Aurora

Një thirrje urgjente që ka alarmuar të gjithë vjen sot nga mjeku më i besuar shqiptar: Jemi në rrezik të madh nga kjo sëmundje, po përhapet shumë shpejt!

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo flet per semundjen e peste qe ka prekur vendin tone dhe sipas tij “mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…”

Një thirrje urgjente që ka alarmuar të gjithë vjen sot nga mjeku më i besuar shqiptar: Jemi në rrezik të madh nga kjo sëmundje, po përhapet shumë shpejt! Read More »

‘’Hallall ta bëftë Zoti, ja ulni biznesit, ja ngrini familjes, rezultantja njësoj është’’, Rama përplaset me komentuesit

Gjatë ditës së djeshme Edi Rama publikoi në rrjetin social Facebook pasqyrën e uljes së taksave. “91% numri i bizneseve në Shqipëri, të cilat paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin”, shkruante Rama.

Komentuesi: Hallall ta befte zoti o edi rama po shiko se dita dites po mbyllen biznese!!!

Edi Rama: Vertete? Po si ka mundesi qe ne regjistrin e bizneseve rritet numri i tyre? Si ka mundesi qe rritet numri i te punesuarve ne regjistrin e sigurimeve shoqerore? Si ka mundesi qe rriten te ardhurat nga kontributi i bizneseve ne arken e shtetit? Si kane mundesi keto te gjitha, nese do te ishin duke u mbyllyr perdite bizneset?

‘’Hallall ta bëftë Zoti, ja ulni biznesit, ja ngrini familjes, rezultantja njësoj është’’, Rama përplaset me komentuesit Read More »

Thirrja e dëshpëruar e Berishës: O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të përmbysim Jorgo Zografin e dytë!

Deputeti demokrat Sali Berisha është shprehur se populli duhet të ngrihet në revoltë popullore për të përmbysur Edi Ramën. Në një status në rrjetet sociale Berisha thotë se Rama është kriminel dhe anti-shqiptar.

Statusi i Sali Berishës në Facebook

“O sot o kurre duhet te permbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dyte!

Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe per karrigen e tij eshte gati te beje gjithçka:

Te shes detin!

Te shes token!

Te pranoj qindra mijera ish terroriste te ISIS ne Shqiperi!

Te perze nga Shqiperia rinine, te ardhmen e saj!

O sot o kurre duhet te ngrihemi dhe te shporrim kete kalbesire, Jorgo Zograf te dyte nga sundimi shitja e Shqiperise, interesave jetike, vetiake dhe kombetare te shqiptareve! sb”, nënvizon Berisha.

Thirrja e dëshpëruar e Berishës: O sot o kurrë duhet të ngrihemi dhe të përmbysim Jorgo Zografin e dytë! Read More »

Lajmi i fundit: Nëse keni këtë telefon nuk do ta përdorni dot më WhatsApp-in!

Të gjithë jemi familjarizuar me WhatsApp dhe kur lexojmë këtë lajmë nuk na vjen aspak mirë.

Beni kujdes, pasi se fundi eshte njoftuar se aplikacioni nuk do të funksionojë më në disa lloje të telefonave celularëve iPhone dhe Android.

Shërbimi i njohur i mesazheve qe aktualisht zotëron 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, do të heze miliona nga platforma e vet në dy vitet e ardhshme.

The sun shkruan se WhatsApp ka zbuluar me anë të një postimi se kompania do të zhdukë këto lloj sistemesh deri në 1 shkurt 2020.

-iOS 7 dhe më të vjetër

-Android Gingerbread 2.3.7 dhe më të vjetër.

Lajmi i fundit: Nëse keni këtë telefon nuk do ta përdorni dot më WhatsApp-in! Read More »

“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë”, ministria e Brendshme sqaron deklaratën e Hodaj

Kryeministri Rama i cilësoi fantazi gjithë sa u thanë për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri. Ndërkohë që media gjermane ZDF , në një reportazh shkruan se qeveria shqiptare nuk është kundër.

“Më shumë refugjatë në Ballkanin Perëndimor”, ishte titulli i reportazhit gjerman gjetë të cilit shfaqej edhe një intervistë e zhvilluar me zv.ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

“Në të ashtuquajturën rrugë Ballkanike Perëndimore nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Austri, numri i refugjatëve po rritet përsëri”, thuhet në një pjesë të reportazhit të ZDF.

Gazetarja duke përshkruar situatën thotë: “Sipas qeverise austriake në Shqipëri mund të krijohet qendër refugjatesh për gjithë BE. Edhe qeveria shqiptare duket se nuk është kundër. Ajo shpreson për mbështetje financiare dhe anëtarësim në BE”. Ndërkaq në intervistën e tij Hodaj deklaroi se Shqipëria ka kapacitete për të mbajtur emigrantë, por nuk e tha qartë nëse do të ketë kampe.

“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë. E ka treguar këtë edhe në të kaluarën gjatë luftës së Kosovës”, tha Julian Hodaj.

Pas këtij shkrimi ministria e Brendshme ka sqaruar deklaratën e zv. ministrit Hodaj

Sqarim

Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

– Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

– Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete:
“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?”
Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.

Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike humanitare emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri

“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë”, ministria e Brendshme sqaron deklaratën e Hodaj Read More »

Anija e së ardhmes, niset drejt Shqipërisë

Vendin tonë do ta vizitojë shumë shpejt një nga anijet më të sofistikuara. Lajmin e japin mediat greke.

Sipas tyre, katamarani ‘Energy Observer’ është ndaluar për dy ditë në Mikonos dhe më pas do të udhëtojë drejt Shqipërisë.

Super-katamarani i cili vihet në lëvizje ekskluzivisht vetëm nga energjia e rinovueshme është inauguruar në Paris 1 vit më pasrë në ujërat e Sennës.

‘Energy Observer’, kështu quhet katamarani që po bën xhiron rreth botës, e që do të zgjasë 6 vjet, dhe do të prekë 50 vende dhe 101 porte.

Mjeti lundrues ka kushtuar 5 milion dollarë dhe është i gjatë 31 metra dhe i gjerë 12.80 metra.

Anija do të furnizohet me energji nëpërmjet 130 metrave katrorë panel diellor, dy turbina vertikale ere si dhe një sistemi sofistikues i cili filtron ujin e kripur të detit, duke e transformuar në hidrogjen nëpërmjet një elektrolize.

Anija e së ardhmes, niset drejt Shqipërisë Read More »

Kompania Albgaz përgatit planet 10-vjeçare, “ringjall” ARMO-n dhe TEC-in Vlorë

Ndërkohë që rreth vitit 2020 gazi natyror i prodhuar në Azerbajxhan të mbërrijë në territorin shqiptar përmes gazsjellësit TAP, kompania shtetërore e shpërndarjes së gazit Albgaz, e krijuar nga ndarja prej Albpetrolit vitin e kaluar, ka hartuar planin e investimeve për këtë vit, si dhe një plan me afat 10-vjeçar. Ky subjekt sapo ka krijuar edhe një ndërmarrje të përbashkët me kompanina e madhe shtetërore italiane SNAM për të realizuar dhe mirëmbajtur rrjetin e shpërndarjes në vendin tonë.

Investimet planifikojnë mirëmbajtjen e një rrjeti rudimental gazsjellësish, por edhe gazifikimin e vendit nëpërmjet ndërtimit të linjave magjistrale që do të lidhen me TransAdriatic Pipeline, e cila për herë të parë realizon lidhjen e Shqipërisë me rrjetet botërore të gazit.

Sipas ERE-s, gjatë vitit 2017 u evidentua fakti se sektori i gazit në Shqipëri, me infrastrukturë të ngritur që prej vitit 1971, ka nevojë për mirëmbajtje dhe investime të vazhdueshme, në mënyrë që të minimizohen humbjet e gazit dhe të kryhet aktiviteti parësor i transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror. Albgaz sh.a. fillimisht po shfrytëzon linjat e transmetimit të gazit. Linjat e shpërndarjes janë ende në proces, momentalisht nuk ka aktivitet për Shpërndarjen e gazit natyror, deri sa të kryhet rinovimi i infrastrukturës së gazsjellësit. Kjo pritet të realizohet në kuadër të investimeve strategjike me rëndësi kombëtare (Gas Masterplani), ku gazsjellësi TAP AG do të ketë rol suportues në konceptimin, planifikimin dhe implementimin e projektit.

Në këtë kuadër, shoqëria Albgaz sh.a. ka hartuar planin 10-vjeçar të zhvillimit në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të saj, si dhe krijimit të një strukture funksionale për operimin e transmetimit të gazit.

Për vitin në vazhdim, Albgaz planifikon 150 milionë lekë investime. Ndër to përmenden remonte dhe rikonstruksione, por edhe ndërtim e montim tubacionesh, konkretisht në linja si Ballsh-Fier apo Fier-Frakull. Gati 95 për qind e shpenzimeve për këto investime do të sigurohen nga grante.

Ndërkohë, plani 10-vjeçar i zhvillimit të kompanisë është shumë më ambicioz. Në total, parashikohet që pas vitit 2020, që përkon me kohën

e hyrjes së gazit në Shqipëri nëpërmjet TAP-it, e deri në vitin 2027, të realizohen 19.5 milionë euro investime. “Pjesën e luanit” këtu parashikohet ta përbëjë tubacioni i ri dytësor nga Fieri në Ballsh, me vlerë 11.5 milionë euro. Ndëërsa projekti i lidhjes së Fierit me Vlorën duhet të realizohet më shpejt, brenda vitit 2020, për të përshpejtuar lidhjen e TEC-it të Vlorës me gazin e TAP-it, duke e vënë përfundimisht këtë vepër të rëndësishme energjetike në punë, pas viteve të tëra pa aktivitet.

Përveç këtyre, planifikohen edhe linja transmetimi të gazit natyror në Tiranë-Durrës, si dhe një stacion i uljes së presionit të gazit që vjen nga gazsjellësi në Korçë.

ARMO dhe TEC-i

Një ndër investimet, të cilin e ka marrë përsipër kompania shtetërore azere e naftës SOCAR, mund të “ringjallë” uzinën e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, ARMO. Kompania nga Azerbajxhani bëri të ditur dje përmes një deklarate se synon të përgatisë një studim fizibiliteti për ndërtimin e një tubacioni 40 km në Shqipëri deri në fund të vitit 2018. Gazsjellësi transmetues Fier-Ballsh do të ketë një kapacitet vjetor prej 1 miliard metra kub, sipas njoftimit.

Qeveria shqiptare njoftoi në nëntor se miratoi një memorandum mirëkuptimi me qeverinë e Azerbajxhanit për zhvillimin e masterplanit të gazit në Shqipëri.

Lajmi i shpërndarë ditët e fundit nga media vendase Trend njoftonte se kompania, nëpërmjet degës SOCAR Balkan, gjithashtu do të ofrojë një projekt inxhinierik për tubacionin e gazit të planifikuar për të lidhur qytetet jugperëndimore shqiptare, Fierin dhe Vlorën. Dega TAP CP1 – Fier – Vlorë, e konsideruar si një nga projektet prioritare, mbulon një zonë me kërkesa prej rreth 250 milionë metrash kub/vit. Nga kjo sasi, rreth 190 milionë m3/vit do të jenë nevojat e TEC-it ekzistues të Vlorës, me fuqi 100 Megavat dhe zgjerimit të tij në 200 Megavat. Linja e transmetimit është parashikuar të ndërtohet brenda tre vjetësh.

Tabela për planin 10-vjeccar të rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror mund t’a gjeni në Shqiptarja.com/print

Kompania Albgaz përgatit planet 10-vjeçare, “ringjall” ARMO-n dhe TEC-in Vlorë Read More »

Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit, “digjet” në Vetting

Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova i është bashkuar listës së personave që kanë ngelur në procesin e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për shkarkim ditën e sotme për prokurorin Trenova, i cili është njëkohësisht anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesi Lulzim Hamitaj, relatorja Brunilda Bekteshi dhe anëtari Olsi Komici bëri me dije se prokurori i Apelit i është nënshtruar procesit me përparësi si anëtar i KED, në tre komponentë siç janë pasuria, aftësia profesionale dhe integriteti.

Në lidhje me pasurinë, KPK duke iu referuar hetimeve të saj por edhe raportit të ILDKPI, ka konstatuar prokurori i Apelit ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë. Nga verifikimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Trenova rezultoi se nuk justifikonte pasurinë për apartamentin e tij në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007.

“ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rremë. Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. KPK ka kryer kontroll të thelluar. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën “Ferit Xhajko”. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin”, deklaroi relatorja.

Sa i takon aftësive profesionale të prokurorit të Apelit të Tiranës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka sjellë një rast, kur Gentian Trenova ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Sipas KPK, prokurori ka kryer hetim të paplotë, duke mos hetuar për verifikimin e këtij personi. Mirëpo, të njëjtin fat ka pasur edhe hetimi ndaj një prokurori të kapur në korrupsion. Në këtë procedim, sipas KPK kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A. K. Kjo çështje u ndoq nga Trenova, i cili e mbylli hetimin, ndërsa më pas gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim.

Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit, “digjet” në Vetting Read More »