Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka vënë në alarm familjarët e tij pasi prej disa ditësh nuk ka asnjë kontakt me ta.
Denoncimi është bërë nga familjarët, të cilët kërkojnë ndihmë për gjetjen e Gentian Vrekës.
Ditë më parë ai u largua nga banesa për të mos u kthyer më.
Për më tepër, 42-vjeçari, thonë familjarët, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Për herë të fundit ai është parë në lagjen 18 Shtatori, në afërsi të një kopshti fëmijësh.
Humbjen e të afërmit të tyre familjarët e kanë denoncuar edhe në Policinë Gjirokastër, por deri tani as policia nuk ka rënë në gjurmët e 42-vjeçarit.
Policia po punon për gjetjen e tij, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve. /noa.al/
Zona turistike të jugut të Shqipërisë janë zhytur në errësirë pasi prej orësh mungon energjia elektrike.
Situata në Dhërmi raportohet e nderë. Plazhe dhe rrugë të boshatisura, njerëz të strukur në dhoma, pa energji dhe një pjesë e mirë edhe pa ujë. Për më tepër shtrënguara shiu që përfshinë jugun në mëngjes, kanë bërë që moti të jetë i zymtë dhe i ftohtë me temperatura nën 20 gradë celsius
Pushues që njoftuan tek noa.al, thanë se po përballen me situatë mbijetese në plazh, duke theksuar se këto janë pushimet më të zymta në vite, duke e ilustruar me ndalimin e beach bareve, boshatisjen e lokaleve dhe shezlonëve, si dhe mungesën e turistëve.
Sakaq, për mungesën e energjisë elektrike nuk ka asnjë informacion se kur do të bëhet rikthimi i saj. Noa.al kërkoi të dhëna për arsyet e mungesës së energjisë dhe mësoi se shkarkesat elektrike kanë shkaktuar dëmtim të një shtylle ku po punohet nga ekipet e OSHEE.
Siç shihni në foto, si pasojë e shkarkimeve elektrike nga moti i keq me shi dhe stuhi ere është dëmtuar një prej shtyllave elektrike në zonen e ish-kampit të Dhërmiut. Grupet e avarise së OSSH Vlorë po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në zonën e plazhit të Dhërmiut, tha OSHEE./noa
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë tre automjete. Në fshatin Murrash mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin A.I., rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 43-vjeçarja Gentiana Isaraj,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”.
Gjithashtu janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /noa.al
Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore.
E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis.
Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve.
Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.
Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne.
Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit.
Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.
Vlerat e Propolisit Për Shëndetin
Antibiotik Natyral
Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm.
Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi.
Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.
Shëndeti Dentar
Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës.
Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.
Imuniteti
Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë.
Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri.
Ulja e Tensionit Të Gjakut
Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.
Alergjitë
Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.
Helmimi Nga Ushqimi
Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi.
Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.
Infeksionet e Veshit
Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët.
Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.
Shëndeti I Lëkurës
Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit.
Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret.
Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.
Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes
Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët./AgroWeb.org
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së fundi është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale.
Pak më parë, ish-ministri ka shpërndarë në faqen e tij të ‘Facebook’ postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që flet pikërisht për atë.
Në postimin e tij Berisha shkruan “Hashash pushimet”, duke e shoqëruar me një foto të ish-ministrit, që shfaqet me pushime, ndërsa ky i fundit e shoqëron postimin e ish-kryeministrit me mesazhin “Vetem ky s’me zhgenjen kurre 😂😂😂”.
Burimet ujore termale të Bënjës në Përmet, janë një destinacion turistik që duhet vizituar me patjetër, pasi mbartin veti kuruese dhe histori tejet interesante, ndërsa ka një vendndodhje magjike, mes kanioneve të Langaricës.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi duke publikuar një foto nga burimet ujore termale të Përmetit, apelon qytetarët që ta vizitojnë këtë zonë të mbartur me pasuri historike, arkeologjike, natyrore, por mbi të gjitha me veti kuruese për personat që mund të kenë problem fizike.
“Keni dëgjuar për burimet ujore termale në Bënjë të Përmetit? Përmbajtja e mineraleve u jep këtyre ujërave veti kuruese e terapeutike. Vendndodhja e tyre është po aq interesante, buzë kanionit të Langaricës, gjelbërimit dhe Urës së Katiut, ndërtuar në shekullin e XVIII”,- thekson ministri Klosi.
Bënjat e Përmetit ndodhen rreth 195 kilometra larg Tiranës, ose rreth 13 kilometra nga qendra e Përmetit. Rruga drejt bënjave është e asfaltuar dhe e kalueshme nga të gjitha mjetet motorike. Në total gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjve masive, në të dy anët e lumit Lengaricë. Ujërat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut, dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës. Ujërat termale të Bënjës kanë një temperaturë prej 26-32 ºC.
Për të apasionuarit e natyrës dhe aventurës, Përmeti është një thesar për t’u zbuluar e shijuar, mjafton të kujtosh këtu rrjedhën e lumit Vjosa, ku mund të zhvillohet Rafting, ose hiking në malin e Nëmëçkë 2485 metra mbi nivelin e detit dhe ku banorët e zonës krenohen se është maja e para në Shqipëri, e cila përkëdhelet nga rreze e para të diellit në mëngjes./atsh
Ulni konsumin e kripës– Këshilla e parë e mjekëve për të mposhtur në mënyrë efektive grumbullimin e ujit dhe enjtjen e këmbëve, është që të shmangni konsumimin shumtë të kripës ose thënë ndryshe klorurit të natriumit. Kjo pasi studime të ndryshme kanë treguar se një tepricë e natriumit shkakton mbajtjen e lëngjeve në trup, sepse tërheq molekulat e ujit brenda qelizave. Kështu që është mirë të konsumoni kripë në sasi të moderuar në kuzhinë. Po ashtu shmangni konsumin e salçiçeve, ushqimeve të përpunuara dhe ushqimet e konservuara.
Rritni konsumimin e magnezit– Për të shmangur enjtjen e këmbëve, është thelbësore që të merrni sa më shumë magnez nëpërmjet ushqimit. Këshillohet marrja mesatarisht e 200 mg magnez në ditë. Ndër ushqimet më të këshilluara janë spinaqi, bizelet dhe arrat.
Shtoni konsumin e vitaminës B6– Përveç magnezit, rekomandohet edhe marrja e vitaminës B6: një vitaminë e tretshme në yndyrë që gjendet në shumë ushqime. Vitamina B6 gjendet në ushqime të tilla si bananet, patatet, mishi dhe arrat.
Konsumoni ushqime të pasura me potas– Edhe një mineral si potasi është i dobishëm për trupin tonë, pasi promovon uljen e niveleve të natriumit në gjak dhe stimulon rritjen e vëllimit të urinës. Në këtë mënyrë, minerali ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të qelizave dhe lufton hipertensionin, shkruan noa.al. Potasi gjendet kryesisht te lakra e Brukselit, patatet, panxhari, kajsitë dhe bananet.
Shmangni sheqernat e rafinuara– Sheqeri është i dëmshëm jo vetëm për linjat trupore, por edhe për shëndetin. Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë përgjegjëse për diabetin dhe mbipeshën. Përveç kësaj, sheqeri i tepërt shkakton një rritje të nivelit të insulinës, e cila nga ana tjetër shkakton mbajtjen e natriumit. Kështu natriumi shkakton tërheqjen e molekulave të ujit nga qelizat e trupit. Kësisoj duhet reduktuar konsumi i sheqerit, ëmbëlsirave dhe produkteve që rrjedhin nga mielli i bardhë. /noa.al
Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42.183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.
2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: