Ka një shqetësim në rritje nga partnerët tanë ndërkombëtarë në lidhje me situatën e hetimit të dosjeve të mëdha të krimit, korrupsionit dhe trafiqeve në Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian përmes ambasasdorëve të tyre në Shqipëri, përkatësisht Donbald Lu dhe Romana Vlahutin e kanë paraqitur këtë shqetësim tek Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme Arta Marku.
Duke qënë se SHBA dhe BE janë sponsorët kryesorë të miratimit dhe të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të Vettingut, por dhe janë involvuar konkretisht në zbatimin e kësaj reforme, duke sjellë ekspertë të FBI, gjermanë, britanikë dhe holandezë për gjurmimin e parave të politikanëve shqiptarë si dhe trajnimin e organeve ligjzbatuese shqiptare, kanë kërkuar rezultate konkrete.
Dosjet që janë hapur deri më tani cilësohen si të “lehta” dhe kanë kërkuar me këmbëngulje hetimin dhe dërgimin në gjykatë të dosjeve të mëdha të krimit, korrupsionit e abuzimit me pushtetin dhe të trafiqeve të drogës.
Më konkretisht SHBA dhe BE kanë shprehur shqetësim për bllokimin e dosjes së 613 kilogramëve kokainë kolumbiane të kapur në portin e Durrësit, ku sipas tyre nuk kuptohet se përse nuk arrihet të shkohet tek kupola e trafikut, ku FBI dhe organet e tjera partnere i kanë sjellë thuajse të gatshme të gjitha provat dhe faktet.
Burimet diplomatike bëjnë me dije se partnerët tanë të rëndësishëm SHBA dhe BE përmes ambasasdorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë kërkuar që të kopsitet dhe të dërgohet në gjykatë dhe dosja e Adriatik Llallës pasi provat dhe faktet janë të evidentuara, të sjella nga FBI të gatshme dhe vetëm dërgimi në gjykatë ka mbetur.
Kuptohet pas prerjes së fletë arrestit për ish kryeprokurorin, i cili ka pastruar para, tjetërsuar prona, s’ka deklaruar dhe justifikuar të ardhurat dhe ka kaluar para përmes kufirit tokësor.
Njëherësh Arta Markut i është kërkuar që të mbyllë dhe dërgojë në Gjykatë dhe dosjen e aferës së CEZ dhe DIA, ku shteti shqiptar ka humbur mbi 500 milionë euro dhe që janë përvetësuar nga familja Berisha përmes sekserëve të saj si dhe nga Ilir Meta.
Eshtë e pafalshme sipas partnerëve tanë ndërkombëtarë që një dosje e kopsitur mirë dhe me të gjitha provat dhe faktet dhe që vetëm formalisht kërkon dhe një dëshmi të Berishës ish kryeministër në prokurori, të mbetet e bllokuar pa u dërguar në gjykatë.
Njëherësh është kërkuar një rishqyrtim për dosjen e 21 janarit, ku u vranë katër demonstrues së opozitës së atëhershme para kryeministrisë.
Kjo pasi ekziston mundësia ligjore për një rihapje të tillë dhe për të ripyetur të gjithë personat e duhur, pasi deri më tani vrasja e Aleks Nikës është pa autor.
Njëherësh kanë kërkuar që dosjet e ish ministrave të PS, PD dhe LSI, përkatësishgt Ilir Beqja, Ritvan Bode, Genc Ruli, Edmond Haxhinasto e Sokol Dervishaj të shkojnë në gjykatë dhe të marrin atë që u takon.
Për këto dosje dhe dosje të tjera më pak të rëndësishme SHBA dhe BE ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme që të shkojnë sa më shpejt në gjykatë, duke shprehur shqetësim për zvarritjen e kopsitjes së tyre.
Tek ambasadorët Lu dhe Vlahutin ekziston frika se mos bllokimi i këtyre dosjeve ka ardhur dhe për shkak të presionit të politikës dhe në veçanti të kupolës së saj Meta, Berisha dhe Rama. Të cilët në unison kanë qënë dhe janë kundër zbatimit të reformës në drejtësi dhe arrestimit të “peshqeve të mëdhenj” të politikës shqiptare.
Dhe nësë ka ndodhur kjo, SHBA dhe BE kërkojnë nga organi i akuzës që të bëjnë publike dhe rastet kur janë përballur me presionin e politikës dhe sidomos të kupolës së saj./Pamfleti
Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu pasi ka përfunduar një cikël leksionesh do t’i kthehet profesionit të tij si shkrimtar. Në një intervistë për gazetën ‘’Panorama’’, ai rrëfen raportin me të shkuarën, por edhe thashethemet e pikëpyetjet mbi qëndrimin e tij në Spanjë.
Këtë pranverë, Universiteti Europian i Tiranës, organizoi ciklin e parë të leksioneve “Lektorium/ guest lecturer”. Ju z. Shehu ishit i ftuari i parë dhe për 5 javë rresht keni qenë i pranishëm në auditoret e UET-së duke bashkëbiseduar e diskutuar me studentët e programit Komunikim-Marrëdhënie Publike. A mund të na thoni se si ka qenë eksperienca juaj gjatë këtyre orëve leksioni?
Kjo eksperiencë ishte një gjë e re për mua, të paktën në Shqipëri. Në fakt, këtë cikël leksionesh, pak më të zgjeruar, e kam dhënë edhe në Barcelonë vitin e kaluar, në një universitet të hapur që quhet “Shkolla Europiane e Humaniteteve”. Ua propozova drejtuesve të universitetit, duke menduar se do të kishte interes, si nga ana ime për të pasur kontakt me studentët shqiptarë, ashtu edhe këtu për të sjellë diçka të re.
Edhe pse i gjithë materiali u përshtat edhe u kompaktësua në një numër më të vogël orësh, tema e përgjithshme që i lidh ato është raporti i ligjërimit letrar me ligjërimin filozofik, se si konvergojnë edhe ribashkohen, duke filluar nga shekulli i 19-të. Epiqendra e kësaj është Niçja, duke vijuar më pas me marrëdhëniet edhe ndikimet e dyanshme të letërsisë dhe psikanalizës. Ekzistencializmi, ishte një temë tjetër, si një filozofi e bërë për letërsinë dhe, së fundmi, në formën e mbylljes së rrethit, sepse ndodh e kundërta e përmbysjes që bëri Platoni me ndarjen e ligjërimit filozofik nga ligjërimi letrar.
Cila është kënaqësia që keni marrë edhe sfida që keni hasur në auditor me studentët gjatë këtyre 5 javëve leksion?
Kënaqësia ishte ajo e vëmendjes dhe, veç asaj, ishte edhe një farë provimi sepse në auditor kishte edhe të jashtëm, pedagogë apo intelektualë që vinin për të më dëgjuar me interes. Një herë, madje, ishte prezent edhe një njohës i mirë psikanalizës, siç është Ardian Vehbiu dhe që ishte një provë për mua.
Sikurse ishte edhe profesor Arben Muho nga Universiteti i Tiranës, profesor shumë i mirë i filozofisë dhe në leksionin që mbajta mbi ekzistencializmin, pati ndërhyrje nga ana e tij edhe mundësi për të dialoguar, duke më krijuar bindjen që kisha folur mirë edhe nuk kisha bërë ndonjë gafë.
Pra, pak a shumë, u kthye në formën e një agoraje publike, ku jo vetëm studentët, por edhe qytetarë të thjeshtë erdhën në universitet. Njerëz me interes edhe nga universitete të tjera, edhe nga bota intelektuale
Si e shikoni këtë zhvillim për universitetet shqiptare? Atje ku ju jetoni është një praktikë normale, por për Shqipërinë, çfarë risie sjell në terma të mësimdhënies?
Atë duhet ta dini më mirë ju që jeni në universitet dhe që jeni këtu, sepse unë shpresoj që kjo të vazhdojë dhe universiteti të vazhdojë të jetë i hapur duke e thyer përditshmërinë. Veç asaj, mendoj se risia qëndron te një lloj transversaliteti, e një gjëje ndërdisiplinore, letërsia dhe filozofia; po janë të afërta, por kanë dallimet e tyre. Sot, në botën akademike dija është e ndarë në parcela që shpeshherë janë të shkëputura nga njëra–tjetra dhe, në përgjithësi, jo vetëm këtu, mungon interdisplinariteti.
Z.Shehu, ndoshta për shkak të simbolikës që ju përfaqësoni si individ, po sa herë që ju jeni në Shqipëri; vjet në çmimin “Kadare”, si kryetar i jurisë dhe sivjet si i ftuar në leksione, në qytet bëhet zhurmë. Kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja pse ishit i ftuar në Forumet UET, në një prej të martave. Do të doja të ndanit me ne këtë eksperiencën e ballafaqimit me një audiencë më të madhe që nuk ka vetëm studentë.
Aty kishte studentë, kishte edhe pedagogë, ose të paktën ata bënin më shumë pyetje dhe mua m’u duk sikur shkoi mirë, interesante….
Ju duk?
Po, sepse është përshtypja ime, secili ka përshtypjen e vet, pati edhe mendime të kundërta. Për shembull, u tha sikur unë paskam heshtur, ndërsa, mesa dëgjoja, gazetat të nesërmen ishin mbushur me atë që kisha thënë unë.
Ndoshta ishin mbushur prej heshtjes?
Si mund të mbushet me heshtje? Jo. Sikurse u thanë edhe gjëra të pavërteta, spekulime d.m.th. pse rri në Spanjë Ju bënë të ndiheni keq? Ju ngacmuan duke ngritur te ju pyetje ekzistenciale
Në fakt, kjo është një gjë që ndodh herë pas here në mediat shqiptare, nuk është asgjë e jashtëzakonshme, që të trillohen gjëra, herë pas here ka trillime, ka edhe fiction…
Sipas përshtypjes suaj, ju dhatë më shumë informacion apo dhatë më shumë të vërteta?
Ç’do të thotë kjo? Informacioni është i rremë ose i vërtetë, si edhe opinionet janë të vërteta apo të pavërteta, po mendoj se më shumë pati refleksion, gjykim, opinion sesa dhënie informacioni, kjo është përshtypja që kam.
Tanimë në Shqipëri është bërë jo trend, por një nevojshmëri për të folur dhe për të hapur diskutime në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Ky lloj diskutimi juve ju vë në një pozicion komod apo ju bën pak ankthioz, në parehati? A do të donit të përballeni apo të jeni një zë dëshmitar i asaj që ka ndodhur
Unë kam shkruar për të shkuarën, kam libra të tërë, të cilat flasin më tepër për atë periudhë, madje, më kanë kritikuar se pse përqendrohem në atë periudhë, duhet të flasësh më shumë për të tashmen. Gjykimi im ose përshtypja ime për këtë frymë mbizotëruese për të shkuarën, i ngjan një të sëmuri që është me ethe të forta dhe flet në jerm për idhuj të vdekur sepse diskursi për të kaluarën është një lloj kurioziteti ndaj ish-pushtetarëve të së shkuarës, kuriozitet, prapa të cilit ka, mendoj unë, njëlloj përuljeje.
Ju thatë që keni shkruar shumë libra, ndërkohë, para pak kohësh keni deklaruar se jeni në nisje të një projekti tëri për një figurë deri diku emblematike të komunizmit, që ka ndërruar jetë pak kohë më parë, Liri Belishovën. Çfarë do të përmbajë ai libër dhe kush e mbështet këtë projekt?
Ky është një projekt i botimeve UET Press, pjesë e kolanës për figura të ndryshme të historisë, ndaj mendova dhe propozova që të shkruaj këtë libër për Liri Belishovën.
Ndoshta është fëmijërore, po pse Liri Belishova?
Jo nuk është fëmijërore! Pse e zgjodha? Shiko, ajo ka një jetë interesante, fatkeqësisht, interesante. Interesante për shkak të fatkeqësive edhe të tragjedive; një vajzë e re, shumë e re, përqafoi idealet e komunizmit në një kohë kur të rinjtë, përgjithësisht në Europë kishin këtë lloj ideali. Pastaj vjen në pushtet dhe pëson një goditje të rëndë së bashku me burrin e saj, Nako Spirun, i cili vetëvritet e shpallet tradhtar e armik, e ajo, për rrjedhojë, shihet si e tillë gjithashtu.
Mbas një kohe të shkurtër, Nako Spiru rehabilitohet edhe Liri Belishova rehabilitohet, duke u ngjitur sërish në majat e pushtetit, një nga njerëzit më të pushtetshëm që mund të numëroheshin me gishta. Nuk kalon shumë, 12 vjet dhe prapë pëson një goditje, por kjo është përfundimtare. Prapë shpallet armike dhe është absurde se si u godit ajo; goditja kaloi edhe mbi familjen, burrin e saj të dytë dhe një nga vëllezërit e saj, i kam pasur në burg dhe ata u dënuan rëndë, 20 i shoqi, 25 i vëllai, ndërsa ajo vetë kaloi 30 vite në internim më fëmijë të vegjël.
Për më tepër, pati edhe drama të mëdha familjare, vdekjen e vajzës. Jeta e saj është një jetë ku u përthyen tragjeditë e kohës, u nis nga një idealizëm i madh dhe pastaj ai pushtet që doli nga ato ideale, u zvetënua e ra mbi të. Veç kësaj, është fakti i të qenit grua sepse është një botë burrash; pushtetin e mbajnë burrat, gratë janë të shtypura dhe janë të diskriminuara,jo vetëm këtu, por edhe në vendet më të zhvilluara.
Imagjinoni një vend me tradita patriarkale si Shqipëria dhe një vend ku pushteti totalitar kërkon egërsi, ashpërsi të mëdha, natyrisht aty janë burrat që sundojnë dhe është një vend jo i mirë për gratë. Ajo ka qenë e vetmja grua që ka pasur një farë peshe në atë kohë që në moshë shumë të re, 22 vjeçe. Edhe diçka tjetër që më ngjall interes tek Liri Belishova është se ajo ka bërë katarsis, ka qenë shumë e kthjellët për të gjykuar sistemin, vetveten si pjesë e atij sistemi dhe e atij pushteti.
Mund të them se ajo dhe Bedri Spahiu kanë bërë katarsis. Që kur e kam takuar në ’91-shin, pak muaj pasi dola nga burgu dhe Liria kishte një vit që ishte kthyer nga internimi, m’u duk shumë e kthjellët në gjykimin e atij sistemi. Në atë kohë kishte pak njerëz me atë kthjelltësi.
Libri që mbështetet nga UET Press është rrëfim personal apo do bazohet në dokumente arkivorë?
Libri bazohet në dokumente arkivore, por edhe në biseda që kam pasur me Liri Belishovën. Dëshmitarë nuk ka, ose pothuajse nuk ka, d.m.th mund të ketë ndonjë familjar, por njerëz të tjerë që kanë qenë me të në kohën që ajo ka qenë në pushtet, ata kanë vdekur ose janë njerëz që kanë një qëndrim tjetër, që nuk do t’u pëlqente ky libër dhe që nuk mund të bisedohet me ta. Kështu që, kryesisht, do të bazohet në biseda me të edhe në dokumente. Megjithatë, do të bëj një përpjekje mos gjej ndonjë njeri që e ka njohur në kohë të ndryshme.
Ngaqë kanë mbetur kaq pak njerëz, mendoni se pati kaq pak reagim në momentin që ajo ndërroi jetë?
Nuk e di, mund të jetë kjo që thoni ju, por edhe që për faktin se ajo pati një kundërvënie të qartë ndaj atij regjimi, ka njerëz që nuk e duan ose që e bojkotojnë…
Edhe elitat e sotshme?
Elitat e sotme nuk e di, ndoshta, po të bëja krahasim me persona të tjerë të asaj periudhe që nuk jetojnë më. Pra, nuk mund të jap gjykim.
Sërish i kthehem asaj deklarate, e cila për mua si e rritur në periudhën pas, nuk kanë mbetur shumë dëshmitarë, të asaj periudhe dhe ndoshta në momentin që ne do të vetëdijesohemi për të përballur vetën me këtë diskutimin me të shkuarën nuk do të ketë më vërtetësi në trajtimin e saj, ndaj pyetja që kam për ju vjen si një përsiatje filozofike; çfarë ndodh kur jemi brenda shpellës, një shpellë brenda shpelle, ku mundësia për të marrë vesh të vërtetën nga ata që e kanë kaluar do të jetë inekzistente?
Shiko, dëshmia ka gjithmonë njëlloj subjektiviteti, janë këndvështrime të ndryshme, por është shkruar për atë periudhë, ka dokumente, problem është sa të gatshëm janë njerëzit dhe sa interes ka sot që t’i lexojnë ato. Besoj se ka material, ata që kanë jetuar në atë kohë, kanë folur. Pastaj këto duhen ballafaquar dhe parë me kujdes. Unë sot shoh ose një mungesë interesi, ose një shndërrim të kësaj në sensacion që është e kundërta e historisë.
Po e ngjyrosim më shumë se ç’duhet?
Jo, por po e shndërrojmë në sensacion gazetaresk, duke botuar gjëra të vjetra si lajm i ditës dhe përsëriten sërish si lajm i ditës, sensacione të ditës. Historia ka një gjë, ka një kontinuitet, ndërsa gazeta është e kundërta, gazeta merr copa, është fragmentare, çdo ditë jep një lajm, njëlloj sikur t’i nxjerrësh gjërat jashtë kontekstit. Kur shohim aktualitetin që japin gazetat, aty ka kontekst, ndërsa nga e kaluara ne marrim copa, është krejtësisht e kundërta me metodën e historisë. Pse mendoni se ndodh ky “anapullim”? Mendoj për shkak të asaj çfarë ka ndodhur, ndodh edhe kjo. Janë ngatërruar gjërat keq edhe përcillen nga një brez në tjetër po aq keqazi.
Duke dashur t’i shpëtoj klisheve të mbylljes së intervistave, por më duket se do të bie sërish pre e saj, do të doja ndoshta prej jush një këshillë për studentët, mbas 5 javësh që ndatë me ta.
Këshillat do më dukeshin pak si paternaliste, mund të thosha sugjerim. Po mendoj se do ishte mirë që studentët, po sidomos studentët e humaniteteve ose të shkencave sociale të mos mbeten vetëm në programin e tyre, por, nëse gjejnë kohë, të shkojnë dhe të dëgjojnë leksione nga fakultete apo departamente të tjera, që mund të jenë plotësuese.
Ashtu do ta kuptojnë më mirë edhe lëndën e tyre. Për këtë duhet të mungojnë, duke lënë ndonjë orë dhe duke hyrë në lëndë të tjera. Mendoj se do t’i bënte mirë. Tjetra është se janë të rinj, duhet të shijojnë jetën! Megjithëse ata ndoshta nuk kanë nevojë për këtë se duhet ta dinë më mirë se unë.
Bashkim Shehu, në Spanjë me pensionin e babait
Edhe pse në mënyrë të tërthortë, Bashkim Shehu hodhi poshtë akuzat, sipas të cilave, ai ka vendosur të jetojë në Spanjë për shkak të pensionit të të atit, ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, i cili ka marrë pjesë në Luftën e Spanjës. Gjatë intervistës në vijim, Shehu u shpreh se “u thanë edhe gjëra të pavërteta, spekulime d.m.th pse rri në Spanjë edhe nuk kthehem në Shqipëri. Gjëra të tilla, nuk e di, s’e kuptoj…”. Akuzat e drejtpërdrejta për këtë çështje kanë ardhur pikërisht nga një pedagog i Universitetit Europian të Tiranës, ku Shehu dha një cikël leksionesh.
Duke iu referuar një prej “Forumeve në UET”, ku ishte i ftuar Bashkim Shehu, pedagogu Klementin Mile shkruan në gazetën “MAPO”: “Shkaktar i heshtjes së Bashkim Shehut mund të jetë vetë ai. Si shumë individë të tjerë të lidhur direkt me udhëheqjen e dikurshme komuniste të vendit, Bashkimi mund të jetë duke u treguar fleksibël.
Atij mund t’i leverdisë më shumë të heshtë se sa të flasë. Për shembull, atij nuk i leverdis të thotë se arsyeja kryesore pse jeton në Spanjë është se kështu mund të tërheqë pensionin si hero lufte që shteti spanjoll i jep babait të vet, Mehmetit. Ndoshta te Bashkim Shehu mund të bashkekzistojnë shkrimtari i mirë, përkthyesi i shkëlqyer dhe biri i ish-Kryeministrit komunist vetëm në heshtje”.
Duket se po merr një tjetër rrjedhojë skandali i paralajmëruar i Intesa Sanpaolo Bank, e cila pushoi nga puna 70 punonjës të Veneto Banka.
Kujtojmë se kjo bankë italiane në Shqipëri është blerë së fundmi nga ana e Intesa Sanpaolo Bank Itali, në vlerën e vetëm 1 euro por kujdes sepse Qeveria Italiane ka derdhur në arkat e Intesa Sanpaolo Bank shifrën e 2.5 miliardë euro.
Para të cilat po kjo bankë, pra Intesa Sanpaolo Bank do të duhet t’i përdorte për të likujduar klientët e kredive të këqija, por gjithashtu edhe punonjësit e bankave të Grupit Veneto Banka dhe Bankës Popolare di Vicenza, të cilët do t’i largonte nga puna.
Operacioni i shit-blerjeve të këtyre bankave në Itali, vitin që shkoi u kërkua nga ana e Kryeministrit Italian Gentilioni, dhe u aprovua nga Senati dhe Parlamenti Italian.
Mund të themi që ishte një operacion bashkimi bankash, i cili qëlloi fitimprurës për Intesa Sanpaolo Bank në Itali dhe në vende të tjera të Europës.
Pra në të gjitha vendet ku Veneto Banka ishte prezente me filialet e saj, por kjo jo në Shqipëri ku 70 punonjësit sot e shohin veten nga sot, në rrugë të madhe.
Ndërkohë bëjmë të ditur se nga burime brenda stafit të Veneto Banka, 70 punonjësit e saj, janë lajmëruar vetëm me anë të një njoftimi me e-mail për pushim e tyre nga puna.
Po sipas punonjësve të Veneto Banka, “Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri ka aplikuar ligjin shqiptar për pushimin nga puna që çuditërisht favorizon punëdhënësin dhe jo punëmarrësin, kur bëhet fjalë për ndryshimin e pronësisë.
Po sipas tyre, ky është një ligj që nuk vlen aspak në raste të tilla, sepse banka është blerë në Itali me vlerën 1 euro, me anë të një pakete shpëtimi të iniciuar nga ish-Qeveria Italiane e Gentilionit, e miratuar nga Senati dhe Parlamenti Italian me votat e deputëve italianë e dekretuar edhe nga Presidenti i Italisë Mattarella.”
Por nëse në Itali, vend ku ka shumë banka dhe çdo gjë që ka të bëjë me aktivitetin bankar të tyre, ku në rrisk janë aksionerët apo klientët e bankave, deri edhe tek punonjësit e tyre, çdo gjë kalon për aprovim në Parlament dhe Senat, në Qeveri dhe tek Presidenti, në Shqipëri Banka e Shqipërisë këto raste çuditërisht i trajton si “operacione bashkimi bankash”, njësoj si të ishte ndryshimi i pronësisë së një dyqani.
Për të mos folur këtu për papërgjegjshmërinë e Ministrisë së Financave e drejtuar nga z. Ahmetaj, që në këtë rast është shkrirë me atë të Punës, por edhe me Qeverinë Rama, Parlamentin Shqiptar apo Komisionin e Financave e drejtuar nga z. Braçe deri tek Presidenti Meta. Të gjithë këta, përjashtuar Kryeministrin Rama, e mbajnë veten për ekonomistë dhe financierë.
Pra të gjithë heshtin para këtij mega-skandali, një skandal që ka plasur ende pa dhënë Banka e Shqipërisë miratimin përfundimtar të bashkimit të dy bankave italiane, Intesa Sanpaolo Bank dhe Veneto Banka.
Një skandal që i gjen klientët e Veneto Banka në një lloj amulli të plotë, pa asnjë informim dhe proces transparence se çdo të ndodhë me ta, imagjino për 70 punonjësit e Veneto Banka. Në fakt e kush pyet për ta…/Pamfleti
Pyjet kanë qenë për shekuj me radhë një simbol i fortë i tokës arbërore. Për to kanë shkruar autorë të shumtë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë shekujve, madje kanë lënë mbresa të pashlyeshme për masivet pyjore të Lurës, Martaneshit, Shebenikut, Moravës etj.
Por masivet pyjore në fjalë nga më gjigandët në Europë, u shkretuan në këto 27 vitet e fundit, si pasojë e makutërisë së pushtetarëve.
Deputetë dhe ministra, në bashkëpunim me fiunksionarët e pushtetit lokal, të cilët hedhin firmën në letër për shfrytëzimin e pyjeve, i kanë sjellë vendit dëm kolosal, jo vetëm në vlerën drusore, por edhe mjedisore në tërësi.
Për shkak të prerjes së pyjeve sot ka më pak oksigjen, ka më pak ujë, ka më pak gjelbërim, ka më pak jetë.
Për shkak të prerjes pa kriter të pyjeve, janë shtuar vatrat e erozionit, janë dëmtuar argjinaturat, ka përmbytje masive e të përvitshme dhe fenomene të tilla si rrëshqitjet e rrëzimet që dëmtojnë linjat e transportit, ujësjellësat, kanalet ujitëse etj.
Një nga shkatërruesit më të mëdhenj të mjedist në Shqipëri është Lëvizja Socialiste për Integrim.
Me kohë “Perandori i korrupsionit” Ilir Meta ka shtënë në dorë mekanizmat që cojnë në dëmtimin e masiveve pyjore, duke e përdorur lëndën drusore deri për eksport.
Atje ku drejtojnë bashkitë e LSI-së, nuk po mbetet më pyll në këmbë.
Si shembull duhet marrë Bulqiza, e cila në territorin e saj administrativ ka një prej masiveve më të mëdha pyjore në rang vendi.
Por pyjet madhështorë e shekullorë të Bulqizës janë dëmtuar në pjesën dërrmuese të tyre.
“Pylli i Zi” (emri lidhet me drurët halorë që krijojnë ngjyrë të errët) që ekzistonte përqark liqeneve akullnajore në zonën e Martaneshit dhe Tërnovës është dëmtuar thuajse krejtësisht.
Pisha, bredh, ah, lis e shumë specie të tjera të pyllit të lartë janë shuar përfundimisht. Si pasojë po shkojnë drejt zhdukjes edhe liqenet akullnajore, një nga bukuritë dhe pasuritë më të mëdha e më të rralla të Shqipërisë dhe të Europës.
Është LSI pra, dhe cifti famëkeq Meta-Kryemadhi, por edhe të tjerë, që kanë shtrirë kthetrat e tyre prej vitesh në masivet pyjore në Bulqizë, duke bërë batërdinë.
Së fundmi, banorët e zonës janë rebeluar, sepse kanë kuptuar se lejet e shfrytëzimit të pyllit që jepen nga bashkia dhe agjencitë shtetërore të ministrisë së linjës po cojnë drejt zhdukjes së plotë të pyllit në sektorin midis Balgjajt dhe Malit të Arajsit (Mali i Bardhë), pyll që kushtëzon në një farë mënyre edhe ujin e pijshëm dhe atë ujitës për këta banorë.
Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Bulqizë, që drejtohet nga LSI që të anulojë vendimin dhe firma që ka marrë përsipër për të prerë edhe drurin e fundit në këtë zonë të tërhiqet. Banorët e shkretë bëjnë roje me radhë, sepse frikësohen mos bastardët shkojnë natën e presin pyllin. Ankesat në polici e në shtet as lexohen.
Le të imagjinojmë për një moment në cfarë vendi jetojmë? Dhe shteti, që mendojmë se e kemi, për kë punon?!
Nuk është rastësi që është zgjedhur Bulqiza për t’i vuajtur këto të zeza. Kromin po ia vjedhin Samir Mane me oligarkët e tjerë, deputetë e ministra, që nuk i cojnë fitimet në arkën e shtetit dhe në shërbim të qytetarëve, por në xhepat e tyre. Pyjet po ja shkatërron LSI, e cila ka marrë mision të mos lërë një dru në këmbë në zonën e Bulqizës.
Banorët po përpiqen të mbrojnë pasurinë e përbashkët me shpirt ndër dhëmbë, por janë tradhtuar nga shteti i tyre, i cili lëshon licensa shfrytëzimi që janë skemë e hapur korrupsioni dhe marrëzie.
Dhe kjo sitiuatë vijon prej më shumë se një viti, duke falsifikuar firma, letra e dokumente, vetëm e vetëm që hajdutët e LSI të shkretojnë masivet pyjore në Bulqizë.
Deri kur do të munden banorët ta ruajnë pyllin? A ka shtet që të mbrojë qytetarët e vet?
Jo, nuk ka, realisht nuk ka. Shteti për qytetarin ka vdekur, ai është vënë në dispozicion të hajdutëve të LSI dhe ciftit famëkeq të korrupsionit Meta-Kryemadhi. /Pamfleti
Sipas dokumenteve të CIA-s pretendohej se mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut ka patur gjithmonë përplasje, ku sipas amerikanëve thuhej se Hoxha rrezikonte postin e tij. Sipas gazetës ‘’SOT’’ në dokumentet e deklasifikuara thuhet se ka patur edhe përplasje mes shqiptarëve në emigracion. CIA tentoi t’i përdor ata për të rrëzuar Enver Hoxhën.
Korrik 1953
Shfrytëzim i mundshëm propagande i ngjarjeve të fundit qeveritare në Shqipëri
Vërejmë se në riorganizimin e fundit të qeverisë më 23 korrik duket se kontrolli i pushtetit mbetet në duart e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, teksa i pari vazhdon si kryeministër dhe udhëheqës i partisë, ndërsa Shehu, edhe pse i liruar nga roli i sekretarit të Komitetit Qendror mban postin e ministrit të Brendshëm dhe të zv. kryeministrit. Nuk e di sesa informacion kemi mbi rivalitetin mes të dyve dhe as mbi lidhjet e secilit apo mbështetjen e BRSS që Shehu ka gëzuar deri tani.
Por doja të dorëzoja këtë zhvillim të fundit për t’u marrë në konsideratë për trajtim dhe shfrytëzim në elementet e propagandës. Unë mendoj se mund t’i japim atyre trajtim të zi ose të hirtë, sipas tematikës se Shehu është “njeriu i Berias” dhe se po vuan dhe ai pasojat e rrëzimit të Berias në BRSS. Por gjithsesi pozita e Shehut mbetet e fortë sa për të mos u shkarkuar plotësisht nga Hoxha, dhe në fakt ruajti postin e rëndësishëm të kreut të sigurisë së vendit.
Bazuar në informacionet e fundit nga burimet brenda qeverisë shqiptare që deri tani kanë rezultuar të besueshme, duket se do të ketë lëvizje të tjera të Hoxhës për të minuar pozitën e Shehut. Nuk dihet se deri në ç’masë Shehu është në dijeni të planeve për të, por supozohet se duhet të ketë informacione mbi komplotin dhe raportohet se ka marrë masa për mbrojtjen e vetes. Meqë ra fjala, ku jemi në lidhje me qasjen e re të DASH mbi rëndësinë e akordit të ri Greqi-Turqi-Jugosllavi për Shqipërinë. Subjekti i Shqipërisë u ngrit përsëri në takimin e fundit me PSB, ku u theksua nevoja e veprimit. Kryetari Dulles besonte se duhet të avancojnë aq shpejt sa e lejojnë kushtet diplomatike.
5 mars 1954
Tentativë Kupi-Kryeziu për diskreditimin e Komitetit Shqipëria e Lirë
Abaz Kupi dhe Said Kryeziu po tentojnë të diskreditojnë Komitetin Shqipëria e Lirë me anë të letrave drejt qeverisë së SHBA dhe Britanisë, ndërsa Gogo Gaqi me një iniciative private i ka shkruar sekretarit të shtetit Dulles në mbrojtje të aktiviteteve të Komitetit. Deklaratat e mëposhtme janë provat e fushatës së pamëshirshme për të sabotuar Komitetin e rikonstruktuar dhe për të diskredituar sponsorët e tij amerikanë. Burimi i informacioni karakterizohet si me anësi nga BKI por situata e prezantuar prej tij duket e saktë.
Kjo duhet marrë në konsideratë si një sinjal i mundshëm për kursin e ardhshëm të Komitetit. Pas hartimit të programit të ri, Komiteti i riorganizuar së fundmi hyri në një fazë konfuzioni dhe paqartësie, në një situatë që i leverdis vetëm armiqve të tij, qofshin ata Enver Hoxha, Tito apo ekstremistët e Ballit Kombëtar Agrar. Ka kritika të ashpra në rrethet shqiptare ndaj Komitetit, të cilat po intensifikohen nga propaganda e Partisë Agrare. Nga fundi i shkurtit 1954 sponsorët amerikanë të Komitetit njoftuan Vërlacin dhe Këlcyrën se Kupi dhe Kryeziu kishin dërguar letra proteste te ambasadat amerikane dhe britanike.
Komunikimet e tyre me agjencitë shtetërore në Uashington dhe Londër, thonë se metodat e Komitetit janë bërë arbitrare dhe po influencohet nga konsulentë të këqij. Më tej ata thonë se anëtarësia e Komitetit është artificialisht e fryrë dhe se nuk po funksionon në mënyrë demokratike pasi krerët e tij urdhërojnë kursin e veprimit pa konsultime e diskutime. Protesta e tyre përfundonte duke kërkuar që të ngrihet një komision hetimi i cili të marrë masat e nevojshme të korrektimit.
Krerët e Komitetit Verlaci e Këlcyra sugjeruar që të pakënaqurit të konfrontoheshin për protestën e tyre, sipas linjave të mëposhtme :
Duke theksuar se çdo hap i marrë pa njohurinë e kolegëve të Komitetit është mungesë besnikërie dhe vetëm dëmton Komitetin, i cili është duke u përballur me tentativa të tjera sabotazhi.
Kupi e Kryeziu të pyeten nëse ky është opinioni i tyre personal apo nëse përfaqëson linjën e partisë.
Të përcaktohet natyra e përmirësimeve që ata mendojnë se do të përmirësonte Komitetin
Ne nuk ishim gati ta çonim çështjen në sesion ekzekutiv, gjë që do të kishte qartësuar qëndrimin e Kupit e Kryeziut. Por menduam ta lëmë në dorë të Hasan Dostit trajtimin e dy të pakënaqurve duke kërkuar shpjegime. Dosti u takua me ta në shoqërinë e anëtarëve të tjerë dhe kërkuan shpjegime. Ata nuk mohuan ankesat dhe thanë se Komiteti dhe anëtarët e tij po ktheheshin në një kukull të CIA, se Komiteti ishte zgjeruar shumë dhe se nuk e pranonin zgjerimin e Komiteti me shtatë anëtarë kristianë, disa prej të cilëve ishin zgjedhur në kryesi pa kriteret e nevojshme. Gjonmarkaj theksoi se këto ishin kundërshtime që duheshin ngritur kohë më parë dhe jo në një kohë kur riorganizimi i Komitetit ishte aprovuar. Ai shtoi se anëtarët e kryesisë kishin rënë dakord veprimet e rëndësishme para nisjes së tyre. Ndaj kësaj Kryeziu u përgjigj i nervozuar se as ai e as Kupi nuk kishin nevojë për BKI dhe Gjonmarkaj (katolikët shqiptarë).
Në këtë pikë diskutimi dukej se po dilte jashtë kontrollit. Bajraktari i tha Kryeziut se një Komitet vetëm mysliman nuk i shërbente kauzës shqiptare dhe parimi i përfaqësimit sipas proporcionit fetar ishte në fuqi prej shekujsh. Gjatë takimit Kupi duket se ndryshoi qëndrimin e tij dhe nënkuptoi se pranonte programin e ti të Komiteti dhe strukturën e tij, duke pranuar të botonte listën e emrave në organin e shtypit të Komitetit SHqipëria e Lirë “Shqipëria”. Vetëm dy javë më parë qëndrimet e Kupit dhe Kryesiut ishin krejt të ndryshme nga atio që deklarojnë tani. Asokohe Kupi dukej i bezdisur se duhet të ndante pushtetin e Komitetit me 13 kolegë.
Ndërsa Kryeziu u përpoq të ruante aparencat duke përmendur kontributin e tij për riorganizimin e Komitetit, por nuk arriti të fshihte pakënaqësinë e tij dhe dakordësinë me linjën e propagandës ekstremiste të Ballit. Ata të dy kanë marrë një qëndrim agresiv dhe kanë rivendosur lidhje me disidentë të Ballit që më parë i konsideronin tradhtarë. Kjo e fundit ndoshta prej influencës së kolonel Oakley-Hill. Situata u komplikua pas gabimit teknik të nëntorit të kaluar kur çdo partie iu kërkua lista e anëtarëve të rekomanduar për asistencë financiare.
Kjo solli një periudhë euforie pasi edhe ata që merrnin asistencë mendonin se të ardhurat do u dyfishoheshin. Tashmë kanë kaluar tre muaj asistenca nuk u materializua. Liderët e Ballit Agrar i frynë zjarrit të pakënaqësisë duke krijuar një front të bashkuar kritike. Por fushata e tyre nuk pati shumë efekt pasi fondet e asistencës në fakt u shkurtuan. Një aspekt demoralizues i situatës së nacionalistëve shqiptarë është mungesa e vizionit dhe e ndjekjes së një linje të qartë e të fortë. Më 26 shkurt 1954 Gaqi Gogo i tregoi Verlacit një letër që kishte përgatitur për sekretarin e shtetit John Dulles, dhe i kërkoi atij ta nënshkruante.
Letra e Gogos mohonte protestat e Kupi-Kryeziut në lidhje me mangësitë e Komitetit, dhe përmendte meritat e pamohueshme, por nuk mori aprovimin e Verlacit pasi përmbante frazën: “Me këtë letër ne besojmë se shprehim aprovimin e Muharrem Bajraktarit dhe Atlant Koçit”. I pyetur nga Bajraktari se përse Bajraktari i Koçi nuk ishin kërkuar të nënshkruanin, Gogo tha se ata mund të informojnë ambasadën britanike. Verlaci tha se iniciativa klandestine të kësaj natyre nuk ishin dinjitoze. Gogo arriti të marrë firmat e Vërlacit, Gjonmarkaj e Këlcyrës për dokumentin, të cilët thanë se po firmosnin vetëm prej solidaritetit me eprorët amerikanë, të cilët i konsideronin viktima të sulmit të pajustifikuar të Kupit e Kryeziut.
Letra
Sekretarit të shtetit, i nderuari John Dulles,
Kemi mësuar kohët e fundit për një letër drejtuar shkëlqesisë suaj dhe ambasadorit Anthony Eden, nga Abaz Kupi dhe Said Kryeziu. Të dy autorët e letrës janë anëtarë të kryesisë së Komitetit Shqipëria e Lirë, dhe ju kërkojnë të hetoni sjelljen e përfaqësuesve të Komitetit dhe të zotit Archibald Lyall. Ne të nënshkruarit ju drejtojmë juve këtë letër, dhe nuk duam të përzihemi me britanikët, pasi letra drejtuar juve dhe zotit Eden duket qartë që tenton të diskreditojë përfaqësuesin tuaj në Komitet…
Ne e mirëpresim një komision hetimi dhe ju inkurajojmë të pranoni kërkesën e Kupit dhe Kryeziut, pasi besojmë se hetimet do të zbulonin se përfaqësuesi juaj është në fakt një autoritet i aftë dhe i shkëlqyer i qeverisë suaj. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm të besnikërisë dhe durimit që kemi treguar për kauzën shqiptare, dhe kanë qenë disa raste kur ne vrisnim mendjen sesi mund të mbajë një sjellje civile ndaj elementëve si Kupi e Kryeziu, të cilët kërkojnë kaq shumë dhe nuk japin asgjë në këmbim.
Në letrën drejtuar juve ata thonë se përfaqësuesi i juaj ka vepruar në mënyrë arbitrare për riorganizimin e Komitetit, por kjo akuzë është e padrejtë. Komiteti i ri është i gjerë në strukturë dhe proceset demokratike po funksionojnë, dhe kjo është arsyeja kryesore që Kupi dhe Kryeziu nuk janë të kënaqur.
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, i vetëdijshëm për autoktoninë e popullit, edhe pse për te nuk qe e huaj tradita perandorake maqedone e Aleksandrit të madh, iu referua Pirros së Epirit. Ai hedh poshtë çdo hamendësim mesjetar apo dhe të sotshëm, kinse modern, rreth ndonjë prejardhjeje të tij serbe apo greke. Përsa i takonte karakterit etnik të shtetit që po ngrinte ai, larg çdo aspirate ekspansioniste, iu drejtua traditës më të afërme Principatës së Arbërit.
Kohëve të fundit në Ballkan, në Athinë e Beograd, dhe deri në Moskë, madje dhe në Evropën Perëndimore po flitet jo pak për “Shqipërinë e madhe”. Interesimi i Tiranës për bashkëkombëtarët e vet përfshijë dhe çamet, përpjekjet Prishtinës për përballimin e politikave neokolonialiste të Beogradit, shihen si orvajtje të “shqiptaromëdhenjve” për ringjallje e fantazmave të së kaluarës.
Përflitet për një projekt kinse ekspansionist që u drejtoka ende kundër fqinjëve dhe po rrezikoka të ardhmen evropiane të rajonit. Për këtë qëllim shpërdorohet një konstrukcion i frikshën, i cili çka vlen të theksohet që në krye të këtij shkrimi, historikisht nuk ka ekzistuar as si ide në mjediset shqiptare dhe asnjëherë si formacion shtetëror, ndërsa për përmasa perandorake të tij as që bëhet fjalë.
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i vetëdijshëm për autoktoninë e popullit të vet, edhe pse për te nuk qe e huaj tradita perandorake maqedone e Aleksandrit të madh, iu referua Pirros së Epirit. Ai hedh poshtë çdo hamendësim mesjetar apo dhe të sotshëm, kinse modern, rreth ndonjë prejardhjeje të tij serbe apo greke. Përsa i takonte karakterit etnik të shtetit që po ngrinte ai, larg çdo aspirate ekspansioniste, iu drejtua traditës më të afërme Principatës së Arbërit.
Tradita shtetërore skenderbegiane nuk ka asnjë përngjasim me Perandorinë Bizantine apo me atë të car Dushanit, sa që t’u jepte paraardhësve tanë dhe aq më pak neve sot të drejtën të mbaheshim sado pak për shqiptaromëdhenj.
Kësaj tradite arbërore iu referua shprehimisht veziri i Shkodrës Karamahmud pashë Bushati në përpjekjet për t’u shkëputur plotësisht nga Stambolli, kur shpallte si ideal Skënderbeun. Nga ky qëndrim nuk bënte përjashtim as rivali i tij Ali Tepelena ne pashallëkun e vet të Janinës.
Pra, në Mesjetë dhe, siç do ta shohim, as gjatë Rilindjes në mendimin politik shqiptar nuk pati, dhe nuk mund të kishte, dokumente programatikë ultrashovinistë sikurse “Megaliideja” greke dhe “Naçertanja” serbe apo të ndonjë lloji tjetër.
Në vitet 40 shek. XIX, pas njohjes së shteteve serb dhe grek një pjesë e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nën sundimin osman.
Porse Athina dhe Beogradi përtej synimit të drejtë për çlirimin dhe bashkimin e tyre me shtetet e tyre ndoqën politika ekspansioniste të frymëzuara nga ide shoviniste, që u shndërruan në vija themelore të politikës së tyre deri në ditët tona.
Në fillim të vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist serbomadh, i cili hyri në histori me emrin “Megali Idea” (“Ideja e Madhe”).
Sipas tij, Greqia jo vetem kulturalisht si trashëgimtare e Bizantit duhej të shndërrohej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojën), në të cilin do të përfshiheshin jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorinë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit.
Brenda këtij koncepti historiko-fetar të Greqisë së Madhe bënte pjesë fillimisht e gjithë Shqipëria. Kurse pas viteve 60 të shek. XIX caktohej si kufi verior herë lumi Drin, herë Shkumbini, ndërsa shovinistët më të moderuar grekë e çonin atë deri në Vjosë.
Ky cak, me sa duket, përcakton, jo thjesht për nostalgji, kufirin e aspiratave të ithtarëve modern të “Megali idesë” në Athinë, të shenjuar me varreza dedikuar ushtarëve grekë te rënë gjatë Luftës italo-greke si antifashistë.
Ata për ne nuk kanë dhe nuk duhet të kenë asnjë ngjasim me “hierollohitët” (pjestarë të “kompanive të shenjta”) të para 100 vjetëve të ardhur që nga Kreta e vise të tjera Heladhës për “çlirimin” e “Vorio Epirit” për hesap të “Megali Idesë” panheleniste dhe panortodokse të Koletit.
“Megali Idea” greke gjeti një mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit, e cila humbi dora-dorës karakterin ekumenik dhe u kthye në kishë greke, vegël e politikës grekomadhe të Athinës. Kisha ortodokse dhe shkollat në gjuhën greke u shndërruan në vatra për helenizimin e besimtarëvet dhe të nxënësve që i frekuentonin ato.
Edhe qarqet sunduese të Beogradit në sinkron me ato të Athinës, po më 1844, shpallën programin e tyre “Naçertanie” (“Projekt”), të hartuar nga ministri i jashtëm I. Garashanin. Edhe ky program me pretekstin e çlirimit të tokave të sllavëve të jugut nga sundimi osman, synonte të përtërinte perandorinë e carit Stefan Dushani, që i tejkalonte tejmaset aspiratat e mirëfillta kombëtare të serbëve në kohët e reja dhe të sotshme.
Për t’u bindur për këte mjafton të kujtojmë masat e egra që parashikonte Zakoniku i tij ndaj shqiptarëve katolikë. Monumentet ortodokse të ritit pravosllav duhet të përcaktojnë edhe sot e kësaj dite, siç e dëshmon politika e Millosheviqit dhe e pasuesve të tij në Beograd, caqet e “Projektit” të Garashaninit në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë e, madje, dhe në Mal të Zi.
Në kufijtë e “Naçertanijes” moderne, do të hynin edhe viset e Shqipërisë së Veriut së bashku me Kosovën, që ministri serb e pagëzoi me emrin “Serbi e Vjetër”. Arkaizimi i emrit të Kosovës dardane, të quajtur prej tij “Stara Serbija”, nuk përligj pretendimet serbomëdha mbi këto troje.
Ai, si makrotoponim historik, jo vetëm që nuk mund të shtrihet përtej shek. VII të erës sonë, por as që ka ekzistuar në hartografinë dhe burimet historike të mesjetës deri sa u shpall Naçertanija.
Ky program shovinist do të mbetet në themel të politikës serbomadhe deri në fund të shekullit XX. Madje, dhe sot në Beograd ka politikanë që deklarojnë se Kosova na qenka amaneti i car Dushanit. Mendësi të tilla i shtyjnë qeveritarët serbe, kinse të alarmuar, të akuzojne Tiranën dhe Prishtinën se po kërkokan Shqipërinë e Madhe. Zëra të tillë natyrshëm jehojnë dhe në Athinë.
Të dy këto programe kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansioniste të borgjezisë greke e serbe.
Ato nuk e njihnin ekzistencën e kombit e të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe si pasojë kundërshtuan me force idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin midis Greqisë dhe Serbisë e, madje dhe Malit të Zi, i cili aso kohe quhej mikroskopik. Për realizimin e këtyre planeve shoven në vitet ’60 të shek.XIX u nënshkrua aleanca serbo-greke e cila hyri menjëherë në veprim.
Sipërfaqja e Ballkanit ishte tejet e pamjaftueshme për të kënaqur orekset e pangopshme të Megaliidesë, të Naçertanijas, të Bullgarisë së projektuar në Shën Stefan e, madje dhe të një Mali të Zi të parë me lente zmadhuese cariste në Shën Perburg si dhe ato, qofshin dhe republikane, në Paris. Pra, sipas këtyre orekseve, gadishulli ynë duhet të ishte shumë më i madh se sa është realisht.
Trojet etnike shqiptare u ndodhën në kryqëzimin e orekseve të tilla dhe përballë përplasjeve të egra në kurriz të këtyre trojeve. Si rrjedhim, Shqipëria u trajtua thjesht shprehje gjeografike në Shën Stefan si nga Rusia cariste ashtu dhe nga Perandoria Osmane. Ky konceptim udhëhoqi dhe punimet e Kongresit të Berlinit të kryesuar nga kancelari gjerman Bismark.
Në këto rrethana rilindasi ynë i madh Pashko Vasë Shkodrani, sapo u bë i njohur Traktati i Shën Stefanit, shpejtoi të sqaronte diplomacinë angleze, me shpresë se do gjente, sado pak, mirëkuptim në Londër, jo vetëm rreth përmasave gjeografike dhe demografike të Shqipërisë, por në veçanti për identitetin etnik e kombëtar të shqiptarëve të ngritur mbi baza mbifetare. Ai jepte mendimin e tij dhe për prespektivat e zgjidhjes së çështjes shqiptare që po lindte.
P. Vasa nuk e trajtoi çështjen shqiptare nisur nga pozita të ngushta por e shtroi në një kontekst të gjerë, si pjesë të mbarë problematikës së Çështjes Lindore.
Përkujtesa e 23 marsit 1878 e bindi ambasadorin A.H. Layard për “rrezikun, që ishte duke lindur nga frymëzimi i popullsive të ndryshme të Perandorisë Osmane, të cilët shpresonin, që “autonomia” mund të shërbente si ilaç kundër të gjitha padrejtësive. Madje, ai pranon, se shqiptarët tani po i jepnin vetes të drejtën për t’i shpallur institucionet autonome dhe deri dhe pavarësinë e plotë. Ai krijoi gjithashtu bindjen se shqiptarët e besimit islam dhe të krishterë do të bashkoheshin për këtë qëllim dhe do të bënin dhe aleancë me grekët, për t’i rezistuar depërtimit sllav.
Ishte pikërisht autori i Parashtresës, P. Vasa, ndër të parët, i cili kishte nisur punën për realizimin e bashkimit politik të popullit shqiptar. Pikëpamjet e P. Vasës ndikuan te A. Layard, edhe për një vështrim më objektiv të realitetit politik, etnik e fetar në Ballkan.
Ai paralajmëron diplomacinë londineze lidhur me pasojat negative që do të sillte në Ballkan zbatimi i Traktatit të Shën Stefanit. Nisur nga vizione realiste Vasa efendiu i parashtron me kurajo dhe me optimizëm diplomacisë angleze midis të tjerash, se “një çështje e re do të dalë në shesh nga këto komplikime të grumbulluara-çështje kjo e Shqipërisë.”
Parashikimi i shqiptarit të madh Pashko Vasa rezultoi plotësisht i saktë. Në përfundime të përaferta do të arrijnë diplomatët anglezë në Rumeli dhe në Stamboll, pas dy tre vjetësh, të bindur sado pak nga lufta këmbëngulëse e Lidhjes së Prizrenit kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe për realizimin e autonomisë së Shqiperisë.
Porse Evropa plakë, u angazhua vetëm në mbrojtjen dhe përkrahjen e popullsive të krishtera të gadishullit, duke injoruar myslimanët dhe katolikët, jo sepse i mugonin kapacitetet intelektuale për ta konceptuar një komb plurifetar si kombi shqiptar.
Realizimi i aspiratave kombëtare të shqitptarëve myslimanë dhe të krishterë nuk përputhej me planet e saj gjeostrategjike, rrjedhimisht gjeofetare, në rajon, sepse cenonte marrëveshjen e fuqive të mëdha për ruajtjen e status quos në Ballkan dhe më gjerë. Madje, dhe mendimet më realiste të diplomatëve të tyre në Rumeli dhe në Stamboll për të marrë në shqyrtim të paktën kërkesën e shqiptarëve pa dallim feje pë vilajetin autonom të Shqipërisë, nuk ndikuan sado pak në qëndrimin zyrtar të Londrës dhe të fuqive të tjera të krishtera ndaj çështjes shqiptare.
Në Kongresin e Berlinit delegatët e tij nuk morrën parasysh kërkesat kombëtare të parashtruara nga Lidhja e Prizrenit e mbështetur nga një lëvizje e fuqishme popullore që zgjati trek vjet. Ata shqyrtuan dhe morrën vendime për çështje inekzistente që nuk kishin lindur ende të stisura nga politika europiane, si çështja armene e madje dhe ajo maqedone.
Vendimmarrësit në Kongres u angazhuan për të parashtruar çështjen e përfolur aq shumë dhe të artikuluar veçanërisht nga diplomacia francize, jo aq nga ajo ruse, të diasporës armene në territoret e gjera osmane, kryesisht në Anadoll. Ata ngritën edhe çështjen maqedone të padëgjuar deri më atëherë në një territor gjeografiko-historik të quajtur Maqedoni, territor shumëkombësh dhe plurifetar, ku ende askush nuk deklarohej etnikisht maqedon. Në pjesën perëndimore të saj mbizotëronte popullsia shqiptare.
Le të kujtojmë që në qeveritë osmane ministra armenë ashtu dhe grekë në kabinetet e sulltman Hamidit II, pa u shtyrë më tutje, vendosnin për fatet e shqiptarëve jo vetëm në çështjet financiare, por dhe në ato diplomatike. Kur në Berlin nuk përfillej çështja shqiptare dhe diskutohej çështja aq e përfolur armene më1879 ministër i jashtëm ishte janinioti Sava pashaj ndersa në ambasadën osmane në Paris punonte armeni Gabrijel Norunxhijan efendiu, i cili, më 1912-13 kur shqiptarët shpallën Pavarësinë dhe diskutohej statusi i Shqipërisë së re ishte ministër i jashtëm i Pernadorisë osmane.
Ndërsa Vasa efendiu bënte fjalë për një territor të banuar që në kohë të lashta “nga i njëjti popull sikurse edhe sot”, çka ai e ilustronte përmes krahasimit të trevave të Shqipërisë me përshkrimet e historianëve të lashtësisë.
Popullsia shqiptare shtrihej, sipas tij, nga Malësitë e Mbishkodrës e deri në Pejë, përfshijë sanxhaqet e Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Kaçanikut, Shkupit, Përlepit, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Mecovës, Kallaritës, Artës e gjer te Gjri i Prevezës.
Pashko Vasa përshkroi saktë përmasat reale të Shqipërisë në vitet ’70 të shek. XIX. Sigurisht që sot ato nuk përputhen me kufijtë e sotshëm të Shqipërisë Londineze dhe të Republikës së Kosovës apo dhe të viseve shqiptare në ish republikën jugosllave të Maqedonisë, pa përjashtuar dhe Çamërinë e injoruar nga diplomacia e sotme greke të marra së bashku. Mos të harrojmë se në Epir kanë ekzistuat dhe çamë ortodoksë, pasardhësit e të cilëve nuk guxojnë të pohojnë përkatësinë etnike.
Autori i Përkujtesës përcakton më tej se “të gjitha këto vende të bashkuara midis këtyre pikave dhe detit, qenësisht, historikisht dhe etnografikisht përbëjnë Shqipërinë; raca e banorëve, zakonet, sjelljet e tyre, traditat u janë identitke; dhe hudhin poshtë çdo argument tjetër që orvatet të vertetojë të kundërtën.”
Shqipëria, sipas Pashko Vasës, në tërësi, kapte 2.000.000 banorë, prej të cilëve 1.000.000 janë të besimit mysliman, 750.000 të besimit ortodoks, 250.000 të besimit katolik. Popullsitë e Malësive të Mbishkodrës që Traktati i Shën Stefanit kishte vendosur t’i kalonin Malit të Zi, ashtu sikurse Mirdita dhe Malësia e Lezhës vëren më tej ai, ishin katolikë, midis tyre rrallë gjendeshin ortodoksë dhe sllavë.
Aneksimi i krahinave të përmendura Malit të Zi ose ndonjë shteti tjetër sllav, të banuara që në kohët e lashta (ab antique) nga shqiptarët të cilët ndryshojnë qenësisht për nga gjuha, origjina, zakonet, traditat dhe religjionet, thekson Pashko Vasa, “nuk do të ishte vetëm një padrejtësi pikëlluese”. Ajo do të shkaktonte jo vetëm protesta por dhe “konflikte gjakatare”, sepse, banorët “të besimit musliman qoftë apo të besimit katolik qoftë, nuk do t’i nënshtrohen sundimit të ndonjë shteti sllav”. Ky parashikim do të vertetohet në luftrat e udhëhequra nga Lidhja e Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës dhe të Ulqinit.
Më tej, autori i Përkujtesës, argumenton aspiratat legjitime të shqiptarëve për sigurimin e të drejtave të tyre politike kombëtare të njëjta me ato të popujve të gadishullit.
“Në qoftëse Europa do të miratojë vetëvendosjen e sllavëve në shtete të pavarura apo autonome, është e qartë, se shqiptarët nuk mund të kënaqen me një administrim aq të kalbur dhe të keq, siç ishte ai nën të cilin kanë qenë deri më sot. Ata janë bindur, vijon autori i Përkujtesës, në të njëjtën mënyrë sikurse dhe shtetet e tjera (ballkanike) të Perandorisë, se qeveria turke nuk do dhe nuk mund t’u japë atyre një administratë më të mirë”. Kështu shprehej një nëpunës i lartë i shtetit osman, të cilit ambasadori Layard plotësisht me vend kujdesej të mos ia përmendte emrin.
Më tej, P. Vasa hedh idenë e vetorganizimit ushtarak të shqiptarëve për mbrojtjen e territoreve të kërcënuara në kushtet kur Perandoria Osmane pas luftës me Rusinë nuk ishte në gjendje ta kryente këtë detyrë: “shqiptarët janë të bindur se një fuqi e armatosur homogjene dhe e disiplinuar është e domosdoshme për t’u mundësuar mbrojtjen e vendit të vet kundër abuzimeve të fqinjëve, dhe meqenëse qeveria turke nuk mund të mbajë një detyrë të tillë pas humbjes së provincave mbi të cilat janë imponuar konditat e paqës, ata duhet të mbrohen vetë, dhe të gjejnë mjetet për të ngritur dhe organizuar këtë forcë duke i vënë në përdorim elementet e shquara ushtarake, me të cilat vendi i tyre është i pasur.” Sa më sipër autori i Parashtresës skicon domosdoshmërinë e krijimit të Lidhjes Shqiptare dhe ai vetë qe vënë në krye të aksionit për realizimin e kësaj detyre madhore dhe urgjente.
Po qe se Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina do të shkëputen, pak a shumë nga Perandoria, dhe do të vetqeverisen si të dëshirojnë përsa u përket interesave të tyre nacionale, thekson P. Vasa, “nuk ka arsye t’i detyrojnë shqiptarët që të heqin dorë nga përparësitë e një qeverisjeje autonome, apo nga dëshira për të parë depërtimin e një rreze të qytetërimit në atdheun e tyre, që injoranca dhe kerqpërdorimi e kanë mbështjellë në hijen e mjerimit dhe të degradimit.”
Vasa efendiu, katolik, duke iu referuar zhvillimeve në Perandorinë Osamne, qysh nga Traktati i Parisit i vitit 1856, dhe, duke folur jo vetëm si përfaqësues i të krishterëve por dhe i myslimanëve, kishte arritur në përfundimin, se qeveria osmane nuk qe treguar “qeveri e reformës dhe e programit, popujt e sunduar, myslimanë (nënvizimi im-g.sh.) dhe jo myslimanë, i kanë humbur të gjitha shpresat se do të shohin një administratë të vendosur në baza të drejta njerëzore…dhe garancinë më të vogël për barazim të drejtash, të detyrave, dhe të ndarjes së drejtësisë; racat e sunduara, unë them, të gjithë vetë, ndjejnë dëshirën për t’u bashkuar në baticën-zbaticën e lirisë, ata dëshirojnë të jetojnë dhe të ndjejnë se po jetojnë, një jetë më të lirë, më krenare, dhe më të ndershme.”
Nga kjo rrjedhë e përgjithshme e zhvillimeve në Ballkan dhe brenda Perandorisë Osmane, sipas Pashko Vasës, bashkatdhetarët e tij nuk bëjnë përjashtim. Ata “janë të gjithë të vendosur t’i këputin zinxhirët që i kanë lidhur me Turqinë, kërkojnë një qeveri të ndarë, e cila do të jetë më shumë në harmoni me kërkesat dhe traditat e tyre.” Shqiptarët thekson ai, “kërkojnë të drejtën për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane të cilës i përkasin për nga raca dhe farefisnia.”
Me gjithë dëshirën e tyre për të shpëtuar nga sundimi pesëshekullor osman, shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë t’i nënshtrohen ndonjë shteti sllav që Rusia po ua impononte me nenet e Traktatit të Shën Stefanit. Kjo nuk pajtohej me racën, gjuhën, traditat, krenarinë kombëtare dhe gjithçka tjetër. Prandaj ata ju kundërvunë vendimeve të tilla. Ai deklaron me vendosmëri, se “nuk është as e drejtë e as e mençur t’i lirojnë nga një zgjedhë e vetëm për t’i vënë nën tjetrën, e cila nuk do të përmirësonte në asnjë mënyrë pozitën e tyre sociale.”
Mbi bazën e arsyetimeve të mbështetura në zhvillimet në shkallë osmane, ballkanike dhe evropiane Pashko Vasa vijon, citojmë rishtazi: “Pra, nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të heqin dorë me vullnet të tyre nga të mirat e një administrate autonome.
Ata janë të vendosur t’i këpusin të gjitha lidhjet që i bashkojnë me Turqinë… Ata kërkojnë një administrate të veçantë, që t’u përgjigjet më tepër nevojave dhe traditave të tyre. Shqiptarët kërkojnë të drejtën të hyjnë në gjirin e familjes së madhe europiane, pjesë e së cilës ata janë”
U zgjatëm paksa më sipër rreth pikëpamjeve që rilindasi ynë i madh i paraqiti amabsadorit angles Lajard në Stamboll më 23 mars 1878. Ai argumentoi aspiratat kombëtare të shqiptarëve, duke dëshmuar pa komplekse perandorake e as mbretërore nisur nga koncepte evropiane drejtësinë e tyre. Edhe pse Hymni i Lidhjes së Prizrenit “Bashkimi i Shqipnisë” me tekst të ideatorit, organizatorit dhe idealogut të Lidhjes së Prizrenit fillonte me vargun “Që prej Tivarit deri në Prevezë”, Programi i tij nuk ka kurrëfarë gjasimi as me “Idene e madhe” të J. Koletit dhe as me “Projektin” e I. Garashaninit as me projekte të tjera të këtij lloji.
Në konceptin territorial të Shqipërisë, të rilindasve, në Atdhe, në Stamboll dhe te arbëreshët dhe arvanitët në Itali dhe në Greqi, nuk përfshihen troje përtej Tivarit dhe Prevezës ku shqiptarët nuk mungonin por dhe nuk qenë aq në pakicë. Në mesin e tyre kishte plot ortodoksë pravosllave dhe grekë, emrat dhe mbiemrat e të cilëve nuk tregonin përkatësinë e tyre etnike.
Analizat, mendimet dhe përfytyrimet e parashtruara në Përkujtesën e Pashko Vasës jo vetëm përsa i takon shrirjes së trojeve shqiptare por dhe të ardhmes së tyre në një provincë autonome, kanë ndikuar drejt për së drejti dhe fuqimisht në një radhë dokumentesh të Lëvizjes sonë Kombëtare që e pasuan atë njeri pas tjetrit. Mjafton të përmendim me këtë rast Përkujtesën e shkodranëve dërguar lordit Biekonsfild më 13 qershor 1878, vendimet e Kuvendit themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 15 qershor 1878, për t’u ndalur te Kuvendit i Dibrës, më 1 nëntor të po atij viti. Në të gjitha këto dokumente me karakter programor për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare jo vetëm për ato ditë por dhe për të ardhmen ndjehet qartë mendja dhe dora e rilindasit të madh shkodran.
Në programin e miratuar në Kuvendin Përbashkues të Dibrës, ku morrën pjesë dhe përfaqësuesit e Toskërisë me Abdyl Frashërin në krye, theksohej, se për t’u bërë ballë rreziqeve që i kanoseshin atdheut dhe për të siguruar të ardhmen e tij shtrohej si “kusht i domosdoshëm të kryhen një orë e më parë në sanxhakët e Shkodrës, Novipazarit, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Beratit, Gjirokastrës, Prevezës dhe Janinës, të njohura me emrin Shqipëri, reformat e domosdoshme.
Sikurse në Parashtresën e 23 marsit edhe këtë herë Pashko Vasa nuk e sheh të nevojshme të përmend edhe sanxhaqet e Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit, sepse vise të tyre nuk përfshiheshin në projektet me pretendime të tejfryra të mbështetura fuqimisht nga miqtë e fqinjëve tanë në Kongresin e Berlinit. Në vijim të kërkesave të mëparshme drejtuar forumit të diplomacisë evropiane delegatët e Kuvendit të Dibrës kërkuan në këto kuifij krijimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë.
Në mbrojtje të trojeve të mirëfillta shqiptare u ngriten nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbarë banorët e tyre, jo vetëm myslimanet e katolikët por dhe ortodoksët e konsideruar grekë, e, madje, dhe ata të ritit pravosllav në viset e parashikuara për t’ia dhuruar Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, sipas vendimeve apo dhe rekomandimeve të Kongresit të Berlinit. Në këtë front të gjerë u rreshtuan dhe diasporat historike në Italinë e Jugut dhe në Greqi, dhjetra e pse jo dhe qindra mijëshe me arbëreshë dhe arvanitë. Midis tyre u dalluan personalitete si Jeronim de Rada e Anastas Kulluri(oti) dhe plot të tjerë.
Kemi parasysh Komitetin italo-shqiptar në Kozencë dhe gazetën “I foni tis Allvanias” (Zëri i Shqipërisë) në Athinë.
Salaminasi Anastas Jano Kulluri mbrojti, që nga Athina, me shumë kurajo pa asnjë rezervë viset shqiptare të rrezikuara me vendimet apo dhe me rekomandimet e Kongresit të Berlinit. Përkundrejt pretendimeve të Athinës ai argumentonte, se Epiri aso kohe i takonte Shqipërisë jo thjesht për faktin se vilajeti i Janinës, sipas ndarjes administrative osmane, përbëhej në shumicë prej popullsisë shqiptare.
“Shqipëria, sqaronte ai, konsiderohet sot një dhe e pandarë prej kufijve të Serbisë e të Malit të Zi e gjer në Prevezë dhe të krahinave që ndodhen pranë (këtyre kufijve), duke përfshirë edhe vetë Epirin, i cili nuk mund të shkëputet nga Shqipëria tjetër.”
Në vijim botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” në Athinë i referohej dijetarit të mirënjohur grek nga Janina, Athanasios Psalidhas, i cili, përsa i takonte shtrirjes së Shqipërisë dhe kufijve të saj, theksonte: “Ndërsa Shqipëria kufizohet nga lindja me Maqedoninë e poshtme dhe Thesalinë; nga veriu me Bosnjën e Serbinë; nga perëndimi me detin Jon dhe nga jugu me gjirin Ambraqik… Shqipëria në kohën e vjetër formonte dy provinca ose mbretëri, atë të Epirit dhe të Ilirisë”.
Mbi argumente, të cilat vështirë që mund të kundërshtoheshin, aso kohe, A. Kulluri theksonte: “shqiptarët sot si shqiptarë dhe jo si pellazgë, zotërojnë dhe kanë të drejtë të zotërojnë ato që zotërojnë, si të gjitha kombet, krahinat që u përkasin atyre, dhe se grekët që u vendosën në Epir janë kolonë (të ardhur) si shqiptarët në Greqi dhe këtë na e mëson historia…”.
Prandaj thekson A. Kulluri ynë shqiptarët kanë të drejtë të pretendojnë mbi viset ku ata banojnë. Edhe Athanasios Psalidhas e konfirmonte mendimin e tij: “Në Shqipëri, shkruante ai, domethënë në Epir, ndodhen edhe shumë grekë kolonë…”. Fjala ishte për Epirin etnikisht arbëror/shqiptar, të konsideruar nga paraardhësit e tij helenët e lashtë të huaj, barbar jo grek.
Pavarësisht terminologjisë gjeografike, i ashtuquajturi “Vorio Epir” as që ekzistonte. Sipas studiuesit dropullit Filip Liço, si Psalidha, ashtu edhe botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” (Zëri i Shqipërisë) lidhur me kolonizimin e Epirit nga grekët mbështeteshin në burime të shumta greke antike dhe mesjetare. Profesor Filipi, pjestar i minoritetit grek dhe njohës i mirë i të folmeve të bashkëpatriotëve të tij, provonte se ajo nuk ishte vijim i greqishtes së përtej kufirit, çka provon katërcipërisht, se ato ishin kolonë të ardhur aty nga vise më të largta.
Kërkesat kombëtare të shqiptarëve të parashtruara nga Lidhja e Prizrenit vendimmarrësit e fuqishëm në Berlin nuk i morrën fare parasysh. Realitetetet historike dhe demografike të shqiptarëve në trojet e tyre të lashta ata i shikuan me mospërfillje thjesht si një shprehje gjeografike.
Me marrëveshjen e tyre për rujatjen e status quo-së në Ballkan Fuqitë e mëdha të Evropës i prenë rrugën jo vetëm dëshirës së popullit shqiptar për pavarësi, por dhe luftës së tij për sigurimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë. Edhe realizimin e reformave në vendin tonë ata e lane në dorën e sulltanit. Evropa nuk mori parasysh kërkesat e popullit shqiptar në kuadrin e sanxhaqeve të parashikuara nga P. Vasa dhe Lidhja e Prizrenit.
Perfytyrimi i Fuqive të Mëdha për trojet e shqiptarëve dhe aspiratat e tyre kombëtare kushtëzohej ngushtësiht nga interesat e tyre gjeostrategjike dhe, çka vlen të theksohet, dhe gjeofetare të sanksionuara në marrëveshjen e tyre afro çerekshekullore, për ruajtjen e statuquo-së në Ballkan. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit ata dhe Porta e Lartë hoqën dorë dhe nga premtimet e mëparshme për t’i dhënë ca të drejta të paktën vilajetit të Shkodrës.
Në Berlin Evropa edhe përballë luftës 3-vjeçare të udhëhequr nga Lidhja u mjaftua vetëm me rikonfirmimin e privilegjeve krahinore të Mirditës katolike, të kushtëzuara me shërbimin ushtarak me pagesë të banorëve të saj nën komandën e bajraktarëve dhe kapidanëve të emruar kajmekamë dhe të graduar deri pashallarë prej sulltanëve të kohës; Bib Doda, më 1849, dhe i biri Prenga nga Sulltan Abdyl Hamiti II. Mirdita me 5 apo 12 bajraqe shkonte në luftë me thirrjen e sulltanëve deri në Danub nën flamurin e saj krahinor, i cili ishte një dorë me pesë gishta të hapur e qendisur kjo mbi një beze të kuqe, prapa së cilës disku i diellit shperndante rreze drite. Njohja e privilegjeve fisnore-fetare të Mirditës ishte shumë larg kërkesave kombëtare që formuloi dhe parashtroi më i pari mirditasi nga Fandi P. Vasa për realizimin e të cilave luftuan dhe mirditësit.
Gjithësesi, siç shihet, aso kohe, nuk u bë fjalë jo më për një “Shqipëri të Madhe”, por nuk u muarr parasysh as Shqipëria reale, që parashtroi qysh më 23 mars 1878 Pashko Vasa, të cilën ai së bashku me Iliaz pashë Dibrën dhe Ali pashë Gucinë e vunë në bazë të programit të Lidhjes Shqiptare në Kuvendin e Prizrenit, më 15 qershor të atij viti. As Stambolli osman dhe as Berlini evropian nuk arritën të përceptonin qoftë dhe një Shqipëri sado të vogël të cilën nuk e përfaqësonte dot as vilajeti i Shkodrës aq më pak një pjesë e tij si Mirdita.
Ky qëndrim osmano-evropian në thelb antishqiptar vijoi deri në fillim të shek. XX. Edhe kërkesa për autonomi e parashtruar nga kryengritjet e fuqishme antixhonturke (1909-1912) në Kongresin e Dibrës, në Kuvendet e Greçës dhe të Junikut nuk u mbështetën as nga Austro-Hungaria dhe Italia që kishin interesa të veçanta mbi trojet shqiptare. Ishte lufta e shqiptarëve që përshpejtuan fundin e sundimit Osman në Ballkan.
Shtetet ballkanike nxituan të përfitonin dhe filluan Luftën I Ballkanike, e cila më shumë se sa kundër Perandorisë Osmane drejtohej kundër Shqipërisë dhe tokave të njeri tjetrit për sigurimin e synimeve të tyre shoviniste. Këtë synim prioritar të tyre e dëshmoi qartë menjëherë shpërthimi i Luftës II Ballkanike midis vetë aleatëve koniunkturorë ballkanikë.
Konferenca e Ambasadorëve që u mblodh në Londër për t’i dhënë fund Krizës Ballkanike përsa i takon statusit të shtetit të ri në gadishull me vendimin e 17 dhjetorit 1912 u përpoq ta mbante atë të lidhur pas Sulltanit. Kur u pa se status kuo-ja nuk mbahej dot dhe nuk u hynte në punë, Fuqitë e Mëdha vendosën të njohin pavarësinë të cilën vetë shqiptarët kishin shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Lidhur me kufijtë e Shqipërisë qeveria e Vlorës bëri një propozim të përafërt me projektin e P. Vasës dhe të Lidhjes së Prizrenit, i cili as që u morr në shqyrtim. Ndërsa propozimi i aleatëve ballkanikë përfshinte sanxhakun e Durrësit dhe jo të gjithë atë të Beratit. Konferenca pas shumë debatesh mbi bazën e propozimit austro-italian miratoi pak a shumë kufijtë që kemi dhe sot. Brenda tyre mbeten vetëm sanxhaqet e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Sanxhaqet e Novipazarit, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Prevezës dhe Janinës, më se gjysma e popullsisë dhe e trojeve shqiptare, mbeten jashtë këtyre kufijve.
Në katër vilajetet perëndimore të Rumelisë shqiptarët përfaqësonin 62 % të popullsisë, bullgarët që sot vetdeklarohen maqedon përfaqësonin 13,5 % të saj. Ndërsa grekë, serbë, turq e vlleh së bashku bëheshin vetëm 21%, pra sa 1/3 e shqiptarve.
Shqipëria londineze pas shumë pazarlleqeve, në të cilat nuk u përfillën fare propozimet e qeverisë shqiptare, rezultoi me këtë kompromis, i cili la jashtë kufijve të saj më shumë se gjysën trojeve shqiptare.
Pa kaluar as dy vjet, me Traktatin e fshehtë të Londrës (26 prill 1915) midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane, nënshkruar për të plotësuar pretendimet e imperializmit italian në Shqipëri dhe më gjerë si dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, parashikohej: – bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi; – Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë; – Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nën protektorat. Sipas këtij verdikti të ri, Shqiperia shtetërore nuk duhej t’i kalonte kufijtë e sanx, haqeve të Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit.
Ky Traktat u hodh poshtë nga Kongresi i Lushnjës dhe u bë i pavlefshëm pas dëbimit të forcave italiane nga Vlora. Tërheqja e tyre u bë e pashmangshme si rezultat i botimit të traktateve të fshehta nga qeveria e Rusisë sovjetike, të cilët duhej, sipas justifikimit të qeverisë italiane para parlamentit, të mbeteshin të fshehta.
Pretendimet greke mbi këtë “Shqipëri të Madhe” në të ashtuquajturin Vorio-Epir do të vijonin dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ndiqej një politike shfarosëse ndaje çamëve, të akuzuar kolaboracionistë. Gjatë Luftës italo-greke forcat greke hynë në Shqiperinë e Jugut jo si antifashistë por si “vorio-epirotë” si hierollohitët, pjesetarët e “kompanive e shenjta” para afro 20 vitesh. Çurçilli i mbështeste pa rezerva këto pretendime.
Titoja, nga ana e tij, në kuadër të politikës së tij socialiste të bashkim-vëllazërimit do të punonte sistematikisht për ta kthyer Shqiperinë në republikë të shtatë të federates së tij, ndërsa ndiqte dhe persekutonte një pjesë jo të paktë të shqiptarëvet si bashkëpunëtorë të okupatorëve nazifashistë. Sipas Kardelit, Stalini, i paska nxitur jugosllavët që ta gëlltisnin Shqipërinë. Tirana refuzoi kërkesën e tyre për të vendosur dy divizione në Shqipëri. Ndërkaq, shqiptarët nga Beogradi trajtoheshin të diskriminuar, si një pakicë kombëtare në nivelin e një krahine autonome në kuadër të republikës serbe.
Vilajeti i Kosovës i kohës osmane me shumicë shqiptare nuk mund të shërbente si bazë për organizimin e tyre admnistrativ në kuadër të federates së re. Prandaj, në të nuk u përfshinë në vijim të politikës së krajlëve gjithë trojet shqiptare të ndara pas aneksimit nga Serbia në banovina. Kështu, që pjesë të tyre shërbyen në Jugosllavinë e re për konstruktimin, në fakt, sajimin e Maqedonisë dhe të Malit të Zi për të justifikuar territorialisht statusin e tyre republikan. Jashtë kësaj krahine të Kosovës mbeti Shkupi, qendra e vilajetit me të njejtin emër (homonym), të cilin, më 11 gusht 1912, 6000 kryengritës shqiptarë të komanduar nga Bajram Curri e çliruan nga xhonturqit. Ato ditë Hasan Prishtina, udhëheqësi i Kryengritjes, parashtronte kërkesën për autonominë e trojeve shqiptare.
Gjysa e popullsisë së Shkupit, sipas Salnamesë (vjetarit) së vilajetit të Kosovës të vitit 1896, ka qenë myslimane, kryesisht shqiptare, dhe turke. Gjysa tjetër ishin shumica bullgarë, të tjerët jahudi si dhe ortodoksë të ritit grek dhe latinë (katolikë). Katolikët vendas ishin shqiptarë, por dhe midis ortodoksëve dhe bullgarëve për shkak të identifikimit të kombësisë me fenë kishte jo pak shqiptarë.
Kryeministri i sotëm i Maqedonisë ka kurajon të pranojë, se ka një prejardhje qoftë dhe jo të afërt shqiptare.
Serbomëdhenjte vijonin t’i quanin Shqiptarët shiftari në përpjekjet e tyre të pasuksesshme për t’i veçuar etnikisht nga allbanci-t e Shqipërisë.
Kur ishte puna për t’i deportuar në Turqi i trajtonin si turqë. Kurse në projektet e tyre për deshqiptarizimin e trojeve shqiptare të aneksuara Çubrilloviçi, ministër i Titos në qeverinë e pas Luftës, i quante arnautë! Ndëkaq, vijonte politika për konvertimin e bullgarëve në maqedon. Përkundrejt këtyre realiteteve historike kohëve të fundit në Prishtinë dolën intelektual shqiptarë, të cilët po donin që përkatësinë shtetërore të shumicës mbizotëruese të qytetarëve të Republikës së Kosovës ta identifikojnë me identitetin e tyre kombëtar, të ndryshëm nga identiteti i shumicës së bashkëkkombësave të vet në mbarë trojet shqiptare. Pra, dhe Kosovën po e konsiderojnë të madhe dhe po përpiqen ta reduktojnë, ta “qethin” më tej përmes demarkacioneve dhe zajednjicave.
Shqipëria londineze është rezultante e pazarlleqeve, të cilat përgjysmuan trojet enike të banorëve autokton në Ballkan, të paktën, që para shekullit VII të erës sonë. Edhe Krahina autonome e Kosovës nuk përfshinte as qendrën e vet historike. Camëria/Thesprotia e lashtë nuk ekziston më dhe diplomacia greke nuk pranon të shqyrtohen as të drejtat njerëzore të banorëve të dëbuar prej andej. Për të drejtat e çamëve orodoksë as që mund të bëhte fjalë.
Sa u parashtrua më sipër besohet se del qartë se në histori asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë “Shqipëri e Madhe”. Edhe si koncept ajo ka qenë vetëm krijesë e propogandës fashiste në funksion të politikave pushtuese hitleriane dhe musoliniane. Ata përpiqeshin të shfrytëzonin për qëllimet e tyre pasojat e politikave thellësisht antishqiptare të Beogradit dhe të Athinës. Përpjekjet e pasardhësve të kolaboracionistëve për të justifikuar qëndrimin e të parëve të tyre janë tejet mjerane edhe sikur forcat e boshtit të kishin fituar luftën, sikur Adolfi të kishte pasur veç mustaqeve edhe mjekërr sado të vogël dhe Benitoja të kishte mustaqe të paktën sa të aleatit të tij të madh, se për mjekërr as që bëhej fjalë.
Me historinë me prrallat shoviniste dhe fashiste të disa qeveritarëve fqinj rreth fantazmës së “Shqipërisë së Madhe” nuk mund të pengohet integrimi i plotë i shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
/Nga Prof. Gazmend Shpuza
Matteo Salvini, zëvendëskryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane ka propozuar së fundmi rikthimin në Shqipëri të të burgosurve me kombësi shqiptare në burgjet italiane.
“Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Italisë, njëkohësisht kryetar i partisë Liga e Veriut, një parti e ekstremit të djathtë që ka në bazë të ideologjisë së saj mungesën e tolerancës ndaj emigrantëve.
“Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona”, shtoi Matteo Salvini.
Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane fiksohet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë.
Shqiptarët janë të tretët në Itali për nga numri i të huajve në burgje. Arritja e një marrëveshje për kthimin e tyre në Atdhe përkthehet në kosto mjaft të larta pasi kërkon një shtim të kapacitetit me të paktën 50%, në një kohë që as kapacitetet aktuale në vendin tonë nuk janë të mjaftueshme, sipas një sërë raportesh të ndryshme./scan
Këshilli i Ministrave, ka miratuar sot vendime për shpronësim për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi në zonën urbane pranë qendrës së qytetit Vlorë”, “Hartimi i projektit urban, restaurimi i monumenteve të kulturës në këtë zonë dhe rikonstruksioni i objekteve të tjera, Vlorë”.
Në vendim, thuhet se “shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë Vlorë dhe se: “Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelat 1 e 2, bashkëlidhur këtij vendimi, me vlerë të përgjithshme 152 930 608 (njëqind e pesëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e tridhjetë mijë e gjashtëqind e tetë) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “truall” dhe “ndërtesë”, prej 152 930 608 (njëqind e pesëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e tridhjetë mijë e gjashtëqind e tetë) lekësh, të përballohet në masën 50% nga bashkia Vlorë dhe 50% nga llogaria e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë”./atsh