjnë emigrantët të padukshëm për publikun”, tha Fulvio Vassallo, ekspert për ligjet e azilit, nga Universiteti i Palermos.

Salcini ka sugjeruar gjithashtu t’i kthejë qendrat e recepsionit në qendra ndalimi, dhe të ndryshojë destinacionin e shumë fondeve për të kryer dëbime në masë. Me rregullat e tanishme, çdo emigrant që dëbohet me avion duhet të shoqërohet nga dy agjentë italianë, gjë që kushton rreth 3000 Euro. Një studim i fundit nga L’Espresso thotë se plani i Salvinit për të dëbuar 500,000 emigrantë do të kushtonte 1.5 miliardë euro.

Pierre Vimont, një diplomat francez që punon me grupin e ekspertëve “Carnegie Europe”, tha se qeveria Italiane mund të shkelë ligjet ndërkombëtare të refugjatëve dhe ligjet e BE-së, nëse vazhdon me premtimin për të dëbuar me qindra mijëra emigrantë, duke rrezikuar të shkelë edhe konventën e Gjenevës.

“Nëse qeveria e re italiane thotë ‘nuk dua t’ia di, nuk pranoj refugjatë’, ata mund të shkelin konventën ndërkombëtare”, tha ai, duke iu referuar parimit të “non refoulement”, që nuk i lejon shtetet të dërgojnë refugjatë në zona ku mund të jenë të rrezikuar.

Vimont, i cili ka drejtuar negociatat midis Afrikës dhe BE-së, për krijimin e fondeve që do të ulnin numrin e emigrantëve, tha se i duket qesharake që kjo qeveri mendon se i ka përgjigjet për probleme që i kanë shpëtuar qeverive të tjera europiane për 20 vite.

“Problemi me qëndrimin populist është se i kanë bindur zgjedhësit e tyre se këto gjëra mund të zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Kjo s’ka ndodhur kurrë, sidomos me emigrimin”, shtoi Vimont.

Sandro Gozi, ish Ministri Italian për Europën, tha se BE i kishte dhënë municion partive populiste kundër emigrimit duke mos e ndihmuar Italinë që t’i bëjë ballë numrit të madh të emigrantëve.  “Europa mundej dhe duhej të kishte bërë më shumë”, thotë Gozi për the Guardian në një intervistë të kryer kohët e fundit. “Axhenda e populsitëve është ndihmuar nga fakti që italianët janë ndier të braktisur”.

BE ka shpenzuar më shumë se dy vite për të përmirësuar ligjet e kërkesave për azil, të quajtur  ndryshe si “Rregullorja e Dublinit”. Ka ndasi të mëdha për zhvend0osjen e refugjatëve nga një shtet i BE-së te një tjetër. Shtetet e Europës Qendrore dhe Europës Lindore, të drejtuara nga Polonia dhe Hungaria, thonë që nuk do të pranojnë kurrë kuota pranimi për emigrantët. Disa shtete të jugut, si Italia dhe Greqia, thonë se janë lënë vetëm që të përballen me gjithë valën e emigrantëve, shkruan “Top Channel”.

Kjo çështje do të trajtohet në Qershor, pasi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, kërkoi të vendoset një marrëveshje ose të braktisen fare kuotat e pranimit me detyrim.

“Vonesat me zbatimin e zhvendosjes së emigrantëve kanë qenë politikisht shkatërruese”, thotë Gozi. “Jo sepse zhvendosja do të kishte zgjidhur krizën e emigrimit, por sepse tregoi se grupi i Vishegradit nuk pranon të paguajë ndonjë çmim.”

Bullgaria, e cila është duke menaxhuar negociatat, po përpiqet t’i shtyjë vendet drejt një kompromisi, por shtetet mesdhetare nuk janë të kënaqura për kuotat me detyrim. “Po bëjmë hapa pas për sa i përket solidaritetit dhe përgjegjshmërisë”, tha një diplomat i BE-së.

The Guardian, Stephanie Kirchgaessner nga Roma, Lorenzo Tondo nga Palermo, Jennifer Rankin nga Brukseli

Lajm i keq për emigrantët shqiptarë në Itali, merret vendimi i parë nga qeveria e re Read More »

Lajmi i fundit: Humb jetën 22 vjeçari në Gjirin e Lalëzit në Durrës, e tërhoqi gropa poshtë, nxori shkumë nga goja. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ku një 22-vjrçar humbi jetën.

Sipas burimeve për JOQ.al, 22-vjeçari me iniciale E.S, kishte hyrë në det me shokët e tij për t’u larë dhe një gropë thithëse me forcë të madhe tërheqëse e mori për poshtë.

Dëshmitarët nga vendngjarja shtojnë ekskluzivisht për redaksinë tonë se miqtë e viktimës e kishin tërhequr lart, por ai kishte nisur të nxirrte shkumë nga goja dhe më pas e kishin lëshuar.

I riu me origjinë nga Peshkopia dhe banim në Tiranë, u nxor i pajetë në breg nga dallgët dhe u mbulua me peshqir deri në momentin që ambulanca e një spitali privat mbërriti në vendngjarje.

Miqtë e tij kishin lajmëruar policinë dhe ambulancën shtetërore, por sipas burimeve, në telefon i kishin thënë “se sezoni nuk ishte hapur ende”.

Dëshmitari rrëfen ekskluzivisht për JOQ:

Pershendetje JOQ, per djalin qe u mbyt ne Lalz, ndenji gjysem ore ne rere. Ishte me shokët e tij dhe ata thane qe ishin futur ne det per tu lare dhe shoku u tërhoq ne uje, thelle ne nje grope te madhe qe e tërhoqi. E kishin ngritur lart, por ishte tepër vone se kishte nisur te nxirte shkume nga goja, shokët u tmerruan dhe me pas e kishin lëshuar.
Keta shokët sa dolën lajmëruan policinë, po u vonuan. Ne breg e nxorën dallgët djalin e mbytur dhe e mbuluan me peshqir.
Moren ambulancën shtetrore dhe i thane qe svime dot se ska fillu sezoni, pastaj morën privatin dhe erdhën.
E moren me qese te shkretin, ishte cun i ri nga Peshkopia, ishte skene e tmerrshme.

Lajmi i fundit: Humb jetën 22 vjeçari në Gjirin e Lalëzit në Durrës, e tërhoqi gropa poshtë, nxori shkumë nga goja. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë Read More »

Anëtari i Këshillit të PD , Edvin Kulluri – kritika Bashës: Shqiptarët po varfërohen, familja jote mbush xhepat

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka bërë kritika të forta në drejtim të kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha se është shndërruar në këmbalec të Edi Ramës.
Sipas tij, opozita nuk ngjall shpresë te qytetarët, ndërsa Basha dhe Rama vijojnë teatrin e radhës.

I ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Kulluri theksoi se ndërkohë që flitet për krizë ekonomike, dhe shqiptarët po marrin rrugët, bizneset e familjarëve të Bashës po shtohen.
“Shqiptarët po marrin rrugët për bukën e gojës, ndërsa familjet e shefave të PD-së po të trashin xhepat. Kjo është kriza sot”, deklaroi Kulluri.

Gjithashtu ai theksoi se “çështja e mungesës së shpresës është nje cështje e vazhdimësisë së dështimeve ne vijim të zotit Basha në 5 vite opozitë, ku kuptohet që këputja e madhe qe ajo 25 qershorit”.
Ndërsa në lidhje me protestën e javës së shkuar, Kulluri tha se ajo ishte një ndër seritë e zhgënjimit që vijnë radhë

Anëtari i Këshillit të PD , Edvin Kulluri – kritika Bashës: Shqiptarët po varfërohen, familja jote mbush xhepat Read More »

Arta Marku kryeprokurore deri më 2020. “Peshqit e mëdhenj” në burg, pjesë e strategjisë dyvjeçare. SPAK e BKH merren me nge

Arta Marku do të jetë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin 2020.

Jo vetëm burimet nga organi i akuzës e paralajmërojnë, por dhe strategjia zyrtare dy vjeçare e punës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila konsiston dhe në kapjen dhe dërgimin në burg të “peshqve të mëdhenj” e konfirmon qartë këtë fakt.

“Pamfleti” ka qënë i pari që ka paralajmëruar qëndrimin më shumë se dy vjet të Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare, referuar burimeve të sigurta brenda organit të akuzës.

Njëherësh “Pamfleti” paralajmëroi se zgjatja e ngritjes së SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, bashkë dhe me zbatimin e Vettingut të drejtësisë shqiptare në rastin më të mirë do të zgjasin mbi dy vjet.

Kjo vjen dhe për shkak të zvarritjeve të ngritjes së institucioneve të kapjes së “Peshqve të mëdhenj” përmes zbatimit të reformës në drejtësi nga ana e opozitës, por dhe involvimin në këtë bllokim dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Pikërisht për këtë arësye është parë e udhës që të dalin dhe disa ligje apo dispozita kalimtare, që i japin Arta Markut plofuqishmërinë për hapjen e dosjeve të mëdha dhe dërgimit para drejëtsisë dhe në burg të abuzuesve, kriminelëve e trafikantëve apo dhe “peshqit e mëdhenj”.

Dhe pavarësisht premtimit se Arta Marku do qëndronte për pak kohë në krye të akuzës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ajo ka hyrë në muajin e 6 të mbajtjes së detyrës që iu besua me 69 vota mes tensionit dhe tymit të Parlamentit.

Pikërisht ditën kur Adriatik Llallës i përfundoi mandati 5-vjeçar, Komisioni i Ligjeve çeli në datën 7 dhjetor procedurat për kandidatët për prokurorët të përgjithshëm.

Në këtë mbledhje u tha se Prokurori i Përkohshëm do të ishte fare pak në detyrë, madje Vasilika Hysi parashikoi afatin e qëndrimit jo më shumë se një muaj.

Por, me gjithë këto deklarata dhe jo vetëm, Marku ka ndërmend që ta mbajë gjatë drejtimin e akuzës përsa kohë ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk duket në horizont.

Por, tashmë kanë kaluar disa muaj dhe kandidatët që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ende nën vetting, çka do të thotë se shtyhet edhe koha e drejtimit të akuzës nga Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme.

TCH i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku strategjinë që ajo ka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në përgjigjjen zyrtare, ndoshta për të treguar vullnetin për transparencë, Prokuroria e Përgjithshme na referoi tek faqja e internetit ku është publikuar strategjia e Arta Markut.

Por, pavarësisht përkohshmërisë që u deklarua me muaj, e vërteta është se kjo strategji ka afatin nga 2018 deri në 2020, ndërkohë që askush nuk ka deklaruar se kaq do të jetë edhe mandati i saj në këtë detyrë të përkohshme.

Duke vertetuar më së miri lajmërimin e “Pamfletit” kohë më parë që Arta Marku do të jetë kryeprokurore të paktën dy vjet./Pamfleti

Arta Marku kryeprokurore deri më 2020. “Peshqit e mëdhenj” në burg, pjesë e strategjisë dyvjeçare. SPAK e BKH merren me nge Read More »

Alarmohet e reja nga Tirana: Tërhoqa lekë nga bankomati, më bënë gjëmën!

Një e re në Tiranë ka bërë një denoncim, pasi sipas saj në rrugën e Elbasanit, në një bankomatë ajo ka tërhequr lekë, por njëra prej kartëmonedha i ka rezultuar e falsifikuar.

“Më datë 01.06.2018, shtetësia S.M., vjeçe 20, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Elbasanit”, nga bankomati i një banke, i ka dalë një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 183 i Kodit Penal”, njofton policia për ngjarjen.

Alarmohet e reja nga Tirana: Tërhoqa lekë nga bankomati, më bënë gjëmën! Read More »

Rritet energjia elektrike, prodhuesit paralajmërojnë: Do ngremë çmimin e bukës

Çmimi i bukës do të rritet me 30% në rast se furrat e bukës që tregtojnë edhe prodhime të pastiçerisë dhe byrektores, përjashtohen 100% nga subvencioni i energjisë elektrike, shkruan BW. Paralajmërimi vjen nga disa prodhues te bukës, të cilët e quajnë të padrejtë vendimin e Operatorit te Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që subjektet e tyre të përfshihen në kontratat e biznesit normal me një çmim energjie 14 lekë për kilovat orë, vetëm se në furrat e tyre gjenden pajisje frigoriferike.

“Me rritjen e energjisë elektrike ne do të rrisim çmimin e bukës, 30% e pakta. Çmimi do të rritet për të gjitha prodhimet e brumit”, shprehet një nga tregtarët e bukës.

“Në qoftë se sot një bukë e shes 80 lekë-800g, do të shkojë 110-120 lekë. Nuk ka zgjidhje tjetër, ose mbyllim furrat dhe kaq”, shprehet një tjetër prodhues.

Dashamir Shehaj, tregtar i bukës prej 7 vitesh, është përjashtuar nga subvencionimi i energjisë elektrike prej muajit prill. Shehaj shprehet se ky dyfishim i tarifës nga 7.6 në 14 lekë për kilovat orë e rrit shumë koston e prodhimit të bukës.

“Në prill fatura me erdhi me rritje çmimi, me 14 lekë ndërkohë që përgjatë 7 viteve e kam paguar me 7.6 lekë. Kostoja shtesë është 230 mijë lekë (të vjetra). Është një kosto shumë e lartë për t’u paguar prej meje për 2 frigoriferë që kam tek furra. Ata rrisin energjinë elektrike, ne do të rrisim çmimin e bukës”, thotë Shehaj.

Pas disa takimeve që zhvilloi me drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për këtë situatë, Kreu i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Gëzim Peshkëpia bën të ditur se në to nuk është arritur në një zgjidhje konkrete. Pas dështimit në këto takime prodhuesit e bukës i kanë nisur një shkresë ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri për një zgjidhje institucionale. Shoqata e prodhuesve të bukës propozon që furrat me bazë frigoriferike te paguajnë vetëm 10% te energjisë së shpenzuar me çmimin 14 lekë/kv orë.

Kërkesat e tyre
1. Furrat që nuk kanë bazë frigoriferike për tregtim të vazhdojnë të paguajnë energjinë me 7.6 leke që është vendimi i ERES.

  1. Furrat që kanë bazë frigoriferike të domosdoshme për tregtimin e prodhimeve të veta, të paguhet në raportin 90% me 7.6 lekë energjia elektrike dhe 10% të paguhet me 14 lekë, për pjesën që OSSHE pretendon se nuk është prodhim buke.

  2. Në këtë propozim prodhuesit duhet të heqin frigoriferët që nuk janë të prodhimit të brumërave siç janë frigoriferët e bulmetrave, pijeve etj.

Kreu i shoqatës së Prodhuesve të Bukës shprehet se edhe furrave të reja që po hapen nuk iu jepet subvencioni, për shkak se kanë në përdorim 2 apo 3 frigoriferë.

Rritet energjia elektrike, prodhuesit paralajmërojnë: Do ngremë çmimin e bukës Read More »