Aurora

Rëra e bardhë dhe deti kristal/ Ksamili, destinacioni i kësaj vere

Rëra e bardhë dhe deti kristal në Ksamil, tërheq çdo vit turistët vendas e të huaj për të kaluar pushimet verore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Ksamili, duke ftuar turistët të vizitojnë këtë parajsë të vendit tonë.

“Mirëmëngjes dhe me freskinë e kaltër të Ksamilit, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.

I ndodhur 12 km larg Sarandës Ksamili ofron një pamjej mbresëlënëse me ishujt e vegjël shkëmborë me një bimësi të egër të dendur.

Turizmi në plazhet e Ksamilit po rritet çdo vit. Tërheqja kryesore e Ksamilit është e përfaqësuar nga plazhet e tij të kristalta për mijëra turistë që duan të gëzojnë detin e bukur, një tipar pothuajse i të gjitha plazheve në Shqipëri, ku rëra është e mirë dhe e pastër, ndërsa deti ofron një pamje të plotë të jetës marine me qartësinë e tij./atsh

Rëra e bardhë dhe deti kristal/ Ksamili, destinacioni i kësaj vere Read More »

Zëdhënësja e Berishës flet hapur/ Ja cilat janë dy deputetet socialiste që ajo nuk pëlqen

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka zbuluar se ruan marrëdhënie shumë të mira nga qeverisja e kaluar me Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Ajo foli në On Top, ku tha se, “kam pasur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”.

Mëhilli më tej ka theksuar se nuk i pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerina Gjylameti.

“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj”.

“Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga PD-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, – ka shtuar Mëhilli.

/NOA.al

Zëdhënësja e Berishës flet hapur/ Ja cilat janë dy deputetet socialiste që ajo nuk pëlqen Read More »

Lajm i mirë për banorët e Dukatit, reagojnë me komente banorët e Tragjasit

Lajmi se një projekt i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës i cili ka nisur dhe brenda dy muajve garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, në gjithë Dukatin e Ri gëzon banorët e Dukati po ndodh e kundërta për banorët e fshatit tragjas të cilët të indinjuar shprehin ankesë:

‘Po ne Tragjas kur do vij uji që e kemi dhe derdhet në det?’

Ja disa nga komentet e banoreve te Tragjasit:

Xhafer Brati
Do vije dhe ne tragjas kure te hipi.gomari mbi cati

Luli Shyti
Po tragjasi ore qe uji vete ne det ?

Leonora Ferati
Ndaj u detyruan Tgjagjasi e bene puse ne shtepi qe pi ta marresh ne toral jan mijlarda lek se nuk munt te rrish tridhjet vjet pa uji gjoja prune dhe Arabet per te vjedhur fondet ka meyra te tjera qe te jete kostua simvolike se ujin na i ka dhuruar zoti ne ate fshat e uji skan.

Esmeralda Meco
Rinì s’ka më zona;shumë pak.
Edhe moshatarët po largohen pas femijeve(te shkretet),,,,të detyruar “nga kushtet/mirëqënia”(ku futen minimalja e jetesës siç janë ujë e drita).
Gjithsesi,do ngelen qentë e macet pas,,,,dita 1000 që mendoni dhe për ato të lagin buzën me ujë!(Gjallesa të pafajshme janë)!

Ilir Elmazaj
Po Tragjasi???
Qe vjen uji nje here ne dy dite nga nje ore

Lajm i mirë për banorët e Dukatit, reagojnë me komente banorët e Tragjasit Read More »

Pipero, turistëve nga Kosova: Ata që kanë shenja të mos nisen drejt Shqipërisë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar se duhet të kufizohen edhe lëvizjet e personave që vijnë nga Kosova për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar.

Për mjekun Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.

Ai është shprehur se ata që kanë shenjat të virusit nuk duhet të nisen drejt Shqipërisë.

“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero për A2.

Pipero, turistëve nga Kosova: Ata që kanë shenja të mos nisen drejt Shqipërisë Read More »

Mesazhi i mjekut Kalo: Nga pandemia e gripit Spanjoll në vitet 1918 e deri në 2020, vetëm tre masa kanë dhënë efekt

Tritan Kalo, mjek infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ripërsëritur apelin drejtuar qytetarëve për të respektuar tre masa të domosdoshme për të mos rrezikuar prekjen nga virusi i frikshëm.

Kalo thotë se në kohën kovidiane, ndërgjegjësimi qytetar mbetet arma më e efektshme ndaj flamës mbarëbotërore. Ai sjell në vëmendje edhe pandeminë e gripit Spanjoll në vitet 1918-1920 e deri në ditët tona, ku sipas tij vetëndërgjegjësimi ndihmon në pakësimin e dëmeve, pra në një numër sa më të vogël humbje jetësh.

“Kohë kovidian, vetëndërgjegjësimi, arma më e efektshme përballë kësaj “flame mbarëbotërore”. Nga pandemija e Gripit Spanjoll 1918-1920 e deri në Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19 më 2020 e në vijim, vetëm tre masa të vetëndërgjegjësimit janë treguar dhe po tregohen më të efektshme, për parandalimin e përhapjes së frikshme të tyre dhe uljen e “dëmeve në jetët njerëzore”, që ato shkaktojnë’.

“Higjena personale dhe ajo kolektive, si dhe e mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, distancimi fizik mes nesh, aty kur dhe ku është e mundshme, dhe mbajtja e maskave kudo por më së paku në mjediset e mbyllura dhe ato të mbipopulluara.
Për asnjërën prej këtyre pandemive nuk ka pasur mjekim apo mjet parandalues specifik, por përmes këtyre masave janë shpëtuar dhe me siguri do të shpëtohen jetë të paçmimta njerëzish e do të ulen dëmet e këtyre “flamave mbarëbotërore”.

Mjeku infeksionist thotë se bluzat e bardha pp kujdesen me përkushtim ndaj çdo pacienti por janë qytetarët që duhet të duan më shumë jetët e tyre. ”Ju duam, ju respektojmë, përkujdesemi për ju në çdo moment. Duajeni edhe më shumë jetën tuaj dhe të atyre që gjallojnë pranë jush. Sars-Cov2/Covid-19 nuk njeh moshë prekjeje, dhe virusi dëmton deri në rrënim të plotë jo vetëm mushkëritë tuaja. Together forerver’. /atsh

Mesazhi i mjekut Kalo: Nga pandemia e gripit Spanjoll në vitet 1918 e deri në 2020, vetëm tre masa kanë dhënë efekt Read More »

Del nga spitali psikiatrik e mbijetuara Blerta Josifi

E mbijetuara e vetme e ngjarjes horror që tronditi mbarë vendin, ku nënë e bijë u vetëflijuan për tu ringjallur, është përmirësuar.

Blerta Josifi ka dalë nga spitali psikiatrik, prej nga është marrë nga familjarët e saj në kujdestari. Por pavarësisht lënies së spitalit, Blerta do të jetë nën kontrollim e vazhdueshëm të mjekëve.

Ndërkohë në varësi të ecurisë së gjendjes së saj të shëndetit mendor, Blerta pritet që të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e tmerrshme të zbuluar në 2 korrik në zonën e Kombinatit.

Blerta Josifi është e mbijetuara e vetme e ritualit makabër ku motra e saj Anisa Josifi dhe nëna Zhaneta, u vetëflijuan për të ringjallur.

Bazuar në dëshminë e Blertës, Anisa kishte ndërruar jetë në 27 prill 2019, duke ndërprerë ushqimin.

Pas vdekjes së saj, pas dështimit të tentativave për ta ringjallur me lutje dhe lyerjes së trupit të saj me uthull për të mos u dekompozuar, Blerta dhe Zhaneta ndërprenë ushqimin.

Sipas të mbijetuarës, në këtë mënyrë ato shpresonin në ngjalljen e Anisës, gjë që e kishin lexuar në librat fetarë.

Për vite me radhë ato kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por vitet e fundit ritet fetare i praktikonin të pavarura në banesë, duke mos shkuar më në kishë.

Vazhdimisht lidhur me ngjarjen që tronditi mbarë vendin, janë hedhur dyshime se pas aktit makabër të familjes Josifi qëndrojnë sekte satanike. /noa.al

Del nga spitali psikiatrik e mbijetuara Blerta Josifi Read More »

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për të patur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Për të patur një jetë të shëndetshme, duhet të keni shumë kujdes edhe me ushqimin. Ka disa produkte që mund të gjenden lehtësisht në kuzhinën e çdo shtëpie, por ndoshta nuk e keni ditur që janë një burim energjie dhe jetëgjatësie për trupin tonë.

Salmoni

Ky lloj peshku zakonisht nuk perceptohet si një ushqim i shëndetshëm. Por, acidet yndyrore të përfshira në salmon ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, triglicerideve dhe inflamacionit.

Lëng portokalli

Është plot me antioksidantë që stimulojnë enët e gjakut. Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut. Mjafton të pini dy gota në ditë për të përmbushur nevojën e përditshme të trupit tonë për vitaminë C.

Kafja

Po, e lexuat mirë. Studimet kanë treguar që konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Sidoqoftë, kini parasysh se kafeja mund të ketë një efekt negativ në stomak dhe kafeina e tepërt nuk është e mirë për shëndetin tuaj.

Hurma

Ia vlen ta provosh jo vetëm për shijen e saj të ëmbël, por edhe për përfitimet e saj shëndetësore. Ndihmon për të ulur kolesterolin sepse përmban kurkumin, i cili ka shumë efekte pozitive në trupin tonë. Kjo ndihmon në zvogëlimin e ruajtjes së yndyrës dhe zvogëlon gjendjen inflamatore në trup.

Çaj jeshil

Çaji jeshil është i njohur për vetitë e tij qetësuese. Meqenëse çaji përmban antioksidantë, ato zvogëlojnë thithjen e kolesterolit dhe nxisin metabolizmin. Për efekt maksimal, këshillohet të pini të paktën dy gota në ditë.

Bukë me drithëra

Rekomandohet ta zëvendësoni bukën e bardhë me bukë gruri të plotë sepse përmban fibra që parandalojnë akumulimin e kolesterolit në arteriet.

Kanellë

Përveç që është një produkt i shijshëm për çajin dhe ëmbëlsirat, është edhe një armë e fortë në luftën kundër kolesterolit. Për të arritur një efekt maksimal, mund të konsumoni disa lugë çaji në ditë.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit mund të bëjë mrekulli, pasi i siguron trupit yndyrë të shëndetshme dhe ul nivelin e kolesterolit. Kjo do të thotë që rreziku i infarktit të miokardit zvogëlohet në 41%.

Avokado

Yndyrnat që përmbajnë avokadot rregullojnë kolesterolin e mirë dhe të keq, i cili ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë. Përveçse përmban një aromë të mirë, gjithashtu përshtatet në mënyrë të përkryer me llojet e ndryshme të pjatave të ëmbla dhe të këndshme, të cilat e bëjnë më të lehtë përfshirjen në dietë. /abcnews.al/

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për të patur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme Read More »

Gjendet macja e humbur para 12 vjetëve duke pritur në të njëjtin vend zotërit e saj

Amy Davies kishte humbur macen trivjeçare Georgie në një vend kampingu në Skoci në vitin 2008. Ajo kishte menduar se nuk do ta shihte kurrë macen.

Por për befasi të saj kafsha shtëpiake që kishte humbur para 12 vjetëve, është gjetur. Macja kishte qëndruar në vendin e njëjtë të kampingut, shkruan Daily Mail.

Macja kishte udhëtuar me familjen e Daviesit nga Rochdale për në kampin Rowardennan në Skoci, para se të zhdukej ndërsa ata po planifikonin të ktheheshin në shtëpi në tetor të vitit 2008.

Megjithëse kërkimin në atë zonë, familja nuk arriti të gjente macen. Ata shpresonin se dikush do ta gjente macen dhe do t’i kontaktonte fal mikroçipit në qaforen e saj. Gjatë gjithë kësaj kohe macja kishte qëndruar në parkun e kampingut, ndërsa për të ishin kujdesur dhe e kanë ushqyer stafi në atë vend. Kur filloi mbyllja shkaku i koronavirusit, një anëtar i shqetësuar i stafit të kampit më në fund e pa se macja është e pronarëve nga veriu i Anglisë, pasi çipi ishte skenuar nga një organizatë bamirëse për mbrojtje të kafshëve.

“Ne na u thye zemra kur Georgie nuk u kthye. Ishte shumë mirë kur dëgjuam se Georgie jo vetëm që ishte mirë, por edhe po kalonte kohë të mrekullueshme në kamp”, ka thënë Amy.

Derisa numri i telefonit në çip më nuk ishte aktiv, u dërgua një email dhe letër te pronarët e maces.

Megjithë gëzimin e gjetjes së Georgiet pas gjithë këtyre vjetëve, macja do të vazhdojë të mbetet te “Mbrojtja e Maceve”, ndërsa do të tentohet të gjendet një shtëpi e re për të.

“Instinkti më thoshte të nisem me veturë dhe ta marrë menjëherë Georgien, por kemi edhe një mace tjetër nëntëvjeçare. Kur fola me qendrën e dija se nuk do të ishte e përshtatshme ta kthenim Georgien tash. Është vërtetë e trishtë që gjatë gjithë kësaj kohe ne nuk do të ribashkohemi, por duhet të bëjë më të mirën për Georgien”, ka thënë pronarja Amy./abcnews.al

Gjendet macja e humbur para 12 vjetëve duke pritur në të njëjtin vend zotërit e saj Read More »