Aurora

Largim drejt PS-së? Flet deputeti i PDIU-së Dritan Bici

Deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dritan Bici në një reagim për Report Tv, ka komentuar zërat për largimin e deputetëve të PDIU-së drejt Partisë Socialiste. Bici ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë për një kalim tek socialistët. Bici sqaron se është vënë në dijeni për largimin e deputetes Reme Lala dhe Elena Xhina.

Bici shton se vazhdon të jetë në PDIU.

“Jam tek PDIU dhe nuk di gjë për Remen dhe Elenën. I kam marrë vesh nga mediat. Po të isha larguar do të dilja me zë dhe me figurë.”

Deputetja e PDIU-së, Reme Lala të shtunën kur Rama ishte në Dibër në ceremoninë për hapjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, tha se kalonte në PS, bashkë me deputeten Elena Xhina, përfaqësuese e PDIU-së në Elbasan.

Deputetja Xhina,e mohoi kalimin dhe tha se vazhdon të jetë pjesë e një grupit të PDIU-së në parlament.

Largim drejt PS-së? Flet deputeti i PDIU-së Dritan Bici Read More »

E projektuan si kandidat për bashkinë e Tiranës, imami Elvis Naçi merr vendimin përfundimtar

Pak ditë më parë u tha se përballë Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë imami i xhamisë së Tiranës Elvis Naçi. Ky i fundit ka reaguar në një status në rrjetet sociale ku ka thënë se nuk ka ndërmend të merret me politikë deri në fund të jetës së tij.

Elvis Naçi sëbashku me këngëtarin shqiptarin, Sidrit Bejleri kanë nisur një fushatë mediatike ku bëjnë bamirësi për njerëzit në nevojë.

Statusi i Elvis Naçit në Facebook:

“Nuk jam marre ndonjehere me Politike dhe jam i vendosur te mos merrem deri ne diten e fundit te jetes, kam nje pasion dhe dashuri te madhe kur shpjegoj kush eshte Krijuesi i Gjithesise dhe sa kam mundesi do perpiqem gjithmone per ta bere Shqiptarine me te begate dhe me te bukur! Paqe dhe miresi uroj per njerezit e mire”, shkruan Naçi, që u bë i famshëm për deklaratën se femrat nuk duhet të shëndoshen, ndryshe burrat kanë të drejtë t’i tradhtojnë

E projektuan si kandidat për bashkinë e Tiranës, imami Elvis Naçi merr vendimin përfundimtar Read More »

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset shëndetit dhe organizmit

Zhurmat dhe tingujt e lartë janë jo vetëm acaruese por prishin ritmin kardiak të zemrës.

Një studim gjerman zbuloi se zhurmat e vazhdueshme shkaktojnë çrregullim të rrahjeve të zemrës, gjë që çon në mpiksjen e gjakut, ishemi dhe atak në zemër.

Studime të njëpasnjësshme kanë treguar se ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmave është i rrezikshëm.

Shkencëtarët besojnë se jo vetëm niveli i zhurmës, por edhe lloji i tingullit kanë ndikim negativ në mirëqenien e njeriut.

Kjo është e vërtetë sepse deri më tani asnjë nuk është ankuar për melodinën e dallgëve të detit që përplasen në breg.

Kur vjen puna tek perceptimi i rrezikut, njeriu ka prioritet të identifikojë atë që po dëgjon dhe jo sa e lartë është ajo zhurmë.

Kjo është arsyeja përse gjatë gjumit, truri është aktiv në dëgjim.

Zhurma acaruese e trafikut që dëgjohet nga dritarja e shtëpisë e shtyn trupin të prodhojë më tepër kortizol.

Kësisoj, njeriu është i stresuar akoma pa u zgjuar.

Shqiptarët janë ndër më të pambrojturit kur vjen çështja e zhurmave. Zhurmat e trafikut, ndërtimeve, ndotja akustike janë në nivele alarmante çdo ditë të vitit.

Sa më i lartë të jetë niveli i zhurmave rreth njeriu, aq më shumë flitet me zë të lartë dhe aq më të acaruar janë njerëzit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë mbi dëmet që shkakton zhurma e lartë.
Probleme Me Dëgjimin
Kur veshët bombardohen nga zhurma të ndryshma, ato janë të pririt të dëmtohen rëndë.

Veshët tanë vishen me mbi 10,000 qeliza pushi të imët që konverton çdo tingull në sinjal elektrik.

Këto sinjale transferohen në tru dhe na lejojnë të vlerësojmë tingullin, fjalën, muzikën.

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmave dëmton këtë funksion të veshit dhe mund të nxisë humbjen e plotë të dëgjimit.
Inflamacion i Trurit
Zhurma e lartë dëmton pjesët fundore të nervave që janë shumë delikatë.

Ato përçojnë informacion në tru dhe janë të pazëvendësueshme.

Dëmtimi i tyre shkakton inflamacion në tru dhe rrjedhimisht sklerozë.
Humor i Keq
Nëse punoni në ambiente të zhurmshme do të vëreni një përkeqësim të ankthit dhe acarimit.

Zhurma e sfondit të ambientit është e dëmshme sepse vështirëson çdo përpjekje për tu qetësuar vetë.
Imuniteti i Dobët
Zhurma e lartë nxit hormonet e stresit që rrisin tensionin e gjakut dhe e bëjnë trupin më të paaftë për të luftuar sëmundjet.

Sa më zhurmë të ketë në jetën tuaj, aq më të prekur do të jeni nga sëmundjet kronike.
Mungesë Përqendrimi
Nëse ndodheni në një ambient të zhurmshëm, trurit i duhet të filtrojë zhurmën e lartë që t’ju lejojë që të përqendroheni.

Njerëzit që punojnë në kësi ambientesh janë më të lodhur dhe më pak të motivuar.
Probleme Me Gjumin
Zhurma e lartë stimulon trurin dhe e vështirëson qetësimin dhe gjumin e qetë.

Zhurma e jashtme ndikon shumë në cilësinë e gjumit.

Mungesa e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, mbipeshën dhe sëmundjet e zemrës.
Vështirësi Në Krijimin E Familjes
Ndotja akustike ka ndikim edhe tek fertiliteti, por nuk dihen shkaqet mjekësore.

Një studim i kryer në Seul zbuloi se njerëzit që kishin kaluar të paktën 8 vjet nën zhurmë të vazhdueshme kishin probleme me fertilitetin dhe lindjen e fëmijëve./AgroWeb.org

Zhurmat, rreziku tinëzar që i kanoset shëndetit dhe organizmit Read More »

“Dridhen” Lulzimi dhe Saliu, pritet hapja e dosjeve të “21 janarit” dhe “Gërdeci”

Deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare paralajmëruan ditën e djeshme hapjen e dosjeve për Bashën, Berishën dhe deputetët e tjerë të opozitës të akuzuar për afera.

“Kërcënimi” erdhi nga Pjerin Ndreu, i cili nga salla e Komisionit të Sigurisë i kujtoi Berishës, Bashës dhe Partisë Demokratike të gjitha aferat dhe standardet kriminale, sipas tij, të ndjekura prej tyre.

Edhe pse Komisioni i Sigurisë ishte mbledhur për të diskutuar për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për masat ndaj dhunës dhe marrëdhëniet familjare””, debatet e forta mes opozitës dhe mazhorancës nuk munguan. Ishin deputetët demokratë, Myslim Murrizi dhe Xhemal Gjunkshi ata që e larguan vëmendjen nga diskutimi për rendin e ditës për tu fokusuar tek kauza e tyre opozitare.

“Në këto 5 vite policia ka qenë e angazhuar me një axhendë tjetër. Fakti që brenda 5 viteve në mazhorancën tuaj kemi parë në krye të policisë dy ministra të Brendshëm, jo rastësisht se këto nuk janë zgjedhur me goglat e telebingos, por janë zgjedhur të piketuar. I pari ishte kampioni, i dyti që zëvendësoi kampionin kanë qenë strategji e mazhorancës tuaj që në krye të këtij institucioni prej 14 mijë trupash që duhet të luftonin dhunën, krimin dhe trafiqet, ishte pjesë e bandave që kontrollonin trafikun. Nuk besoj që do të ketë kredibilitet kjo polici me këtë ministër që t’i ofrojë mbrojtje atyre zonjave që mund të jenë dhunuar edhe nga një përdorues droge. Këtu mungon vullneti për të zbatuar ligjet, nuk mungojnë ligjet”, tha demokrati Murrizi.

Sipas tij, ligjet në vendin tonë nuk mund të zbatohen nga ata që i kap vetë ligji, qoftë penal, qoftë moral.

“Dridhen” Lulzimi dhe Saliu, pritet hapja e dosjeve të “21 janarit” dhe “Gërdeci” Read More »

Kundër infeksionit në veshka – Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë

Infeksioni i veshkave është një problem i rëndë mjekësor që kërkon trajtim të specializuar.

Infeksioni i veshkave shpesh nis si një infeksion i traktit urinar ose i fshikëzës së urinës që më pas përhapet tek njëra ose të dyja veshkat.

Krahas trajtimit mjekësor, AgroWeb.org ju sjell më poshtë edhe kujdesin që duhet të tregoni në kushtet e shtëpisë në rastet e infeksionit në veshka.
Simptomat e infeksionit të veshkave
Ethe dhe temperaturë;

Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;

Dhimbje abdominale;

Të vjella dhe të përziera;

Urinim i shpeshtë;

Urinë me aromë të keqe dhe me njolla gjaku.
Trajtimi Mjekësor I Infeksionit Të Veshkave
Antibiotikët përbëjnë linjën e parë të sulmit kundër infeksionit.

Nëse infeksioni nuk është i një grade të rëndë, mjeku gjithnjë rekomandon përdorimin e antibiotikëve nga goja.

Antibiotikët në fjalë duhen përdorur për 10 deri në 14 ditë.

Infeksionet më të rënda të veshkave, zakonisht kërkojnë një trajtim më të specializuar që mund të kryhet vetëm në spital.
Trajtimet Natyrale Kundër Infeksioneve Të Veshkave
Hidratimi
AgroWeb.org ju këshillon se pirja e ujit ndihmon në largimin e baktereve nga trupi dhe eliminimin e shpejtë të infeksionit.

Pirja e ujit parandalon infeksionet e traktit urinar ndaj përpiquni të pini të paktën 8 gota me ujë ose lëngje të shëndetshme në ditë.
Lëngu I Boronicës Së Kuqe
Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës.

Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.
Kujdes Nga Kafeja Dhe Alkoli
Roli primar i veshkave është të filtrojë toksinat dhe substancat e dëmshme.

Alkoli dhe kafeina janë një stërmundim për veshkat dhe mund të pengojnë procesin e shërimit nga infeksioni.

Për një shërim më të shpejtë, nuk duhet të përzieni alkolin me antibiotikët.
Probiotikët
Probiotikët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në organizëm.

Për më tepër, ato i ndihmojnë veshkat të përpunojnë më  mirë substancat e ndryshme dhe të funksionojnë më mirë.
Vitamina C
Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron shëndetin e veshkave.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, vitamina C parandalon dëmtime të thella të veshkave gjatë një infeksioni.
Lëngu i Majdanozit
Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes.

Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi.

Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.
Molla
Molla ka një përmbajtje acidike dhe rrjedhimisht pengon rritjen e mëtejshme të baktereve.

Ushqyesit e saj i ndihmojnë veshkat të shërohen më shpejt.
Një Këshillë E Fundit
Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave.

Ato kurrësesi nuk mund të zëvendësojnë një trajtim të specializuar e të rekomanduar nga mjeku./AgroWeb.org

Kundër infeksionit në veshka – Trajtimet e duhura në kushtet e shtëpisë Read More »

Petanik me pulë , nga më të mirat e traditës

Petaniku është traditë kryesisht e jugut të Shqipërisë, konkretisht zonës së Korçës, por sot ai gatuhet gjerësisht edhe nga amvisat në të gjitha zonat e vendit.

Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse.

Ai mund të shoqërohet mjaft mirë me sallata turshie të ndryshme, sallata të stinës të lehta, salcë kosi apo djathë etj.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së petanikut me pulë krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Petanikut me Pulë

Për brumin

500gr miell

250 ml ujë i vakur

vaj ulliri

kripë

Për mbushjen e pulës

1 pulë e vogël

½ l qumësht

4 kokrra vezë

Kripë

Dy lugë vaj ulliri ose 50 gr gjalpë të freskët

Piper

Përgatitja e Brumit

Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.

E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte në formën e brumit për byrek.

Brumin e ndajmë në 15 kuleçë të vegjël dhe secilin prej kuleçëve e hapim në petë të mëdha.

Secilën prej petëve e shtrojmë në një tepsi dhe e fusim për pjekje në furrë por pa i lënë të thahen.

Duhet të kujdesemi që petët të mbeten të buta dhe të palosen lehtë. Kështu veprojmë me të gjitha petët.

Përgatitja e Mbushjes me Pulë

Si fillim pulën e pastrojmë me ujë të rrjedhshëm dhe e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të zjejë.

Më pas, lëngun e pulës e heqim mënjanë dhe mishin e zjerë e ndajmë në copa të vogla dhe i përzjejmë më qumështin dhe vezët derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

E rregullojmë me kripë dhe piper.
Përgatitja e Petanikut
Përmes një furçe kuzhine lyejmë tepsinë me vaj ulliri.

Shtrojmë petën e parë dhe e spërkasim me disa pika vaj ulliri.

Më poshtë, shtrojmë petën e dytë e spërkasim gjithashtu me pak vaj ulliri.

Vijojmë edhe me të tretën e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e petës.

Vijojmë sërish me shtrimin e dy petëve duke i spërkatur me pak vaj ulliri e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë.

Petët e pjekura kur i shtrojmë i spërkasim edhe pak nga lëngu i pulës.

Vijojmë me rradhë deri në fund , ku petanikun e mbulojmë me dy petat e fundit dhe përkasim me vaj ulliri si dhe me lëngun e pulës.

E fusim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 180 gradë dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të hapur nga të dyja anët./AgroWeb.org

Petanik me pulë , nga më të mirat e traditës Read More »

Si të përdorni lëngun e hithrës për problemet me kyçet

Dhimbjet e kyçeve vijnë për shkak të sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme shëndetësore, duke i lënë pacientët në agoni dhe vuajtje.

Këto dhimbje trajtohen me disa kura mjekësore, dhe një prej më të mirave është ajo e hithrës.

Kjo bimë është shumë efikase në zbutjen e dhimbjeve.

Ajo lufton inflamacionin në organizëm, pakëson enjtjen dhe largon dhimbjen.

Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga këto vlera është çaji i hithrës së freskët ose të thatë.

Lëngu i hithrës përmban shumë minerale të shëndetshme përfshirë kalciumin, magnezin dhe hekurin.

Kjo e bën këtë lëng, të jashtëzakonshëm për njerëzit që vuajnë nga anemia, por edhe për parandalimin e sëmundjes që gërryen kockat me kalimin e moshës.
Lëngu i Hithrës Së Freskët
Për këtë lëng ju nevoijitet një filxhan çaji me hithra të freskëta dhe dy filxhanë lëngu me ujë.

Mbani doreza gjatë pastrimit të hithrave dhe lajini me ujë të bollshëm. Më pas, hidhini në tenxhere dhe lërini të marrin një valë. Uleni zjarrin dhe lërini të ziejnë për pak kohë.

Menjëherë më pas kullojeni lëngun dhe pijeni.

Shtojini mjaltë nëse dëshironi.
Lëngu Me Gjethe Të Thata Hithre
Merrni një lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhini në një çajnik me rreth 2 gota ujë.

Ziejeni për 10 minuta.

Pasi ta kulloni lëngun, shtoni mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe pak kanellë që ndihmon kundër inflamacionit.

Lëngu duhet pirë i ngrohtë.

Mund të pini një ose dy gota në ditë për sa kohë ta ndjeni veten më mirë.

Lëngu i hithrës është i fortë dhe ka një efekt të menjëhershëm në organizëm, për shkak të flavonoidëve, karotenoidëve, vitaminave dhe mineraleve.

Hithra është veçanërisht e pasur me kalcium dhe magnez, madje më shumë se barishtet dhe zarzavatet e tjera.

Flavonoidët dhe karotenoidët që gjenden tek lëngu i hithrës, së bashku me sasinë e lartë të vitaminës C, i japin kësaj pijeje efikasitet të plotë në lidhje me fuqizimin e sistemit imunitar.

Aplikimet e ndryshme të hithrës janë po aq efikase, madje më të drejtpërdrejta, por gjithnjë sugjerohet ta pini lëngun  e hithrës për të përfituar më shumë prej tij. /AgroWeb.org

Si të përdorni lëngun e hithrës për problemet me kyçet Read More »

“Teatri Kombëtar, fitili që do i plasi bombën”, deklarata e papritur e aktorit

Prishja e Teatrit Kombëtar po shkakton përplasje mes politikës dhe njerëzve të artit, por edhe këta të fundit ndahen në qëndrimet e tyre. Artistët vijojnë prej disa ditësh të protestojnë projektin e propozuar për ndërtimin e godinës së re të Teatrit, ndërsa një paralajmërimi i fortë ka ardhur nga aktori Neritan Liçaj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Teatri Kombëtar do të jetë fitili që do i plasë në dorë ‘bombën’ arrogancës.

“Teatri Kombëtar do jetë fitili që do i plasi bombën në dorë kësaj arrogance korruptive. Keq për ta që se kuptojnë! (Metaforikisht fjala bomba)”, shkruan aktori.

“Teatri Kombëtar, fitili që do i plasi bombën”, deklarata e papritur e aktorit Read More »