Aurora

Historia e dhimbshme e 14-vjeçarit që peshon vetëm 14 kg

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, këtë javë ka udhëtuar në fshatin Malvilëz. Një fshat i largët i Tiranës. Largësia shtohet edhe më tepër në kushtet e kësaj rruge. Fshati shtrihet në këtë luginë rrëzë Malit, aty banorët merren me bujqësi, por askujt nuk i mjaftojnë të ardhurat që sigurojnë nga toka.

Elvis Naçi, ka shkuar vetë për të takuar dhe parë nga afër familjen e Kujtim Elqenit. Kujtimi dhe Shqipja, janë prindërit e 5 fëmijëve, 3 djemve dhe dy vajzave. Njëri nga djemtë, Asllani ka lindur me anomali. Asllani nuk ka një fëmijëri si gjithë të tjerët, ai është 14 vjeç, peshon vetëm 14 kg dhe ka organizmin dhe pamjen e një foshnjeje. Edhe gjatë verës, Asllani ka ftohtë sepse ka mungesë gjaku.

Të pesë anëtarët e familjes jetojnë në këtë shtëpi, me mure te çara, me një tavan e çati që rëndon mbi trarët e vjetër dhe që nga dita në ditë rrezikon tu shembet dhe t’i zërë brenda. Ata tremben shumë, gjatë natës e ditës, por më shumë i tremben ndonjë tërmeti i cili do të ishte fatal për ta. Ky është Marlindi 10 vjeç, ndërsa kjo është Eliza 8 vjeçe, ajo ka kryer një operacion në zemër ku ka qëndruar për tre muaj në Spital, sot është më mirë, por sërish mbetet e brishtë.

Barra më e rëndë bie mbi Kujtimin dhe Shqipen, të cilët, më dy fëmijë të sëmurë, dhe me një shtëpi që rrezikon të shembet nga momenti në moment, e ata nuk kanë asnjë mundësi për ta rregulluar apo për të ndërtuar një shtëpi të re./syri.net

Historia e dhimbshme e 14-vjeçarit që peshon vetëm 14 kg Read More »

Basha vodhi 230 milionë euro të “Rrugës së Kombit”, shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore. Kosova hetim vetëm për 53 milion euro, rrezikon qeveria

Jemi shqiptarë, por jemi në dy shtete në Shqipëri dhe Kosovë duke prezantuar dhe dy mentalitete në qasjen ndaj ligjit dhe ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Nëse në Kosovë shoqëria civile dhe drejtësia vihen në lëvizje dhe për një abuzim sado të vogël me paratë e shtetit, në Shqipëri as që bëhet fjalë të lëvizë b***thën shoqëria civile apo të ndërhyjë drejtësia.

Ndonëse janë vjedhur miliona euro nga zyrtarë të lartë shqiptarë dhe për këtë ka dosje pas dosjeje të kopsitur mirë nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Paralelet e frikshme mund të bëhen në rastin e Rrugës së Kombit, nga pjesa shqiptare dhe në atë në territorin e Kosovës, me shpenzime të ndryshme, si dhe me cilësi po të ndryshme.

Ku gjithnjë përsa i përket mungesës së cilësisë dhe sasisë së shpenzimit, shqiptarët e Shqipërisë janë të parët.

Nëse Lulzim Basha ish ministër i Transporteve dhe aktualisht kryetar i opozitës shqiptare vodhi 230 milionë euro të rrugës së Kombit dhe i shpëtoi burgut me raporte mjekësore e procedurë, në Kosovë për 53 milionë euro fillon hetimi dhe ta masin “kokën me spango”, duke rrezikuar madje dhe qeverinë që të rrëzohet.

Më konkretisht, shoqëria civile i është drejtuar sot, përmes një letre, institucionit të lartë të hetimit, duke i kërkuar të hetojë lidhur me “humbjen” e 53 milionë eurove të nxjerra nga buxheti i shtetit më të varfër në Ballkan për t’ia dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

Në përgjigje, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka paralajmëruar nisjen e hetimeve nëse gjenden dyshimet e bazuara se janë kryer shkelje në rastin e “Bechtel Enkas”, së cilës Qeveria e Kosovës ia dha para disa ditësh 53 milionë euro.

Kjo shumë e parave të ndara për këtë kompani ka ngritur reagime nga shoqëria civile por edhe nga spektri politik e cila erdhi si pasojë e mos përmbushjes të detyrimeve të kontratës nga ana e qeverisë së Kosovës.

Shoqëria civile i është drejtuar sot kryeprokurorit Aleksander Lumezi përmes një letre, duke i kërkuar atij të marrë masa për humbjen e 53 milionëve nga buxheti i shtetit, dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

Sipas tyre, zhvatja e 53 milionë eurove ka adresën e institucioneve, ka vendimet e marra nga këto institucione dhe dokumentet përkatëse (kontrata specifike) të cilat shumë lehtë mund të tregojnë emrat e përgjegjësve ligjore për këtë plaçkitje të pasurisë publike.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka thënë të premten për gazetën “Express” se Prokurori ne bashkëpunim me task forcën speciale nuk e ka pritur letrën e shoqërisë civile, por sqaron se ka nisur grumbullimi i informatave për të gjetur nëse ka shkelje.

“Por disa ditë më herët ka filluar grumbullimin e te dhënave dhe informatave te nevojshme për të vërtetuar a ekziston dyshimi i bazuar se është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndermirët sipas detyrës zyrtare”, ka bërë të ditur Lumezi.

Në skandalin e 53 milionëve, ish ministri Pal Lekaj dhe ish ministri i Infrastukturës Lutfi Zharku e kanë akuzuar njëri tjetrin për situatën e krijuar rreth kësaj shume të parave që i kushtoi buxhetit të shtetit.

Pavarësisht kësaj, “Bechtel-Enka” pikërisht ditën e sotme i ka futur 53 milionë euro në xhep, dhe e ka falënderuar Qeverinë për këtë. Por arsyetimi i kryeministrit Haradinaj ka qenë i çuditshëm.

Sipas “Express”-it kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Kuvend se kontrata dhe vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel-Enka” ka qenë i domosdoshëm, për t’i ikur Arbitrazhit dhe dëmit më të madh.

“Nuk kemi pas çare pa ia pagu paret, sepse i kemi gjet pa pagu 14 milionë që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Dhe nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”, ka thënë Haradinaj./Pamfleti

Basha vodhi 230 milionë euro të “Rrugës së Kombit”, shpëtoi nga burgu me raporte mjekësore. Kosova hetim vetëm për 53 milion euro, rrezikon qeveria Read More »

Sarandë: Zjarri shkrumbon 5 ha kullota dhe 130 mijë rrënjë ullinj, shkak shkëputja e kabullit elektrik

Një zjarr i fuqishëm ka djegur 5 ha kullotë dhe 130 mijë rrënjë ullinj në Livadhja të bashkisë Finiq.

Zjarri ka rënë si pasojë e shkëputjes së një kabulli elektrik.Nga zjarri janë rrezikur edhe 5 banesa, por pa pësuar dëmtime pasi është shuar nga ndërhyrjet e zjarrëfikseve.

Zjarri është fikur pas disa orësh nga 30 forca zjarrfikse dhe ndërhyrja e policisë.

Sarandë: Zjarri shkrumbon 5 ha kullota dhe 130 mijë rrënjë ullinj, shkak shkëputja e kabullit elektrik Read More »

Kulmi i hipokrizisë/ Ilir Meta bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit. Kush flet? Njeriu që shkatërroi Tomorin, kanionet e Osumit, shtretërit e lumenjve dhe pyjet

Në Ditën Botërore të Mjedisit ka përcjellë një mesazh në facebook edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili bën thirrje për përdorim me racionalitet te burimeve natyrore dhe mjedisit në tërësi, në mënyrë që të ruhen vlerat mjedisore në Shqipëri e banorët të kenë një mjedis të pastër e të shëndetshëm.

O Zot, kush flet?! A mund të ketë hipokrizi më të madhe mbi këtë tokë sesa të flasë Ilir Meta për mjedisin dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së tij?

Nuk është aspak rastësi që flasin për mjedisin dy persona mjaft të urryer dhe shkatërrimtarë të mjedisit: Ilir Meta dhe dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi, injorantë të mirëfilltë në këtë fushë.

Jo vetëm kaq, por edhe dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit, duke nisur më së pari nga masakra në Gjirin e Lalzit, shkatërrimin e shtretërve të lumenjve si pasojë e marrjes së inerteve etj, projektet ogurzeza për fshatrat turistike në Bregdetin e Jonit etj.

Ilir Meta është përgegjës për shkatërrimin e mjedisit në malin e Tomorit me guroret e tij që kanë dëmtuar mushkëritë e banorëve të zonës, është përgjegjës për dëmtimin e kanioneve të Osumit, është përgjegjës për dëmtimin masiv të pyjeve në mjaft qarqe të vendit, sidomos në bashkitë që drejton partia e tij private LSI, pra Ilir Meta është shkatërruesi më i madh i mjedisit në Shqipëri. Ruajna o Zot, nga kjo monstër me fytyrë njeriu!Pamfleti

Kulmi i hipokrizisë/ Ilir Meta bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit. Kush flet? Njeriu që shkatërroi Tomorin, kanionet e Osumit, shtretërit e lumenjve dhe pyjet Read More »

Vlorë/Bashkia paguan 440 milionë lekë, për “stilimin” e sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

Pa Koment/Shikoni çfarë bëhet nëpërmjet tenderëve

Vlorë/Bashkia paguan 440 milionë lekë, për “stilimin” e sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak

NJOFTIM-BASHKIA VLORË

  1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Bashkia Vlorë, sheshi “4 Heronjtë”, rruga:”Osman Haxhiu”: Tel: 033 421 210; Fax 033 421 205, email: [email protected]

  2. Lloji i procedurës se prokurimit: Tender i Hapur

  3. Objekti i kontratës: ”Ndërtimi i sallës së Këshillit Bashkiak Vlorë + sistem ngrohje”

  4. Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-64061-04-20-2018

  5. Fondi limit: 37,578,384 (tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e treqind e tetëdhjetë e katër) lekë pa tvsh

  6. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 2 muaj nga lidhja e kontratës.

  7. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 23.05.2018 ora 10.00, vendi www.app.gov.al

  8. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 23.05.2018 ora 10.00/Pamfleti

Vlorë/Bashkia paguan 440 milionë lekë, për “stilimin” e sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Read More »

Shkencëtarët japin lajmin e frikshëm: Kjo që po ndodh shpesh është ogur i zi, belaja e madhe po vjen, e kemi pasqafe

Ngordhja misterioze e mijëra zogjve në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, në vitet e fundit, ka shkaktuar alarm të madh tek njerëzit, të cilët thonë se ngjarja e çuditshme mund të jetë premtuese për një fund të mundshëm të botës.

Por çfarë thonë studiuesit që kanë ndjekur këtë ngjarje për katër vjet?

Në vitin 2014, banorët e bregut perëndimor të SHBA dëshmuan për herë të parë, ngordhjen e papritur të mijëra zogjve. Njerëzit gjetën mbetje të specieve në dete, nga Kalifornia në British Columbia.

Para një ngjarjeje të pashembullt, një grup studiuesish vendosën të zbulojnë shkakun e ngjarjes. Pas katër viteve të punës, Julia Parrish, një shkencëtare në Universitetin e Uashingtonit, së bashku me kolegë të tjerë, arriti në përfundimin se kjo ishte shkaktuar nga rritja e temperaturës në oqean, që rrjedh nga ngrohja globale.

Kjo shpjegon se zogjtë do të kishin ngordhur për shkak të mungesës së ushqimit, sepse kushtet e ujit në Paqësor nuk zhvillonin zooplankton të mjaftueshëm që ata duhet të konsumonin për të mbijetuar.

Ata gjithashtu vunë në dukje se midis 2013 dhe 2015, ujërat sipërfaqësore të bregut të Paqësorit ishin ngrohur për shkak të një ulje të prodhimit të ngrohjes në atmosferë.

Megjithatë, fakti do të vazhdojë të gjenerojë alarm. Shkencëtarët pohuan se ky lloj i ngjarjeve do të vazhdojë të përsëritet, pasi pasojat e ngrohjes globale janë gjithnjë e më të dukshme.

Shkencëtarët japin lajmin e frikshëm: Kjo që po ndodh shpesh është ogur i zi, belaja e madhe po vjen, e kemi pasqafe Read More »

PD reagon për ngjarjen e rëndë në Tiranë : “Shteti nuk e mbrojti dot gjimnazisten”

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë, ku një 31 vjeçar vrau ish-të dashurën e tij. 19 –vjeçe, e më pas edhe veten, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Në një postim të bërë në Facebook, Albana Vokshi shkruan se të renë nuk e mbrojti shteti dhe nuk u mor parasysh ankesa e saj e bërë disa here në polici, ku sipas Vokshit, shprehet shqetësim për sigurinë e saj.

Vokshi shkruan se në asnjë rresht të komunikatës së policisë për ngjarjen, nuk është përmendur ankesa e të resë për autorin e krimit të sotëm.

Postimi i plotë:

Sot, Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re!!!

Një tjetër vrasje e dyfishtë ndodhi në Tiranë për neglizhencë të institucioneve.

Një 19 vjeçareje ju morr jeta, vetem pse refuzoi… 19 vjet sakrifica të prindërve për ta rritur e edukuar…e dikush tjetër mendon, që ka të drejtë të t’i marrë…!

Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon???

Mediat njoftojnë se gjimnazistja e vrarë sot, disa herë kërkoi ndihmë në polici, se përndiqej nga autori i kësaj ngjarje.

Por thirrjet e saj për të jetuar nuk u dëgjuan dhe autoritetet përgjegjëse në Policinë e Shtetit për luftimin e dhunës dhe krimeve në marrëdhëniet familjare, dështuan në parandalimin e vrasjes së dyfishtë.

Në komunikatën e Policisë për ngjarjen nuk thuhet në asnjë rresht, se 19-vjeçarja u kishte kërkuar ndihmë dhe ata nuk e mbrojtën.

Policia e shtetit në vend që të mbrojë qytetarët është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm…në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj.

Policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë !

Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos”./Panorama

PD reagon për ngjarjen e rëndë në Tiranë : “Shteti nuk e mbrojti dot gjimnazisten” Read More »

Ardhja e ekspertizës “Babale” rikthen sindromin “Gërdeci” brenda opozitës: Ç’kodimi i qëndrimit të Bashës e Manjanit

Edhe pse nuk është bërë ende zyrtare, duket se ka mbërritur në Tiranë ekspertiza e përgjimit “Babale”, pra e materialit që PD e cilësoi si bisedë ndërmjet Dëshmitarit X dhe vëllait të Fatmir Xhafajt.

Por reagimet kanë qenë që në fillim të ashpra, si nga opozita zyrtare, pra Lulzim Basha, ashtu edhe nga opozita e ashtuquajtura “aktiviste”, pra nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Opozita e cilëson ekspertizën jo serioze dhe jo reale, megjithëse përgjigja vjen nga një superlaborator siç është ai i Policisë Shkencore të Romës.

Lulzim Basha ishte i pari që doli në konferencë shtypi në selinë e PD-së, pas seancës së Kuvendit.
“Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama:

– audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;

– zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut;

– trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh;

– trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi;

– Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës”, shtoi kreu i PD-së”.

Me një fjalë, Basha e parodizoi rezultatin e ekspertizës duke e hedhur poshtë politikisht.
Sipas Bashës, prokuroria nuk ka marrë siç duhet kampionin e zërit të Agron Xhafajt.
Kurse Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë së LSI-së shkon edhe më tej se Berisha me New York Times për Gërdecin që e quajti “letër higjenike”.

“Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun!
Po në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë…

Këtë akt nuk e përsor dot para asnjë gjykate! Sepse ky është akti i degjenerimit hetimor në Shqipëri!
Prokuroria nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo balladaqimi i personave. Përkundrazi lejoi largimin mga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales).

Prokuroria as palo kallëzimin e bërë natën nga Agroni, nuk e bëri dot deponim proçedural. Pra pa bërë veprimet e thjeshta hetimore, nxitoi të mbështeste deklarimet publike të Ramës për mos autenticitetin.
As vetë Fatmiri nuk e priste këtë gjë, sepse ishte i bindur që takimi kishte ndodhur, ndaj e nisi vëllanë për gjithë natën në burg!

Prokuroria tashmë është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të vëllait të Agronit.
Shpejtësia mahnitëse me të cilën punoi Prokuroria natën, e bëjnë atë përfundimisht gazi i ditës!
Ndaj, ka të drejtë Ambasadori Lu, kur kërkon “hetim të pavarur”, për këtë çështje! Tjetër gjë se si erdhëm deri këtu…

Halli është se kjo çështje po shkon drejt shuarjes, si të gjitha të tjerat….

Ne na rroftë reforma!”, shkuan Manjani në faqen e tij

Ish-ministri në fakt ka një kontradiktë, pasi edhe pse flet për hetim të pavarur, e quan “letër higjenike” vendimin e laboratorit të Romës, që është dukshëm i pavarur nga Tirana.

Siç duket këtë kishte parasysh edhe Monika Kryemadhi që të hënën te Ilva Tare u mundua ta largojë shënjestrën nga Fatmir Xhafaj, pasi opozita po shikon tani se e gjithë zhurma kundër ministrit e ka dobësuar këtë të fundit e ka forcuar Edi Ramën.

Para se Fatmir Xhafaj të sulmohej, ai cilësohej edhe nga opozita si një alternativë e mundshme për të drejtuar një qeveri socialiste kujdestare pa Edi Ramën.

Këtë e deklaroi 6 muaj më parë Monika Kryemadhi; por edhe Spartak Ngjela në pamfletet e tij ka deklaruar gjithmonë se “duhet një figurë socialiste që të zëvendësojë Edi Ramën”.

Por sot Fatmir Xhafaj jo vetëm që nuk shikohet më si një alternativë zëvendësuese, por ka gjasa që në shtator të largohet si i lodhur nga një histori që vërtet e ka lodhur, aq më shumë që politikisht ai në PS nuk se ka resurse të forta.

Megjithatë përgjigja ndaj ekspertizës së pashpallur të videoregjistrimit ka qenë një pararojë e një qëndrimi dukshëm kundërshtues.

Donald Lu-ja ka qenë sot në zyrën e Fatmir Xhafajt, që nuk e shkelte prej disa muajsh, pikërisht pas vendimit të Romës, duke shtuar se nuk duhet ndaluar “kapja e peshqve të mëdhenj”.
Për disa orë qarqe pranë opozitës e përkthyen vizitën e Lu-së si një pararojë e largimit të Xhafajt, edhe pse dukshëm ishte një bllof, pasi nëse do të ishte ashtu, atëherë ambasadori amerikan nuk do të hynte në zyrën e ministrit.

Pra karta “Babale” po shkon drejt shpërbërjes, siç thotë Manjani drejt defekimit.
Megjithatë ku do të derdhen fekalet politike?! /tesheshi.com

Ardhja e ekspertizës “Babale” rikthen sindromin “Gërdeci” brenda opozitës: Ç’kodimi i qëndrimit të Bashës e Manjanit Read More »