Aurora

Bëhuni gati të dëgjoni lajmin më të bujshëm të ditës! E vërteta e madhe e vezëve që blini në dyqan, e kanë fshehur prej nesh

Sa herë bëhet fjalë për blerjen e vezëve, pyetja është gjithmonë e njëjtë: ku mund t’i gjejmë të freskëta?

Dhe gjithmonë është e vështirë, për shkak se ne nuk mund ta dimë në ç’kushte rriten pulat që bëjnë vezët, sa organik është ushqimi që u jepet atyre, a janë pjesë e kullotave apo e kafazeve të mbyllura etj.

Sa herë gjendeni në market dhe vendosni të blini një karton me vezë, e para gjë që duhet të bëni është të shikoni me kujdes etiketën. Zakonisht, etiketat janë konfuze, sepse flasin për vende të hapura ku rriten e ushqehen pulat, kullota dhe natyrisht, për vezë organike. Por sapo shkon në shtëpi dhe sheh ngjyrën e tyre, të gjitha shënimet e etiketës bëhen të pabesueshme.

Atëherë, cilat janë shenjat që na ndihmojnë të përcaktojmë cilësinë e mirë të vezëve?

Ferma të hapura

Zakonisht, vendet ku rriten pulat janë hapësira të mëdha që kanë të përfshira kullota. Kushtet e rritjes së pulave janë në nivele maksimale dhe ushqimi i tyre është organik. Qasja e pulave me natyrën siguron cilësi më të mirë për vezët. Në fermat me kullota të hapura pulat e kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke u ushqyer jashtë në natyrë.

 

Vezë organike

Kjo do të thotë që vezët që blejmë në dyqan duhet të jenë nga ato vende që u përmendën më sipër dhe i gjithë ushqimi që hanë pulat është organik dhe jo OMGJ. Zakonisht, nëse pulat rriten dhe ushqehen në mjedise të jashtme, atëherë vezët certifikohen si organike, pra pa pesticide.

Rëndësia e ngjyrës së vezës

Ngjyrat e bardhë apo kafe (e lëvores) e vezëve është si ngjyra e flokëve. Gjenetikisht, pulat me pendë kafe kanë tendencë për të bërë vezë kafe dhe pulat me pendë të bardha kanë tendencë për të bërë vezë të bardha. Nutricionistët, në këtë rast thonë se vezët janë njëlloj, ndryshimi është që vijnë nga vende të ndryshme, por nëse kërkoni vezë të cilësisë së mirë dhe organike, në shumicën e rasteve ato janë kafe.

Çfarë tregon e bardha dhe e verdha?

Ngjyra e verdhë e vezës është një tregues themelor i cilësisë dhe i shijes. Sa më e fortë dhe e errët të jetë e verdha, ose portokalli, është tregues i një diete të ekuilibruar dhe një ushqimi organik me të cilin është ushqyer pula. Ngjyra e fortë e së verdhës vjen edhe nga bari, nga kullota, edhe pse në ditët tona ka edhe shumë stimulantë artificialë që e bëjnë mjaft mirë këtë. Megjithatë, edhe shija e vezëve të tilla është më e mirë.

Si ta dalloni vezën e freskët?

Një tjetër tregues i cilësisë së vezëve të freskëta është edhe trashësia e së verdhës dhe së bardhës. Vezët e freskëta dhe organike, ngjyrën e verdhë e kanë të errët dhe të fortë, ndërsa të bardhën e kanë të trashë. Në qoftë se veza bëhet menjëherë një ngjyrë sapo thyhet apo i ka të dy ngjyrat shumë të holla, atëherë është një tregues i një veze pa cilësi dhe të ndenjur.

Bëhuni gati të dëgjoni lajmin më të bujshëm të ditës! E vërteta e madhe e vezëve që blini në dyqan, e kanë fshehur prej nesh Read More »

Rrëfehet ish-anëtari i Byrosë Politike: Fatos Nano favorizohej nga policët e Sali Berishës, çfarë bënte ai në burg

Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani kujton në një interviste për gazetën Panorama vitet e burgut të ish- drejtuesve komuniste.

Ai thotë se Fatos Nano favorizohej në burg pasi ishte i vetmi që kishte dhomë, ndërsa të tjerët ishin 5-6 në të njëjtin ambient.

Asllani thotë gjithashtu se ish- kryeministri Nano lejohej që të mbante bashkëshorten nga e premtja deri të henën në ambientet e burgut.

“Fatos Nano, Sali Berisha, Hasan Banja, Gramoz Pashko, Skënder Gjinushi kanë qenë një grup specialistësh të fushave të ndryshme që kanë dalë shpesh dhe jashtë shtetit, kryesisht në Francë dhe janë kualifikuar sepse ishin studentë të shkëlqyer, por dhe pse ishin edhe nga familje të mira. Babai i Fatos Nanos, Thanas Nano, ka qenë drejtor i Radio Televizionit, shok i Enver Hoxhës. Ka qenë njeri i zoti. Fatosin e kam takuar disa herë kur ishte zëvendës i Nexhmije Hoxhës kur kishim diskutime për çështjet ekonomike në bujqësi”, thote Asllani.

Sipas tij “Por Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg. Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë. I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë”.

Rrëfehet ish-anëtari i Byrosë Politike: Fatos Nano favorizohej nga policët e Sali Berishës, çfarë bënte ai në burg Read More »

Nuk ka ngelur njeri pa qeshur me lot me gafën e këtij burri!

Në Ukrainë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Personazhi kryesor i kësaj ngjarje sa të pabesueshme aq edhe komike është një roje i një resorti në këtë qytezë.

18-vjeçari gjendej mbi një dyshek plazhi i relaksuar në det kur mbylli sytë për disa orë dhe më pas e gjeti veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë.
Ai mbeti në det disa ditë pa ngrënë e pa pirë, por përveç kësaj i kanosej një rrezik edhe më i madh.

Bazuar në traktatin detar, në atë zonë nuk lejohet kalimi për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Moskës në lidhje me Krimenë.

Ai u gjet me 5 gusht në plazhin e Karkinitsky dhe më pas u transportua për në spitalin Chernomorskoye i dehidratuar.

I riu gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe autoritet po punojnë për kthimin e tij në Ukrainë.

Nuk ka ngelur njeri pa qeshur me lot me gafën e këtij burri! Read More »

Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin?

Duket se Brukseli dhe Washingtoni nuk e beson më opozitën, ose më qartë kryetarin e PD Lulzim Basha, dhe Monika Kryemadhin. Dhe kjo duket tek izololimi që ndërkombëtarët kanë nisur ti bëjnë opozitës prej janarit 2018. Muajt e fundit si PD, ashtu dhe LSI, në “aksionet e tyre opozitariste”, në mediat e tyre dhe foltoren e Parlamentit, i kanë sulmuar fort ambasadorët Donald Lu dhe Vlahutin.

Sulme të tilla, duket se kanë krijuar pakënaqësi në Bruksel dhe Uashington, dhe kjo është evidentuar nga protestat pa asnjë sens të opozitës, apo dhe tek fjalimet e zjarrta të zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

Hapur fare pakënaqësinë e ka shprehur muajt e fundit Brukseli, që ka treguar se nuk është i kënaqur me opozitën shqiptare. Të mos harrojmë prononcimin e kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili gjatë një vizite dy ditore në Tiranë 2 muaj më parë , nuk pati asnjë takim me liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Në axhendën e tij nuk përfshihej fare takimi me zotin Basha, ndërkohë që ky i fundit u kënaq vetëm me një “takim” të shkurtër me komisionerin Hahn. Gjithçka është qartësuar ashtu siç ishte takimi i ftohtë, duke nënkuptuar hapur se Brukseli e ka shpallur “non grata” PD si forcë politike prej muajsh. Nga ana tjetër kujtojmë se Juncker, ka nxituar të takojë Ramën dhe Presidentin Meta, por nuk preferoi të takonte liderët e PD dhe LSI.

E ndërsa kryetari demokratëve Basha arriti ta takojë pak minuta zotin Hahn, LSI nuk pati asnjë shans të tillë. Kjo situatë, tregon qartë se opozita në Shqipëri, tashmë është në luftë me ndërkombëtarët, duke u evidentuar pas sulmeve të vazhdueshme shpesh edhe banale, ndaj ambasadorëve Lu dhe Vallahutin. Si mund të harrojë Brukseli se PD e LSI, çdo ditë kanë sulmuar ambasadoren e BE zonjën Vlahutin, përmes deklaratave nga deputetët e saj “kurajozë”, ashtu edhe përmes medieve të “pavarura” pranë tyre.

Në takimet e tij, Juncker i dha një mesazh të qartë PD së zotit Basha, gjatë takimit të ngrohtë me ambasadoren e BE zonjën Vllahutin, duke treguar qartë se “gëzon mbështetjen dhe besimin e tij”. Ndërsa vendimi për të mos takuar asnjë përfaqësues të opozitës, tregon qartë se PD dhe LSI, janë në të papranueshëm për Brukselin, i cili gjithmonë ka kërkuar që palët të dialogojnë dhe të mos ketë pengesa për luftën ndaj korrupsionit dhe Vettingu-t.

Turi zyrtar ballkanik që zhvilluan Jean Claude Juncker, dhe eurokomisioneri Johanes Hahn, ishte një këmbanë alarmi për selinë blu, duke treguar hapur se Brukseli nuk e përkrah politikisht liderin demokrat. Pavarsisht se zoti Basha deklaron vazhdimisht se “opozita është për hapjen e negociatave me BE” duket se Brukseli sërish nuk e beson se ai e ka seriozisht.

Kjo për faktin se opozita e përfaqësuar nga zoti Basha dhe zonja Kryemadhi (një parti e dalë nga e majta) prej 1 viti në Parlament nuk kanë bërë opozitarizmin, por thjesht kanë shprehur vulgaritet fizik dhe papjekuri politike.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk janë zyra dhe qendra administrative urbane, të presin dhe të besojnë se “dy partitë kryesore opozitare në Shqipëri një ditë do të piqen dhe do të reflektojnë si dy forca të përgjegjshme politike”. Ata janë lodhur me Bashën dhe Monikën, ata nuk kanë më interes, të presin dhe dëgjojnë tregime dhe telenovela me “videopërgjime” apo dhe me skenarë filmash multiplikativë.

Brukseli dhe Washingtoni duan provën e qartë se opozita në Shqipëri po tregon pjekuri, maturi dhe angazhim në bashkëpunimin e saj institucional me mazhorancën, për të siguruar të ardhmen e vendit, dhe jo interesave të tyre.

Brukseli dhe Washingtoni, nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike të një opozite të pabesueshme, që edhe pasi humbet zgjedhjet dhe e pranon humbjen, kthehet dhe akuzon për vjedhje votash, të një opozite që edhe pse deklaron se “e duam reformimin e organeve të drejtësisë” del hapur kundër Vettingut, apo që bën thirrje të hapura në protestat e saj për rrëzimin e qeverisë me veprime të dhunshme.

Këto dhe shumë arsye të tjera, duke mos përjashtuar edhe lobimet antiintegrim të lidershipit të kësaj opozite, kanë sjellë ftohjen e madhe dhe mosbesimin e vazhdueshëm politik të Brukselit dhe Washingtonit, ndaj zotit Basha dhe zonjës Kryemadhi.

Përse nuk e besojnë më Bashën dhe Kryemadhin? Read More »

Berisha, ‘gjueti shtrigash’ brenda PD-së, përdori 100 pseudonimesh spiunësh për eleminimin e kundërshtarëve

20 deputetët që bllokuan ligjin më 2008.
Historia e konflikteve brenda PD, ka pasur si tregues luftën kundër njeri-tjetrit me emra spiunësh sigurimi, që dirigjohej nga Sali Berisha, me synim eleminimin e kundërshtarev brenda partisë.

Pasi krijoi një “bërthamë” me ish-spiunë sigurimi, Sali Berisha që siç dihet “nuk ka qenë spiun” gjatë diktatuarës, hartoi një listë me pseudonime spiunëshca të vërtetë e ca fals dhe nisi “gjuetinë e shtrigave” brenda PD, skemë që pati shumë sukses, sidoms në vite 1992-2010.

Clido që guxonte, ose që dilte kundër Berishës qoftë edhe me sygjerim ndryshe në bisedë të lirë kafeneje, piketohej si “spiun” prej “Grupit të punës” që drejtohej nga Shaban Memia e Fahri Balliu dhe i ngjiteshin, i përmendeshin e i prpogandohehsin në media nga 1-3 pseudonime spiuni, listë në të cilën Saliu futi Azemin, Pashkon, Imamin, Rulin, Pollon e shumë themelues të tjerë të PD.

Në fakt, në PD ka pasur shumë ish-spiunë sigurimi, me të cilët Saliu strukturoi partinë e tij pas vitit 1992, por pas nisjes së frikës se do ta rrëzonin si kryetar të PD, ai krijoji një listë me 100 psedunime spiunësh, të cilët i përdorte nëpërmjet tellallëve të tij, kundër atyre që planfikonte për eleminuar nga PD.

Në datën 13 maj 2006, KiE vendosi kusht hapjen e dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit, por kreu i PD dhe kryeministër Sali Berisha, futi në lojë 20 deputetë të PD, të cilët gjoja “dolën me nismën” për të shtyrë pa afat, hapjen e dosjeve të ish-spiunëve dhe ky ligj nuk u votua. Ja 20 deputetët që bllokuan hapjen e dosjeve në korrik 2008

  1. Jozefina Topalli

  2. Lulëzim Basha

  3. Genc Pollo

  4. Fatmir Mediu

  5. Jemin Gjana

  6. Arben Imami

  7. Blerim Çela

  8. Leonard Demi

  9. Igli Cara

  10. Tritan Shehu

  11. Ritvan Bode

  12. Fatos Beja

  13. Ilir Bano

  14. Blerim Çela

  15. Ilir Rusmali

  16. Genc Ruli

  17. Besnik Mustafaj

  18. Majlinda Bregu

  19. Mehmet Xheka

  20. Arben Imami

Ja 100 pseudonimit që janë përdorur në Gjetinë e shtrigave brenda PD

Medicina, Penicilina, Qukapiku, Çiftelia, Dizenjatorja, Çorapja, Qepa, Kodrina, Financieri, Drita.

Stilografi, I vogli, Alfons Ballshi, Raketa, Profesori, Shkrimtari, Dragoi, Cigarja, Livadhi, Dëbora e re.

Furtuna, Luftëtari, Snajperi, Proletari, Intelektuali, Sqepi, Teritali, Bozhuri, Plepi, Parafabrikati.

Kitara, Ushtari, Gjeli, Grepi, Shishja e Qumështit, Serbi, Çiklisti, Fryma, Vesa, Çalamani.
Malësori,Tigri, Vinçi, Sapuni, Diplomati, Poeti, Urithi, Pëllumbi, Stuhia, Kastori.

Ekspertja, Oxhaku, Bredhi, Iriqi, Komshiu, Osumi, Komandanti, Vigjilenti, Inxhinieri, Trimi.

Kalaja, Fshatari, Rruga, Magazinieri, Nata, Dallga, Kominoshja, Salca, Piktori, Xhuxhi, Flauti.

Valltarja, Përparsja, Instituti, Kostumi, Kuqua, Kronometri, Fonogrami, Bastuni, Zogu, Giza, Gjeologu, Fantazma.

Sykuqi, Studenti, Sandalja, Dirigjineti, Sirtari, Bjeshka, Lisi, Pela e Egër.

Berisha, ‘gjueti shtrigash’ brenda PD-së, përdori 100 pseudonimesh spiunësh për eleminimin e kundërshtarëve Read More »

Shokuese!E pazakontë: Shqiptarja e shet fëmijën 70 mijë euro në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pavia të Italisë, atje ku një nënë 31 jeçare ka shitur fëmijët e saj për një sasi prej 70 mijë eurosh.

Ngjarja ka marrë vëmendjen e medias lokale e cila shkruan se për ta bërë sa më të besueshme shitjen e foshnjës që ajo mbante në bark, ishte martuar me personin që do e blinte, një avokat italian homoseksual.

Por problemi i gjithë skemës mashtruese ka qenë fakti se në qytetin e Pavias avokati njohej si person me të tilla prirje dhe dyshimet kanë qenë të mëdha. Policia ka marrë në dorë çështjen dhe ka kryer një test ADN-je nga i cili ka dalë dhe e vërteta, se fëmija që mbante në bark shqiptar ishte në fakt e të dashurit të saj, po shqiptar. Një tjetër lëvizje e dyshimtë ka qenë ajo e llogarive bankare. 70 mijë eurot janë derdhur në llogarinë e shqiptares nga llogaria e avokatit, çka e ka bërë rastin në fjalë akoma më shumë të thjeshtë për t’u zbuluar.

Kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj dhe kishte vendosur që fëmijën ta shiste për 70 mijë euro një çifti homoseksual.

Ngjarja ka ndodhur në Pavia, Itali. Nëna, një shqiptare 31-vjeçare për të bërë sa më të besueshëm dhe të mos binte në sy fakti se po e shiste fëmijën, kishte vendosu të martohej me avokatin homoseksual që do të blinte fëmijën.

Pas këtyre provave dhe pranimit të krimit, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

Shokuese!E pazakontë: Shqiptarja e shet fëmijën 70 mijë euro në Itali Read More »

Boronica, xhevahiri i bjeshkëve tashmë me logo shqiptare/Video

Bjeshkët në Shqipëri të godasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pushtuar. Mes kësaj bukurie, ndodhet një xhevahir i vogël, në ngjyrë blu të theksuar, i jashtëzakonshëm, unik, magjik, me efekte të mrekullueshme në shëndetin e njeriut, fruti që quhet boronicë.

Xhevahiret nuk është i lehtë t’i gjesh, por Shqipëria me biodiversitetin e saj specifik, ka në territorin e saj, edhe këtë xhevahir çudibërës në shëndet, që mjekësia e ka quajtur fruti magjik.

Qëkur nuk mbahet mend kjo kokërr është mbledhur si bimët e tjera, që banorët e njohin për vlerat kurative. Madje boronica ka qenë edhe në menunë e banorëve të bjeshkëve, e kanë përdorur si frut të njomë, për dimër, e kanë tharë për ta përdorur si çaj, por e kanë bërë edhe komposto.

Banorët e bjeshkëve besojnë se boronica dhe dalja në bjeshkë është kura më e mirë, për t’i mbajtur larg sëmundjeve. Pjesa tjetër e Shqipërisë nuk e ka njohur boronicën si frut. Në kohën e diktaturës nuk është tregtuar asnjëherë për shqiptarët, ajo vetëm eksportohej. Nuk ka një frut të dytë që mund të krahasohet me boronicën në lidhje me imazhin kurativ dhe reputacionin që gëzon sot si në vend ashtu edhe jashtë kufijve.

Boronica ndodhet në zonat më të varfëra të Shqipërisë. Gati 80 % e banorëve sigurojnë të ardhura me boronicën.

Banorët tregojnë se nëpërmjet boronicës ata mund të kishin shumë përfitime financiare, por realiteti është ndryshe. Mbledhja e boronicës në fakt kërkon shumë mund, por ata arrijnë ta shesin vetëm me rreth 3 euro qesen.

Pasi mblidhet nga duart e fshatarëve boronica kalon në jashtë kufijve, në Kosovë e Mal të Zi, e më pas deri në Japoni, por nuk njihet si produkt shqiptar.

Francezët këtë frut e kanë futur në projektin e “BiodivBalkan”, në mënyrë që t’i jepet marka e cilësisë.

Ky frut zhvillohet në një shkurre që shkon deri në 50 cm. Puna e përditshme e banorëve të zonës, krahas bagëtisë është edhe mbledhja e boronicës.

Boronica nga banorët transportohet me kuaj. Grumbulluesit e marrin me mjete transporti motorike, edhe ua dorëzojnë tregtarëve të mëdhenj, të cilët e ruajnë në dhoma frigorike, të cilët më pas e transportojnë jashtë kufirit.

Nga gjithë kjo sasi boronice vetëm fare pak marketohet në Shqipëri.

Shumë tropojanë që jetojnë në qytete, shkojnë në bjeshkë për frutin e rrallë. Shqipëria ka pasur fatin të ketë boronicën 100% natyrale, të rritur në natyrë, pa asnjë ndërhyrje njerëzore, por që nuk ka markën e cilësisë.

Kjo bën që të shitet edhe me një çmim qesharak. Fati tjetër i Shqipërisë është se janë rreth 5 deri në 10 mijë banorë që e mbledhin, përfshirë dhe turistë sezonalë dhe kjo është pozitive.

Nëse deri më sot boronica e Kukësit dhe Tropojës nuk kishte një logo, tashmë mbledhësit e organizuar kanë përgatitur logon e saj të cilësisë, për ta dalluar si një produkt specifik, i lidhur me territorin dhe për ta veçuar nga produktet e tjera të pakontrolluara.

Duke u tregtuar si produkt shqiptar do t’i mbajë banorët pranë alpeve, pasi do të fitojnë më shumë. Logoja e cilësisë, do t’i nxisë ata që t’i mbledhin si duhet për të ruajtur mjedisin dhe nga ana tjetër, boronica do të jetë fruti që do të joshë shumë turistë që të vizitojnë alpet për t’u njohur me të./tvklan.al

Boronica, xhevahiri i bjeshkëve tashmë me logo shqiptare/Video Read More »

“Shokët më tallin se nuk them fjalë të pista”, 15-vjeçari nga Lushnja i kërkon falje së ëmës

Bulizmi është një fenomen që po përhapet me shpejtësi në shoqërinë tonë dhe ata që e vuajnë më tepër këtë janë adoleshentët. Një prej tyre është edhe Sabjani nga fshati Dushk i Lushnjes.

Ai është përbuzur nga shokët për shkak se është i ndrojtur dhe nuk përdor fjalë të pista për të qenë në modë. Ai ka qenë sot në “Ka një mesazh për ty” dhe ka treguar se mësuesit e kanë vënë re sjelljen e shokëve të tij por janë treguar indiferentë.

15-vjeçari ka provuar të bëjë shoqëri me një vajzë, por ajo të gjitha sekretet e tij ja ka treguar shkollës. Të gjithë këtë energji negative, Sabjani ja ka shkarkuar të ëmës në shtëpi duke u rebeluar e ngritur zërin.

Sabjani ka treguar:

Në shkollë ndihem paksa ndryshe nga të tjerët. Ato kanë tipin të thonë llafe të pahijshme. Kjo më ka bërë mua më të tërhequr. Ndoshta nuk mund t’ua ktheja dot atyre fjalën dhe i’a ktheja më shumë mamit në shtëpi në vend që t’ua ktheja personave që e meritonin.

Për këtë gjë më vjen pak keq sepse nuk e kam treguar veten si në shtëpi edhe në shkollë. Kam dashur disa herë t’i hapem mamit por s’e kam patur guximin sepse kam pasur frikë se mami do thoshte pse nuk e ngre dhe ti zërin si të tjerët. Me mësime nuk shkoj mirë. Deri në klasën e pestë kam qenë nxënës shumë i mirë ndërsa këto tre vitet e fundit jo. Mami, ti e di që kam shumë gjëra për të të thënë por ngaqë kam emocione po i bie pak shkurt.

Të falenderoj për gjithë sakrificat që ke bërë për gjithë ne fëmijët sepse të gjitha problemet ti i ke kaluar me një buzëqeshje. E mbaj mend qëkur isha fëmijë që ti më thoje mua që çfarëdo që të të thonë njerëzit ti duhet t’ua kthesh me buzëqeshje, duhet të rrish gjithmonë pozitiv. Dua të të premtoj që do të të ndihmoj me punët në fshat sepse e di që aty ka shumë punë dhe nuk do të ngre më zërin. Dua të të kërkoj falje për ato gjëra që kam bërë e që ty të kanë mërzitur.”

Nga ana tjetër e ëma e pranoi ndjesën dhe tha se ndihej fajtore që nuk i kishte kushtuar vëmendje këtij problemi që po kalon i biri adoleshent.

“Shokët më tallin se nuk them fjalë të pista”, 15-vjeçari nga Lushnja i kërkon falje së ëmës Read More »