Aurora

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se shpenzove në Dhërmi!

Në plazhet e jugut gjen plot alternativa, duke filluar që nga gjelltoret, sufllaqet, piceri, restorante, por edhe vendet” high class” ku si sipas xhepit mund të zgjedhësh… dhe pikërisht këtu gabojnë pushuesit, sepse nuk dinë të zgjedhin e kur u vjen fatura coroditen….

Me beso po deshe: Jugu jonë është po aq i bukur sa Maldivet, Bali, Miami etj me rradhë… kur jemi thuajse në fund të një sezoni turistik veror që çdokush e ka shijuar sipas mundësive të veta, ka dhe shumë syresh që ende u ka ngelur ora tek fotot e faturave, tek “ babëzia” e “ pronarëve” të plazheve që këta të fundit i ka “ babëzitur” shteti njeherë po nejse, ky është muhabet tjetër…Por cfarë pashë këtë vit në Dhërmi?
“ Më falni” njëherë që po i përmend emrin Dhërmiut sepsa ka shumë nga ata “atdhetar” që u bie pika kur ia dëgjojnë emrin, që thonë se u bie më lirë kur pushojnë jashtë, e se në Dhërmi apo Jalë e ha një vezë aq e kaq, e madje ka nga ata që pasi kanë ngrënë një levrek të egër ose një gjinkallë deti ankohen se u shkoi shtrenjtë: Sigurisht kur vjen për herë të parë në jug pasi e ha peshkun e egër me 8000 mijë lekë kg apo gjinkallën 10.000 lekë të bëjnë sytë xixa…. Por a e keni idenë me sa futet në kuzhinën e një restoranti një peshk i egër, apo një gjinkallë? Epo duhet ta keni përpara se ta porosisni, ta hani, e të shani pasi keni lëpirë dhe buzët…por kështu ndodh kur e ke sefte?

Tani për ata kam një pyetje: Sa u ka kushtuar një peshk në Greqi, apo një antipastë në Bali, apo një darkë në Maldive? A po, kemi këtu edhe Turqinë, sigurisht me një turizëm të mirëorganizuar dhe plot kulturë, por që atje përfundon duke u lar nëpër pishinat e resorteve sepse nuk e ka kurrë detin tonë…ku përtej kësaj nuk je “ i aftë” e nuk guxon të dalësh jashtë kornizës së rregullores së hotelerisë ku je, ndërsa ketu ti zotëri/zonjë të vjen dhe të kërkon cmim duke filluar nga cadra( ku nuk do t’ia dish fare se sa ai biznes ka paguar për hapësirën ku ti do të shtrihesh dhe për pastrimin e tij, por të dhimbset vetem 1000 lekëshi yt)
A ka probleme turizmi ynë? Sa të duash…

Në jug sigurisht ka pronarë biznesesh që vetëm për atë punë nuk janë, që i presin klientët tek dera pa minimumin e respektit e pa kurrfarë buzëqeshje,sikur jua ka për borxh, kur në të vërtetë duhet t’i rrijë gati e t’i jetë falenderues qe zgjodhi hotelin e tij/ saj… E madje shkon më tej, ku shumë të kërkojnë të bësh pagesën pa marrë frymë ende e pa fshirë djersën nga vapa zhuritëse… e di që të ka ndodhur edhe ty kështu…ama ka shumë të tjerë që të presin me qytetari, që të rrinë gati e ia dinë punës, që kanë respekt për ty si klient e bëjnë maksimumin të kalosh pushime të bukura….

Plazhet private dhe ato publike

Edhe në Greqi, Spanjë apo Itali mund te bësh plazh në vende publike me cadrën tënde dhe peshqir me vete sic ndodh rëndom, por kurrë nuk do t’i bënit në Dhërmi ato lloj pushimesh sepse këtu në vendin tuaj ju “ bie hunda” juve që shani orë e sekondë bizneset dhe plazhet e jugut…Të takon ty të zgjedhësh se ku do ta kalosh ditën tënde në plazh… jugu të ofron shumë mundësi, por nëse zgjedh të pushosh në një plazh publik të lutem merri me vete zhapat e shalqinit që ke konsumuar apo shishet plastike të ujit dhe të lëngjeve… Pse i le kështu në vendin tënd, ndërkohë që jashtë të dridhen leqet e këmbëve nëse hedh qoftë edhe një qese aty ku ke pushuar… Ti që krenohesh me pushimet në Spanjë apo Itali apo Greqi ( dhe mirë bën) a e ke lënë ndonjëherë paketimin e një ushqimi në breg, po bishtat e cigares, apo qesen e akullores e ke zhytur poshtë zhezlongut? Sigurisht që jo… ndërsa në Shqipëri e bëjnë dhe privati t’i pastron e në mëngjes kur kthehesh e gjen akull plazhin… Sigurisht edhe këtu do të thonë: “E ka për detyrë”… dakord e ka për detyrë, por mos ia nxirr për hundësh 800 apo 1000 lekëshit që i jep për të qendruar si njeri…..nëse nuk do të paguash apo të duket shtrenjtë shko pak më tej në një plazh publik, por mos u anko nëse të vrasin shpinën guralecet e mbi të gjitha mos e ndot sepse nuk ke asnjë të drejtë….

Kam një pyetje dhe disa përgjigje për ty që ankohesh se shpenzove në Dhërmi! Read More »

Ameneti i së ëmës/ Vajza rikthehet nga Italia dhe luan me violinë te va rri i saj (foto)

Një grua shqiptare është rikthyer së fundmi në vendlindje për të realizuar amanetin e të ëmës së ndjerë.

Fatlinda Thaçi është një violiniste shqiptare me karrierë në Itali.

Nënë Myzieni, e ëma e Fatlindës ndërroi jetë pak kohë më parë dhe si amanet kishte lënë që vajza e saj të luante me violinë tek varri pasi të ndërronte jetë.

Fatlinda është rikthyer dhe ka luajtur me violinë në varrin e saj.

Foton ajo e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Facebook” ku ka marrë shumë like dhe komente.

/NOA.al

Ameneti i së ëmës/ Vajza rikthehet nga Italia dhe luan me violinë te va rri i saj (foto) Read More »

Vendim i Ministrisë së Arsimit

Nga ministria e Arsimit është botuar sot udhëzuesi i ASCAP që tregon për skenarët e ndryshëm, të cilët do të zbatohen në shkolla të ndryshme për të siguruar distancimin social, shëndetin e nxënësve dhe mësuesve, kur të kthehen në shkolla.

Por çfarë do të ndodhë nëse ndonjë nxënës infektohet? Kësaj dileme u jep përgjigje ministrja e Arsimit, Besa Shahini duke njoftuar se në të tilla raste do të bëhet deri mbyllja e shkollës dhe do të tamponohen të gjithë nxënësit aty ku është gjetur një i infektuar.

Ministrja sqaroi edhe me video se si do të veprohet nëse një nxënës apo mësues do të dalë pozitiv me Covid-19:

“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, shprehet ajo.

Ndërsa pyetjes se “si do të rregullohet ngarkesa mësimore e mësuesve, nëse ata do të punojnë me më shumë turne dhe a do të shtohet numri i mësuesve”, Shahini nënvizon:

“Ne kemi planifikuar shtimin e numrit të mësuesve sipas nevojave. Nëse sëmuret një mësues apo nëse do duhet të mbulohen turne, ne kemi buxhet tashmë të shtuar për të mbuluar çfarëdo nevoje që mund të dalë gjatë vitit për të siguruar një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor”.

Në lidhje me pyetjen se “pse po vazhdohet me xhirimet në RTSH Shkollë kur është deklaruar që shkollat do të hapen”, Shahini sqaron se ky kanal i dedikuar do të transmetojë të njëjtat orë mësimore që do të zhvillohen në shkollë në mënyrë që nxënësi të ketë mundësi të ndjekë leksionet edhe në rast se qëndron në shtëpi. /noa.al/

Vendim i Ministrisë së Arsimit Read More »

Horoskopi për ditën e Mërkurë

Dashi

Pas disa javësh disi të trazuara, miqësia me dikë ka arritur një stad tjetër. Po shkoni drejt një faze tjetër, tepër interesante. Të pasurit një bashkëbisedim është e lehtë, por së fundmi po komunikoni kaq mirë me njëri-tjetrin sa duket sikur mund t’i lexoni mendimet.

Demi

Nëse një mik sugjeron një ide që duket jashtë karakterit të tij, bëni kujdes dhe dëgjojeni me vëmendje. Mund të jetë duke treguar për një problem më të madh që po ndodh në jetën e tyre. Bëni gjithçka mundeni për t’i qëndruar pranë e për të zgjidhur çdo situatë të vështirë që mund të jenë duke kaluar.

Binjakët

Ndonëse momentalisht po ndodhin shumë gjëra interesante dhe të rëndësishme, do të keni mjaft kohë të lirë që nuk duhet ta lini pa shfrytëzuar. Bëhuni gati për t’u argëtuar, duke dalë nga rutina e përditshme.

Gaforrja

Është e vërtetë që momentalisht keni shumë gjëra të rëndësishme për të përmbushur, por kjo nuk do të thotë se duhet të harroni çfarë keni arritur deri më tani. Mos e lodhni veten më shumë sa duhet duke menduar atë që nuk keni mundur të përmbyllni. Kënaquni me atë që keni dhe vijoni përpara.

Luani

Mos e humbisni perspektivën nesër. Ndonëse mund t’ju duket sikur nuk keni informacion të mjaftueshëm për një detyrë që keni marrë përsipër, minimalisht këndvështrimi juaj unik do të japë rezultate të kënaqshme. Nuk keni përse bini dakord me idetë e të tjerëve, vetëm sepse nuk ndiheni të sigurt.

Virgjëresha

Përdorni logjikën e ftohtë nesër dhe do të shihni që do të krijoni disa lidhje mjaft të ngrohta. Nëse kërkoni ide bashkojuni grupit me të cilin punoni dhe do të shihni se nga biseda me të do të merrni përgjigje për disa çështje që kërkojnë zgjidhje.

Peshorja

Ju pëlqen ose jo, të tjerët nuk mund t’ju lexojnë mendjen. Për të komunikuar duhet që të shprehni ndjenjat dhe mendimet tuaja. Disa ditë kjo është diçka tepër e lehtë, por sot do të duket tejet e vështirë. Mund të zgjidhni të heshtni, por e vetmja gjë që do të arrini është të shtyni të pashmangshmen.

Akrepi

Do të keni mundësinë të mësoni gjëra të reja nesër, sidomos nga dikush që bën një stil jetese ndryshe nga ju. Përqafoni çfarë ju pëlqen megjithatë bëni kujdes, mos bini pre e kopjimit. Një pyetje që ka munduar familjen tuaj do të marrë më në fund përgjigje sot.

Shigjetari

Bëni kujdes nga dikush nesër që flet shumë, por bën pak. Sado interesantë të duken, mund të jenë duke fshehur diçka dhe është detyra juaj që t’i bëni të thonë të vërtetën. Nëse përballë keni një mik, përpiquni që ta ndihmoni për të kuptuar se nuk ka nevojë të mbrohet gjatë gjithë kohës.

Bricjapi

Dikush që keni pranë do të ketë një humor disi të luhatur sot, por nuk do të keni kohë të zbuloni përse. Mos u merrni dhe ecni përpara me ditën tuaj, pa to. Shumë punë ju pret përpara dhe shumë çështje kërkojnë zgjidhjen tuaj.

Ujori

Sado zbavitëse mund të jetë të bërit thashetheme për dikë në punë, kujtoni se edhe ata janë njerëz dhe kanë ndjenja. Mos flisni për të tjerët gjëra që nuk do të donit që të thonin për ju. Nuk mund të jeni plotësisht të sigurt për arsyet e tjerëve, ndaj mos gjykoni.

Peshqit

nesër nuk është ditë e mirë për të lëvizur. Me gjasë kjo nuk do të jetë e vështirë, sidomos nëse merrni në konsideratë faktin që së fundmi keni përmbushur një hap tejet të rëndësishëm në jetën tuaj. Bëni pak pushim e relaksohuni. Qetësia do t’ju ndihmojë për të zgjedhur hapat e radhës.

Horoskopi për ditën e Mërkurë Read More »

Letra e një gruaje drejtuar 17-vjeçareve: Bëni hapat aq sa keni fuqinë mos merrni rrugë duke shpresuar se ju mban dora e një burri, xhepi tij, puna e tij

“Letra” e një gruaje publikuar në rrjet sot, ka marrë me mijëra like e komente në rrjet dhe është shpërndarë disa herë.

Është letra e një anonimateje, gruaje e cila i bën thirrje 17-vjeçareve të kenë kujdes, nisur nga historia e 17-vjeçares e nga Velipoja e cila humbi jetën pak ditë më parë, po në Velipojë:

“Duke marre shkas nga historia e 17- vjecares dua ti lutem 17 vjecareve te tjera,cdo femre mos i besoni askujt, mos kaperceni brigjet me shpresen se do iu mbajne ne not, ne duar te tjeret,kushdo qofte ai dhe gjak i yti te le ne fund te cdo thellesive te kesaj jete.

Askush nuk ju shpeton pa gje ne kembim, askush nuk iu nxjerr siper ujit ne siperfaqe pa ta pire me pare lengun tend e nese ti e refuzon te pret nenshtrimi, ose ne rastin e keq vdekja.

Beni hapat aq sa keni fuqine mos merrni rruge duke shpresuar se ju mban dora e nje burri, xhepi tij, puna e tij.

Une vij nga nje familje me shume plage sociale nana e semure prej vitesh, babai i alkolizuar qe e sheh goten me me vlere se familjen qe ka krijuar por prap dhe pa asnje mbeshtetje skam pranuar ndihmen e askujt por me kembengulje ja kam dale te bej dhe pune te renda me balte por te ja siguroj vetes jetesen e familjes sidomos nenes ate qe i mungon..

Mos kini turp te punoni ne ndertim,bujqesi,blegtori, pastruse se ato duar me gjak dhembin me pak se sa zemra e bere plage duke ta shtrydh e vrare dikush tjeter.

Behuni te zonjat e vetes. Mos hiqni dore kurre.

Kapuni pas endrrave tuaja jo pas burrave se sjemi krijuar vetem per te pritur burrat ne shtepi por per te krijuar veteveten, familjen, per te ia plotesuar vetes mungesat tona.

E shkruar nga nje moter, nje femer.”/meganews

Letra e një gruaje drejtuar 17-vjeçareve: Bëni hapat aq sa keni fuqinë mos merrni rrugë duke shpresuar se ju mban dora e një burri, xhepi tij, puna e tij Read More »

Kacavirremi nëpër pemë për të mbledhur. Zbuloni llojet më të mira të fiqve

Nga të gjithë produktet, fiqtë janë ato që ngjallin më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa shumë prej nesh kacavirreshin nëpër pemë për të mbledhur fiq.

Por, ajo që nuk dinim e ndoshta shumë prej nesh nuk e dinë akoma, është se fiqtë janë një burim shumë i pasur me fibra dhe plot me vitamina e minerale.

Fiqtë janë të pasur me kalium, kalcium, magnez, hekur si dhe janë një burim shumë i mirë me antioksidantë, me vitamina A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie.

Fiqtë luajnë një rol shumë jetësor në organizëm sidomos për të kundërshtuar efektet e kripës, e cila zvogëlon përthithjen e kaliumit dhe rrit tensioni e gjakut.

Fiku klasifikohet kryesisht në bazë të ngjyrës që ka dhe mund të jetë jeshil, i verdhë, vjollcë, i zi dhe i bardhë.
Duke marrë për bazë ngjyrën, përzgjedhja e fikut lehtësohet ndjeshëm. Një fik i pjekur siç duhet arrin të ruajë ngjyrën edhe pasi është këputur.

Fiqtë i gjejmë në përmasa të ndryshme, të vegjël, mesatarë dhe të mëdhenj. Në bazë të përmasës, ndryshon edhe shija dhe aroma e frutit.

Natyra e ngjyros fikun me disa prej nuancave më të bukura si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në brendësi të tij. Tuli i fikut shpesh ka ngjyrë të zbehtë, të kuqe ose vjollcë, në varësi të kultivarit.

Tipet dhe llojet e fiqve
Në botë numërohen mbi 700 lloje fiqsh. Jeshilët janë më të përhapurit, dhe më pas vijnë të verdhët. Fiqtë jeshilë janë më të përdorurit në botë për tharje, pjekje, gatime dhe për ngrënie.

Në përgjithësi, fiqtë klasifikohen në katër tipe kryesore: Caprifig, Calimyrna, fiqtë e zakonshëm dhe fiqtë e kultivarit San Pedro.

Pavarësisht ngjyrës, fiqtë i përkasin të paktën njërës prej këtyre kategorive. Fiqtë jeshilë janë të lehtë për t’u rritur.

Kjo pasi falë ngjyrës, fruti përshtatet shumë me pemën dhe rrjedhimisht gjasat janë më të pakëta që fiku të bjerë pre e zogjve apo kafshëve.

Fiqtë e zinj nga ana tjetër ia kalojnë varieteteve të tjera me ngjyrë të kuqe, kafe ose vjollcë.

Fiqtë e zinj karakterizohen nga përmbajtja më e lartë e sheqerit natyral dhe ëmbëlsia që dhurojnë është e pashoqe.

Ata përmbajnë madje edhe më shumë zink që është një kontribues kryesor në prodhimin e testosteronit, një nga hormonet mashkullore më të rëndësishme.

Në aspekt vlerash, duhet të dini që si fiqtë jeshilë ashtu edhe ata të zinj ofrojnë të njëjtat përfitime, duke nisur nga shmangia e rrezikut të zhvillimit të radikaleve të lira dhe shfaqjes së diabetit./AgroWeb.org

Kacavirremi nëpër pemë për të mbledhur. Zbuloni llojet më të mira të fiqve Read More »

Ky është horoskopi për ditën e diel, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Ky është horoskopi për ditën e diel 23 gusht 2020

Dashi

Në dashuri keni nevojë për një konfirmim të raportit që keni, sidomos nëse keni të bëni me të lindur në shenjën e peshores ose bricjapit. Mundohuni që të mos debatoni dhe acaroheni. Në punë do të ketë zhvillime të reja, ndaj mundohuni që të qartësoni situatën.

Demi

Në dashuri mëngjesi do të ecë më mirë se pasditja, pasi me kalimin e orëve mund të lindin probleme në çift. Në punë, do të keni mundësi që të bëni projekte, por duhet të vlerësoni mirë çdo situatë.

Binjakët

Në dashuri do të keni mundësi që të bëni paqe, veç mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Në punë ka disa momente tensioni me të cilat do të përballeni dhe që do të zgjasin deri në fund të muajit. Megjithatë mos u dorëzoni, pasi projektet që keni në dorë janë të vlefshme.

Gaforrja

Mëngjesi do të jetë nën ritmin e duhur, ndërsa pasditja do të vijë duke u përmirësuar sa i takon ndjenjave. Nëse një situatë do të mbyllet, bëni mirë që të mos e ktheni kokën pas. Kujdes duhet të tregoni lidhur me shpenzimet.

Luani

E diela do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave dhe lidhjes në çift, ku do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme. Kujdes duhet të tregoni me debatet në mbrëmje. Në punë, ndiqni instinktin tuaj.

Virgjëresha

Ju pret një ditë intriguese, gjatë së cilës do të keni mundësi që të mendoni për diçka të bukur në raportin në çift. Nëse ju intereson dikush, ky është momenti për ta lënë veten të lirë. Në punë, më në fund diçka do të lëvizë.

Peshorja

Keni sërish dëshirë për të qëndruar në mes të njerëzve. Në dashuri nuk duhet të qani të kaluarën, pasi do të ishte diçka e kotë dhe e dëmshme. Në punë, mundohuni që ti kushtoni më shumë hapësirë ideve dhe projekteve të reja.

Akrepi

Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të hyjë në shenjën tuaj, emocionet do të bëhen më të vërteta dhe intensive. Mos hiqni dorë nga takimet e reja. Në sferën profesionale, mund t’iu duhet që të bëni zgjedhje të rëndësishme.

Shigjetari

Ndiheni disi të lodhur gjatë kësaj dite, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mundohuni që të shmangni debatet, pasi do të ngarkonit më shumë veten. Nga ana tjetër, duhet të pranoni propozime dhe ftesa të kënaqshme. Në punë, mund të ketë zhvillime të reja në muajt në vijim.

Bricjapi

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, ju bën nervoz, veçanërisht në mëngjes. Mundohuni që të ruani vetëkontrollin, shkruan noa.al. Sa i takon punës, shumë shpejt do të përballeni me mundësi të mira.

Ujori

Mëngjesi do të nisë mirë, por për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës me kalimin e orëve, situata nuk do të jetë aq pozitive. Sa i takon punës mundohuni që të zhvilloni dhe çoni përpara idetë tuaja.

Peshqit

Kjo ditë do të vijë duke u përmirësuar, sidomos gjatë pasdites. Emocionet do të vijnë në rritje dhe nuk përjashtohet një mbrëmje e veçantë. Ndërsa në punë, mund të ketë ndonjë vonesë.

Ky është horoskopi për ditën e diel, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje Read More »

Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë/ Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

Një nga këshillat më të rëndësishme që na kanë thënë gjyshërit është që të mos hamë shumë rëndë në mbrëmje nëse duam të flemë mirë.

Këtë e konfirmojnë edhe studimet. Një prej tyre i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, duhet të mësojmë çfarë ndodh në organizëm kur mbyllim sytë për të fjetur.

Çfarë Ndodh Në Trupin Tonë Kur Flemë?

Funksionet e trupit ngadalësohen ndërkohë që truri mbetet aktiv.

Temperatura e trupit bie ndërkohë që frymëmarrja ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet.

Muskujt relaksohen ndërkohë që truri prodhon një amino acid që qetëson të gjithë sistemin nervor. Hormonet pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur me atë të stresit.

Hormonet si ghrelina dhe leptina të cilat rregullojnë nivelet e oreksti dhe ngopjes janë në ekuilibër të plotë.

Nivelet e insulinës rriten për të rregulluar sheqerin në gjak ndërsa melatonina dhe serotonina sinkronizojnë ciklin e gjumit dhe të zgjimit.

Si Ndikon Ushqimi Tek Gjumi

Ushqimet që ne hamë mund të ndikojnë ndjeshëm tek secili prej funksioneve të lartpërmendura.

Le të marrim rastin e akullores. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta hanë akulloren në drekë dhe jo në darkë.

Nëse hahet në drekë, niveli i sheqerit do të ketë kohën e duhur për tu ekuilibruar.

Nëse hani akullore në darkë, sistemi tretës duhet të punojë më fort për tretjen e saj dhe rrjedhimisht ndikon tek cilësia e gjumit.

Ekspertët thonë se ngrënia në një kohë shumë të vonë dhe përpara gjumit e vënë sistemin tretës në punë në një kohë kur i duhet të pushojë.

Nëse sistemi tretës është në punë, temperatura e trupit do të rritet, niveli i sheqerit do të ulet dhe të gjitha këto do ju prishin gjumin.

Mungesa e një gjumi cilësor më pas nxit njeriun të bëjë zgjedhje jo të shëndetshme në aspektin ushqimor dhe kështu rrezikohet më tepër nga sëmundjet.

Pra, bëhet fjalë për një rreth vicioz.

Ushqimet Që Nuk Duhet Të Hani Kurrë Para Gjumit

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se nëse njerëzit duan të flenë mirë, ata duhet të frenohen ndaj ushqimeve të mëposhtme:

Çokollata e zezë,

AkullorjaKosi

Vera

Ushqimet pikante,

Të skuqurat

Mishi

Djathërat me yndyrë

Patatet

Sallamrat dhe salçicet.

Ushqimet Që Ju Bëjnë Të Flini Më Mirë
Ushqimet e mëposhtme janë shumë të mirë, sepse kanë serotoninë e melatoninë dhe ju ndihmojnë të flini si qingj

Kivi

Arrat,

Mishi i gjelit të detit,

Bananja,

Vezët,

Mishi i pulës,

Bajamet,

Qumështi

Mjalti,

Barishtet,

Karkalecat e detit,

Drithërat e plota/AgroWeb.org

Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë/ Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë Read More »