Aurora

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta fusni në gojë këtë ushqim nëse jeni duke pirë ilaçe, veçanërisht antibiotikë. Ju gjen belaja!

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

Kjo ndodh pasi ato mund të ndryshojnë mënyrën se si përthith disa ilaçe trupi juaj, në disa raste i bëjnë joefektive.

Disa ilaçe janë krijuar të përthithen ngadalë, dhe disa ushqime e përshpejtojnë këtë proces. Ose dhe e kundërta, disa ushqime japin mundësinë që të përthithen më shumë se çfarë duhet nga ilaçet, që mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Kur merr ilaçe është gjithmonë më mirë të konsultoheni me doktorin për atë se çfarë mund të bëni dhe çfarë jo. Këto janë disa nga ushqimet që nuk duhet të konsumoni:

1-Djathë dhe mish me antibiotik- Nëse jeni duke marrë monoamine oxidase për depresionin duhet të shmangni përdorimin e djathit dhe mishit, po kështu edhe linezoidi, antibiotik që kuron pneumoninë.

2-Qumësht, antibiotik dhe ibuprofen- Kalciumi i qumështit mund të ndikojë në disa antibiotikë si tetraciklina që kuron aknet, malarien apo kolerën. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe nëse ilaçet përmbajnë ciprofloxacin dhe doxycycline, që përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale.

3-Alkool dhe antihistamina- Reagimet ndërmjet alkoolit dhe këtyre medikamenteve, mund të jetë toksik, por mund të ndryshojë efektin e ilaçit dhe të rrisë efektet anësore.

4-Pije të gazuara dhe ibuprofen- Pijet e gazuara janë me dioksid karboni, dhe dëmtojnë mjaft me ilaçe që janë me veshje, siç është ibuprofeni. Acidet dëmtojnë veshjet e disa ilaçeve, që do të thotë që shpërbëhen para se të arrijnë objektivin

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta fusni në gojë këtë ushqim nëse jeni duke pirë ilaçe, veçanërisht antibiotikë. Ju gjen belaja! Read More »

Doktori jep urdhër të prerë: Para se të pini kafen në mëngjes, lexoni urgjentisht këtë

Ka nga ata që preferojnë ekspres, të tjerë amerikanë dhe ata në një nga variantet e shumta që janë në qarkullim në çdo cep të botës, por sigurisht që nuk ka asnjë të rritur i cili asnjëherë nuk ka provuar të pijë kafe.

Për shumë veta është një ritual, për shumë zakon, sidomos në mëngjes, sepse pothuajse për këdo është mbi të gjitha një kënaqësi, shkruan ShkodraNews. Por mendimet rreth kundërindikacioneve të kafesë e bëjnëë “të hidhur” për ata që nuk duan të heqin dorë nga shëndeti i mirë. Tani, megjithatë, vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: është e mirë për trurin, lëkurën dhe trupin.

Këtu janë 5 arsye të mira (dhe të shëndetshme) për ta pirë kafen:

1) Është e pasur me antioksidantë: sipas një studimi të kryer në vitin 2005 nga Universiteti i Scranton, në SHBA, kafja lufton plakjen.

2) Aroma e kafesë ka aftësinë për të bërë njerëzit të ndjehen më pak të strresuar: Një kërkim i Universitetit Kombëtar në Seul ka shkuar edhe më tej, duke shqyrtuar trurin e minjve nën stres për shkak të mungesës së gjumit, e sipas tyre aroma e kafesë mund të shkaktojë ndryshime në proteinat që shkaktuan këtë stres.

3) Kafja mund të zvogëlojë simptomat e sëmundjes së Parkinsonit: për të mbështetur atë ishte një studim i Dr. Ronald Postuma, i cili në vitin 2012 tregoi se si pija ndihmon për të kontrolluar lëvizjet e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje

4) Kafja është e mirë për mëlçinë, veçanërisht nëse pini alkool: në këtë rast provimi vjen nga një studim që ka ekzaminuar 125 mijë njerëz, duke ardhur në përfundimin se ata që pijnë të paktën një filxhan kafe në ditë kanë 20% të mundësisë të prekjes nga cirroza e mëlçisë, e cila është patologjia tipike e atyre që konsumojnë alkool të tepërt.

5) Pirja e kafe zvogëlon prirjen për të bërë vetëvrasje: këtë herë Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, sipas të cilit pirja e 2 deri 4 filxhanë kafeje në ditë ul me 50% rrezikun për vetëvrasje

Doktori jep urdhër të prerë: Para se të pini kafen në mëngjes, lexoni urgjentisht këtë Read More »

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë

Që kur Ilir Meta u zgjodh president i vendit, u kuptua se diçka nuk shkonte. Ceremonia në kohën që Meta u bë president ishte e vakët, ambasadorët po kurorëzonin një person që ka jetë të gjatë politike, por se e dinin tashmë se ishte stacioni i fundit e tij në pushtet, si një mollë që  kalbet e në fund do rrëzohet në tokë.

Me bekimin e votave të maxhorancës, Meta si një dragua pushtoi presidencën e vendit. Aty hyri njeriu i krimit, familja më kriminale në Ballkan që ka zaptuar çdo tokë të këtij vendi në kurriz të popullit dhe kishte vënë nën thembra drejtësinë vendore.

Në krye të presidencës së Shqipërisë hyri njeriu që shqiptarët e kanë parë me zë e figurë teksa kryente korrupsion galopant në zyrat e shtetit dhe se përdorte postin zyrtar për të kryer punësime nepotike, me njerëzit e tij të afërm, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në burgje ose e kanë braktisur atë, për shkak se e kanë parë se udha e presidentit aktual është në fund burgu.

Prandaj Meta ka mbetur vetëm sot. Në presidencë ka vetmi. Ilir Meta ka qenë i fuqishëm në fillime të politikës, madje edhe pasi ka krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në atë kohë ai kishte miq dhe të besuar, por se pak nga pak ata kanë “firuar”, LSI ka humbur fuqinë politike  e shumë drejtorë të saj janë arrestuar, për shkak se mendja e tyre punon vetëm për të vjedhur.

Miqve më të afërm të Metës iu ka ikur “koka” madje kanë arritur deri në rrethin e tij më të afërt,  ku përfshihet Kastriot Ismailaj me aferat e tij korruptive, që janë një lemeri e vërtetë.

Tashmë në presidencë ka heshtje. ‘Gjarpri’ ka kapur institucionin më të rëndësishëm politik në vend, por s’ka nga t’ja mbajë më, se nuk ka  ndihmën e dikurshme. Korrupsioni që mbart mbi shpinë është i madh dhe e mban postin gjithnjë nën frikën e madhe të prangave.

Drejtësia po mbërrin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët më të besuar të Shqipërisë kanë sjellë drejtësinë ndërkombëtare, duke hedhur tutje drejtësinë që ishte kapur nga mafia e Metës dhe e Berishës e këta të dy ndjejnë frikën në palcë, duke u dridhur për vdekje për ato që kanë kryer në 27 vite demokraci, me afera të korrupsionit që tejkalojnë çdo imagjinatë.

“Peshqit e mëdhenj” do të përfundojnë në pranga. Ata kanë nisur të dridhen e prangosja është më afër se kurrë. /Dionis Xhafa – Pamfleti.com

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë Read More »

Administratori i pallatit “SHQUP” Luli, sajoji përgjimin e Lulit, ose “Bëmë Babale të të ngjajë”

Në të “shtatat” e protestës së 26 majit
Shkruan: Memo Aliaj

Pasi nuk gjizosi dot gjë as me video-klipin e sajuar të Babales, as me sajesën se disa kriminelë nga Kruja, i kishin ofruar Babales nga Vlora 200 mijë euro për të përgënjeshtruar video-klipin, as me arratisjen e Babales në Kosovë nëpërmjet intenerarit të arratisjes së Mulit në Serbi në vitin 1991 dhe as me protestën anti-drogë të 26 majit, ku Mona shkoi me pantallona ngjyrë banane, “në të shtatat” e protestës së 26 majit, administratori i pallatit “SHQUP” Luli, sajoji përgjimin e Lulit!

Skenarët e Lulit për të bërë Lulin kryeministër, duket se qenkan mbështetur vetëm në modelin e përgjimeve, duke menduar se nëpërmjet kartës së përgjimit të tij, Luli do të ndez protesta masive popullore, paçka se më 26 maj nuk i shkuan pas… as anëtarët e mbetur të PD.

Mirëpo Luli paska vendosur që kauzën e tij për t’u bërë kryeministër, ta arrijë nëpërmjet betejës me përgjime.

Nëse ka një motiv për t’u marrë me Lulin, ky nuk është përgjimi, por përçmimi.

Mendimi se modeli “babale” do të jetë suksesi i tij në rrugën për t’u bërë kryeministër, Lulit i është përforcuar edhe nga përvoja e tij me përgjimin në Shtëpinë e Verdhë në Mat, e për më tepër me përgjiemt në Kosovë, kur shpërblehej mijëra euro për për “dosjet e zeza” që hartonte kundër luftëtarëve të UÇK, sipas udhëzimeve të shërbimit sekret serb, ku bënë pjesë edhe “gjysh Saliu”!

Aq i fiksuar është Luli pas modelit të përgjimeve, sa ka nisur t’i besoj edhe vetë, duke dyshuar se mos e përgjon edhe vjehrra, për të zbuluar se mos pi cigare pa lejen e gruas!

Këto fakte e histori përgjimesh me referencë suksesin e përgjimit të Babales, duket se e kanë frymëzuar aq shumë Lulin, sa e përmend atë si “model pune” dhe nuk heq dorë nga përgjimet, duke u bërë personazh i shprehjes popullore: “Bëmë… Babale të të ngjajë”./Pamfleti

Administratori i pallatit “SHQUP” Luli, sajoji përgjimin e Lulit, ose “Bëmë Babale të të ngjajë” Read More »

Emri/ Në sitën e Vettingut Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, pasuria që nga viti 2004

Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka, do të paraqitet ditën e hënë, në datën 4 qershor, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit të bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme më botën e krimit dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që po kalon në skanerin e trefishtë prokuroren Anila Leka përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e plotë të prokurores Leka që nga viti 2004, pasuri e cila është verifikuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, njerëzit e Vetingut dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sa i takon pasurive të paluajtshme, prokurorja Leka ka në pronësi vetëm dy apartamente. Ajo deklaron blerjen e një apartamenti banimi 2+1, në vitin 2004, me sipërfaqe 85 m2, me vlerë 35 mijë dollarë. Si burim deklaron shitjen e një banese si dhe kursime. Prokurorja deklaron gjithashtu edhe blerjen e një parlamenti në vitin 2014, me sipërfaqe 76 m2 dhe me vlerë 3 000 000 lekë.

Si burime të ardhurash, Anila Leka deklaron vetëm pagën vjetore si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe të ardhura nga bonot e thesarit. Prokurorja ka kursyer çdo vit nga paga e saj nga 700 000 lekë deri në 900 000 lekë, çka e justifikon blerjen e këtyre pasurive. Gjithsesi, fjalën e fundit për ligjshmërinë e pasurisë si dhe për fatin e saj në sistemin e drejtësisë do ta thonë organet e Vetingut.

Nga procesi i deritanishëm veprimit të ligjit të Vetingut, shumica e grave prokurore dhe gjyqtare janë konfirmuar në detyrë, ndërsa asnjë burrat gjyqtarë apo prokurorë nuk kanë mundur dot të kalojnë sfidën e Vetingut, për të shërbyer në drejtësinë e re. Të gjithë burrat janë ndëshkuar për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Dritan Prençi

Një ditë më pas, pra në datën 5 qershor, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Trupa gjykuese që do të njohë Prençin me rezultatet e verifikimit të trefishtë përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Sa i takon pasurisë, Dritan Prençi deklaron vetëm një apartament banimi me sipërfaqe 78 m2, me vlerë 31 204 euro, blerë në vitin 2008, me kredi bankare, ndërsa ka marrë certifikatën e pronësisë në vitin 2011.

Sa i takon të ardhurave, Dritan Prençi deklaron 1 383 540 lekë pagën dhe shpërblime si dhe 408 000 lekë të ardhura të bashkëshortes nga paga si Infermiere pranë QSUT. Dritan Prençi, që nga viti 2003, deklaron një pasuri modeste dhe normale në raport me të ardhurat e deklaruara. Prençi është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu, Prençi është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi.

Pasuria e prokurores Anila Leka

Viti 2004

Apartament banimi 2+1, me sipërfaqe 85 m2, me vlerë 35 mijë dollarë. Burimi: Shitja e një banese dhe kursime.

Gjendje cash, 8 mijë dollarë.

Diferencë e mbetur nga likuidimi i banesës, 8 mijë dollarë.

Paga dhe shpërblime, 1 545 600 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash krijuar nga kursimet e pagës, 900 000 lekë.

Paga dhe shpërblime nga funksioni i prokurores në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 638 315 lekë.

Viti 2006

Gjendje cash krijuar nga kursimet e pagës, 400 000 lekë.

Depozitë 2 mijë dollarë.

Likuidim total të apartamentit 2+1.

Të ardhura nga paga 1 591 230 lekë.

Viti 2007

Gjendja cash, 7 mijë dollarë.

Të ardhura nga paga 1 642 375 lekë.

Viti 2008

Gjendja cash shtuar nga kursimet, 700 000 lekë.

Mbyllur depozita me interesat, 2 128 USD.

Paga vjetore, 1 816 319 lekë.

Viti 2009

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 700 000 lekë.

Paga vjetore, 1 905 536 lekë.

Viti 2010

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 820 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 2 016 128 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 146 787 lekë.

Viti 2011

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 970 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 1 979 345 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 142 415 lekë.

Viti 2012
Gjendja cash krijuar nga kursimet, 960 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 1 795 172 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 136 443 lekë.

Viti 2013

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 850 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore, 1 705 997 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 86 624 lekë.

Viti 2014

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 720 000 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Blerë apartament me sipërfaqe 76 m2, me vlerë 3 000 000 lekë.

Paga vjetore si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 616 928 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 51 360 lekë.

Viti 2015

Gjendja cash krijuar nga kursimet, 660 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës, 24 326 lekë.

Nga kursimet cash të deklaruara më parë, investuar në bono thesari, 2 000 000 lekë.

Paga vjetore si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 587 561 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 53 414 lekë.

Viti 2016

Pakësuar gjendja cash në shumën 1 860 000 lekë, kaluar pjesërisht në bono thesari.

Shtuar gjendja cash, 7 mijë USD, me burim nga të ardhurat.

Bono thesari 1 500 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës, 139 446 lekë.

Paga vjetore si prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, 1 587 432 lekë.

Të ardhura nga bonot e thesarit, 25 208 lekë.

Emri/ Në sitën e Vettingut Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, pasuria që nga viti 2004 Read More »

Po shqiptarët pse s’bëjnë turizëm në Kosovë?!

Të mendosh Kosova është një mrekulli turistike jo thjesht për trashëgiminë e pasur historike por edhe atë natyrore. Por, nëse do t’ia thuash dikujt atraksionet e Kosovës do të shikojnë si të çuditshëm prej paditurisë së thellë.

Shkruan Ben Andoni

Nëse do të pyesësh autoritetet shqiptare: Pse nuk ka një fushatë turistike në Shqipëri për Kosovën, përgjigja mund të merret me mënd. Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë ngushtë. Burokratët do të shpalosin një mal me shkresa duke të thënë se Ministrat respektivë shkëmbejnë mendime dhe aksione turistike, kurse Ministrat e Brendshëm punojnë për mbarëvajtjen, teksa në sezon do shfaqen bashkërisht në kontrollin e patrullimeve të pikave kufitare.

Në të vërtetë zyrtarisht është kështu, burokratët e dy qeverive flasin të gjithë kohën dhe të përplasin matrica zhvillimi turistike, që do t’ia kishin zili edhe vendet më të përparuara në këtë fushë.

Vetëm se vjet INSTAT-i krahas lajmit pozitiv se Shqipëria u vizitua nga 5.1 milion turistë, gati 8.1 % më shumë sesa një vit më parë, na solli edhe një konstatim aspak të këndshëm: Numri i shtetasve nga Kosova po bjerret vazhdimisht. Turistët kosovarë përbënin 45% të shumës së përgjithshme të vizitorëve që erdhën në Shqipëri në 2016 dhe zbritën në 34% një vit më pas (2017), një bjerrje e frikshme, që sot është verifikuar prej mungesave të frikshme.

Shqiptarët e Shqipërisë janë shumë selektiv kur flitet për biznesin e tyre turistik dhe është “afër mendsh” që do t’u shërbejnë më shumë atyre që vinë nga shtetet e tjera. Dhe, kjo bëri që çmimet e aplikuara për kosovarët nuk janë aspak fair, abuzimet me çmimet hoteliere për ta ishin të vazhdueshme, infrastruktura la shumë për të dëshiruar, kurse kulmi arriti me një lloj diskriminimi për autobuzat e tyre, ku autoritetet lokale të Durrësit ua hidhnin fajin operatorëve kosovarë dhe këta këtyre të fundit, pa gjetur dot zgjidhje. Në këtë vazhdë, nuk fle aspak Mali i Zi dhe Maqedonia që po mundohen ta kanalizojnë drejt vendeve të tyre këtë masë kosovarësh, e cila po i largohet vendit tonë.

Po Shqipëria në Kosovë? Për këtë duhet t’i drejtohemi autoriteteve të statistikës në Kosovë. E vërtetë është kjo se në Shqipëri interesi për Kosovën turistike është shumë i vogël. Falë tureve që kanë bërë disa shoqëri turistike është e vërtetë se shqiptarët e kanë parë pjesërisht Kosovën, por në masë ajo trajtohet si një vend i huaj. Shumë shqiptarë mund të flasin për Greqinë e Italinë shumë më mirë dhe me më shumë kopetencë sesa për Kosovën.

Një arsye tjetër është se në Curricula-t shkollore shqiptare atraksionet e Kosovës mungojnë, ashtu si ofertat që bëhen nga Shqipëria janë shumë të kufizuara për Kosovën. Nuk ka asnjë lloj politike në Shqipëri dhe ndjeshmërie që shqiptarët teksa lënë 974 milion Euro (llogaritja për 9 mujorin e vitit 2017) të mendojnë të derdhin në Kosovë një masë, për ta ndihur Kosovën në rrugën e vështirë të të bërit shtet.

Kjo e fundit nga shqiptarët e Shqipërisë trajtohet si një vend i afërt, por që nuk ia vlen kushedi se çfarë. Një frymë jo e mirë që vjen nga konfuzioni i autoriteteve dhe zbret poshtë në politikat e subjekteve të turizmit e më shumë akoma.

Të mendosh Kosova është një mrekulli turistike jo thjesht për trashëgiminë e pasur historike por edhe atë natyrore. Por, nëse do t’ia thuash dikujt atraksionet e Kosovës do të shikojnë si të çuditshëm prej paditurisë së thellë.

Ka një masë të madhe shqiptarësh që se kanë parë fare Luginën e Rugovës, strukturën e tretë të Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare; Ujëvarat e bukura të Mirushës, me një bukuri mahnitëse; Brezovicën në jug të Kosovës; hamame, kisha e xhamia të rralla ngado vendit.

Të mos harrojmë Manastirin ortodoks serb, i cili ndodhet në komunën e Deçanit, fare afër kufirit tonë, i cili gjendet në listën e trashëgimisë kulturore dhe historike botërore, një kryevepër arkitektonike e rrethuar me serenitet natyror të rrallë; Patriarkanën e Pejës; xhaminë e Prishtinës e shumë të tjera. Po Ulpianën; Gazimestanin, kalatë në Artanë e Harilaq e kështu me radhë?! Sa shumë janë realisht.

Sikur Shqipëria t’i bashkonte ofertat me Kosovën, atëherë do të përfitonte edhe vendi i vogël, që nuk ka më nevojë për fjalë, por edhe kontribut real nga të gjithë shqiptarët. Kosova prej pas luftës e ka bërë detyrën patriotike duke derdhur paratë e pushimit në drejtim të Shqipërisë, po ne shqiptarët? Pothuaj fare.

Ndaj ndodh, që për fat të keq, një pjesë e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë e shikojnë Kosovën shumë më larg sesa e shikojnë serbët me veneracionin e tyre për Metohinë…

Po shqiptarët pse s’bëjnë turizëm në Kosovë?! Read More »

Privilegjet e “pashallarëve”/ Deputeti paguhet 75 mijë lekë në ditë, 850 mijë lekë dieta e shpërblime në muaj dhe 6 muaj rrogë pa shkuar fare në punë

Ndër 25 privilegjet ligjore, janë punësimi i familjarëve dhe mallrat pa doganë

Shkruan: Memo Aliaj

Deputetllëku në Shqipëri, nuk është një vend pune i zakonshëm me pagë minimale, por është një pozicion publik me privilegje të shumta, të tilla, sa 1 ditë punë e tij është 75 mijë lekë të vjetra, ose sa pagesa e 1 muaji që ligji i tyre, jep si ndihmë ekonomike për familjet me mbi 5 anëtarë!

Deputeti ka paga, dieta, shpërblime mujore e privilegje të shumta financiare për punësim familjarësh, për import e eksport mallrash pa doganë, për shërbim telefonik, hotelerie, ushqimi e tranporti të dhënë financiarisht mbi pagën bazës mujore.

Kanë privilegje për trajtime mjekësore brenda e jashtë Shqipërisë me fondet e shtetit, për të mos u kontrolluar e ndaluar nga policia, për shpërblim fundviti dhe pagë të 13 –të e shumë privilegje të tjera.

Ndaj bëhet luftë e egër ofertash e interesash brenda partive dhe mes klaneve jashtë tyre, për t’u bërë deputet.

Lufta për t’u bërë deputet, nuk ka asnjë lidhje me shërbesat ndaj popullit, por vetëm me privilegjet dhe pasurimin e tyre në rrugë korruptive, nën ndikimin e fuqisë së mandatit.

Pasi marrin mandatin, ata nisin e flasin në emër të popullit, por punët i bëjnë për përftimet e tyre…

Ja çfarë përfitojnë deputetët në 1 muaj

Paga ditore e deputetit është 7125 lekë në ditë.

Deputeti i grupit parlamentar me 10 deputetë, përfiton 15% shtesë page
Kryetari i grupit parlamentar me më pak se 10 deputetë, përfiton 5% shtesë page.
Kryetarët e komisioneve parlamentare, përfitojnë 5% shtesë page.
Për 1 mbledhje komisioni, përfiton 2 mijë lekë të reja (12 mbledhje në muaj).
Deputeti përfiton 20 shpërblime mujore, me nga 2 mijë lekë të reja.
Kryetari i komisionit paralamentar, përfiton 2500 lekë të reja për çdo mbledhje.
N/kryetari komisionit parlamentar, përfiton 2200 lekë të reja për çdo mbledhje.
Deputeti përfiton 24 mijë lekë të reja në muaj, për pjesëmarrje në sesionet normale
Deputeti përfiton 40 mijë lekë të reja në muaj, për mbledhjet në komisione të veçanta.
Për çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve, përfiton 2500 lekë të reja pagesë.
Për dietat brenda vendit, përfiton 4% e pagës, ose 6271 lekë për çdo ditë shërbim në zonën ku është deputet.
Deputeti përfiton 6 dieta në muaj me nga 6271 lekë të reja, ose 38 mijë lekë të reja në muaj.
Deputeti që nuk është banor i Tiranës, përfiton 12 dieta mujore në muaj me 6271 lekë të reja, ose 75 mijë e 252 lekë në muaj.
Deputeti kur del nga Tirana, përfiton 3 mijë lekë të reja për çdo natë fjetje në hotel, deri në 12 netë fjetje.
Pagesë telefoni për kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare: 20 mijë lekë të reja në muaj.Pagesë telefoni për deputetin: 17 mijë lekë në muaj.
Deputeti përfiton: 35 mijë lekë në muaj, për transport publik.
Kanë pasaporta diplomatike edhe për qentë e familjes.
Kanë pagat mujore, sa 40 pensione pleqërie.
Kanë familjarët me banim e jetesë, në vila jashtë shtetit.

Kanë familjarët me vende pune në zyrat e larta të shtetit si shefa në dogana, tatime, banka, ambasada, konsullata, universitete, gjykata, prokurori, energji, polici, borde, agjenci e inspektorate të larta shtetërore, me nga 2-3 paga e shpërblime të majme!
Kanë të drejtë të importojnë makina e mallra pa kontroll dhe pa taksa në dogana e tatime.
Kanë të drejtë të mos ndalohen e të mos kontrollohen nga policia dhe prokuroria as personalisht, as në familje, as në makina, as në aeroport, as në banesa e biznese.
Kanë të drejtë për të mos shkuar 6 muaj të paguara në punë (parlament)./Pamfleti

Privilegjet e “pashallarëve”/ Deputeti paguhet 75 mijë lekë në ditë, 850 mijë lekë dieta e shpërblime në muaj dhe 6 muaj rrogë pa shkuar fare në punë Read More »

“VATRA E DIJES”, NË ORIK & “BOJO” RESORT TURISTIK…

“VATRA E DIJES”, NË ORIK & “BOJO” RESORT TURISTIK…

Janë nxënës të shkollës jo publike “ Vatra e Dijes” dhe kanë zgjedhur ditën e sotme, 1 Qershorin, për të vizituar Parkun e Orikut në Vlorë.
Të organizuar hijshëm, tamam për një eskursion shumëplanësh, në gjurmët e historisë tonë të antikitetit por edhe të mjediseve të reja turistike, nxënësit kryeqytetas u njohën me historinë e Orikut por edhe shijuan bukuritë e rivierës shqiptare.
Një ndalesë në Resortin Turistik “ Bojo”, një vlerë e shtuar në vizitën e nxënësve të “ Vatrës…” të cilët, si simbolikë, zgjodhën 1 Qershorin për ti prekur këto bukuri, sa historike po aq edhe turistike.
Të gjitha të lidhura me trashëgiminë tonë kulturore e natyrore.
Faleminderit drejtuesve dhe stafit të shkollës “ Vatra e Dijes” që për Festën e 1 Qershorit zgjodhët Parkun Arkeologjik të Orikut dhe resurset turistike të Vlorës për të festuar!
Drkk – Vlorë, gjithëmonë e hapur dhe mikpritëse për vizitorë !

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

Fotografia e Sejmen Gjokoli

“VATRA E DIJES”, NË ORIK & “BOJO” RESORT TURISTIK… Read More »