Aurora

Paralajmëron ish- kryeministri Nano: Nuk keni parë asgje akoma

Ish kryeministri, Fatos Nano mbetet një nga liderët historikë të vendit tonë. Edhe pse është shkëputur nga jeta politike e vendit, ai edhe nga virtualiteti shpeshherë trazon mediat, shkruan Sotnews. Këtë herë Nano nëpërmjet një postimi në Instagram, ka përdorur një shprehje të pasardhësit të tij, Edi Rama.

“Mendoj që nuk keni parë gjë akoma”., shkruan ai krahas një foto, në profilin e tij zyrtar të Instagram. Nuk dihet se çfarë paralajmëron ish lideri i PS, në një kohë që situata politike, mbetet akoma e tensionuar.

Paralajmëron ish- kryeministri Nano: Nuk keni parë asgje akoma Read More »

Vlorë : Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve

Vlorë

Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve.

Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”Karaburuni”, në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Vlorë : Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve Read More »

Fiku i detit – 10 vlera me famë për shëndetin e njeriut

Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale me emrin botanik Opuntiaficus-indica që i përket familjes së kaktusit. Fiku i detit që të huajt e njohin si “dardha me gjemba” është edhe frut edhe perime. Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime. Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen frut. I gjithë fiku është i pasur me shumë vlera ushqimore. Në Shqipëri, fiku i detit është rritur kryesisht në gjendje të egër, por gjithashtu kultivohet sidomos në zonat plot diell dhe ngohtësi të vendit. Periudha e fund gushtit dhe shtatorit nxjerr në treg sasi jo të vogla të këtij fruti, që tregtohet me çmimin 100-150 Lekë për kilogram për produktin e vendit, ndërkohë gjenden edhe fiq deti të importuar sidomos prodhim nga Afrika Veriore që tregtohen me çmim shumë më të lartë që kap edhe 600 Lekë për kilogram. AgroWeb ju fton të mos ngurroni të zgjidhni produktin shqiptar pasi është krejt cilësor. Përfito nga vetitë e këtij fruti Lufton inflamacionin Fruti është në gjëndje të luftojë inflamacionin në muskuj, arterie, traktin gastrointestinal dhe sistemin kardiovaskular. Për më tepër, pjesa frutore e bimës është në gjendje të shërojë dhimbjet tek njerëzit që vuajnë nga infeksionet në fshikëzën e urinës dhe gurët në tëmth. Fruti përmban flavonoidë që luftojnë radikalet e lira dhe neutralizojnë molekulat që shkaktojnë dëme tek qelizat. Shumë studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah vetitë anti-inflamatore të këtij druri frutor dhe kokrrave të tij, sidomos kundër ulçerës. Fuqizon sistemin imunitar Substancat e shumta të këtij druri frutor ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studime tek kafshët kanë treguar që shumë prej këtyre substancave ngadalësojnë ritmet e rritjes së tumorëve. Antioksidantët Fiku i egër është i pasur me antioksidantë të njohur si betalina të cilët ngadalësojnë plakjen e parakohshme, forcojnë qelizat e shëndetshme dhe ndihmojnë me detoksifikimin e organizmit.

Lufton kolesterolin Sasia e lartë e fibrës së tretshme lufton kolesterolin e keq dhe parandalon rritjen e tij në nivele të dëmshme. Fiku i detit përmban pektinë, dhe shumë element të tjerë që janë aktivë në uljen e kolesterolit të keq dhe ruajnë yndyrnat e shëndetshme ose kolesterolin e mirë. Lufton diabetin “Fiqtë me gjemba” janë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga sëmundja e diabetit që nuk varet nga insulin. Studimet kanë nxjerrë në pah që substancat dhe ushqyesit e fikut të detit ulin dhe ekuilibrojnë tensionin e gjakut, por edhe sheqerin në gjak duke frenuar mëlçinë të çlirojë glukozë në gjak. Fiku i detit përmban pektinë fibroze që zbut simptomat e diabetit dhe nevojën për insulinë. Fibra e patretshme gjithashtu ul nevojën për të ngrënë gjithë kohës duke qenë se ju jep ndjesinë e ngopjes. Përmirëson tretjen Fibra tek fiku i detit përmirëson funksionet e aparatit tretës siç janë përthithja e lëngjeve të tepërta dhe përshpejtimi i lëvizjes së zorrëve. Kjo fibër minimizon dhe ngadalëson qelizat kancerogjene në zorrën e trashë të cilat kanë fuqinë të rriten dhe zhvillohen shpejt. Ushqyesit Fiku i detit është i pasur me minerale dhe vitamina siç janë vitamina A, C, K, B6, riboflavina dhe kalciumi. Ushqim me pak kalori Fiku i detit ka një përmbajtje të lartë të amino acideve, mineraleve dhe vitaminave. Ai konsiderohet një ushqim me pak kalori e rrjedhimisht plot vlera për ata që duan të bien në peshë. Kokrrat e bimës me gjemba përmbajnë 17 amino acide, 8 prej të cilave janë thelbësore. Ato japin shumë energji dhe nuk shkaktojnë shumë lodhje. 100 gramë gjethe të freskëta të bimës së fikut të detit kanë vetëm 16 kalori. Ndihmon prostatën Përbërësit e fikut të detit kanë vlera në trajtimin e një sëmundje të njohur si benign prostatic hyperplasia (BPH). Ekstraktet e fikut të detit bllokojnë enzimat që janë përgjegjëse për uljen e niveleve të testosteronit. Mbrojnë neuronet Kërcenjtë, gjethet dhe frutat e fikut të detit përmbajnë një sërë substancash dhe antioksidantësh që janë të fuqishme për mbrojtjen e nervave. Rrjedhimisht ato mbrojnë qelizat e trurit nga dëmet e ndryshme./AgroWeb.org

Fiku i detit – 10 vlera me famë për shëndetin e njeriut Read More »

‘Mos me vra të lutem, jam një vëlla mbas gjashtë motrave’

Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te Qafa e të Vdekurve afër një humnere.

TREGIM NGA LEK GJOKAJ

Nik Vladi shikonte i trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të shtatëmbëdhjetat. Heshtja e varrit qëndronte pezull në atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej të dilte.
– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.
Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës. Poshtë humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.
Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të madhe.
– Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit.
Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u nis drejt të dënuarve.
– Ku po shkon o Nikë?
– T’iu heq prangat se me duar të lidhura do të vonojnë shumë të hapin varrin dhe është gjynah ti pushkatojmë ashtu.
– Jo, jo ktheu të thashë.

Ashtu të vuajnë minutat e fundit të jetës maskarenjtë e komunizmit…
– Eshtë gjynah o të vrafte zoti!
Ha ha ha! – qeshi me të madhe Agimi, – ku është zoti o Nik, apo ka ardhë andej nga fshati juaj? !… Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte prangat kur dëgjoi një krismë dhe një fishek i fluturoi afër tij. Ktheu kokën kur pa se shokët e tij ishin ulur në pozicion luftimi dhe i thirrën me forcë.
– Mos ia hiq prangat se do të vrasim dhe ty bashkë me ta se na ikin dhe ec të gjejmë vrimë ku të futemi.
Nika u step disi dhe nisi t’iu flasë me zë të lehte të treve të cilët e vështruan tërë dhembshuri në minutat e fundit të jetës me shpresë të kotë se ndoshta shpëtonin.
– Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur jeni provojeni fatin e fundit.
– Në rregull! – bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej togës së pushkatimit, – mos qëlloni se nuk po i zgjidh.
Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre.

Një mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri,
Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu bërtiti me forcë shokëve.
– Ejani shpejt, ejani shpejt.
Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.
– Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, – i foli vehtes, – por është tepër vonë sepse nuk ka më kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.
Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.- Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka ikur.
Iu afruan humnerës por ajo ishte shumë e thepisur sa të tërëve iu morën mendët.
– Nga na iku! – bërtiste tëri inat dhe ironi Agimi, – apo e mori zoti yt Nik Vladi!
– Mbylle gojen, maskara me kë tallesh ti!
– Me zotin tënd, por mos u mërzit një ditë do të të kem edhe ty në vend të tyre.
Nika i inatosur mbushi pushkën dhe i bërtiti me të madhe.
– Mos luaj o Agim Karadaku! Në djall do shkosh dhe ti!
– Mosss Nikë, më fal, mos më qëllo, të hëngsha m…,po bëja shaka, jemi shokë shkolle e pune.
Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur.
Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.
– Mos më vrit të lutem, jam djalë i vetëm pas nëntë motrave…
– Jo, jo nuk do të vras!
Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.
– Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në rregull!
– Po po! – foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej nga të ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymë drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte mundësi të hynte…
Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.
Si jeni !- i përshëndeti ai shqip.
– Mirë, – ja ktheu Gjoni.
– Gjon cfarë kemi ndonjë të re?
– Asgjë për tu shënuar. Po pret ndokënd apo do ulesh me ne.
– Jo askënd, po ulem.
– Çfarë do të pish.
– Një kafe.
– Çfarë kafje?
– Ekspres!
– Sigurisht, kjo është një kafe e fortë, kafe për ne shqiptarët që mijëra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapë gjallë jemi.
Hynë ngadalë mbrenda kafes e u ulën.
Si vështruan njeri-tjetrin në sy një habi u qëndronte të dyve pezull.
– Ke kohë në Florida? – theu heshtjen Marku.
– Nja dy vjet.
– Si ka mundësi që nuk të kam parë? Këtu e pin kafen?
– Rrallë shumë rrallë sepse këtu vijnë ca shqiptarë nga ato që duan të zgjidhin hallin e politikës shqiptare pas rrëzimit të diktaturës komuniste ku një pjesë e baballarëve të tyre i kanë lyer duart me gjak.
– Pse ti nuk i do shqiptaret?
– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unë shqiptar? A nuk duhet ta dua vetëvehten por koha që shkoi na ka
lënë shumë probleme .
– E di ishte kohë e tmerrshme, komunizmi që e përgjaku Shqipërinë e ndërroi shumë edhe shqiptarin.
– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikës dhe e pyeti me një frymë.
– Mark.
– Ta gëzosh.
– Faleminderit.
– Mark kush?
– Mark Gega. Po ty sikur të kam parë diku.
– Ndoshta.
– Ç’farë ke punuar në Shqipëri?
– Vrasës!
– Ç’farë?
– Pushkatar. Vrisja njerëz me gjyq e pa gjyq.
Mooosss! – bërtiti Marku me të madhe ti je ai që më ke shpëtuar jetën kur më pushkatuan dajën dhe axhën
tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanë thanë se mali me malin nuk takohen ndërsa njeriu me njeriun po…
Kur nata e zezë pus mbuloi tërë bjeshkën Marku duke u dridhur nga të ftohtit doli nga kaçubja dhe u nis drejt lumit. Si piu ujë mirë e mirë hyri në të dhe kaloi në anën tjetër.

U ngjit ngadalë në majë të malit dhe sa kaloi Lakun e Kroit shikoi një dritë të lodhur që vinte nga kulla që i kishte thënë polici.

Duke ecur tërë frikë u nis drejt kullës.
– Si t’ia them! – nisi të belbëzojë me vehte, – më dërgoi
Zefi i dajës dhe…
Pa e ditur kishte arritur para derës shekullore të kullës ku një kryq i gdhendur sikur ia treti frikën. Iu afrua afër dhe trokiti në derë.
– A doni miq o burra.
– Mirësevjen dhe mirë se të pruni zoti!
Një plak i Bushpepajve me krenarinë e bjeshkëve hapi ngadalë derën me një kandil të vogël të ndezur në dorë.
– Eja ore bir mbrenda se qenke bërë si lugat.
– A keni besë se…
– Bushpepajt s’kanë pre askënd në besë tash sa shekuj e jo të presin një fëmi.
– Faleminderit në besën tuaj dhe të zotit.
U ul në krye të oxhakut në një post deleje. Ngrohtësia e shtëpisë e bëri ta merrte vehten. Si i bënë një kafe, i sollën për të larë duart dhe e ulën në sofër për të ngrënë.
– Ç’e mirë të solli në këtë natë në mes të bjeshkëve e të ujqve.
– Më ka dërguar një njeriu juaj, më tha t’iu them se ishte djali i dajës Zef dhe të më dërgoni sa më shpejt në Lurë.
Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkën dhe bashkë me djalin e tij dhe Markun u nisën nëpër natë për në Lurë…
– Po në Lurë ku shkove? – e ndërpreu Markun Nika.
– Nuk e di emrin, mbiemrin më duket e kishte Vladi, por… Si kaluan Kurbneshin dhe u nisën luginës së Krejës për në Lurë një kokrrizë bore ia nisi të binte. I ftohti mundohej të na lodhte por malësorët gjithmonë e kishin trembur të ftohtin dhe armikun. Pak pa dalë drita arritëm në një fshat të Lurës.
– O i zoti i shtëpisë, – bërtiti plaku i Bushpepajve, – a doni miq.
– Eja dhe mirë se ju pruni zoti në këtë natë me borë që edhe vetë nata lodhet dhe kërkon ndonjë shpellë të rrije disi ma ngrohtë.
Si hynë mbrenda i zoti i shtëpisë iu lëshoi kutinë e duhanit. Pa vonaur shumë erdhi një grua e vogël por me një fytyrë të rreshkur dhe na solli katër kafe.
– Ç’farë e mire të solli kaq herët or mik? Na e kena ndarë ditën për dasmën e vajzes, a mos jeni penduar?
– Jo ore i pari i Vladit, tjetër hall më ka sjellë sonte ndaj kam marrë edhe dhandrin tand me vehte. Unë e di Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni gjithmonë thotë je në rregull.
– Po more, vazhdo, si e keni hallin.
Plaku i Bushpepajve nisi të flasë ngadalë dhe i tregoi fill e për pe historinë e këtij fatkeqi.
Si hëngrën mëngjesin lanë Markun aty dhe u nisën nga kishin ardhur…
– Mark! – ia ndërpreu kujtimet Nika, – gëzohem që je gjallë, ajo ish një ëndërr e keqe që na lodhi shumë.
– Ajo ishte jeta ime që falë teje dhe besës së shqiptarit që sot nuk jam në gropë si daja dhe axha por kam familje dhe fisi i Gegajve ka pesë djem.
– I paç me jetë.
– Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë për plakun e Vladit e as për një djalë nga Kacorri i cili për të më shpëtuar mua, u arratisëm bashkë.
– Edhe plaku i Vladit ka shumë vite që ka vdekur…
– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?
– Sepse ishte babai im!
Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se
ç’farë po ndodhte.
– Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri, të papritura, vdekje trishtim.
– E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove tek gjaku yt për të më shpëtuar. Por jeta është jetë që duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.
Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori e dhimbje jete.

Lek Gjoka
Marre nga libri me tregime
“Përroi i Djallit”
Tiranë 2013

‘Mos me vra të lutem, jam një vëlla mbas gjashtë motrave’ Read More »

Shpëtimtarja e botës ose Shën-Tereza shqiptare

Sikur t’a dinin e gjithë bota mbarë dhimbjen të cilën po e kalonim , të gjithë do të na vinin në ndihmë . Por ndodhi e kundërta . Ata kurrë nuk na erdhën në ndihmë dhe të gjithë ishin gjakëftohtë ! Kurse shqiptarët dëshironin që t’a bëjnë të njohur atdheun e tyre në gjithë botën , por nuk ishin kurrë aty .
Vetëm shqiptarët kanë qenë ata të cilët ishin humanistët më të mëdhenj . Ajo ishte edhe Shën-Tereza .Më fal oj nëna e të gjithë të varfërve të botës , që nuk e kam kushtuar një shkrim për ty , për vlerat e lirisë dhe për zemrën e madhe që e kishe edhe pse ishe shtat-shkurtër ! Nuk të bën të mirë trupi apo pamja fizike , ka të bëj vetëm me veprat e mira që ke lënë në botë .
Vetëm 7 personalitete jo-amerikane iu është dhënë çmimi Qytetarë Nderi gjatë gjithë historisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës , në mesin e këtyre personaliteteve është edhe shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza . Krenari dhe vetëm krenari është emri i kësaj qenieje njerëzore .
Evropë , mjaft më mbylle sytë , Shqiptarët janë krenaria jote dhe do të jenë gjithmonë të tillë . Shpirti i tyre ka punuar për Shqipërinë , por edhe për njerëzit e tu ! Si ka mundësi që nuk krenohesh me këtë ? Edhe na ke ndarë , por edhe nuk je krenar për veprat e mira të shqiptarëve . Mbetesh vetëm një plakë pa ndjenja , por pikërisht për Nënën Terezë duhet të jesh krenar edhe për gjithë shqiptarët .
Ne shqiptarët jemi një laps i vogël i dërguar nga zoti dhe dërgojmë një mesazh paqeje për të gjithë . Kështu thoshte edhe Nëna Terezë . Ata të varfër nuk kishin fuqi për të mbijetuar , ishin pothuajse të vdekur , pa ndonjë gjë për të ngrënë dhe për të mos thënë pa as më të voglën shpresë për të jetuar . Një ditë jeta e tyre ndryshoi , erdhi një shqiptare e ndershme nga Shkupi në misionin për t’u bërë shpëtimtarja e atyre fëmijëve .
Nëse duhet të flitet diçka për Nënën Terezë , ajo duhet të flitet në gjuhën shqipe . Ajo është shqiptare , me nënshtetësi indiane , një murgesh katolike , e cila i përket gjithë botës , por në zemër i përket Krishtit . Një shpëtimtare e botës !Në vitin 2003 , Nëna jonë u bë “e lumnuar” dhe kjo ishte njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar . Pas 12 vjetësh , erdhi edhe momenti që të bëhet shenjtërimi i kësaj murgeshe , e cila ishte gjithmonë në shërbim të botës . 4 shtatori do të ishte ajo ditë , kur shqiptarët do të ishin gjithmonë të bashkuar dhe bota do t’i shihte njëherë e mirë vlerat tona kombëtare . Kjo të bën krenar sepse bota të sheh me një sy më miqësor ! Ata që nuk kan ditur se çfarë është fjala “Shqiptar” e dijnë fal Nëna Terezës .
“Biri im , të lutem shpëtoji shqiptarët e mi .” – ishin fjalët që Nëna Terezë i’a tha nëpërmjet telefonit Presidentit Amerikan Bill Clinton dhe fal Nënë Terezës , ai ka përmbushur një detyrë ndaj saj dhe vlerave të lirisë . Veprat e saj për botën , e bënë këtë grua shtat-shkurtër femrën , që do të fitonte çmimin Nobel për paqe ! Duhet të kërkojmë patjetër që eshtrat e saj të prehen të qeta në vendlindjen e saj , në Shkup .
Kur je me Nënën Terezë , e gjithë ajo që duhet të bësh është vetëm t’a dëgjosh ! Thëniet e saj janë perlat e gjithë botës . Veprat e saj për botën , janë fytyrat e gjithë shqiptarëve anembanë botës . Ai ose ajo që e përdhos ose e shan këtë nënë shqiptare , nuk e meriton as respektin e një fëmije . Kjo femër shhqiptare është frymëzimi i çdo shqiptari , krenaria e gjithë botës . Prandaj edhe Evropa duhet t’i hap sytë .
Njëra ndër thëniet më të mira të saj është kjo – “Nëse luksi na rrethon , ne humbasim shpirtin . Ne do të jemi të aftë të duam të varfërit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër .” – Nëna Terezë /ikvi.at/

Shpëtimtarja e botës ose Shën-Tereza shqiptare Read More »

“Socialistët vjedhin dhe s’bëjnë asnjë punë, ndërsa demokratët miliarderë…”

I larguar tashmë nga politika aktive, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu herë pas herë bën komente për politikën në Shqipëri. Spahiu, i cili prej disa kohësh jeton larg kufijve, shkruan se, ka një dallim mes socialistëve dhe demokratëve.

Sipas tij socialistët janë më të dëmshëm pasi përveçse vjedhin nuk bëjnë punë publike, ndërsa demokratët u pasuruan gjatë qëndrimit në pushtet, por kanë bërë disa rrugë.

“Këta vjedhin dhe s’bëjnë asnjë punë. Të paktën demokratët u bënë miliarder por shtruan 3-4 rrugë”, shkruan ish-kreu i AK i cili iku nga Shqipëria i qejfmbetur me Bashën që e la jashtë listave të 25 qershorit.

“Socialistët vjedhin dhe s’bëjnë asnjë punë, ndërsa demokratët miliarderë…” Read More »

Pas 73 vitesh ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri !

Pas shumë vitesh është ringritur në Çamëri flamuri shqiptar. Në një vend ku shqiptarëve u mohohen dhe u dhunohen të gjitha të drejtat e tjera elementare të njeriut, në një kohë kur ende nuk mund të hasesh asnjë tabelë rrugore në gjuhën shqipe, shikon flamurin shqiptar që valëvitet gjithë krenari.

Ai është ngritur në një fshat të quajtur “Arta” pa shkuar në Janinë, ndërsa poshtë tij janë germat greke të një restoranti.

Nuk dihet se si është vendosur flamuri shqiptar aty, por të bëhet zemra mal teksa shikon në tokën shqiptare pas kaq shumë vitesh ngjyrat kuqezi. JOQ

Image

Pas 73 vitesh ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri ! Read More »

Shqiptarët, kaq të ndryshëm nga grekët dhe sllavët

Njohuritë e tij për Arbërinë janë mahnitëse: përtej një përshkrimi të thjeshtë, ato paraqesin një familjarizim me botën arbërore, gjuhën e tyre dhe individualitetin etnik që i shquante nga popujt përreth

Arbëria e vogël, por me ngjarjet e gjëmishme kishte tërhequr interesimin e mileut evropian të shekullit të pesëmbëdhjetë. Një prej tyre ishte edhe vetë Papa Piu II (1405-1464), një mendje humaniste si pak të tjerë në kohën e tij. Ai kishte njohuri jo të vogla edhe për brigjet kundruall Italisë, atje ku po luhej drama që përcaktonte fatet e Evropës.

Njohuritë e tij për Arbërinë janë mahnitëse: përtej një përshkrimi të thjeshtë, ato paraqesin një familjarizim me botën arbërore, gjuhën e tyre dhe individualitetin etnik që i shquante nga popujt përreth.

Enea Silvio Piccolomini, i njohur ndryshe si Papa Piu II, ka lënë pas vetes një vepër të vëllimshme të përbërë prej 13 librash. Në mesin e tyre, ai ravijëzoi ndër të parat trajtesa për Evropën dhe Azinë.

Ai mbahet mend për thirrjet e tij për një kryqëzatë të përgjithshme kundër pushtuesve osmanë. Në nëntor të vitit 1463, Papa Piu II shestoi organizimin e një mësymje të përgjithshme antiosmane, duke llogaritur kryesisht në fuqitë e Skëndërbeut, prej të cilit priste se do t’i mblidhte 20 mijë burra në armë. Prej Durrësit, forcat kryqtare do të marshonin tutje nën udhëheqjen e Skëndërbeut.

Nga libri i tij që ka njohur dhjetëra ribotime e përkthime, portali Konica.al ka shkëputur për lexuesit e tij pjesën ku flitet për shqiptarët:

“Ajo çka tani quhet Shqipëri dikur ishte pjesë e Maqedonisë që shtrihej në perëndim. Siç kam shënuar, ishte vendi i Dyrrahiumit dhe Apolonisë – qytete me nam në lashtësi. Gjuha e këtij kombi është e pakuptueshme si për grekët ashtu edhe për ilirët (me këtë term anakronik në mesjetë quheshin sllavët – shën i red.). Besoj se raca e këtij populli dikur erdhi nga Shqipëria që fqinjëron me Kolhinë në Skithinë aziatike, meqë shkulme të fiseve barbare shpesh vërshonin provincat e Greqisë dhe Italisë. Në këtë tokë, Musa (Moisi Golemi – shën i red.) mbajti pushtetin. Edhe pse i lindur nga prindër të krishterë, ai nuk arriti t’i qëndronte besnik fesë katolike dhe rrëshqiti drejt çmendurisë së Muhamedit. Por ai i hodhi mënjanë ritet e Muhametit njësoj siç kishte braktisur Krishtin, për shkak se ai iu rikthye ligjit të stërgjyshërve të tij, edhe pse i përbuzte dy fetë dhe nuk i qëndroi besnik asnjërës, pëlqeu të vdiste si një i krishterë më shumë sesa një turk. Ai vdiq i sëmurë menjëherë pas rënies së Konstandinopojës. Gjergj Skënderbeu, një burrë me prejardhje të fisme, mori trashëgiminë e tij. Ai kaloi thuajse krejt jetën në armë, duke luftuar për emrin e Krishtit, mposhti dhe i dha dërmen shumë skuadroneve të mëdha turke. Ai disi e mbajti fenë besnike ndaj Bibles së krishterë, edhe pse sot thuhet se ajo është braktisur me të madhe për shkak të shumë sulmeve armiqësore. Mbreti Alfons dërgoi shpesh ushtarë në Shqipëri dhe pas marrjes së kontrollit të qytetit të Krujës, e mbrojti atë kundër turqve. Kur nipi i Skënderbeut kaloi në anën e turqve dhe sajoi një komplot kundër ungjit të tij, ai u kap prej tij, u kalua tek Alfonsi dhe u rras në burg. Papa Kaliksti, njësoj, dërgoi tek Skëndërbeu mjaft ndihma monetare. Vlora është një qytet shqiptar jo i madh, që shtrihet në një liman ku kalimi në Itali është i shkurtër. Bajaziti ishte i pari nga turqit që e zaptoi atë dhe kur shpërtheu rebelimi, u rimor nga Murati. Nuk e di cili rrezik kanos Italinë”./Njekomb

Shqiptarët, kaq të ndryshëm nga grekët dhe sllavët Read More »