Aurora

Lekë me shumicë dhe dhurata, sipas Merit kjo shenjë horoskopi do bëjë namin këtë javë

Astrologe Meri ka njoftuar se këtë javë në përgjithësi do ketë lajme të mira për të gjitha shenjat dhe sidomos fundjava duket e mrekullueshme si në anën profesionale ashtu edhe në lidhjet e dashurisë.

Mirëpo për një nga shenjat kjo duket periudhë e ndritshme, para, dhurata, festa, alegri dhe dashuri.

Bëhet fjalë për shenjën e Binjakëve për të cilët Meri shkruan se i presin ditë të bukura këtë javë.

“Ç’javë e mrekullueshme, ç’ditë të bukura ju presin nga e hëna në të diel. Harmoni në çdo aspekt, familja, shoqëria, shpirti i festës, alegri, të ardhura të qëndrueshme, dhurata pafund. Për të gjithë ju që tashmë keni mbyllur një histori dashurie, fati ju buëqesh ‘vesh më vesh’. Do të jenë të parezistueshëm në çdo vend që shkelni”, njofton Meri.

Lekë me shumicë dhe dhurata, sipas Merit kjo shenjë horoskopi do bëjë namin këtë javë Read More »

Deputeti i PS-së: Për pak ditë shqiptarët do të marrin vesh të vërtetën e babalepërgjimit, ku është zhdukur babalekryetari i partisë Babalokratike?

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka thënë se Lulzim Basha po keqpëdor të rinjtë e FRPD-së. Sipas tij e vëreteta e përgjimit të Babales do të dalë brenda pak ditësh dhe prandaj Basha është zhdukur.

Postimi i plotë i Taulant Ballës në Facebook:

“Ku është zhdukur babalekryetari e Partisë Babalokratike?

Pse i keqpërdori dje të rinjtë e FRPD Lulzim Basha pa ju treguar të vërtetën për Babalen dhe babalepërgjimin?

Sepse Lulzimi e di të vërtetën.

Edhe pak ditë dhe shqiptarët do të dëgjojnë të vërtetën babalepërgjimit”,– shkruan Balla.

Deputeti i PS-së: Për pak ditë shqiptarët do të marrin vesh të vërtetën e babalepërgjimit, ku është zhdukur babalekryetari i partisë Babalokratike? Read More »

Zbardhet shifra zyrtare, sa euro u pagua ekzekutori i Artan Cukut?

Mikel Shallari e ekzekutoi ish-komisar Artan Cukun për 20 mijë euro. Kjo është shifra e saktë e zbuluar nga dokumentat ligjorë në gjyqin ku ekzekutuesi, Shallari, u dënua me 10 vite burg.

Në këtë aktmarrëveshje është zbuluar dhe motivi i krimit. Ashtu siç është folur në media, viktima ka arrestuar Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Në kërkim për këtë krim të rëndë janë dy porositësit Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci.

Mikel Shallari u kthye në të penduarin e drejtësisë, duke treguar emrat e vrasësve të ish komisarit Artan Cuku, duke bërë një akt marrëveshje me prokurorinë.

Kjo e fundit është njohur nga Gjykata e Tiranës, dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Henrik Ligori kërkoi dënimin me 10 vite burg për të.

Zbardhet shifra zyrtare, sa euro u pagua ekzekutori i Artan Cukut? Read More »

Legjenda e Ures se Bratit !

LEGJENDA E URES

Keto vargje jane bazuar nga legjenda te trasheguara deri me sot por akoma nuk egzistonte ne vargje.
Jemi perpjekur qe ta bejme diçka te tille mbasi Ura e Bratit duhet t’a kete legjenden e saj ne vargjje.Shpresojme t’ja kemi arritur qellimit. 🙂

LEGJENDA E URES SE BRATIT

Ustallaret jane ne pune,
behet ura permbi lume.
Qe te rroje sa me shume,
duhet bere kurban nje burre.

As kafshe, as nuse , kurban
veç nje burre uren e mban.
Do ja leme fatit ne dore
kush me pare themel do shore.

Do ja leme ne dore fatit,
hijen e burrit te Bratit
Kur hija te prek themele,
kurban ure do te ngele.

Kush i pari do kaloje
kush i pari kureshtar,
kur hija te prek themelin ,
do te jete nen gure te pare.

Keshtu u muros nje burre
qe ura mos shembej kurre,
Mbi tre harqe u mbeshtet
Dhe ngeli aty per jete.

Atje te ura ne lume ,
Bashke me ujin qe ben zhurme
Si ne vere dhe ne furtune
“e mban mbi shpatull nje burre.

Bledar Muçaj

Legjenda e Ures se Bratit ! Read More »

ZBRITE NGA SHTIGJET E SERTA PER TE BERE TJETER JETE. SORKE E BUKUR FAQE PJESHKA. SI TURISTE NE BREGDET. Nga Nexhip Sera

SORKA. (Humoristike )

ZBRITE NGA SHTIGJET E SERTA
PER TE BERE TJETER JETE.
SORKE E BUKUR FAQE PJESHKA.
SI TURISTE NE BREGDET.

NGA TRAFIKU U TERBOVE.
SE NUK KE DURIM E PRET
GJURMET KORSIVE I MBOLLE
HERE BAJGAT ,HERE LESHT

KUR TE QORTOJNE TE THONE
SORKE MOJ PSE NUK DEGJON.

JO SI TE GORICE E DARDHA
KUR ME SHKON POSHTE E PERPJET
PO SHKO TEK VIZAT E BARDHA
SE KE ARDHUR NE QYTET.

AMAN MOJ SORKE AMAN
ME TURIST GJETE BELANE
FAJ SU KE AS FAJ S ‘TE KANE
SE NUK DUROJNE SHATANE.

NATES I NXORE TABAN
SA HERE DEGJON TALLAVANE
BLEGERIN E TUND DYNJANE
SIKUR TE FALIN MERANE..

Nexhip Sera

ZBRITE NGA SHTIGJET E SERTA PER TE BERE TJETER JETE. SORKE E BUKUR FAQE PJESHKA. SI TURISTE NE BREGDET. Nga Nexhip Sera Read More »

Legjenda e Ures se Bratit !

LEGJENDA E URES

Keto vargje jane bazuar nga legjenda te trasheguara deri me sot por akoma nuk egzistonte ne vargje.
Jemi perpjekur qe ta bejme diçka te tille mbasi Ura e Bratit duhet t’a kete legjenden e saj ne vargjje.Shpresojme t’ja kemi arritur qellimit. 🙂
LEGJENDA E URES SE BRATIT

Ustallaret jane ne pune,
behet ura permbi lume.
Qe te rroje sa me shume,
duhet bere kurban nje burre.

As kafshe, as nuse , kurban
veç nje burre uren e mban.
Do ja leme fatit ne dore
kush me pare themel do shore.

Do ja leme ne dore fatit,
hijen e burrit te Bratit
Kur hija te prek themele,
kurban ure do te ngele.

Kush i pari do kaloje
kush i pari kureshtar,
kur hija te prek themelin ,
do te jete nen gure te pare.

Keshtu u muros nje burre
qe ura mos shembej kurre,
Mbi tre harqe u mbeshtet
Dhe ngeli aty per jete.

Atje te ura ne lume ,
Bashke me ujin qe ben zhurme
Si ne vere dhe ne furtune
“e mban mbi shpatull nje burre.

Bledar Muçaj

Rezultate imazhesh për foto ura e bratit

Rezultate imazhesh për foto ura e bratitRezultate imazhesh për foto ura e bratit

Legjenda e Ures se Bratit ! Read More »

A nuk eshte i vdekur nje popull memec?? I vdekur, i pakallur si ky yni, por i tallur nga pushtetaret e tij! Nga Arben Abazaj

Memece dhe te cmendur!

( Ne 2017, 197 vetevrasje, qindra mije te gatshem per te ikur me llotarine amerikane, nderkohe qe jane shtuar frikshem ata qe flasin me vete rrugeve)

Me shume se pesembedhjete vite me pare nje burre jashtzakonisht i mencur me tregoi se kishte pare enderr me nje popull memec. Shpesh vras mendjen per ta kuptuar kete enderr dhe gjithmone mendja me shkon te nje popull i vdekur! A nuk eshte i vdekur nje popull memec?? I vdekur, i pakallur si ky yni, por i tallur nga pushtetaret e tij!
Por mund te jete edhe ndonje gje tjeter! Nje popull i cmendur! Teresisht i cmendur qe nuk flet dot gjuhen e arsyes, por perkundrazi, uleret me vepra bemat e cmendurise!
Nuk di cili nga shpjegimet mund te ishte i duhuri?!
Ka nje kontradikt ndermjet vdekjes dhe cmendurise. Ka edhe nje mundesi qe te zgjedh vete cili percaktim i shkon me teper ketij vendi!
Une kam zgjedhur i cmendur.Arben Abazaj

A nuk eshte i vdekur nje popull memec?? I vdekur, i pakallur si ky yni, por i tallur nga pushtetaret e tij! Nga Arben Abazaj Read More »

‘’Të hetohet audio-përgjimi, akt i pastër kriminal ku është përfshirë PD-ja’’, thirrja e Erjon Braçes në Komisionin e Ekonomisë

Ditën e sotme nën drejtimin e Erjon Braçes është mbledhur Komisioni i Ekonomisë, por deputetët e PD janë larguar nga kjo mbledhje.

Ata akuzojnë Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin si dy personat kryesorë që po pengojnë hapjen e negociatave. Por i ashpër ka qenë edhe reagimi i Braçes ku tha se audio-përgjimi i publikuar nga PD-ja duhet të hetohet.

“Të hetohet audio-përgjimi. Ai është një akt i pastër kriminal, ku është përfshirë PD. Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet”, tha Braçe.

Por më tej Erjon Braçe tha se ky është proces kriminal ku është e përshirë një opozitë që ka vrarë 4 veta në Bulevard më 21 janar.

“E përfshirë, një opozitë që vrau njerëzit në Bulevard. Kërkon të rikthehet në pushtet pa u tharë gjaku i 21 Janarit. Nuk është një audio-përgjim por një audio inskenim. Ky akt kriminal duhet hetuar dhe ndëshkuar ligjërisht. Kjo histori nuk do të mbyllet po u hetuar gjithçka. Inskenimi për një synim; për të marrë pushtetin me dhunë. Frontex në kufi për të ndaluar emigracionin e paligjshme”, tha mes të tjerash Braçe.

‘’Të hetohet audio-përgjimi, akt i pastër kriminal ku është përfshirë PD-ja’’, thirrja e Erjon Braçes në Komisionin e Ekonomisë Read More »