Aurora

Sinqeriteti i Kociasit duhet të zgjojë Shqipërinë!

Është i kuptueshëm motivi i Greqisë që del sot si shtet revizonist, që don të revizionojë traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të fuqive të mëdha për kufijt e Shqipërisë.
Shkruan Shaban Murati

Ministrat e jashtëm, si rregull, nuk tregohen të sinqertë as në shtetin e tyre dhe as në shtetin, me të cilin zhvillojnë bisedime, por ndodh të jenë të tillë në vendet e treta. Kështu ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, u tregua në Moskë i sinqertë dhe zbuloi disa të vërteta të panjohura të bisedimeve dhe të marrëdhënieve aktuale midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Në fjalimin e mbajtur në institutin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë në datën 13 qershor, Kocias tha: ”Shpejt, shumë shpejt, unë besoj se ne do të përfundojmë negociata mbi një paketë prej 10 çeshtjesh. Kjo paketë përfshin delimitimin e kufijve detarë dhe të zonave kufitare”. Ministri i jashtëm grek zbulon se kufijtë shtetërorë detarë të Shqipërisë me Greqinë janë objekt i bisedimeve të tanishme midis dy shteteve.

Është një objekt bisedimesh, i cili bie në kundërshtim flagrant me vendimin historik të Gjykatës Kushtuese, e cila në 15 prill 2010 rrëzoi si antikushtetuese marrëveshjen e detit të vitit 2009. Është një objekt bisedimesh, që bie në kundërshtim me të drejtën historike, të vërtetën historike dhe me dokumentet historike të fuqive të mëdha, të cilat në Protokollin e Firences të 27 janari 1925 dhe me “Aktin Final të Delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të 30 korikut 1926 në Paris, vulosën përfundimisht kufijt e Shqipërisë në jug dhe në veri, dhe Akti është nënshkruar edhe nga qeveria e Greqisë edhe e Jugosllavisë.

Është i kuptueshëm motivi i Greqisë që del sot si shtet revizonist, që don të revizionojë traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të fuqive të mëdha për kufijt e Shqipërisë. Por është e papranueshme që vetë Shqipëria të dalë si shtet revizonist dhe të bëjë vetëvrasjen e kufijve të saj shtetërorë detarë sot, dhe tokësorë nesër. Deri tani nuk ka ndonjë përgënjeshtrim nga pala shqiptare se nuk po bisedohet për kufijt shtetërorë detarë të Shqipërisë.

Çeshtja e dytë, ku u tregua i sinqertë Kocias, është ecuria e bisedimeve dypalëshe. Pasi bëri pyetjen retorike “çfarë do të ndodhë me Shqipërine, me të cilën kemi pasur problem?”, po vetë dha përgjigjen para diplomatëve rusë: “Ne do të presim dhe disa pika të problemeve do të zgjidhen ose Shqipëria do të detyrohet të braktisë qendrimet e saj”.

E përkthyer në gjuhë të thjeshtë, formula greke e bisedimeve është formula e njohur diplomatike e shteteve të forta me shtete të dobta “merre ose lëre”. Pra mësojmë se Greqia ka vendosur në tryezën e bisedimeve kushtin që ose të pranohen propozimet greke ose do të ketë metoda shtërnguese për të detyruar Shqipërinë të heqë dorë nga mbrojtja e interesave të saj. Kocias nuk tha se cilat janë këto metoda detyruese, por nuk e ka fjalën tek vota greke për hapjen e bisedimeve, e cila është një bllof .

Çeshtja e tretë, që rreshtoi Kocias në fjalimin moskovit është se për çeshtjet e trashëguara, (ku hyn ligji i luftës), fajin e paska pasur Shqipëria, “që ka qenë nën regjimin izolacionist të Enver Hoxhës, kështu që nuk kishte shanse të negocioje çeshtje të ndryshme me të”. Justifikimi me regjimin e Enver Hoxhës është një truk diplomatik për të mbrojtur ligjin e luftës, sepse regjimi i Enver Hoxhës, pavarësisht nga të këqiat, nuk ka asnjë lidhje me ligjin e luftës, dhe Kocias e di se ishte ai regjim që rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Greqinë në 1971.

Por pse nuk e hoqi Greqia ligjin e luftës gjatë 27 viteve të postkomunizmit, këtë nuk e tha. Nuk tha as pse nuk ka filluar Greqia akoma asnjë praktikë juridike presidenciale apo parlamentare për abrogimin e ligjit të luftës bashkë me aktet ligjore, që rrodhën prej tij. Dhe përbën një skandal diplomatik e shtetëror që po flitet për marrëveshje të re deti, kur nuk është hequr akoma ligji i luftës.

Interesante, dhe që natyrisht ka kaluar pa u vënë re nga klakerët shqiptarë të komedive greke, është teza e re e ministrit të jashtëm grek se Shqipëria na paska aneksuar një pjesë të Maqedonisë greke. Në datën 11 qershor ai deklaroi se “me Traktatin e Bukureshtit 1913 një pjesë shumë e vogël e saj i kaloi Shqipërisë, ku sllavomaqedonët dhe bullgarët po luftojnë aktualisht për atë nëse janë bullgarë apo sllavomaqedonë”.

Shpiket një tezë e re greke, e cila nesër mund të kthehet në pretendim për pjesën e “Maqedonisë greke”, që na paska Shqipëria. Kjo tezë del si shtesë e pretendimit tradicional grek për “Vorio Epirin”, të cilin ua kujtoi zyrtarëve shqiptare të ahengjeve ballkanike ministri i mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamennos, në datën 14 qershor, në një ceremoni me veteranët e luftës së dytë botërore, kur deklaroi se “së shpejti do të kemi rezultate për herojt e atdheut tonë “të lënë” në malet e “Vorio Epirit”.

Në lidhje me Shqipërinë, ministri i jashtëm grek deklaron në një intervistë me një televizion turk se ”Koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur të gjitha problemet, duke u shërbyer interesave greke”. Dhe i vuri kapakun në 13 qershor, kur tha se “para se të shkoj me pushime, unë do ta kem zgjidhur këtë. Përndryshe nuk ka pushime”. Aq të shtruar e sheh Kocias rrugën e marrëveshjeve të reja shqiptaro-greke, sa që si sakrificën më të madhe të Greqisë përcakton se mund të mos shkojë me pushime.

Kocias duhet falenderuar për sinqeritetin e tij dhe për zbardhjen e disa të vërtetave, të cilat disa levantinë me pantallona të shkurtra në zyra tonat shtetërore i mbajnë nën tavolinë. Ky sinqeritet i ministrit të jashtëm grek duhet të zgjojë Shqipërinë.

Sinqeriteti i Kociasit duhet të zgjojë Shqipërinë! Read More »

A jeni kuriozë ta provoni? Kjo video ju bën të harroni emrin tuaj për një orë

Kemi dëgjuar të gjithë për procesin e hipnotizimit, ku njerëzit ose kafshët me anë të sugjestionimit për t’i mjekuar apo për t’i bërë të sillen sipas vullnetit të dikujt tjetër

Nuk mund të mungojnë as në botën e teknologjisë eksperimente të tilla dhe siç duket interneti na ka befasuar me këtë provëz.

Videoja më poshtë jep instruksione se si në fakt duke bërë këto veprime, ju do të harroni emrin tuaj për një orë.

Funksionon për të gjithë apo jo, kjo duhet parë, por nëse doni mund ta provoni dhe të na thoni.

A jeni kuriozë ta provoni? Kjo video ju bën të harroni emrin tuaj për një orë Read More »

Qytetari bën gjestin e madh: Pronën në mes të Tiranës e jap për Teatrin, kushton qindra mijëra euro

Protesta e artistëve dhe qytetarëve të thjeshtë të Tiranës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ka vazhduar edhe mbrëmjen e sotme.

Përveç artistëve dhe pedagogut Ervin Goci të cilët kanë folur dhe kanë bërë thirrje për të mbrojtur Teatrin Kombëtar dhe për të mos u tërhequr, fjalën e ka marrë dhe një qytetar I cili derklaroi se Teatri kurrsesi të mos prishet.

Madje, duke iu referuar kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama, u shpreh: “mos i hënkshin ato lekë”.

Por qytetari në fund të fjalës së tij bëri dhe gjestin e madh fisnik kur deklaroi se kishte një tokë në “mes të Tiranës” dhe do ta jepte për Teatrin.

“Unë jam një qytetar i Tiranës, i ndershëm dhe i ndjeshëm kam disa ditë që vij këtu në mbrojtje të Teatrit, nuk do të flsa shumë, këta pretendojnë se nuk kanë para për Teatrin, këtu paratë vidhen çdo ditë, çdo sekondë.

Tashi e dimë mirë si vidhen pronat në Tiranë, tani ne nuk duhet ti lëmë ta braktisin këtë pronë, Erion Veliaj me Edi Ramën, këta dy banditë, që nuk pyesin më për njeri më në këtë vend, vetëm lekë-lekë, që mos i hënkshin ishalla. Unë kam një pronë në mes të Tiranës të cilën do të ma vjedhi Edi Rama me Erion Veliajn dhe deklaroj publikisht që e fal për Teatrin, bën qindra mijëra euro dhe i mbledhim lekët për Teatrin, kaq kisha”, tha ai.

Qytetari bën gjestin e madh: Pronën në mes të Tiranës e jap për Teatrin, kushton qindra mijëra euro Read More »

Gruaja nxjerr burrin nga shtëpia pas 43 vitesh martesë dhe i vendos kusht për ta pranuar sërish

Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Pas 43 vitesh martesë z.Qani është nxjerrë jashtë shtëpie nga bashkëshortja e tij Fiqiretja. Shkak për këtë është bërë një pronë që ata kanë pasur dhe sot rezulton në emër të dikujt tjetër.

Znj. Fiqirete ka qenë gjatë gjithë seancës mjaft e acaruar me bashkëshortin e saj, duke fajësuar atë për problemin që ata kanë sot, duke u shprehur se ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

“E kam nxjerrë përjashta zonja Eni. Ky zotëri më ka sjellë shumë probleme. Është turp të ndahem në këtë moshë 60 vjeçe. Që në vitin `91 që mori pronën e deri në 2002 kam qenë e qetë. Pas 2002-shit e këtej ky njeri më ka sjellë dramë të madhe në familje, më ka sjellë dhunë në shtëpi”, tregoi znj.Fiqirete.

I përlotur, pothuajse që në fillim të seancës, Qaniu tha se nuk donte të vinte në këtë përballje.  “Jam katandisur sot nga gabimet dhe fajet e mia, jam flakur në rrugë. Po nuk flakem në rrugë unë se jam burri i shtëpisë!”, u shpreh ai.

“Po nuk zgjidhe problemin me mua nuk bashkohesh ti. O do bashkohem me kalamajt o do marr rrugë tjetër. Ke paguar dhe nuk e ke pronën! Ta kanë marrë pronën. Ku e ke?”, kjo në fakt ishte kërkesa kryesore që znj.Fiqirete kishte ndaj bashkëshortit të saj, kërkesë të cilën ajo e artikuloi nga fillimi e deri në fund të seancës së ndërmjetësimit.

Në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes, z. Qani tha se e ka bërë nga sikleti, por znj. Fiqirete iu kthye e agravuar: “Po pse mo, unë ta kisha fajin ty që u more me sekser? Çfarë faji të kam unë? 60 vjeç dhe të rrihem unë?”

Juristja Eni Çobani sqaroi se si qëndron problemi me pronën e familjes në fjalë.  Familja e z.Qani është pajisur me një aktmarrje toke në pronësi në vitin `93, për një sipërfaqe prej 2020 metrash katrorë nga Komisioni i Tokës Valas.

Ata kanë përfituar nga 1 dynym e gjysëm tokë dhe 400 metra të tjera “në një vend ku rrokulliset breshka”, siç e tregoi vetë z.Qani. “E pagova vreshtin, kam paguar shtëpitë. Kanë ikur miliona. Po nuk e merr njeri atë pronë se jam gjallë unë. Nuk rri si qeni unë në këtë moshë, 70 vjeç! Nuk e lëshoj atë pronë. Atje do vdes”, theksoi ai.

Bashkëshortja nga ana tjetër tha: “Ka 16 vjet që më ke mashtruar! Më ke prishur familjen ore! Zonja Eni si ta besosh këtë? Ai ka 16 vjet që përdor dhunë në familje dhe ka dëmtuar gjendjen ekonomike! Sekseri, që i ka dhënë lekët ky, fle në vilë, ndërsa unë në kasolle!”

Deri në momentin që kanë shkuar në Hipotekë për të legalizuar një banesë të re, bashkëshortët nuk ishin në dijeni të problemeve që kishin me pronën.

Eni Çobani ia bëri të qartë palëve, por edhe publikut se pas KomisioniT të Valasit të vitit `93 është mbajtur dhe një tjetër komision i vitit 2000, Komisioni i Lugajt dhe pas këtij komisioni rezulton se familja e Aqif Allkjës është pajisur me tokë nga ky komision i dytë dhe ka përfituar tokë, e cila mbivendoset me tokën e familjes së z.Qani.

Aqif Allkja ka fituar gjyqin pranë Gjykatës së Apelit Durrës në datën 06.06.2017, me pretendimin se Komisioni i Valasit nuk ka patur kompetencën për ndarjen e tokave të Lugajt.

Pyetjes së Eni Çobanit nëse z. Qani ka marrë pjesë në gjyqet që janë zhvilluar dhe nëse kanë bërë rekurs kundër këtij vendimi të marrë, iu përgjigj bashkëshortja: “Bashkim Musai merrej me ato gjëra. Ky merrej si dëgjues. Merrej mashtruesi me këtë punë!” Pra z. Qani nuk i ka ndjekur vetë seancat gjyqësore që janë zhvilluar, por ka patur një sekser që ka ndjekur të gjitha procedurat dhe ky është Bashkim Musai.

“Ky vete në gjyq për favorin e të tjerëve. Avokat s`kishte kapur. Merrej me sekser. I ke dhënë lekët pa dijeninë time. 12 milionë lekë ka harxhuar”, i tha znj.Fiqirete bashkëshortit të saj.

“Nga mirëbesimi e bëra. Më thonin edhe njerëzit, kujdes se ata do të të hanë. Jo, i thosha unë, i kam vëllezër. Ata ma bënë gropën”, iu përgjigj ai.

“Ky ishte i zoti të sillte dhunë në familje dhe jo të zgjidhte problemet”, iu drejtua  znj.Fiqirete juristes Çobani, e cila i konsideroi të pafalshme veprimet e z. Qani.

Eni Çobani u shpreh se shkaktari i këtij problemi është ndryshimi i numrit të parcelës, të cilat janë ndarë nga Komisioni i Ndarjes së Tokës Valas, në bazë të ligjit 7501.  Në vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit Durrës, topografi Hysni Bahiti ka thënë se për ndarjen e parcelës numër 66 në terren ka vepruar Komisioni i Ndarjes së Tokës, fshati Valas, por ky arsyetim bazohet në faktorin “kohë”.

“Faktori ‘kohë’ nuk ka asnjë lloj rëndësie se prona merret në një kohë të caktuar dhe qëndron gjithë jetën! Nuk mund të ngrihet një komision sot në vitin 2018 dhe të thotë se ai komisioni i mëparshëm nuk i paska ndarë tokat mirë. Dhe do ia marrim njërit e tia japim tjetrit. Ky zotëri është pajisur me ceritifikatë pronësie dhe për këtë mban përgjegjësi shteti. Në këto kushte, z.Qani duhej ti investohej nëpërmjet një avokati dhe të kërkonte të drejtën e tij, gjë të cilën edhe një herë rezervoj të drejtën, pasi nuk kam lexuar vendimet se zotëria nuk i ka pasur, përveç këtij aktit të ekspertimit. Atëherë unë duhet të shikoj a ka qenë i përfaqësuar ligjërisht. A është zbatuar procedimi përsa i përket dëgjimit të këtij zotërie? Se ky vërtet ka marrë pjesë, por nuk di se sa ka folur gjatë këtij gjykimi”, tha juristja Çobani.

Ndërkohë që znj. Fiqirete vazhdoi të këmbëngulte që nuk do të kthehet me bashkëshortin nëse kjo çështje nuk do të zgjidhet.

Znj. Fiqirete – Zonja Eni, po e zgjidhe problemin ti që të marrë pronën dhe shtëpinë, atëherë do të bashkohet me mua! Boll kam duruar!

Z. Qani – Pse tani do të më lësh ti mua? Në këtë moshë?

Znj. Fiqirete – Po ti e le vetë veten or burr! Ti më le mua, jo unë!

Në fund Eni Çobani  premtoi se drejtësia do të vendoset në vend, por duhet durim, duke i bërë thirrje z. Qani që të mos përdorë dhunë ndaj bashkëshortes. Ky i fundit, pavarësisht insistimit të juristes Çobani dhe moderatorit Gjebrea, nuk i kërkoi falje bashkëshortes për dhunën që i ka ushtruar padrejtësisht gjatë gjithë këtyre viteve, por tha: “Fiqiretes i them të më hedhë dorën për fajin që kam bërë, që dhe unë të mos mbetem rrugëve!”

Bashkëshortja e tij ia hodhi poshtë kërkesën, duke thënë: “Dorën do të ta jap kur të zbardhet e vërteta, se jam mes 4 rrugëve!”   Kjo seancë ndërmjetësimi u përmbyll me tentativa të kota për të bashkuar çiftin.

Gruaja nxjerr burrin nga shtëpia pas 43 vitesh martesë dhe i vendos kusht për ta pranuar sërish Read More »

Deklarata e ‘fortë’ e gjithologut Artan Hoxha, ja çfarë thotë ai për Messin

Artan Hoxha ka krahasuar dy legjendat e Argjentinës, Maradonën dhe Lionel Messin duke u shprehur:

Unë jam tifoz i Brazilit por simpatizoj dhe Argjentinën. Mbaj mend një deklaratë të madhit Pele që thoshte që Neymar do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe në të vërtetë ai është i tillë. Messi nuk ka për të qenë kurrë një Maradona.

Maradona ka qenë më shumë kameleon në fushë se Messi. Te Barcelona Messi e prek topin shumë herë me Argjentinën shumë pak.Messi nuk e bën dot atë që ka bërë Maradona te Argjentina ./Pamfleti

Deklarata e ‘fortë’ e gjithologut Artan Hoxha, ja çfarë thotë ai për Messin Read More »

Shkencëtarët kanë surprizuar me zbulimin e tyre, prejardhja e shqiptarëve nuk është ashtu siç e kishim menduar deri më sot

Të gjithë banorët e Europës janë kushërinj të largët me njëri tjetrin, thonë shkencëtarët. Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka gjurmuar origjinën fisnore të popujve të Europës. Sipas studiuesve Coop dhe Ralph, paraardhësit e italianëve kanë qenë fis me ata të spanjollëve.

Ndërsa paraardhësit e shqiptarëve kanë pasur lidhje gjaku me ata të grekëve dhe maqedonasve. Gjithsesi, dy italianë të sotëm kanë më pak kushërinj të lashtë të përbashkët se shqiptarët. Dy shqiptarë sot, kanë më shumë farefis të përbashkët në lashtësi se çdo popull tjetër.

Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.

Shkencëtarët kanë surprizuar me zbulimin e tyre, prejardhja e shqiptarëve nuk është ashtu siç e kishim menduar deri më sot Read More »

Policia shqiptare e alarmuar ju bën thirrje të gjithë qytetarëve: Në rast se i tërhiqni paratë në bankomat në këtë rast rrezikoni jetën

Nese keni per te terhequr para nga bankomati, mos e beni kete gjate mbremjeve, apo kur ne rruge nuk ka levizje, ne menyre qe te ruani veten nga nje rrezik i mundeshem.

Apelin e ben drejtoria vendore e Policisë Fier, e cila ne faqen e saj ne Fb ka shperndare kete njoftim:

Kujdes gjatë kryerjes së veprimeve në Bankomat. Sigurohu që askush nuk shikon kodin e kartës dhe që nuk është dikush që të ndjek më qëllim grabitjen e parave të tua.

Këshillë: Planifiko që tërheqjen e parave ta bësh ditën, gjatë kohës që ka lëvizje, që të mos vihet në rrezik jeta jote.

Policia shqiptare e alarmuar ju bën thirrje të gjithë qytetarëve: Në rast se i tërhiqni paratë në bankomat në këtë rast rrezikoni jetën Read More »

Mjekja shqiptare paralajmëron të gjithë: Merrni masa sepse kjo sëmundje po përparon me shpejtësi dhe shkaku kryesor do jetë i pranishëm deri në shtator

Me ardhjen e verës rëndohet gjendja e njerëzve që kanë probleme të shëndetit mendor. Doktoreshë Valentina tregon arsyet që çojnë në keqësimin e gjendjes së pacientëve me rritjen e temperaturave.

“Për shkak të djersitjes së madhe, të humbjes së lëngjeve, ka një përqendrim më të madh të medikameteve në organizëm dhe i krijojnë lodhje e këputje. Tendenca e tyre është që të ndërpresin mjekimin ”, shprehet doktoresha.

Vizita e radhës është me një paciente që ka tentuar dy herë vetëvrasjen.

Zonja 50-vjeçare nga një fshat i Tiranës merr mjekim prej vitesh për çrregullim bipolar. “Mos ardhtë më ajo situatë. Kisha ndërprerë edhe mjekimin”, thotë pacientja.

Doktoresha e pyet nëse ka bërë analizat që i ka kërkuar. “Nuk i kam bërë se jam me Ramazan. Unë jam sëmurë gjithmonë dhe nuk i kam marrë”, thotë zonja.

Numri i vizitave në një ditë shkon edhe 30 për një mjek. “Streset në punë, streset në familje, pasiguria për të gjetur. Është shtuar numri i pacientëve adoleshentë për shkak të abuzimit me substancat”, tregon doktoresha.

Doktoresha evidenton faktin që shqiptarët bëhen doktorë të njëri-tjetrit. “Ne e kemi më te letë të shkojmë te hoxha se sa te psikiatri”, thotë doktoresha.

Problem tjetër është mjekimi nga farmacisti.

“Japin edhe medikamente pa kriter, të cilat populli i ka si karamele tani. Shprehja popullore është që duhet të bëhesh mjek i vetes, por jo deri te përdorimi i medikamenteve”, shprehet doktoreshe Valentina.

Mjekja shqiptare paralajmëron të gjithë: Merrni masa sepse kjo sëmundje po përparon me shpejtësi dhe shkaku kryesor do jetë i pranishëm deri në shtator Read More »