Aurora

“I latë pa atdhe qytetarët në Kakavijë”/ Olta Xhaçka i përgjigjet deklaratës së presidenti Ilir Meta: Fjalë të papërshtatshme për një kryetar shteti

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i përgjigjet deklaratës së presidenti Ilir Meta.

“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit.

Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore.

Djem e vajza, burra e gra qe po japin maksimumin per tu perballur me nje situate qe ashtu si zjarret, termetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por qe atyre u ka rene barra ta perballojne dhe po e bejne me dinjitet e perkushtim te madh.

Qytetaret jane deshmitaret me te mire te kesaj te vertete. Dhe per hir te atyre qytetareve te bllokuar jo prej nesh, por prej nje situate qe haset sot ne kufij mes vendesh te ndryshem, nga Britania, Franca e Spanja e deri ne Turqi, Bullgari e Greqi, ne do te vazhdojme te japim maksimumin, sikurse kemi bere gjithmone.

E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet”, shkruan Xhaçka.

“I latë pa atdhe qytetarët në Kakavijë”/ Olta Xhaçka i përgjigjet deklaratës së presidenti Ilir Meta: Fjalë të papërshtatshme për një kryetar shteti Read More »

Aroma e këmbëve është shqetësues dhe krijon siklet/ Ja disa këshilla të vlefshme të shpëtoni

Aroma e këmbëve është shqetësues, dhe në jo pak raste krijon siklet.

Për shumë njerëz është mjaft e vështirë të shpëtojnë nga ky “makth”.

Disa prej sugjerimeve kryesore janë: Lani këmbët me sapun anti-bakterial një herë në ditë.

Sigurohuni që po i thani mirë këmbët pasi i lani. Ndërkohë, një element i rëndësishëm është edhe këpuca.

Mundohuni që mos vishni një palë dy ditë rresht.

Ndryshoni çorapet duhen ndërruar të paktën një herë në ditë, ose më shumë nëse është e nevojshme. /noa.al/

Aroma e këmbëve është shqetësues dhe krijon siklet/ Ja disa këshilla të vlefshme të shpëtoni Read More »

Gratë e bllokuara në Kakavijë,bëjnë dicka të dobishme, mbledhin rigon në fusha

Disa prej grave, emigrante shqiptare nuk e kanë kaluar kot kohën, teksa prisnin në doganën e Kakavijë për të kaluar në shtetin grek.

Disa gra të cilat kanë zbritur nga mjetet, kanë menduar që të bëjnë diçka të dobishme, ndërkohë që prisnin t’u vinte radha.

Ato kanë zbritur në fusha, siç shihet edhe në foton e publikuar nga Ora News, kanë mbledhur rigon dhe e kanë marrë me vete.

Gjithsesi, situata e rënduar vijon. Tashmë emigrantët mund veçse të presin, pasi pala greke ndërpreu punën në orën 22:00.

Gratë e bllokuara në Kakavijë,bëjnë dicka të dobishme, mbledhin rigon në fusha Read More »

Ish- ministri shqiptar bën vaksinën e prodhuar në Rusi: Jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor!

Një ish-ministër shqiptar, bën vaksinën e prodhuar në Rusi, e cila pretendon se është efektive ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka.

Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, ku informon se krahas tij vaksinën e ka bërë edhe familja e tij.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan Lluka./noa.al

Ish- ministri shqiptar bën vaksinën e prodhuar në Rusi: Jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor! Read More »

Aida Shtino: A mundet t’iu bëj një pyetje doktorëve tanë të ‘çmuar’? Përse nuk ju lejojnë telefonin të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në spital?/ A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju ‘zhduken’ të afërmit?

“A do ta mbani dot turmën kur t’ju vërsulen sepse po iu “zhduken” të afërmit”? Kjo është pyetja që shtron gazetarja dhe drejtuesja e njohur televizive, Aida Shtino, drejtore e fondacionit Njerëz të Humbur.

Zonja Shtino analizon situatën absurde që ka krijuar qeveria në spitalet Covid, ku sikurse raportohet gjerësisht, pacientëve nuk u lejohen telefonat dhe nuk kanë mundësi komunikimi me celularët e tyre me familjarët e të afërmit, pasi u janë konfiskuar.

Shtino ka një pyetje për mjekët që ironikisht i quan të çmuar: “A mundet t’iu bëj një pyetje doktorëve tanë të “çmuar”? Përse nuk ju lejojnë telefonin të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në spital?! Kush është arsyeja që nuk i lejojnë të flasin me të afërmit e tyre?” pyet e indinjuar zonja Shtino, përballë faktit që të gjithë pacientët, jo vetëm të sëmurët në gjendje kritike apo të intubuar, nuk lejohen të kenë komunikim me telefon.

“A jeni në terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani? A i keni trutë në kokë, apo ju kanë vaksinuar juve përpara, se që të jeni kaq të pashpirt nuk ma priste mendja kurrë”, – shton Shtino.

Kurse ka një paralajmërim apelues për qeverinë dhe strukturat shtetërore dhe njerëzit që punojnë në to: “A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju “zhduken” të afërmit? A jeni ne dijeni se çfarë jeni duke bërë? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni fëmijë dhe prinder në shtëpi ju? Kush është arsyeja që nuk iu lini telefon, kush??? “, – shpërthen Shtino.

E në fund ka një tjetër paralajmërim të përforcuar: “Një gjë po ju them, mbajeni mend, se nuk do të arrini të përmbani me turmën e tërbuar, që do t’iu vërsulen nga zemërimi, sepse po i ktheni në kavie laboratori të afërmit e tyre dhe aty jo policia, po as ushtria nuk i bën dot zap?!” /noa.al/

Aida Shtino: A mundet t’iu bëj një pyetje doktorëve tanë të ‘çmuar’? Përse nuk ju lejojnë telefonin të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në spital?/ A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju ‘zhduken’ të afërmit? Read More »

Disa veti të shalqinit te cilat nuk i keni ditur dhe do t’ju bindin më shumë që ta konsumoni

Shalqini është mjaft i preferuar në verë, për shkak se stimulon ndjesinë e freskisë dhe hidraton. Por nëse këtë gjë e kemi ditur, ka shumë e shumë arsye të tjera, të cilat do na bindin më shumë që ta konsumojnë.

Shalqini përbëhet në masën 95% nga uji dhe kjo bën që të shuajë etjen dhe ka një veprim të mirë diuretik. Pavarësisht shijes së ëmbël, shalqiri ka sasi të pakët sheqeri rreth 5% dhe ësht, në mesin e frutave të pasura me pulpë me më pak kalori nga të gjitha: 100 gram shalqi kanë vetëm 16 kalori .

Është gjithashtu i pasur me një sërë vitaminash, që nga A, beta-karoten, C, B1 dhe B6 dhe minerale si kaliumi dhe magnezi, çka e bënë shumë të dobishëm për mposhtjen e lodhjes për shkak të nxehtësisë. Këshillohet veçanërisht për sportistët, pasi mbron nga ngërçet muskulore.

Shalqini përmban gjithashtu në sasi më të vogla kalcium, fosfor dhe elementë të tjerë gjurmë thelbësore si hekuri, zinku dhe mangani, si dhe ka veti kundër stresit. Një studim i kohëve Universiteti Juntendo i Tokios, zbuloi efektivitetin e likopenit që gjendet tek shalqini në mbrojtjen e mushkërive të atyre që pinë duhan ose të atyre që jetojnë në zona me një shkallë të lartë ndotjeje.

Si dhe kur ta përdorim shalqinin

Për të përfituar më shumë nga vetitë e tij , është e rëndësishme të shijoni shalqinin në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur të ditës:

– Idealja është ta hani si një vakt të lehtë.

– Asnjëherë mos e konsumoni në fund të një vakti, sepse përmbajtja e tij e lartë e ujit do të vështirësojë tretjen.

– Nëse është e mundur, shmangni konsumin e tij në mbrëmje, sepse efekti diuretik mund t’ju ​​shqetësojë gjatë natës.

– Mos përtypni farat: ato mund të shkaktojnë dhimbje të bezdisshme të zorrëve. /noa.al

Disa veti të shalqinit te cilat nuk i keni ditur dhe do t’ju bindin më shumë që ta konsumoni Read More »

Zëdhënësja e PD: Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa përmes një statusi në Facebook rendit faktet që sipas saj tregojnë që rinia shqiptare është më e harruara dhe më e papërfillura nga qeveria.

STATUSI I PLOTE
RAMAVIRUSI ka dëmtuar jashtëzakonisht rininë shqiptare: ju shkatërroi arsimin me një reformë të dështuar ku nuk studiojnë dot pa qënë të pasur, ju shkatërroi punësimin me mungesën totale të incentivave për të rinjtë, me mungesën e investimeve të huaja, ju shkatërroi sigurinë me drogën dhe krimin që lulëzon, ju shkatërroi shëndetësinë me koncensione fantazma dhe asnjë shërbim për ta, ju shkatërroi qytetet duke i kthyer në vende që skanë aktivitete kulturore, rinore, por vetëm beton dhe beteja armësh.

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, ne numërojmë rreth:
▐ 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, nën moshën 34 vjeç janë larguar nga Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat janë 98 mijë azilant ekonomik dhe më shumë 85 mijë emigrant të paligjshëm. Pa llogaritur këtu ata që kanë ikur për studime, apo për punësim të ligjshëm.

Sipas raportit të fundit i CRCA dhe ANYN Shqipëri : Papunësia e të rinjve vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore:

▐ 51% e të rinjve nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as në ndjekje të një kursi apo trainimi profesional;

Pandemia e rëndoi më shumë gjendjen edhe problematikat e rinisë, po sipas raportit bazuar në anketa me të rinjtë:

▐ 92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga Qeveria gjatë mbylljes së detyruar;
▐ 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;
▐ 88% e të rinjve deklaruan se vajzat dhe gratë ishin viktimat kryesore të dhunës, gjatë pandemisë;
▐ 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.

Një qeveri që nuk kujdeset dhe nuk do tja dijë për rininë, është një qeveri që e ka mbyllur ciklin e saj dhe e ardhmja nuk i intereson më.

Ditë të mira do vijnë me një plan të qartë të PD, me një program ku RINIA ka peshën e saj të padiskutueshme për ta ndërtuar të ardhmen europiane në SHQIPËRI.

Zëdhënësja e PD: Rinia shqiptare më e harruara, më e papërfillura nga qeveria Read More »

Brataj publikon fotot dhe u kthehet qytetarëve: Doni që Covidi t’ju lë shenja në fytyrë që të ndërgjegjësoheni

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar në rrjetn e tij social facebook, disa foto rrëqethëse me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për respektimin e masave anti-Covid. Brataj shprehet se në qoftë se ky vi rus do të linte shenja të dukshme të pacientët atëherë ndërgjegjësimi i qytetarëve do të ishte më i madh.

“Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim? A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive”, shkruan Brataj.

Duke dhënë shpresë se gjithçka do shkojë mirë e do kalojë, e ndërsa bën apel të mbrojmë veten e të tjerët duke respektuar masat, Brataj shkruan: “Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus”.

Postimi i plotë:

SIKUR COVID-19 TË PARAQITEJ ME SHENJA SI SËMUNDJET E TJERA EKZANTEMATIKE!
Në datën 1 korrik do të vendosja në faqen time një status me këtë titull nga i cili po mar disa fragmente!

CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA!

Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.

Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim?
A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?
Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive! Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëher vendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, në punë dhe kujtohuni se çfarë mund tju shkaktoj kjo sëmundje! Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!

Këto fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë. Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme, shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendëshme si ato, rrezikon jetën njësoj si këto sëmundje!

GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË. Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus. Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!

Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje!
Bëj atë që varet nga ty: Përdor maskën në ambientet e mbyllura; Zbato rregullat e higjenës; Mbaj distancim fizik; Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla; Përqafo jetën; Së bashku do ja dalim; Konsideroje Covid-19 si sëmundjet infektive me dëmtime të jashtme për të kuptuar çfar ndodh brenda organizmit! Dr.Skender Brataj

Brataj publikon fotot dhe u kthehet qytetarëve: Doni që Covidi t’ju lë shenja në fytyrë që të ndërgjegjësoheni Read More »