Policia e Vlorës ka shoqëruar tre të rinjtë që ngritën dronin gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama në Orikum, ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik.
Partia Demokratike ka siguruar foto dhe video nga shoqërimi i tre të rinjve të FRPD në polici. Në video shfaqet një efektiv policie që qëndron pranë të rinjve që kanë ngritur dronin.
Ai dëgjohet teksa bën një bisedë në telefon dhe me sa duket flet me shefin duke i raportuar. “O kapo, këtu direkt në krah të kësaj, janë nja 3-4 veta as 3-400 metra”, dëgjohet polici.
Më pas të rinjtë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ata janë lënë të lirë, bëri të ditur PD. Emrat e të shoqëruarve janë Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.
Ata ngritën një dron me një banderolë gjatë kohës që kryeministri Rama hapte sezonin turistik në Orikum, ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”./pafrike.al
Nga Orikumi i Vlorës, Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen e tij se aeroporti i këtij qyteti, puna për të cilin do të nisë shumë shpejt, do të hapet para fundit të vitit 2020, duke nisur konkurrencën edhe me aeroportin e vetëm funksional në Shqipëri, atë të Rinasit.
“Jemi duke diskutuar dhe negociuar kontratën për Aeroportin e Vlorës, që besoj se do të nisë nga puna së shpejti. Një investim i konsiderueshëm me një vlerë të konsiderueshme, por mbi të gjitha për tej vlerës financiare bëhet fjalë për një portë të re hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë. Një aeroport tërësisht konkurrues me aeroportin e Rinasit, që do të krijojë lehtësira të jashtëzakonshme për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që do të vijnë në këtë zonë. Kam bindjen se ne do të mund ta realizojmë aeroportin në një kohë më të shpejtë se parashikohet dhe uroj që të do të dali siç unë kam bindjen dhe praktikisht ne ta kemi të hapur aeroportin pak përpara përfundimit të vitit 2020”, tha Rama.
Aeroporti i Vlorës planifikohet të ndërtohet në zonën e Akernisë 20 kilometra larg qytetit të Vlorës, ndërsa mendohet të jetë 10 minuta larg autostradës Vlorë-Fier, në afërsi të ndërmarrjes së Kripës. Investimi do të bëhet 100% me paratë e firmës private, ku turqve ky projekt do t’i kushtojë 98 milion euro. Ata do të marrin menaxhimin ndërsa qeveria do t’i garantojë rrezikun e fluksit të fluturimeve. Forma e kontratës do të jetë sipas formulës partneritet publik – privat./javanews
Pasditen e sotme, Rama ishte i pranishëm në Orikum së bashku me disa prej ministrave të kabinetit ku foli për masat e marra për përballimin e sezonit.
Në postimin e shpërndarë në rrjetin e tij social në të cilin Rama shprehet se synon që Shqipërinë ta bëjë një destinacion kryesor të ofertës mesdhetare për tregjet ndërkombëtare të turizmit nuk kanë munguar dhe replikat me komentuesit.
Komentuesi:Sistemo rruget o njeri se jane bo si turpi botes. Nga hecen nga ajri apo nga toca.
Rama: Nuk jane bo kane qene dhe duhet te lanim borxhet njehere, se rruget nuk behen me komente ne fb, behen me para
Tre familje dhe interesat përreth tyre kontrollojnë pothuajse krejtësisht tregun televiziv të vendit. Frangaj, Hoxha dhe Dulaku kanë pesë licensat për transmetime dixhitale duke pasur njëkohësisht edhe tre televizionet më të mëdhenj në vend. Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.
Kjo është tabloja e zymtë e tregut mediatik në Shqipëri, mbi të cilën hedh dritë studimi investigativ, ”Monitorim i Pronësisë së Medias – Shqipëri” i kryer brenda 3 muajve të fundit nga Rrjetet Ballkanike të Raportimit Investigativ në Shqipëri (BIRN Shqipëri) dhe Reporterët pa Kufij. Rezultatet e studimit u publikuan sot,( 13.03.2018) në Tiranë. Studimi zbulon kush e zotëron dhe kontrollon tregun, cilat janë interesat e ekonomike dhe politike të pronarëve. Gjetjet e studimit tregojnë nivele jashtëzakonisht të larta përqendrimi të tregut mediatik shqiptar. Katër pronarët kryesorë në median televizive kapin gjysmën e publikut/audiencës totale, nga 48.93% në 58.60%.
Ky monopolizim u thellua keqaz me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Një nga aktet e para të socialistëve ishte amendamenti Balla, që kërkonte çfuqizimin e ligjit që i jepte të drejtë një pronari të vetëm dhe një familjeje të kontrollonin pronësinë e plotë të një televizioni. Kjo tentativë u godit fort edhe nga organizmat ndërkombëtarë edhe nga OSBE, si një shenjë e qartë e asfiksimit të mediave dhe vënien e tyre në interest ë klaneve politico financiare dhe jo në favor të publikut. Por shoqata e mediave audio vizive, duke pasur edhe mbeshtetjen politike të socialistëve e hodhi këtë çështje në gjyq dhe Kushtetuesja lejoi pronesinë e një pronari të vetëm mbi televizionet.
Kjo masë më pas i dha të drejtën trashigimtares së Dritan Hoxhës te zotëronte e vetme televizionin Top Channel dhe Aleksandër Frngajt të zhvishej nga pronësia fiktive që kish krijuar në Klan.
Si rrezultat i kësaj ne kemi sot televizionet më të mëdhenj të vendit jo vetëm prona të tre familjeve, por më keq akoma pjestarë të vetë familjeve drejtojnë edhe punën e përditshme editorial të këtyre mediave. As në Rusinë putiniane mungesa e lirisë nuk ka shkuar deri në këtë shkallë.
Kristina Voko, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN, Shqipëri, gjatë prezantimit të studimit në fjalë, tha se ky studim shpartallon mitin sipas të cilit ” pavarësisht mangësive, mediat shqiptare përfaqësojnë një shumëllojshmëri pikpamjesh. Një grusht familjesh arrijnë më shumë se gjysmën e publikut dhe marrin 90% të të ardhurave në tregun tonë mediatik “.
Ndërsa Olaf Steenfadt, Drejtor i studimit investigativ “Monitorim i Pronësisë së Medias-Shqipëri” e sheh me shqetësim atë që po ndodh sot në Shqipëri me median.m”Pas dekadash të tranzicionit dhe përpjekjeve të shumta nga aktivistë të shoqërisë civile brenda Shqipërisë si edhe të kontributeve të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, peizazhi i medias duket se rrëshqitet dhe po ikën larg nga rruga e pavarësisë, pluralizmit dhe qëndrueshmërisë “, theksoi ai në prezantimin e gjetjeve të studimit të përbashkët të BIRN dhe Gazetarëve pa Kufi.
Në hapjen e sezonit turistik në qytetin e Orikumit, Kryeministri Edi Rama ka thënë se ky qytet ka potenciale të mëdha për turizmin, ashtu edhe për agroturizmin.
“Reduktimi i taksës për turizmin nga 20 për qind në 6 për qind, si dhe heqja e TVSH për dhjetë vjet për hotelet e reja me 4-5 yje janë iniciativa të qarta për mbështetjen që qeveria jep për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori”, thotë kreu i Qeverisë.
Sa i takon zhvillimit të infrastrukturës, Rama ka folur rreth tunelit të Llogarasë dhe aeroportit të Vlorës.
“Tuneli është një domosdoshmëri strategjike për të përshpejtuar lidhjen me pjesën tjetër, ndërsa aeroporti i Vlorës do të jetë një portë e re hyrëse dhe dalëse për Shqipërinë, duke dhënë lehtësi për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që duan të vijnë këtu. Kam bindjen se do ta realizojmë më shpejt nga sa parashikohet dhe uroj që të dalë siç unë kam bindjen”, shtoi ai.
Ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera.
Një rast i tillë është përshembull përdorimi i gjetheve të dafinës. Jemi të sigurt se shumë prej jush nuk e dinë se aroma e veçantë dhe e dallueshme e gjetheve të dafinës ka një efekt tepër qetësues në trupin e njeriut. Gjethet e dafinës kanë qenë prej shekujsh pjesë e mjekësisë natyrore.
E vetitë e tyre të jashtëzakonshme mjekësore, si vetitë e forta anti-inflamatore dhe qetësuese janë të njohura dhe të përdorura gjerësisht edhe nga grekët e lashtë. Përveç kësaj, besohej se gjethet e dafinës mund të mbështesnin edhe trajtimin e epilepsisë.
Sot, shumë praktikues të mjekësisë natyrore i pranojnë përfitimet e mahnitshme shëndetësore të gjetheve të dafinës, të cilat përfshijnë uljen e hipertensionit, mbrojtjen nga pagjumësia dhe stresi, si dhe kontrollin e niveleve të kolesterolit në gjak.
Për të marrë përfitimet shëndetësore të gjetheve të dafinës mund t’i shtoni ato në ushqim ndërsa gatuani, ose mund t’i ndizni lehtë dhe me kujdes në një tas rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lini aromën të përhapet ngadalë nëpër shtëpi.
Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt, për të qetësuar mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.
Gjethet e dafinës janë gjithashtu një nga ilaçet më të fuqishëm kundër furrtares së zezë! Nëse insektet kanë pushtuar kuzhinën ose oborrin tuaj, përdorni gjethe dafine për t’i sprapsur.
Vështirë se mund të gjeni një zgjidhje më të mirë se gjethet e dafinës, për shkak se janë krejtësisht të sigurta për t’u përdorur edhe kur keni vërdallë fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake.Aroma e tyre e fuqishme funksionon mrekulli kur bëhet fjalë për të larguar furrtaret e zeza apo insekte të ngjashme.
Nga Orikumi në çelje të sezonit turistik, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen, pasi është një periudhë shumë e ngjeshur. Ai theksoi 5 pika që synojnë më shumë rend dhe siguri për qytetarët shqiptarë dhe turistët që do të zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.
Shtimi i forcave të policisë, menaxhimi i trafikut rrugor, kontrolli i rreptë i motorëve të ujit, masat kundër zhurmave dhe përdorimit pa orar të muzikës, por edhe lehtësimi i hyrje-daljeve në kufi janë disa nga masat që do të jenë në vëmendjen e policisë.
Kemi programuar shtesë të numrit të policisë, stacione të reja, përforcimin e shërbimeve policore, FNSH në vijën bregdetare me ngarkesë, shtim të sporteleve në të gjitha pikat e kalimit, përfshirë edhe lehtësimin e procedurave për njerëzit dhe rritjen e personave pa uniformë për të qenë më pranë pushuesve.
5 MASAT E MINISTRISE SE BRENDSHME
Forcimin e rendit dhe sigurisë
Menaxhim të trafikut rrugor në zonat me ngarkesë
Kontroll të fortë ndaj përdorimit të mjeteve ujore
Masa të forta për zhurmat dhe përdorimin pa orar të muzikës
Vëmendje e shtuar për menaxhimin e kufirit dhe lehtësimin e kalimit
Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme per gjithe ata qe jetojne ne SHBA dhe nga dje, ne menyre zyrtare eshte njoftuar se pjese e listes se gjuheve ne programin mesimor eshte tashme edhe gjuha shqipe.
Mediat e huaja raportojne se janë 60,000 banorë shqiptare që jetojnë në Nju Jorku, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të bere ne vitin 2015.
Më shumë se gjysma banojnë në New York City, ne lagjet Bronx, Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.
PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht.
Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar per vendosjen e programit të ri.