Aurora

Dita Botërore e Mjedisit 2018 – Iniciativat në Shqipëri kundër ndotjes nga plastika

Në botë, rreth tetë milion ton mbeturina plastike përfundojnë në oqeane çdo vit.

Në 2017, njerëzit në mbarë botën blinin një milion shishe plastike për minutë, 91% e të cilave nuk riciklohen dhe shkaktojnë ndotje të sistemeve natyrore duke kërcënuar peshqit, zogjtë dhe kafshët detare, dhe më pas hyjnë në zinxhirin ushqimor me efekte ende të paqarta në shëndetin tonë.

Statistika të tilla tregojnë vetëm majën e ajsbergut të çështjes së mbetjeve

Një nismë tjetër botërore për të goditur ndotjen nga plastika është Dita Botërore e Mjedisit e OKB-së, e cila po zhvillohet sot për herë të 44-të.

Dita Botërore e Mjedisit është data më e rëndësishme e OKB-së për të inkurajuar ndërgjegjësimin dhe veprimin global për mbrojtjen e mjedisit tonë.

Duke filluar që në vitin 1974, ajo është përhapur duke u shndërruar ne një platformë mbarëbotërore për informim publik që kremtohet në mbi 100 vende.

Tema për vitin 2018, “Beat Plastic Pollution”, është një thirrje për veprim për secilin prej nesh për të luftuar një nga sfidat më të mëdha të mjedisit të kohës sonë, ndotjen nga plastika.

AgroWeb.org i ka kushtuar një artikull kësaj teme, duke ofruar këshilla se si mund të bëjmë ndryshime në jetën tonë të përditshme për të zvogëluar ndikimin e ndotjes plastike në mjedisin dhe në shëndetin tonë.

Sot duam të shqyrtojmë se çfarë iniciativa po ndërmerr Shqipëria për të trajtuar problemin e ndotjes plastike, mjaft të dukshëm në vend.
Shqipëria ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike
Ky është padyshim një lajm i mirë: Nga korriku i këtij viti, çdo biznes shqiptar që prodhon, importon ose shet qese plastike do të dënohet.

Vendimi i Këshillit të Ministrave u prezantua nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë takimit me grupet e interesit, prodhuesit dhe importuesit e qeseve plastike.

Pas miratimit të këtij vendimi, çdo biznes që tregton qese plastike të lehta polietileni (nën 35 mikronë) do të gjobitet nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë.

Këto masa kryesisht i drejtohen importuesve të mëdhenj, por ligji nuk përjashton tregtarët më të vegjël si supermarketet dhe dyqanet.

Ministri Klosi theksoi se marrja e kësaj mase drastike u diktua nga situata katastrofike në mjedisin shqiptar si rezultat i përdorimit të qeseve plastike, të cilat jo vetëm që ndikojnë në habitatin natyror dhe në shëndetin tonë, por gjithashtu e vënë në rrezik turizmin në rritje të Shqipërisë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se, pas ndalimit të importit të çantave plastike nën 35 mikronë, gjithashtu duhet të priten vendime të mëtejshme lidhur me makinat e prishura dhe vendet e grumbullimit të mbeturinave, si pjesë e 15 iniciativave mjedisore
Pastrimi i plazhit në Durrës
Më 30 qershor 2018 do të organizohet një aksion për  pastrimin e plazhit në Durrës.

Iniciativa është organizuar nga ndërkombëtarët që jetojnë në Shqipëri dhe fillon në Durrës Hostel në orën 9, me mundësi transporti nga Tirana.

Natyrisht, kjo nuk është shumë dhe vetëm fillimi. Tani i takon secilit prej nesh, shoqërisë civile, grupeve të komunitetit, shkollave, universiteteve dhe bizneseve për të vazhduar luftën dhe të frymëzojnë të tjerët për të vepruar.

Sepse çdo veprim i vetëm – pa marrë parasysh se sa i vogël – llogaritet, dhe Dita Botërore e Mjedisit është Dita e Njerëzimit, në fund të fundit./AgroWeb.org

Dita Botërore e Mjedisit 2018 – Iniciativat në Shqipëri kundër ndotjes nga plastika Read More »

Turizmi, Klosi: Ekonomi që prodhon mirëqenie dhe para

Frekuentimi i vizitorëve të huaj drejt vendit tonë, sa vjen dhe shtohet, ku turistët e huaj tregojnë kureshtje për të parë plazhet e Shqipërisë dhe të ndiejnë natyrën dhe mjedisin e pastër që të ofrojnë zona të caktuara turistike.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi në hapjen e sezonit turistik në qytetin e Vlorës, theksoi se numri i turistëve nga viti në vit është edhe më i lartë, duke zbuluar disa nga vendet qe vijnë charterat me turistë të huaj.

“Janë vetëm ditë e para të qershorit por realisht ka shumë pak dallim nga gushti i pak viteve më parë e them këtë pas numri i turistëve që shikoj në rrugët qytetin e Vlorës dhe gjithë zonës bregdetare. Përditë në aeroportin e Rinasit kanë filluar të ndalojnë charterat e parë nga Tel Aviv, Kopenhagen, vendet Nordike dhe nga vendet e Europës Juglindore po ashtu.

Nga veriu në jug, Velipoja, Shëngjini, Vlora e gjithë vija e bregdetit deri në Ksamil, tashmë janë plot e përplot me turistë të huaj dhe vendas.

Rritja e turistëve të huaj për çdo muaj është pothuajse me disa % më shumë se disa muaj më parë krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar e thënë me fjalë të tjera turizmi për ne po shndërrohet në një ekonomi, ashtu sic e kemi thënë që në maj, në programin e kësaj qeverie.

Sipas ministrit Klosi, turizmi nuk është thjesht një industri shërbimesh por është një ekonomi që prodhon mirëqenie dhe më shumë para.

“Turizmi për ne nuk është thjeshtë një industri shërbimesh për është një ekonomi që prodhon mirëqenie, është një ekonomi e cila prodhon punësim dhe është një ekonomi që sjell para, dhe për të prodhuar këto para dhe për të urdhëruar këtë industri na duhet më shumë se kaq dhe na duhet të kuptojmë që ne duhet ti shërbejmë kësaj industrie.

Ngremë në këtë takim problemet e mëdha që ka turizmi në vend, pasi numri i shtuar i turistëve dhe po ashtu oferta në rritje turistike për vendin tone na shton përgjegjësitë, kërkesën e llogarisë dhe zgjidhjen e një sërë problemesh të vjetra dhe të reja që turizmi në Shqipëri ka”, përfundoi Klosi./e.caushi/ATSH

Turizmi, Klosi: Ekonomi që prodhon mirëqenie dhe para Read More »

6-jetimet në Kukës/ Rama: Paketë ndihmash për të kaluar këtë vështirësi

Qeveria ofron një paketë ndihmash për rastin tragjik të gjashtë vajzave në Kukës, të cilat kanë mbetur jetim, duke humbur të dy prindërit dhe duke mos pasur mundësi për vijimin e shkollës dhe për të siguruar një banesë.

I pranishëm në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria ofron një paketë të plotë ndihme për këta fëmijë.

“Në rastin konkret për të cilin jemi mbledhur këtu, bëhet fjalë për një tragjedi. Është për tu admiruar dhe kontributi i Arbërit (Arber Hajdari, Fundjava Ndryshe) dhe gatishmëria spontane e të gjithë qytetarëve. Ndërsa, kur vjen puna te solidariteti i strukturuar, që është karakteristik e vendeve të forta, këtu kemi boshllëqe. Për sa i takon asaj, që çfarë mund të bëjë shteti, janë një sërë masash të përcaktuara edhe ligjërisht, që atë minimumin e domosdoshëm për ndjekjen e shkollës të garantohet. Në rastin e jetimëve, shteti garanton menjëherë edhe konviktin edhe ushqimin falas, edhe bursë të përmuajshme dhe librat falas. Pra, e gjithë ajo paketë e nevojshme për të kaluar këtë moment vështirësie Shteti e jep”, tha Rama.

“Ky është një rast unikal, pa nënë e pa baba, që do trondiste çdo vend të botës. Ka raste që është shumë e vështirë për të marrë aprovimin e njërit prind, apo të marrësh aprovimin e një të afërmi që i ka në kujdestari…Ne nuk kemi forcën e shteteve të tjera. E fundit fare, ne paguajmë çmimin e një historie të gjatë zvarritjeje për të gjitha reformat që duhet të ishin bërë sot”, tha Rama.

“Shërbimi Social në territorin atje është i decentralizuar, pra i Bashkisë atje. Ministria me procedurë të përshpejtuar ka dhënë statusin. Është akorduar fondi”, tha Rama.

Për të marrë ndihmë ekonomike duhet të jesh i regjistruar te zyra e punës

Sipas Ramës, opinioni publik duhet të jetë i qartë se si funksionon ndihma ekonomike, duke theksuar se momentalisht shkalla e refuzimit të punës nga ana e qytetarëve është mjaft e lartë.

“ Për ndihmën ekonomike duhet të jesh i regjistruar tek zyra e punës. Normalisht nuk mund të ndodhi që ti kërkon punë dhe nuk merr ndihmë ekonomike. Për sa i përket punës, as nuk diskutohet që kjo është plotësisht e mundur. E para, që kategoria e krahut të punës, që merr paga, siç tha Arbri merr paga minimale, është një kategori për të cilën vetëm vullneti duhet. Ana tjetër është shkalla e refuzimeve për punë, që është numër tepër i lartë”, tha Rama./e.caushi/

6-jetimet në Kukës/ Rama: Paketë ndihmash për të kaluar këtë vështirësi Read More »

Bukë me miell misri dhe qumësht , receta unike

Kjo recetë e veçantë është perfekte për stinën e verës.

E lehtë, e shkrifët dhe plot shije, kjo bukë mund të jetë shoqëruesja ideale e vakteve familjare.

Kokrrat e misrit luajnë rolin e ëmbëlsuesit natyral për brumin e bukës. Gjithashtu dhe e bëjnë atë akoma dhe më poroze.

Ka një shije të veçantë dhe mund të konsumohet në të gjitha vaktet e ditës. Fantastike për t’u konsumuar mëngjeseve me gjalpë të freskët, qumësht, djathë e reçel, ashtu siç shoqëron në mënyrë perfekte supa, gjellë e tava të ndryshme gjatë drekës, perime të pjekura apo sallata të freskëta të stinës.

Për një vakt të lehtë dreke, buka me miell misri dhe qumësht është ideale për t’u shoqëruar me kos apo me djathë e perime të freskëta siç janë domatet dhe kastravecat.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së bukës me miell misri dhe qumësht krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Bukës me Miell Misri dhe Qumësht
Përbërësit
280 g miell misri

140 g miell gruri i imët

½ lugë çaji me sodë buke

1 lugë çaji me kripë

1 lugë çaji me sheqer

120 ml qumësht

3 vezë

130 g misër kokërr të zjerë (e gjeni në markete)

4 lugë gjelle me gjalpë të tretur
Si të përgatitet
Lyeni me pak gjalpë të freskët një tavë me diametër 24 cm. Sobën e ngrohim në 220 gradë.

Në një tas të madh përziejmë miellin e misrit, miellin e grurit, sodën e bukës, kripën dhe sheqerin.

Në një enë tjetër hedhim qumështin dhe vezët, i rahim deri sa të përfitojmë një masë kremoze.

Më pas shtojmë gjalpin dhe kokrrat e misrit të zjerë dhe përsëri i përziejmë me kujdes për të ruajtur formën e misrit.

I bashkojmë të dyja masat bashkë dhe i përziejmë me kujdes që të mos na formohen kokrriza.

Masën që na formohet e kalojmë në tavën e lyer me gjalpë.

E vendosim në furrën e parangrohur për 20-25 minuta, derisa e shohim që ka marr një ngjyrë të artë.

Në fund bëjmë dhe një provë shumë të lehtë, nëse buka ngrihet pasi e shtypim pak me gisht (si një sfungjer) është gati për t’u shërbyer.

Kjo bukë shkon shumë me supa dhe gatime pak pikante, por mund te konsumohet për një darkë të lehtë./>AgroWeb.org

Bukë me miell misri dhe qumësht , receta unike Read More »

Përse po shëndoshen njerëzit ? Cili është efekti i antibiotikëve te mishi ?

Në kohët e sotme, industria e produkteve shtazore dhe fermerët në shumë raste injektojnë antibiotikë të ndryshëm tek kafshët.

Kjo bëhet jo vetëm për të shmangur sëmundjet, por edhe për të nxitur rritjen e tyre të shpejtë.

Këto medikamente stimulojnë oreksin dhe kafshët shtojnë shumë në peshë, duke anashkaluar fazat normale të rritjes.

Praktika e injektimit të antibiotikëve nisi të zbatohej në fillim të viteve 50’, kur fermerët në botë kuptuan se gjedhët shtonin shumë në peshë pas trajtimit me ilaçe.

Edhe pse jo të gjithë fermerët në Shqipëri e përdorin, kjo praktikë nxjerr në pah dy shqetësime shumë të rëndësishme për shëndetin.

Shqetësimi i parë ka të bëjë me rritjen e asaj që njihet si rezistenca ndaj antibiotikëve.

I dyti është se antibiotikët e përdorur tek mishi ka të njëjtin ndikim edhe tek njeriu që e ha atë.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org,  antibiotikët tek ushqimi shkatërrojnë florën bakteriale në stomak.

Ato  prishin ekuilibrat e mikroorganizmave në sistemin tretës të njeriut.

Në këtë mënyrë tretja e ushqimit tjetërsohet dhe bën që njeriu të përthithë më shumë kalori seç duhet.
Faktorë Të Tjerë Të Mbipeshës
Ushqimet e shpejta, stili pasiv i të jetuarit e shumë të tjera janë faktorë kontribues në shtimin në peshë të njeriut.

Niveli i antibiotikëve që po përdoret në ushqimin që ne konsumojmë është gjithnjë në rritje.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se për sa kohë këto antibiotikë nxisin shtimin në peshë tek kafshët, mbetjet e tyre tek mishi do të kenë të njëjtin ndikim tek njeriu.
Cila Është Zgjidhja?
Autoritetet e shëndetit të shumë vendeve të zhvilluara po i drejtohen industrive përkatëse ngadalësimin e përdorimit të antibiotikëve.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, Kanadaja nga ana tjetër është treguar më drastike duke vënë kufizime të mëdha në sasitë e shitura të antibiotikëve nga veterinerët.

Kjo nismë është e vështirë të aplikohet në mbarë botën për shkak të pushtetit të madh të industrisë farmaceutike dhe asaj të përpunimit të mishit.

Edhe pse janë politikat shtetërore ato që duhet të funksionojnë, zgjidhja qëndron shumë edhe tek konsumatori, thonë ekspertët.

Nëse blerësi refuzon të blejë mish të gjedhëve të rritur me antibiotikë, do të krijohet një efekt zinxhir që do të detyrojë industrinë të ndryshojë standardet e prodhimit.

Konsumatori duhet të sigurohet mirë për mishin që blen. Të mos blejë në vendet e tregëtimit të papërshtatshëm dhe të zgjedhë mish të çertifikuar.

Kjo duhet bërë për hir të shëndetit./AgroWeb.org

Përse po shëndoshen njerëzit ? Cili është efekti i antibiotikëve te mishi ? Read More »

Receta shëruese me petale trëndafili dhe uthull molle

Trëndafilat dhe aroma e tyre janë adhuruar prej shekujsh.

Me petalet e tyre mund të përgatisni shumë kura bukurie, gatimi dhe mjekësore.

Trëndafilat mund të mos jenë të ngrënshëm por ato ofrojnë një sërë vlerash shëndetsore.

Petalet e tyre kanë aftësi qetësuese, luftojnë inflamacionin, përmirësojnë humorin, i bëjnë mirë sistemit nervor, rivendosin ekuilibrat emocionalë e të tjerë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një shurup bimor të ëmbël dhe pak të thartë.

Ky shurup është i shkëlqyer për shumë probleme të rrugëve të frymëmarrjes dhe acarimit të fytit.

Kura Terapeutike E Petaleve Të Trëndafilit

Në këtë kurë mund të përdorni petale të thara ose të freskëta.

Për përgatitjen e kurës ju nevojiten:

Trëndafila të freskët ose të tharë

Mjaltë

Uthull molle
Përgatitja
AgroWeb.org ju udhëzon të mbushni më shumë se çerekun e kavanozit me petale trëndafili.

Më pas hidhni mjaltin mbi to deri sa zbuten dhe të shkrihen me mjaltin.

Sasia e mjaltit të përdorur është e gjitha në varësi të ëmbëlsisë së dëshiruar të kurës.

Nëse kurën e dëshironi të ëmbël, atëherë mbusheni gjysmën e kavanozit me mjaltë.

Më pas hidhni uthullën e mollës deri sa të mbushet i gjithë kavanozi.

Përzieni butësisht deri sa të largoni flluskat e ajrit dhe shtoni sërish uthull deri sa të gjithë përbërësit të zenë vend.

Mbulojeni kavanozin me një mbështjellëse plastike dhe më pas vendosni kapakun.

Futeni kavanozin në një vend të freskët për dy deri në katër javë.

Gjatë kësaj periudhe tundeni atë herë pas here.

Më pas kullojeni dhe futeni në frigorifer ku mund të qëndrojë për një vit.
Përdorimet E Kurës Së Trëndafilit
Këtë kurë mund ta përdorni gjatë stinës së virozave, gripit dhe të ftohurës.

Sa herë që keni kollë, bllokim të frymëmarrjes ose acarim të fytit, mund të hani nga një lugë.

Nëse jeni shtatzënë, lehonë ose merrni medikamente të caktuara, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit./AgroWeb.org

Receta shëruese me petale trëndafili dhe uthull molle Read More »

Ky material shëron gjithçka, por pse na e fshehin atë? Pse janë kaq të frikësuar? Ja arsyeja

Që nga viti 1915, ky lajm është i njohur por praktikisht askush nuk e përhap atë.

Kloridi i magnezit kujdeset për gjithçka dhe ka një çmim qesharak të ulët. Vlerat e tij u zbuluan në vitin 1915 nga prof. Pierre Delbet, por kompanitë farmaceutike kanë kërkuar për të censuruar këtë informacion, pasi vlerat e dobishme të kloridit të magnezit janë kaq shumë që do të kufizojë shitjen e një sasie të madhe të ilaçeve.

Delbet, duke përdorur për herë të parë një sasi klorur magneziumi për të larë plagët, ai e kuptoi se jo vetëm që ata u shëruan shpejt, por lëkura nuk ishte subjekt i çdo lloj dëmi.

Kjo substancë mund të ketë një ndikuar në një numër të sëmundjeve: distrofi, skleroza, polio, kanceri, astma, bronkiti kronik, pneumonia, emfizemë, kolla e mirë, të ngjirurit, çrregullime të zorrëve, sëmundjet qafës së mitrës, tension i muskujve, artrit, dhimbje në muskujve, osteoporozën, depresioni, ankthi, frika, dhimbje koke, ethe, herpes, urtikarie, tetanozi, tërbimi, shytat, rubeola, fruthi dhe shumë sëmundje të tjera të fëmijërisë.

Në hulumtimet e tij të shumta, prof. Pierre Delbet zbuloi se klorur magnezi edhe në formën e vajit për aplikacionet e jashtme, dhe për habinë e tij, sillte shërime.

Edhe për kujdesin e lëkurës ai sjell benefite kundër ekzemës, psoriasisit, lythave, por edhe me hemorroidet.

Ky material shëron gjithçka, por pse na e fshehin atë? Pse janë kaq të frikësuar? Ja arsyeja Read More »

Tjetër përplasje në horizont mes Metës dhe Ramës, emri që pritet të sjellë debate

Politika shqiptare shumë shpejt pritet të përfshihet sërish nga debate, akuza dhe përplasje sa i takon organeve të pavarura dhe kushtetuese. Emërimi i Arta Markut në fund të vitit 2017 solli përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa këtë herë debate pritet që të ketë sa i takon mandatit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Përplasjet pritet të jetë mes Metës dhe Ramës, pasi sipas Kushtetutës është Presidenti që përzgjedh emrin dhe më pas e voton Parlamenti. Por sërish ka pasur përplasje, nëse Sejko duhet apo jo të largohet brenda këtij viti. Shumë ekspertë kanë pasur mendime të ndryshme, ndërkohë që vetë ligji për Bankën e Shqipërisë parashikon që Sejko duhet të largohet.

Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të vijuar mandatin e lënë përgjysmë nga ish Guvernatori Ardian Fullani.

Ky i fundit ishte zgjedhur për një mandat të dytë në Bankën e Shqipërisë në nëntor të vitit 2011. Kohët e fundit ka pasur zëra që Sejko duhet të largohet në vitin 2022, pasi duhet të ketë mandat të plotë. Mirëpo ligji për Bankën e Shqipërisë duket se parashikon tjetër gjë. Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi. Vetë Sejko është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe kjo do të thotë se në nëntor ai duhet të largohet.

Flasin ekspertët

Largimi i Sejkos mbështetet dhe nga ekspertët e ekonomisë. Gazeta “SOT” komunikoi me ekspertin Zef Preçi, i cili tha se Sejko ka marrë mandatin e Fullanit dhe duhet të largohet. Pas kësaj atij i lind e drejta të rikandidojë për këtë post.

“Nisur nga hierarkia e ligjeve, d.m.th ligji për bankën, pra nisur nga kuadri ligjor në fuqi, përparësinë e ligji për bankën. Ligji për bankën shprehet në mënyrë taksative që kur merret një mandat në rastin kur nuk e mbyll mandatin guvernatori ose zëvendësguvernatori në detyrë, detyrimisht që pasuesi qëndron në detyrë deri në mbarimin e atij mandati. Pastaj a kandidon prapë ky, a futet në garë, a rinovohet, kjo është punë tjetër. Por në kuptimin e përparësisë ligjore, ky lloj interpretimi predominon. Guvernatori që është sot në detyrë, zoti Gent Sejko është në atë detyrë deri në momentin e përfundimit të mandatit të zotit Ardian Fullani. E kanë marrë në mes, nuk është zgjedhur me procedurën të mbarimit të mandatit dhe zgjedhjes së një titullari të ri”, tha Preçi.

Emrat e tjerë që largohen
Nëntori nuk do te sjellë vetëm largimin e Sejkos, pasi edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikëqyrës u Mbaron mandati. Ata janë: Dhori Kule, i cili është zgjedhur anëtar në nëntor të vitit 2011. Ela Golemi është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë; Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011. Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011 dhe Arben Mala, i cili zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit, shkruan “Sot”.

Tjetër përplasje në horizont mes Metës dhe Ramës, emri që pritet të sjellë debate Read More »