Aurora

Më pak para, më shumë vetmi! Ja ku renditen shqiptarët

Shenjat e vetmisë shfaqen fizikisht dhe mendërisht, rënie të energjisë, ulje të produktivitetit në punë, izolim nga shoqëria dhe kufizimi të jetës sociale. Vetmia duket se prek më së shumti gratë, më të moshuarit dhe ata që kanë më pak të ardhura.

Sipas sondazhit të Cilësisë së Jetës së kryer nga Komisioni Europian për vendet e Bashkimit Europian dhe të shteteve kandidate, rreth 12% e shqiptarëve dhe 16% e turqve kanë pohuar se ndihen të vetmuar, më të lartat në Europë.

Në të gjithë BE-në, ky tregues është 6%. Për çdo europian që ndihet vetëm, ka dy shqiptarë që kanë pohuar që ndihen vetëm gjatë gjithë kohës, ose pjesën më të madhe të kohës.

Për sa i përket ndarjes gjinore, në Shqipëri gratë janë shprehur se ndihen të vetmuara në përqindje më shumë se sa burrat. Përqindja e grave ishte 12%, përkundrejt të burrave 11%.

Të vetmuar, të moshuarit

Vetmia është më e theksuar tek individët në moshë dhe kjo është e kuptueshme, duke qenë se shkëputen nga marrëdhëniet e punës, fëmijët janë të angazhuar dhe jeta e përditshme ka një ritëm tjetër. Rreth 14% e të pyeturve shqiptarë mbi moshën 65 vjeç janë shprehur se ndihen të vetmuar. Krahasuar me Bashkimin Europian, të moshuarit e Rumanisë janë më të vetmuarit, me rreth 18% të të pyeturve të asaj moshe. Vendet e prekura nga emigracioni reflektojnë një përqindje më të lartë të personave të moshës mbi 65 që janë shprehur se ndihen vetëm. Këtu përfshihet Ballkani Perëndimor, Rumania dhe Bullgaria.

Të dytët më të vetmuar renditen grupmoshat 50-64 vjeç, ku rreth 13% e tyre pohuan se janë të vetmuar, mbi mesataren totale të të anketuarve. Përqindja më e lartë e të vetmuarve të kësaj grupmoshe është në Greqi me 14%, e ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia me përkatësisht 13%.

Për grupmoshën 35-49, rekordin për sa i përket ndjesisë të të qenët vetëm e mban Turqia me 20%, e ndjekur nga Shqipëria me 12%.

Por, vetmia ka prekur edhe moshat më të reja, të cilët kanë edhe një jetë më të angazhuar. Për grupmoshën 25-34 vjeç, përqindja e të pyeturve që kanë thënë se ndihen vetëm në Shqipëri është 13%, duke u renditur sërish të dytët pas Turqisë me 21%.

Grupmosha 18-24 ka përqindjen më të ulët. Vetëm 6% e të pyeturve në vend të kësaj moshe thanë se ndihen vetëm. Rekord për sa i përket kësaj moshe e mban Belgjika, ku 13% e të rinjve thanë se ndihen vetëm.

A e blen paraja lumturinë?! Më pak para, më shumë vetmi

Bazuar mbi të ardhurat, individët me më pak të ardhura ndihen më shumë vetëm.

Në sondazhin e zhvilluar nga Bashkimi Europian për Cilësinë e Jetës, përpos gjinisë dhe moshën, përgjigjet janë kategorizuar edhe sipas të ardhurave.

Sipas grupit të të ardhurave ato janë ndarë nga 1 në 4 (nga të ardhurat më të ulëta tek më të larta). Individët që i përkasin grupit 1 dhe 2 të të ardhurave janë shprehur në % më të lartë se ndihen të vetmuar, përkatësisht me 13 dhe 16%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 11 dhe 8%.

Individët që i përkasin nivelit të katërt të të ardhurave (që kanë më shumë) ndihen më pak të vetmuar. Rreth 6% të të pyeturve të kësaj kategorie u përgjigjën se ndihen të vetmuar. Greqia mban rekordin në Europë për përqindjen e të pasurve që ndihen të vetmuar, me 14%. Mesatarja europiane është 5%./Monitor

Më pak para, më shumë vetmi! Ja ku renditen shqiptarët Read More »

“Pse janë shqetësuese qëndrimet e Ramës për Erdogan?”

Analisti Fatos Lubonja thotë se deklaratat e kryeministrit Rama për Erdogan janë problematike. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” te gazetares Eni Vasili, Lubonja komentoi qëndrimet e Ramës për Turqinë, në një interviste per “Anadolu Agency”.

“Intervista ka trajtuar çështje që i ka trajtuar me shqiptarët, këtu duket sikur ka bërë një politikë për ti bërë qejfin Erdoganit. Nje teori konspiracioni mund të jenë lidhur me faktin se ne aspirojmë Evropën, sikurse dhe Erdogani ka aspiruar Evropën.

Ne tani duam të hapim negociata dhe për shkaqet tona jo të Evropës nuk na hapet kjo portë si dhe Turqia, sepse kishte ide të kundërta për hyrjen e saj, ekonomikisht mund të hynte por kishte probleme për të drejtat e njeriut, të fesë myslimane, tani problemi i bëhet një shantazh Evropës që shiko se ne po kthemi këte.

Rama tregon që është i gatshëm të përdorë të gjitha ujërat, unë s’them të mos kesh diplomaci por ama një vizion për të ardhmen për një shtet demokratik duhet të kesh në këtë aspekt e konsideroj problematike këtë deklaratë.

Ajo që më shqetëson është personalizimi i institucioneve. Duket sikur fatet e marrëdhënieve tona, me Turqinë apo një vend tjetër mund te vendosen nga miqësitë apo jo miqësitë e dy liderëve kryesore.
Ne kemi Parlament, opozite, kemi institucione, dhe kjo PO qe thotë ky tingëllon si autoritare. Pse duhet dialogu atëherë, diplomacia… Ju e pate Trumpin? Një here tha do takohemi, pastaj jo, pra tha PO dhe JO. Dialogu gjen rrugët e mesme” – thotë Lubonja në analizën e tij.

Për “Anadolu Agency” Rama tha e kishte admiruar Erdogan pa e njohur atë.

“Marrëdhënia ime me presidentin (Erdoğan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo” – tha Rama.

“Pse janë shqetësuese qëndrimet e Ramës për Erdogan?” Read More »

Rrëfimi i dhimbshëm për kushtet mizerje: “30 vetë në një qeli, aty ku hanim kryenim edhe nevojat personale”

Dëshmia e Lavdosh Beqos, ish i burgosur politik në burgun e Burrelit. Nëpër dhoma mbanim qypa për të urinuar, ndërsa për ata që i zinte barku, dizanteria, ishte tmerr, një tmerr i vërtetë! Qypat vendoseshin në qoshe të dhomës aty ku hapej dera. Natën dyert nuk hapeshin…

Për të kuptuar se në ç’kushte mizerjeje jetonin të burgosurit politik në burgun e Burrelit na ndihmojnë shumë dëshmitë e lëna nga ish të burgosurit që vuajtën vite të tera në qelitë e ferrit në Burrel. Një prej tyre është Lavdosh Beqo, nga Kanina e Vlorës, i arrestuar me 7 maj 1950 si një prej anëtarëve të një grupi të rinjsh që shpërndante trakte kundër komunizmit në gjimnazin Ali Demi në Vlorë. Mes shumë dëshmive të vyera Lavdosh Beqo ka lënë edhe këto rreshta mbi jetën brenda qelive në Burrel, shkëputur nga një rrëfim shumë i gjatë i tij mbi vuajtjet në kohën e komunizmit në intervistën e publikuar në vëllimin II “Zërat e kujtesës”. Ja çfarë dëshmon ai ndër të tjera:

“Burreli dhe burgu i Gjirokastrs, ishin dy burgjet ku kanë vdekur me qindra personalitete shqiptare. Burreli ishte shumë i ashpër si nga trajtimi ashtu edhe nga klima. Por edhe për shkak të ujit.

Burgu furnizohej me ujë nga një pus. Pusi infektohej nga enët e palara që futeshin për të marrë ujin. Dhe shpesh binte diarreja. Me këtë shkak shumë vetë gjetën vdekjen nga dehidratimi i organizmit dhe mungesa e ilaçeve.

Një tjetër problem në burgun e Burrelit ishte dendësia shumë e madhe nëpër dhoma: në një dhomë 7m X 5m rrinim 30 vetë. Dyshekun që ta sillnin nga shtëpia duhet ta kishe sa gjerësia e gazetës dhe ti ishe i detyruar të flije në brinjë. Edhe sot e kësaj dite nuk fle dot as përmbys as në shpinë, por vetëm në brinjë, se kështu më është mësuar trupi në burg.

Por më e tmerrshme ishte puna e banjove. Llogarit: për një numër kaq të madh të burgosurish që kishte Burreli, 8 dhoma të mbushura plot me nga 30 vetë përveç atyre që ishin nëpër 20 biruca- kishte vetëm 4 banjo! Për të vajtur në banjo, kishte orare të caktuara: shkohej vetëm paradite dhe pasdite.

Nëpër dhoma mbanim qypa për të urinuar, ndërsa për ata që i zinte barku, dizanteria ishte tmerr, një tmerr i vërtetë! Qypat vendoseshin në qoshe të dhomës aty ku hapej dera. Natën dyert nuk hapeshin; rojet nuk kishin të drejtë të hapnin dyer natën. Për çdo nevojë natën duhej të përdorje vetëm qypin. Dhe në të njëjtën dhomë të vogël, mbanim edhe enët tona të ushqimit, gavetën dhe paguren e ujit. Mendoje se në ç’kushte higjenike jetonim!”, citon Kujto.al

Rrëfimi i dhimbshëm për kushtet mizerje: “30 vetë në një qeli, aty ku hanim kryenim edhe nevojat personale” Read More »

Rama i pakompleksuar, Basha lë mënjanë politikën. Si urojnë festën e Bajramit

Ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë kanë festuar fetsën e Fiter Bajramit. Nuk kanë munguar as urimet nga liderët politikë.

Ka qenë kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili ka uruar me një simbolikë të thjeshtë duke zgjedhur 1 foto me 1 mbishkrim ku thuhet : Gëzuar Fiter Bajramin. Kryedemokrati ka zgjedhur një urim klasik duke vendosur foton me ngjyrë blu, ashtu siç përfaqëson ngjyrat e partisë së tij.

Por më herët besimtarët myslimanë i ka uruar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjete sociale ai ka postuar një foto të xhamisë së Namazgjasë për të cilën është shigjetuar nga disa qarqe politike dhe mediatike perëndimore.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë pamje të Xhamisë së Namazgjasë, punimet për të cilën po ecin shpejt drejt përfundimit, ju uroj GËZUAR BAJRAMIN”, shkruan Rama.

Rama i pakompleksuar, Basha lë mënjanë politikën. Si urojnë festën e Bajramit Read More »

Dosja e “Peshkut Madh” që erdhi nga Greqia po trondit kupolën e shtetit: do të vidhet si dokumentet e Durrësit?

Një dosje shpuzë ka mbërritur nga Athina dhe vetëm pak ditë më parë është përkthyer zyrtarisht nga personi i autorizuar nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për të certefikuar dokumentin.

Sipas burimeve të Pamfleti, bëhet fjalë për një material super i bujshëm që ka të bëjë me Escobarin e Ballkanit, Klemend Balilit. Është një material i drejtësisë greke, i cili ka të bëjë me një provë shumë të fortë tregon transferimin e parave të Balilit për llogari të njerëzve të fuqishëm.

Ndërkaq, vetëm dje Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj Klement Balilit. Dosja e re greke sapo ka mbërritur dhe ndodhet në duart e përkthyesit, i cili shumë shpejt do ta dorëzojë matrialin në Ministrinë e Drejtësisë.

Balili ka qenë një zyrtar i rëndësishëm i LSI-së dhe u emërua Drejtor Transportesh në Sarandë. Nipi i tij u zgjodh kryetar i Bashkisë së Delvinës nga LSI-ja në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Hoteli i Escobarit, Santa Quaranta në Sarandë u inagurua me anë të një ceremonie të bujshme nga Ilir Meta, në atë kohë kryetar Kuvendi.

Dosja e ardhur nga Athina mendohet se është shumë e bujshme dhe organet e agjencive ligjzbatuese kanë frikë se do të vidhet siç ndodhi me materialet e Prokurorisë së Durrësit, që u vodhën dy herë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur më 9 dhjetor të vitit 2016 masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Klement Balilin.

Mbi të rëndojnë disa akuza si “trafikim narkotikësh në bashkëpunim”, krijimi dhe pjesëmarrja në grup kriminal” dhe “kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”. Sipas Prokurorisë, kanë qenë shërbimet greke dhe DEA amerikane që hetuan organizatën kriminale ku bënte pjesë Balili dhe që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Në përbërje të kësaj organizate ka pasur shtetas grekë, shqiptarë dhe bullgarë. Gjithashtu, dyshohet se organizata kriminale trafikonte me kamionë kanabis, heroinë dhe kokainë. Këta kamionë ishin në pronësi të disa kompanive me shtetas grekë.

Droga vinte kryesisht nga Turqia dhe kishte si synim tregjet e zeza të BE-së. Po kështu, gjatë këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit. Krimet e Rënda kanë sekuestruar hotelin gjigant “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit.Pamfleti

Dosja e “Peshkut Madh” që erdhi nga Greqia po trondit kupolën e shtetit: do të vidhet si dokumentet e Durrësit? Read More »

”Babales” i zbulohet gënjeshtra e re, tabulatet telefonike rrëzojnë versionin e Albert Veliut për policin mik të Agron Xhafajt

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babalja i është zbuluar një tjetër gënjeshtër e madhe. Ai ka gënjyer duke thënë se ka takuar një efektiv policie në Vlorë me emrin ‘’Ermal’’. ‘’Dëshmitari X’’ i PD-së për arsye monetare jo vetëm që ka inskenuar audio-përgjimin, por ka gënjyer edhe për sa i përket emrit të Ermalit duek thënë se është punonjës policie dhe mik i Agron apo Geron Xhafaj.

“Nuk bisedoi me asnjë “Ermal”

Gjatë këtyre dy muajve hetime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë evidentuar dhe marrë në pyetje katër efektivët e policisë së qarkut Vlorë,që mbajnë emrin “Ermal”. Bëhet fjalë për policë që janë në organikën e komisariatit të Vlorës, Sarandës dhe një tjetër është në Drejtorinë Qëndrore.

Të katër këta efektivë janë marë në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor, duke pohuar se nuk kanë njohje dhe miqësi me Albert Veliun por edhe me Agron Xhafaj, vllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por pavarësisht dëshmive të katër policëve me emrin “Ermal”, prokuroria ka verifikuar me imtësi të gjitha tabulatet mujore të këtyre efektivëve, për të mësuar nëse ndonjëri prej tyre ka pasur biseduar ndonjëherë nga muaji Tetor 2017 e në vijim me Albert Veliun (Babalen) apo me Agron Xhafaj. Nga kjo procedurë nuk ka dalë asnjë element i dobishëm. Madje tabulatet telefonike,i janë verifikuar dhe Babales, për të mësuar nëse kishte folur me ndonjërin prej këtyre policëve, por nuk ka rezultur që ai të ketë biseduar në telefon.

Dëshmitari i vetëofruar

Një dëshmitar i vetëofruar në prokurori ka treguar një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi, është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vëtë Babales.

Qëllimi i vetëm sipas tij ka qënë fitimi i një shume parash, dhe asnjë gjë tjetër, pa e menduar mirë dhe gjatë se çfarë impakti do sillte ky audio-përgjim me aktorë, në jetën politike të vendit. Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë dihet nga prokurorët, të cilët pritet që brenda pak ditësh të japin një rezyme të qartë, mbi këtë audio-përgjim, personanzhet e tij, aktorët që e kanë financuar dhe ata që kanë qëndruar në distancë.

Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

Dëshmitari nga Novosela që aktroi Agron Xhafaj

“Shqiptarja.com” mëson se ky person i vetëofruar, është i papunë, rreth 45-vjeç dhe jeton në Novoselë, fshat që ndodhet buzë lumit të Vjosës, ku ndahet vija administrative mes Fierit dhe Vlorës. Me probleme të theksuara ekonomike dhe familjare, ky njeri ka rënë dakord të luajë rolin e Agron allias Geron Xhafaj në audio-përgjimin, tashmë të shumë përfolur dhe që trazoi jetën politike të vendit.

Me Albert Veliun, që PD e etiketoi si dëshmitari “X”, ky person ka njohje, për më tepër ka dyshime se ka lidhje farefisnie. Banori i Novoselës u ka pohuar prokurorëve të krimeve të rënda se është njeriu që ka aktruar në atë audio-përgjim, duke bërë rolin e Agron Xhafaj.

Sigurisht që marrja përsipër e këtij roli, do të sillte një shumë financiare në xhepat e banorit të Novoselës, para këto që nuk kanë mbëritur ende tek ai. Në dëshminë e dhënë para anëtarëve të grupit hetimor dëshmitari i vetëofruar ka theksuar se babalja i ka premtuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nëse e bënte këtë shërbim.

Ai mësohet se u ka treguar prokurorëve dhe emrat e personave se nga do vinin këto para dhe me cilin person ishte lidhur i njohuri i tij Albert Veliu (Babalja), por ka sqaruar se sapo të bënin këtë audio-përgjim dhe ta dorëzonin tek personi që e kishte kërkuar, do vinte dhe shpërblimi i parave.

Në fakt kjo bisedë e improvizuar është rregjistruar dhe më pas Babalja e ka dorëzuar, ku disa muaj më vonë ajo është shfaqur nga selia e PD, në të gjitha mediat e vendit. Por ajo që priste dëshmitari i vetëofruar, ishin paratë që babalja i kishte premtuar dhe që sipas tij, nuk kishin mbëritur ende tek xhepat e tij.

Ky person u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave dyshonte se e kishte marrë të gjithën Babalja, i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë së bashku me djalin e tij.Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete Babalja, ai ka vendosur të paraqitet në ambjentet e prokurorisë duke treguar të vërtetën. “…më premtoi para, por nuk më dha asgjë…”-mësohet tu ketë treguar prokurorëve.

”Babales” i zbulohet gënjeshtra e re, tabulatet telefonike rrëzojnë versionin e Albert Veliut për policin mik të Agron Xhafajt Read More »

24 vite pa fëmijë, më në fund lindin djalë dhe emri që i kanë vënë na përlot të gjithëve

Pas 24 vitesh martese, një çift sot u bë me djalë. Vogëlushi ka lindur në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Familja Kabashi nga Korisha e këtij qyteti, sot ka arsye për të festuar më shumë.

Dhe, djalit të porsalindur, për ta nderuar 28 Nëntorin e shqiptarëve, prindërit ia vunë emrin Flamur. Flamuri ku gjendet akoma në këto caste në spitalin e Prishtinës.

Ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe i bukur tamam si flamuri jonë dhe raca shqiptare. Urime familja Kabashi, urime shqiptarë, jetë të gjatë Flamurit.

24 vite pa fëmijë, më në fund lindin djalë dhe emri që i kanë vënë na përlot të gjithëve Read More »

Papritur jepet lajmi se po dalin nga funksioni universitetet private, çfare thuhet se do të ndodhë

Universitetet private duket sikur po përjetojnë periudhën e tyre më të keqe, pasi universitetet publike po qëndrojnë në krye të listës tashmë për studentët.

Ajo që pritet të ndodhë është që këto universitete, do të ‘shuhen’ të gjitha, pritet të dalin jashtë kontrollit pasi studentët mesa duket nuk e preferojnë më një universitet privat.

Universiteti publik po i sfidon haptazi dhe me gjithë propagandën që bëjnë privatët, në vitin universitar 2017-2018, universitetet publike kanë regjistruar 18 364 studentë, ndërsa privatët 4054, pra 4.5 herë më pak.

Shifra në rënie për të gjithë universitetet private në katër vitet e fundit. Albanian University, nga 2540 studentë që regjistronte në vitin akademik 2014-2015, në vitin e fundit ka regjistruar vetëm 460 studentë, pra 5 herë më pak studentë se katër vite më parë.

Universiteti Europian i Tiranës në vitin 2013 regjistronte 1382 studentë. Në vitin 2014, 1066, pra 30% më pak. Në vitin 2017-2018, ka regjistruar 624 studentë, pra gjysmën e atyre të pesë viteve më parë.

Papritur jepet lajmi se po dalin nga funksioni universitetet private, çfare thuhet se do të ndodhë Read More »