Sot ka nisur seanca plenare e parë pas pushimeve të verës në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare u paraqitën të gjithë me maska mbrojtëse, duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social si pasojë e pandemisë së Covid-19.
Pas vendosjes së himinit dhe ngritjen në këmbë të të gjithë parlamentarëve në respektim të tij, rifilluan fjalimet e deputetëve në këtë seancë të re plenare. Një gaf është kryer nga deputeti Edmond Stojku e cila nuk kaloi pa u vënë re nga kreu i Kuvendit Ruçi.
Stojku u shpreh se ky është sesioni i fundit parlamentar për këtë parlament deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por këtë gabim e korigjoi mënjëherë Ruçi i cili theksoi se sesioni i fundit parlamentar është ai që nis në janar.
“Ky nuk është sesioni i fundit, i fundit është ai që fillion në janar”.- u shpreh Ruçi në përfundim të fjalës së Edmond Stojkut.
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka ngritur flamurin kuq e zi në majën e Lëpushës, ku është ngjitur këtë fundjavë.
Prej andej Soreca ka ndarë disa fotografi, duke e cilësuar përvojë të mahnitshme.
Madje ai thotë se është një eksperiencë për të mos u humbur, duke ftuar kështu të tjerë ta vizitojnë.
“Hiking në Lëpushë, ju çon në zemër të Alpeve shqiptare! Ne u ngjitëm te Maja e Vajushës në 2050 metra, kufiri midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Përvojë e mahnitshme, pamje dramatike në dy luginat. Për të mos u humbur”, shkruan Soreca. /noa.al
Femrat janë më promiskuitetive sesa meshkujt kur është fjala për shkelje të kurorës, ka zbuluar një studim britanik mbi tradhtinë, i bërë në më se 4.000 njerëz.
Pjesëtaret e gjinisë së bukur mesatarisht kanë 2.3 dashnorë, ndërsa meshkujt 1.8 dashnore, shkruan Daily Mail. Femrat në lidhjet jashtëmartesore kërkojnë dashuri, plotësim emocional, romantikë dhe mënyrë që të ngrenë vetëbesimin e tyre, ndërsa meshkujt dëshirojnë kënaqësi seksuale dhe ikje nga bashkëshortësia monotone, apo edhe që të plotësojnë egon e tyre.
Gjithashtu, femrat, për dallim nga meshkujt, shpesh dashurohen në dashnorin e tyre dhe të parat ia fillojnë lidhjes jashtëmartesore.
Femrat shkelin kurorën pas pesë vjetësh, ndërsa meshkujt pas gjashtë vjetësh martesë. Veç kësaj, femrat më herët bëhen shkelëse kurore, më së shpeshti kur i mbushin 37 vjeç, ndërsa meshkujt pesë vjet më vonë, domethënë kur i mbushin 42 vjeç.
Të dy gjinitë pajtohen që monogamia është gjendje jo e natyrshme, përkatësisht 76 për qind e femrave dhe 67 për qind e meshkujve theksojnë që akoma e dashurojnë partnerin bashkëshortor. Rreth 80 për qind të shkelësve të kurorës dëshirojnë të ruajnë bashkëshortësinë, ndërkaq 40 për qind e femrave dhe 30 për qind e meshkujve kanë kërkuar shkurorëzim në rastin kur kanë mësuar që partneri apo partnerja po i tradhton.
“Femrat më lehtë gjejnë dashnorë dhe më së shpeshti mund të mbajnë nën kontroll atë lidhje. Ato në lidhjet e tyre jashtëmartesore kërkojnë emocione, ndërkaq meshkujt vetëm kënaqësi trupore” – thekson Emily Poup, e portalit britanik Undercover Lovers, nga i cili njerëzit e martuar kërkojnë afera jashtëmartesore.
Cilat janë arsyet e tradhtisë?
Si meshkujt edhe femrat mund të tradhtojnë sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre; për hakmarrje kundrejt partnerit (me partner do të nënkuptoj si femrat ashtu edhe meshkujt) që të ka poshtëruar apo që nuk të plotëson nevojat që ke; për të thyer monotoninë apo mërzinë e një marrëdhënieje rutinë; nga nevoja për t’u ndjerë joshës, tërheqës, i pëlqyer dhe i aftë seksualisht, nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dëshira për t’u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk funksionon, etj.
Tradhtia ndodh edhe për arsye të tjera si për të rifituar besimin përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore apo edhe si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për “aventurë”, etj.
Ka tradhti rastësore dhe thjesht mishtore (që zakonisht ndodhin nga humbja e kontrollit apo dëshira për të kaluar një gjendje jo të mirë psiko-emocionale), ka tradhti të zemrës, tradhti të vazhdueshme (me nje person apo persona të ndryshëm) kronike apo akute, etj.
Meshkujt tradhtojnë kryesisht për të rritur vetëvlerësimin e tyre dhe për t’i konfirmuar vetes virilitetin e tyre (të qenët maço), për t’u ndjerë më të gjallë e të fuqishëm apo për të shfryrë një agresivitet të thellë, të brendshëm. Ndërsa femrat tradhtojnë kryesisht për të përmbushur nevojën për t’u dashur, për t’u ndjerë joshëse, të vlerësuara, për të marrë ngrohtësi, embëlsi dhe për t’u ndjerë të lirshme dhe të shpenguara.
Kush tradhton dhe kush toleron më shumë?
Kultura jonë maskiliste (por edhe të tjera) për vite me radhë ka krijuar mite se meshkujt tradhtojnë sepse janë më impulsivë, janë biologjikisht më të predispozuar, apo tradhtojnë vetëm për seks. Kurse për femrat mendohet që tradhtojnë me ndërgjegje, të bindura për atë që po bëjnë dhe tradhtojnë me zemër.
Më tej kur çifti martohet, udhëzimet e mëtejshme që u jepen femrave janë: “Tani që u martove do e durosh burrin me gjithë të këqijat që ka”, “Për hir të fëmijëve falja gabimet që mund të bëjë se burrë është”. Ndërsa udhëzimet kryesore për meshkujt vërtiten rreth: “Edhe tani mblidh mendjen: s’ka më lart e poshtë”.
Këto mite, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, përcjellin mesazhin se tradhtia e meshkujve është më e tolerueshme dhe më pak e dënueshme, pasi gjoja ka një natyrë thellësisht biologjike dhe mashkulli ka “nevoja fizike” më të forta se femra. Kohët e fundit këtyre miteve i janë shtuar edhe mendësi të tjera si: një mashkull që nuk tradhton nuk është një mashkull i vërtetë; është normale që mashkulli edhe mund të tradhtojë se është mashkull, prandaj edhe mund t’i falet, etj.
Duket se morali dhe normat e vetë shoqërisë sonë janë bërë më tolerante dhe e marrin të mirëqenë tradhtinë mashkullore, e cila “ndëshkohet moralisht” më pak se ajo femërorja (mashkulli që tradhton shihet si zoti, i aftë, etj. kurse femra quhet e përdalë). Por e gjithë kjo është thjesht mendësi e një shoqërie maskiliste që e shfaq seksin si eskluzivitet të mashkullit, sipas së cilit mashkulli gëzon çdo lloj lirie ndërsa femra jo. Kjo bën që arsyeja kryesore pse është rritur numri i femrave që tradhtojnë të jetë edhe hakmarrja. Por a është i shëndetshëm psikologjikisht ky qëndrim?
A mund të jetë tradhtia një arsye e vërtetë për divorc?
Vitet e fundit tradhtia konsiderohet si një ndër arsyet kryesore të divorcit. Megjithëse në shumë vende ajo zë edhe vendin e parë, në Shqipëri renditet e dyta pas divorcit për arsye të ndryshimeve në karakterin dhe temperamentin e partnerëve. Por gjithashtu shumë prej nesh janë dëshmitarë apo kanë dëgjuar edhe raste që megjithëse partneri ka tradhtuar çifti nuk është ndarë, por ka vazhduar të qëndrojë bashkë.
Si rrjedhim nuk mund të japim një përgjigje të saktë dhe përfundimtare nëse tradhëtia e çon apo jo çiftin në divorc. Sigurisht do të ishte më mirë që tradhtia të mos ndodhte, në të kundërt, nëse çifti do ta vazhdojë apo jo marrëdhënien varet nga një sërë faktorësh personalë, shoqërorë apo kulturorë.
Tradhtia përjetohet nga individi në një mënyrë shumë subjektive dhe unike që lidhet me personalitetin, të shkuarën dhe eksperiencat personale, vlerën që i jep marrëdhënies aktuale dhe sigurisht dashurinë që vazhdon të ndjejë apo jo për partnerin, por edhe edhe nga shoqëria që rrethohet, mjedisi ku është rritur e jeton, profesioni, si dhe kultura që ka.
Çfarë ndodh me partnerin e tradhtuar?
Një shprehje franceze thotë: Zot të lutem bëj që gruaja të mos më tradhtojë, por edhe po më tradhtoi bëj që të mos e marr vesh, por edhe po e mora vesh, bëj që të mos e besoj.
Tradhtia shkatërron vetëbesimin, vetëvlerësimin, besimin të partneri apo të tjerë, ëndrrat, shpresat, dëshirat, etj. Tradhtia shkakton krizë për identitetin personal dhe atë seksual. I tradhtuari vë në dyshim gjithçka, që ai/ajo ka menduar si të rëndësishme, joshëse apo tërheqëse te vetja. Tradhtia si pasojë e humbjes së vetëvlerësimit dhe vetëbesimit shkakton shok, zemërim, indiferencë apo dhimbje ekstreme, ankth, tërheqje emocionale dhe shoqërore, rënie të dëshirës seksuale, ndryshim të regjimit ditor, etj. Pra zhgënjimet emocionale mund të ndikojnë mbi shëndet duke krijuar stres, depresion apo rënie të përgjithshme të imunitetit, që e bën individin më të predispozuar ndaj sëmundjeve.
Meshkujt e përjetojnë tradhtinë si fyerje ndaj virilitetit apo egos së tyre mashkullore, ndërsa femrat përveç fyerjes kryesisht e përjetojnë tradhtinë si humbje të sigurisë, dashurisë, vetëvlerësimit (qoftë fizik apo intelektual), apo edhe statusit social, personal.
Tradhtia e largon vëmendjen nga partneri dhe marrëdhënia aktuale. Kur tradhton nuk mund të përkushtohesh njësoj në marrëdhënie si më parë. Tradhtia krijon një trekëndësh, që ushtron presion të trajtohet si i barazvlefshëm. Tensioni bën që vëmendja, përkushtimi, kënaqësia që merret nga marrëdhënia nuk mund të jenë më njësoj. Humbja e vëmendjes sjell rënien e cilësisë së marrëdhënies, e cila sjell pakënaqësi. Kjo pakënaqësi interpretohet si mungesë dëshire për të qëndruar me partnerin dhe rrit justifikimin për ta tradhtuar. I gjithë ky skenar kthehet në një rreth vicioz, i cili është vështirë të ndërpritet nëse çifti nuk bën përpjekjet e duhura në kohën e duhur.
A mund të falet një tradhti?
Vështirë të jepet një përgjigje. Siç e përmenda më lart përjetimi i tradhtisë është shumë personal e si i tillë është i vetmi që përcakton të ardhmen e marrëdhënies. Secilit prej nesh i buron impulsivisht përgjigja nëse mund të falë apo jo tradhtinë, por pak nga ne e dinë sesi do të reagojnë realisht nëse ajo ndodh vërtet. Shumë mund të mendojnë se nuk e falin kurrë, por mund të ndodhë e kundërta si dhe anasjelltas.
Megjithatë të gjithë duhet të dimë që tradhtia kurrë nuk e forcon dashurinë dhe mbijetesën e marrëdhënies së një çifti. Tradhtia mund të falet sepse dashuria për partnerin është shumë më fortë sesa dëshira për ta braktisur atë, sepse janë fëmijët në mes, sepse nuk do të humbasësh sigurinë afektive, sociale dhe ekonomike që të jep marrëdhënia, sepse edhe ty të kanë falur dikur por kurrë sepse harrohet apo sepse nuk të bën përshtypje dhe je indiferent ndaj saj.
Tradhtia shkakton gjithmonë një ridimensionim të marrëdhënies. Tradhtia dëmton integritetin personal, i cili sjell edhe dëmtimin e integritetit të marrëdhënies. Humbet besimi, qartësia, siguria, mbështetja, shtohen dyshimet etj., të cilat e ndryshojnë qëllimin primar të marrëdhënies dhe bëhen burim stresi, shqetësimi, ankthi, etj.. Tradhtia tregon pamundësinë e individit për të krijuar një marrëdhënie të afërt me partnerin e zgjedhur – prandaj kërkohet zgjidhja diku tjetër. Tradhtia plotëson me shpejtësi boshllëqet momentale të marrëdhënies, por nuk i zgjidh problemet mes çiftit. Ajo zakonisht i shton ato.
Pse tradhtojmë?
Nëse partneri që tradhtohet vendos të rikthehet në marrëdhënie, duhet që përveç shqyrtimit të përgjegjësisë së partnerit të shqyrtojë edhe përgjegjësitë e tij. Kur i tradhtuari bën sikur e fal, por realisht nuk e fal partnerin, apo kur ndërmerr herë rolin e viktimës, herë të superiorit, atëherë çifti do e ketë të vështirë të vazhdojë marrëdhënien. Nëse, përkundrazi, çifti diskuton pasojat që tradhtia ka lënë mes tyre si dhe mënyrën se si mund t’i kalojnë ato, kjo mund t’i hapë rrugë një rifillimi të mbarë të marrëdhënies. Mbi të gjitha ata duhet të përpiqen të japin dhe rifitojnë besimin dhe sigurinë mes tyre dhe jo të keqtrajtojnë, apo të mbajnë mëri njëri-tjetrin. Në raste të tilla fjalët mund të shkaktojnë lëndime të mëtejshme që mund të çojnë në ndarje përfundimtare. Ata duhet të përpiqen t’i shfaqin afeksion të vazhdueshëm dhe reciprok njëri-tjetrit pasi vetëm kështu mund t’i kapërcejnë vështirësitë, që sjell përballimi i situatës së re pas tradhtisë.
Megjithatë duhet të kemi parasysh se edhe pas vendimit për të rifilluar marrëdhënien, partneri i tradhtuar mund ta ketë të vështirë të falë dhe çifti mund të bjerë në përsëritje të gabimeve të mëparshme, gjë që mund ta shkatërrojë përfundimisht marrëdhënien. Përballimi i situatës së re lidhet shumë jo vetëm me aftësitë e çiftit për të qenë pranë dhe ndihmuar njëri tjetrin, por edhe aftësitë individuale të secilit partner për të kuptuar, për të pranuar, për të falur dhe për të krijuar një marrëdhënie të re më të mirë se e mëparshmja
Nëse keni dhimbje të forta barku, humbni urinë, keni temperaturë dhe të vjella, atëherë me shumë mundësi vuani nga apendesiti. Kjo është sëmundje që, kryesisht, prek një numër të lartë personash dhe mbi 80% detyrohet të operohen për të shpëtuar nga dhimbjet. Apendesiti ndodh kur apendiksi që është një shtojcë e cila i bashkëngjitet zorrës, përshkohet nga inflamacioni. Mund të jetë një rrezik për jetën nëse pëlcet, por zakonisht mjekët e heqin në mënyrë kirurgjikale, para se kjo të ndodhë. Kjo është një sëmundje e zakonshme dhe shumë njerëz nuk kanë simptomat klasike. Gjithsesi, ne po ju parashtrojmë disa nga simptomat më të zakonshmet të apendesitit.
Të vjella, të përziera dhe humbje oreksi
Ju nuk do të keni të vjella të menjëhershme. Që prej dy ditësh, mund të keni prerje oreksi, të përziera apo të vjella si të ishte një sëmundje stomaku. Nëse kjo gjendje përmirësohet pas një dite apo pak më vonë, ju ndoshta jeni mirë. Por nëse vazhdon të përkeqësohet, veçanërisht nëse keni dhimbje në anë të djathtë të barkut, keni nevojë për kujdes mjekësor. Nëse keni të vjella për më shumë se 12 orë, apo diarre më shumë se dy ditë, ju duhet të kontaktoni mjekun.
Dhimbje të kërthizës
Dhimbja e apendesitit, shpesh, ndodh në fund të barkut në anën e djathtë. Shenja e parë, gjithsesi, është dhimbja e sikletshme pranë kërthizës e cila, më vonë, zhvendoset më poshtë. Disa njerëz, si fëmijët apo gratë shtatzëna, mund të kenë dhimbje në pjesë të ndryshme të abdomenit të tyre. Dhimbjet do të përkeqësohen nëse ju lëvizni barkun, kolliteni, teshtini apo tronditeni – për shembull, gjatë një udhëtimi me makinë.
Dhimbje që përkeqësohet shpejt
Pasi dhimbjet fillojnë në pjesën e poshtme të barkut, ato mund të bëhen shumë intensive. Shumë pacientë e përshkruajnë atë “si një dhimbje që s’e kanë ndier kurrë më parë.” Dhimbjet janë mjaftueshëm të forta, sa të zgjojnë dikë që është duke fjetur. Pasi ato shfaqen, fillojnë të përkeqësohen në mënyrë të shpejtë.
Temperaturë të ulët dhe të dridhura të lehta
Simptomat e apendesitit mund t’i ngjajnë dhimbjeve të stomakut, duke përfshirë temperaturë të ulët trupi, ethe e të dridhura. Në qoftë se keni dhimbje stomaku dhe temperaturë rreth 37.5 gradë celsius, ndoshta nuk duhet të shqetësoheni, por nëse temperatura shkon në 39 gradë celsius dhe dhimbjet janë aq të forta sa nuk mund të qëndroni drejt, ndoshta është apendesiti juaj.
Kapsllëk ose diarre
Ashtu si shumë simptoma të tjera, këto ndoshta nuk janë të rënda dhe janë të zakonshme, nëse keni pasur dhimbje barku. Por nëse keni diarre, veçanërisht nëse vëreni prani të madhe mukusi në të, e shoqëruar kjo me dhimbje në fund të barkut, djathtas, shkoni tek mjeku.
Gazra dhe fryrje
Nëse ju hani pesë copa pice dhe i shoqëroni me birrë, kjo do të shkaktonte fryrje dhe dispepsi për çdokënd. Por në qoftë se shkoni të flini pasi keni ngrënë dhe keni ende fryrje, ose dhimbja është edhe më e keqe, ju duhet të keni kujdes. Gjithashtu, kini kujdes nëse keni ndjerë fryrje për më shumë se dy ditë, keni gazra të shoqëruara me dhimbje zorrësh, ose keni vështirësi në nxjerrjen e gazrave. Këto janë shenja të përgjithshme të apendesitit të shoqëruara edhe me shenjat e tjera si ethet apo dhimbjet në fund të barkut, djathtas.
Shtypje e dhimbshme
Nëse ju shtypni pjesën e poshtme të barkut, në anë të djathtë, dhe pastaj keni dhimbje teksa e lëshoni, kjo është një simptomë apendesiti. Mos e përsërisni më, nëse ju ndodh, pasi përkeqësoni gjendjen. Nëse keni edhe simptoma si ethe apo të vjella, shkoni tek mjeku.
Apendesit apo kapsllëk
Lëkura është e pajisur me sensorë që transmetojnë dhimbjen, p.sh., kur ju pickon një bletë, por nuk është e njëjta gjë me atë që ndodh me organet në brendësi të trupit. Gjendje të tilla si një shtatzëni ektopike, sëmundje e Chron-it, inflamacion pelvik apo kapsllëk, shfaqin simptoma të ngjashme me ato të apendesitit. Por mos i merrni me mend, vizitohuni tek një mjek. Ai mund t’ju bëjë një ultratingull ose analizë gjaku që mund të ndihmojë në zbulimin e diagnozës së apendesitit.
Simptomat e apendesitit
Dhimbje barku
Temperaturë
Përzierje
Të vjella
Humbja e urisë
Marrje mendsh
Mënyrat si të shmangni operacionin e apendesitit
Nëse keni dhimbje të forta barku, humbni urinë, keni temperaturë dhe të vjella, atëherë me shumë mundësi vuani nga apendesiti. Kjo është sëmundje që kryesisht prek një numër të lartë personash dhe mbi 80%, detyrohet të operohen për të shpëtuar nga dhimbjet. Por, nëse e kuptoni herët që vuani nga apendesiti, atëherë mund të mos keni nevojë për operacion. Mjekët kanë gjetur disa ilaçe, duke filluar nga antibiotikët të cilët largojnë dhimbjet dhe kurojnë në kohë apendesitin. Mjekët thonë se ky mjekim është shumë i rëndësishëm në fazat e para, për të larguar infeksionin nga apendesiti, duke përdorur disa antibiotikë në mënyrë masive. Pas antibiotikëve përdoret një kurë nga mjekët, e cila largon përfundimisht dhimbjet e tij dhe, mbi të gjitha, heq infeksionin.
“Apendesiti po shfaqet në shifra të larta. Fillimisht, nisin dhimbje të lehta që rrallëherë merren parasysh nga individët, më pas dhimbjet shtohen dhe atëherë shkojmë në spital. Ky në fakt është një gabim, pasi nëse shkojmë tek doktori që në momentin e parë kur nisin dhimbjet, kemi mundësi që të shmangim operacionin. Dhimbjet fillojnë në pjesën e sipërme të barkut dhe është një nga arsyet pse njerëzit nuk mendojnë se mund të jetë apendesiti. Më pas dhimbja zbret në fund të barkut dhe në fund, dhimbja shtohet në krahun e djathtë, aty ku kuptohet se është apendesiti. Më pas, pacienti ka urinë të shpeshtë dhe djegie në urinë ”, – thonë mjekët në Britaninë e Madhe. Moshat që preken më shumë nga dhimbjet e apendesitit janë moshat e reja dhe të mesme. Apendesiti shfaqet më rrallë tek të moshuarit dhe fëmijët. Në rastet kur apendesiti nuk kurohet, sjell infeksion në bark dhe vetëm operacionet mund të të shpëtojnë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, vdekshmëria nga apendesiti është 1%
Bimët mjekësore janë një pasuri e vërtetë dhe po ashtu kurative për sëmundje të ndryshme, të përdorura që në lashtësi.
Ankthi dhe stresi janë dy prej problemeve me të cilat mund të përballen shumë persona, dhe të cilët nuk gjejnë dot zgjidhje.
Më poshtë po ju rendisim produktet bimore që ndihmojnë në këtë drejtim.
Kamomili
Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin. Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit. Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.
Lavanda
Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit. Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”
Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.
Lulja e pasionit apo lule sahati
Në fillimet e saj, lulja e pasionit apo lule sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin. Ekspertët shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.
Bari i bletës
Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes. Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë. Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës. /noa.al/
“Nuk i gjen gjë vajzat, mi jo, ç’ti bësh djalit. Të gjithë i kemi sytë te ai dhe ai, po sëmurë mbeti. Ndërsa vajza si top, asgjë se gjen”.
Këto shprehje dhe të tjera si këto, janë pjesë e një bisede, që dy zonja zhvillonin me njëratjetrën dhe unë u gjënda pranë tyre. Në fillim mendova se ishin gra të thjeshta e të vjetra, që jetojnë më shumë me të shkuarën, por jo, ishin nga ato gra, që e mirmëbajnë veten dhe nuk e tregojnë moshën, por, që nuk kujdesen aspak në të njëjtën mënyrë për zemrën dhe fjalët e tyre.
Diskrimini femër-mashkull e ka zanafillën dhe kultivohet në familje. Është pikërisht ky diferencim, që i bëhet vajzës që në foshnjëri dhe, që ushqen heshturazi këtë kompleks dhe përçmim për femrën, duke filluar nga vetë femra. Këto dy zonja që flisnin për vajzën që “nuk e gjen gjë”, po veten çfar e dinë, edhe ato femra janë. Përçmimi i jetuar në fëmijërinë e tyre, i ka transformuar ato në dy njerëz të pavetëdijshëm për veten dhe fjalët e tyre. Edhe pse kanë ndodhur ndryshime dhe vajza është më e mirëpritur në familje dhe nuk vihen më emra Sose apo Mbaresa apo Humbe, në thelb ajo vazhdon të keqtrajtohet e deri të shfrytëzohet nga familja. Por edhe kur e mbrojnë, e mbrojnë si femër dhe të dobët dhe jo si njeri. Dhe e keqja nuk mbetet me kaq , por vazhdohet me detyrën që i ngarkohet mashkullit që ta mbrojë atë, vajzën apo gruan. Ky trajtim dhe pozicionim, vajza e dobët dhe djali i forti, “prodhon” këtë situatë që vetëm respekt të njeriut ndaj njeriut nuk mund të krijojë. Kur i kërkojmë djalit të mbrojë motrën apo femrën në përgjithësi, “se ajo është vajzë”, dashur padashur, kultivohet ideja se femrat janë të paafta të mbrojnë veten dhe ai, djali si i fortë, mund edhe ti përdorë ato si shkëmbim të mbrojtjes që i ofron. I kultivon djalit idenë, se jeta e vajzës varet nga ai.
Kini kujdes prindër dhe edukatorë me shprehjet që përdorni kur flisni për vajzën. Mos i kërkoni një djali të mbrojë një vajzë, por insistoni se nuk mund të sillemi keq me një njeri tjetër, pasi vajza është një njeri tjetër. Përpiquni të kultivoni barazinë gjinore. Mësojini njëherë njerëzoren dhe të mirën dhe më pas gjininë. Mos ushqeni supremacinë e mashkullit ndaj femrës, sepse këtë gjë bëni kur kërkoni, që ta mbrojë apo të mos sillet keq me një vajzë. Lira Gjika
Dhimbja e migrenës është ndër më të fortat e provuara nga njeriu, por për qetësimin e tyre vjen në ndihmë lëngu i rrushit. Statistikat kanë zbuluar se migrena prek më shumë gratë, ku rreth 85% e rasteve kronike të migrenës prekin gratë.
Ata që nuk janë në gjendje të zvogëlojnë simptomat me ilaçe, mund të kthehen në kurat natyrale. Për të zvogëluar dhimbjet e migrenës, rekomandohen mjete të ndryshme natyrore, siç është lëngu i rrushit.
Migrena duket si një dhimbje koke e fortë që mund të zgjasë me orë të tëra, madje edhe me ditë. Dhimbja është e përqendruar në zonën përpara kokës ose në njërën anë të kokës.
Sulmet e dhimbjes së kokës shkaktohen edhe për shkak të ushqimeve të pasura me konservues dhe ëmbëlsues. Ndër faktorët e tjerë që shkaktojnë migrenë janë edhe stimujt e tepruar shqisor. Nëse e ekspozoni veten ndaj shumë dritave të forta ose zhurmave shumë intensive, rrezikoni të vuani dhimbje dhe kriza të forta. Ndryshimet hormonale tek gratë gjithashtu mund të shkaktojnë kriza migrene.
Mungesa e gjumit gjithashtu mund të kontribuojë në shfaqjen e migrenës.
Pse lëngu i rrushit është i efektshëm për të luftuar dhimbjet e migrenës?
Rrushi është i pasur me riblofavinë, një vitaminë efektive kundër migrenës. Disa studime kanë raportuar se ka një ulje 50% të rasteve të migrenës nëse riboflavina konsumohet rregullisht. Përveç kësaj, rrushi përmban: vitaminë B12, vitaminë C, vitaminë K, magnez. Kjo përzierje e përbërësve aktivë siguron një veprim efektiv antioksidues.
Për të luftuar sulmet e migrenës, rekomandohet të konsumoni vazhdimisht lëng rrushi.
Për të përgatitur këtë ilaç të mrekullueshëm natyral, ju nevojiten rreth 7-8 kg rrush organik. Së pari duhet të lani rrushin dhe kokrrat t’i ndani nga vargu, shkruan noa.al.
Kokrrat e rrushit duhet të vendosen në një blender me shpejtësinë më të fuqishme. Lëngu i marrë duhet të filtrohet dhe më pas mund ta pini atë çdo mëngjes.
Këshillohet që lëngu të ruhet në frigorifer, në një enë të errët dhe të mbyllur fort. Lëngu më pas mund të ngrihet dhe të ruhet për më gjatë. /noa.al