Shqipëria, shteti i vogël i ndodhur në gadishulllin e Ballkanit, ka bërë një rrugëtim të gjatë pas izolimit për rreth 5 dekada, për shkak të regjimit komunist. Sot, Shqipëria po merr një vend të merituar në hartën globale të turizmit.
Vija bregdetare e prekur nga deti Atlantik dhe Jon, malet në veri të vendit dhe çmimet e ulëta janë disa nga arsyet kryesore përse Shqipëria po bëhet rruga për pushuesit pasiv por edhe kërkuesve të aventurës. Një vend që duhet të shkosh për të kaluar bukur dhe qetë, duke ofruar një gamë të gjerë opsionesh në vendpushimet luksoze nga plazhet me rërë dhe një parajsë për kërkuesit e aventurave. Shtigje të çdo lloji që ju çojnë në ujëvarat dhe burimet natyrore, cikklizëm malor, paragliding, rafting duke eksploruar kanionet dhe turne off-road janë vetëm disa nga aktivitetet që do të rritin adrenalinën tuaj.
Por fjalët nuk e tregojnë bukurinë e Shqipërisë. Shikoni fotot që zbulojnë magjinë e saj dhe le të të godasin dëshirën për të udhëtuar.
Lura eshte nje nga fshatrat me te vjeter te Shqiperise dhe ndodhet ne pjesen lindore te malit “Kurora e Lures”. Aty ndodhen 14 liqene akullnajore dhe natyrore qe ofrojne nje ambjent te pershtatshem per te kaluar pushimet dhe nje mjedis shume piktoresk. Nga liqenet me sierfaqe me te madhe permendim : “ Liqeni i Madh me 32 hektare, Liqeni i Pishave me 13 hektare, Liqenin e zi me 8 hektare, Liqeni i Luleve, etj”.
Gjate stines se dimrit keto ujera mbulohen nga akulli, malet te ngrene humorin me freskine e tyre, te bejne me energjike dhe me te frymezuar, kalimi neper gryka, lendina me arome bimesh, neper liqenet natyrore dhe brigjet e lumenjve, e bejne kete ambjent shume perrallor. Shume turiste te huaj dhe shqiptare e vizitojne kete perle te maleve te Shqiperise. Maja e Kurores ndodhet 2121m e larte dhe ofron nje sere pamjesh te bukura si : malet pertej kufirit Skerteci, Korabi, Sokoli, malet e Hasit, etj; me pas mund te shihen malet e Mirdites dhe Shkodres, madje arrihet te shihet edhe bregdeti i Durresit.
Fillimsht arrin te shikosh shkembin Guri i Neshtes qe ndodhet ne mbi 1800m lartesi, me pas, nje pas nje vijne liqenet e mrekullueshme te Lures rradhazi. Keto liqene sipas gojedhenave te shumta kane dhe veti kurative specifike. Liqenet kryesisht rrethohen nga lendinat e gjelbra, nga pisha te larta, nga uji i kristalte dhe i kulluar, nga lulet shumengjyreshe me aromen e tyre te mrekulllueshme, etj. Pamjet qe te ofrojne keto liqene jane magjepsese. Ne to ka dhe shume histori qe e tregojne kalaja e Skenderbeut dhe zbulimet arkeologjike.
Një grup shkencëtarësh nga Hong Kongu thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re mjaft të përhapur në gjithë globin e cila mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin mendor.
“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.
Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.
Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.
Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.
Janë vënë në prangat e policisë një administrator I një pike farmacie, një farmaciste si dhe në kërkim është shpallur drejtuesja teknike, pasi shisnin mallra kontrabandë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘’Medikamenti’’ nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, janë sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.
Njoftimi i plotë
Operacion policor i koduar “Medikamenti” nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar.
Arrestohet administratori dhe punonjësja e farmacisë për kontrabandë produktesh farmaceutike, si dhe shpallet në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë.
Sekuestrohen 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.
Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit :
– E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie)
Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases:
– A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë)
Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama është shprehur se asnjë produkt bujqëor shqiptar që është eksportuar në vendet e BE-së nuk rezultoi mbi normën e lejuar të mbetjeve kimikenë hapësirën europiane.
Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në adresë të kryeministrit lidhur me këtë çështje.
Është historia e Klora Merlikës, simboli i mbijetesës në kampet e internimit, atje ku shkoi fëmijë e kaloi 45 vite të jetës, ku pa të vdisnin bashkëmoshatarët e saj. Atje ku dashuroi e veshi fustanin e bardhë të nusërisë, atje ku la nënën e saj përgjithmonë.
Një fustan i bardhë dhe një shëtitje nëpër dyert e familjeve të internuara janë të paktat çaste që mban mend Klora Merlika në ditën e shënuar të jetës së saj, atë të martesës. Ajo ditë nuk do të bënte asnjë ndryshim nga ditët e zakonshme të jetës së saj të mundimshme në kampet e internimit nga Berati në Tepelenë e deri në Savër… Kishte mbërritur në kampet e internimit, kur kishte ende përparsen e shkollës fillore dhe është larguar prej andej 45 vite më vonë. E kanë quajtur simbol të mbijetesës, pasi e kanë degdisur thuajse në të gjitha kampet e internimit të Shqipërisë. Është Klora Merlika, nusja e djalit të ish-kryeministrit Mustafa Merlika. Është një ndër ato që ka vuajtur më së shumti terrorin komunist, që kur ishte fëmijë.
Ja si e kujton ajo fëmijërinë në kampet e internimit, atje ku shumë bashkëmoshatarë të saj humbën jetën në mënyrë tragjike.
“Duke qenë pjesë e familjeve të mëdha, në fillim dhe në fund të kampit ishin banjot, dhe ne të Mirakajve (gruaja e xhaxhait, ishte grua ministri) bashkë me Bardha Markagjonin na vendosën në fund, në një hapësirë jashtë çdo kushti normal… As mbijetesë nuk e quaje dot. U desh shumë mund nga nëna ime e nuset e xhaxhallarëve për ta pastruar vendin rrotull, deri sa mori një pamje të pranueshme. Në Berat ne qëndruam nga viti 1944 deri 1949-n, gati pesë vjet. Shumë herë aty në kamp ra sëmundja e malaries, tifoja, dhe fëmijët e vegjël vdisnin njëri pas tjetrit.
Brenda një nate kanë vdekur mbi 20 fëmijë, dhe unë nuk kam për ta harruar kurrë një grua shtatlartë shkodrane, Cuklina e quanin, së cilës i vdiqën të dy foshnjat binjake nga tifoja. Buzët e thara të atyre fëmijëve i kam përpara syve (qan). Unë gjithë kohës rrija pranë nënës e familjarëve të mi, ndërsa mamaja bëri të pamundurën që të më regjistronte në klasë të katërt, në një shkollë pranë kampit, sa për të kaluar disa orë të ditës. Mbaj mend që disa herë rresht e kam shoqëruar time ëmë në Burgun e Kuçovës, sepse aty pranë po ndërtohej nga të burgosurit kanali Kozarë-Kosovë, ndërkohë që ata merrnin edhe njerëz nga kampe të tjera internimi”, thotë Klora.
Po, në internim Klora përjetoi edhe momentin më solemn në jetën e njeriut, atë që praktikisht duhet të ishte çasti më i paharruar: fustani i bardhë dhe nusërimi, deri edhe lindja e nipërve dhe mbesave. Martesa me Fatosin, të birin e ish-kryeministrit Mustafa Merlika, do t’ia rëndonte dënimin, sidomos edhe pas kërcënimit që vetë Mehmet Shehu i kish bërë në burg të shoqit. Janë 45 vite internim, dhe sot 80 vjeçarja Klora Merlika (Mirakaj) ka shumë për të rrëfyer…
“Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty. Të nesërmen direkt u kthyem në punë dhe vetëm një ditë pas martesës Fatosin e detyruan që të shkonte për të punuar në kënetën e Gradishtit. Gjatë ditës troket një oficer i Sigurimit dhe i kënaqur nga vendimi për të degdisur tim shoq, më pyet nëse do e lija apo do e ndiqja kudo, ku shteti do ta transferonte. Unë isha martuar me Fatosin, dhe kisha vendosur që ta ndiqja në çdo vend ku atë do ta caktonin. Në kampet e internimit kam kaluar momentet më të bukura dhe më të trishta të jetës. Martesa është vetëm një kapitull… Në kamp më vdiq ime më, e varrosëm aty. Në kamp më lindi vajza dhe vendosëm me Fatosin që të kishim vetëm një fëmijë, për të mos i hyrë në hak jetës, vuajtjeve… Nuk mund të torturoje veten dhe fëmijën në ato kushte në të cilat jetonim”, thotë Klora./Kujto.al
Kryebashkiaku Erion Veliaj do të zhvilloijë në orën 11:00 një dëgjesë me artistët në lidhje me shembjen e Tetarit Kombëtar. I ftuar në News 24 ai tha: “Një shans fantastik është takimi sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik në Tiranë”, tha Veliaj.
Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje.
“Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte.
Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut.
Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit. Kjo ishte një mundësi për t’u sjellë pak si tirons i zgjuar”, tha Veliaj.
Mbyllen bisedimet me Greqinë. Grupi negociator i Ministërisë së Jashtme i ka dorëzuar Ditmir Bushatit hartën finale të negociatave për ndarjen e detit. Mësohet se Athina ka dalë e kënaqur nga këta bisedime por ende nuk dihet zyrtarisht çfarë është ndarë.
Dalja e Athinës e kënaqur mësohet se ka acaruar Erdoganin, i cili i ka dërguar mesazhe të forta Edi Ramës. Sipas gjasave kryeministri shqiptar, për të ulur nervat e presidentit turk bëri dhe intervistën në Anadolu ku e konsideroi Erdoganin si model politik.
Këtë shqetësim të Ankarasë e përcjell edhe diplomati Shaban Murati, libri i të cilit për paktin detar u financua nga turqit. Nëse Shqipëria diskuton me Greqinë Detin Territorial shqiptar, pra ujrat territorial shqiptare, ajo i kundërvihet Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillit 2010, i cili rrëzoi si antikushtetuese marrëveshjen e detit të vitit 2009 midis dy qeverive për shkak se kishte objekt tratativash ujrat territoriale shqiptare.
Epitetet e tjera vendosini vetë lirisht”, shkruan Murati./Pamfleti