Aurora

Pakti PD-PS, LSI rrezikon “shkrirjen”

Konsensusi mes PD dhe PS sa i takon reformës zgjedhore  duket se ka futur në panik  LSI-në. Kjo për faktin se ndryshimi i sistemit zgjedhor mund të  shkaktonte një goditje për LSI-në , e cila gjatë këtyre dy viteve të fundit ka mbledhur një numër të konsiderueshëm deputetësh në Parlament.

Madje LSI nga frika e ndryshimit të sistemit ka shprehur rezerva  edhe në vitin 2015 , ku ish kryetari i kësaj force politike , Ilir Meta si dhe eksponentë të ndryshëm  u shprehën kundër  dosjes së një sistemi zgjedhor “Prim”. Kjo sepse nëse PD dhe PS vendosin një sistem të tillë ato m nd të asimilojnë totalisht LSI-në,  për faktin se  ky sistem nxjerr jashtë loje partitë e vogla.

PS dhe PD kanë filluar nga puna për ndryshimin e reformës zgjedhore  dhe deputetët e të dyja forcave  janë rreshtuar krah njëri-tjetrit dhe kanë kërkuar që kjo reformë të çohet deri në fund.

Pakti PD-PS, LSI rrezikon “shkrirjen” Read More »

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-kreu i PD-së për Tiranën (Emri)

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta ish-futbollisti kampion me FK Tiranën si dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë 8 në Tiranë, Perikli Dhales.  Ai nuk ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë çka rezultoi fatale për jetën e tij.

Para pak kohësh ai ushkarkua nga detyra edhe si drejtor i ish-stadiumit Kombëtar ”Qemal Stafa”.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Perikli Dhales e ka dhënë Ervis Xhako, pjesë e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranën. Në postimin e tij në rrjetet sociale ai thotë se ceremonia mortore në nder të tij do të mbahet ditën e sotme në varrezat e Tufinës.

Postimi i Ervis Xhakos

Miq! Ju njoftoi se, pas nje semundje te rende dhe teper akute u nda nga jeta, PERIKLI DHALES, futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, por dhe ish-Kryetar i PD njesia 8!

Varrimi behet sot, e Enjte, ora 17:00 ne varrezat e Tufines.

Ngushellime te sinqerta bashkeshortes se tij Donika dhe dy djemve Frenklit & Hertit! Te qofte dheu i lehte e u prehsh ne paqe, Pere!

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-kreu i PD-së për Tiranën (Emri) Read More »

“Zoti Lam”, ka ulëritur edhe kur gjeti pluhur mbi opingat “hisotrike” të Selam Musait

Kur u pre lisi tek Galeria e arteve, Artan Lame bëri “namin”, për Teatrin po bënë… “nani-nani”

Gjashtë vjet më parë, në 13 qershor 2012, me një urdhër të Lulzim Bashës, atëherë kryetar i Bashkisë Tiranë, u pre lisi gjigand 200 vjeçar, që ishte bukuri natyrore dhe përdoreje si “çati” qebatoreje në oborrin e gjelbëruar të Galerisë Kombëtare të Arteve, mbjell nga Et’hem Beu.

Meqë lisi u pre natën, aktivistët mjedisor, kulturalistët e traditës dhe koleksionistët e vlerave monumentale historike, nisën protestat pasi lisi ishte bërë dru e shkarrpa. Protestën kundër prerjes “kriminale” të lisit e organizoi dhe e drejtoi Artan Lame, duke hedhur parulla me grup ambjentalistësh, mbështeutr nga Artan Shkreli, sot këshilltar I kryeministrit për objektet dhe monumentet e traditës historike-kulturore.

Deri në “të shtatat” e lisit, “zoti Lam” ulërinte çdo natë nëpër ekrane televizive, duke bërë “namin” për këtë “krim”, me thirrjen për të çuar para drejtësisë urdhëruesin e prerjes së lisit “monument kulture”.
Afro 3 muaj më parë, kryeministri Rama deklaroi rrafshimin e Teatrit Kombëtar dhe prezantoi projektin e ri të tij. Artistët, shoqëria civile, arkitektë dhe qytetarë reaguan, ndërsa i vetmi që heshti prej 3 muajsh, ishte mbrojtësi i lisit, i cili ka dhënë alarmin edhe kur ka zbuluaur, se muzeun e Tepelenës, kishte pluhur mbi opingat e Selam Musait!

Dy ditë më parë, qeveria njoftoi rrafshimin e Teatrit dhe miratoi projektin e kullavve, brenda të cilave do caktohet edhe një “:apartament me papafingo”, që do të quhet “Teatri Kombëtar”.
Edhe tani që u shpall vendimi për ta bërë “fushë” teatrin me buldozerët e firmës “Fusha”, arkitekti-koleksionisti “zoti Lam” nuk po bëhet “i gjallë”, nuk po thotë të paktën asnjë fjalë “ngushëllimi“ për zhdukjen e tij, ndërkoëh që duhet të shpjegojë se përse kur u pre lisi bëri “namin”, ndërsa tani që po rrafshohet Teatri, po bënë… “nani-nani”!/Pamfleti

“Zoti Lam”, ka ulëritur edhe kur gjeti pluhur mbi opingat “hisotrike” të Selam Musait Read More »

Shifra që BE ka vënë në dispozicion të Shqipërisë për goditje në nivele të larta

Përveç ekspertëve që do të qëndrojnë në Tiranë dhe do të japin asistencë teknike, Brukseli ka gati dhe fondet financiare. Gazeta “Sot” ka mësuar se BE ka akorduar plot 7.500.000 euro që do i shërbejnë EURALIUS për të rimëkëmbur drejtësinë shqiptare.

Fondi në fjalë përveçse do shkojë për funksionimin e misionit, do të ketë dhe një ndarje për të financuar institucione të caktuara me qëllim që të zbatohet sa më shpejt reforma në drejtësi. Mbërritja e misionit EURALIUS V, duket se është një kambanë alarmi për politikën dhe gjyqtarët e prokurorët shqiptarë.

Pak ditë më parë u publikua raporti Knut Fleckenstein për vendin tonë dhe kushti kryesor i BE është ngritja e SPAK, e Byrosë së Hetimit dhe lufta ndaj korrupsionit në nivel të larta. Edhe fokusi i EURALIUS do të jenë pikërisht organet e reja që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit. Dje ishte ambasadorja Vlahutin ajo e cila e bëri të qartë se shumë shpejt reforma do japë efekt dhe ajo do e shfarosë korrupsionin në të gjitha nivelet.

Shifra që BE ka vënë në dispozicion të Shqipërisë për goditje në nivele të larta Read More »

Haxhimakulle nga delikatesat e ëmbla të traditës veriore Shqiptare

Një ëmbëlsirë fantastike, e cila të magjeps tërësisht me shijen e saj.

E shkrifët dhe e butë plot sherbet, Haxhimakullja është një ndër ëmbëlsitë më mahnitëse të amvisave të zonave të veriut të Shqipërisë, recetën e të cilave AgroWeb.org e përcjell më poshtë.

Vërtetë është një ëmbëlsirë unike por sekreti i shijes speciale të saj vjen nga kujdesi që duhet gjatë përgatitjes.
Përgatitja e Haxhimakulleve në Shtëpi
600 gr miell

300 gr gjalpë i freskët

5 të verdha veze

5 lugë sheqer pluhur

1 lugë kafe sodë buke
Për sherbetin
500 gr sheqer

350 gr ujë

Përgatitja

Si fillim në një enë rrihni të verdhat e vezëve bashkë me gjalpin dhe sheqerin pluhur.  Rrihini fortë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Më pas shtoni miellin dhe sodën dhe përzjehini mirë derisa masa të bëhet homogjene.

AgroWeb.org ju këshillon se i gjithë sekreti i këtyre ëmbëlsirave është tek punimi i brumit, i cili duhet rrahur dhe punuar fort përreth një orë.

Kjo është edhe pjesa më e mundimshme e përgatitjes së kësaj ëmbëlsirë. Prej këtij procesi varet edhe cilësia e ëmbëlsirës në fund.

Kur brumi të jetë gati ndajeni në forma të rrumbullakëta. Për t’i dhënë formën e duhur mund të përdorni një filxhan çaji.

AgroWeb.org sjell në vëmendje se sipas traditës së amvisave shkodrane pasi keni përgatitur topthat e ëmbëlsirave në mes duhet t’i bëni edhe një gropëz të vogël, në të cilën sipas dëshirës mund të vendosni një thelpi bajame, arra apo copëza frutash të thata.

Pasi i keni bërë gati, vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër pjekjeje dhe piqini në furrën e parangrohur me 180 gradë.

Haxhimakullet janë gati atëherë kur sipërfaqja e tyre merr ngjyrë të kuqërremtë. Pasi piqen lërini të ftohen dhe përgatisni sherbetin.
Sherbeti
Hidhni në një tenxhere ujin dhe sheqerin, vendosini në zjarr dhe lëreni derisa sheqeri të shkrijë dhe masa të marrë formën e shurupit.

Sherbetin e nxehtë hidhjani ëmbëlsirave, të cilat duhet të jenë të ftohta.

Pas këtij procesi haxhimakullet lihen që të ftohen dhe janë gati për t’u shërbyer./AgroWeb.org

Haxhimakulle nga delikatesat e ëmbla të traditës veriore Shqiptare Read More »

Uji i orizit ja pse vlerësohet fort për shëndetin

Uji i Orizit vlerësohet në mjekësinë popullore si mrekullibërës për efektet e mëdha që ka në mbajtjen e organizmit të shëndetshëm.

Ndikimet e tij janë tejet pozitive për shëndetin dhe në shumë raste ai është zgjidhja e përkryer për të lehtësuar dhimbjet në trup apo komplikacione të tjera shëndetësore.

Uji i orizit krahas vlerave shëndetësore çmohet më së shumti edhe në përdorimet e tij për estetikën duke ndihmuar në shëndetin e mirë të lëkurës apo edhe flokëve.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një informacion të vlefshëm mbi vlerat e ujit të orizit dhe si ta përgatisni atë.
Parandalon Dehidratimin
Vera ka mbërritur dhe bashkë me të edhe temperaturat e larta. Moti i nxehtë drobit organizmin dhe dehidraton trupin.

Për të evituar dehidratimin e trupit mjafton të pini një gotë me ujë orizi para se të dilni nga shtëpia.

Organizmi do të marrë të gjithë ushqyesit e nevojshëm për të funksionuar normalisht edhe gjatë temperaturave të larta.
Burim energjie për organizmin
Orizi është i pasur në fibra, të cilat janë burim kryesor i energjisë. AgroWeb.org ju tregon se ana pozitive e ujit të orizit është se trupi e përthith të gjithë energjinë e kësaj pijeje.

Niseni ditën me një gotë me ujë orizi dhe do të jeni gjatë ditës të gjallëruar dhe plot energji.
Kundër diarresë, parandalon konstipacionin
Është kura më e mirë në rastet e diarresë tek të vegjëlit dhe të rriturit.

Uji i orizit ëhstë shumë i dobishëm gjithashtu në përmirësimin e sistemit tretës.

Vlerat e tij ushqyese ndihmojnë në lehtësimin e konstipaconit.
Rregullon temperaturën e trupit
Uji i orizit është një kurë shumë e mirë natyrale që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.
Qetësues natyral i trupit dhe mendjes
Uji i orizit shërben si një terapi fantastike për qetësimin e trupit dhe mendjes. Mjafton ta shtoni atë kur bëni banjë dhe më pas të qendroni për disa minuta.

Ai është shumë relaksues shlodhjen e trupit por edhe mendjes gjithashtu.

Përmirëson shëndetin e flokëve

Uji i Orizit ka një sërë përfitimresh edhe për shëndetin e flokëve.

Ai është përdorur gjerësisht për vite me radhë si përbërës shamposh apo edhe balsamesh.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet që edhe skalpi i kokës të masazhohet me ujin e orizit për të forcuar rrënjët e flokëve, për të parandaluar dëmtimet e flokëve duke i dhënë atyre volum.
Si ta përgatisni ujin e orizit
Zjeni në një tenxhere të vogël 3 lugë gjelle oriz me dy gota e gjysmë ujë.

Lërini të zjejnë për 20-30 minuta.

Në momentin që uji nis marrë ngjyrë të bardhë hiqeni nga zjarri.

Kullojeni lëngun e përftuar nga orizi, lëreni të ftohet dhe pijeni./AgroWeb.org

Uji i orizit ja pse vlerësohet fort për shëndetin Read More »

Produkti ushqimor që rrit mërzinë dhe depresionin – Si ta shmangni ?

Fakti që sheqeri ka një ndikim të tmerrshëm në organizëm, nuk përbën më lajm.

Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Duke qenë se sheqeri ka një ndikim kaq të fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, natyrshëm lind shqetësimi për ndikimin në shëndetin e trurit.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org,  zbuluan së fundmi se sheqeri i tepërt mund të jetë shkaktar i shumë çrregullimeve mendore.

Studimi tregoi se personat që konsumojnë shumë sheqer kanë 23 përqind më shumë gjasa të preken nga depresioni në harkun kohor të 5 viteve.
Sheqeri Dhe Depresioni
Natyrshëm mund të mendoni se ky problem nuk ju prek shumë.

Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, njeriu mund të marrë të paktën 67 gramë sheqer në ditë duke pirë vetëm një pije të gazuar dhe duke ngrënë një çokollatë të vogël.

Kjo shifër rritet shumë gjatë ditës nga konsumi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës.

Ekspertët më në zë të mjekësisë rekomandojnë që njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

Ndaj nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj përmbajtjes së sheqerit në ushqimet tuaja, atëherë me siguri po e teproni.

Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve.

Sipas tyre, kjo çështje ka nevojë për studime të mëtejshme.
Sinjalet e Trupit Kur e Teproni Me Sheqerin
Mungesë energjie dhe lodhje

Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë)

Humbja e shijes

Probleme me këmbët dhe lëkurën

Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve

Shtim në peshë

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij.

Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur.

Për më tepër, pankreasi, organi përgjegjës për insulinën, do të lodhet dhe do të shkaktojë zhvillimin e diabetit.
Si Ta Shmangni
Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara.

Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë.

Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Kujdes me alkolin, pasi mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak./AgroWeb.org

Produkti ushqimor që rrit mërzinë dhe depresionin – Si ta shmangni ? Read More »

Rama “na i fut” sërish ëmbël: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë

Kryeministri Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen që t’i bëjë një pjesë të mirë të autostradave në vend, me pagesë. Ditën e sotme, teksa ka folur nga qyteti i Durrësit, ai ka dhënë lajmin “fantastik” se edhe autostrada Tiranë-Durrës, pas riparimit të saj, do të bëhet me pagesë, pasi vetëm kështu do të mund të mirëmbahet.

Më konkretisht Rama tha:

Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë.

Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agorturizmit ku ka shenja të para dhe peizazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin”. Pra, siç e shikoni, edhe një herë tjetër kryeministri po na i fut ëmbël, bukur e me lezet, sikurse bëri edhe me autostradën në Rrugën e Kombit.

Por a kanë më fuqi shqiptarët të paguajnë për çdo hyrje-dalje në Tiranë, edhe pse do të ketë rrugë alternative? A i përmbushim ne standardet ekonomike për të pasur të tilla taksa?

Rama “na i fut” sërish ëmbël: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë Read More »