Aurora

Vjen risia më e çmendur e Facebook, ky opsion fantastik ka për t’i lumturuar të gjithë

Përdoruesit e “Facebook” tashmë mund të ndajnë videot e tyre duke interpretuar këngët e preferuara në “play-black”, njoftoi rrjeti social duke publikuar dje shumë opsione muzikore dhe duke premtuar se do të krijonte mënyra të reja për njerëzit që të ndërvepronin dhe që të shpreheshin nëpërmjet muzikës.

Opsioni i ri i quajtur “Lip Sync Live”, mundëson që të zgjedhësh një këngë dhe të publikosh një video, raporton ata.

Në këtë mënyrë miqtë tuaj mund t’ju shohin duke kënduar dhe kërcyer me këngën në sfond.

Me “Lip Sync Live”, që kërkon të konkurrojë rrjetin social kinez të ngjashëm “Musical.ly”, emri i artistit dhe këngës shfaqen dukshëm dhe një lidhje që të dërgon menjëherë tek faqja “Facebook” e artistit.

Një tjetër opsion i publikuar dje të jep mundësinë që të bashkosh një këngë me një video apo foto të publikuara në “Facebook”.

Këto opsione do të jenë të mundshme fillimisht në disa zona gjeografike dhe më pas në të gjithë botën.

Vjen risia më e çmendur e Facebook, ky opsion fantastik ka për t’i lumturuar të gjithë Read More »

Dy qytete të Shqipërisë tronditen nga tërmeti

Ditën e sotme në Shqipëri janë regjistruar dy lëkundje tërmeti. Ato janë ndjerë në Roskovec dhe në Vlorë. Sipas IGJEUM thuhet se në Roskovec tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 ballë, ndërsa në Vlorë 3.1 ballë.

Data: 06/06/2018

Ora: 10:29:33

M=3.1

Place: Beshisht, 12 Km V-L Vlore

40.57° N, 19.55° E

Thellësia: 26 KM

Termeti ne Roskovec

Data: 06/06/2018

Ora: 02:22:23

M=2.6

Place: 2 Km Jug Rroskovec

40.68° N, 19.71° E

Thellësia: 8 KM

Dy qytete të Shqipërisë tronditen nga tërmeti Read More »

Koncerti i Rita Ores dhe Ermal Metes ishin frymemarrje ndryshe pozitive per Shqiperine tone te drobitur nga lajmet e vdekjes, korrupsionit, ligesise, injorances dhe dashakeqsis

Koncerti i Rita Ores dhe Ermal Metes ishin frymemarrje ndryshe pozitive per Shqiperine tone te drobitur nga lajmet e vdekjes, korrupsionit, ligesise, injorances dhe dashakeqsis. Ishin 2 mbremje ku te rinje, te reja, mosha e dyte dhe e trete, mbas kaq vitesh ripane edhe artin “italian” edhe ate “anglezo-amerikan”, te shfaqeshin ne skenat tona (kujtoj Albano e Romina e me pas La Bush, ne vitet e errta post-totalitariste – demokraci nuk mumd ta quaj). Ermali, si dhe Rita, kane veç gjakun shqipetar por ato, tek e fundit, si detyrohen asgje shqiperise, edhe pse vet do te me kish pelqyer qe te kishin kenduar gratis, dhe parat t’i jepnin per bamiresi (po une jam askushi ndaj ky mbetet thjeshte mendimi im). Sa per sponsorizimet bashkiako – privat, ne luften per pushtet cdo mjet vlen. Lali Eri perdori me strategji Artistet, nuk eshte i vetmi, kemi Kanadan, Ameriken (ju kujtohet fushata Obama?!), Gjermania Hitleriane me Wagner, etj., per te perfshire masat ne qellimin aparent shplodhes per to, impakt dashamiresie dhe vlersimi indirekt pozitiv per Bashkine alias Lali Eri. Cfare do me kish pelqyer mua, me qe strategjia e nje shplodhje per popullaten duhej dhe kjo ska dyshim, sikur per cdo cift dhe familje me te mitur, te ish vene nje bilete simbolike 500 leke (te reja), ku fondet e mbledhura te shkonin per shtresat me ne nevoj, mendoj qe çdokush do kish kontribuuar me shume dhembshuri, respekt dhe humanizem. Ne fund, edhe pse manipulim i masave me ane te Artit, po masa nepermjet Artit do kish shprehur vullnetin koshient te manipulimit te tij, duke ofruar ai, ne solidarizim, mbeshtetjen per kush eshte ne hall e veshtiresi. Kjo nuk ndryshon faktin qe ato dy koncerte ishin nje dritare relaksi, mbas kaq shume ngarkese negative qe mbartim si popullat.
Sa per veshjen e Rites, ajo eshte nderkombetare, sberi asgje me shume se si shoqet e saj ne evente te tilla “dhà spektakel, pertej moralisteve – pa moral”.Enida N. Bozhegu

Koncerti i Rita Ores dhe Ermal Metes ishin frymemarrje ndryshe pozitive per Shqiperine tone te drobitur nga lajmet e vdekjes, korrupsionit, ligesise, injorances dhe dashakeqsis Read More »

“E kam nga Vlora, por ka nevojë për psikolog”. Rama ‘konfliktohet’ me Shehajn

Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘’Opinion’’ në TV Klan. Në panelin e emisionit ishte i ftuar edhe deputeti i PD-së për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj. Ky i fundit i tha Ramës se zgjidhja për varfërinë nuk është bamirësia, por ndërhyrja e shtetit.

Agron Shehaj: Për sa na takon ne, bamirësia nuk është aktiviteti im, unë merrem me politikë. Problemi është se këto raste janë vetëm maja e ajsbergut. Dhe janë shumë, dhe ne kemi një betejë kundër heqjes nga ndihma ekonomike.

Edi Rama: Tani të mos fillojmë këtë pjesë, se e kam edhe nga Vlora këtë. Mos ta fillojmë këtë tani këtu të lutem.

Agron Shehaj: Por çështja është se ne duhet të mendojmë se cili është thelbi i muhabetit, nga vjen varfëria. Çfarë kam parë unë në politikë në këto 9 muaj, ne nuk flasim kurrë për thelbin.

Edi Rama: Për këtë hall 9-mujor që ka deputeti, ja ku e ka psikologen. Jo, për hallin e thelbit.

Fevziu: Ju lutem mos e ktheni kështu debatin.

Psikologia Denada Toçe: Psikologia nuk merret me adultë, por me fëmijë.

“E kam nga Vlora, por ka nevojë për psikolog”. Rama ‘konfliktohet’ me Shehajn Read More »

“Boll na mashtruat! U keni dhënë statusin oficerëve që hanin pilaf e pula”, minatorët shpërthejnë në zemërim poshtë zyrës së Ramës

Paraditen e sotme kanë dale në protestë minatorët përpara Kryeministrisë. Kjo protestë po zhvillohet për të kërkuar statusin e minatorit.

Ndonëse policia e Tiranës iu ka refuzuar kërkesën për tubim para Kryeministrisë, minatorët kanë vijuar aksionin e tyre. Ata kërkojnë të drejtën për statusin e minatorit, ndërsa shtojnë se etapat e diskutimeve kanë kaluar.

“Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën.

Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit.

Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohën sa më të shkurtër.

Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Taf Koleci.

“Boll na mashtruat! U keni dhënë statusin oficerëve që hanin pilaf e pula”, minatorët shpërthejnë në zemërim poshtë zyrës së Ramës Read More »

Denoncimi i fortë: Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë

Një denoncim të fortë live në emisionin “360 Gradë” u bë nga analisti i njohur Ilir Demalia.

Ai akuzoi hapur deputetin e PS, Fidel Yllin, si dhe atë të PSD-së, Tom Doshi se e kanë kërcënuarme jetë, duke i vënë pistoletën në kokë.

“Më ka kërcënuar Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë.

Departamenti i Shtetit, e ka në listën e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, nuk e lejojnë të hyjë në Amerikë.

Filluan kërcënimet, Ilir Demalia mos fol më për Tom Doshin se do të heqim qafe.

Nuk më kërcënojnë dot, unë nesër vij prapë në Tiranë. Unë nuk trembe as nga Tom Doshi dhe as nga kushdo qoftë, unë do them fjalën e lirë.

Mbylle gojën dhe kërko të falur, më thotë një nga njerëzit e Doshit, e kuptoni çfarë njerëzish në Parlament”,- është shprehur Demalia.

Denoncimi i fortë: Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë Read More »

Ultimatumi: Të zbardhen sa më shpejt spiunët e ish-Sigurimit

Ditën e enjte do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare, ndërsa është bërë publik edhe rendi ditës. Midis atyre që do të diskutohen, bën pjesë edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për vitin 2017 si edhe miratimi i projektrezolutës për këtë institucion.

Në projektrezolutë janë pasqyruar të gjitha detyrat që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë AIDSSH, ku ndër të tjera i kërkon të përfundojë procedurat për kalimin në administrim të Autoritetit e dokumentacionit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Kuvendi i Shqipërisë për gjatë vitit 2018 kërkon nga AIDSSH: përfundimin e procedurave për kalimin në administrim të Autoritetit të të gjithë dokumentacionit arkivor të ish-Sigurimit të Shtetit nga arkivat e autoriteteve publike që i kanë në administrim aktualisht; Përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikim nga Autoriteti sipas standardeve dhe eksperiencave më të mira të institucioneve homologe në ish-kampin socialist të Evropës Lindore me qëllim trajtimin me transparencë, objektivitet dhe profesionalizëm të kërkesave të qytetarëve”, thuhet në projektrezolutë.

Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit nga ana e Autoritetit të Dosjeve me institucionet, autoritetet publike, donatorët dhe organizatat homologe.

“Kuvendi kërkon përmirësimin e procedurave të ndjekura për verifikimin e subjekteve, për ta bërë procesin lehtësisht të kuptueshëm për palët e interesuara dhe plotësisht të realizueshëm për institucionin; të krijojë bazën e të dhënave me emrat e subjekteve të verifikuara, informacionet për strukturat operative ose bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit; të identifikojë dhe analizojë dokumentet që mund të deklasifikohen, me qëllim bërjen publike për individët dhe studiuesit vendas dhe të huaj”, thuhet po ashtu në projektrezolutë./Pamfleti

Ultimatumi: Të zbardhen sa më shpejt spiunët e ish-Sigurimit Read More »

15% më shumë turistë të huaj se viti 2017

Turizmi po pëson një zhvillim të shpejt dhe me këtë ritëm pritet që Shqipërinë ta vizitojnë rreth 10 milion turistë të huaj në vit, brenda pesë viteve të ardhshme.

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij gjatë hapjes së zezonit turistik në qytetin e Vlorës, u shpreh se synohet që Shqipëria të kthehet në një destinacion kryesor të ofertës mesdhetare për tregjeve ndërkombëtare të turizmit.

Një nga instrumentet që qeveria ka vendosur për të realizuar këtë qëllim është reduktimi i taksës së turizmit nga 20% në 6%, si dhe heqja e TVSH për dhjetë vjet për hotelet e reja me 4-5 yje.

“Vetëm pak muaj më parë, “The Guardian” e renditi vendin mes 20 vendeve ku mund të zhvillohet turizmi. Rritja e pranisë së vendit në faqet e gazetave, revistave, mediave online në botë që kanë folur për turizmin është një rritje e ndjeshme, por jo befasuese. Të paktën jo për ne, pasi jemi shumë të qartë për çfarë kemi synuar në këtë proces transformimi, ku instrument kryesor ka qenë programi i Rilindjes Urbane”, tha Rama.

“E kemi të qartë se ku duam të arrijmë dhe duke pasur parasysh se vjet arritëm 5 milion turist të huaj dhe sivjet presim të paktën minimalisht 15% më shumë se vjet, atëherë në harkun e pesë viteve është plotësisht i mundur objektivi i 10 milionë turistëve të huaj”, tha Rama.

“Nuk e zgjodhëm kot Vlorën për të bërë këtë paraqitje, pasi Vlora është një nga polet kryesore të turizmit dhe është emblema turistike që ka prekur të gjitha zonat turistike në vend e që po përparon vit pas viti. E dimë, që Vlora është ende një kantier, pra është në një proces transformimi të vazhdueshëm. Mjafton të shohësh investimin te “Bulevardi qendror që të çon drejt skelës, për ti dhënë qytetit një fuqi të re tërheqëse, me shumë gjelbërim e atraksion”, përfundoi Kryeministri./e.caushi/ATSH

15% më shumë turistë të huaj se viti 2017 Read More »