Një ndër monumentet më interesante që ndodhen në Shqipëri sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku ndodhet është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në brigjet e detit Jon.
Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo si ftesë për këtë sezon turistik për turistët e huaj dhe pushuesit vendas si një destinacion i veçantë ku takohet historia, kultura dhe madhështia e detit.
Kalaja e Porto Palermos ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo është një nga sarajet e shumta të strategut Ali pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kala, qëndron në mes të detit dhe legjendës.
U ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i “Konti Monte Kristos”. /atsh
Një studim i fundit sugjeron se ngrënia e dy fistikëve çdo darkë para se të bini të flini, lehtëson gjumin dhe garanton një gjumë të qetë
Doktorët Jack Losso dhe Millicent Yeboah-Awudzi, docentë në Louisiana State University, SHBA, kanë arritur në këtë përfundim pas një studimi të kryer.
U zbulua se fistikët përmbajnë melatoninë në një sasi të konsiderueshme dhe shumë më shumë nga ajo që gjendet tek drithërat, bishtajat, farat, frutat dhe perimet.
Melatonina është hormoni i cili rregullon gjumin tonë dhe sipas studimit, fistikët, përveçse përmbajnë një sasi të madhe melatonine, përmbajnë edhe lunasinë e cila po ashtu stimulon qetësinë.
Ndër të tjera tek fistikët gjenden polifenole të cilat përmirësojnë shëndetin tonë të përgjithshëm.
Studiuesit para se të arrinin në rezultatet e tyre, analizuan ekstraktin e melatoninës. Sasia e përftuar ishte rreth 660 nanogramë, ose disa herë më e lartë se në shumë ushqime të tjera. /noa.al
Ejani ne Vlore per pushime aktive e relaksuese. Deti mrekullueshem, vizite me anije ne Karaburun e Sazan, ne Ishullin e Manastirit ne Zvernec, ne Llogora, ne Kalane e Kanines, ne Orikum. Muzeu Pavaresise, Historik dhe ai Etnografik, shetitje ne mbremjet e magjishme ne Lungomare. Vizitoni qendren historike te restauruar te Vlores, rrugen J. Goddard, dhe ne Kuzumbaba. Ekspozitea pikture. Shijoni kulinarine tradicionale vlonjate. Peshkun, mishin e laberise, veren me fame, etj. Do mbeteni shume te kenaqur. Vlora eshte perle. Ejani…
Gezim Tushi
Nëse i ke vënë qëllim vetes që këtë vit të biesh nga pesha, puna fillon me metabolizmin. Dhe sukses në humbjen e kilogramëve do të kesh vetëm atëherë kur të kesh gjetur mënyrat e duhura që metabolizmi të djegë sa më shumë kalori gjatë gjithë ditës.
Por, shumica e atyre që ndjekin dieta të ndryshme nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është rutina e mëngjesit për humbje në peshë.
Në fakt, ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret: “Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, – tha Jenny Sugar, dietologe.
Ke nevojë për ide? Dietologia nga New York-u, Regina Fazzini, thotë se KJO është një nga gjërat më të mira që duhet bërë çdo mëngjes nëse doni të humbni peshë: “Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar, kështu që unë gjithmonë e rekomandoj fillimin e ditës me mëngjes të bollshëm për të pasur sa më shumë energji. Vezë, tërshërë, por edhe receta të tjera të pasura me proteina për mëngjes janë zgjidhje të mira!” Bëje objektiv të këtij viti. Nëse do të hash mëngjes, do të humbasësh peshë./Class
Skulptori dhe pedegogu i njohur i Arteve, Arben Bajo, ndërroi sot jetë tek Infektivi, pasi ishte infektuar me Covid.
Ai për shkak të gjendjes së rëndë u intubua, ndërkohë miqtë e tij bënë apel për ndihmë, pasi i nevojitej gjak A-NEGATIV nga ata që e kishin kaluar sëmundjen.
Lidhur me këtë lajm të trishtë, i revoltuar ka reaguar deputeti Fate Velaj.
Në postimin e tij shkruan se askush nuk e ndihmoi dot.
“ARBEN BAJO nuk është më. Unë nuk e ndihmova dot. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vaçe Zela. Bronxi i saj. Kitara”. Kujtojmë se Bajo krijoi skulpturën e Vaçe Zelës.
“As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj, tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”, – shkruan deputeti Velaj, mik me artistin e ndjerë.
Dermatologët kalojnë verën nën të njëjtin diell si pjesa tjetër e jona, por lëkura e tyre arrin të menaxhojë për të qëndruar e freskët dhe me shkëlqim gjatë gjithë sezonit. Sigurisht që është pjesë e rutinës së punës, por edhe jo profesionistët duhet të punojnë më shumë për të parandaluar dëmtimin e lëkurës kryesisht ndaj ekspozimit në diell gjatë muajve të verës.
Por si te kujdesemi, çfarë rutine duhet të ndjekim për të pasur një lëkurë perfekte edhe gjate muajve të verës ku ekspozimi ndaj diellit është edhe më i lartë?
1- Lehtësoni rutinën e kujdesit për lëkurën tuaj
Në verë, rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të jetë pak më e lehtë. Nxehtësia dhe lagështia e verës do të thotë që mundeni të ndërroni një pastrues më të rëndë (krem ose vaj pastrues) me një produkt më të lehtë si përshembull opsioni i shkumës.
2. Përvetësoni një hidratues me qëllim të dyfishtë
Për të lehtësuar rutinën e kujdesit të lëkurës, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar me mbrojtësin e diellit gjate verës. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose me i lartë mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve. Shpesh herë vërehet se hidratuesit më të trashë çojnë në pore të bllokuara, inflamacion, dhe akne. Sidomos nëse keni akne aktive ose lëkure të yndyrshme, duke zgjedhur një hidratues me SPF mund të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lëkurës.
3- Por mos ndaloni përdorimin e hidratuesit plotësisht
Pavarësisht se moti është i nxehtë dhe me lagështi, prapësëprapë duhet të hidratoheni. Edhe nëse lëkura juaj tashmë ndjehet e yndyrshme ju duhet të ndiqni gjithmonë pastrimin me një hidratues. Hidratuesi mbron shtresën e jashtme të lëkurës, e cila e mbron nga ndotja dhe kimikatet e dëmshme dhe parandalon me tej acarimin ose thatësinë e lekurës. Ky është rasti kur hidratuesi i kombinuar me SPF ndihmon në mbajtjen e shtresës së jashtme të ushqyer pa pasur ndjesinë e rëndesës në lëkurën tuaj.
4- Investoni në një serum me vitaminë C të përqendruar
Vitamina C është e domosdoshme gjate gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit, në përmirësimin e shfaqjes së rrudhave të imëta, dhe mund të ndihmojë në prodhimin e kolagjenit.
5- Shkurtoni kohën e dushit.
Midis stërvitjeve, ditëve të plazhit dhe verës shumë prej nesh zgjedhin të bëjnë dush me shume se një herë në ditë. Dermatologët rekomandojnë reduktimin e minutave në dush. Larja e shpeshtë ose dushi me ujë të nxehtë mund të çojë në tharjen e lëkurës tuaj, duke çuar në inflamacion dhe madje në ekzema.
6. Sigurohuni që make up të mos bllokojë poret
Shikoni me kujdes etiketat e produktit tuaj kozmetike dhe mbajini vetëm ato që nuk janë komedogjene (pra që të mos bllokojë poret). Sidomos gjate verës rekomandohet që kremi pudër të mos ketë përbërje që do të bllokojnë lëkurën tuaj. Kjo mund përfshijë opsione si një krem dielli pluhur dhe një krem pudër të lehtë.
7. Qëndroni në hije
Të gjithë ekspertët rekomandojnë që njerëzit të mbajnë syze dielli dhe kapele të gjera si dhe rroba që mbrojnë lëkurën nga dielli. Kjo nuk do të thotë që të vishesh me mëngë të gjata dhe këmishë në çdo moment, por kur jemi në plazh, duhet të ekspozojmë sa më pak trupin ndaj rrezeve direkte të diellit. E rëndësishme është të shmanget dielli i mesditës.
8. Mos harroni të hidratoheni
Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm për lëkurën tonë, por akoma më tepër gjatë verës. Konsumoni të paktën tetë gota uji në ditë, të cilat premtojnë se do të kenë rezultate të shkëlqyera për lëkurën tuaj. Hidratimi gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën të shërohet pas një djegie nga dielli.
9. Kremi mbrojtës nga dielli (SPF)
Çdo ekspert rekomandon përdorimin e kremit të diellit me faktor mbrojtës SPF 30 ose me faktor më të lartë në të gjithë lëkurën e ekspozuar ndaj diellit. Mos harroni gjithashtu duart, këmbët, veshët dhe buzët. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kremi mbrojtës duhet të ripërsëritet çdo dy orë, kështu që sigurohuni që të merrni me vete mjaftueshëm krem dielli në ditët e gjata të pushimeve të verës./atsh