Aurora

Berisha, Meta, Rama e Basha i detyrojnë shqiptarët të largohen. I keqqeverisën, i vodhën dhe u mbyllën çdo mundësi, njerëzit e kupolës kanë uzurpuar gjithçka

Raportet vendase, por dhe ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria zë një ndër vendet e para për frymë për largimet e shtetasve të saj jashtë vendit.

Përmes rrugëve të ndryshme, duke filluar nga aplikimi në të gjitha llotaritë e mundshme, amerikane dhe kanadeze, viza, në mënyrë të paligjshme, shqiptarët janë me “trasta” në dorë në lëvizje të përhershme.
Lëvizje gjithnjë për në drejtimin jashtë kufinjve, për një jetë më të mirë, për një mundësi më të mirë, për një punë më të mirë apo për një shkollë më të mirë.

Opozita akuzon qeverinë e drejtuar nga Edi Rama se është shkaktare për këtë lëvizje të pandërprerë të shqiptarëve jashtë vendit duke boshatisur fshatra dhe zona të tëra.

Akuza është e drejtë, zë vend dhe është fakt se Edi Rama dhe qeverisja e tij përmes politikës që ka ndjekur ka shkaktuar këtë braktisje të madhe të vendit nga qytetarët e saj.

Të njejtën gjë ka bërë qeverisja paraardhëse e Sali Berishës, ku ka qënë një mandat dhe Ilir Meta si aleat bashkëqeverisës ashtu si në mandatin e parë të Ramës.

Për 28 vite me radhë shqiptarët janë përballur me keqqeverisjen e PD, të PS dhe të LSI në mandatet e fundit në koalicion me dy partitë e mëdha.

Secili kryeministër, politikan apo parti në qeverisje e kanë vjedhur dhe rrjepur këtë vend, e kanë shkretuar dhe ua kanë hequr të gjitha mundësitë shqiptarëve që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Po përse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, ku kanë lindur, janë rritur dhe kanë ngritur familje. Madje ikin pa kthyer kokën pas?!

E para nuk kanë mundësi për të garantuar jetesën, taksat janë rritur, shërbimi ndaj qytetarëve është mizerabël.

Shëndetësia, pavarësisht se deklarohet se është pa pagesë nga qeveria aktuale, vetëm zoti të shpëton nga mjekët, të cilët jo vetëm që të rrjepin nga paratë për një ndërhyrje mjekësore të rëndomtë, por të mjekojnë jashtë të gjithë parametrave mjekësore, duke të rrezikuar jetën.

Po ashtu me shërbimin në marrjen e certifikatave të pronësisë, ku pronat janë të mbivendosura dhe mund të të hanë kokën derisa të zgjidhësh çështjen.

Por dhe energjia është stres më vete bashkë me ujin, rrugët janë skandaloze, karburantime çmimin më të lartë në rajon dhe fenomene të tjera që të bëjnë të dalësh natën nga ky vend.

Por dhe ata që e quajnë veten shtresë e mesme bashke dhe me njerëzt e “kamun” kanë probleme themelore me respektin ndaj punës së tyre, vlerësimin dhe mbështetjen nga ana ne shtetit dhe e ligjit.

Ndonëse kanë ndërruar pushtetet, në pikat nevralgjike të administratës janë njerëzit më të besuar të Berishës, Ramës, Metës dhe Bashës.

Të cilët tërheqin pas vetes njerëzit e tyre, duke bllokuar në këtë mënyrë të gjitha shtigjet për ata ekspertë dhe njerëz që kanë arritur diçka me zotësinë e tyre për të kontribuuar në pozicionin që dinë më mirë dhe për të cilin janë të aftë të bëjnë.

Këta aparatçikë partiakë, të lidhur me një mijë e një fije me kupolën politike në vend, arrijnë të bllokojnë tërë administratën dhe institucionet promovuese, duke ua bërë të pamundur njerëzve vërtetë të aftë të kontribuojnë për shoqërinë shqiptare dhe veten e tyre.

Ky kontigjent njerëzish janë të parët që aplikojnë apo lëvizin jashtë vendit, pasi kupola politike në Shqipëri ka bllokuar të gjitha “kanalet”, duke lënë vetëm kanalin komunikues që lëviz përmes listës së partisë dhe të besuarve të saj.

Por dhe poste të tjera që lëvizin sipas përkatësisë partiake, nëse je në Presidencë të gjithë ata të paafte që i ka kapur reforma do të jenë të punësuar të gjithë te gjithë nga Ilir Meta dhe vijnë nga LSI, por dhe që shërbejnë si “tampon” për të gjithë ata që aspirojnë punësim në këtë institucion.

Nëse je i opozitës pavarësisht se mund të mbeten pjesa më e madhe në postet kyçe të administratës, pjesa tjetër punësohet në institucionet që drejton opozita, si KLSH, Avokati i Popullit dhe institucione të tjera.

Madje gjyma e Tiranës është punësuar në bashkitë Vorë dhe Kamëz që drejtohen nga demokratët dhe janë kthyer në çerdhe punësimi vetëm për demokratët.

Kështu ka qënë në gjykata, prokurori dhe organet e tjera ligjzbatuese, pa përjashtuar dhe Shërbimin Informativ Shtetëror, ku militantë të PD gjetën “strehë” tek shërbimi sekret.

Të gjithë tenderat, licensat dhe punët me lekë në Shqipëri janë grumbulluar në një dorë njerëzish që u kanë shërbyer të gjitha pushteteve dhe u shërbejnë dhe financojnë kupolën politike në Shqipëri.

Nuk ka rëndësi se kush është në pushtet, këta biznesmene njihen tashmë, quhen madje si të “Ramës”, “Berishës”, “Metës” dhe “Bashës” ku bëhen emërtesat e tyre.

Këta njerëz kanë grumbulluar gjithë paranë publike në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër është në kushtet e mbijetesës, familentit dhe rruga e vetme është largimi jashtë vendit.

Madje duke lënë pas dhe një barrë me borxhe për shkak se s’kanë punuar se nuk kanë pasur mbështetje politike.

Madje arrihet deri atje sa kupola politike përdor dhe paratë e shtetit për të shpërblyer vetëveten, siç është rasti më i freskët kur kryeministri Rama shpërbleu me jo pak por 13.3 milionë euro vjehrrin e Lulzim Bashës për një ndërtesë të paligjshme të ndërtuar mbi det që iu shemb nga shteti.

Apo dhe lejimi i ndërtimit të kompleksit të 17- katsheve të klientëve të Berishës, Bashës dhe më pas Ramës nga vetë kryeministri Rama, tek Liqeni Artificial në Tiranë.

Dhe të gjithë këto para publike, në dorë të privatit, ndahen mes tyre. Ku ‘tepron’ dhe për të punësuarit në këto biznese që janë nga “dora” e vetë vetë kupolës.

Dhe duke i parë të gjitha këto rrugë të mbyllura nga kupola politike e përbërë nga Rama, Berisha, Meta dhe Basha, pa asnjë mundësi tjetër mbijetese, shqiptarët lënë gjithçka në vendin e tyre dhe largohen jashtë vendit./Pamfleti

Berisha, Meta, Rama e Basha i detyrojnë shqiptarët të largohen. I keqqeverisën, i vodhën dhe u mbyllën çdo mundësi, njerëzit e kupolës kanë uzurpuar gjithçka Read More »

Zbardhet mesazhi i Grigjës për Salianusin: Mu drodh zemra kur të pashë mes gardistëve

Pas skenës së dhunshme sot në Komisionin parlamentar, ku Salianusi tentoi t’u fusë duart oficerëve të Gardës, Grigja i dedikoi atij një postim plot emocione:

“Ajo që ndodhi sot, është një ndryshim i madh me atë çfarë ka mbetur në inkoshiencën time, që është e tradhtuar nga ideja e mos dhënies së pak shpirti në çdo betejë tënden.

Tani unë po kuptoj që ti e ke shpirtin për beteja, dhe jo për dashuri.

Emocionet e tua, ndërsa tentoje të kapeshe me duar nga gardistët, mënyra si futeshe dhe përdridhje trupin mes tyre, ishte aq eksituese dhe mbreslënëse, sa unë zbraza çdo gjë nga kujtimet e mija të trishta për ty.

Ideja se ti ishe gati të hyje mes atyre burrave dhe t’u bëje magji për të mos ngritur as dorën mbi ty, është një dhunti që e kanë qëniet njerëzore që hutojnë meshkujt e fortë.

Dhe ti e ke atë dhunti.

Kjo më heq çdo empati në shpirt për të shkuarën me ty dhe më bind se njeriu do një rrugë të gjatë për të gjetur veten.

Tani unë shpresoj që ti ta ruash këtë emocion dhe të jesh më aktiv, për t’i dhënë shans një të ardhme të re mes nesh, me patosin e njeriut që di të bëjë beteja në emër të emocioneve të tij.

Dhe natyrisht, dhe unë do të shikoj më ndryshe, dhe jo më ndyrësisht, siç të kam parë për qëllime fizike.

Është një idil më i madh dhe më fekondues për atmosferën inkandeshente që na rrethon.

Emocionet që pata kur të pashë mes gardistëve, janë ato që ma vërtetuan se megjithatë unë jam xheloze për ty, dhe kaq mjafton që mos të të lë në duart e tyre.”/Pamfleti

Zbardhet mesazhi i Grigjës për Salianusin: Mu drodh zemra kur të pashë mes gardistëve Read More »

Qeveria miraton paketën fiskale, ja të gjitha taksat që do të ulen

Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e radhës një serë ndryshimesh në taksa. Sipas disa projektligjeve, që duhen miratuar në Kuvend, parashikohen lehtësi fiskale në sektorët e agroturizmit dhe bujqësisë. Bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim.

Ndryshimet parashikon uljen e barrës fiskale për disa sektorë. Taksa kryesore, ku do të ndërhyhet është tatim fitimi. Nga shtatori parashikohet që 56% e bizneseve të jenë të përjashtuara nga kjo taksë dhe 28% të paguajnë tatim fitim në masën 5%. Ndërkohë që vetëm 16% e bizneseve të mëdha të regjistruara do të paguajnë tatim fitim në masën 15%.

Më konkretisht, qeveria ka vendosur që bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim fitim. Ndërsa për ato mbi këtë nivel, tatimi do të jetë 15%. Gjithashtu, është vendosur që edhe për kooperativat bujqësore, ose ndryshe bashkimin e fermerëve, tatim fitimi të ulet në 5%. Po kaq do të jetë ky tatim edhe për bizneset në agroturizëm.

Në paketën fiskale janë parashikuar gjithashtu edhe lehtësi për investimet në fushën e energjisë diellore dhe në atë të agroturizmit. Ministria e Financave ka parashikuar edhe ndryshime në ligjin e TVSH-së. “Normë të reduktuar të TVSH-së prej 6% për shërbimet e akomodimit, ushqimit apo veprimtarive të tjera, që ofrohen nga subjekti I licencuar agroturistik. Sektori i agroturizmit do të jetë një ndër prioritetet e vendit, me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat rurale, e shoqëruar kjo edhe me nxitjen e prodhimit dhe tregtimit të produkteve lokale të zonës”,

Paketa fiskale do të përmbajë edhe ndryshime në ligjin ‘Për taksat vendore”.
“Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve që bëhen në agroturizëm nga personat e pajisur me certifikatë për veprimtari agroturistike. Në këtë mënyrë, biznesi i agroturizmit stimulohet me të njëjtat instrumenta që u përdorën për stimulimin e turizmit elitar me 5 yje”, theksohet në draftin e Ministrisë së Financave.

PAKETA FISKALE E MESVITIT
-Ulje e barrës fiskale

56% e bizneseve 0% tatim fitim

28% e bizneseve 5% tatim fitim

16% e bizneseve 15% tatim fitim

– Lehtësim të investimeve në fushën e energjisë diellore

– Lehtësim i investimeve në fushën e agroturizmit

PAKETA FISKALE E MESVITIT, TATIM FITIMI
Deri në 14 mln lekë/vit 5% tatim fitim

Mbi 14 mln lekë/vit 15% tatim fitim

Kooperativat bujqësore 5% tatim fitim

Bizneset në agroturizëm 5% tatim fitim

PAKETA FISKALE E MESVITIT
Akomodimi, shërbimi në turizëm 6% TVSH

Bizneset në agroturizëm përjashtim nga taksa e infrastrukturës

Sektori i ndërtimit përmirësim i skemës së taksimit

Qeveria miraton paketën fiskale, ja të gjitha taksat që do të ulen Read More »

Vlorë : Pronarët e mjeteve lundruese , protest para policisë kufitare

Shkak për këtë protestë është mos paisja me leje lundrimi nga ana e organeve kompetente.

Rreth 30 pronarë të mjeteve lundruese si gomone, skafe, apo motorra deti, sot kane protestuar lidhur me vonesat e dhënies së lejeve të lundrimit.

“Kemi një muaj që kemi dorzuar kërkesat”, thone ata.

“Ndërkohë kushtetuesja parashikon vetëm pritje për 5 ditë, ka kaluar një muaj dhe nuk na është dhënë asnjë përgjigje. Vera po mbaron!”  thonë pronarët e mjeteve.

“Ne jetojmë dhe ushqehemi me këtë punë. Ndryshimet ligjore në kohë të papërshtatshme po na kushton bukën e femijëve”, thonë ata.

Vlorë : Pronarët e mjeteve lundruese , protest para policisë kufitare Read More »

Monika e Basha nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, nga takimet në selinë e PD, tek përfaqësimi nga Vasili e deri te shkëputja e kontaktit. S’ka koalicion PD-LSI

Në fillim mbledhjet e grupit parlamentar të PD dhe të LSI bëheshin të përbashkëta në selinë e demokratëve buzë Lanës.

Në këto mbledhje merrte pjesë dhe kryetarja e PD Monika Kryemadhi që pozicionohej përkrah Berishës në sallë, ndërkohë që kryetari i PD Lulzim Basha drejtonte mbledhjen.

Merreshin vendime se si do të bllokohej Edi Rama për emërimin e anëtarëve dhe drejtuesve të institucioneve zbatuese të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut.

Por dhe vendosej radikalizimi i opozitarizmit në Kuvend për të mos lejuar zgjedhjen e Arta Markut në krye të Prokurisë së Përgjithshme, pavarësisht se ishte e përkohëshme.

Aty patën zanafillën dhe goditja me miell e Ramës, ministrave dhe vetë Arta Markut.

Madje në mënyrë spontane fluturuan dhe çizmet e Monikës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pa përjashtuar këtu përplasjen me Gardën në hyrje të postbllokut të Kuvendit, ftesën për turmën që të hyjë në sallë dhe aksione të tjera opozitare.

Të gjithë këto i përkasin të së kaluarës së marrëdhënieve të mira mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, kur mbledhjet e grupeve të PD e LSI bëheshin bashkarisht, konsultat bashkë dhe aksionet opozitare bashkë.

Por mosbesimi i Monikës ndaj Lulit dhe mungesa e garancisë se nuk do ta tradhëtojë sërish me Ramën, vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë me kryeministrin herë përmes Ilir Metës e herë vetë, dhe mbi të gjitha kur pa se Edi Rama jo vetëm nuk e ka seriozisht reformën në drejtësi, por është bashkë me Berishën, Metën, Lulin për ta bllokuar atë, Monika Kryemadhi shkëputi lidhjet dhe marrëdhëniet opozitare me Lulzim Bashën.

Pasi shënoi një sërë mungesash dhe mos takimesh me Bashën, por dhe disa sulme frontale ndaj tij, duke e akuzuar se respekton ende marrëveshjen e 18 majit të vitit të kaluar me kryeministrin Edi Rama, ndaj s’besonte më në seriozitetin e liderit demokrat, Monika ndërpreu mbledhjet e përbashkëta të grupit parlamentar të PD dhe të LSI në selinë e SHQUP.

Madje Monika e anashkaloi aq shumë Bashën sa dhe në takimet e krerëve të opozitës në selinë e PD nuk shkonte vetë por dërgonte nënkryetarin e LSI, njëherësh dhe kryetarin e grupit të kësaj partie Petrit Vasili.

Duke anashkaluar Bashën dhe duke i dhënë shanse pothuasje zero një koalicioni të mundshëm për zgjedhjet e pushtetit vendor në qershorin e ardhshëm mes PD dhe LSI.

Pasi jo vetëm që Basha nuk i ka kthyer përgjigje për 22 bashkitë që ka kërkuar të përfaqësojë LSI në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2019, por Monika ka pasur “joshje” dhe nga Edi Rama për mbështetje në bashkitë e Pogradecit dhe Vorës.

Ndërkohë që është fakt që është Edi Rama ai që po mban Metën dhe Monikën jashtë burgut me bllokimin që po u bën ngritjes së institucioneve të zbatimit të reformës në drejtësi SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbajtjes jashtë burgut të “peshqve të mëdhenj”.

Të gjithë këto, shtuar dhe rrjedhjet që kanë lodhur LSI kohët e fundit, kanë bërë që Monika Kryemadhi të shkëpusë komunikimin me Bashën dhe të vihet në kërkim të aleatëve të tjerë të mundshëm, pa përjashtuar këtu Edi Ramën./Pamfleti

Monika e Basha nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, nga takimet në selinë e PD, tek përfaqësimi nga Vasili e deri te shkëputja e kontaktit. S’ka koalicion PD-LSI Read More »

”Kam 2 vite e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, jam e lumtur që jam sot këtu”, gruaja qan para Ramës

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në sallën e hartave ku të pranishëm ishin koordinatorët e bashkëqeverisjes. Një grua mori fjalën, por teksa po fliste ajo ka qarë para Kryeministrit. Sipas zonjës shkak i lotëve ka qenë mosdhënia e ndihmës sociale me një problem me sigurimet shoqërore.

Mes lotëve gruaja tha:

“S’më jepej kempi për shkak të një problemi me sigurimet shoqërore. Kam prej dy vitesh e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, nuk më besohet që jam këtu sot, dhe jam shumë e lumtur. Kur më mori dje zonja në telefon po dridhesha, se dhe unë kaq e re nuk doja të mbetesha invalide. Faleminderit shumë.” (Rama i hedh dorën në sup).

”Kam 2 vite e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, jam e lumtur që jam sot këtu”, gruaja qan para Ramës Read More »

Rama tremb kryebashkiakët: Do t’ju demaskoj publikisht

Kryeminstri Edi Rama ka qenë sot i prerë në paralajmërimin e tij ndaj kryetarëve të Bashkive. Në një takim me kordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes Shqipëriaqëdua.com ai tha se “nga sot çdo rast që ata nuk përgjigjen për zyrën e bashkëqeverisjes do të bëhet publik.”

“Bashkitë nuk përgjigjen shpesh në kohë, është për të ardhur keq, pasi janë për nga natyra dhe përveçse me ligj, duhet të jenë pranë njerëzve, pranë komuniteteve. E vetmja zonë konflikti që kemi ne me qytetarët është pushteti vendor.

Hasim shpesh në shurdhëri dhe indiferencë, nuk kam dashur që të publikoj rastet dhe emrat e kryebashkiakëve, po do jem i detyruar që ta bëj. Zotërinjtë kryebashkiakë, jo zonjat, janë ata që nuk përgjigjen, duhet ta llogarisin që sot se do përballen publikisht.

Është e vetmja gjë që na ka mbetur pasi koordinatorët që merren me Bashkitë janë kthyer në lutësa, më shumë sesa besimtarët që shkojnë në kisha dhe xhami. Kjo duhet të mbarojë së paku nga ne, po rrënojnë dhe reputacionin e platformës. Këtë nuk mund ta lejojmë”, u shpreh Rama.

Rama tremb kryebashkiakët: Do t’ju demaskoj publikisht Read More »

“Klloun i Berishës e shërbëtor të Ramës”, Hervin Çuli “i përvishet” gazetarit: Arsyeja pse PD ma nxiu jetën

Hervin Çuli nga klloun i Berishës tek shërbëtor i Ramës!”, Ky ka qenë titulli i artikullit të gazetarit Armand Maho, që ka sjellë reagimin e Çulit.

Në artikull, Maho i kujton Çulit se si ka“ndërruar lëkurë” nga Berisha te Rama për të përfituar nga pushteti që e bëri tashmë drejtor. Por Çuli nuk e fsheh zhgënjimi  nga partia Demokratike  që siç thotë ai “i nxiu jetën” dhe e bëri të endej sa në një qytet në tjetrin për të mbijetuar si regjisor.

REPLIKAT E PLOTA:

Hervin Çuli: I nderuar Armand! I detyruar nga shume perbaltje te qellimshme per te me denigruar me cdo kusht ne kete kohe te turbullt, po ju sqaroj per disa spekullime te turpshme ne adresen time. Se pari i nderuar se kam mohuar kurre mbeshtetjen time ndaj PD deri ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Ketu besoj qe nuk kam bere ndonje krim. Edhe shume te tjere si une kane besuar qe kjo force politike ishte forca e ndryshimit ne kete vend.

Une mendoj qe kjo gje nuk ndodhi dhe zhgenjimi eshte nje ndjesi e pranueshme per te gjithe njerezit normale.Per sa i perket deshires sime te ethshme per te kapur postin e drejtorit ju sqaroj se ne te vetmin takim qe kam pasur ne 2005 me Kryeministrin e sapo zgjedhur te asaj kohe i kam sygjeruar ne postin e drejtorit te TK-se aktoren Yllka Mujo. Kjo eshte nje deklarate publike qe e kam bere dhe me pare ne shume biseda televizive.

Madje e verteta absolute eshte qe si fillim i kam kerkuar qe te mos e shkarkonte zotin Londo qe sipas meje kishte bere nje pune shume te mire ne ate periudhe. Kuptohet qe ai kete te fundit nuk mund ta pranonte dhe prandaj ne bisede doli dhe emri i aktores se nderuar. Pas kesaJ PD me nxiu jeten dhe pamvaresisht 15 vjet karriere me hoqi nga puna. Per 4 vjet jam endur nga nje qytet ne tjetrin i papune dhe kam bere punen time si regjisor per te mbijetuar.

Per pjesen qe ka lidhje me aktorin Mirush Kabashi nuk e kam fyer ne asnje moment si artist. Kam evidentuar mardheniet e tij te punes me TK-ne dhe genjeshtren per censuren qe aplikohet ne Teatrin Kombetar.

Dhe kur nje njeri genjen nuk e kuptoj se clidhje ka fama ne kete mes!!! Dhe se fundi per fyerjen tende per nivelin tim artistik, te bej me dije qe jam nje regjisor qe kam mbi shpatulla 35 vepra artistike me mbi 300 mije spektatore qe i kane ndjekur ato.Jam shpallur kur Bujar Leskaj ka qene Minister Kulture ne Festivalin Mbarekombetar te Drames Shqipe ne 2006 si regjisori me i mire shqiptar.

E pra i dashur Armand, kam punuar si kafshe, pothuajse dy vepra ne vit, ne profesionin qe nuk ma heq dot askush me nje status ne fb. Vertete fitova si drejtor por kete e bera me nje konkurs publik pa e pare kurre deren e selise se PS-se. Sot, kur mbroj me force ndertimin e nje teatri te ri kombetar, e bej sepse punoj cdo dite bashke me kolektivin e TK ne nje godine te degraduar jashte cdo kondicioni normal pune.Dhe kur kjo histori te mbaroje une perseri regjisor do jem se kolltuku ku me sheh sot nje dite nuk do jete i imi ndersa profesioni deri sa te vdesJu pershendes me respekt i nderuar

Armand Maho: I dashur Hervin. Mua sme intereson personalisht se si je bere drejtor teatri, dhe ska asgje te keqe te zhgenjehesh nga nje force politike. Personalisht me eshte bere qejfi dhe kete ta them sinqerisht. Ne rast se do vizitosh profilin tim une jam marre shume pak ose aspak me teatrin. Nderhyrja ime u be ne rastin kur gjuha qe u perdor ndaj artistit Kabashi, per mua ishte denigruese. Shkrimi im eshte nje krahasim, fundja ska asgje te keqe te aspirosh per karriere por para se ti kujtoh tjetrit rrogen, qe fundja spo e paguan nga xhepi duhet te kthesh syte nga vetja.

Tjetra, kemi qene ne nje vije e ti ndoshta se mban mend, kur kundershtonim te njejtin projekt per teatrin. Sot une se konceptoj se si mund te mbrohet nje afere e paster korruptive e cila synon te betonizoje akoma me shume kete vend ne e cilin jemi lindur e rritur. Duket se largmi se me ate godine po kryhet nje masaker per sa i perket trashegimise kulturore, dhe historise se ketij qyteti. Mbrojtja juaj per prishjen e teatrit nuk ju nderon aspak nderkohe qe koleget vazhdojne protesten perdite ne oborrin e godines. Nuk e di, se vazhdon te qendrosh ne zyre kur koleget jane jashte. Te pershendes

Hervin Çuli:Armand ne cdo daljen time publike kam mbrojtur vetem idene e ndertimit te nje teatri te ri dhe sjam futur ne asnje debat tjeter. Kete ide, sot qe ka nje vullnet politik per ta bere nje teater te ri, do ta mbroj sa te jem ne kete kolltuk. Pjesa tjeter e territorit ha debat dhe skam asnje te drejte te paragjykoj njeri. Por ama nuk mund te jem dakort me dacibaot denigruse kunder cdo individi qe mendon ndryshe. Gjithashtu po ta perseris dhe nje here, nese gjuhe e ashper te duket cmontimi i nje genjeshtre, atehere mendojme ndryshe dhe ketu ska asgje te keqe. Gjithsesi edhe nje here flm dhe pune te mbare.

“Klloun i Berishës e shërbëtor të Ramës”, Hervin Çuli “i përvishet” gazetarit: Arsyeja pse PD ma nxiu jetën Read More »