40 fiq për 40 ditë … Ilaç natyral i cili do të ju ringjallë organizmin!
Fiqtë janë mjaft të dobishëm, si të freskët, poashtu edhe të thatë, kurse konsumimi i atyre të freskët, frut i sapo mbledhur është një luks që nuk mund ta shijojë gjithkush.
Por, egziston recetë e shkëlqyer me fiq të thatë të cilët vërtetë e rigjenerojnë trupin tuaj!
Përbërësit:
– 40 fruta fiq të thatë
– vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosni fiqtë në kavanoz qelqi dhe mbuloni me vaj ulliri. Mbyllni kapakun dhe e leni në frigorifer. Pas 40 ditëve, mund ta konsumoni këtë ilaç natyral.
Përdorimi:
Një fik nga kavanozi në stomak bosh ndihmon në forcimin e shëndetit dhe zgjidh problemet egzistuese shëndetësore.
Ndihmon në rregullimin e punës së traktit gastrointestinal
Përbërja e madhe e fibrave në fiq ndihmon humbjen në peshë dhe pastrimin e organizmit nga toksinat
Fiku është i pasur me kalcium i cili absorbohet lehtë dhe është i domosdoshëm për njerëzit me mostolerancë për laktozën
Kaliumi, i cili ndodhet me shumicë në fiq, forcon zemrën
Fiqtë përmbajnë sasi të madhe antioksidantësh, të cilët përmirësojnë sistemin imunitar dhe shëndetin në përgjithësi
Përmirëson gjendjen e lëkurës dhe unifikon tenin e fytyrës
Konsiderohet si mjet i shkëlqyer për shërimin e pagjumësisë dhe të vjellurave në mëngjes.
Në bashkëbisedimin me artistët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sqaroi edhe çështjen e financimit të ndërtimit të teatrit të ri kombëtar në kryeqytet.
Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se është zgjedhur formula më e mirë qoftë për artistët, qoftë për qytetin e Tiranës që do të marrin një dhuratë fantastike me teatrin e ri.
Ai tha se sipas vlerësimeve, teatri i ri do të kushtojë rreth 30 milionë euro, një kosto tepër e lartë.
“Pas vlerësimeve tona kush ka qenë jashtë dhe ka pyetur sa janë kostot e teatrove të rinj dhe atyre që ndërtohen e di që pak a shumë shkon 4-5 fishi i një pallati se nuk është pllaka manjelike dhe tuba hidraulikë. Pra kostot dhe me çmimet e Shqipërisë për teatrin nëse do ti bënim një ekuivalentim për rreth 9500 m2 do të ishin 30 milionë euro duke pasur parasysh një investim prej 3000 eurosh/m2 që të ketë gjithë parametrat e një teatri modern. Pyetja është sa janë, janë shumë apo pak? Unë e di që 99 % e njerëzve pas 3 shifrave nuk i kuptojnë më sa janë vlerat.
Nga viti 2005-2013, pra në dy mandate të qeverisë së kaluar janë harxhuar 1.8 miliardë lekë për kulturën në total. Nga qeveria e re në 5 vite 1.5 miliardë lekë. Pra në total 13 vite investim për çdo gjë në kulturë kanë këto lloj kosto.
Është një mënyrë për të ilustruar se nëse ne do të pranonim që ta bënim këtë gjë vetë atëherë në 13 vite ne nuk do të kishim asnjë investim, asnjë performancë, as një financim apo sponsorizim të artit dhe të kulturës në republikën tonë nëse të gjitha do të shkonin për këtë projekt dhe do të duhej që për 13 vjet t’i fusnim në frigorifer të gjitha idetë dhe të gjitha planet që kemi për të bërë këtë
Ua jap vetëm për efekt llogaritje se për çfarë shumash po flasim edhe në fakt sa kushton arti dhe kultura ose buxhetet normale në Shqipëri”, deklaroi Veliaj.?/ATSH
Në datë 21 qershor do të vendoset nëse do të rihapet ose jo dosja e vrasjes së Azem Hajdarit. Kështu ka vendosur ditën e sotme Gjykata Penale.
Ashtu si në seancën e kaluar edhe sot, Izet Haxhia ka kërkuar që të pranohet kërkesa e tij për ballafaqim me Sali Berishën në gjyq, ndërsa e ka akuzuar prokurorin Petrit Bici, si shërbëtor të Berishës.
“Ti prokuror që i shërben Berishën, kam marrëveshje me Turqinë për ekstradimin. Kam dijeni për shumë krime që janë bërë në atë kohë, prandaj nuk më është bërë ekstradimi që kur e kam kërkuar dhe Berisha ka qenë në pushtet. Ndërkohë që Aldo Bare u ekstradua për 2 vite unë kam që në vitin 2005 që prisja”.
Në fund gjykata vendosi që të shtyjë seancën me arsyetimin e mbërritjes nga arkivi i dosjes hetimore është hetuar Izet Haxhi. Në seancën e kaluar avokati i Haxhisë Bashkim Nikolla paraqiti një dokument të SHIK-ut, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit, ku sipas tij Haxhia nuk është përmendur asnjëherë.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilloi një bashkëbisedim me komunitetin e artistëve për nismën e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se sikurse çdo projekt tjetër i Bashkisë së Tiranës, edhe ai për Teatrin e ri do të rezultojë një sukses i vërtetë. Kreu i Bashkisë deklaroi se ky debat për një teatër të ri daton që në vitin 1998, kur vetë artistët shprehnin pakënaqësi për kushtet e tyre të punës.
Veliaj deklaroi se që në 1954 ministria e Industrisë dhe Ndërtimit ka një korrespondencë me drejtorinë e Teatrit Popullor ku shpreh mendimin që teatri të transferohet tek salla e Kuvendit Popullor sepse nuk përmbush kushtet. “Pra, plot 64 vjet më parë. Që atëherë situata vetëm është përkeqësuar. Në vitin 2004, Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës e klasifikoi ndërtesën e Teatrit Kombëtar si një ndërtesë pa vlerë”, u shpreh ai.
Më tej, Veliaj tha se “studimi shkencor i vitit 2007-2008, ‘Architettura Moderna italiana per le citta D’Albania’, publikoi raporte të italianëve ku theksohet se qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në vitin1938 nga një kompani italiane ka qenë shfrytëzimi i ambienteve të saj për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot në situatë lute, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti”.
“Relacioni i vitit 2014 të Institutit të Monumenteve të Kulturës thotë se gjendja e përgjithshme e objektit shfaqet e rënduar dhe e amortizuar në kohë. Gjatë viteve, në objekt është ndërhyrë pjesërisht në rifiniturë, dhe në mirëmbajtjen e pjesëve të dukshme të tij. Ndërhyrje rrënjësore në strukturë, nuk ka pasur asnjëherë që prej kohës së ndërtimit të tij. Akt kontrolli i bërë në vitin 2014 , pa qenë unë kryetar bashkie, pa pasur lidhje me këtë realitet, nga inspektorët e parandalimit pranë shërbimit zjarrfikës të Tiranës konstatohet sesa e rrezikshme është situata e zjarrit”, u shpreh ai.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se edhe raporti i 2018 i Institutit të Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për godinën e Teatrit Kombëtar në 23 mars 2018 thotë se nga inspektimi i situatës së godinës, situata paraqitet shumë problematike me përkulje dhe dëmtime në disa zona të soletës dhe me ambiente që nuk ofrojnë kushtet jo vetëm për stafin por edhe për qytetarët që e frekuentojnë.
Më tej Veliaj renditi listën shumë të gjatë të kritereve që duhet të ketë një teatër modern, por që i mungojnë teatrit ekzistues dhe nuk mund të instalohen atje./ATSH
Kryetari i Bashkisë së Tiranës e konsideroi takimin e parë me artistët lidhur me debatin që po zhvillohet mbi projektin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe propozoi një rrugë bashkëpunimi mes tyre, për të zgjidhur çështjen bashkarisht.
“Projektligji nuk prish teatrin. Ky ligj që thotë zyrtarisht po e hapim këtë diskutim dhe po ulemi në tavolinë për të diskutuar. Dua t’iu bëj një propozim, që të përcaktoni një përfaqësi që bashkë me mua të jetë pjesë e këtij procesi. Bëmë një negociatë, nëse nuk na pëlqen e leme farë. Kjo është ftesa ime sot. Nuk është një ligj për të prishur teatrin, por që çel negociatat për diskutime”, tha Veliaj.
Ndërsa takimi po vijon aktualisht, me artistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe dashamirës të artit. Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Robert Ndrenika tha gjatë fjalës së tij se është kundër partneriteti publik-privat, ndërsa tha se Tiranës i duhet një teatër modern por që të ruajë elementet e së kaluarës.
“Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe dhe kam qenë tek zyra e kryetarit më ka prezantuar projektin. Kam vuajtur shumë nga çështja e partneritetit privat-publik. Nuk ma heq njeri nga brenda që ka një hile brenda. Unë jam kundra këtij partneri publik-privat, ndoshta ky projekt është mirë. Skenën nuk e kam parë. Po skenën nuk e kemi parë dhe për këtë duhet të flasin regjisoret, arkitektet edhe ne artistët”, tha Ndrenika.
Më tej, ai shtoi se “tani edhe ky kompleksi ynë, me të dyja godinën, mund të riparohet dhe të dali një gjë e shkëlqyer dhe jo me 30 milion euro.
Për Luftar Pajën, Shqipëria ka nevojë për një teatër kombëtar, ndaj për këtë arsye u shpreh pro ndërtimit të tij.
“Po që te kemi këtë teatër, ne si artiste harrojmë gjërat kryesor dhe merremi me llaçin dhe tulla. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për llacin dhe betoni artistik. Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në tiranë por ata që e meritojnë të vijnë në teatër. Teatri është i gjithë Shqipërisë. Mendimi im është që duke mos ofenduar njeri-tjetrin, por duke e respektuar njeri-tjetrin, duhet që gjithsecili të shikojë punën e tij por të mos merremi ime centimetra kaq dhe aq. Qëllimi im kryesor është që të ketë një teatër siç i takon Shqipërisë dhe të ketë cilësi që të demonstrojë teatri”, u shpreh aktori i mirënjohur Paja.
Nga ana tjetër, aktori Arben Derhemi tha se nuk nuk negociohet vetë në momentin që preket territori i teatrit. “Çdo centimetër i Teatrit Kombëtar ai është vend i shenjte siç ka thënë dhe Robert Ndrenika është Jeruzalem, nuk do të cenohet. Aty fillon dhe mbaron konsensusi me ne. Nëse ai territor nuk cënohet, ka konsensus”, tha Derhemi.
Laert Vasili u shpreh pro ndërtimit të Teatrit të Ri.
“Çdo dimër aty ndërpriten shfaqjet se aktorët janë me 39 temperaturë nga të ftohtët. Teatri Kombëtar nuk është teatri i tironsve por i të gjithë Shqipërisë. Shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore dhe kjo nuk mund të arrihet me tallashet e Musolinit. Teatri i Ri që u ndërtua në Athinë kushtoi 600 milion euro”./ATSH
Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, shtet që është mjaft skeptik sa i takon hapjes së negociatave në një intervistë për dereuters.com është shprehur se ne e mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
“Mbështesim fuqimisht hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë për në Bashkimin Europian, siç edhe Komisioni Europian i ka rekomanduar”, deklaroi Maas gjatë një fjalimi në Berlin.
Nga ana tjetër ai ka bërë thirrje për reforma me ndikim, sidomos në fushën ekonomike dhe atë monetare.
“Europa duhet t’i tejkalojë ndarjet e viteve të kaluara”, theksoi Maas.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë bërë me dije se ndërhyrjet në segmentin Vorë-Maminas do të përfundojnë brenda ditës së premte, datë 15 qershor, ora 12:00.
Sipas ARRSH, me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mëngjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.
Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se do informojnë gjatë ditës së Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.
Shteti nuk ka për ata që jetojnë në mjerim, por ka për politikanët e tij, që ata t’i bëjë milionerë me rroga, me dieta, karburante e karta telefonike që i bëhet edhe një rrogë tjetër, dhe po t’i shtosh edhe ato që vjedhin e marrin si pa të keq nga bizneset që i lejojnë të mos paguajnë as taksa, as tatime etj., etj., kjo i bën që të kalojnë kufirin e të bëhen milionerë duke u marrë vetëm me atë që është “nëna” e tërë këtyre prapësive, politikës!
Shkruan Pandeli Bardhi
Me të drejtë thuhet që shkaktarët e kësaj gjendjeje në të cilën ndodhemi, është kjo politikë e mbrapshtë dhe kjo klasë politike pavarësisht nga ngjyrat. Politika, disa i ka bërë milionerë e shumicën tjetër i ka lënë në mjerim! Është krijuar një shtresë të pasurish, të cilët janë ata që janë bërë të tillë nëpërmjet politikës dhe atyre që politika u ka krijuar kushte si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, sekserë, pronarë mediash etj., etj. Edhe biznesmeni më i fuqishëm sikur të jetë, pasuria e tij, nuk do të mund të kalojë kurrë pasurinë e atyre që janë pasuruar nëpërmjet “biznesit” politik.
Kjo është e veçanta te ne. Nëqoftëse kudo në botë, me përjashtime të rralla, milionerët janë bërë të tillë nëpërmjet të ardhurave nga bizneset e tyre, tek ne milionerë janë bërë politikanët. Janë pikërisht krerët e politikës, ata që e kanë kthyer politikën në “alergji” për shumicën e qytetarëve dhe në pasuri përrallore për një pakicë që futen në politikë vetëm e vetëm për ta kthyer politikën në pasuri për vete dhe në “punësim” për të papunët.
Të papunët mbushin kafenetë dhe gjithë ditën “punësohen” në politikë, ndërsa pensionistët e kanë kryefjalën e ditës qysh pa zbardhur dita e deri në orët e vona të natës. Të gjithë “përtypin” politikë por jo të gjithë ia ndiejnë shijen. Politika dihet tashmë që nuk është as profesion dhe nuk kërkon as shumë mund e as shumë mend. Ajo nuk kërkon as diplomë dhe as specializim. Ajo, nëpërmjet “specialistëve” politikanë dhe sekserëve të tyre sekserë, gazetarë etj., etj., shërben si “papunësi” për shumicën që nuk kanë me çfarë të merren dhe “punësim” për ata që e kanë biznesin e tyre.
Tërë të këqijat e këtij sistemi që kemi ndërtuar mbrapsht, si skandalet që ndodhin njëri pas tjetrit dhe që tek ne ndodhin me shumicë krimet, ngërçet etj., etj., nga politikanët shfrytëzohen me mjeshtëri si “armë” në duart e tyre për të luftuar kundërshtarin si shkaktarët kryesorë… Edhe kur nuk ndodhin skandale, nga politikanët sajohen për t’u marrë me punë.
Është shumë e lehtë të hysh në politikë, por është shumë e vështirë që këtë “biznes” ta drejtosh atje ku duhet, në atë që të të sjellë të ardhura të pallogaritshme, siç edhe i ka sjellë politikanëve tanë. Kur them që është shumë e lehtë të hysh në politikë dhe që nuk kërkon shumë mund, është fakti që nuk kërkon as diplomë shkolle, as dëshmi penaliteti, as kurse kualifikimi, as specializim, as, as…
Kur them që është e vështirë, vështirësia qëndron në atë që politikën të mos e trajtosh si një punë “pa bukë”. Të gjithë merren me politikë, por jo të gjithë janë të shkathët, që t’i futen asaj e ta kthejnë në një “burim” të pashtershëm të ardhurash. Është e vështirë që të dish ta vërtitësh e ta rregullosh me kryetarin e partisë, apo të tjerë që kanë në dorë.
Vështirësia për këtë qëndron në atë që duhet të kesh jo pak para dhe të mos tregohesh “cingun” por jepi dhe mos u kurse për kryetarin e partisë sepse ai është “guri i themelit”, ai është “strumbullari” rreth të cilit vërtiten të gjithë “satelitët”! Vetëm politika është ajo që bën paranë “të pjellë para” sepse bizneset, qofshin ato të vogla apo të mëdha, paraja nuk i qarkullon dhe mallrat i kanë mbetur stoqe! A ka dëgjuar kush deri më sot që dikush ka ikur nga politika e ka shkuar në profesionin e tij? Askush, përjashtuar ata që janë larguar nga kryetari apo kanë bërë ndonjë “zullum”!
Por nuk është kështu për ata profesionistë që janë diplomuar në specialitete të ndryshme si inxhinierë, mjekë, profesorë, veterinerë, agronomë, avokatë, gjyqtarë, prokurorë, etj., etj. Të gjithë i “dorëzojnë “ diplomat dhe shkojnë në një vend pune që jo vetëm nuk duhet diplomë, por edhe paratë i marrin me grushta! Edhe me krime të jesh marrë, edhe me trafiqe, edhe me korrupsion, këto nuk merren parasysh. Në politikë, edhe këta “punësohen”! Pse? Sepse vetëm atje i ka “në dorë” të gjithë, edhe qytetarët, edhe biznesmenët, edhe pasuritë e tyre e gjithçka, do të kalojë nëpër atë “sitë”! Atje është e ardhmja, atje janë milionat, atje është jeta, atje.
Ka edhe një vështirësi tjetër, ajo e cila kërkon të jesh mashtrues, të jesh gënjeshtar. “Vështirësia” më e madhe e politikanëve që zotërojnë mirë “artin e të mashtruarit” është një muaj para zgjedhjeve, e cila do të bëhet një herë në çdo dy vjet, për zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme. Më pas, për ata që zgjidhen, mbaron çdo gjë. Harrojnë të gjitha premtimet që i kanë bërë elektoratit dhe i futen rrugës “pa mbarim” të akuzave, shpifjeve, ngërçeve, baltosjeve etj., etj., dhe nuk u del koha për të shkuar edhe njëherë të vetme pranë votuesve të tij.
Këto “vështirësi” nuk janë të papërballueshme, përkundrazi janë vështirësi që kalohen me shumë lehtësi. Por a e bëjnë këtë, ata që kanë një grimë “namuz”? Jo, nuk e bëjnë dot, prandaj do të vuajnë e do të enden rrugëve. Ka ardhur koha që nuk duhen dije, nuk duhen diploma, nuk duhen njerëz të ditur. Përkundrazi, o sot o kurrë, duhen njerëz që diploma nuk u hyn fare në punë. E pse atë të mos e blejnë me para?
Le të jetë ajo e të qëndrojë në ndonjë qoshe të bufesë sepse “bukë” nuk kërkon! Kush janë ata që kanë mbetur rrugëve? Rrugëve kanë mbetur njerëzit e dijes dhe librat, ose “shkruesit” dhe të “shkruarat”, ato që vlejnë, ato që i duhen shoqërisë, por…
Mjafton edhe një katërvjecar i vetëm dhe politikani deputet apo ministër i ka të siguruar të ardhurat për gjithë jetën është apo nuk është më deputet. Privilegjet vazhdojnë edhe në të ardhmen, edhe në pagë, por edhe në trajtim sepse ka qenë “ish”! Këta do të punësohen për të “ndihmuar” pagën e tyre. Këta do të trajtohen mirë, pavarësisht se nuk janë as “është” as “ish”! Kjo i mbulon të gjitha, edhe sikur të mos ketë diplomë, edhe sikur të mos ketë aftësi mjafton të jetë marrë me politikë edhe sikur të mos ketë hapur fare gojën në parlament. A i kanë prerë ndokujt rrogën që nuk ka shkuar në parlament apo që nuk e ka hapur një herë gojën e të thotë “Buall” në parlament?
Jo, jo, edhe ai që vetëm shan e shpif gjithë ditën, edhe ai që trillon e dërdëllit “kodra pas bregut” siç thotë TV Shijaku, njësoj e marrin rrogën. Po ku gjen më mirë që edhe po të mos e vrasësh fare mendjen, e të mos bësh asnjë punë dhe të kesh gjithë ato privilegje që nuk i ka asnjë biznesmen që i vete “festja” vërdallë gjithë ditën? Është një biznesmen në Devoll, një Riza Shaholli. Ai ditë e natë, bashkë me familjen e tij qëndron në punë duke i bërë një shërbim të madh më shumë se pesëqind familjeve, por edhe shtetit nëpërmjet biznesit të tij, mbledhjeve grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.
Rizain, është e pamundur që ta takosh sepse ai është puntor si gjithë të tjerët dhe përveç urimeve që merr nga familjet që i ndihmon me të ardhurat që ai i punëson, nuk është as milioner e as miliarder. Që të bëhesh i tillë, duhet të jesh politikan i lartë, jo biznesmen që ndihmon dhjetra familje në nevojë nëpërmjet punësimit të tyre. Kohët e fundit, nëpërmjet kultivimit të çajit ka punësuar edhe dhjetra familje të tjera sidomos për kohën e verës.
E megjithatë, ai mbetet një bamirës “fukara sepse ato pak të ardhura që ka, i ka me djersën e tij e të familjes së tij. Përveç kësaj, ai duhet të mendojë edhe për shtetarët që venë e ikin dhe “kujdesen” për biznesin e tij. “Me një rrogë shteti është e pamundur të kalosh muajin”, thuhet. Kjo është e vërtetë, por ama vetëm për punonjësit e administratës, për ata punonjës që punësohen në shtet nga halli dhe jo për “VIP-at. Krerët e politikës kanë edhe sekserët, avokatët dhe gazetarët e tyre që ditë e natë “drogojnë” qytetarët me skandale të njëpasnjëshme.
Përveç asaj që po “lemerisen” njerëzit është edhe kjo një mënyrë e mirë për të larguar vëmendjen nga hallet e tjera që kanë qytetarët, që ka vendi, i cili përditë e më shumë po braktiset. Një palo gazetar paguhet dyzet e pesë milionë. Dikush do të thotë që në fund të fundit ai është një televizion privat. Dakord. Po si e lejon ky televizion të paguajë një shumë marramendëse për një të tillë “kokë të madhe” në pamje, por jo në brendësi?
Pse kjo media vizive të mos mendojë pak për ata fëmijë që luftojnë me vdekjen, që për një operacion të thjeshtë dergjen gjithë jetën të sëmurë dhe bëjnë apel për ndihmë? Disa emisione investigative, më shumë bëjnë humor me fatkeqësinë e të tjerëve se sa japin kontribut për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. I përsëritin e i stërpërsëritin disa herë kur disa familjeve në nevojë që ata “zbulojnë”, u çojnë disa pako makarona, e sheqer dhe milionat ja japin ca gazetarëve që janë bërë në ekranet e televizioneve si “burri i dytë i nënës”!
Po pse vallë, vetëm ato familje që zbulojnë kronikat televizive jetojnë në kushte të mjerueshme!? Përkundrazi, të tillë janë me mijëra. Të gjithë i mbajnë sytë nga shteti. Ta lëmë mënjanë shtetin. Shtetin nuk mund ta “tundin” dot hallexhinjtë që janë shumë, por që nuk kanë gjë në dorë. Shteti i hedh sytë tek ata që kanë shuma, tek ata që janë “themeli” i shtetit!
Shteti nuk ka për ata që jetojnë në mjerim, por ka për politikanët e tij, që ata t’i bëjë milionerë me rroga, me dieta, karburante e karta telefonike që i bëhet edhe një rrogë tjetër, dhe po t’i shtosh edhe ato që vjedhin e marrin si pa të keq nga bizneset që i lejojnë të mos paguajnë as taksa, as tatime etj., etj., kjo i bën që të kalojnë kufirin e të bëhen milionerë duke u marrë vetëm me atë që është “nëna” e tërë këtyre prapësive, politikës!