Aurora

Ngrihet në Vlorë Taske Force, do të monitorojë situatën për sezoni turistik

Sezoni turistik në Vlorë do të monitorohet për herë të parë nga një Taske Force. Kjo u vendos gjatë një takimi midis 13 institucioneve që do të marrin përgjegjësitë përkatëse. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Xhovalin Loka tha se prioritetet në sezonin turistik do të jetë mbrojtja e jetës së pushuesit.

Duke iu referuar ngjarjeve të rënda viteve të kaluara, Loka tha që për mjetet e ujit do kenë një vend të posaçëm dhe do të jenë të gjitha nën vëzhgimin e policisë. Në këtë takim u fol edhe për ndotjen akustike nga lokalet e natës si dhe për ndotjen në plazh. Për të gjitha çfarë u diskutua është hartuar një plan masash me detyrat për çdo institucion shtetëror. /abcnews.al

Ngrihet në Vlorë Taske Force, do të monitorojë situatën për sezoni turistik Read More »

Në Koculë të Selenicës, fshatit mes naftës dhe varfërisë !

Në Kocul të Selenicës shumë banesa po shkatërrohen. Tërmetet, por më së shumti shembjet e tokës, shkaqet e të cilave janë të shumta, i kanë bërë të pabanueshme disa prej tyre.
Për të shkuar në fshatin Kocul nga qyteti i Vlorës të duhen 1 orë e 30 min, edhe pse nuk është më shumë se 30 km larg.

Rruga e shkatërruar e vështirëson mbërritjen në këtë fshat me 150 shtëpi. Por rruga, përballë dramës që të shfaqet në shtëpitë e fshatit, duket të jetë problemi më i vogël.

Një problem shqetësues është edhe shembjet e banesave. 5 banesa janë shembur, dhe më shumë se 30 të tjera janë të pabanueshme nga dëmtimet, çarjet e mureve dhe themeleve kanë detyruar banorët të largohen dhe të strehohen tek të afërmit e tyre .

Koculi shtrihet në një zonë të pasur me naftë si dhe pranë minierës së Selenicës. Por ajo çfarë duhet t’i jepte begati zonës, duket se është kthyer në një mallkim.

Banorët fajësojnë shfrytëzimin pa kriter të këtyre burimeve nëntoksore për demet. Nëse katastrofa nuk ndalet thonë ata, fshati rrezikon të fshihet nga harta./t.ch

Në Koculë të Selenicës, fshatit mes naftës dhe varfërisë ! Read More »

Lajm i mirë për Shqipërinë, ministrat e BE-së pro hapjes së negociatave

Sipas dokumentit zyrtar të Brukselit që ka siguruar Top Channel parashikohet që Këshilli Europian të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në fund të muajit.

Nuk dihet nëse do të ketë aprovim final, ndërsa liderët e vendeve kryesore kanë pikëpamje të ndryshme për zgjerimin e Unionit tani. Por në draftin e konkluzioneve, përgatitur për takimin e 26 qershor të Ministrave të Jashtëm të BE-së, dy ditë para takimit të krerëve të shteteve, propozohet hapja e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë.

“Duke pasur parasysh përparimin e mësipërm dhe në veçanti ecurinë në 5 prioritetet kyçe Këshilli vendos të mbështesë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”, thuhet në dokument.

Por nuk parashikohet që Këshilli Europian të japë një datë, teksa shprehet se me qëllim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ai nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën në drejtësi, veçanërisht përmes Vettingut dhe të prodhojë të tjera rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet; të luftojë krimin e organizuar, veçanërisht kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke mbajtur dhe thelluar momentin aktual të reformës.

“Këshilli i bën thirrje Komisionit Europian të mbikëqyrë nga afër përpjekjet për reformat e mësipërme në Shqipëri dhe do të vlerësojë përparimin në bazë të një raporti të Komisionit përpara mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Këshilli fton Komisionin të fillojë punën e nevojshme përgatitore”, thuhet në draft.

Para këtyre draft-konkluzioneve vihen në dukje rezultatet e para të prekshme, që ka filluara të japë procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kërkohet krijimi i një procesi solid të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të gjitha nivelet.

“Këto objektiva të rëndësishme do të vazhdojnë të monitorohen nga afër duke përfshirë edhe hapjen e negociatave të pranimit”.

Në draft propozimin e formuluar para pak ditësh thuhet se Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë çështjes së azil-kërkuesve ku i kërkon Komisionit Europian të sigurohet që Shqipëria të vazhdojë angazhimin në uljen e numri të kërkesave për azil. Kërkohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe shmangia e deklaratave që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet fqinjësore.

Teksa për Shqipërinë kërkohet edhe dialog konstruktiv qeveri-opozitë, kjo nënvizohet si arritje pozitive e vitit të fundit në Maqedoni, ku kriza politike quhet e tejkaluar, dhe nxiten palët për zgjidhjen finale të çështjes së emrit. Por Maqedonia ia ka dalë edhe kësaj. Vetëm pak ditë pas hartimit të këtij raporti u firmos marrëveshja me Greqinë për emrin Maqedonia e Veriut, duke i dhënë më vlerë propozimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Duket se vend i vetëm që mund të thotë jo është Franca, presidenti i së cilës Manuel Macron vazhdon ta quajë të parakohshëm zgjerimin.

Lajm i mirë për Shqipërinë, ministrat e BE-së pro hapjes së negociatave Read More »

Rrokadë në administratë, punonjësit kalojnë nga një ministri në tjetrën

Bujqësia mbetet me 1947 punonjës, Turizmi bëhet me 1080 “Xhambazllëk” me zyrtarët e shtetit, i hiqen 50 ministrisë së Peleshit, i jepen ministrisë së Klosit

Në “kosën” e qeverisë, këtë herë janë futur punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë, ndërkohë që janë shtuar punonjësit e ministrisë së Turizmit, por në numër të barabartë dhe siç thuhet, ata që do dalin nga zyrat e ministrisë së Peleshit, do të futen në zyrat e ministrisë së Klosit.

Sipas vendimit të miratuar në datën 12 qershor 2018 e të publikuar sot, nga Ministria e Bujqësisë hiqen 5 nëpunës të lartë dhe 45 punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ndërsa ministrisë së Turizmit e Mjedisit, i shtohet 45 punonjës për Inspektoratin e Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, por edhe 5 punonjës për Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU)!

JA VKM Nr. 345, datë 12. 6. 2018 që shkëmben punonjësit

  1. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), për vitin 2018, pakësohet me 50 veta, përkatësisht, 5 punonjës të aparatit të ministrisë dhe 45 punonjës të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 1947 veta.

  2. Numri i punonjësve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU), për vitin 2018, shtohet me 5 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 28 veta.

  3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018, shtohet me 45 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1080 veta/Pamfleti/

Rrokadë në administratë, punonjësit kalojnë nga një ministri në tjetrën Read More »

Gazetarja e Top Channel nxjerr të dhëna që trondisin vetingun, shikoni si marrin euro prokurorët

Për Zotin Hajdut nuk u bë rekurs dhe ai jeton i pafajshëm. Prokurorja 1? Edhe ajo jeton e lumtur në carriers
Shkruan Anila Hoxha

E kemi lënë tek vettingu..

Shembulli 3 !
Kallzimi i shtetases A.

Shtetasja A  u kthye nga Italia për të shitur apartamentin e saj. Banesa ndodhej përballë 2 Kitarave në qytetin  bregdetar. Nxorri njoftimin në një gazetë, shitje banese 3+1 , Kati 5. Shtetasi B, i moshës 65 vjeç nga Fushë Kruja, e lexoi gazetën dhe u shfaq i interesuar për blerjen. Këtë shtetas të dashur vetingar me poshtë po e quajmë Zoti Hajdut. Duke kontrolluar shtëpi që shiteshin ai më pas i vidhte me sukses. Pasi kontrollon shtëpine  “që do të blinte ” I kërkon të zonjës së shtëpise një kafe se nuk po ndjehej  mirë. Gjatë kësaj kohe zoti hajdut ” kontrolloi” shtëpinë me shpejtësi dhe mundi të vjedhë në një sirtar 5 mije euro. Tre orë më pas shtetësja A. telefonoi policine

Hetimi
Pas gjetjes së gjurmëve papilare, policia arrestoi hajdutin. Gruaja e identifikoi gjatë paraqitjes për njohjen. Akuza që ju ngrit nga prokurorja e nderuar,po e quajmë prokurorja 1, ishte për vjedhje, por pas një muaji zoti hajdut na doli se kishte punuar mobilier, në një mobileri pa nipt. Ishte e njejta mobileri që kishte arreduar banesen e vjedhur disa muaj para ngjarjes. Mendje prej  avokati , se si mund të gjendeshin këto gjurmë pas pesë muajsh në banesë, këte vetëm prokurorja e këtij qytetit bregdetar e di.

Prapaskenat

Prokuroria pas hetimit të thelluar e pushoi hetimin. Fatmirësisht prokurorja e ka burrin shumë të besuar e të afirmuar për biznesin. Burri i saj takoi familjarët e “Zotit Hajdut” dhe ata e qerasën me 20 mijë euro. Çeshtja u pushua prej zonjës prokurore të qytetit bregdetar . Policia u ankua për këtë skandal dhe drejtuesi i ri i asaj kohe shfuqizoi çështjen dhe la detyra për hetime të metejshme. Zonja prokurore dha doreheqjen . Kuptohet që lekët nuk i ktheu. Dosjen e mori një prokurore tjetër nga Skrapari. Hall i madh i ra hajdutit dhe avokatit. Kjo e dyta nuk merrte leke.

E hetoi hajdutin dhe kërkoi 2 vjet e gjysëm burgim. Gjykata e shkallës së parë e dënoi me 2 vjet burgim. Ne këto kushte avokatët e zgjidhen çeshtjen në gjykatën e apelit, për çdo njërin nga gjyqtarët u dhanë 10 mije euro. Apeli shpalli pafajësi pikërisht në kohen kur Zoti Hajdut ishte në kërkim, sepse sapo  ia pushoi çështjen prokurorja 1, ai u lirua dhe u arrays.

Për Zotin Hajdut nuk u be rekurs dhe ai jeton i pafajshem. Prokurorja 1? Edhe ajo jeton e lumtur në karrierë.

Avokati? Edhe ai me karriere brilante.

Gazetarja e Top Channel nxjerr të dhëna që trondisin vetingun, shikoni si marrin euro prokurorët Read More »

Bledi Mane: Si fillim më prishni mua, pastaj teatrin!

Po prishem menderisht me kete lloj lufte ku ushtaret fshihen e dezertojne çdo dite. Ta gezoni Teatrin e ri Kombetar!!!
Shkruan Bledi Mane-Public Enemy

E ke memorien funksionale, të kujtohet?

Ne pranveren e pergjakur shqiptare te vitit 1997, mbaj mend kur ishte vendosur gjendja e jashtezakonshme dhe parlamenti i asaj kohe mblidhej naten e diskutonte i frikesuar. Nuk harroj dot diskutimet patetike dhe plot mllef e zjarr te nje deputeti demokrat. Nje deputeti qe bente thirrje per te vrare e shfarrosur rrebelet ne Shqiperine e Mesme dhe ate te Jugut.

Nje deputet qe nderzente hakmarrje dhe ndillte gjak. Ishte Xhevdet Ferri, aktori dhe regjisori shqiptar, asaj kohe deputet i Sali Berishes…

Sa keq i ka perdorur e shtrydhur politika jone artistet dhe veçanerisht aktoret. I ka nxjerre balle tribunave te fushatave elektorale, i ka ulur me bythe ne parlament e i ka komanduar si kukulla pa zë e pa shpirt. I ka perdorur e porsi margarine e skaduar i ka flakur tutje. Rolet dhe arti i tyre jane zbehur para maskaradave te majta e te djathta.

Politika i ka njollosur e i ka përçarë, i ka shtrydhur e eshte tallur historikisht me eliten artistike shqiptare. Politika nuk ka xhirruar nje film me metrazh te gjate e cilesor, por i ka perdorur e i perdor aktoret e ketij vendi si figurante te nje telenovele tipike orientale bajate e te peshtire. E nuk ka faj politika, joooo!

Fajin e kane keta idhujt tane te dikurshem qe shesin veten per nje vend pune, per nje pjate qoftesh, per nje dopio raki sheqeri, per nje rrogë prej dembeli.

Ua ka pire lengun politika artisteve ndaj tani tallet dhe i le te protestojne ne minorance mes vapes per te mbrojtur godinen e recoksur te shtepise se tyre. Beteja ne mbrojtje te Teatrit Kombetar tashme u zhbë e u veremos. U ndy aq keq dje teksa ne mbrojtje te tyre dolen deputetet më groteske te opozites. Muli, Vini dhe djali i Fahriut e vulosen zyrtarisht deshtimin e kauzes se artisteve.

Para pak ditesh kishim skalionet e Artisteve te lodhur perballe Qeverise arrogante, tashme kemi Qeverine perballe Opozites, nderkohe qe artistet mbeten ne mes. Mbeten ne mes te dy tutoreve qe porsi kurva e terheq sa njera palë, aq edhe tjetra. Porsi ato kurvat e lodhura te raskapitura me breke te grisura sa nga pallimi aq edhe nga perdorimi…

Mbreme shkova te protesta e artisteve ne oborrin e Teatrit Kombetar kur çtë shoh? Sazan Guri ligjeronte edhe per teatrin.

Hap televizorin, del Sazani.

Mbyll televizorin hap frigoriferin, del Sazani.

Mbyll frigoriferin hap mikrovalen, Sazani del.

Mbyll mikrovalen hap lavatriçen, perseri gjej Sazanin aty.

O ku, ku! Çfarë brerje po kafshon kauzen e artisteve!

Katandisje plagosese dhe vrastare. Po me zhgenjejne si gjithmone aktoret shqiptare, si ne role ashtu edhe ne realitet. Po ua vjedhin protesten dhe kauzen Sazani dhe sazanet kodoshe si gjithmone. E si gjithmone flamurin e revoltës do ua rrembeje Sazani derisa ndertuesi Çim Fusha tu perplasë ballit ndonje zarf me 100 mije euro Sazanërve dhe aktoret, ah te shkretet aktore do mbeten me gisht ne goje. Aktore amatorë porsi estrada e Ballshit.

Shenim i rendesishem/. Titulli i shkrimit? Mos u keqkuptoni, konotacion artistik. Po prishem menderisht me kete lloj lufte ku ushtaret fshihen e dezertojne çdo dite. Ta gezoni Teatrin e ri Kombetar!!!

Bledi Mane: Si fillim më prishni mua, pastaj teatrin! Read More »

Edi Rama del me një lajm tjetër shumë të keq: Mësoni çfarë po ndodh me deputetin në spital

Shefi i ekzekutivit Edi Rama dha dje lajmin e hidhur për gjendjen e rëndë shendetesore të deputetit socialist Paulin Stërkaj.

Sterkaj aktualisht gjendet në spital, për shkak se dyshohet se ka pësuar ishemi cerebrale.

Deputeti Sterkaj aktualisht po i nënshtrohet rezonancës. Në orët në vazhdim priten informacione më të detajuara rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Miku ynë Paulin Sterkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit Forca mik Jemi të gjithë me ty ”, shkroi kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.

Edi Rama del me një lajm tjetër shumë të keq: Mësoni çfarë po ndodh me deputetin në spital Read More »

Pedagog Shezua si “bankë dhe hipotekë”, deputeti Vlorës mban lartë “flamurin” e pasurive në LSI e parlament, ia kalon Saliut, Lulit e Monës

PA KOMENT/Pasuritë i ka shtuar edhe nga shitja e “Abetare”-s
Shezai Rokaj, deputet i LSI

1) Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 144 m2 plus 2 vendparkime në Tiranë sipas kontratës së sipërmarrjes dt. 17.06.2008, Vlera e ap. 131 000 euro. blerë me: kursime familjare (interesa nga depozitat bankare, të ardhura nga bono thesari, paga, honorare, borde, komisione, mbingarkesa mësimore), 68 000 euro; të ardhura nga mësimdhënia në Itali dhe Tetovë, 25 00 euro; të ardhura nga shitja e librave (abetare, fletore pune, libri i mësuesit, tekste të gjuhës shqipe, fjalor 4 gjuhesh, 3 libra universitare), 38 000 euro.

2) Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 54 m2 te Pishat e Buta, Golem, sipas kontratës së sipërmarrjes dt. 08.08.2005, Vlera e ap. 27 000 euro. blerë me: të ardhura nga shitja e librave (abetare, fletore pune, libri i mësuesit, tekste të gjuhës shqipe, 3 libra universitare), 14 000 euro; kursime familjare ( interesa nga depozitat bankare, të ardhura nga bono thesari, paga honorare, shpërblime, borde, komisione), 13 000 euro.

3) Pronar me 100 % i një ap. banimi me sip. 60 m2 në Orikum, Vlorë, Vlera e ap. 27 000 euro. sipas kontratës së shitjes dt. 26.07.2012, blerë me: kursime familjare (interesa nga depozitat bankare, të ardhura nga bono thesari, paga, honorare, shpërblime, borde), 11 000 euro; të ardhura nga shitja e librave (abetare, fletore pune, libri i mësuesit, tekste të gjuhës shqipe, fjalor 4 gjuhesh, 5 libra universitare), 12 000 euro; të ardhura nga shitja e automjetit tip ‘Volksëagen Golf’ më 16.03.2010, 4 000 euro.

4) Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi me sip. 40 m2 në Vlorë, sipas kontratës së shitblerjes 02.09.2002, blerë me të ardhura nga paga si profesor universitar në Itali, interesa nga depozitat 400 000 lekë), vlera 800 000 lekë.

5) Djali, Iv Rokaj, kontratë porosie për ap. banimi me sip. 105 m2 në Tiranë blerë më 26.03.2014 Vlera e ap. 72 000 euro. Shuma e paguar 68 000 euro, shuma e ngelur pa paguar 4 000 euro. blere me: të ardhura familjare të fituara si parapagim për shitje ap. me vlerë 8 472 750 lekë; të ardhura personale nga paga dhe mbingarkesa mësimore pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT,Albanian University; Këshillit Mbikëqyrës së Regjistrit Detar Shqiptar, 7 000 euro.

6) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 04.10.2017, të ardhura nga paga, honorare, shpërblime, të ardhura nga shitja e librave, të ardhura nga interesat mbi depozitat bankare, 619 076 lekë.

7) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, gjendja e llogarisë bankare deri më 04.10.2017 në një bankë të nivelit të dytë, 1 700 euro.

Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, gjendja e llogarisë bankare deri më 04.10.2017 në një bankë të nivelit të dytë,të ardhura nga paga, shpërblime, dieta nga puna si shefe finance pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave e Patentave, 272 506 lekë.

9) Djali, Iv Rokaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 03.10.2017, të ardhura nga shërbime dhe konsultime juridike, 651 277 lekë.

10) Djali, Iv Rokaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 03.10.2017, të ardhura nga paga pranë Albanian University, Këshillit Mbikëqyrës së Regjistrit Detar Shqiptar, bursave studentore, 27 478 lekë.

11) Djali, Iv Rokaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, më 03.10.2017, të ardhura nga paga dhe mbingarkesa mësimore pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, pagesa si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së UKT sh.a dhe pagesa për komisione të ndryshme, 352 853 lekë.

12) Djali, Iv Rokaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë hapur më 17.03.2017 me afat 1-vjeçar, të ardhura të krijuara për 18 vite nga të ardhurat familjare për qëllime studimi jashtë vendit (depozita bankare dhe interesa mbi këto depozita ndër vite si pasojë e të ardhurave familjare nga shitja e librave (babai), pjesëmarrës në komisione, honorare, mësimdhënie ndër vite (babai).

Të ardhura të akumuluara nga jetesa në Itali, (mësimdhënie pranë Universiteti të Kalabrisë (babai), të ardhura nga paga (babi/mamaja). Të ardhura të shtuara nga dhurimi cash i shumave prej dajës/gjyshërve ndër vite. Nuk është përdorur për qëllimin e krijuar për shkak të fitimit të Bursës Fulbright. Sponsor Departamenti i Shtetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlera 35 000 euro.

13) Djali, Iv Rokaj, detyrim në lidhje me kontratën e porosisë për ap. banimi me sip. 105 m2 në Tiranë, detyrimi për t’u shlyer 4 000 euro.

14) Vajza, Livia Rokaj, gjendja e llogarisë bankare studentore më 04.10.2017, bursë studentore dhënë nga ‘Higher Education Scolarship Foundation for Loë Students at the University of Vienna for LL.M Program në shumën 3 000 euro, gjendja 200 euro.

15) Vajza, Livia Rokaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 04.10.2017, të ardhura familjare, 10 000 lekë.

16) Vajza, Livia Rokaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kartë kreditit më 04.10.2017, të ardhura familjare, 2 000 euro

17) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, pronare me 100 % e një automjeti tip “Mercedes Benz A Class’ blerë më 18.102013 me të ardhura nga interesat bankare ndër vite 300 000 lekë; kursime familjare 300 000 lekë; të ardhura nga dieta (pjesëmarrje në ËIPO, ZEP) e shpërblime 200 000 lekë; dhuratë cash nga mamaja, 100 000 lekë, vlera 900 000 lekë.

18) Djali, Iv Rokaj, pronar me 100 % i një automjeti tip ‘BMË’ blerë më 17.08.2015 në Gjermani me të ardhura familjare 14 000 euro; të ardhura personale nga paga dhe mbingarkesa mësimore pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, Albanian University, Këshillit Mbikëqyrës së Regjistrit Detar Shqiptar, 7 500 euro, vlera 21 500 euro.

19) Kontratë obligacionesh në një bankë të nivelit të dytë krijuar në 31.05.2013 deri në 31.05.2019 me interes vjetor 10 %, të ardhura të krijuara ndër vite si pasojë e mbledhjes së disa llogarive bankare krijuar ndër vite me burim kryesor (interesa bankare të vetë depozitave, kursime nga pagat, shitja e librave, mësimdhënia në universitete brenda dhe jashtë vendit, komisione, mbingarkesa në mësimdhënie, borde pranë Ministrisë së Arsimit, Senatit Akademik, Këshillit të Fakultetit të Histori-Filologjisë ndër vite, vlera 12 000 000 lekë.

20) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, kontratë obligacionesh krijuar me 06.11.2014 me afat 5-vjeçar në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura të krijuara ndër vite si kursime familjare si pasojë e mbledhjes së disa llogarive dhe depozitave bankare me burim kryesor (interesa bankare të vetë depozitave, kursime nga pagat familjare, shitja e librave të ndryshëm të bashkëshortit (kryesisht abetare mbarëkombëtare të shitura në Kosovë e Shqipëri), 6 500 000 lekë.

21) Vajza, Livia Rokaj, bono thesari emetuar më 05.01.2017 me afat 1-vjeçar, të ardhura familjare të krijuara prej 18 vjetësh për qëllime studimi jashtë shtetit (depozita bankare dhe interesi mbi këto depozita ndër vite si pasojë e të ardhurave familjare nga shitja e librave (babai), pjesëmarrjes në komisione, honorare, mësimdhënie ndër vite (babai). Të ardhura të akumuluara nga jetesa në Itali (mësimdhënie pranë Universitetit të Kalabrisë (babai), të ardhura nga pagat (babi/mamaja).

Të ardhura të shtuara nga dhurimi cash nga daja/ gjyshërit ndër vite. Vlera e bonove të thesarit, 4 900 000 lekë.

22) Të ardhura deri më 02.10.2017 nga paga si zv.rektor, Universiteti i Tiranës (të pa-hedhura 2 paga, gusht-shtator), 788 637 lekë.

23) Të ardhura deri në 02.10.2017, si honorare nga mbingarkesa mësimore, 449 782 lekë.

24) Të ardhura deri më 02.10.2017 nga mësimdhënia në Universitetin Shtetëror të Tetovës, 3400 euro.

25) Të ardhura deri më 02.10.2017 nga paga si anëtar i Këshillit Bashkiak-Tiranë, 130 050 lekë.

26) Të ardhura deri më 02.10.2017 nga paga si anëtar i Këshillit Bashkiak, 99 450 lekë.

27) Të ardhura deri më 02.10.2017 nga Senati Akademik dhe dieta, 35 800 lekë.

28) Djali, Iv Rokaj, të ardhura deri më 03.10.2017 nga pagesa si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të UKT sh.a, 160 480 lekë.

29) Djali, Iv Rokaj, të ardhura deri më 03.10.2017 nga pjesëmarrja në Komision Ad Hoc pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, 8 500 lekë.

30) Djali, Iv Rokaj, ambient me qira me sip. 25 m2 për përdorim si zyrë avokatie, marrë me të ardhura nga aktiviteti i avokatisë, 20 000 lekë/muaj, pjesa takuese 25 %.

31) Të ardhura deri më 02.10.2017 nga interesat bankare dhe komisione, 539 999 lekë.

32) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, të ardhura nga pagesa e kuponit të pestë nga emetimi i obligacioneve 5-vjeçare, në një bankë të nivelit të dytë, 182 000 lekë.

33) Të ardhura deri më 02.10.2017, nga shitja e librave – botimet ‘Pegi’ dhe ‘Botime Shkronjë pas Shkronje’, 919 283 lekë.

34) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, të ardhura deri më 02.10.2017, nga paga si shefe finance pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, 647 262 lekë.

35) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, të ardhura deri më 02.10.2017 nga dieta për shërbime jashtë vendit, 150 354 lekë.

36) Djali, Iv Rokaj, të ardhura deri më 03.10.2017 nga paga si pedagog pranë Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 529 938 lekë.

37) Djali, Iv Rokaj, të ardhura deri më 03.10.2017 nga pagesa e orareve mbingarkesë si pedagog pranë Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 208 252 lekë.

38) Djali, Iv Rokaj, të ardhura deri më 03.10.2017 nga puna si avokat (person fizik), 2 250 000 lekë.

39) Vajza, Livia Rokaj, të ardhura nga bursa studentore dhënë nga “Higher Education Scholarship Foundation for Laë Students at the University of Vienna for LL.M Program”, 3 000 euro.

40) Shpenzime për blerjen e një automjeti tip “BMW” blerë më 14.02.2017 me të ardhura nga shitja e një automjeti tip “BMW’” më 10.01.2017 në shumën 7 000 euro; të ardhura nga shitja e një automjeti tip “Kia Karens-A” më 06.10.2014 në shumën 250 000, të ardhura nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Qarkut, Tiranë, 430 000 lekë dhe të ardhura nga interesat bankare 61 000 lekë. Vlera e automjetit, 1 700 000 lekë.

41) Të ardhura nga paga si rektor+shpërblimet, 1 558 983 lekë.

42) Të ardhura nga mësimdhënia në Fakultetin e Histori-Filologjisë, 133 810 lekë.

43) Të ardhura nga projektet, 3000 euro.

44) Të ardhura nga Këshilli i Ministrave, 40 000 lekë.

45) Të ardhura nga Universiteti i Tetovës si pedagog, 4 000 euro.

46) Të ardhura pranë RTSH-së, 280 000 lekë.

47) Të ardhura nga KKSH, 120 000 lekë.

48) Të ardhura nga shitja e librave, 2 universitarë dhe 5 shkollorë, 2 800 000 lekë.

49) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, të ardhura nga paga pranë Ministrisë së Ekonomisë, Zyra e Markave e Patentave 450 124 lekë.

50) Bashkëshortja, Afërdita Rokaj, të ardhura nga shpërblimet, 130 500 lekë.

51) Gjendja e depozitës bankare në një bankë të niveli të dytë, në emër të djalit, deklaruar në vitin 2003 (shtuar me 60 000 lekë+interesa), shuma totale 800 000 lekë.

52) Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 2 700 000 lekë (540 000 lekë interesat dhe 2 160 000lekë kursime), gjendja totale 5 000 000 lekë.

53) Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, deklaruar në vitin 2003, shtuar me 900 000 lekë (300 000 interesa+600 000 kursime), gjendja totale 3 000 000 lekë.

54) Është paguar kësti i fundit për blerjen e ap. në Golem, Durrës, 29 000 euro. Shuma e shlyer, 3500 euro./Pamfleti

Pedagog Shezua si “bankë dhe hipotekë”, deputeti Vlorës mban lartë “flamurin” e pasurive në LSI e parlament, ia kalon Saliut, Lulit e Monës Read More »