Aurora

Ky dyshim po shokon mbarë botën, Angela Merkel vajza e Hitlerit? Zbardhet e vërteta më në fund

Tema qendrore e “marrëveshjes” e Fuqive Aleate Perëndimore, Vatikanit dhe Sovjetikëve ishte se vajza e Hitlerit do të ngrihej në pushtet ndërkombëtar … por mbizotërimi i saj në pushtet nuk do të vinte derisa “Vatikani do të sillte në pushtet edhe një Papa gjerman “. Pas vdekjes së Papës Gjon Palit II, u emërua ish-nazisti gjerman Jozef Ratzinger. Ai mori emrin e Papa Benediktit XVI më 20 prill 2005. A është rastësi që kjo datë ishte pikërisht përvjetori i ditëlindjes së Adolf Hitlerit?

Në vitin 1977, Angela Dorothea Kasner u bë Angela Merkel me martesën e saj me fizikantin Ulrich Merkel, por martesa përfundoi me divorc në vitin 1982. Ajo u zgjodh kancelare e Gjermanisë pak pasi Papa Ratzinger mori lidershipin e Kishës Romake në ditëlindjen e Hitlerit.

Merkel nuk hyri në politikë deri në moshën 35 vjeçare pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1990. Ajo gjithmonë ka qenë e gatshme të diskutojë mbi të kaluarën dhe jetën private. Biografia e saj nuk ndalon të sugjerojë se babai i saj ka punuar për Stas-in, policinë sekrete të Gjermanisë Lindore. Por sugjeron se qëndrimi i tij pro-regjimit ndihmoi karrierën e Angelas, duke ia mundësuar asaj të studionte në një shkollë elitare dhe të shkonte në universitet, në një kohë kur fëmijët e klerit nuk pranoheshin.

Fakti i pamohueshëm është se Angela Merkel erdhi nga errësira në fuqi triumfale si Kancelare gjermane.

Në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung në korrik 2005, Kancelarja Angela Merkel pranoi një obsesion të pazakontë me veprat e kompozitorit Richard Wagner, i cili ishte një satanist. Wagner shkroi veprën famëkeqe të quajtur “Parsifal”, e cila ishte gjithashtu e preferuara e Adolf Hitlerit. Hitleri deklaroi se muzika e Wagnerit ia zinte mendjen. Ashtu si Adolf Hitler, Angela Merkel është thellësisht e hipnotizuar me “Ride of the Valkyries” të Wagnerit. Me përjashtim të mustaqeve të vogla, Merkel ka ngjashmëri të habitshme me Adolf Hitlerin.

Ky dyshim po shokon mbarë botën, Angela Merkel vajza e Hitlerit? Zbardhet e vërteta më në fund Read More »

”Furtunë” te Hipoteka dhe ALUIZNI, shkarkohen 25 punonjës për korrupsion. Dërgohen në ndjekje penale

Rezultatet e para ndaj luftës antikorrupsion që ka ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin frutet e saj.  Gjatë periudhës 16 prill-30 maj 2018 25 punonjës të ZRPP dhe ALUIZNIT janë dërguar për ndjekje penale, pasi akuzohen për korrupsion.

Një gjë të tillë e bëri të ditur sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një takimi me banorët e Vlorës.

Ndër të tjera ajo tha:

Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfshirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjësit më të thjeshtë.

Pas kësaj ajo ka reaguar edhe përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruan :

“Me banorët e njësive administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”, diskutuam për problematikat e pronës, investimet në infrastrukturë , luftën kundër korrupsionit në administratën publike dhe çështje të tjera që lidhen me përgjegjësitë e qeverisjes vendore”, shkruan në Facebook Gjonaj.

”Furtunë” te Hipoteka dhe ALUIZNI, shkarkohen 25 punonjës për korrupsion. Dërgohen në ndjekje penale Read More »

Wow e rrallë! Formohet tornado në Vlorë, ditën tjetër uji nxjerr në sipërfaqe këtë krijesë (Video)

Një fenomen shumë I rrallë  në vendin tonë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Pothuajse i gjithë vendi ka qenë i përfshirë nga vranësirat e moti me shi.

Kështu ka ndodhur dhe në Vlorë por e veçanta atje ishte një tornado e formuar në det.

Një delfin ka vizituar ujërat e plazheve të Vlorës. Ky është rasti i dytë brenda një muaji që rryma e detit nxjerr delfin në sipërfaqe.

Delfini u pa  mëngjesin e sotëm në zonën e “Ujit të Ftohtë” nga disa turista. Delfini ka një gjatësi tre metra.

Sipas specialistëve, delfinët janë afruar se tepërmi në vitet e fundit në bregdetin e Vlorës, për shkak edhe të ngrohjes globale, ndërkohë që shpesh bëhen viktima të goditjes aksidentale nga mjetet lundruese.

Wow e rrallë! Formohet tornado në Vlorë, ditën tjetër uji nxjerr në sipërfaqe këtë krijesë (Video) Read More »

Në Dibër për ndërtimin e ”Rrugës së Arbrit”, Edi Rama bën publik bastin me Olta Xhaçkën

Gjatë ditës së sotme Edi Rama ka qenë i pranishëm në Dibër ku ka prezantuar edhe projektin për ‘’Rrugën e Arbrit’’. Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të vij t’u kërkojë votën dibranëve përmes këtij aksi rrugor.

Mes të tjerave Kryeministri ka zbuluar edhe një detaj interesant para nisjes së takimit në Dibër. Rama ka thënë se kishte vendosur bast me ministren e Mbrojtjes nëse do binte shi apo jo.

“Nuk do jetë më një iluzion rruga e Arbrit, do të jetë një realitet. Sapo e fitova bastin me Oltën, i thashë kur të flas unë do të fillojë shiu se nuk mbaron pa bereqet ky takim.

Fjala e Edi Ramës në Dibër

Siç e deshën të parët tanë, e në radhë të parë të parët tuaj. Ky vizion do të jetë i vërtetë. Rruga e Arbrit nuk do të jetë më iluzion. Dhe sapo e fitova bastin me Oltën se i thashe; kur të flas unë do të fillojë shiu, pasi pa bereqet nuk mbaron ky takim. Pse kjo rrugë ka ngritur kaq shumë pikëpyetje. Kur rrugë ndërtohen dhe në vendin tonë mungojnë shumë. Pse rruga e Arbrit është çështje kombëtare?

Në Dibër për ndërtimin e ”Rrugës së Arbrit”, Edi Rama bën publik bastin me Olta Xhaçkën Read More »

Merreni vesh tani! Banka e Shqipërisë ka bërë paralajmërimin sot: Do ndodhë sërish

Në ditën e dytë të samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale u diskutua mbi politikat monetare dhe stabilitetin e sistemit bankar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Guvernatorët e bankave qendrore shpalosën sfidat kryesore për të ndaluar risqet e mundshme në të ardhmen.

Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë, gjatë fjalës së tij tregoi se ekspozimi ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit është i lartë. Kryesisht ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj nivelit të lartë të euroizimit për shkak të të hyrave nga tregtia, remitancat. Sikurse sektori real, edhe sektori financiar është i ekspozuar.

Edhe pse Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, megjithatë për shkak të mbiçmimit në muajt e parë të 2018-s me më shumë se 7% u detyruan që të bejnë një nderhyrje të jashtëzakonshme në treg, duke tërhequr valutë nga tregu- shpjegoi guvernatori Sejko gjatë fjalës së tij. Guvernatori theksoi se kjo ndërhyrje, e cila bëhet për herë të parë, ka për qëllim të vetëm ruajtjen e inflacionit në objektiv.

Megjithatë kjo ndërhyje për Bankën e Shqipërisë po bëhet në një moment ku efektet sezonale po punojnë në të kundërt. Për shkak se priten të hyra prej turistëve, guvernatori Sejko tha se, nese do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Gjatë tre viteve të mëparshmë ky zhvlerësim erdhi si pasojë e fondamenteve, por në 2018-n mbiçmimi i lekut shkoi përtej këtyre treguesve. Guvernatori tha se kursi i këmbimit u ndikua prej pritshmërive të aktorëve të tregut për rënie të mëtejshme.

Pas deklratës së Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje në treg, monedha e përbashkët u forcua ndjeshëm, si pasojë e ndikimit psikologjik, dhe më pas hyri sërish në trend rënës. Të ejnten, një ditë para festës së Bajramit, euro u stabilizua në tregun vendas./Monitor

Merreni vesh tani! Banka e Shqipërisë ka bërë paralajmërimin sot: Do ndodhë sërish Read More »

E rrallë: Shqiptarja bëhet nënë për herë të parë në moshën 58-vjeçare/Foto

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të premten e kësaj jave kur një grua shqiptare 58 vjeç ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një moment emocionues për të cilin ajo ka pritur gjithë jetën. Shqiptarja e quajtur Flora e ka lindur foshnjën në Leverkusen të Gjermanisë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Florian.

Floriani ka lindur i shëndetshëm dhe peshon 3360 gramë. Flora ka pasur një shtatzëni normale, por lindja është bërë me prerje çezariane për të mos rrezikuar ndonjë komplikacion. “Floriani është kaq i bukur. Ai ka sytë dhe hundën time. Ai është një dhuratë, një mrekulli e vërtetë”, ka thënë babai foshnjës Sjdi, 72 vjeç.

“Kjo ishte një eksperiencë emocionuese për mua. Ne kemi raste të ndryshme, por një shtatzëni në moshën 58-vjeçare është shumë e veçantë”, është shprehur mjekja gjinekologe që ka asistuar në lindjen e Florës.

E rrallë: Shqiptarja bëhet nënë për herë të parë në moshën 58-vjeçare/Foto Read More »

Seancë Parlamentare në ditën e negociatave, PS ”i shkel syrin” LSI-së, kërkon 84 vota për emërimet e Magjistratëve

Më 28 qershor Shqipëria pret të marr përgjigjen nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave, por përveç  kësaj Parlamneti Shqiptar do të zhvillojë edhe seancën plenare.

Sipas ”Shqiptarja.com” ajo që bie në sy është fakti se PS-ja ka vendosur që të josh LSI-në për të siguruar 84 vota për të votuar projektligjin për emërimin e magjistratëve. Maxhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar këtë ligj dhe prandaj i duhet edhe ndihma e deputetëve të opozitës për kartonët jeshilë.

Kjo për dy arsye:

Së pari LSI ka një qëndrim më të butë ndaj parlamentit, duke marrë pjesë në punimet e komisioneve,

Së dyti, disa deputetë të LSI-së nuk kanë treguar së fundmi unitet me grupin e tyre parlamentar, duke qëndruar në parlament ndryshe nga sa ka urdhëruar Kryemadhi.

Nga ana e saj ish-aleatja e PS-së në mandatin e parë qeverisës është shprehur se nuk do të votojë një nismë të tillë, pasi nuk dëshiron që magjistratët të emërohen siç dëshiron PS-ja, KLD apo edhe Prokuroja e Përkohshme Arta Marku.

Kjo gjë do të testojë flirtet mes këtyre dy forcave politike, nëse ato janë thjesht sporadike, apo ka një grup deputetësh të LSI-së të cilët duan të kalojnë me PS-në.

Ndryshimi ligjor i propozuar nga dy deputetë socialistë, vjen në kushtet kur KLGJ e KLP që do të kryenin këto procese ende nuk janë formuar, e po ashtu, procesi i vettingut po boshatis gjykatat e prokuroritë, duke forcuar nevojën për personel të ri.

Seancë Parlamentare në ditën e negociatave, PS ”i shkel syrin” LSI-së, kërkon 84 vota për emërimet e Magjistratëve Read More »

Nuk ndalet Ngjela: Kjo do të jetë kënga që do të dëgjojnë shqiptarët kudo që banojnë pas 28 qershorit

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ thotë se pas 28 qershorit dhe “fshirjes së bastardëve që po drejtojnë Shqipërinë”, kënga që do të dëgjohet kudo që jetojnë shqiptarët është “Pse jemi të ndarë”, e cila ashtu si shumë këngë të tjera shqipe paraqet ndarjen e shqiptarëve në shtete të ndryshme.

“Pas 28 qershorit dhe fshirjes së bastardëve që po drejtojnë Shqipërinë… kjo do të.jetë kënga që do të këndohet në 90 mijë km2 ku banojnë sot shqiptarët…”, shkruan Ngjela.

Avokati prej kohësh shkruan për padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve dhe thekson se fundi i “korrupsionit kryeministror” në Shqipëri nëpërmjet reformës në drejtësi do bëjë që këto padrejtësi të korrigjohen.

Nuk ndalet Ngjela: Kjo do të jetë kënga që do të dëgjojnë shqiptarët kudo që banojnë pas 28 qershorit Read More »