Aurora

Sallata shef , ideale në shije, fantastike në vlera

Amvisat shqiptare janë shumë familjare me sallatën Shef. Ato e përgatisin përherë këtë sallatë në raste festash familjare, drekash apo darkash, apo kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.

Është një sallatë krejt e thjeshtë për t’u përgatitur, me një shije të veçantë që i shton lezet çdo gatimi në tryezë.

Sallata Shef është një pjatë që jo vetëm ndjell shijen por është e pasur me vlera ushqyese gjithashtu. Përbërësit e saj, sallatat, perimet dhe vezët, e shndërrojnë këtë recetë në një recetë plot vlera dhe shëndet.

Dy nga përbërësit kryesorë të kësaj recete, sallata jeshile ashtu si edhe rukola është një ushqim i shëndetshëm që nuk mungon në shumë prej tryezave shqiptare. Këto sallata rekomandohet për trajtimin e problemeve me tensionin e gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe përmirësimin e sistemit tretës në përgjithësi.

Sallata shef është një shoqëruese perfekte e supave dhe gjellëve të ndryshme apo edhe gatimeve të tjera të kuzhinës shqiptare.

Megjithatë, ajo mund të konsumohet edhe e vetme si një vakt i lehtë plot vlera, shije dhe ushqyes.

Më poshtë AgroWeb.org u sugjeron  përgatitjen e kësaj sallate krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Sallatës Shef në Shtëpi
Një karrotë

Një kokërr domate

Një kastravec mesatar

Një grusht sallatë jeshile

Një grusht rukola

Dy kokrra vezë

1-2 lugë majonezë

Djathë kaçkavall i grirë ose në prerë në kubikë shumë të vegjël

Kripë

Piper

Vaj ulliri
Përgatitja
Si fillim vedosim vezët që të zjejnë. Ndërkohë, pastrojmë me ujë të rrjedhshëm të gjitha perimet, sallatën jeshile si dhe rukolën.

Sallatën jeshile e ndajmë me duar në copëza dhe e hedhim në një tas të madh.

Shtojmë gjethet e rukolës, më pas karrotat, domatet e prera në feta si dhe kastravecat gjithashtu i shtojmë në tasin e sallatës.

Vezët e zjera i pastrojmë nga lëvozhga dhe i presim në feta dhe i shtojmë tek sallata.

Shtojmë kripën, djathin kaçkavall, piperin dhe vajin e ullirit, nëse preferoni edhe disa pika apo feta të holla limoni.

Sipër sallatën e spërkasim me majonezë./AgroWeb.org

Sallata shef , ideale në shije, fantastike në vlera Read More »

Kafe pa ngrënë? Gabimi i frikshëm që bëjnë Shqiptarët

Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar.

Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit.

Kafeja zakonisht pihet në mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar.

Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve të AgroWeb.org është një gabim i madh.

Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.

Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.

Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun.
Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje.
Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.

Për të gjitha këto arsye, ekspertët e AgroWeb.org ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh.

Ata thonë se ngënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit.

Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi.

Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.

Pirja e kafesë përpara mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje por shpesh edhe të vjella.

Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.

Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë.

Megjithatë, nëse ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni së paku që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh./AgroWeb.org

Kafe pa ngrënë? Gabimi i frikshëm që bëjnë Shqiptarët Read More »

I moshuari sfidon Bashën dhe Kryemadhin: Ky është propozimi im, ejani dhe votojeni. Në të kundërt nuk jeni dibranë!

Një i moshuar nga Durrësi ka marrë rrugën drejt Dibrës për të qenë i pranishëm në prezantimin e projektit të ndërtimit të ‘’Rrugës së Arbrit. Ramiz Loka ndër të tjera tha se kjo rrugë të mbajë emrin e Edi Ramës duke vënë kështu në sfidë dy krerët e opozitës për ta votuar.

Fjala e Ramiz Lokës:

“Banoj në Durrës. Kemi mbetur këtej dhe andej me shpenzime të mëdha, rrugëtime 5 orë.

Na preu në besë Sali Berisha, e filloi rrugën dhe në fund kaloi prej nesh dhe doli në Elbasan.Unë kam ardhur nga Durrësi se mora vesh se do të vijë Kryeministri për inagurimin e kësaj rruge.

Kjo rrugë për Dibrën nuk ka kusur më, na sjell Tiranën në derë.Falenderoj kryeministrin që na bëri këtë vepër pas 20 e ca vjetësh.

I propozoj kësaj Ministrje (Olta Xhaçkës) të shkojë në parlament dhe të propozojë në emër timin: Rruga e Arbrit të jetë e Edi Ramës, me emër të Edi Ramës.

Ftoj Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhin, janë dibranë, të votojnë për këtë propozim që bëj unë.

Nëse nuk votojnë ata nuk janë dibranë”, tha Ramiz Loka.

I moshuari sfidon Bashën dhe Kryemadhin: Ky është propozimi im, ejani dhe votojeni. Në të kundërt nuk jeni dibranë! Read More »

Dy deputetet çame, manovër e Ramës ndaj rebelimit të 12 parlamentarëve të PS-së që i rrëzojnë qeverinë

Deklarata e sotme e dy deputetëve të PDIU-së, Reme Lala dhe Elena Xhina se kalojnë në grupin parlamentar të PS-së nuk ishte aspak as rastësi e as thjesht një afrodiziak për entuziazmin e ulur të mazhorancës qeverisëse.

Por kemi të bëjmë me një rrezik eminent për qeverinë e Edi Ramës, i cili rrezikohet nga 12 deputetë brenda grupit parlamentar socialist, të cilët kanë bërë gati largimin e menjëhershëm nga “klubi politik” që drejton Taulant Balla.

Siç mësohet nga burime të sigurta nga brenda mazhorancës, si rezultat i përplasjes, pakënaqësive, dhe pafuqisë së deputetëve për të punësuar militantët dhe zgjidhur problemet e njerëzve, ata kanë bërë gati një largim nga PS-ja.

Akt që e nxjerr qeverinë e Edi Ramës pa mbështetje politike dhe praktikisht e rrëzon atë menjëherë.

Siç mësohet, zëdhënës të këtij grupi që thuajse ka nga një deputet nga të gjitha qarqet i ka bërë të ditur kupolës së PS-së që vendimi tashmë është afër.

Menjëherë pas këtij veprimi, grupit të 12-tëshes i janë afruar krushq nga LSI-ja dhe nga PD-ja, por ata i kanë larguar urgjent dhe kanë bërë të ditur se nuk do t’i japin votat e tyre për një qeveri të opozitës, por thjesht po synojnë të bindin PS-në se ajo duhet të formojë një ekzekutiv të ri pa Edi Ramën dhe pa frymën e rilindasve që cilësohen si një mish i huaj në PS por që e kanë zaptuar atë përfundimisht.

Largimi i 12 deputetëve mësohet se do të bëhet vetëm nëse nuk ka rrugë tjetër dhe nuk hapet debati brenda PS-së për ndryshime.

Ndaj Rama ka nisur të kërkojë partnerë të rinj dhe deklarata e dy deputetëve të PDIU-së sot ishte një thirrje ndaj të gjithë atyre parlamentarëve brenda LSI-së dhe PD-së që duan të afrohen me kyeministrin.

Dhe nuk është se s’ka pasur tentative: LSI-së i ka bërë prova ikjeje Robert Bitri dhe Agron Çela.

Ndërkohë që Argron Shehaj, miliarderi i Bashës u shfaq në krah të Edi Ramës te Blendi Fevziu si sinjal i qartë i koduar drejtuar dymbëdhjetëshes.

Jo më kot edhe sot Shpëtim Idrizi nuk e konsideroi lajm të ri ikjen e dy deputeteve të tij, që i kishin ikur me kohë nga duart, madje nuk ishin përzgjedhur fare nga ai.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qënë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çeshtjes çame”, tha Idrizi .

Sipas informacioneve brenda PS-së, po tentojnë të bashkohen me këtë grup deputetësh rebelë edhe disa ministra që Edi Rama është bërë gati t’i largojë në shtator por edhe disa prej deputetëve të lidhur me qarqe kriminale që pritet të bien në rrjetën e drejtësisë së re.

Deri tani mësohet se sinjalet nuk janë pritur mirë, pasi afrimi i ministrave vërtetë që do të rrisë grupin por nga ana tjetër do të godasë kauzën.

Në krye të dymbëdhjetëshes qëndron një “socialist i vjetër”, i cili ka qenë edhe nismëtari i nismës së deputetëve të pakënaqur.

Ata deri tani nuk kanë pranuar të bëjnë dialog me Taulant Ballën por kanë kërkuar Ruçin, por ky i fundit ka thënë se nuk ka më rolin e vjetër në PS.

Pas kësaj ata kanë përdorur një figurë shumë të njohur socialiste me figurë të paprekur dhe mjaft popullore, tashmë i tërhequr nga politika që të përfaqësojë kërkesat dhe shqetësimet e tyre në kupolën e PS-së.

“Senatori” socialist ka takuar direkt Edi Ramën, i cili kur e ka marrë vesh është xhindosur dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për një rrezik jo thjesht eminent por fatal.

Bëhet fjalë jo thjesht për largimin e tij nga qeveria por nisjen e deramizimit të PS-së…/Pamfleti

Dy deputetet çame, manovër e Ramës ndaj rebelimit të 12 parlamentarëve të PS-së që i rrëzojnë qeverinë Read More »

Ish-ministrat dhe drejtorët e LSI i vjedhin paratë njëri-tjetrit, alarm në bandën e Ilir Metës

Një bandë misterioze po u vjedh paratë e korrupsionit hajdutëve të LSI, kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët, dyshime të forta mbi thithëlopën e madhe e korrupsionit

Ngjan si skenar filmi, por gjithçka ndodh në Lëvizjen Socialiste për Integrim, bandën më të madhe dhe famëkeqe të hajdutëve në Shqipëri dhe Ballkan. Prej disa javësh, banda e hajdutëve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, që përbëhet nga lukunia e ish-ministrave dhe ish-drejtorëve, po përjeton një gjendje alarmi, për shkak të një ngjarje të pazakontë.

Një grup misterioz hajdutësh të sofistikuar po u vjedhin paratë e krimit dhe korrupsionit ish-ministrave dhe drejtorëve të LSI. Grupi rezulton se është i mirinformuar për sasinë e parave të çdo ish-ministri dhe drejtori të LSI dhe vendin ku i kanë fshehur. Deri më sot nuk ka asnjë denoncim në prokurori, pasi paratë janë të pista, dhe në këtë mënyrë vetë denoncuesi rrezikon burgun.

Dyshimet janë se grupi misterioz drejtohet nga e njëjta dorë brenda LSI. Ka zëra dhe pëshpërima se pas këtij grupi hajdutësh qëndron vetë thithëlopa e madhe e korrupsionit dhe kokainës. Gjithashtu, dyshohet se ish-ministrat dhe drejtorët, në dijeni për vjedhjet e njëri-tjetrit kur kanë qenë në pushtet, tani po vjedhin njëri-tjetrin. Por, gjithçka ende mbetet mjegull dhe mister.

Gjatë tetë viteve në pushtet, përveç gjobës mujore që dorëzonin tek thithëlopa e madhe e korrupsionit, ish-ministrat dhe lukunia e drejtorëve të LSI kanë mbushur jastëkët dhe dyshekët me paratë që i kanë vjedhur, me anë të tenderave, favorizimeve, koncesioneve, shitjes së pasurive publike dhe aferave të tjera të ndryshme. Meqenëse paratë janë të zeza dhe nuk mund të hyjnë në sistemin bankar, ata i kanë mbajnë paratë e korrupsionit kryesisht nëpër shtëpi.

Fshehja e parave në shtëpi dhe në vende të tjera, për t’i shpëtuar drejtësisë, mbart gjithmonë rrezikun e vjedhjes. Kjo vjedhje masive brenda llojit në LSI vjen një vit pasi kjo bandë famëkeqe qëndron në opozitë. Siç duket, disa prej krerëve të kësaj bande kanë nisur t’i mbarohet paratë dhe në këtë mënyrë ka nisur grabitja mes shokësh. Nuk është kurrë rastësi që mbi 90 % të drejtorëve të proceduar, arrestuar dhe dënuar për korrupsion i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim, që prej tetë vitesh.

Pas disa muaj bandës së LSI do t’i vijë një rrezik edhe më i madh. Tmerri i kësaj bande do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo e fundit ka kompetenca të pakufizuara për të gjurmuar paratë e vjedhura. Gjatë miratimit të ligjit për SPAK-un LSI bëri një luftë të ashpër, për t’i kufizuar kompetencat Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, pikërisht nga halli i parave të vjedhura. LSI arriti të bëjë disa kufizime në ligj, por sërish, falë gjermanëve dhe amerikanëve, Byroja e Hetimit ka fuqi të mjaftueshme për t’ua gjurmuar dhe konfiskuar paratë e korrupsionit./Pamfleti

Ish-ministrat dhe drejtorët e LSI i vjedhin paratë njëri-tjetrit, alarm në bandën e Ilir Metës Read More »

”Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik. Ke punuar në një zyrë me të”!, përgjigja e Nanos ndaj Nexhmijes kur e thirri në qeli

Muho Asllani ish-anëtari i Byrosë Politike ka ndarë për gazetën ‘’Panorama’’ disa kujtime nga jeta e tij në burg gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera ai flet edhe për mënyrën si trajtohej ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano në burgun e Bënçës. Muho Asllani thekson se mes Nexhmije Hoxhës dhe Fatos Nanos nuk mungojnë as batutat në atë burg, për të cilat thotë se ka mbajtur qendrim.

RRËFIMI I MUHO ASLLANIT

Nexhmija me Lenka Çuko kishin një oborr ku dilnin për ajrim. Fatosi ishte në ajrim. Nexhmija e thërret: Tosi, hajde pak këtu! Fatosi e sheh dhe i përgjigjet: Ik, mos më çaj kokën! Unë e dëgjova dhe i them: Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik, moj mos më çaj kokën? Ke punuar në një zyrë me të! Ai më pa njëherë dhe hyri brenda. Në 1997 për arsye sigurie për shkak të rebelimit, na sollën në Tiranë te 313. Kërciste automatiku, u hapën burgjet dhe ikën të gjithë. Në 313 mbetën Ramiz Alia, unë, Fatos Nano, një nga Dukagjini, Mun Kola dhe Shemsie Kadria e Gjallicës.

Dy shkodranë të burgosur më rrinin te dera dhe më thanë: Muho Asllani mos e çaj kokën se nuk të prek njeri ty këtu në burg. Sepse situata ishte kaotike, secili bënte çfarë donte, digjnin batanije, dyshekë, shpërthyer dyer e dritare. Vjen drejtori i burgut, nuk më kujtohet emri, ka shkuar në Amerikë tani, më shikon mua dhe më thotë- pse nuk ke ikur?! I thashë se nuk iki se ka një vendim gjykate që më ka dënuar. Hajde me mua- më tha, mori dhe dukagjinasin që ishte edhe ai i burgosur. Na çon te dhoma e Fatos Nanos. Aty gjeta Ramiz Alinë dhe Shemsie Kadrinë.

Ramizi kishte një plagë në kokë, dikush e kishte qëlluar. U tha që kur kishin dalë të burgosurit ishte shtyrë dhe i kishte rënë koka te dera e hekurit. Drejtori na tha nëse doni të ikni, ikni, përndryshe do ju çoj unë në shtëpitë tuaja, sepse e kam porosi. Fatosit i kishin ardhur dy badigardët e tij që ta merrnin. Fatosi i tha drejtorit se do shkonte në shtëpi, Ramizi tha se do shkoj te vajza, Shemsia do shkonte në shtëpi, unë shkova te shtëpia e këtij dukagjinasit, sepse më tha mua nuk të çoj dot në Durrës se ka ndalim qarkullimi. Dola nga burgu, pas disa kohësh vendosa të shkoja te Nano sepse ishin të gjithë pa punë, unë, gruaja, djali.

E marr në telefon dhe i kërkoj ta takoj. Më thotë, hajde nesër në 12. Prita një orë, ma shtyu tre herë takimin, derisa pasdite më tha që hajde nesër. Mora trenin se kushtonte më lirë dhe shkova të nesërmen. Më sorollati përsëri, hajde pas një ore e hajde pas dy orësh. E mora në telefon dhe i thashë: Kurrë bojën mos ta pafsha! Kur erdhi në Durrës, ishte fushata zgjedhore, Fatosi më takoi në një takim dhe më pas në program artistik. Më tha: Ku je Muho Asllani, hajde, ulu këtu! Unë e përshëndeta me respekt dhe pse më kishte sorollatur pa më takuar më parë.

Në skenë po kërcenin ca vajza gjysmë të veshura. Më thotë Fatosi: A do ta kishe lejuar në kohën tënde këtë vajzën të kërcente kështu? Jo vetëm nuk do e kisha lejuar, por do ta kisha çuar në minierë të punonte, jo vetëm atë, por edhe ata që e kanë lejuar dhe organizuar këtë shfaqje! Që atëherë nuk e kam takuar më. Më ka ardhur keq kur u nda nga bashkëshortja, Rexhina, sepse ajo ka sakrifikuar shumë për Fatosin. Ata kanë qenë të dashuruar që në gjimnaz, ndërsa familja e Rexhinës ishte një familje shumë e mirë shkodrane.

”Fatos, turp të kesh, si i thua shoqes Nexhmije ik. Ke punuar në një zyrë me të”!, përgjigja e Nanos ndaj Nexhmijes kur e thirri në qeli Read More »

Ai krijon dietën që çdokush të jetojë 120 vjet duke alarmuar gjithë mjekët dhe biologët, pas kësaj përfundimi i tij nuk ishte i mirë

Ai premton se do të jetoni 120 vite falë një diete mrekullibërëse të krijuar nga ai, dhe të promovuar në një televizion lokal dhe rrjete sociale, por që nuk ka një bazë shkencore.

Për këtë Urdhri i Mjekëve të Lacios ka denoncuar Adriano Panzironin, gazetar, publicist dhe ideator i dietës Life120. Mjekë dhe biologë e quajnë një rrezik për shëndetin këtë dietë nëse e ndjek.

Duke promovuar dietën “paleo” me bazë mishi, peshku dhe veze, dhe pak fruta të mara nga dieta mesdhetare, me të gjitha patologjitë kronike të mundshme, Panzironi shiti në treg librin e tij “Të jetosh 120 vjet. E vërteta që askush nuk dëshiron tua thotë”, dhe ka hyrë në librat më të shitur në Itali.

Ai krijon dietën që çdokush të jetojë 120 vjet duke alarmuar gjithë mjekët dhe biologët, pas kësaj përfundimi i tij nuk ishte i mirë Read More »

”Deti”, shteti shqiptar i papërgatitur për rinegocimin. Ministria e Mbrojtjes bleu kompjuter dhe program në ‘tregun e zi’

Marrëveshja e detit me Greqinë ka sjellë një përshtjellim akoma më të madh në opinionin publik. Teksa Shqipëria humbi milje të tëra, qeveria është zotuar se do t’i rekuperojë dhe do të përfitojë akoma më shumë. Të dhënat e siguruara nga TPZ.al tregojnë se shteti shqiptar ka qenë i papërgatitur për rinegocimin e kësaj marrëveshje.

Më datë 21 maj të këtij viti, ministria e Mbrojtjes shpalli fituesin e një tenderi të bërë pa shpallje paraprake të njoftimit, ku bëhet publike edhe firma fituese. TPZ.al ka siguruar dokumentet, ku thuhet se ministria ka kërkuar “blerje programi dhe kompjuter për nevoja të Grupit Ndërinstitucional të Punës për negocimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Fondi për këtë tender është 50 milionë lekë pa TVSH, ndërsa afati për ekzekutimin ka qenë 1 ditë nga lidhja e kontratës. Nisur edhe nga afati, pala shqiptare ka kërkuar me shpejtësi një kompjuter dhe program në “treg të zi” për grupin negociator, çka tregon një papjekuri të palës sonë. Përse duhej një kompjuter me shpejtësi? Çfarë programi ka blerë ministria e Mbrojtjes? A nuk ishin të përgatitur këta ekspertë? Përse komjuteri u mor nga një kompani private? A është e çertifikuar dhe licensuar ajo kompani për të tilla kompjuterë? Duket se të gjitha këto pikëpyetje do të ngelin në “ajër”, pa asnjë përgjigje.

Veprimet janë të nxituara, pasi askush nuk tregon çfarë po ndodh brënda këtij grupi. Gjithësesi, firma që fitoi tenderin për kompjuterin dhe programet është “AESS” sh.p.k., e cila është private dhe, nëse qeveria paguan, atëherë ajo i jep produktin. Sipas dokumenteve, kompjuteri i blerë është paraqitur pranë Institutit të Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake, me adresë Rruga e Dibrës në Tiranë.

”Deti”, shteti shqiptar i papërgatitur për rinegocimin. Ministria e Mbrojtjes bleu kompjuter dhe program në ‘tregun e zi’ Read More »