Aurora

Sali Berisha tërhiqet nga garat e notit për vitin 2018, nis sportin ngjitje-zbritje në male

Ka notuar 141 minuta pa ndalesë, në prill 2009 ka ngjitur 1500 shkallë në Murin e Madh Kinez
Zëdhënësi i familjes “Berisha” Flamur Noka, njëherazi dhe shef i departamentit të “edukimit fizik dhe kalitjes sportive” në PD, ka bërë publik nga selia e SHQUP, lajmin sportiv se “nderi” i kësaj partie Sali Berisha, ka deklaruar dorëheqjen nga gara e notit për vitin 2018, të cilën prej vitesh e bënte vetëm me… veten e tij, por ngaqë nuk di not, bodigardët i qëndronin nga poshtë nën ujë, për ta mbajtur mbi ujë deri, për aq minuta sa Fevziu të xhirronte kronikën duke notuar!

Në deklaratën e Mulit, nuk jepet asnjë shpjegim, se përse rekordmeni i notit Sali Berisha nuk do ta zhvilloj garën e notit këtë vit, por zëra nga kryesia e PD, kanë dëgjuar se ky vendim është marrë direkt nga Luli, mbasi sipas përgjimerve të Babales, thuhet se në zonën e Dhërmi—Drimallë rek resorti i Samir Manes detin Jon, ku zhvillon garën e notit Saliu është zbuluar një tufë peshkaqenësh. Sipas librit të rekordeve në PD, rezulton se në garën e fundit, Saliu ka notuar 141 minuta pa dalë në tokë, ose 107 minuta më tepër se qeni më i aftë, që noton 34 minuta pa ndalesë!

Pyetjes së porositir nga PD dhe të bërë nga një gazetare e pavarur e “RD”, lidhur me të porjektet e rekordmenit Bersisha në fushën e sporteve, Muli iu përgjigj se pas lënies së notit, Berisha do të ushtroj ngjitje-zbritjet sportive në male. Edhe për këtë lloj sporti Berisha ka rekord botëror, mbasi është i vetmi politikan në historinë botërore, që në datën 18 prill 2009 në moshën 65 vjeçare, ngjiti pa ndalesë 1500 shkallë në Murin e Madh Kinez, por “Komiteti Olimpik” Kinez që drejtohej nga një kripto-komunist, nuk i dha medalje, mbasi ata njihnin si rekordmen vetëm udhëheqësin e tyre Mao Ce Dun./Pamfleti

Sali Berisha tërhiqet nga garat e notit për vitin 2018, nis sportin ngjitje-zbritje në male Read More »

“Dallgë” me 8724 tendera, 129 milionë euro në 4 javët e fundit, 1276 po bëhen në 9 ministri, 2490 në 61 bashki, 4958 në 118 ente publike

Drejtuesit hapin “thesin” e shtetit, para se të nisen për pushime
Afrimi i lejeve vjetore-pushuese për drejtuesit e institucioneve dhe shërbimeve publike, po shoqërohet me një “dallgë” të madhe tenderësh, që këto ditë vazhdojnë të sajohen shpallen e zhvillohen me shpejtësi të rrufeshme, sikur shitjet, blerjet, qiratë dhe investimet janë “nevoja emergjente”.

Sipas një investigimi që ka bërë “PAMFLETI”, nga verifikimi i njoftimeve të shpallura nga institucionet dhe entet shtetërore në “Buletini Prokurimeve Publike”, që varet direkt nga kryeministri dhe e ka zyrën ngjitur me zyrën e tij, rezulton se drejtuesit shtetëror kanë nisur ofensivën e pafrenueshme të zhvillimit të tenderëve të çdo lloji, nga investimet strtegjike, deri tek blerjet e lapsave!

Sipas të dhënave, vetëm në 4 javët e fundit 15 maj-15 qershor të këtij viti, 8724 tendera janë shpallur, kryer e janë në proces me procedura të përshpejtuara, por “çuditërisht” miratohen pa asnjë verifikim nga institucionet eprore të këtyre drejtuesve si kryeministria, ministritë, Agjencia e Prokurimit Publik (APP), Komisioni Prokurimeve Publike (KPP), drejtoritë e përgjithshme, prefekturat, këshillat e qarqeve, drejtoritë rajonale dhe Insektorati Qendror Shtetëror!

Sipas skedës së detajuar që kemi bërë për çdo lloj tenderi, del se shumica e tyre janë për rikontruksione rrugësh kombëtare, dytësore, sheshesh në qytete, fshatra, lyerje pallatesh, rkonstruksion banesash për komunitetin rom e egjiptian, blerje ilaçesh, pastrim deposh uji, vebndsoje sahatësh e riparim rrjetesh në ujësjellësa, blerje dhe financiame shërbimesh të bëra nga KESH në HEC-e, financime për jetimët dhe qendrat sociale, pasarim ujërash të zeza, transport mësuesish, blerje dru zjarri e ushqime për konvikte, ndriçim publik, kanale vaditëse, mobilim zyrash dhe blerje veturash e biletash avioni!

Evidentimi i tenderëve sipas institucioneve, ka këtë paqyrë: Në 4 javët e fundit, rezulton se 1276 janë bërë nga 9 ministri, 2490 tendera janë bërë nga 61 bashki dhe 4958 tendera janë bërë nga 118 ente shtetërore. Vlera totale e këtyre tenderëve të bërë në “sezonin e plazhit” është 129 milionë euro, që sipas zërave thuhet se 20% e vlerës së çdo tenderi, do të jepet si “thelë” për drejtuesit dhe krerët e Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në pragë të nisjes së tyre me pushime verore drejt plazheve dhe qendrave turistike malore brenda e jashtë Shqipërisë./Pamfleti

“Dallgë” me 8724 tendera, 129 milionë euro në 4 javët e fundit, 1276 po bëhen në 9 ministri, 2490 në 61 bashki, 4958 në 118 ente publike Read More »

Sikur të isha dy orë shefi i qeverisë

Teatri, politika dhe njerëzit
Shkruan Bedri Islami

Ka disa ditë që tema e teatrit kombëtar është bërë e përditshme dhe, në një skenë të improvizuar ngjiten aktor të ndryshëm për të protestuar kundër prishjes së godinës së vjetër. Emra të njohur e më shumë të panjohur po përbetohen për “zot e zotër”, po vrajnë e kthjellohen, po risjellin pjesë nga aktet që kanë pasë ëndërruar të luajnë, por që kurrë nuk kishin fatin.

Secili prej tyre është sot në vete një Naim Frashër, një Kadri Rosh, një Sandër Prosi, një Tinkë Kurti, një Robert Ndrenikë – origjinali është në të drejtën e tij mizore; të gjithë e të gjitha që flasin janë regjisorë të mëdhenj, bëjnë skena dhe thirrje , deri për të urinuar në atë skenë ku do të kishin dashur të ishte fytyra e shefit të qeverisë; të tjerë shkojnë edhe më larg – do të futen në grevë urie, do zaptojnë teatrin, gjithnjë në emër të vlerave të dikurshme – këtu kanë të drejtë, pasi pak prej tyre krijuan vlera në këto 28 vite; thërrasin në ndihmë emrat e mëdhenj të dikurshëm, sinonimë të teatrit, mburrja e kombit, të papërsëritshmit; duan të kenë frymën e tyre në skenat e vjetra, në paraskenat, në dialogjet, në monologjet; u kujtohen pjesë nga dramat e dikurshme dhe u duket vetja se përsëri mund të rishfaqin madhështinë e tyre – jo të tyre si vetë e parë ,por të përsonazheve që kanë luajt, e përsëri e përsëri rikthehen tek shpirtrat e mëdhenj të dikurshëm.

befas më është kujtuar se pak vite para se Enver Hoxha të ikte nga kjo jetë, në një mbledhje të Sekretariatit të Komitetit Qendror, kur po diskutohej edhe për artin, veçmas për teatrin, ishin të ftuar edhe artistët e mëdhenj, mes tyre edhe Kadri Roshi e Sander Prosi. Nuk e di pse jam i bindur se Ndrenika nuk ka qenë, pasi ishte gjithnjë i dyshuari i pushtetit, të cilët askush, as maja e piramidës, nuk ia hiqte dot piedestalin ku e kishte vënë populli.

Në atë mbledhje të Sekretariatit, materiali është i botuar, aktorët e mëdhenj, mes të tjerave,kërkuan dy gjëra: kur të jenë në xhirime filmash të kenë një dietë më të madhe, sepse pasioni, çasti, rrëmbimi , duan trajtim ndryshe – kërkesë që nuk i është plotsuar; dhe, e dyta, të gjithë kërkuan një teatër të ri. E kërkuan ata, të mëdhenjtë e të mëdhenjve, sipërorët e artit.

Enver Hoxha u kthye përgjigjen e njhour se tani për tani shteti nuk ka paratë e nevojshme për një teatër të ri, se jemi përballë bllokadës etj, fjalë të kësaj natyre. Sidoqoftë, u premtoi se kur të zgjidheshin halle të tjera, do i vinte rradha edhe teatrit të ri popullor , si quhej asaj kohe.

Kanë shkuar 38 vite që nga takimi i Enver Hoxhës me artistët e mëdhenj dhe pasuesit e tyre janë ende në të njëjtin teatër, me të njëjtën passkenë, të njëjtat dhoma, mjedise të njëjtë, por shumë herë më të amortizuar.

Tani , të gjithë këtë, po e bën edhe më përshesh politika. Basha dhe të tjerët pas tij, si në një kor të tragjedive të vjetra në rolin kobndjellës, bëhen transmetuesit e asaj që thuhet në skenën e ngritur pak mbi tokë. Teatri nuk mund të jetë kauzë e opozitës, jo se nuk duhet të kenë kujdes njerëzit e artit, por sepse këtu nuk flitet për njerëzit, por për një godinë, e cila, sado të qepet e të arnohet, si duket, nuk do të ketë të ardhme.

Po mendoja se si mund të veprojë një shef qeverie në këtë rast, kur një pjesë vringëllijnë aremët kundër tij, kur arti bëhet politikë dhe politika synon të kthehet në nënart, ndrësa pjesa tjetër, që ka gjithë të drejtën e saj normale të mendojë ndryshe, për një fjalë sakatohet?

Si do të kisha vepruar në këtë rast, kur njerëzit nuk e kuptojnë se qeveria nuk ka fond të mjaftueshëm – në fakt duhej ta kishte gjetur; kur ajo i drejtohet një sistemi tjetër – në fakt ky sistem do të ketë pas vetes mjaft probleme dhe kur, më në fund, një pjesë po bëhet gjithnjë e më radikale.

Ndoshta jam gabim: do të isha tërhequr, qoftë edhe përkohsisht, dhe do i kisha thënë , pikërisht këtyre radikalëve që, më më parë luajnë pjesët e recitalet e tyre në selinë shqupase se sa në punën e tyre, do i thoja krejt sinqerisht:

Nuk doni një teatër të ri. Bisedojeni me të tjerët. Bëni një referendum brenda mjedisit tuaj. Nëse versioni juaj është më i fuqishëm, le të mbetet ashtu. Le të mbetet ende ky teatër i vjetër, i rënë, që ka brenda vetes më shumë llum se sa jetë normale dhe mjedise njerëzore. Mbajeni kështu!

Nëse ndonjë herë do të vijë në pushtet Basha, kurdo qoftëkjo kohë, ose një tjetër sozie berishiane, atëherë bëjeni atë çfarë ëndrroni të bëni sot. Arnoni mbi të vjetrën. Nëse shteti nuk ka mundësi, ndoshta një ditë, sado e largët të jetë, do të vijë një pusht-etar tjetër, i njëjtë me Berishën e parë, i njëjtë me Berishën e dytë; i njëjtë me Lulin e zgjedhjeve të para, i njëjti me këtë të dytin, dhe bëjeni. Ata , atu ishin, tetë vite në pushtet, vodhën dhjetra herë më shumë se sa krkon i gjithë teatri i ri në një rrugë të vetme dhe kurrë nuk u kujtuan të vendosin një gozhtë të vetme në ato salla…

Lum ju që i besoni edhe kësaj here!

Do të thoja këtë dhe do të merresha me punët e tjera. Me njerëzit që janë të harruar. Me të varfërit që shtohen. me hallet që grumbullohen. Me ata që, edhe pse punojnë shumë, marrin më pak se aktorët që sillen gjithë ditën kafeneve.

Por, për fat të këtij vendi, unë nuk jam asgjë tjetër, veçse një qytetar i zakonshëm.

Sikur të isha dy orë shefi i qeverisë Read More »

Peshk i pjekur me oriz dhe sallatë me brokoli e lulelakër

Një recetë e mrekullueshme, e pasur në shije dhe vlera ushqyese.

Ideale për një drekë të shijshme, e kombinuar me peshk të pjekur e oriz dhe shoqëruar me sallatë të freskët me brokoli e lulelakër.

Ndiqni të gjithë hapat nga AgroWeb.org për të përgatitur këtë specialitet fantastik dreke e për të mbledhur gjithë familjen rreth tryezës.
Përgatitja e Peshkut me Oriz dhe Sallatës me Brokoli
Përbërësit
Peshk i freskët Koc ose Levrek (Lloji i peshkut përzgjidhet sipas preferencës dhe sasia e tyre sipas numrit të personave për të cilët do gatuhet)

Limonë të freskët

Vaj ulliri

250 gr oriz

1 karrotë

1 kokërr qepë e thatë e vogël

1 kungull i njomë i vogël

250 gr brokoli

250 gr lulelakër

Kripë

Majdanoz

Piper i zi
Për Përgatitjen e Sallatës
Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe lëreni të vlojë.

Në momentin që uji nis të vlojë shtoni brokolit dhe lulelakrat e pastruara dhe të ndara në degëza.

Lërini të ziejnë për 5-7 minuta dhe largojini nga uji.

Lëngun e tyre mbajeni mënjanë për ta përdorur për përgatitjen e orizit.

Pasi të jenë ftohur pak, brokolit dhe lulelakrat marinojini me kripë, lëng limoni dhe vaj ulliri.
Për përgatitjen e Orizit
Vendosni një tigan në zjarr, shtoni vaj ulliri dhe qepën e grirë shumë hollë. Kaurdisini pak sekonda e më pas shtoni perimet e prera në kubikë, për më shumë shije AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni edhe një grusht bizele.

Kaurdisini të gjitha për pak dhe më pas shtojmë orizin.

Kaurdisini derisa orizi të skuqet. Shtoni kripën, piperin e më pas lëngun e perimeve i cili në këtë rast duhet të jetë në përmasën 500 ml. Pra, në raportin 1 me 2 .

E lëmë të ziejë për 10 minuta, më pas orizin e kalojmë në një tavë dhe e fusim të piqet në furrë për 15 minuta.

Pas 15 minutash e lëmë edhe pak në nxehtësinë e sobës dhe e nxjerrim nga furra duke e mbuluar me një letër pjekjeje.

Furrën nuk e fikim pasi do ta përdorim për pjekjen e peshkut.
Për përgatitjen  e Peshkut
Peshkun e pastrojmë mirë me ujë të rrjedhshëm, përmes një thike të mprehtë i bëjmë dy-tre prerje anash në të dyja anët.

E kriposim, nëse preferoni mund të shtoni pak rozmarinë dhe gjethe dafine në mesin e të prerave.

Prisni një limon në feta të holla dhe vendosni dy feta brenda secilit peshk.

Vendosini peshqit në një tavë, ku keni shtruar më parë letër pjekjeje të lyer me vaj ulliri.

Spërkateni peshkun me pak vaj ulliri dhe lëng limoni dhe futeni të piqet në furrën  e parangrohur derisa të marrë ngjyrën e artë të pjekjes.

Pasi është pjekur, peshkun mund ta vendosni mbi orizin e përgatitur dhe ta lini dhe 10 minuta brenda në ngrohtësinë e furrës së fikur dhe më pas servireni duke e spërkatur sipër me pak majdanoz të grirë hollë. /AgroWeb.org

Peshk i pjekur me oriz dhe sallatë me brokoli e lulelakër Read More »

Kardiologu më i mirë në botë jep recetën e bukës të vetme që duhet të hanë të gjithë

Dhe aspak nuk na çudit që kjo bukë nuk përmban fare drithëra.

Steven Gundry, nga Nebraska, autor i librit “Paradoksi i bimëve” e ka quajtur “pothuajse bukë”, dhe nuk përmban sojë, tharmë as gluten. Dhe pikërisht duket pothuajse sikur bukë!

Nga çfarë përbëhet pra, pyesni ju? Nga të bardhët e vezëve, mielli i bademit, vaji i kokosit, mielli i kokosit, mielli i patates së ëmbël, mielli i lajthisë, gjalpi i bademit dhe nga disa imtësi. Sipas recetës së tij, një copë e kësaj buke ka 90 kalori.

Natyrisht, dr. Gundry i ka iniciuar edhe prodhimin, andaj tërë recetën nuk dëshiron ta zbulojë.

Mirëpo, duke pasur parasysh që edhe vetë ka thënë që inspirimi për bukën ka ardhur nga paleo-ushqimi, i cili është i pasur me receta për bukë nga përbërës të ngjashëm, edhe ju mund ta bëni ndonjë nga versionet tuaja të “pothuajse bukës” së shëndetshme.

Ne kemi zgjedhur tani për tani njërin ndër më të popullarizuarat në internet, ndërkaq ju mund të hulumtoni variacione në këtë temë.

Përbërësit e recetës:

2 filxhanë miell bademi,

1/3 gotës + 1 lugë kokrra liri të bluar,

1 lugë të vogël kokrrash të plota të lirit të zi,

½ lugë të vogla kripë,

1 lugë e vogël sodë buke,

½ filxhan qull misri,

6 lugë gjalpë,

4 vezë,

1 lugë e vogël uthull molle,

½ gote jogurt.

Përgatitja:

Në tepsi të madhe përzieni të gjithë përbërësit pluhur dhe lirin. Në tigan shkrini gjalpin dhe lëreni 5 minuta të ftohet.

Përzieni gjalpin e shkrirë me vezët, uthullën dhe jogurtin.

Me lugë gome butësisht përzieni përbërësit e njomë dhe të thatë derisa të bëhen si miell.

Kujdes të mos e teproni me përzierjen, sepse atëherë do të bëhet shumë e ngjeshur dhe e vajisur.

Futni në enë për pjekje të cilën e kenë mbështjellë me letër për pjekje. Sipas dëshirës qitni edhe pak kokrra liri.

Piqeni në 175 gradë rreth 25 minuta (kontrollojeni me rrëmojcë për të qenë të sigurt a është e pjekur).

Lëreni bukën të ftohet në furrë, pastaj priteni në feta të holla dhe shërbejeni.

Për të ruajtur freskinë e kësaj buke, mbështilleni në peshqir letre dhe futeni në ese me mbyllës hermetik.

Kardiologu më i mirë në botë jep recetën e bukës të vetme që duhet të hanë të gjithë Read More »

Dieta më e çuditshme në botë, ky njeri sapo ju ka bërë 1 nder të gjithëve! Kaq ishte, humbni 10 kilogramë brenda 4 javëve

Ka shumë dieta të ndryshme që janë për humbje të peshës, mirëpo shumë pak prej tyre janë efektive.

Kjo është arsyeja se përse dieta me limon është bërë e famshme, për shkak se është shumë e thjesht dhe efektiv.

Çfarë duhet të bëni është të filloni mëngjesin me ujë limoni në stomak të zbrazët. Dieta e limonit është e përsosur për heqjen e toksinave nga trupi, si dhe humbjen e peshës njëkohësisht.

Kjo dietë zgjatë 14 ditë, dhe gjatë kësaj periudhe organizmi do të pastrohet, si dhe do t’i humbni ca kile ekstra.

Programi:

Çdo ditë duhet ta pini lëngun e limonit të përzier me ujë, por në sasi të ndryshme.

Dita e parë:

Pini lëngun e një limoni të shtrydhur me një gotë ujë të freskët.

Dita e dytë:

Pini lëngun e dy limonëve të shtrydhur me dy gota ujë të freskët.

Dita e tretë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me tri gota ujë të freskët.

Dita e katërt:

Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur me katër gota ujë të freskët.

Dita e pestë:

Pini lëngun e pesë limonëve të shtrydhur me pesë gota ujë të freskët.

Dita e gjashtë:

Pini lëngun e gjashtë limonëve të shtrydhur me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita e shtatë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me dhjetë gota ujë të freskët. Gjithashtu, në këtë ditë duhet të shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe ta pini pijen gjatë tërë ditës.

Dita e tetë:

Pini lëngun e gjashtë limonëve të shtrydhur me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita e nëntë:

Pini lëngun e pesë limonëve të shtrydhur me pesë gota ujë të freskët.

Dita e dhjetë:

Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur me katër gota ujë të freskët.

Dita e njëmbëdhjetë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me tri gota ujë të freskët.

Dita e dymbëdhjetë:

Pini lëngun e dy limonëve të shtrydhur me dy gota ujë të freskët.

Dita e trembëdhjetë:

Pini lëngun e një limoni të shtrydhur me një gotë ujë të freskët.

Dita e fundit, apo dita e katërmbëdhjetë:

Pini lëngun e tri limonëve të shtrydhur me dhjetë gota ujë të freskët, por gjithashtu në këtë ditë duhet ta shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë.

Lëngu i përzier i limonit rekomandohet të pihet përnjëherë, pavarësisht se disa njerëz kanë vështirësi ta bëjnë këtë. Nëse nuk mund ta pini pijen përnjëherë në mëngjes, të paktën e pini herë pas here përgjatë mëngjesit, me rëndësi duhet ta pini të gjithën një orë para shujtës.

Përseriteni të njejtën dietë edhe për 2 javë tjera (14 ditët e vazhdueshme) në mënyrë që dieta të bëj efektin e saj për 28 ditë.

Dieta më e çuditshme në botë, ky njeri sapo ju ka bërë 1 nder të gjithëve! Kaq ishte, humbni 10 kilogramë brenda 4 javëve Read More »

Kjo e dielë ka nisur me surpriza! PS ‘rrëmben’ dy deputetet e Idrizit (Emrat)

Reme Lala, deputetja e cila mori mandatin nga PDIU-ja në Dibër, kalon zyrtarisht me Partinë Socialiste. Por jo vetëm kaq.

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se edhe Elena Xhina nga partia e Shpëtim Idrizit, ka deklaruar bashkimin me PS.

Ndërkohë që deklarata e Lalës ka ardhur gjatë një takimi në Peshkopi, ku Edi Rama dhe ministrat ndodhen për turin e Llogaridhënies.

“Unë dua të bashkohem me më të mirët, me Olta Xhaçkën dhe Lindita Nikollën. Dua të bashkohem me PS, se nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë”, tha Reme Lala sot në Dibër.

Nga ana tjetër, Elena Xhina prej pak muajsh deputete e ka konfirmuar kalimin e saj po në një aktivitet. Xhina zëvendësoi Aqif Rakipin.

Kjo e dielë ka nisur me surpriza! PS ‘rrëmben’ dy deputetet e Idrizit (Emrat) Read More »

Arben Sefgjini, gati të rrëfej “mëkatin” e vrasje-zhdukjes së Remzi Hoxhës, bërë nga klika e SHIK me “fletë-porosi” të Sali Berishës

Ka ndodhur para 23 vitesh, kur zyrat e SHIK përdoreshin si qelitë e “GESTAPO”-s
Burime nga një bazë sekrete në Itali, ku prej afro 22 vitesh jeton familja e një ish-zyrtari të lartë SHIK të viteve 1992-1997, thonë se pas Izet Haxhiajt, do të “rrëfehet” vullnetarisht para drejtësisë edhe një tjetër ish-“kamikaz” i Saliut, për një krim barbar të kryer 23 vite më parë, në zyrat e SHIK që në ato kohë ishin kthyer si në “dhoma troture” si të “GESTAPO”-s.

Thuhet, se në tavolinën e drejtësisë shqiptare, shumë shpejt do të ulet Arben Sefgjini, ish-eksponenti i më i besuar e “gojë-kyçur” në SHIK, i akuzuar, arrestuar, gjykuar, burgosur e liruar nga drejtësia për zhdukjen e biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, por i “graduar” 3 herë drejtor nga Sali Berisha në vitet 2005-2013, si shpërblim i imponuar prej Sefgjinit, për të heshtur në lidhje me këtë krim e krime të tjera!

Biznesmeni Kosovar, u rrëmbye nga “grupi special” i SHIK në datën 21 tetor 1997 me urdhër të Sali Berishës ish-President Republike, si “agjent” që kishte filmuar një takim sekret të Berishës Ohër, bërë me Gligorovin dhe Milosheviçin, në kulmin e kontrabandës së karburanteve e armëve, që Berisha i çonte regjimit serb nëpërmjet firmës mafioze “Shqiponja” të PD, me drejtues Bashkim gazideden, Tritan Shehun e Genc Pollon.

Sot pas 23 vitesh, ish-drejtuesi i SHIK Arben Sefgjini ka vendosur të rrëfejë me detaje e madje edhe me “letra” rrëmbimin, torturimin me vdekje në bazën e SHIK-t në Vainë-Lezhë dhe zhdukjen e trupit të Remzi Hoxhës, gjë të cilën prej kaq vitesh e ka mohuar për “hatër të Berishës”, duke pranaur burgosjen dhe rrezikun ndaj familjes, të cilën Berisha ia fshehu në Itali, me identitete të rreme!

Deri sot, person i dënuar për “çështjen Hoxha’, janë Ilir Kumbaro i cili pas dënimit me 13 vite burg në Londër, i ka këkruar Kryprokurorit të Anglisë Ken Mec Donald, që t’i mundësonte një “seancë pendese-rrëfimi”, me kryeprokuroren shqiptare Ina Rama dhe kjo seancë është bërë në Londër, ku Ilir Kumbaro ka rrëfyer gjithçka, si “shefi” që ka drejtuar operacionin e zhdukjes së Remzi Hoxhës, por me kusht që të mos ekstradohej në Shqipëri dhe këto “pazare” i kishte rregulluar Sali Berisha.

Të njëjtën gjë, pritet të bëjë këto ditë edhe Arben Sevgjini, të cilit këtë akt “pendese e rrëfimi”, ia kërkuar familja dhe të afërmit e tij “për të mirën e fëmijëve”, duke mos mbetur peng i krimit që bëri për interesat e pushtetit dhe pasurimit të familjes Berisha.

Sipas informacionit, thuhet se Arben Sefgjini ka nisur kontaktet me drejtësinë shqiptare, për të dhënë dëshminë e tij të plotë, lidhur me krimin rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së trupit të Remiz Hoxhës, me porositës Sali Berishën!

Ja deklarata e Izet Haxhiajt për zhdukjen e Remzi Hoxhës, datë 30 prill 2015:

Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën “VİLJANA” në Ohër dhe ky takim është e vërtetë zyrtare dhe kla qenë rasti i parë që nuk janë pranaur shoqëruesit në takim as unë e as të tjerët dhe ky ëhstë shkaku i zhdukjes së tij.

Remzi Hoxha ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut, bërë nga njerëz të SHIK-ut dhe për zdukjen e tij ka 2 variante, që përfliten nga njerëz të SHIK edhe sot. Varanti i parë, trupi i është hedhur në det.

Varianti i dytë, trupi i është djegur prara malit të Dajtit dhe mbetjet e eshtrave i janë groposur!

Ja deklarimet e Braçes, Tahirit, Berishës në seancën parlamentare, datë 5 nëntor 2015

ERJON BRAÇE: – Jemi në ditët kur familjarët kërkojnë kockat e tij, për të pasur një varr dhe për ta qarë atje. Keni detyrimin si gjysh, si prind, si vëlla, t’i thoni asaj familjeje se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhës”

SAIMIR TAHIRI: – MPB do të bëjë ç’është e mundur që t’iu kërkojë autoriteteve angleze gjithçka ka në dorë për të kapur dhe për të sjellë para drejtësisë Ilir Kumbaron”

SALI BERISHA:- Nuk kam asnjë dijeni për këtë rast. U tha se Remzi Hoxha, ka marrë pjesë në autobombën e vendosur ndaj Gligorovit. U tha se ka marrë pjesë, në atentatin e ndaj Sali Berishës. U tha më vonë, se ka folur sikur Arkani wshtw takuar në Shkodër me Bashkim Gazideden, por këto ishin sajesa dhe trillime, që donin të përdornin një njeri pasi e zhdukën vetë për qëllime politike”./Pamfleti

Arben Sefgjini, gati të rrëfej “mëkatin” e vrasje-zhdukjes së Remzi Hoxhës, bërë nga klika e SHIK me “fletë-porosi” të Sali Berishës Read More »