Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein bën të ditur se edhe Gjermania është e bindur që tashmë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen, edhe pse vendimi i Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian mund të përmbajë kushte.
Këtë deklaratë, Fleckenstein e ka bërë në një intervistë për AbcNeës. Sipas Fleckenstein, e rëndësishme, është që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish nê Këshillin e ministrave pas raportimit të mëtejshëm të Komisionit Europian.
“Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar. Ne e dimë që ka probleme.
Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara. Duhet të përqëndrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera.
Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur. Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”, është shprehur Knut Fleckenstein.
Partia Socialiste shumë shpejt pritet që të tronditë politikën. Teksa opozita ka nisur një valë sulmesh ndaj ministrit të Brendshëm, këtë herë do të jetë komisioni i ngritur për të hetuar fenomenin e drogës, ai që do të trazojë Parlamentin.
Ky komision në mbledhjen e fundit vendosi që të kërkohet informacion në disa institucione shtetërore. PD vendosi të kërkojë më vete të dhëna, kryesisht sa i takon ish-ministrit Saimir Tahiri, ndërsa PS dërgoi 8 shkresa për të hetuar fenomenin e kanabisit që kur vendi drejtohej nga Sali Berisha.
Mësohet se institucione si SHISH, prokuroria, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë, Qendra Kombëtare e Biznesit, Gjykata e Tiranës, etj., kanë kthyer përgjigje. Ajo që bie në sy është se PS ka marrë në dorë të dhëna për dy prej pretendimeve të saj kryesore. Socialistët më herët kanë hedhur akuza se LSI ka pasur lidhje të forta me të shumëkërkuarin Klement Balili dhe i ka dhënë atij grante. Për këtë arsye socialistët ju drejtuan me një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, për të mësuar më shumë detaje.
Ditët e fundit kjo ministri ka vënë në dispozicion të gjitha marrëveshjet që janë firmosur me familjen Balili. MB ka dorëzuar të dhëna mbi një kontratë e nënshkruar me datë 20.05.2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili&Co shpk, ku Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion të kompanisë Balili&Co shpk 21.4 hektarë tokë bujqësore në Buronj të Delvinës. Po ashtu janë dhënë informacione për një tjetër kontratë, të firmosur më 06.07.2016, vetëm dy muaj pasi Klement Balili u shpall në kërkim. Gazeta “SOT ka mësuar se Ministria e Bujqësisë ka kryer vetë një proces auditimi për këto kontrata dhe të gjitha gjetjet tashmë janë në dorë të komisionit.
Të gjithë janë pothuajse të bindur; në një univers të pafundëm me miliarda yje dhe shumë herë më shumë planete, nuk jemi të vetëm. Por pse deri më tani nuk kemi gjetur asnjë provë të ekzistencës së jashtëtokësorëve?
Kjo është pyetja e ngritur nga shkencëtari Enrico Fermi, që i dha jetë paradoksit që në korridoret shkencore njihet me emrin e tij.
I fundit që është munduar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje është një ish-shkencëtar i NASA-s. Alan Stern ka qenë pjesë e Agjencisë Hapësinore Amerikane për vite me radhë, duke u përfshirë në 24 misione hapësinore, në tetë prej të cilëve ishte udhëheqës shkencor.
Sot i tërhequr, Alan flet jo vetëm për përvojën e tij tek NASA, por jep edhe mendimin e tij. Ai mbajti fjalën në “Division Planetary Sciences” dhe tha përgjigjen e tij për pyetjen që mundon njerëzimin prej dekadash; nëse alienët janë diku atje, pse nuk i kemi kontaktuar ende?
Stern deklaron se:
Ka shumë teori që mundohen t’i përgjigjen këtij paradoksi. Le të sugjerojmë një tjetër. Që një planet të ketë jetë duhet të ketë ujë dhe ne kemi vëzhguar planete që kanë ujë, por në formë akulli. Botët ujore janë të izoluara dhe vështirë të komunikosh me to për shkak të korracës akullnajore që i mbulon. Këtu mund të fshihen alienët, që mund të mos jenë aq të përparuar, por të veprojnë më shumë si peshq sesa si njerëz”.
Një tjetër opsion, sugjeron ai, është një forma inteligjence jete aliene mund të rriten nëntokë në planete të tjerë, por i qëndron gjithashtu edhe teorisë mbizotëruese.
Sipas kësaj teorie, qytetërimet aliene zhduken para se të zhvillojnë teknologjinë e nevojshme për të udhëtuar në hapësirë për shkak të shterimit të burimeve natyrore në planetin e tyre.
Një skenar të ngjashëm për njerëzimin ka parashikuar në më shumë se një rast i ndjeri Stephen Haëking. Shkencëtari i zëshëm britanik në vitet e fundit të jetës vendosi edhe afate.
Pas shkarkimit nga Kryeministri Rama të Drejtoreshës së Hipotekës së Sarandës, Jonida Abduli, mësohet se dje pasdite është komanduar në këtë post Gledi Duka.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama shkarkoi 6 drejtorë, 4 të Hipotekës dhe 2 të ALUIZNI-t. Shkarkimet erdhën si pasojë e performancës së ulët dhe ankesave nga qytetarët. Menjëherë pas komandimit të tij, ka reaguar dega e Partisë Demokratike të Sarandës, përmes sekretares Matilda Qurku.
Ndër te tjera, Qurku shprehet: “Skandal në institucionet shtetërore të qytetit të bukur të Sarandës, djepit të intelektualëve që tashme po injorohen nga “Rilindja” e injorantëve. Sapo informohemi që në kryë të një institucioni të rëndësishëm të qytetit është emeruar Drejtor dikush që ka vetem 3 muaj eksperiencë në administratën publike dhe 6 muaj në atë private. Vaj me det “Rilindja” e Drejtorëve, skemi parë gjë akoma”.
Sipas Partisë Demokratike të Sarandës, ligji për ZVRPP, përcakton qartë se Rregjistrues në ZVRPP, emërohet dikush që ka të paktën 5 vite eksperiencë pune në administratën publike dhe është specializuar në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme ndërkohë që Duka është emëruar si Zv/Rregjistrues në 16 mars të këtij viti, sërish në shkelje pasi të njejtat kritere vlejnë edhe për këtë pozicion, e brenda tre muajveështë komanduar në krye të institucionit.
Qytetarët e Korçës, Vorës dhe Poliçanit janë më të kënaqurit në rang vendi me shërbimet që marrin prej bashkive të tyre.
Indeksi i kënaqësisë qytetarë u mat nga një anketim që aktivizoi PNUD nëpërmjet projektit STAR në kuadër të matjes së eficencës së njësive të reja të pushtetit vendor që dolën pas reformës territoriale. Ndërmjet të 61 bashkive, qytetarët e Korçës ata të Vorës dhe Poliçanit kanë dhënë vlerësim të lartë, teksa shihet se vlerësimet më të ulëta për shërbimet që marrin nga pusheti lokal e ka dhënë banorët e Dibrës, Fushë Arrësit, Peqinit dhe Memaliajit. Në përgjithësi qytetarët perceptojnë mangësi të konsiderueshme në cilësinë e shërbimeve të ofruara, duke theksuar pabarazinë midis zonave rurale dhe atyre urbane.
Komunitetet shprehën prioritetet e tyre kryesore që kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë vendore, të tilla si mirëmbajtja e rrugëve, uji i pijshëm, asistenca sociale dhe ndihma ekonomike. Në përgjithësi qytetarët ishin më pozitivë për sa i përket lehtësisë së aksesit në shërbime administrative. Për më tepër, qytetarët të cilët kanë pasur të paktën një kontakt me zyrat/sektorët bashkiakë gjatë 12 muajve të fundit, shprehin një nivel të mirë kënaqësie. Për shembull, zyrat me vlerësimet më të larta janë Zyrat e Taksave Vendore (69 për qind), Njësitë Administrative (68) dhe Sportelet e informacionit (66).
Në përgjithësi, vlen të theksohet se nuk ka dallime të theksuara në nivelin e kënaqësisë midis gjinive të ndryshme ose midis banorëve të zonave urbane dhe rurale. Një qëllim i rëndësishëm i qeverisjes vendore është që të ofrojë shërbime publike efektive për qytetarët e saj. Vlerësimi i rezultateve për cilësinë e shërbimeve tregon një vlerësim të ulët nga qytetarët. Niveli i përgjithshëm i kënaqësisë ka marrë 46 pikë nga 100 që është maksimumi, duke treguar një vlerësim nën mesatare. Vlerësimet kanë ndryshime konsiderueshme ndërmjet bashkive urbane dhe rurale të zonave të thella, duke treguar qartë se qasja në dhe cilësia e shërbimeve nuk janë në nivelet e pritshme në zonat rurale dhe ato të thella.
Gjithashtu, qytetarët më të pasur, ata që i përkasin grupeve me të ardhura më të larta, duket se marrin shërbime më të mira se të tjerët. Megjithatë, perceptimi është relativisht më i mirë për aksesin në shërbimet administrative. Në përgjithësi, kapaciteti i qeverisjes vendore për të ofruar shërbime kufizohet nga vështirësitë në infrastrukturë, sistemet për ofrimin e shërbimeve, kapacitetet e burimeve njerëzore dhe burimet financiare të nevojshme. Kjo lidhet edhe me faktin se bashkitë nuk duket se kanë një vizion të qartë për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve në bashkinë e tyre. /Monitor
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet po shkon drejt shkrirjes. Pas largimit të deputetes Reme Lala tre ditë më parë dhe daljes si deputete e pavarur e Elena Xhinës, PDIU-së pritet që t’i largohet edhe deputeti Dritan Bici.
“Sot” ka mësuar se deputeti Bici edhe pse nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar si dy deputetet e tjera të PDIU, prej disa kohësh ka nisur të afrohet pranë Partisë Socialiste. Mbështetës të shumtë si dhe të afërm të deputetit Bici, sipas informacioneve, janë punësuar gjatë kohëve të fundit në poste të ndryshme të administratës nga drejtorët e PS.
Por pikërisht këto punësime janë dhe një sinjal se deputeti Bici shumë shpejt do të rreshtohet krah Partisë Socialiste, ashtu si dhe deputetja Reme Lala. Por edhe pse Dritan Bici deri më sot nuk ka dhënë një vendim zyrtar, ndonëse prej kohësh ka nisur flirtet me PS-në pasi ka votuar krah socialistëve, largimi i tij do ta “shkrinte” PDIU-në në Kuvend, gjatë kësaj legjislature.
Por problemet me partinë e Idrizit, përveç largimeve të deputetëve drejt PS, nuk ndalen me kaq. Eksodi i largimeve ka zbritur edhe në radhët e këshilltarëve bashkiakë. Prej kohësh këshilltarët e PDIU kanë nisur distancimet nga Idrizi dhe janë bashkuar me socialistët. Edhe pse largimet e këshilltarëve deri më sot nuk janë bërë zyrtare, është mësuar se partia e Shpëtim Idrizit është përfshirë nga kaosi dhe se zgjedhjet vendore mund të jenë një goditje për këtë parti.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur plotë 112 zyrtarë të lartë gjatë vitit 2017, për shkak se kanë ushtruar detyrën në konflikt interesi.
Shumë shpejt institucioni i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj do të raportojë në Kuvend për punën e vitit që lamë pas, por gazeta “Sot” ka mësuar se një sërë detajesh.
Përveç kontrollit të pasurisë, një detyrë tjetër e ILDKPI është edhe parandalimi apo zbulimi i konfliktit të interesit.
Në këtë mënyrë inspektorët e ILDKP gjatë vitit 2017 kanë zbuluar se 112 zyrtarë kanë pasur konflikt interesi në detyrën që ata ushtrojnë. Mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë që kanë përdorur postet e tyre për përfitime personale.
Shumë prej tyre, teksa kanë qenë në punë si zyrtarë të lartë, kanë pasur aktivitete private, kryesisht biznese që kanë përfituar nga shteti tendera apo benefite të tjera.
Ndërkohë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka ndalur plot 287 raste, përpara se zyrtarët e lartë të merrnin detyrën. Pra thënë më drejtë, ILDKP ka ndërhyrë në kohë, teksa informuar institucionet se këta persona janë në konflikt interesi, duke parandaluar kështu konfliktin e interesit.
Shkelja e tyre në territorin tonë nuk ka qenë asnjëherë përjashtim. Jo vetëm në vitet e fundit, kur njerëzit vetë kanë raportuar se kanë parë objekte të çuditshme në qiell, e kjo pasi masa ka një pranim të fenomenit, por edhe në të shkuarën dokumentohet se objekte të paidentifikuara kanë vizituar shumë më herët territorin e Shqipërisë.
Ditari i Mihal Gramenos i pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Në shkrimet e publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit patriotik thuhet: “Një natë, teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”
1933….Më tutje, në vitin 1933, në një listë të raporteve jonormale drejtuar Prefekturës së Milanos, përmendet se në daten 8.7.1933 në qiellin e Vlorës dy avionë ndryshojnë drejtim në mënyrë jo normale për teknologjinë e kohës.
Raporti i FBI-së, 18 Korrik 1947….Në një raport të FBI-së, (Agjencia Federale e Hetimeve) shkruhet se “disqet janë vërejtur në Mexico City, Neë Orleans, Philadelphia, Neë York, Boston, Neëfoundland, Paris, Milano, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri.”
Tepelenë, Janar 1963..Banorët e fshatit Kallamishtëz në zonën e Kurveleshit rrëfejnë se panë një objekt të shndritshëm në qiell, por autoritetet asnjëherë nuk pranuan se bëhej fjalë për një objekt të paidentifikuar….
Cërrik, 12 korrik 1993…Në orën 20:00, në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Sipas dëshmive okulare, objekti bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi se një UFO po fluturonte u përhap me shpejtësi në qytet. U lajmëruan edhe forcat e rendit të cilat u përpoqën të kufizonin përhapjen e panikut mes popullsisë. Sipas dëshmive të banorëve, objekti i ndriçuar u zhduk nga qielli rreth orës 22:00.
Roskovec, Fier, 4 Maj 2006..Rasti më i bujshem i vizitës së UFO-ve në Shqipëri është ai i qytezës së Roskovecit. Shumë banorë të qytezës dëshmojnë se aty zbriti një objekt i paidentifikuar. Janë tre rrathë të zinj të fotografuar që sipas banorëve ishin të nxehtë. Një ditë më pas banorët thanë se në asfalt kishte gjurmë të tyre.
Elbasan, 24 Dhjetor 2008…Katër gjahtarë nga Elbasani dëshmuan se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes para Krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit, kanë parë një gjë të jashtëzakonshme. “Ishte si një verbim drite e fortë ngjyrë blu dhe një dritë vertikale e kuqe”, ka rrëfyer Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve.
Tiranë, 7 Gusht 2010….Në mesnatën e 6 gushtit, shumë dëshmitarë në Tiranë raportojnë se panë në qiell tre drita lëvizëse. “Pasdite në Top Channel” përcolli edhe rrëfimin e Resmie Lulos, i cili përkonte me këtë ngjarje. Djali i saj, gjithashtu dëshmitar i ngjarjes, serviri edhe një video amatore ku tregoheshin 3 pika lëvizëse në qiell, të cilat pas një spektakli disa minutësh u zhdukën duke u përhapur në drejtime të ndryshme.