Aurora

Dosja “X”/ Si e mori agjenti më i famshëm shqiptarë emrin “Ciceron” nga Fon Papen

Takimi me gjermanin Ludvig

Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Iliaz Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete.

Zyrtari i lartë gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi. Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë stërlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet.

Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë stërlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit.

Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”. Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të. Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapele që i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu.

U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik. Pasi u fut brenda, Bazna në mënyr të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mengjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc Fon Papen.

Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famë, dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha.

Si e mori shqiptari emrin “Cicero”
Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë stërlinash, për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop.

Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë stërlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive.

Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë stërlinat.

Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik. Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë, paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë.

Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën.

Që nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablancës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çërçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi.

Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çërçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës.

Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi të mos i pranojë ato si të verteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve.

Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”.

Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut, Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët.

Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Berë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme.

Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambsadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.

Dosja “X”/ Si e mori agjenti më i famshëm shqiptarë emrin “Ciceron” nga Fon Papen Read More »

Nga Vettingu te gjaku i 21 Janarit, Ana e Ziver Veizit: Si na vrau përsëdyti gjyqtari Shkëlzen Selimi, si e zë gjumi këtë njeri!

E bija e Ziver Veizit, Ana, vajza që u shndërrua në simbol të dhimbjes pas vrasjeve të 21 Janarit, ka akuzuar gjyqtarin Shkëlzen Selimi si vrasës përsëdyti të babait të saj.

Ajo ka folur për TCH, duke shprehur zhgënjimin, por dhe tronditjen e saj, nga mënyra se si u gjykuan katër vrasjet, përfshirë dhe vrasjen e babait të saj, duke u futur në analet e historisë së re shqiptare si një krim i pandëshkuar shtetëror.

Dhe duke përfituar nga vettingu, Ana Veizi, sot 18 vjeçe, gjendet e dyzuar mes shpresës se ai apo ata toga të zeza do të marrin ndëshkim, apo se do mundet t’i shpëtojnë gjykimit për krimin e vendimmarrjes ndaj një krimi ditën për diell.

“E kam ndjekur Vettingun, në fillim kisha shpresë se gjyqtarët që shkelën mbi kujtimin e babait tim do të gjykoheshin. Por kjo nuk po ndodh. Vettingu ecën shumë ngadalë dhe se kuptoj se si shumë gjyqtarë, së fundmi kam dëgjuar emrin e njërit prej tyre, Shkëlzen Selimit, si mund të flenë të qetë? A ka vetting për këtë gjyqtar dhe për të gjithë ata që ma vranë për së dyti babain”, tha e bija e Ziver Veizit, tashmë dhe simbol i mosndëshkimit të një krimi.

Nga Vettingu te gjaku i 21 Janarit, Ana e Ziver Veizit: Si na vrau përsëdyti gjyqtari Shkëlzen Selimi, si e zë gjumi këtë njeri! Read More »

Të panjohurat e ish-kryeprokurorit. Kush është prokurorja me të cilën ishte fiksuar Adriatik Llalla. Sheiku gramshiot përgjonte vajzën e tij

Ish-kryeprokurori i arratisur maniak përgjimesh, përgjonte të afërmit dhe vartëset dhe dëgjonte bisedat e tyre private në zyrë
Gjatë hetimeve të thelluara për pastrim parash dhe fshehje pasurie, janë zbuluar detaje tronditëse nga veprimtaria e zezë e Adriatik Llallës, gjatë kohës kur ushtronte detyrën si Prokuror i Përgjithshëm, në shërbim të dy tutorëve të tij, Sali Berishës dhe Ilir Metës. Adriatik Llalla i futur në listën e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i arratisur nga Shqipëria nga frika e Vetingut dhe e prangave, rezulton një maniak përgjimesh.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Llalla ka shfrytëzuar pushtetin si kryeprokuror dhe kontrollin që i jepte ligji mbi bërthamën e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, për të përgjuar familjarët e tij, miq dhe të afërm. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve parashikonte që çdo kërkesë për përgjim kalonte nga duart e Prokurorit të Përgjithshëm ose nga një person i autorizuar posaçërisht prej tij. Ndërsa bërthama komanduese e përgjimeve është e instaluar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Nga hetimet si dhe bazuar në bisedat e ish-bashkëpunëtorëve të Llallës, dyshohet se ky i fundit e ka shfrytëzuar këtë mundësia për të shuar kureshtjen personale, duke survejuar jetën private të familjarëve të tij dhe të afërmeve të tjerë. Sipas burimeve, mes personave që Llalla kishte më shumë fiksim për ta përgjuar dyshohet se ishte edhe vajza e tij, e njohur nëpër media për një jetë luksi. Llalla dyshohet se përgjonte bisedat e saj në ambiente të ndryshme dhe më pas i dëgjonte në zyrën e tij.

Pre e abuzimit me përgjime të paligjshme thuhet se kanë rënë edhe vartëse të Adriatik Llallës. Ish-kryeprokurori duket se ishte i fiksuar të dinte se çfarë bisedojnë vartëset e tij në ambiente imtime. Në shënjestër të përgjimeve ka qenë edhe një ish-funksionare e lartë në Prokurorinë e Përgjithshme, e njohur për afrimitetin me Adriatik Llallën. Sipas burimeve, kjo prokurore ishte fiksimi numër një i Llallës për ta përgjuar kudo që shkonte. Burimet thonë se për interesa të politikanëve të ndryshëm janë përgjuar edhe dashnoret e tyre.

Krahas përgjimeve për shuarjen e kureshtjeve personale, është treguar kujdes për të fshehur çdo gjurmë të kësaj veprimtarie, duke fshirë të dhënat e mbetura nga serveri i përgjimeve. Megjithatë, përgjimet nuk janë realizuar nga një person i vetëm. Me arratisjen e Adriatik Llallës dhe përbetimin e ambasadorit amerikan se do të përfundojë në burg, bashkëpunëtorët e tij kanë nisur të flasin./Pamfleti

Të panjohurat e ish-kryeprokurorit. Kush është prokurorja me të cilën ishte fiksuar Adriatik Llalla. Sheiku gramshiot përgjonte vajzën e tij Read More »

Shumë gabim, në këtë orë nuk duhet kurrsesi të pini kafe dhe të gjithë vazhdoni ta bëni!

Nëse edhe ju si shumicës së njerëzve ju nevojitet kafe që në mëngjes që të funksiononi si duhet, me siguri e pini atë sapo shkoni në zyrë përpara osrës 8 ose 9. Por, duket se konsumi i kafes para orës 10 është i gabuar, pasi nuk ka asnjë efekt.

Nga një studim i kryer nga specialisti i gjumit “Time 4 Sleep”, u vu re se shumica e njerëzve e pinë kafen në orën 8 e gjysëm në mëngjes. Arsyeja se pse nuk është ide e mirë konsumi i kafes që aq herët është se midis orës 8 dhe 9 në mëngjes, në trupin tuaj ka kortizol mjaftueshëm; kortizoli është hormoni i stresit, që ka efekt që ju mban zgjuar dhe ju mobilizon pas gjumit të natës.

Nivelet e kortizolit janë më të larta 30 min deri në 2 orë pas zgjimit. Kur kortizoli është në pikun e tij, është momenti më i keq për të pirë kafe, pasi kafeina imiton përgjigjen e stresit dhe shkakton një rritje të mëtejshme rë niveleve të kortizolit. Kjo çrregullon bioritmet tuaja dhe indukton një intolerancë ndaj kafeinës duke e bërë atë më pak efektive gjatë ditës.

Konsumi i kafes në orën 10, megjithatë, pasi nivelet e kortizolit kanë rënë, do të sigurojë që kafeina që po merrni të ketë impakt.

Koha që kafeina qëndron në trupin tuaj varion nga personi në person. Mund të duhen nga 2 orë, në 40 minuta ose madje edhe 10 orë që kafeina të largohet nga organizmi juaj, në varësi të mënyrës se si trupi juaj vepron.

Për këtë arsye, këshilloheni të mos pini kafe pas orës 5 mbasdite, që të mos rrezikoni gjumin e natës.

Shumë gabim, në këtë orë nuk duhet kurrsesi të pini kafe dhe të gjithë vazhdoni ta bëni! Read More »

Dako ka bërë “reformë agrare” me rërën, ia heq pushuesve ua jep “pushtuesve” me qira 50 lekë/m2, ata e shesin 500-1000 lekë shezlongun në ditë

Janë marrë me qira 50 lekë/m2, jepen 500-1000 lekë për 2 m2 shezlongu
Çdo mëngjes e orë të ditës, në mjediset e plazheve përgjatë vijës bregdetare, të territorit të Bashkisë Durrës, “kërcasin” debatet, sharjet e përleshjet fizike mes pushuesve dhe 123 pushtuesve të plazheve, të licencuar me ”kartabiankën” klienteliste-korruptive dhe mbrojtjen policore e tatimore, të kryebashkiakut Vangjush Beton Dako!

Privatët që kanë zaptuar, copëtuar dhe rrethuar rërën me gardhe, sipas “tapive” që u ka dhënë “Gjush Beu” i Durrësit, nuk lejojnë futjen në plazh, të qytetarëve që duan të vendosin shezlongët, tendat, karriget, stolat dhe batanijet e tyre, mbasi i konsiderojnë pronë private, duke vendosur tabelat: “Plazh privat me pagesë”, tamam si trau i “Rrugës së Kombit” dhe parkingjeve private!

Për çdo ditë apo orë çlodhje në plazh, pushuesit banorë ose jo të qytetit të Durrësit, duhet të paguajnë “gjoba” tek pushtuesit e plazheve, që kanë rrethuar rërën nga Ura e Dajlanit deri tek Përroi i Agait në Golem, ku shtrihen “sinoret” që kryebashkiaku “Gjush beu”, i ndan sipas interesave dhe miqve të tij, duke joshur me ndonjë “copë plazh për të bërë lekë” edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak majtas e djathtas, që kanë votuar emrat, tarifën mujore për 1 m2 qira dhe sipërfaqet e pushtuara nga secili politikan, zyrtar lokalë e qendror, klient, kunat, mik, ortak dhe i “fortë” që shoqëron ose tremb Dakon!

Edhe këtë vit, Gjushi ka lejuar 49 pushtues plazhesh në zonën “Shkëmbi Kavajës”, 34 në Rrashbull, 31 në Ishëm, 9 në Hamallaj e të tjerët në plazhin e vjetër të Durrësit, ku privatët qiraxhinj, nuk të lejojnë as të kalosh për të shkuar në det.

Sipas letrave zyratre të bashkisë, 80% e sipërfaqes së plazhit të Durrësit u është dhënë 123 privatëve (të Gjushit) për ta përdorur si biznes me pagesë, ndërsa 20% e rërës i është lënë… popullit, mirëpo faktikisht, në plazhin e Durrësit, nuk ka mbetur asnjë centimetër katror plazh i lirë, pasi sipas “reformës agrare” të kryebashkiakut pazarxhi, është lejuar të pushtohet gjithë plazhi, duke hedhur në kosh VKM Nr. 369, datë 18.5.2016 “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarive të stacioneve të plazheve”.

“Plazhi i jepet, atij që jep më shumë mbi e nën dorë”, privatët që kanë pushtuar plazhet publike, po nxjerrin fitime si “ujët e detit”, duke përdorur rrushfet tek Gjushi, gardhe, çadra, shazlonë dhe… “boksierë” që rrahin qytetarët kur tentojën të futen në plazhe!

Nëse doni të dini se sa fitojnë pushtuesit e plazheve, këtë e tregon skema tarfire e caktuar prej Gjushit, që është 50 lekë qira ditore për 1 m2 rërë, nga e cila nxjerrin minimalisht 500-1000 lekë për çdo 2 metër kartrore shazloni e çadër në ditë, por që shpesh ato merren edhe nga 2-3 herë në ditë! Modelin e Gjushit me plazhet, rezulton se e kanë zbatuar edhe krye-bashakiakët e tjerë nga grykë-derdhja e lumit Buna në veri, deri në Ksamil në jug të Shqipërisë, duke ndarë e dhënë tek privatët 173 “parcela” plazhesh, në 278 kilometër gjatësi bregu deti, nga 316 kilometër që është gjithë vija jonë bregdetare.

1

1

23

Dako ka bërë “reformë agrare” me rërën, ia heq pushuesve ua jep “pushtuesve” me qira 50 lekë/m2, ata e shesin 500-1000 lekë shezlongun në ditë Read More »

Rikonfirmim apo shkarkim? Gjyqtari i Gjykatës së Apelit pret sot vendimin e KPK-së (Emri)

Ditën e sotme në orën 11:00, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Tiranë do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’u njohur me rezultatin e verifikimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese e përbërë nga treshja e gjyqtarëve; Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari do të marrin vendimin përfundimtar nëse Toska do të konfirmohet apo do të shkarkohet nga detyra si pjesë e sistemit të drejtësisë. ‘’Shqiptarja.com’’ ka publikuar pasurinë që gjyqtari ka deklaruar në ILDKPKI që prej vitit 2004.

Gjyqtari posedon vetëm dy pasuri të paluajtshme, konkretisht një apartament me sipërfaqe 91.44 m2, me vlerë 50 292 euro, blerë me kursime, hua dhe me një kredi bankare si dhe 33% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 68 m2, në vlerën 25 000 lekë. Në deklaratën fillestare, gjyqtari deklaron edhe 2 600 000 lekë para cash. Ndërkaq, në vitin 2007, gjyqtari deklaron se ka blerë një autoveturë me vlerë 1 000 000 lekë. Sa i takon të ardhurave, gjyqtari deklaron vetëm pagën e tij, të ardhura nga disa projekte të ndryshme si dhe pagën e bashkëshortes.

Nga viti 2004 deri në vitin 2014, bashkëshortja e gjyqtarit deklaron vetëm një pagë rreth 497 106 lekë, ndërsa më pas, ajo rezulton me disa punë paralele. Në vitin 2016, bashkëshortja e gjyqtari deklaron 48 375 lekë pagë si pedagoge e jashtme, 483 408 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat ‘Albiomed’ sh.p.k, 209 610 lekë ardhura nga paga pranë subjektit privat Qendra Diagnostike Moskat dhe 96 000 lekë të ardhura nga paga pranë subjektit privat person fizik Gëzim Shaholli, ‘Medical farma’.

Pasuria e gjyqtarit Ilir Toska

Viti 2004

Bashkëpronar me 33% i një apartament banimi 68 m2, në vlerën 25 000 lekë.

Para cash 2 600 000 lekë.

Depozitë bankare në vlerën 650 dollar.

Paga vjetore Ilir Toska 1 400 000 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 180 000 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore 1 375 884 lekë, shpërblime 28 400 lekë.

Apartament 91.44 m2 me vlerë 50 292 euro, burimi kursime, hua dhe kredi bankare.

Detyrime në vlerën 7 065 750 lekë për një kredi bankare 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat shlyerje 25 vjet.

Detyrime 12 000 euro për një hua për blerje banese, afat shlyerje 1 vit.

Detyrime -47 421 lekë për kredi bankare marrë më 12.10.2005 me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat shlyerje 25 vjet.

Viti 2006

Paga 1 403 500 lekë, shpërblime 15 000 lekë.

Bashkëshortja paga 160 608 lekë.

Detyrime 6 781 233 lekë për një kredi bankare.

Detyrime -284 527 lekë për kredi bankare shtetërore

Detyrime të paguara në vlerën -12 000 euro për një hua.

Viti 2007
Paga 1 261 285 lekë.

Pagesa nga angazhimi ekspert pranë Shkollës së magjistraturës, 258 euro.

Pagesa nga angazhimi në Projekt të financuar nga AECI, 720 euro.

Pagesa nga angazhimi në Projektin e USAID në vlerën 90 dollar.

Bashkëshortja paga 325 800 lekë.

Blerë një autoveturë me vlerë 1 000 000 lekë.

Detyrime në vlerën 6 496 696 lekë për një kredi bankare.

Detyrime -284 527 lekë për një kredi bankare.

Viti 2008>

Paga vjetore 1 207 394 lekë.

Pagesa nga angazhimi si ekspert projekt EU 1 640 euro.

Pagesa si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës në vlerën 145 800 lekë.

Bashkëshortja paga 338 800 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 6 212 169 lekë për kredi.

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për një kredi bankare.

Viti 2009

Paga vjetore 1 147 173 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 400 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 927 642 lekë për kredi.

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për kredi.

Pasuria 2010

Paga vjetore 1 224 698 lekë.

Bashkëshortja paga 450 000 lekë.

Depozitë për vajzën moshë e mitur vlera 100 000 lekë.

Depozitë për djalin moshë e mitur 100 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 643 116 lekë për një kredi bankare.

Paguar 2 500 euro për studime master pranë M. Barletit

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për kredi.

Pasuria 2011

Paga vjetore 1 230 300 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 362 000 lekë.

Vajza interesa bankare në vlerën 7 620 lekë.

Djali interesa bankare në vlerën 7 620 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 5 034 062 lekë për një kredi bankare.

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për një kredi bankare.

Pasuria 2012

Paga vjetore 1 261 697 lekë.

Bashkëshortja paga në vlerën 465 600 lekë.

Vajza interesa bankare në vlerën 12 021 lekë.

Djali interesa bankare në vlerën 12 021 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 749 535 lekë për kredi.

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për një kredi bankare.

Pasuria 2013

Paga 1 319 446 lekë.

Bashkëshortja paga 497 106 lekë.

Vajza interesa bankare në vlerën 12 695 lekë.

Djali interesa bankare në vlerën 12 695 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 4 465 008 lekë për kredinë.

Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për kredinë.

Pasuria 2014

Të ardhura nga paga, 1 367 063 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mjeke në klinikën mjekësore “Hamdi Sulçebe”, Tiranë, 483 408 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Infermierisë, Tiranë, 21 312 lekë.

Gjendja cash, 150 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e depozitës në emër të vajzës, 112 047 lekë.

Gjendja e depozitës në emër të djalit, 112 047 lekë.

Gjendja e depozitës bankare, 2 645 euro, pjesa takuese 50 %.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 21 312 lekë, pjesa takuese 50 %.

Kredi shtetërore, 5 000 000 lekë, për 25 vjet me normë interesi 3 %, detyrimi financiar i pashlyer 4 505 008 lekë.

Pasuria 2015

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 376 595 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, në emër të vajzës, 8 615 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare në emër të djalit, 8 615 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare, 40.46 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mjeke, 483 408 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, 56 564 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Majlinda Toska të ardhura nga paga si mjeke pranë subjektit Qendra Diagnostike Moskat, Tiranë, 10 000 lekë.

Gjendja cash,100 000 lekë, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e depozitës 349 322.84 lekë.

Gjendja e depozitës 349 322.84 lekë.

Gjendja e depozitës 2 685.72 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë rrjedhëse 56 564 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë 47 895 lekë.

Kredi shtetërore në shumën 5 000 000 lekë.

Shpenzime në shumën 284 526.84 lekë për shlyerjen e kredisë shtetërore.

Pasuria 2016

Të ardhura nga paga, 1 400 650 lekë.

Të ardhurat nga interesat e depozitës 21 euro, 5 172 lekë, 5 172 lekë.

Bashkëshortja, paga si pedagoge 48 375 lekë.

Bashkëshortja, , të ardhura nga paga pranë subjektit privat ‘Albiomed’ sh.p.k, 483 408 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë subjektit privat Qendra Diagnostike Moskat, 209 610 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Majlinda Toska, të ardhura nga paga pranë subjektit privat person fizik Gëzim Shaholli, ‘Medical farma’, 96 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare 2 706 euro.

Gjendja e depozitës 20 000 euro.

Gjendja e depozitës 354 494 lekë.

Gjendja e depozitës 600 000 lekë.

Gjendja e llogarisë 736.84 lekë.

Kredia shtetërore, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 202 501 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë 86 129 lekë.

Rikonfirmim apo shkarkim? Gjyqtari i Gjykatës së Apelit pret sot vendimin e KPK-së (Emri) Read More »

FBI mbyll hetimin e lobimit të PD me para ruse në SHBA, gati rezultati. Shqetësim për stopimin e hetimit të Bashës në Shqipëri, frikë nga ndikimi rus

Organet ligjzbatuese amerikane e kanë mbyllur hetimin për lobimin e kryetarit të PD Lulzim Basha me para ruse në SHBA dhe pritet të nxjerrin shumë shpejt rezultatin.

Burimet nga përfaqësues të FBI në Shqipëri bëjnë me dije se hetimi ka përfunduar pasi janë pyetur të gjithë aktorët dhe faktorët që mendohen si të dyshuar në këtë proces dhe pritet vetëm rezultati që do të bëhet i ditur shumë shpejt.

Madje saktësohet nga FBI se ky rezultat do të vihet në dizpozicion dhe të Prokurorisë Shqiptare, pavarësisht se herë pas here referuar dhe letërporosive që organi shqiptar i akuzës ka dërguar në drejtim të SHBA për këtë qëllim, janë kaluar të dhëna nga ky hetim dhe në Shqpëri për t’i përdorur për hetimin e filluar.

Njëherësh shprehet dhe shqetësimi për stopimin e këtij procesi hetimi nga ana e Prokurorisë Shqiptare, ndonëse rezultatet paraprake të hetimit të FBI në SHBA që kanë ardhur në Shqipëri dhe dokumentacioni i marrë në KQZ nga organet ligjzbatuese shqiptare dhe të ballafaquar me njëri tjetrin nxjerrin në pah shkeljen e ligjit shqiptar nga ana e Bashës dhe PD.

FBI hetoi lobistin e zgjedhur nga PD-ja, Nik Muzin pas investigimit të revistës amerikane Mother Johnes kohë më parë.

Kjo revistë publikoi artikullin ku sipas saj ka gjetur lidhje ruse në paratë e mbërritura në SHBA.
Kjo do të thotë që FBI ka pyetur dhe dokumentuar të gjithë këtë histori lobimi. Por edhe prokuroria shqiptare ka nisur hetimin kryesisht pas shkrimit.

Të dy hetimet zhvillohen në rrugë të ndryshme: FBI shikon nese është shkelur ligji amerikan,
ndërsa prokuroria nese është shkelur ligji shqiptar.

Ligji amerikan e ka të ndaluar ndërhyrjen e parave ruse në lobimin brenda politikës së SHBA. Kurse ligji shqiptar ndalon një parti politike që të harxhojë fonde në zgjedhje pa i deklaruar ato.

Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimeve për kontratat e lobimit të PD, ka dërguar letër porosi dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Mësohet se ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pasi kompania që dyshohet se ka lobuar për PD-në në SHBA, është e regjistruar në këtë vend.

Më parë siç theksuam Prokuroria ka dërguar dhe letërporosi në SHBA, por kompania “Biniata” ka pasur aktivitetin e saj në Skoci. Prokuroria dërgoi letërporosi në SHBA për Nick Muzin.

Por PD po hetohet për kontrata lobimi me kompania të huaj të cilat dyshohet të jene të lidhura me oligarkë rusë të cilat i mundësuan Bashës foton me Trump gjatë vizitës së tij vitin e kaluar.

Çështja e lobimit të PD, u bë publike pas një investigimi nga revista Amerikane “Mother Jones”, e cila hodhi dyshime për lobime me oligarkë rusë.

Revista amerikane Mother Jones, në artikullin e titulluar: Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare, përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialist për Integrim. E njëjta revistë, pak kohë më parë botoi një raport në lidhje me lobimin e Partisë Demokratike në SHBA.

“Vitin e kaluar, Hoëard “Buck” McKeon, një ish kongresmen republikan që kryesonte Komisionin e Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, u pagua për të lobuar në favor të një partie politike shqiptare që donte të lidhej me administratën e presidentit Trump dhe republikanët e kongresit.

Por shumica e shërbimeve të firmës mbulohej financiarisht nga një kompani “guaskë” qipriote, Dorelita Limited. Mbulimi nëpërmjet firmës ishte krijuar nga një avokat qipriot, i specializuar në krijimin e korporatave “offshore” dhe që kishte bashkëpunuar me kompani të lidhura me oligarkë rusë.

Megjithatë, kompania “shell” tani kontrollohet (të paktën në letër) nga një avokat me bazë në Athinë, i cili ka qenë këshilltar i një miliarderi grek shumë të debatueshëm. Burimi i parave që kalonin nga Dorelita te grupi McKeon, firma lobuese e krijuar nga McKeon në vitin 2015, pasi la Kongresin, mbetet e mjegullt. Në fakt, ky mund të jetë gjithë qëllimi.

Këto manovrime ngrenë pyetje se kush ka paguar për lobimin në Amerikë në favor të një partie të vogël shqiptare, fuqi e tretë, LSI, para zgjedhjeve të vitit të shkuar. Marrëveshja misterioze ofron një tjetër shembull të interesave të dyshimta që shfrytëzojnë kompani “offshore” të cilat përdorin sistemin politik të SHBA-ve për të ndikuar politikën në Ballkan.

Mother Jones raportoi se Nicolas Muzin, një ish ndihmës i Senatorit Ted Cruz, i cili kishte punuar edhe për fushatën e Donald Trumpit, ishte paguar nga një kompani “guaskë” skoceze që kishte lidhje me shtetas rusë, të cilët lobonin për opozitën në Shqipëri.

“Qëllimi kryesor i kompanive ‘guaskë’ në vende si Qiproja është që të fshehin veprimtaritë për çështje delikate”, thotë Jeffrey Winters, shkencëtar politik në Universitetin Northwestern, i cili studion rrjetet financiare dhe se si të pasurit shfrytëzojnë kompanitë “guaskë”. “Kjo marrëveshje është mbulur plot me sinjale alarmuese”, shton ai.

Por dhe gazeta më e madhe amerikane dhe një ndër më prestigjozet në botë “New York Times”, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar lidhjeve të kryeopozitarit Lulzim Basha me Rusinë dhe përpjekjeve të tyre për të ndikuar në zgjedhjet elektorale.

Në raportin e saj media e njohur lidh drejtpërsëdrejti lobistin e Bashës me kompaninë ruse, e cila u perpoq të takonte kreun e PD-së me presidentin amerikan Donald Trump.

“Demokratët, të cilët pësuan një pengesë të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënshkruan një kontratë me lobistin amerikan Nick Muzin, i financuar nga një kompani e lidhur me Rusinë.

Qëllimi ishte për të organizuar një takim me kreun e partisë Lulzim Basha dhe presidentit amerikan Donald Trump si dhe katër senatorë republikanë, si (mbështetje) përpara sondazheve.

Ditët para të zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin mundi të sigurojë një vend VIP gjatë një aktiviteti bamirësie të Milwaukee.

Aktiviteti parashikonte vetëm një fotografi me Trump dhe kushtoi 20,000 dollarë (16,000 euro).
Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë (402,670 €), nëpërmjet Biniatta Trade, “vetëm disa ditë para se të realizohej fotografia e rëndësishme me Trump”, shkruan New York Times.

Shqipëria stopon hetimin, pres SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Prokuroria shqiptar përpos letërporosive për në SHBA dhe në Skoci ka thirrur per ti pyetur dhe numrin dy të PD sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani si dhe shefin e financës, Ilir Dervishi, në cilësinë e persononave që kanë dijeni.

Hetimet për çështjen në fjalë nisën kryesisht nga prokuroria muaj më parë, pas dyshimeve se Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ të dhëna të rreme për financimin e kontratave.

Nga verifikimet, selia blu rezulton të ketë deklaruar në KQZ, se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim, në një kohë që kompania e Nik Muzin deklaron tri pagesa në shumën e 675 mijë dollarësh për punën e kryer për llogari të Partisë Demokratike. Konkretisht, pagesa e parë është bërë me datë 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh.

Dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike. E para me datë 27 mars me vlerë 25 mijë dollarë dhe pagesa e dytë prej 500 mijë dollarësh është kryer me 9 qershor. Për hedhur dritë mbi skemën e financimit, prokuroria krahas dëshmisë së shefit të financës Dervishi, përmes letërporosisë dërguar në Shtetet e Bashkuara kërkon edhe dëshminë e lobistit Nik Muzin.

Grupi i hetimit kërkon që Muzin ti përgjigjet disa pyetjeve, mes të cilave se nga kush u kontaktua jo vetëm nga selia blu për të lobuar për llogari të saj, por edhe nga kompania BINIATA dhe përse e lidh këtë tyë fundit me partinë Demokratike.

Po ndërsa prokuroria pret zbatimin e kësaj letërporosie dhe po kërkon dokumenta shtesë nga thesari e tatimet, një shkrim i fundit i revistës amerikane “Mother Johnes” është bërë shkak për debate të forta në vend.

Teksa paraqet skemën e financimit, revista nxjerr dritë edhe emrat e dy shtetasve rusë që duket se kanë rol në kontratat lobuese.

Mësohet se kompania e regjistruar në Skoci është e dyshuar si një kompani guackë, që përdoret nga parajsat fiskale për të pastruar paratë e pista.

Ambasadori Lu konfirmon lobimin me para ruse të PD dhe ndërhyrjet ruse në Shqipëri

Ambasadori Donald Lu deklaroi kohe me pare se se SHBA kanë shumë informacion për lobimin e PD me para ruse në SHBA, duke zbardhur ndoshta pa dashje dhe rezulktatin e këtij hetimi nga FBI amerikane në SHBA.
Nga ana tjetër qeveria amerikane, bazuar dhe në këto rezultate hetimit është shumë e shqetësuar për ndërhyrjet ruse në Evropë dhe investimet e tyre në Shqipëri. Kjo çështje po ndiqet nga afër nga qeveria amerikane.

“Ne, qeveria e SHBA dimë shumë për këtë çështje. Në SHBA, lobimi pranë qeverisë së SHBA është i ligjshëm, përfshi lobimin nga ente të huaja, fuqi të huaja, në këtë rast një parti politike. Por për të lobuar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të ligjshme, lobisti duhet të bëjë deklarime publike të kontratave, të financave dhe të aktiviteteve që ndërmerr, në këtë rast për PD.

Pra, çdo gazetar, çdo qytetar mund të hyjë në faqen e Departamentit të Drejtësisë dhe të gjejë të gjitha këto hollësi, të gjitha kontratat, dhe shifrat. Pra, dimë shumë dhe kemi ditur në fakt për gjashtë muaj se çfarë ndodh me këtë rast.

Janë dy çështje këtu. Njëra çështje është nëse janë shkelur ligje në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri. Në SHBA mund ta dini se kemi ligje kundër të huajve që ofrojnë para për fushata politike.
Në Shqipëri, dimë që Luli Basha ka kërkuar nga prokuroria të hapin një hetim. Kanë hapur një hetim dhe janë në proces për t’i kërkuar SHBA, qeverisë së SHBA dhe prokurorëve të SHBA, për dokumente për këtë çështje. Pra, ka një hetim të hapur në Shqipëri.

Megjithatë, gjëja e dytë për të cilën dua të flas është çështja e Rusisë, sepse Qeveria e SHBA dhe ambasada jonë janë shumë të shqetësuara për prova në rritje të ndërhyrjes ruse në zgjedhje kudo në Europë.

Po e ndjekim çështjen nga shumë afër, nëse rusët kanë dhënë kontribute tek lobisti në emër të Partisë Demokratike dhe Luli Bashës. Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte një përpjekje shumë serioze nga rusët për të ndërhyrë në zgjedhjet e një shteti anëtar të NATO-s”, shpreh shqetëesimin e tij ambasadori amerikan në Tiranë, në një media pak kohë më parë.

Donald Lu këmbëngul se “Kemi monitoruar atë që ndodh këtu me rusët nga shumë afër. Nuk mund të them se kemi shumë hollësi për këtë tani, por ju siguroj që ne këtë çështje e ndjekim nga shumë, shumë afër”.
Pra çështja është me shumë rëndësi për SHBA dhe qeverine amerikane, e cila shreh shqetesimin e saj per mungesen e interesit per hetim te kesaj çeshtjeje ne Shqiperi dhe nderhyrjen ruse./Pamfleti

FBI mbyll hetimin e lobimit të PD me para ruse në SHBA, gati rezultati. Shqetësim për stopimin e hetimit të Bashës në Shqipëri, frikë nga ndikimi rus Read More »

Ajo bën parashikimin dhe do ta ndajë me të gjithë ne urgjent! Meri na tregon se çfarë duhet të bëjnë këto shenja

Sipas astrologes Meri Shehu, ne parashikimin per daten 19 Qershor, kjo date dhe Aferdita ne Luan thuhet se takohet me lidhjen veriore te Henes ne Luan.

LIDHJA VERIORE E HENES ESHTE RRUGA JONE DREJTE TE ARDHMES

Lidhja me Aferditen sot do tregoj FATIN E PERBASHKET qe na lidh te gjitheve me njeri tjetrin

E Rendesishme eshte te kerkojme te mbledhim fuqite tona se bashku per nje fitore me te madhe sociale

Ne rast deshtimi ne jeten personale e sociale duhet te rishikoni ku e keni pozicionuar veten ne ragun social dhe me ke persona keni bashkepunuar.Duhet te rishikoni pozicionet tuaja

Dashi duhet te jete me social dhe me dominant ne vepra bamirese per te patur sukses ne dashuri

Demi do tentoj te gjej mirekuptim me njerzit e familjes duke e ndjere se perkushtimi aty eshte e ardhmja e tyre

Binjaket duhet te jene me te sinqerte e dashamires ne komunikim dhe ne dhenien e mesazheve Sot do kene nje takim interesant

Gaforrja duhet te jap prova besnikesrie dhe zoterie ne qofte se do te kete fitime personale dhe ekonomike

Luani duhet me cdo kusht te perfitoj nga mundesia per reklamuar veten ne nje ambjent ku do kete te ftuar

Virgjeresha mund ta provoj te lere veten te lire shpirterisht dhe ti dorezohet nje pasioni vetem e vetem se e ndjen thellesisht

Peshorja me pak mund mund te fitoj sot zemrat dhe vemendjen e te tjereve dhe kjo do tja lehtesoj te ardhmen

Akrepi do triumfoj ne karriere pasi do bej dicka qe te tjeret nuk do guxonin apo kishin vemendjen ta benin

Shigjetari do perfitoj nga ndihma qe vijne edhe nga large apo jashte vendit duke treguar se zgjerimi i tregut eshte e ardhmja e tij

Bricjapi do perpiqet te gjej pasurine apo sigurine shpirterore duke numeruar te mirat morale qe ka bere dhe cfarre duhet te prese si shkembim

Ujori do kete fat ne partneritet duke bere zjgdhjen e duhur apo bashkepunimin e duhur dhe kjo i rit perqindjen e fitimit

Peshqit e kane karmike sot te gjejne nje pune apo veprimtari qe tu tregoj te tjereve qe di te bej gjera me vlere

Ajo bën parashikimin dhe do ta ndajë me të gjithë ne urgjent! Meri na tregon se çfarë duhet të bëjnë këto shenja Read More »