Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka mbërritur disa minuta më parë një tjetër charter, kësaj radhe me turistë suedezë.
Lajmi u bë i ditur nga Krislen Keri, Drejtor Ekzekutiv pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Turistët suedezë do të vizitojnë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Himarën, Sarandën etj.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka deklaruar se përgjatë këtij sezoni turistik do të mbërrijnë 300 chartera me turistë që do të vizitojnë vendin tonë./ATSH
Prej dy javësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur gjykimi i tre të dyshuarve për vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.
Përveç autorit të vrasjes, Mikel Shallari, që ka statusin e bashkëpunëtorit dhe po gjykohet me masën “arrest me burg”, gjykimi ka nisur në mungesë edhe për Bledar Jambellin e Kristaq Lecin.
Jambelli, në rolin e porositësit dhe Leci, kushëriri i Shallarit, në rolin e bashkëpunëtorit e të ndërmjetësit.
Të dy këta persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, që prej datës 18 prill të këtij viti.
Me një vendim të dhënë në mungesë, të mbajtur sekret për mediat dhe në fshehtësi të plotë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Bledar Jambellin.
Masa e sigurisë është caktuar më datë 12 qershor të vitit 2017 dhe menjëherë vendimi i është përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim.
“Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi më shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal.
E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës.
Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit./Panorama
Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga prokuroria.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.
Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e Rrugës së Kombit, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish ministri i Transporteve Lulzim Basha..
Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.
Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.
Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.
Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvendi i Shqipërisë vijon ti kërkojë KLSH-së auditime të reja.
Me një kërkesë të ngjashme, këtë herë për Rrugën e Kombit, është përballur këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë kreu i KLSH-së, i cili nuk e ka komentuar kërkesën por nisur nga detyrimi ligjor që ka duhet të nisë nga puna për të zbardhur shpenzimet për ndërtim por edhe fondet për mirëmbajtjen.
Braçe: Të fillojmë të kuptojmë sa para kemi paguar, çfarë vepre kemi ndërtuar, çfarë i kemi lënë mangut dhe sa para të tjera duhet të paguajmë si qytetarë të këtij vendi për të përfunduar një vepër dhe për ta mirëmbajtur atë në kohë.
Ky lloj sensibiliteti vjen në një kohë kur është rihapur sërish debati për tarifën e qarkullimit në Rrugën e Kombit në përfundim të afatit 60 ditor që kreu i qeverisë kishte vënë në ditën kur protestat e dhunshme shkatërruan të gjithë investimin e bërë. Në lidhje me investimin në këtë rrugë ka qenë nën hetim ish-Ministri i Transporteve në atë kohë, Lulzim Basha, sot kryetar i PD-së.
Edhe pse të dhënat janë konfidenciale, kreu i Komisionit të Ekonomisë tha shkelje të mëdha ligjore janë bërë edhe në procesin e privatizimit të Hotel Dajtit dhe kjo është bërë gjatë qeverisjes së djathtë.
Braçe: Privatizimi i Hotel Dajtit është një nga çështjet e nxehta, ende të pazbardhura, për fat të keq të prokurorisë së Republikës të pahetuara.
Askujt nuk na shkonte në mendje se ishtë cënuar ligji për Bankën e Shqipërisë apo parimet e politikës monetare.
KLSH ka konstatuar një dëm financiar në buxhetin e shtetit prej 11.5 miliardë lekësh, ku peshën më të madhe e kanë lojrat e fatit.
Në Shqipëri vazhdojmë t’i pyesim nxënësit “Çfarë e ke babin? Po mamin?”, sikur diplomat universitare të përcilleshin në gjene, duke vazhduar me mendësinë e vjetër të diktaturës që i ndante njerëzit në intelektualë dhe punëtorë. Nga inati, shqiptarët tani shkojnë të gjithë në shkollë të lartë dhe pas ca vitesh çdo fëmijë do përgjigjet ‘jurist’ e ‘juriste’, megjithatë profesioni i prindërve të brezit të tanishëm të gjimnazistëve, ende vazhdon të merret, krejt më kot, si ndonjë tregues.
Dhe ja Elkida Zefi, maturantja me rezultatet më të mira në Shqipëri për maturën 2016-2017 ka fituar të drejtën e vazhdimit të degës së Mjekësisë, ku u rendit e para. Ajo është pikërisht vajza e dy prindërve punëtorë, që rrojnë me punën e tyre të ndershme e cila nuk ka mjaftuar për ta çuar vajzën e tyre të parë me studime jashtë Shqipërisë.
Ata janë nga Mirdita dhe janë vendosur në Durrës, ku vajza mbaroi gjimnazin ‘Naim Frashëri’ me nota të shkëlqyera, duke fituar, gjatë tre viteve të tij, 16 medalje olimpiadash të rrethit dhe kombëtare.
Tashmë me kodin 1 në renditjen e Mjekësisë, Elkida nis një udhëtim të ri, atë të fakultetit më të kërkuar në Shqipëri, Mjekësisë. “Kam dëshirë të bëhem pediatre. Të shikojmë në vazhdim. Dua të arrij rezultate të shkëlqyera në Mjekësi”, shkruan TCh.
Ekida Zefi është vlerësuar si Maturantja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017. “Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo. Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta duke pasur një prirje të theksuar për shkenca.
“Ndonjëherë ndonjë 9 në fizkulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida.
Edhe pse tani ka aplikuar dhe ka fituar duke u renditur e para në fakultetin e Mjekësisë, ajo fillimisht kishte dëshirë të studionte në Angli.
“Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.
Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar prindërit e saj. “Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj.
Mesiguri të gjithëve ju kanë rënë në sy temperraturat që kanë pushtuar këto kohë vendin, por duket se kjo situatë sapo ka filluar. Shqipëria do të goditet nga valë më ekstreme të nxehti për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërkohë që tendenca e reshjeve po shkon në kah të kundërt me atë që ka rajoni. Rënia e tyre është me të paktën 20%. Këto janë disa nga rezultatet që nxjerr një studim i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal i lidhur me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.
“Ndryshimet në reshje nuk janë domethënëse në përgjithësi dhe raportohen në rritje në pjesën më të madhe të rajonit me përjashtim të rënies më të theksuar në Shqipëri. Shpërndarja hapësinore e reshjeve të akumuluara tregon ndryshime në pjesën më të madhe të rajonit me një interval plus ose minus 5% dhe në disa zona edhe rritje 10%.
Shqipëria dhe pjesët perëndimorë të Maqedonisë tregojnë për një rënie më e theksuar në pjesën bregdetare kryesisht 20%. Mesatarja 10-vjeçare e llogaritur për gjithë trendin nga 1961-2015 ka të njëjtën tendencë duke treguar një rritje kryesisht me 10-20 milimetra në 10 vjet, por një trend negativ në Shqipëri me 10-30 milimetra/10 vjet në rajonin bregdetar verior” thuhet në studim.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor sipas studimit konsiderohen në brezin e vendeve me rrezik të mesëm deri në të lartë sa u përket ndryshimeve klimatike për shkak të përqindjes së lartë të popullatës që është e punësuar në sektorë të lidhur me motin dhe klimën. Edhe papunësia e lartë është një pengesë e dukshme e përbashkët për gjithë rajonin.
Sipas “Monitor”, të dhënat e mbledhura tregojnë se i gjithë rajoni është nën një rritje domethënëse të temperaturave më e theksuar në Mal të Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe më pak në Maqedoni.
Rritja e temperaturave është duke u intensifikuar nga Jugu në Veri. Republika e Maqedonisë dhe pjesa qendrore dhe jugore e Shqipërisë kanë ndryshime në intervalin 0.5-1 gradë Celsius, ndërsa në veri të Shqipërisë dhe në katër ekonomi të tjera të Ballkanit Perëndimor në intervalin 1-1.5 gradë celsius.
Ndryshimet klimatike pritet të kenë ndikime edhe më të dukshme në të ardhmen e ndarë në parashikimet që bëhen në të paktën tre etapa. Për atë të parë që është 2016-2035 numri i ditëve të nxehta do të rritet me 5-10 ditë dhe me vlera më të larta domethënëse në disa rajone si zona bregdetare shqiptare, rajoni I Podgoricës,, Maqedonia, Serbia Jugore dhe qendrore dhe disa pjesë të Bosnjë Hercegovinës.
“Mesatarja e gjatësisë dhe frekuenca e valëve të të nxehtit po rriten lehtësisht me ndryshime të mundshme më të theksuara në disa rajone të jugut çka lajmëron për një rritje ndoshta më ekstreme sesa shihet, veçanërisht në zonat bregdetare të Shqipërisë, në zonën Jugore të Bosnjës, në Podgoricë dhe juglindjen e Maqedonisë”, vlerëson studimi
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) këtë sezon veror ka rritur intensitetin e monitorimit dhe po mban nën kontroll sistemin energjetik për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
OSHEE njofton se, prej disa ditësh, brigadat e Tensionit të Lartë, në rajonin jugperëndimor, kanë shkuar në ndihmë të kolegëve të Vlorës, në kuadër të marrjes së masave për mirëfunksionimin e rrjetit në shërbim të abonentëve dhe turistëve.
Ndërsa ka përfunduar sistemimi i rrjetit të tensionit të mesëm (TM) në aksin Radhimë-Llogara-Himarë, puna vijon në linjat e tjera.
Në Rajonin e Tepelenës, drejtoria e Tensionit të Lartë, rajoni Jugperëndim është duke punuar për mirëmbajtjen e NST Tepelenë, duke siguruar furnizim normal me energji të zonave: qyteti Tepelenë, Bënçë, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël-fshat dhe Hormovë./atsh
Kryeministri Edi Rama foli sot per portalin “Shqiperiaqeduam.a”, te cilen e quajti “një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individuale e të problemeve të komunitetit, si edhe luftuar kështu së bashku, vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të rryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët”.
Por ne videon e transmetimit live ne FB, kjo ka ndezur shume komente dhe nje pjese te madhe te tyre, kritika dhe medyshje Rama u ka kthyer pergjigje, si me poshte: