Aurora

Rama në emision: Jam me Ramazan dhe nuk e lexoj Biblën! Pse e tha dhe kujt ja tha

Ka ngjarë me një diversion të ulët, ajo çfarë Blendi Fevziu sajoi si skenë një natë më parë në Opinion, ku i diktoi indirekt kryeministrin Rama, në një lloj sjelljeje të pafajshme në dukje, që të lexonte Biblën te ato që ishin versete mbi bamirësinë.

Deri te ky moment, ka qenë e dukshme një mospasje ekuilbri, edhe për hir të bashkëjetesës fetare, ku në panel ishte i ftuar një prift, i nderuari Akil Pano, por jo një hoxhë. Për më tepër, z. Pano kishte marrë dhe Biblën me vete, për të kumtuar prej aty ato urdhëresa mbi bamirësinë.

Ndërkohë, duhej të ishte një klerik musliman, jo domosdoshmërisht me Kuran në dorë, edhe nga fakti se të parët që janë njohur për akte të larta bamirësie ndër vite, kanë qenë pikërisht figurat muslimane, ku mjafton Zyber Hallulli, themelues i Stehës Vorfnore. Por kulmi ishte në momentin kur Ramës i diktohet që të lexojë Biblën, marrë nga z. Pano në studio.

Dhe kryeministri, siç e ka për dhunti, i bishtnon lojës së Fevziut, por dhe pafajësisë së klerikut të krishterë në ftesën për ta lexuar librin e tij referues, me batutën: “jam në muajin e Ramazanit dhe nuk e lexoj Biblën”.

Ishte kjo, me gjasë, dhe një lloj mesazhi i Ramës ndaj Fevziut, për mosrespektim të kriterit të ekulibrave fetarë, në një emision të tillë ku diskutohej mbi bamirësinë. /tesheshi.com/

Rama në emision: Jam me Ramazan dhe nuk e lexoj Biblën! Pse e tha dhe kujt ja tha Read More »

Shërbimet nga administrata me zero vonesa dhe zero ryshfet

Një administratë që do të shërbejë me zero vonesa dhe me zero ryshfet është një nga synimet e funksionimit të platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Në një aktivitet të organizuar në Sallën e Hartave në kryeministri, Kryeministri Edi Rama u shpreh se, “kjo është një rrugë ku jo vetëm zgjidhim probleme, por edhe rrisim vetëdijen e punonjësve të administratës për fuqinë e çdo njeriu të zakonshëm”.

“Çdo person kur shfaqet në një zyrë apo sportel, mund të duket si tradicionalisht i pambrojtur dhe në pamundësi për t’u imponuar për të drejtën që i takon me ligj, por me këtë platformë çdokush, i çfarëdo kategorie sociale dhe nga çdo pozicion gjeografik, kthehet në një njeri që ka të gjithë fuqinë e vetë të qeverisjes me aksesin e drejtpëdrejtë në qeveri”, tha Rama.

Çdo qytetar, tha Rama, “ka një mik të drejtpërdrejt, qeverinë, që zgjidh problemin dhe vendos në pozitë përballë ligjit këdo në administratë që është bërë shkak për vonesën, zvarritjen dhe mostrajtimin në kohë e mënyrë ligjore, të hallit”.

Qëllimi i platformës është i dyfishtë, theksoi Kryeministri, duke shtuar se “nga njëra anë synohet të zgjidhim problemet, por edhe të identifikojmë të gjithë ata që janë bartës të zakoneve të këqija të administratës dhe shkelin të drejtat e qytetarëve për dembelizëm, indiferentizëm, apo akoma më keq, për arsye korruptive./ATSH

Shërbimet nga administrata me zero vonesa dhe zero ryshfet Read More »

Bixhozi në “pikë të hallit”, Policia e Shteti dhe Tatimet kontrolle në të gjitha qytetet problematike

Policia e Shtetit në bashkëpunim me hetimin tatimor dhe njësinë e mbikqyrjes së lojrave të fatit prej së martës kanë nisur një kontroll në terren ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e kumarit.

Sipas  Top Channel kontrolli po ushtrohet në të gjithë qytetet e vendit ku nga analiza paraprake rezulton se ka subjekte që operojnë në mënyrë të paligjshme.

Mënyra e kontrolleve është parashikuar në një plan konkret masash i miratuar nga 3 institucionet që janë përfshirë në këtë operacion. Rezultatet e para flasin për dhjetra subjekte që janë konstatuar në kundërshtim me ligjin, 5 prej të cilave vetëm në Tiranë.

Sipas burimeve janë konstatuar pika bastesh sportive që mbanin edhe “makineta” të lojërave të fatit pa licencë. Po sipas burimeve në këto subjekte janë konstatuar edhe punonjës të pasiguruar.

Subjekte të kumarit në kundërshtim me ligjin janë konstatuar edhe në Durrës dhe Lezhë ndërkohë që plani i masave parashikon shtrirjen e kontrolleve edhe në qytete të tjera problematike.

Bixhozi në “pikë të hallit”, Policia e Shteti dhe Tatimet kontrolle në të gjitha qytetet problematike Read More »

Ramës i publikojnë telefonaten e fshehtë, kryeministri i nervozuar shpërthen në sharje ndaj gazetarit

Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar një telefonatë të “fshetë” me kryeministrin Rama dhe një gazetar të quajtur Renaldi nga emisioni Stop në Klan.

Gazetari e ka nervozuar aq shumë Ramën, sa kryeministri nuk ka kursyer aspak gjuhën e përdorur me të. “U enjtsh në bythë! Budalla, mos e përdor më këtë numër telefoni”, ia kthen Rama gazetarit që qesh me ironi.

Megjithatë zëri i gazetarit duket i montuar me zërin e kryeministrit dhe nuk është shumë e qartë se kujt ia ka thënë Rama këto fjalë që më pas janë vendosur në një bisedë me gazetarin.

Ramës i publikojnë telefonaten e fshehtë, kryeministri i nervozuar shpërthen në sharje ndaj gazetarit Read More »

Ministri grek i Mbrojtjes ”tund nga themelet” Shqiprinë: Do të zgjerojmë ujërat tona territoriale

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka deklaruar se Greqia do të zgjerojë hapësirën territoriale në kuadër të njohjes së zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).

Për mediat greke ai ka thënë se Greqia do të fillojë të punojë për shfrytëzimin e pasurisë në det.
“Ne jemi në një moment të rëndësishëm në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”, tha Panos Kammenos.

Më tej, duke dashur të shmangë keqkuptimet theksoi se nuk bëhet fjalë për një zgjerim në kuptimin fillestar të fjalës.

Çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë është kther në temë diskutimi, ku ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe homoligu i tij grek Nikos Kotzias kanë zhvilluar takime bilaterale si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

Ministri grek i Mbrojtjes ”tund nga themelet” Shqiprinë: Do të zgjerojmë ujërat tona territoriale Read More »

A ka qenë Arta Marku një nxënëse shembullore? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është emri më i lakuar për shak të katapultimit të saj në një post mjaft të rëndësishëm, në një ndër institucionet kyçe, për rrugëtimin e mëtejshëm për Shqipërinë.

Ama një foto e zonjës Marku, kur ajo ka qenë nxënëse shkolle po bën sot xhiron e rrjetit. Mesa duket në këtë foto që është publikuar në një gazetë të kohës, Arta Marku prezantohet si një nxënëse shembullore me rezultate maksimale në shkollë.

“Nxënëset e dalluara Arta Marku në Fushë-Arrëz dhe Genta Alia në Pukë e pritën 1 Qershorin me dhjeta”, thuhet në shkrimin e gazetës.

Fotoja është bërë virale në rrjet dhe të shumtë kanë qenë komentuesit e saj.

A ka qenë Arta Marku një nxënëse shembullore? Fotoja që po bën xhiron e rrjetit Read More »

Një “torturë” e re vendoset sot nga shteti për të gjithë shqiptarët. Nuk shpëtoni dot pa u paraqitur të gjithë këtu

Ligji për qarkullimin rrugor detyron çdo drejtues automjeti, i cili gjobitet nga policia rrugore të përballet me një komision, i cili zbut apo ashpërson masën e dënimit ndaj qytetarit.

Por dalja përpara Komisionit të Gjobave pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Kinostudio, është shndërruar në torturë për qytetarët, duke ju shtuar edhe një problem më shumë në hallet e tyre të përditshme.

Pothuajse çdo natë policia rrugore raporton për heqje patentash, gjoba apo ndëshkime të tjera për një numër të madh drejtuesish automjetesh.

Të gjithë këta do duhet të dalin përpara një Komisioni, për të rivlerësuar masën e gjobës së dhënë nga policia rrugore.

Ashtu siç u raportua edhe ditën e djeshme, shkruan CAN.al edhe sot dhe çdo ditë pranë këtij Komisariati, ka radhë të gjata nga qytetarë, të cilët presin një vendim për vlerën e gjobës që duhet të paguajnë.

Ndërkohë nga autoritetet ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë fakt, torturues për qytetarët.

Një “torturë” e re vendoset sot nga shteti për të gjithë shqiptarët. Nuk shpëtoni dot pa u paraqitur të gjithë këtu Read More »

Ndërhyn Banka e Shqipërisë, euro pas tre javësh ndal rënien e përditshme

Monedha e përbashkët është rritur sot në tregun e brendshëm, pas më shumë se tre javësh që kishte shënuar rënie të fortë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.42 lekë, me një rritje relativisht të fortë prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.

Që nga data 18 maj dhe deri në 5 qershor, kur euro vetëm ka rënë në tregun e brendshëm, monedha e përbashkët kishte humbur 3.15 lekë.

Në të kundër dollari ka vijuar të nënçmohet, duke u këmbyer me 105.86 lekë, 0.32 lekë më pak sesa një ditë më parë.

Të kontaktuar nga Monitor, aktorët kryesorë në tregun e këmbimit valutor pohuan se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke tërhequr valutën e tepërt në tregut.

Ekspertët argumentojnë që kur këmbimi valutor po lëviz vetëm në një krah, dhe tregtia nuk është reale (duke qenë se individët ose tregtarët stepen për të kryer transaksionin për të pritur nivelin më të ulët të këmbimit), Banka e Shqipërisë ndërhyn për të stabilizuar tregun.

Pas ndërhyrjes së Bankë së Shqipërisë mbetet për tu parë se si do të reagojë tregu, ndërkohë që efektet sezonale do të vijojnë, ku ndikimin kryesor pritet ta japin turistët, shkruan Monitor.

Banka e Shqipërisë ka një kalendar të paracaktuar vjetor, në bazë të së cilit blen valutë, me synim plotësimin e nevojave të veta për rritjen e rezervës valutore.

Përgjithësisht planifikohen 6-7 ndërhyrje në vit, të shtrira në kohë, ku banka blen midis 3 dhe 8 milionë euro, por rreth 50 milionë euro në vit.

Që nga fillimi i vitit, euro ka rënë me rreth 9 lekë, ose 6.9%, duke shënuar një nga zhvlerësimet më të mëdha të dekadës.

Ndërhyn Banka e Shqipërisë, euro pas tre javësh ndal rënien e përditshme Read More »